Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anëtarësuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Pse Serbia qan aq shumë për Kosovën dhe a do të vajtojë deri në kijamet për te?

    Historikisht është e ditur dhe vërtetuar se, shkaqet apo motivet kryesore për fillimin e luftës janë ato religjioze, ekonomike, ushtarake, strategjike, politike, etj. Edhe pse këto shkaqe, apo siç quhen në të drejtën ndërkombëtare casus belli, shumë shpesh maskohen me tjera si: intervenimi ushtarak për çlirimin e një populli apo një territori, për kapjen e ndonjë “terroristi”, për vendosjen e rendit më të mirë, për rrëzimin e ndonjë pushteti “diktatorial”, etj, etj.

    Edhe Kosova ka qenë prej vitit 1912, viktimë e një “çlirimi” nga Perandoria Osmane. Serbia ishte ajo e cila kishte “ndihmuar në këtë çlirim” më së shumti Kosovën, duke e futur menjëherë nën kthetrat e saj. Ishte kjo periudha më e vështirë për Kosovën prej vitit 1912 e gjer më 1999. Në këtë vit (1999) Fuqitë e mëdha në krye me SHBA-në, prapë “çliruan” Kosovën por tani nga Serbia. Madje ekziston edhe një paralele në këto dy raste. Serbia në vitin 1912 kishte zgjedhur dhe përgatitur argatë aq të mirë, sa që populli edhe sot i konsideron si heronj dhe personalitete historike. Gjithashtu edhe SHBA-ja ka zgjedhur dhe përgatitur disa liderë që së paku, për këto 8 vite, pasojat e kësaj ndihme populli kosovar po i përjeton madje edhe më vështirë se nën sundimin e Serbisë! Ndoshta tingëllon paradoksale, por është lehtë të krahasohet: kriza ekonomike, energjetike, politike, sociale, pakënaqësia e popullit, shkalla e kriminalitetit, vrasjet, vetëvrasjet, droga, prostitucioni, etj, me një fjalë sikur të ekzistonte mundësia të rrallë janë ata që nuk do të lëshonin Kosovën dhe të iknin në Perëndim. Pastaj, në vitin 1912 kemi “fituar” një “Pavarësi” të pakushtëzuar dhe për shqiptarët ka qenë kjo një ndër periudhat më të vështira të historisë së tyre, ndërsa tash kur pritet të na japin një “Pavarësi të kushtëzuar”, na mbetet të “shpresojmë” se do të bëhet mirë!!!

    Serbia prej vitit 1999 kurrsesi nuk mundet dhe nuk dëshiron të pajtohet me një gjë të tillë. Vërtetë është shumë indikative kur shihet një aktivitet shumë i ngjeshur dhe dinamik i politikës dhe diplomacisë serbe nëpër botë për çështjen e Kosovës. Të gjitha gazetat serbe pa përjashtim, në faqet e para të tyre bëjnë fjalë për Kosovën, mediat elektronike në lajmet e para përmendin Kosovën, liderët serbë vazhdimisht janë të preokupuar me Kosovën duke “ofruar” lloj-lloj autonomish si: autonomi të gjerë, substanciale, më shumë se autonomi e më pak se pavarësi, konfederatë, e oferta të ndryshme hipokrite, çfarë vetëm serbët dinë t’i formulojnë dhe t’i ndërrojnë brenda ditës.

    Serbët kanë trilluar mite dhe gënjeshtra të ndryshme për Kosovën kinse është “djepi i Serbisë”, “tokë e shenjtë”, “vendi i kishave dhe manastireve” të tyre, madje duke e quajtur veten si “mbrojtësit e krishterimit” për Evropë, duke harruar se këta mbrojtës, për vetëm disa orë iu gjunjëzuan Perandorisë Osmane! etj. Ndokush që është më pak i informuar mendon se serbët na qenkan popull fetar. E vërteta është e kundërta, serbët shumë pak shkojnë në kishë e edhe ata të paktit që e vizitojnë kishën posa të dalin nga ajo e shajnë Zotin, dhe se si popull nuk ekziston asnjë popull në botë që e blasfemon Zotin më shumë se ata. Ata janë të njohur edhe për atë se vazhdimisht shajnë bukën, diellin, tokën, e shumë dhunti tjera të Zotit!

    Prandaj, paraqitet pyetja se çka është ajo që e lidhë Serbinë aq shumë me Kosovë?

    Nëse dikush mendon se territori i Kosovës është ajo që i dhimbset Serbisë duhet thënë se Serbia ka territor mjaft të madh, kështu që 40,000 serbë që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës dhe 80,000 të tjerë që jetojnë në brendi të Kosovës, sipas llogarive serbe nuk janë fare problem. Brengë e ekspertëve serbë është se serbët janë një popull i cili po zhduket biologjikisht dhe ka territor mjaftë të madh të papopulluar. Sa për ilustrim, në vitin 2005 në Serbi kanë lindur 72,180 fëmijë kurse kanë vdekur 106,771 vetë! Ky minus rishtues për serbët, prej 34,591, në vitin 2006, është rritur në më tepër se 36,000. Sipas ekspertëve serb, nëse vazhdon ky trend i mortalitetit, atëherë llogaritet që në vitin 2020, të zhduket një qytet sa Kaçaku! Këta ekspertë kanë llogaritur që në vitin 2100, serbët do të jenë pakicë në vendin e tyre, dhe do të numërojnë gjithsej 2,100,000 banorë, kurse numri i shqiptarëve do të jetë 4,500,000 (edhe ne shqiptarët nuk mund të mburremi me natalitetin që kanë pasur prindërit tanë)! Gjithashtu ia vlen të theksohet se numri i vetëvrasjeve në Serbi është 1,500 vetë për një vit!

    Prandaj si përfundim, territori i Kosovës, nuk është fare ai që ia ngritë çmimin Kosovës në politikën Serbe. Me një fjalë, ata nuk i japin pesë pare për Llap, Dukagjin, e Drenicën më as që nuk mund ta imagjinojnë.

    Athua a është Kosovë një vend që ofron siguri dhe një klimë të përshtatshme për serbët që vuajnë aq shumë për Kosovë? Kurrsesi. Dihet se serbët edhe kur ka qenë situata shumë më e mirë para luftës, një numër i madh intelektualësh dhe rinia serbe një pjesë e tyre, janë shpërngulur në Serbi pa asnjë presion, duke e konsideruar Serbinë si vend të tyre, vend më të qetë dhe me një perspektivë më të mirë. Kështu, pjesa dërmuese e popullatës serbe që kanë mbetur në Kosovë, kanë qenë njerëz të moshuar. Prandaj, në këtë kohë kur serbët nuk e kanë më atë fuqi, politike, ushtarake, policore, administrative, etj, në Kosovë, ata nuk mund ta imagjinojnë veten që të bashkëjetojnë të barabartë me shqiptarët.

    Duke e parë se serbët po e lëshonin Kosovën, politika hegjemoniste e Beogradit përgatiste lloj lloj intrigash e shpifjesh dhe akuzash për shqiptarët. Shumë shqiptarë të mjerë kanë ra viktima të kësaj politike. Serbët trillonin “presione” të shqiptarëve për shpërngulje të serbëve, shkatërronin varrezat e tyre, për femrat e dhunuara serbe fajësonin shqiptarët, madje edhe për meshkujt e vetëlënduar si pasojë e perverzioneve seksuale me shishe në anus (rasti Martinoviq), akuzonin shqiptarët. Madje kanë qenë në gjendje që t’i viktimizonin edhe fëmijët e tyre, etj, etj, sepse gjithmonë kanë pasur fajtorë kujdestarë-ai ka qenë shqiptari i mjerë. Shqiptarët i kanë fajësuar, akuzuar dhe gjykuar për lloj-lloj krime të inskenuara. Janë mbajtur shumë procese të montuara gjyqësore kundër shqiptarëve. Për politikën ndëshkimore të zbatuar kundër shqiptarëve, llogaritet se atyre prej vitit 1913 deri më 1995 u janë shqiptuar 250 shekuj burgim!. Fakt trishtues, prej pushtimit të Kosovës, shqiptarët e mjerë prej serbëve për çdo vit i kanë pasur “bakshish” nga 3 shekuj burg!!! Sikur të ekzistonin “Kulla Binjake” edhe ato do t’i sakrifikonin për Kosovë. Nuk përjashtohet mundësia që edhe këta 120,000 serbë pas zgjidhjes së statusit të Kosovës t’i sakrifikojnë!

    Prandaj, paraqitet pyetja se çka është ajo që në të vërtetë po i dhembë Serbisë?

    Çka është ajo që një kohë të gjatë nuk po mundet të zgjidhet kjo nyje e quajtur Kosovë? Pse i gjithë ky aktivitet i ngjeshur diplomatik i të gjithë liderëve politik botëror për Kosovën? Çka ka qenë aq atraktive Kosova për intervenimin e NATO-s, që e bëri në vitin 1999, dhe i të gjithë këtyre fërkimeve në mes të SHBA-së, dhe perëndimit në një anë, dhe i Rusisë në anën tjetër. Pse e gjithë kjo agjendë për Kosovën? Ndoshta dikush ende mendon se bota ka vendosur t’i ndihmojë shqiptarëve dhe se i ka ardhur fundi padrejtësive ndaj tyre si dhe duhet zgjedhur çështjen e tyre. Nëse me vëmendje përcjellët politika botërore, numri i luftërave si dhe qindra e mija viktima që i shohim vetëm në pamjet filmike (kurse ato që nuk i shohim janë shumë më shumë), atëherë një mendim i tillë është shumë qesharak. Pra, atëherë çka në të vërtetë paraqet Kosova?

    Ekzistojnë dy faktorë që Kosova një kohë të gjatë gjendet në një ndër agjendat kryesore të politikës globale e po ashtu edhe të asaj serbe.

    Faktori i parë, është ai që, sa i përket interesit të Serbisë, ajo kurrë nuk do të pajtohet për humbjen e Kosovës për shkak të pasurive që posedon Kosova. Këto pasuri ata i kanë hulumtuar dhe incizuar mirë, prandaj edhe i kanë vlerësuar si një kapital i pashtershëm. Fatkeqësisht shqiptarët nuk kanë qenë të vetëdijshëm kurrë për vlerën reale të kësaj pasurie. Ndoshta një gjë e tillë mund të arsyetohet me faktin se shqiptarët asnjëherë nuk kanë qeverisë me Kosovën?

    Sipas ekspertëve serbë, përpos trashëgimisë kulturore e cila përbëhet nga 10 manastire dhe 20 kisha ortodokse, pasuritë e Kosovës janë gjigante. Në Kosovë ekzistojnë 24 miniera me të gjitha metalet siç janë: plumbi, zinku, argjendi, nikeli, kobalti e gjer te ari. Ekspertët serbë mendojnë se vlera reale e këtyre resurseve është 100 miliardë $. Ata pohojnë se, në botë resurset me lëndë të parë të domosdoshme, vazhdimisht po zvogëlohen, kështu që vlera e kësaj pasurie në Kosovë do t’i ngritët me shuma marramendëse. Këtu duhet shtuar edhe vlera e hulumtuar e rezervave të lignitit prej 170 miliardë tonësh. Këta ekspertë kanë llogaritur që në tregun botëror mund të fitohen 2 $ për një ton thëngjill nëse ai përmes termoelektanës shndërrohet në rrymë elektrike. Prandaj, sipas kësaj llogarie Serbia me humbjen e Kosovës humb edhe afër 400 miliard $!!! Atëherë, është e qartë pse Serbia nuk e lëshon Kosovën.

    Këtu duhet qenë real, se serbët kanë plaçkitur Kosovën, por interesi nacional ka qenë prioritet absolut. Ka pasur edhe udhëheqës serbë që janë pasuruar, por në asnjë mënyrë kaq shumë sa disa liderë shqiptarë për një kohë aq të shkurtër. Madje në kohën e tyre, edhe populli ka gëzuar një mirëqenie ekonomike, kurse sot një pjesë e liderëve tanë shqiptarë janë bërë milionerë, kurse populli i mjerë po e kalon një krizë të pa parë ekonomike dhe sociale, dhe një përqindje e madhe e popullit po jeton në varfëri të skajshme! Prapë duhet të jemi real, sepse thuhet, çfare është populli, edhe udhëheqësin e ka të tillë! Është për t’u çuditur se si këta mendojnë që karriera politike e tyre do të zgjatë deri në amshim. Si nuk janë të vetëdijshëm që krejt ajo që do të vij është shumë afër. Si nuk janë të vetëdijshëm që secili njeri është një grumbull ditësh dhe si i tillë është një gjah i vdekjes. Halifa Omer, në vulën e tij shtetërore të cilën e mbante si formë unaze në gisht (për ta shikuar më shpesh), kishte shkruar: “Le të jetë vdekja përkujtues për ty”. Dikush edhe pse është i vdekur jeton, kurse dikush edhe pse jeton është i vdekur. Ai përfaqësonte fuqinë më të madhe botërore, të cilën e kishte ndërtuar mbi baza të drejtësisë, fuqisë, mëshirës dhe dhembshurisë.

    Faktori i dytë dhe vendimtar, është se, qëllimet gjeostrategjike globale të magnatëve dhe kreatorëve të politikës botërore, për realizimin e megaprojektit botëror, respektivisht vendosjen e korridoreve prej Liqenit Kaspik e gjer në qendrat tjera të distribuimit të këtyre pasurive nëntokësore me gaz dhe derivate tjera të naftës, bënë që administrata Amerikane ta ndryshoj radikalisht kursin e politikës ndaj Kosovës dhe Rajonit. Këtë e bëri për shkak se një prej këtyre korridoreve që kalon nëpër Kosovë dhe rreth Kosovës, është korridori i 8-të i cili përfundon në portin e Vlorës. Ky megaprojekt ka të bëjë me realizimin e 5 projekteve: superstrada, hekurudha, naftësjellësi, gazsjellësi dhe largpërçuesi i rrymës elektrike. Sa për ilustrim, nëpërmjet një gypi do të barten 750 mijë barelë naftë në ditë, ose një qarkullim mujor prej 600 milionë dollarësh. Dihet se SHBA-ja është prodhuesi i madh i naftës por njëkohësisht edhe një ndër shpenzuesit më të mëdhenj në botë, prandaj edhe ky angazhim aq i madh i SHBA-ve për çështjen e Kosovës duhet kuptohet si interes strategjik i SHBA-ve.

    Një tezë të tillë e kishte pohuar edhe një ndër intelektualët dhe analistët më eminent të SHBA-ve sot, Noam Çomski. Ky kishte thënë se, janë dy arsye që SHBA-të janë të interesuara për Kosovën: E para është ngritja e një baze të madhe ushtarake amerikane në Kosovë dhe arsyeja e dytë dhe më e fortë, është ndërtimi i gazsjellësit dhe naftësjellësit në Kosovë dhe rreth saj.

    Kjo është edhe arsyeja e vetme që Aleanca Veriatlantike kishte bombarduar Serbinë për 78 ditë rresht. Millosheviqi kokëfortë, nuk kishte dashur që të merret vesh më SHBA-të, për ndarjen e një pazari të tillë, prandaj kishte pasuar bombardimi.

    Një pazar i tillë ende nuk është ndarë, prandaj për këtë arsye ende po vazhdon zgjidhja e statusit të Kosovës. Por, në pazar nuk janë amerikanët me serbët, e as shqiptarët me serbët, dhe se negociatat ndërmjet tyre të mbajtura në Vjenë, më tepër i ngjajnë një Tom & Jerry apo një teatri kukullash se sa negociatave të vërteta. Backgroundi i tyre ndoshta nuk premton rol më të madh. Pazari i vërtetë duhet të ndahet ndërmjet SHBA-ve dhe BE-së në njërën anë dhe në anën tjetër Rusisë, Kinës dhe Iranit. Ajo që do të ishte më e ndershme për liderët tanë, është që popullit t’i tregojnë mundësitë e tyre dhe të vërtetën, e kurrsesi të deklarojnë “E dimë datën e Pavarësisë” ose deklarata e premtime boshe tjera me të cilat mashtrohet populli. Një gjë të tillë e kishte bërë Presidenti i ndjerë i Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili pas nënshkrimit të “Marrëveshjes së Dejtonit”, posa kishte arritur në Sarajevë kishte deklaruar: “Nuk jam i kënaqur me marrëveshje dhe Zoti është dëshmitar që nuk kemi mundur të bëjmë asgjë më shumë”.

    Për këtë qëllim, është mbajtur edhe samiti i dytë në Teheran, i pesë shteteve të regjionit të Kaspikut. Këto shtete janë: Rusia, Azerbajxhani, Kazakistani, Turkmenistani dhe Irani. Ky samit është pritur të ndërroj forcat gjeopolitike botërore. Prandaj për këtë shkak sekretarja e shtetit amerikan, Kondoliza Rajs dhe sekretari i mbrojtjes Robert Gejts, kishin vizituar Moskën, pikërisht para këtij takimi. Sipas disa analistëve botërorë vizita kishte pasur qëllim, tentimin e fundit të SHBA-ve për prishjen e koalicionit Eoroaziatik, Rusi- Kinë- Iran. Gjithashtu në këtë kontekst mund të shikohet edhe vizita e Kryetarit francez Sarkozys që i bëri Putinit.

    Kështu, Rusia përpiqet të fitojë sa më shumë në këtë megaprojekt, ndërsa shpresat e Serbisë që t’iu ndihmojë ”nëna Rusi” janë vetëm përralla, por nuk duhet qenë naiv e të mendohet se Serbia nuk e dinë këtë politikë. Prandaj ajo edhe luan në këtë letër, por të maskuar në emër të patriotizmit Rus, kurse në të vërtetë Serbia është vetëm monetë për kusuritje e Rusisë.

    Si përfundim, siguria energjetike dhe furnizimi i Evropës me gaz dhe naftë nga Liqeni Kaspik dhe Azia qendrore, është një konflikt i drejtpërdrejtë interesash në mes të SHBA-ve dhe Rusisë si dhe i shteteve të lartcekura, për kontrollin e këtyre resurseve si dhe mbikëqyrjen e korridoreve nëpër të cilat transportohen lëndë nga këto resurse.

    Ne shqiptarët, sikur edhe gjer më tani në këto procese, nuk kemi asnjëherë rol aktiv prandaj duhet të presim se çka do të na servojnë të tjerët.

    Jonathan Lewickin, autorin e Rezolutës 1244, kur i kishin bërë vërejtje një delegacion kosovar për të metat e Rezolutës, ai ishte përgjigjur: “ E di që rezoluta është e keqe sepse edhe situata ka qenë e keqe. Sikur të ishit çliruar vet ju shqiptarët, nuk do të kishte pasur nevojë fare për rezolutë”.

    Është për t’u frikuar se edhe zgjidhja e statusit do të jetë e disfavorshme për shqiptarët. Përgjigjën do të na japin prapë të njëjtë: Ne e kemi filluar luftën, ne e kemi përfunduar, ne i kemi zgjedhur liderët tuaj, ne do ta zgjedhim statusin, natyrisht ne do të përfitojmë më së shumti, sepse ai që fiton luftën ai edhe gëzon frytet e saj.

    Ndoshta tingëllon paksa pesimiste dhe dekurajuese. Por sa herë që bisedat dhe planet të zbresin nga rrafshi romantik në rrafshin real, edhe zhgënjimi do të jetë më i vogël. E vërteta sa do që të jetë e hidhur, është më e dobishme se gënjeshtra e këndshme.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    serbia fashiste qan per nje per nje pjes se pse nje pjes veq e kontrollon

  3. #3
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Marmara Lexo Postimin

    Shqipetaret duhet ti kthehen punes ,dhe asnjehere nuk duhet te mendojne se sa e rendesishme eshte Kosova per Serbine . Se pari shqipetaret duhet te mendojne per vete se sa e rendesishme eshte Kosova per shqipetaret.

    Per njeqinde vjete shqipetaret ne Kosove punuane per te ndertuare dhe zhvilluare serbine ,kurse sote e kane shancin te punojne per veten e tyre . Politikanet e Kosoves duhet ta kene te qarte se ,c'do gje qe e keqeperdoren te humbet .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e agonny
    Anëtarësuar
    02-08-2008
    Postime
    251
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Shqipetaret duhet ti kthehen punes ,dhe asnjehere nuk duhet te mendojne se sa e rendesishme eshte Kosova per Serbine . Se pari shqipetaret duhet te mendojne per vete se sa e rendesishme eshte Kosova per shqipetaret.

    Per njeqinde vjete shqipetaret ne Kosove punuane per te ndertuare dhe zhvilluare serbine ,kurse sote e kane shancin te punojne per veten e tyre . Politikanet e Kosoves duhet ta kene te qarte se ,c'do gje qe e keqeperdoren te humbet .
    Me vend e ke...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •