Close

Rezultati i Sondazhit: Kush i fiton zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane?

Votues
206. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • EDI RAMA

    60 29.13%
  • LULZIM BASHA

    146 70.87%
Faqja 100 prej 328 FillimFillim ... 50909899100101102110150200 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 991 deri 1,000 prej 3272
  1. #991
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar mė parė nga Zekthi_ Lexo Postimin
    Eh brar...
    U perpoqa te lexoja me vemendje shkrimin tend, por ishte per mua e paevitueshme te humbisja here pas here perqendrimin, perpara nje fantazie kaq te shfrenuar. Eshte vertet per te ardhur keq te konstatosh qe ka njerez ne kete bote me nje dhunti kaq interesante, si ajo e fantazise, e shperdorojne ate per te ndertuar teorira komplotesh, skenare konspirative, karakteristike pikerisht te atyre militanteve te kuq te dikurshem, qe aq shume perbuz, por teknikat e mentalitetin e te cileve i ke misheruar aq mire mire, aq sa me shtyn te mendoj, pa te drejte mbase, qe i perket pikerisht asaj kategorie qe bertisnin "Ta pushkatojme Shoshorin", e qe sot ne tentative per tu shkeputur nga mekatet e dikurshme e sidomos per te hequr cdo hije dyshimi mbi nje te shkuar aspak te lavdishme, mbron zjarrshem kete pseudodemokratesh, qe zanafillene tyre politike te tyre e kane te perlyer ne gjak, e qe jane ne kete loje, pikerisht per tu fshehur e per tu mbrojtur nga mekatet e dikurshme.
    E ndonese jam pothuajse i bindur , qe ky shkrim nuk do te sherbeje aspak per te luftuar komplotet e pafundme qe subkoshienca jote prodhonka, une do te perpiqem t pergjigjem shkrimit tend thriller, me nje analize mediokre politike.
    Pikesepari, ai qe po te shkruan ka pershtypjen se ka pak a shume te njejten moshe biologjike me ty. Vecse nuk ka patuar asnjehere asnje tesere partie, as para e as pas revolucionit studentor. ti mund te thuash te njejten gje? E jo vetem, por forcen e vetme te tij politike, pra voten, nuk ja ka dhuruar asnjehere verberisht asnjeres force politike, perkundrazi, duke pare se ne vendin tim gjerat nuk kane shkuar sic enderronim ne dhjetor te vitit 90', jam perpjekur gjithnje te jem kritik kundrejt atij qe qeveris, duke favorizuar opozitat e cdo kohe, ne tentative te kote mbase, te luftoje idene e perjetesise qe mund ti formohet ne koke cdo ideri, sepse eshte pikerisht kjo ide qe me pas e perforcuar nga militantet, shnderron lideret ne padron, militantet ne oborrtar, e njerezit e thjeshte ne skllever. ti mund te thuash te njejten gje per veten tende?
    ja perse gjithe teoria jote qe ke perdorur ne shkrimin e mesiperm, sikur edhe une, si ty, vecse ne krah te kundert, qenkam militant i njerit kamp, eshte kryekeput fantazi...( ose genjeshter sic preferon ta quash ti, pra duke te cituar ty i gjithe shkrimi carcafesk yti eshte i pavlere, sepse bazuar ne genjeshter
    thene kjo, edhe sikur une ti perkisja realisht kampit tjeter, une nuk do isha armiku yt. Une jam nje qytetar si ty, qe ndaj bindje politike mbase te kunderta, por qe bashke ndajme nje kombesi, te njejtat tradita e nje te shkuar mbushur me ankthe e endrra te ngjashme, atehere c'eshte kjo mani per te cuar kedo qe nuk e e mendon si ju perpara turres se druve? C'eshte ky mllef kundrejt kutj mendon ndryshe, se hiqeni edhe si demokrate, nderkohe qe parimi i demokracise eshte: " Ndonese e mendoj krejt ndryshe nga ty, do te luftoj me jeten time, qe ti te thuash ate qe mendon". Ja perse une mendoj qe edhe kjo demokracia qe rreh ne venat tuaja, eshte nje tjeter prodhim i fantazise qe permenda me pare.
