Nuk e kam devijuar temën por ta dhashë një shpjegim I cili nuk vjen nga gjuha biblike, nuk është lehte qe ti përgjigjet njeriu dikujt qe ka vendosur qe mos ta besoj. Edhe ti ne kete rast je deshmi - pergjigje dhe shembull per ti dhënë pergjigje pytjes tënde;
Pse Zoti nuk e zhduke te keqen ne EuroStar1? Jo, sepse duhet ta zhduke edhe personin EuroStar1 nga faqja e dheut. Por Zoti respekton vullnetin dhe lirine e personit EuroStar1 dhe e le te lire qe të zgjedhë, nuk e perdore si robot por ja respekton lirine e tij ne vendimarrje.
Nëse flas me gjuhen e Biblës, ti sigurisht se do t’me thuash se kështu thotë Bibla, nëse te përgjigja me gjuhen jashtë biblës edhe këtu je I pa kënaqur.
Dua te jap një shpjegim I cili ndoshta edhe nuk mund ta kuptosh por pa tjetër se kjo edhe është përgjigja e arsyes tone qe besojmë.
Lexo ,e kujdes te lutem, janë disa gjëra që vetëm me fe/zemër kuptohen. Jemi dëshmitar se në kohën bashkëkohore çmohen shumë shkencat ekzakte (matematika, fizika ...) që ndikojnë edhe në të menduarit tonë. Duhet qenë i vetëdijshëm për ndikimin e tyre në të kaluarën dhe që edhe pyetjet tona shpesh herë lindin të ndikuar nga dominimi i këtij botëkuptimi. Pra, sot nëse diçka nuk mund të matet (2+2=4) automatikisht mendojmë se nuk është "e vërtetë". Në fakt prapa kësaj qëndron filozofia se matematika është mbi të gjitha, dhe vetëm asaj duhet t`i nënshtrohet gjithçka. E në fakt jeta ka aq shumë paradokse, aq shumë gjëra që dalin jashtë logjikës njerëzore, që nuk do të thotë se "nuk janë të vërteta".
Sidomos kur flasim për mëkatin, te keqen këtu shkenca veç mund të belbëzojë. Këtu vetëm FEJA - BESIMI mund ta japë një përgjigje, por që njeriu e kupton jo me mendje (edhe pse ndoshta deri diku), por me zemër. Kjo është një DHURATË - hir që e ka dhënë Zoti me kuptua por shumë nuk dëshirojnë ta marrin.
Siç edhe e kam thënë më parë, Zoti krijoj në Qiell një sasi të madhe shpirtrash; Shpirtrat e kulluar të krijuar nga Zoti. Këta janë shpirtra dhe quhen me emër të vet, Engjëj. Engjëjt janë krijesa shumë të bukura sepse krejtësisht shpirtërorë, e prandaj të aftë ta njohin dhe ta duanë Zotin në mënyrë të përsosur, pra të lumtur dhe në miqësi dhe prani me Hyjin, ku vet Ai i ka ngritur në lartësinë e bijve të Vet, duke u dhënë atyre Jetën e vet hyjnore.
Mirpor ka ndodhur dhe shumë prej tyre, nuk e njohën Zotin si Krijuesin e tyre, kjo sot vazhdon te jete prezent ne njeriun - e ndikura nga vet djalli. Prandaj nuk “erdhi e keqja” por padëgjesa e tyre dhe mos përdorimi i mirë dhe dinjitoz i lirisë që kishin, ata u vetdefinuan porsi të padëgjuar.
Dhe në këtë mosdashje e ka larguar vullnetin e Zotit - në fakt vetë të Mirën e Amshuar, dhe është bërë vetë e Keqja. Kur them e Keqja, atëherë duhet kuptuar "kundërshtim i së mirës" - sepse e keqja në fakt "nuk ekziston". Kjo është sikur fryma. Atë nuk mund ta kapësh (as me dorë as me mend), por mund ta ndiesh.
Si mund te shpjegohet e keqja e cila u vetdifinua me kete emer?
E keqja mund te shpjegohet si ne rastin e një gjallese me diellin. Nëse gjallesa largohet nga rrezja e diellit, atëherë ai e ka mungesën e tij, nga mungesa e diellit, ndodhin edhe pasojat te cilat nuk i shkaktoj dielli, por i shkaktoj ajo gjallesë qe u largua me dëshirën dhe vullnetin e lire te tij.
Zoti krejt çka ka krijuar ka qenë vetëm mirë. E keqja hyri në botë me keqpërdorimin e lirisë, apo thënë ndryshe, duke dashur që të jetë përmbi lirinë e krijuar - kur njeriu dëshiron të bëhet Zot (që vetëm Një mund të ketë).
Ta paramendojmë njeriun pa liri, ai do t`i përngjante një roboti apo kafshe ... Unë për veti nuk kisha dashur që të më kishte krijuar Zoti si robot, pa lirinë personale. Njeriu është për nga natyra qenie e lirë. Kjo është lumturia e tij, por edhe drama e tij. Ai mund të zgjedhë të mirën, por mund të dëshirojë edhe të keqen. E keqja do të thotë kundërshtim apo rrotullim praptas i së mirës. Zoti na merr me seriozitet dhe e nderon deri në fund lirinë tonë. Është e qartë se, në qoftë se ai intervenon në mënyrë të drejtpërdrejt në secilin vendim (zgjedhje) tonin, nuk do të ketë më hapësirë për lirinë tonë. Në anën tjetër, po të mos ishte interesuar Zoti për ne s'do të kishim pasur kurrfarë shprese. Në këtë fshehtësi/mister ndërmjet lirisë hyjnore dhe lirisë njerëzore zhvillohet jeta jonë. Pra njeriu, në rastin tonë engjëlli-Djalli, vetëm ai është i përgjegjshëm për të keqen që bën. Në qoftë se e tërë jeta jonë është dëbimi i dashurisë së Tij, Zoti s'mund që mos ta pranojë me dhimbje veprën e këtij dëbimi. Ai fiton me dashurinë e vet mbi ata që lejojnë të preken me aq shumë shenja dhe dhurata të tija. Ai e lejon të keqen që njeriu ta njohë dobësinë e vullnetit të vet, të cilin ai gjithmonë e mbështet me ndihmën e hirit të vet. Dhe në të njëjtën kohë Zoti lejon të keqen sepse ai mund të nxjerrë të mirën edhe prej të keqes dhe në këtë mënyrë ta dëftojë gjithëpushtetshmërinë e vet.
Krijoni Kontakt