
Postuar mė parė nga
shigjeta
Islami: PS-ja sfiton zgjedhjet, se Rama do i vetėm tė gjithė pushtetet
Zoti Islami, tanimė Partia Socialiste u ka dhėnė fund dilemave pėr pjesėmarrjen ose jo nė zgjedhjet e 8 Majit, ndėrsa u regjistrua nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Si e konsideroni kėtė veprim?
Njė vendim i vonuar, qė nuk mund tė ishte ndryshe, por sidoqoftė pozitiv. Natyrisht qė nuk do tė mund tė ketė kaluar pa ndikim negativ nė pėrgatitjet e PS-sė dhe tė koalicionit tė saj pėr zgjedhjet e 8 Majit 2011. Ky vendim duhet pranuar ka ardhur edhe si rezultat edhe i qėndrimit tė prerė e tė fortė ndėrkombėtar pėr 1) mos bojkotim tė zgjedhjeve dhe 2) mos shtyrje tė datės kushtetuese tė 8 Majit. Kjo sjellje e PS-sė do tė konsiderohej, dhe kėshtu e kanė konsideruar edhe zyrtarėt e lartė ndėrkombėtarė nga SHBA e BE, pjesė e sjelljes kundėr sistemit, duke qėndruar jashtė tij, tė aplikuar prej dy vjetėsh nga PS-ja me pėrbėrėset e tilla si i) djegia e mandateve tė deputetėve 6 muajt e parė pas 28 qershorit 2009, ii) protestat me sloganin hap kutitė ose largohu, iii) bllokimin e rrugėve, iv) grevėn e urisė, deri nė iv) demonstratėn e dhunshme tė shoqėruar me viktima tė 21 Janarit
Gjithsesi, ėshtė artikuluar vijimėsisht se PS-ja nuk bojkoton, por zgjedhjet nuk mund tė zhvillohen nė kėto kushte dhe pa PS-nė, si ju duket? Ēfarė mendoni pėr kėtė?
Artikulimi me gjuhė tė drunjtė se PS-ja nuk bojkoton, por zgjedhjet nuk zhvillohen pa tė, ėshtė anakronik dhe perceptohet mediokėr; nga ndėrkombėtarėt konsiderohet ofendues. Pėr mė tepėr, rezulton inefikas, se sapo vijnė afatet PS-ja ėshtė e detyruar ti respektojė e tė futet me bishtin nėn shalė nė sistem. Pėr mė tepėr, e gjithė kjo taktikė dyzimi dhe dilemash perceptohet si frikė e PS-sė nga humbja, e shoqėruar me planifikimin nga Rama tė kontestimit tė zgjedhjeve dhe bashkėndarjes sė alibisė sė humbjes me tė gjithė, njėlloj si mė 2009. Ndėrkohė qė PS-ja dhe opozita duhet tė angazhoheshin intensivisht, pa hezitim, pėr fitimin dhe mbrojtjen e votave, duke kėrkuar eventualisht nė kohėn e duhur tė gjitha garancitė ligjore e administrative tė cilat natyrshėm do tė kėrkonin konsultime, debate dhe konsensus me mazhorancėn pėr tu realizuar. Dilemat e forta pėr fitoren/humbjen dhe njėkohėsisht pranim/kontestim tė zgjedhjeve pėr Bashkinė e Tiranės nga Rama, mesa duket, do tė pėrcaktojnė tė gjithė axhendėn e veprimeve politike e elektorale tė PS-sė deri nė daljen e rezultatit pėrfundimtar tė zgjedhjeve tė 8 Majit 2011.
Pavarėsisht nga regjistrimi nė KQZ, zoti Islami, PS-ja ka artikuluar publikisht tre kushte pėr garantimin e mbarėvajtjes sė zgjedhjeve lokale. Sė pari, janė kartat e identitetit dhe verifikueshmėria e tyre, riformatimi i KQZ-sė sipas njė skeme tė balancuar dhe rikthimi i anėtarit tė propozuar nga Presidenti. Kushti i trete ėshtė ai i kontrollit dhe transparencės mbi regjistrin e votuesve. A janė tė negociueshme kėto kushte dhe a besoni se vėrtet mbi to varet mbarėvajtja e zgjedhjeve?
PS-ja nuk ka artikuluar as nė forumet e PS-sė dhe as me partnerėt ndėrkombėtarė asnjė kusht garancie; do tė thoja se kjo nuk ėshtė e bėrė as institucionalisht, as zyrtarisht dhe as nė mėnyrė tė organizuar e tė argumentuar; ti hedhėsh ato nė media, nga cilido personazh dhe sado i lartė i PS-sė, kjo nuk pėrbėn artikulim zyrtar tė kushteve pėr garanci tė zgjedhjeve. Tre kushtet i kam marrė vesh nga media. Nuk do tė kisha dėshirė tė diskutoja hipotetikisht propozimet qė janė mė shumė mediatike sesa politike, por nuk do tė isha as kundėr eventualisht kėrkesave tė arsyeshme pėr mė shumė garanci. Minimalisht, mund tė them se nuk ėshtė serioze kjo mėnyrė veprimi.
Po ēfarė duhet tė bėnte PS-ja nė kėto kushte?
PS-ja fillimisht duhet tė dalė nga ngėrēet dhe qorrsokaku ku ėshtė futur dhe 1) tė futet brenda sistemit e tė mos veprojė kundėr tij, por tė veprojė nga brenda tij pėr ta pėrmirėsuar vazhdimisht atė; 2) tė mos i lėrė propozimet pėr kushtet apo garancitė pėr minutėn e fundit, pasi ka aplikuar radikalizimin pėr dy vjet pa pushim e me dėshtime dhe nuk ka mė kohė pėr ti realizuar ato, sepse e gjitha kjo perceptohet sikur i kėrkon ato si alibi pėr kontestim/humbjen; 3) dhe mė e rėndėsishmja, tė vendosė nė veprim e nė funksion tė zgjedhjeve strukturat politike e elektorale tė PS-sė, tanimė tė paralizuar, tė tilla si sekretariati, Kryesia e tjerė dhe tė mos veprohet nė mėnyrė ad hoc apo informate, duke e fokusuar tė gjithė veprimin te deputetėt (tė cilėt duhen natyrisht angazhuar maksimalisht nė fushatėn elektorale, por jo tė zėvendėsojnė apo shmangin strukturat qendrore e lokale tė partisė), apo akoma mė keq nė mėnyrė hileqare tė krijohen struktura paralele.
Nė vlerėsimin tuaj, a kanė shans qė garancitė qė kėrkon PS-ja tė realizohen ?...
Pėr tiu pėrgjigjur integralisht e thjeshtė pyetjes suaj, do tė thoja se 1) nuk ka asnjė shans mė qė propozimet e PS-sė, edhe po tė jenė tė arsyeshme, nuk mund tė aplikohen, minimalisht thjesht pėr arsye mungese kohe e besimi reciprok ende tė pamjaftueshėm dhe pėrgjegjėsia pėr kėtė bie mė shumė mbi PS-nė dhe direkt vetėm mbi Ramėn dhe 2) tė hiqet dorė nga ky lloj ēorganizimi i organizuar, qė kėrkohen garanci dhe nuk artikulohen garanci konkretisht e zyrtarisht, thuhet nuk bojkotojmė dhe nuk zhvillohen zgjedhje pa ne e tjerė e tjerė, qė tingėllojnė si kinezėritė nė kohėn e revolucionit kulturor maocedunian.
Zoti Islami, zoti Rama duket se e ka vendosur tė rikandidojė sėrish pėr Bashkinė e Tiranės, tė paktėn siē ėshtė thėnė nga mbėshtetės tė tij brenda partisė. Ēfarė do tė sjellė ky rikandidim dhe a ishte njė taktikė e duhur?
E kam thėnė disa herė qė nga viti 2007, qė Rama, si kudo nė tė gjithė botėn demokratike, duhet tė dalė nga qerthulli i interesave personale qė e lidhin dhe e mbajnė peng si kryetar i Bashkisė sė Tiranės dhe ti kushtohet drejtimit tė PS-sė, pėr tė cilėn ėshtė zgjedhur nė krye tė saj. Unė mund tė veproja edhe ndryshe, siē veprojnė disa tė tjerė shumė pranė Ramės ose i) pėr ta pasur mirė me Ramėn ti bėja temena duke e joshur tė rikandidonte, qė nė rast fitoreje tė fitoja diēka ose ii) ta shtyja tė rikandidonte me shpresėn e humbjes, se kėshtu shtyhej mė shpejt nė humnerė Jo, nuk ėshtė as vizioni dhe as morali im, as njėri dhe as tjetri. Fabulat tanimė mediokre dhe e pa mbrojtshme 1) pėr tė justifikuar kandidimin pėr Tiranėn nė zgjedhjet pėr Bashkinė e Tiranės nė vitin 2007, ndėrkohė qė shtrohej pyetja se ēdo bėjė Rama nė zgjedhjet e 2009, 2) kandidimi apo moskandidimi nė krye tė listės sė PS-sė nė zgjedhjet e vitit 2009 dhe argumentet qesharakė pėr moskandidimin dhe 3) sė fundmi, dyzimet, pasiguritė dhe dilemat pėr tė kandiduar/moskandiduar pėr Bashkinė e Tiranės mė 8 maj 2011 e kanė bėrė bajate sjelljen e PS-sė qė pret me sy nga qielli se ēfarė do tė bėjė individualisht Rama, ndėrkohė qė ai nuk funksionon mė si kryetar i PS-sė. PS-ja po vuan dhe lėngon nga zvarritja e Ramės nė rrethin vicioz tė Bashkisė sė Tiranės, ndėrkohė qė Rama pėrpiqet tė sigurojė garancinė maksimale nga kolltuku i kryetarit tė Bashkisė, mundėsisht duke arritur opsionin maksimalist tė kalimit nga kolltuku i kryetarit tė Bashkisė nė kolltukun e Kryeministrit.
Rama kryetar bashkie mė 2011 i rrit apo zvogėlon shanset pėr fitoren e PS-sė mė 2013?...
Sė pari, Rama kryetar bashkie mė 2011 ėshtė njė ēėshtje komplekse dhe e komplikuar deri mė 8 Maj 2011. Sė dyti, kam bindjen e thellė se PS-ja po zvogėlon shanset e ardhjes nė pushtet, pėr tė mos thėnė po i ēon ato drejt zeros, vetėm pėr shkak se Rama do tė qėndrojė me ēdo kusht si kryetar i Bashkisė sė Tiranės, sepse vetėm kėshtu dominon PS-nė pėrmes klientelizimit qė ia ofron ky post. Dhe kjo edhe sepse ky veprim rezulton i ēiftuar me idenė e pėrhapur se nuk ka rėndėsi se nė ēfarė viti vjen PS-ja nė pushtet, mė 2013, 2017 apo mė vonė, rėndėsi ka tė dominohet PS-ja nga Rama qė, duke qenė i ri, do ti vijė njė ditė radha tė bėhet Kryeministėr, sepse Berisha po mplaket dhe PD-ja nuk mund tė qėndrojė mė gjatė se tre mandate nė pushtet. Kjo ėshtė dėshpėruese, vuajtėse dhe lėnguese pėr PS-nė. Tanimė Rama e ka ndarė i vetėm (ndoshta informalisht edhe nė bashkėpunim me shokėt e ngushtė) vetė mendjen pėr tė rikandiduar pėr Tiranėn dhe nuk mund tė ishte ndryshe; pasi tė shėnojė zyrtarisht emrin nė KQZ do tė them se ēfarė sjell konkretisht ky kandidim pėr Ramėn dhe PS-nė mė 2011 dhe mė 2013, ndėrkohė qė ēdo ndryshim i mendjes nga sot deri nė datėn 24 mars 2011, kur ėshtė afati ligjor i regjistrimit tė kandidatėve, duke qenė se ėshtė shumė vonė, do tė sillte njė humbje katastrofike nė Tiranė dhe nė tė gjithė Shqipėrinė. Por, edhe nėse kjo do tė ndodhte, do tė thoja mendimin tim pas datės 24 mars 2011.
Ka patur zėra, si ai i zotit Agolli, se, nė rast kandidimi, Rama duhet tė largohej nga partia. A e mbėshtesni kėtė linjė?
Pėrshėndes opinionin e Dritėroit. Do tė flas pėr kėtė ēėshtje pasi Rama tė shėnojė zyrtarisht eventualisht emrin e tij nė KQZ si kandidat pėr Bashkinė e Tiranės, bile edhe pėr rastin kur ai do tė ndryshonte mendje pėr tė mos qenė eventualisht kandidat pėr Tiranėn; nuk gjykoj dhe aq mė pak dėshiroj, qė analiza ime modeste dhe argumentet e mia ndoshta tė parėndėsishme pėr Ramėn, do tė mund tė shėrbenin si alibi pėr tė rritur dyzimin, dilemat dhe pasigurinė qė janė ekstremale, apo akoma mė keq pėr tė ndryshuar vendimin e tij.
Si e shikoni procesin e pėrzgjedhjes sė kandidatėve pėr krerėt e komunave dhe bashkive nė rang vendi. A ėshtė transparent?
Procesi ka qenė jo institucional: forumet e PS-sė nuk funksionojnė siē duhet apo nuk mirė funksionojnė, sekretariati ėshtė paralizuar se i) Rama as nuk e mbledh dhe as nuk e ndryshon, ii) Kryesia mblidhet zbehtėsisht e formalisht shumė, shumė rrallė, sa pėr tė thėnė dhe debatet janė tė pakta apo tė munguara; iii) asambleja mblidhet pas pilafit, thjesht pėr tė ngritur dorėn ; iv) pėr mė tepėr, ėshtė shpikur njė grup pune qė vepron jashtė funksioneve organizative tė sekretarit organizativ, jashtė funksioneve elektorale tė sekretarit elektoral dhe jashtė funksioneve koordinuese tė sekretarit koordinativ, pėr gjoja seleksionimin e kandidaturave. Procesi ėshtė jo efikas: janė futur nė lojė deputetėt pėr kandidaturat, gjė qė ka krijuar perceptimin se po bashkėndahet fajėsia e humbjes dhe jo angazhimi pėr fitore, ndėrkohė qė strukturat lokale janė jo plotėsisht tė angazhuara e deri formale. Sistemi i pėrzgjedhjes ėshtė gjoja i decentralizuar, por nė fakt ėshtė tejet i centralizuar dhe klientelist: kandidatėt pėr kryetarė tė komunave janė paracaktuar pėrgjithėsisht nga deputetėt, tė cilėt janė bėrė pjesė e sherreve dhe problemeve me kandidaturat, kurse kryetarėt e bashkive i ka caktuar pėrgjithėsisht vetė Rama. Procesi ka qenė jo transparent: deri nė minutėn e fundit, po ashtu siē ndodhi me kandidaturat pėr deputetė, pra nė orėn 00.00 tė natės qė mbaron afati pėr regjistrimin, askush nuk e di me siguri nėse ėshtė apo jo kandidat, pėrveē disa klientelistėve tė privilegjuar. Procesi do tė rezultojė demotivues: ata kandidatė qė do tė eliminohen ka shumė gjasa tė dalin tė pavarur ose, nėse detyrohen tė heshtin, nuk do angazhohen maksimalisht, sepse e perceptojnė procesin jo tė drejtė, jo transparent dhe jo efikas; argumenti se eja tė bashkohemi kundėr Saliut dhe mos u pėrēani pėr kandidaturat ėshtė i pamjaftueshėm dhe perceptohet lojė me stilin e vjetėr e hile sa pėr tė kaluarėn radhėn.
Nėse shikohet koalicioni i PS-sė nė qershorin e vitit 2009 kishim pesė parti, ndėrsa tani duket se do tė kemi minimalisht 9 tė tilla. A po shkon PS-ja drejt riparimit tė gabimit taktik tė zgjedhjeve tė kaluara?
Ėshtė e vėrtetė se koalicioni opozitar numerikisht ėshtė mė i madh se nė vitin 2009, por e majta ėshtė mė e pėrēarė se nė vitin 2007 dhe mė e pėrēarė se kurrė nė kėto 20 vjet. Nga kėndvėshtrimi elektoral, opozita e majtė rezulton nė pozita mė tė disfavorshme, jo vetėm e krahasuar me vitin 2007, por edhe nė krahasim me vitin 2009. Ideja dhe propaganda e brendshme nė PS se LSI-ja ka mbaruar e ka vdekur ka shumė gjasa tė mos rezultojė e saktė. LSI-ja mbetet nė ēdo rast njė forcė qė ka mė shumė vota se tė gjithė aleatėt e majtė tė PS-sė, sepse 1) ėshtė forcė parlamentare, 2) ėshtė nė qeverisje (ky fakt ėshtė edhe avantazh edhe dizavantazh); 3) merr pjesė me kandidatėt e saj nė shumė njėsi vendore; 4) ka komisionerė nė QV dhe ZAZ, gjė qė pėrbėn angazhim tė mė shumė se 5 mijė familjeve dhe 5) nė zgjedhjet vendore LSI-ja do tė ketė njė rritje pėr shkak edhe tė shpėrndarjes sė votave nga dy partitė e mėdha drejt partive mesatare e tė vogla, nga ku LSI-ja ka shanset mė tė mėdha pėr tė pėrfituar.
A mundet dhe sa dėmton LSI-ja koalicionin opozitar, po tė kemi parasysh qė mė 2007 e majta ishte e bashkuar?
E kam thėnė edhe nė analiza tė tjera, po tė krahasohen zgjedhjet e vitit 2007 me 2011-n dėmtimi qė sjell LSI-ja nė numrin e njėsive vendore tė majta mund tė rezultojė deri nė 20 pėr qind mė pak njėsi vendore pėr PS, nėse LSI ruan tė njėjtin numėr tė votave si nė vitin 2009 dhe deri nė 10 pėr qind nėse LSI zvogėlohet pėrgjysmė; dhe kjo vjen vetėm nga fakti qė kalimi i LSI nga nė koalicion me PS nė koalicion me PD efekti ėshtė i dyfishtė matematikisht nga pikėpamja elektorale dhe politikisht krijon frymė suksesi e fitoreje nė ato njėsi ku koalicioni qeveritar elektoralisht rezulton fitues; kėshtu ndodhi mė 2007 nė favor tė sė majtės, kur pas ndarjes sė PS me LSI mė 2005 erdhi bashkimi mė 2007. Ėshtė naive dhe mediokre tu thuhet socialistėve se LSI ka mbaruar dhe se pėrēarja nuk ka asnjė rol nė rezultatin e 8 Majit 2011. Ky argument tanimė ėshtė i ezauruar dhe nuk ia vlen tė rimerret, pėr mė tepėr qė ndarja e thellė e sė majtės duket pėr disa kohė e pariparueshme dhe PS-ja me Ramėn nė krye do tė eci nė rrugėn e sė majtės sė pėrēarė me synim eliminimin e plotė tė LSI-sė, e cila pėrbėn njė lojė me shumė rreziqe dhe pėr mė tepėr e provuar tri herė i) mė 2005, me humbje tė pushtetit, ii) mė 2007, me sukses relativ nė zgjedhjet vendore tė qyteteve kryesore dhe iii) mė 2009, me mos fitim tė pushtetit.
Cili ėshtė shansi i suksesit tė opozitės mė 8 maj 2011 me veprimet e saj, ndėrsa ėshtė vendosur edhe slogani fajin e ka Saliu?
Nėse PS-ja mė 8 Maj 2011 do tė merrte mė pak komuna/bashki se mė 2007, gjė qė duket shumė probabėl dhe nėse koalicioni qeveritar PD plus LSI do tė kishte tė njėjtin numėr votash apo pak mė shumė vota se mė 2009, atėherė edhe sikur Rama tė fitonte Bashkinė e Tiranės, nė zgjedhjet e vitit 2013 do tė nxirreshin kėto konkluzione: 1) koalicioni PD plus LSI do tė rezultonte funksional, 2) indirekt do tė provohej se zgjedhjet e 2009-s ishin legjitime; 3) strategjia radikale e PS do tė rezultonte e dėshtuar dhe 4) kjo situatė do tė shėrbente si njė bazė prej nga me shumė gjasa nuk do tė kishte shanse qė PS-ja e vetme tė fitonte mbi 50% tė deputetėve, pra do tė mbetej nė opozitė. Ndėrkohė, nė kėto kushte qė humbja e Tiranės do tė shėnonte njė demoralizim ekstrem, ndėrkohė qė edhe fitorja e saj nuk do ta shpėtonte PS-nė nga humbja mė 2013 duke ndihmuar vetėm Ramėn tė kalėronte edhe katėr vjet PS-nė.
Sė fundmi, ēfarė nuk duhet tė bėjė dhe ēfarė duhet tė bėjė PS-ja qė tė rezultojė e suksesshme nė betejat elektorale?
Kjo ėshtė njė pyetje qė kėrkon njė pėrgjigje tė gjatė, por le tė pėrgjigjem shkurtimisht. Situata nė tė cilėn ndodhet PS-ja nuk mund tė zgjidhet as me strategji radikale, as me dilemėn e kontestimit tė zgjedhjeve, as me shndėrrimin e veprimit politiko-elektoral nė veprim klientelist dhe as me inshallah qė LSI-ja tė shkatėrrohet; dhe as me akoma mė keq me vizionin se
ēfarėdo qė tė ndodhė unė (apo ne) kam (kemi) kohė dhe askush nuk ma (na) merr partinė, derisa Berisha tė plaket dhe PD-ja tė bjerė vetė nga pushteti
. Ky ėshtė vizion i katastrofės dhe hedhjes nė humnerė tė PS-sė. Opsioni me inshallah nuk ka shanse tė rezultojė fitues dhe nuk gjykoj se funksionon, aq mė tepėr qė nė PS nuk mungojnė kapacitet politike qė dinė tė ndėrtojnė strategji e taktika suksesi e fitoreje, por aktualisht e prej disa kohėsh janė tė eliminuara, tė shmangura dhe tė margjinalizuara. Njė gjė duhet patur parasysh, se Rama vetėm me klientelistw dhe me tė majtėn e pėrēarė nuk e fiton as kėtė betejė dhe as tė ardhshmet
, as mė 2013, as mė 2017 dhe as mė 2021
sepse brezi i ri i votuesve nuk votojnė naivisht e me sy mbyllur, vetėm qė Rama tė jetė Kryeministėr . Gogoli Sali dhe slogani fajin e ka Saliu janė shumė pak si dordolec pėr tė fituar zgjedhjet, ato frikėsojnė vetėm fėmijėt, gėzojnė dhe lėnė nė ėndėrr militantėt naivė, por nuk ua mbushin mendjen (pėr tia ndryshuar as qė bėhet fjalė fare) tė gjithė atyre qė kanė dy pare mend apo atyre qė nuk presin nga PS-ja vend pune, tendera apo leje ndėrtimi, por presin mė shumė shpresė pėr njė jetė mė tė mirė
Dardan Malaj - MAPO
Krijoni Kontakt