E dashur,
Islami nuk ka obliguar, të kemi kujdes si i perceptojmë sendet.
Islami e ka lënë të hapur këtë cështje [martesa me të farefisit që
nuk ka lidhje nga gjiri] vetëm e vetëm që nëse vjen puna të lidhen
zemrat, të mos i dëmtojmë ata sic kanë bërë shqiptarët psh. kur
i kanë martuar pa pëlqimin e ciftit të ri.
Islami këshillon që martesat të bëhen madje [nëse është e mundshme]
jashtë rrethinës, fshatit, qytetit... me shkakun që, edhe shkencërisht, cdo
martesë me persona pak më larg rrethinës, është një prioritet shëndetësor.
Edhe një herë, të kemi kujdes si i perceptojmë sendet, pra nuk është obligim.
Kjo është si puna e martesës me dy gra [deri më katër]. Pra, nuk është obligim,
por një gjendje fleksibiliteti, për shembull, në raste lufte ose raste tjera, nëse
meshkuj vdesin në luftë, tash gratë, si njerëz që janë, kanë të drejtë të martohen
e të plotësojnë edhe nevojat e veta. Por, kur numri i burrave është i pakët, cka
atëherë?! A të bëhen lesbajke?! Të përhapet imoraliteti?! Jo,
kjo është vec një
zgjidhje në raste të caktuara pra, e
jo obligim.
"Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta
nuk i kupton kush pos dijetarëve." [Kur'an, 29:43]
Tash kemi hasur një hulumtim [nuk e kam linkun për momentin] që tregon se
numri i mortalitetit të meshkujve është më i madh dhe rrjedhimisht kemi më
tepër femra, cka të bëjmë tani!? Zgjidhja e ka burimin e vet të shëndoshë,
por a ka që marrin mësim dhe kuptojnë!?
Të përshëndes, e dashur, nuk diskutime të cështjeve nuk ka shaka.

Krijoni Kontakt