Kujtoj, në rininë time, mua dhe shumë shokëve të mi kur këngët ishin burim frymëzimi për ta dashur punën, për ta dashur atdheun...
Ndiqni vargjet e këngës ”Me gëzim po shkoj në punë”, besoj se do t’ju vijë forcë e re dhe dashuri për punën:
Me gëzim po shkoj në punë
Po punojë e qetë, e lirë
Faqebardhë e lumja unë
Sa me gaz e me dëshirë.
Me shoqet jam vu në garë,
Tu’ kalu’ normën përditë
Na u dhashtë punë e mbarë
Jemi shembull për të ritë. ( rinjtë)
Po punoj për vendin tim
Do të ep’ pëlhurë ma shumë, ( ep – jap )
Natë e ditë, pa përtim
Faqebardhë e lumja unë.
Ndërkaq në këtë tufëz/ link ndiqni këngën:
Krijoni Kontakt