    Por le ti rikthehemi ceshtjeve te diskutuara me lart. 21 janari- ti thua qe protesten e dhunshme e organizoi opozita, e une e mendoj ekzaktesisht si ty e natyrisht jam e isha totalisht kundra saj. Pasi u perqeshen per 2 vjet te gjitha protestat paqesore te opozites, pasi kryeministri pertallej me opoziten duke i thene se nuk dinte te bente protesta, e duke e provokuar ate, nuk duhet te cuditesh qe situata degjeneroi ne ate menyre. turp e faqja e zeze, e duhet te ndeshkohet kush e organizoi ate situate, por nje burre shteti qe ne fillim pertallej e me pas, pasi u tremb kur pa gjithe ate det njerezor qe bertiste poshte zyres se tij, dha urdher te qellohej mbi turme, nuk eshte nje burre shteti e aq me pak eshte demokratik. Nje burre shteti qe menjehere me pas doli e akuzoi opoziten se i kishte vrare nga afer ata 4 fatmjere, per me pas per tu pergenjeshtruar nga filmime reale, provoi me mediat e tij te nxirrte teorne e atij thinjoshit qe i afrohej e me pas kur ishte me shpatulla ne mur nxorri teorine e thika-cadrave pistolete e teoremen qesharake te pucit te shtetit, e diten tjeter filloi te fliste per lajthite e bajamet eshte thjesht nje karagjoz qe nuk ka idene minimale se si funksionon nje shtet normal.
    Pse nuk i dorezuan kompanite telefonike , bisedat e lidereve te majte ate dite? sepse i kerkoi nje komisioon hetimor karagjozesh, i paligjshem, sepse nuk kishte asnje eksponent te majte, e po ti kishte kerkuar prokuroria do kishte qene me ndryshe. Por jo vetem, a mundet ti te me thuash pse garda e republikes nuk dorezoi pervec gardisteve,serverin ku jane te rregjistruara radiot e komunikimit me njeri tjetrin ate dite? pse u fsheh pas alibise qe nuk na ekzistoka nje server i tille, kur nje server i tille qenka funksional qe ne 2005 e jo me tani qe jemi vend i NATO-s.? ty qe te intereson trasparenca e asaj dite, si edhe mua, pse nuk kerkon te kuptosh kush dha urdher te qellohej e perse? Por edhe ceshtja e trasparences, eshte produkt i asaj fantazie qe perpiqet te fshehe deshiren per te kriminalizuar opoziten ose kedo qe e mendon ndryshe nga kryeatri juaj i dashur.
    Persa i perket te vrareve, provoj te mendoj qe ata njerez ishin nder te tjera baballare femijesh, burra familjesh, te varfer ne palce e e qe u ekzekutuan barbarisht ne mes te kryqytetit, perpara nderteses, qe ne vend te punonte per ta , mendoi si ti ndertonte nje arkivol. midis tyre kishte edhe njerez qe kishin votuar berishen ne 2005, e siomos nuk ekziston nje filmim i vetem qe qe ata te kene leshuar qofte edhe nje gur te vetem kunder ministrise. Ishin ne proteste, sepse eshte e drejte e kujtdo te protestoje, vecse kur qellohet ne turme ekziston mundesia te gjendesh ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar. Ashtu sic mund te ndodhe ne nje lufte, e kur luften ta ben shteti yt eshte akoma me kriminale. E une mendoj qe eshte detyre qytetare, te solidarizohemi me ke vdiq se kerkoi nje jete me te mire, me ke vdiq se ishte me i pafat se ne, e te denojme cilendo forceforce qe perpoqe te shfrytezonte deshperimin e tyre ose ata qe i cuna ne deshperim e me pas i ekzekutuan. Eshte obigim njerezor te perkulemi perpara portretit te asaj vogelushes qe qan perpara portretit te te atit. e kush nuk arrin te perkulet? i rrofte fantazia makaber,pasqyre e shpirtit te tij...
    Zgjedhjet 2009
    Nuk mjaftojne as kutite e shkodres e as ruzhdija per te vertetuar qe kishte apo jo manipulim. Ehste e mjaftueshme te mendosh se si PD-ja pasi ofronte hetimin e materialeve zgjedhore, u terhoq edhe nga ky leshim, pikerisht ne momentin ekzakt kur e kerkoi opozita. rezultati i i 2009 ishte aq i ngushte, sa mjaftonte nje manipulim fare i vogel, per te ndryshuar rezultatin, sepse Meta, sic i ka hije nje prostitute politike, fare mire mund te ishte hedhur nga krahu i opozites e sot te qeverisnin turpshem bashke. Por ajo qe eshte me e rendesishme, eshte qe elektorati shqiptar u privua nga e drejta per te njohur rezultatin real, jo per te ndryshuar rezultatin e 2009 po per ti siguruar vetes qe nuk do te kete me vjedhje sepse perfundon ne burg. Kete nje qeverisje qe kerkon demokraci e qe kerkon trasparence ne procesin e votimit duhet ta kishte garantuar e jo vetem, por edhe kesja here kur eksponente te majte kerkuan qe per cdo rast kutite e 2011 te hapeshin per te evituar konflikte te tjera ne vitet ne vijim edhe njehere mazhoranca u shmang, per te treguar qe edhe kesaj here qellimi eshte i qarte e kjo nuk do fantazi per ta kuptuar, do fantazi per ta kundershtuar...
    Se fundmi, mbi zgjedhjet qe jane ne prag. Perseris qe nuk isha me ramen, nese PD-ja do me kishte nxjerre nje figure pak me te paster se sa buzagazi i qeverise. Por nga ana tjeter gjithe shqiptaret duhet ti tremben deshtimit eventual te opozites ne keto zgjedhje, sepse kjo do te dekretonte akumulimin e pushtetit ne duart e nje njeriu te vetem, qe e ka treguar veten sa i rrezikshem di te jete kur ka gjithcka ne dore. Eshte e vertete qe nuk eshte kusht moral , qe nje parti te nderroje lider here pas here, por di te them qe kjo nuk ndodh vetem ne vende diktatoriale, pikerisht te ai Kim Sungu- te cilit kryeministri yne i ngjan gjithnje e me shume, me ca tipare ghedafiane e kastriste. ti mund te me kundershtosh sa te duash, qe ai ka te drejte te rrije sa te doje, kurse mua do vazhdoje te me duket, se si keta njerez qe sot simpatizojne ate e qe hiqen si superdemokratik ne shpirt, nuk arrijne te imagjinojne veten e tyre me nje lider tjeter. Kam friken se edhe nje dele ne kope, e rreshtuar pas bariut, iu dukerka vetja shume e lumtur se jeton ne nje shoqeri demokratike e harron qe ne fund bariu, kur qumeshti mos i dale me aq i shijshem, do perfundoje nen thiken e bariut te saj demokratik.
    dhe per ta mbylur, me vjen mire qe te dhimbsen mushkerite e qytetareve te tiranes, po aq sa me dhimbsen edhe mua, prandaj kushedi sa do e kesh share qeverine per naften "virgin" apo jo? apo e ke ilac per fantazine?
    Ata qe perpiqen ta shfrytezojne 21 janarin ne emciononet e urrejtjes partiake duke akuzuar qeverine per cka ndodhi , nuk tregojne te verteten..
    Pas 97-ten, 21 janari ishte ngjarja me e dhimbshme qe kam pare ne syt e mi, kur shikoja Tiranen ne erresire totale te terrorit nga dhuna. Ne ate cast ndjeva dhimbje per vendin qe ka vuajtur shume ne te kaluaren dhe vazhdon te vuaje nga njerezit qe duan pushtet me cdo kusht dhe qe nuk do tia dijne per pasojen psikologjike ne dramat qe ata shkaktojne.. Ne vitin 97, isha 10 vjec ,degjoja zhurmat e kallashnikovit dit e nate , ne rruget e Tiranet mbreteronin plumbat , ndjesine e nje atmosfere lufte ..E kam perjetuar ate ndjesi e nje lufte se ndryshe nga lufta e armikut te jashtem , lufta brenda nesh eshte me e keqe pasi ishte lufte mes shqiptareve.
    Ne 97 ishin te njejtet autoret dhe aktoret ne opozite qe jane edhe sot, me nje ndryshim qe iku hajduti , ne krye erdhi mafiozi .. Jane po te njejtet ata qe ishin ne opozite dhe u be 97,organizuan 21 janarin per te bere nje 97 te dyte . sepse vetem ne kete menyre mendojne te vijne ne pushtet . Nese do ishte proteste paqesore pse Gjinushi duhet te deklaronte shembullin e Tunizise, pse Ruci do deklaronte rrezimin e qeverise nga populli, pse Rama do deklaronte qe populli mund te tejkaloje Opoziten dhe nuk mund te kalojne mbi kufomat ? Keto deklarata pervec se ishin qellimet te fshehta per kaos e dhune, ishin nxitje psikologjike per dhune .
    Une bashke me ata qe kane te njejtin mendim me mua, duam qe vendi te sherohet nga plaget e se kaluares , nuk bejme kurre kompromis me dhunen, nuk duam dhune , perkundrazi do ta denojme dhunen me gjith forcen e mendjes dhe shpirtit , kushdo qeveri te jete ne pushtet i majte apo i djathte , sepse ne radhe te pare eshte vendi im dhe dua qe Shqiperia te dale nga erresira dhe te shikoje nje rreze drite zhvillimi, kulture e emancipimi.

    Sa per zgjedhjet ne 2009 ju po ne te njejten vrime i bini fyellit, sepse u eshte thene 100 here qe Opozita per cdo fakt e manipulim ti drejtohet prokurorise dhe gjykates , pasi nga njera ane thoni qe Berisha eshte diktator nga ana tjerer kerkoni qe Berisha te nderhyje ne ceshtjet qe nuk i takojne , por nuk ishte ky qellimi i Opozites. Opozita duke ditur qendrimin e palekundur te Maxhorances vazhdonte te insistonte ne kerkesat e saj , me strategji te caktuar me nje qellim te fshehte, te destabilizonte vendin , te fuste vendin ne kurthin e tyre duke krijuar krize e tension, dhe te bente ate qe beri, 21 janarin.

    Kam degjuar shpesh nga te majtet te thojne qe PD po e mori Tiranen, bie ne duart e nje njeriu te vetem, nderkohe qe keta ankohen per vjedhjet votash ne 2009 dhe se po te kishin fituar do ishin po me te njejtet duart e nje njeriu te vetem, Tiranen dhe qeverine . U ka zen halli te mos fitoje Berisha, pale te fitoje Rama te gjitha pushtetet, kryetar partie, kryetar bashkie, dhe kryetar qeverie.. Ta harrojne , bandat mafioze nuk vijne kurre ne pushtet me vote
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 29-04-2011 mė 08:52
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  2. #992
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    ah se harrova, ankohen qe Berisha ka 20 vjet ne pushtet , ne fakt 12 vjet se 8 vjet ishin socialistet , nderkohe qe Rama ka 11 vjet { aq sa Berisha nga pushtetet e ndara} me Tiranen se eshte sa gjysma e pushtetit qendror , kerkon mandatin e 4 , 15 vjet ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 29-04-2011 mė 08:58
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  3. #993
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    ah se harrova, ankohen qe Berisha ka 20 vjet ne pushtet , ne fakt 12 vjet se 8 vjet ishin socialistet , nderkohe qe Rama ka 11 vjet { aq sa Berisha nga pushtetet e ndara} me Tiranen se eshte sa gjysma e pushtetit qendror , kerkon mandatin e 4 , 15 vjet ?
    Prit prit se ne 8 maj fillon te merret me salen Rama
    Do ta shifni pastaj a fiton me zgjedhje PD apo Jo

  4. #994
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-05-2008
    Postime
    83
    Nga mungesa e argumentave e alternativave Rama hedh ne treg vetem marrezira e fantazi.Jo vetem Shqiperia por edhe bota demokratike e dine se eshte pikerisht ky njeri qe po e mban pezull per disa vite politiken e Shqiperise me presione,genjeshtra,shantazhe e deri ne veprime te dhunshme vetem per tu realizuar qellimi i tij per tu bere i pari i vendit,pa asnje merite.Shqiperise e sidomos Tiranes nuk i duhet nje njeri i pasur financiarisht,por nje njeri cilesor i pasur me vizione.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga geom : 29-04-2011 mė 12:05

  5. #995
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Gjithsesi Rama fiton dhe kjo gje salen e terbon
    Kesaj rradhe kushdo qe prek voten automatikisht kalon tek deshmoret e demokracise
    Ska me lojra
    Ai qe luan me voten luan me koken

  6. #996
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-05-2008
    Postime
    83
    Rama nuk eshte njeri pozitiv kte gje e kane kuptuar pothuajse te gjith Shqiptaret,prandaj do marri aq pak vota sa nuk do ket se ca te vjedhesh.

  7. #997
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    E nuk dihet ne se ps do ta mbroje voten.
    Po e mbrojti do fitoje Rama si perhere po jo per Tiranen me shume sesa per te ardhmen e vet.

    Raporti parparak i OSBE ne Tirane kete radhe me ne fund nxori per kritike disa pika kritike te manipulimit te votes qe po pregatitet.

    OSBE ka prezantuar pasditen e sotme raportin e dytė pėr zgjedhjet e 8 majit. Nė dallim nga raporti i parė, ky i sotmi ėshtė shumė kritik nė lidhje me atė qė ka ndodhur gjatė kėsaj kohe.
    Nė raportin e vet, OSBE shprehet se fushata zgjedhore ka qenė e tensionuar dhe e mbushur me akte dhune.
    Nė raport thuhet se gjatė kėsaj kohe, ka pasur presione tė shumta ndaj administratės shtetėrore.
    Kritika tė veēanta OSBE ka pasur pėr Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, pėr tė cilin ka thėnė se nė shumė raste ka marrė vendime me tendenca partiake.
    Gjithashtu, nė raport evidentohen probleme dhe mospėrputhje tė shumta me listat e votuesve. Sipas raportit, 40% e votuesve s’kanė kodin e vendbanimit.
    Nė raport kritikohet edhe Bordi i Monitorimit tė Medias, qė sipas OSBE/ODHIR, ka tejkaluar kompetencat e veta.
    Albania Uber Alles

  8. #998
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Juanito kam informacione te sakta
    Ja nje shkrim qe tregon vetem majen e ajsbergut


    Opozita shqiptare do shpėrndajė njė ‘ushtri mbėshtetėsish’ nė zgjedhje
    “Njė numėr vėzhguesish zgjedhore, tė rinjsh qė mund tė pėrballojnė kėrcėnimet fizike e psikike, do tė shpėrndahen nė vend pėr tė garantuar procesin zgjedhor nė ēdo qendėr votimi,” i tha njė deputet socialist agjencisė Balkan Insight nė kushte anonimati.
    Njė tjetėr zyrtar nga Partia Socialiste, tha se njėsoj si nė zgjedhjet e vitit 2007, partia ka krijuar njė ‘strukturė tė pėrbėrė nga ish oficerė tė Ministrisė sė Brendshme, tė liruar nga detyra, pėr tė mbėshtetur e mbrojtur komisionerėt socialistė gjatė zgjedhjeve’.
    ‘Nė zgjedhjet e shkuara, kjo strukturė ka ndėrhyrė nė dy ose tre raste kur komisionerėt socialistė u kėrcėnuan,’ specifikoi burimi.
    Komisionerėt zgjedhorė nė Shqipėri janė tė vendosur nė ēdo qendėr votimi nė vend nė ditėn e votimit dhe kanė pėr detyrė qė tė kontrollojnė kartat e identitetit dhe tė vėzhgojnė procesin. Komisionerėt pėrzgjidhen nga partitė kryesore nė vend.
    Zgjedhjet e majit shihen si njė test kyē pėr kredencialet demokratike tė Shqipėrisė pas njė proteste tė dhunshme anti- qeveritare mė 21 janar, qė la katėr protestues ė vdekur dhe qė atėherė ka qenė burim* njė pėrplasje tė fortė mes qeverisė dhe partisė nė pushtet.
    Pėrveē grupeve tė vėzhguesve, socialistėt kanė identifikuar deri mė tani emigrantėt shqiptarė qė jetojnė jashtė, nė mėnyrė qė tė parandalojnė qė votat tė hidhen nė mėnyrė abuzive nė emėr tė tyre.
    “Megjithėse njė rrjet mbėshtetėsish *kanė shkuar derė mė derė, ne kemi pėrgatitur njė database tė emigrantėve qė jetojnė jashtė dhe qė do jenė tė pranishėm nė Shqipėri ditėn e zgjedhjeve,” tha njė deputet socialist.
    Liderėt socialistė shpesh kanė akuzuar mazhoranėn qeverisėse tė kryeministrit Sali Berisha se ka pėrdorur nė mėnyrė abuzive votėn e emigrantėve qė jetojnė jashtė vendit pėr tė ndikuar nė peshoren elektorale nė zgjedhjet e kontestuara parlamentare tė qershorit 2009.
    Sipas zyrtarėve socialistė, ata janė treguar mė tė kujdesshėm nė pėrzgjedhjen e komisionerėve tė tyre pėr qendrat e votimit, pasi disa prej tyre u kompromentuan nė vitin 2009 pėrmes ryshfeteve.
    “Nė ēdo qendėr votimi nė Tiranė, socialistėt do tė kenė njė komisioner tė besuar, tė caktuar nga lideri i opozitės, Edi Rama, njė komisioner tė caktuar nga drejtuesi lokal dhe njė tjetėr nga strukturat socialiste,” konfirmoi deputeti.
    Tirana konsiderohet njė betejė kyēe nė zgjedhjet e 8 majit. Lideri socialist, Rama, do tė pėrballet me ish- ministrin e Brendshėm pėr karrigen e kryebashkiakut.

    Gazeta tema

  9. #999
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ee po keshtu bene dhe heres tjeter po ja hodhi Salia.
    Mori plot 20 vende ne parlament me te vjedhur
    Ishalla kete here i mbrojne votat.
    Dhemb per dhemb me kokpalaret duhet, asnje vote te mos vjedhin.
    Albania Uber Alles

  10. #1000
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Ee po keshtu bene dhe heres tjeter po ja hodhi Salia.
    Mori plot 20 vende ne parlament me te vjedhur
    Ishalla kete here i mbrojne votat.
    Dhemb per dhemb me kokpalaret duhet, asnje vote te mos vjedhin.
    Po mire sipas Nitos vetem Sala vjedh , Rama nuk vjedh ? Sala eshte djalli , Rama engjelli ? Sala burimi i te keqijave, Rama burimi i te mirave ? Nito ,kshu do na mbushesh mendjen ti ?

    Rapto , po e pres me qetesi 8 majin , ti bej gati birren dhe pulat me shumice ..
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •