
Postuar mė parė nga
shigjeta
Rama vendos kandidimin, kreu i PS ne gare per mandatin e katert
Darina Tanushi
Edi Rama konfirmonkandidimin pėr kryetar tė Bashkisė sė Tiranės. Burime nga PS-ja bėnė tė ditur se Rama ua ka thėnė kėtė njerėzve tė tij tė afėrt me tė cilėt bashkėpunon, duke u dhėnė fund dilemave tė mosrikandidimit pėr tė katėrtėn herė nė kėtė post.
Kėshtu, kryebashkiaku aktual do tė ketė pėrballė ministrin e Brendshėm, Lulzim Basha i cili pritet tė dorėhiqet nga ky post nė fillim tė fushatės zyrtare. Si kandidatė tė Partisė Socialiste u lakuan disa emra mes tė cilėve Blendi Klosi, Erjon Veliaj e Pandeli Majko, por duket se rikandidimi i Ramės i mbyll tė gjitha debatet e dilemat. Ne e kemi kryetarin e bashkisė. Unė e mbėshtes Edi Ramėn, deklaroi mbrėmė nė News 24, ish-kryeministri Pandeli Majko.
GARA
PS-ja dhe aleatėt janė regjistruar si subjekte nė KQZ pėr zgjedhjet vendore tė 8 majit. Partia Socialiste ka dorėzuar dje e para kėrkesėn pranė kėtij komisioni pėr tu regjistruar si subjekt dhe pas saj edhe PBDNJ, PSV 91 e PSD kanė dorėzuar dokumentacionin pėrkatės. Dje, ishte afati i fundit pėr regjistrimin e partive pėr zgjedhjet vendore. Sipas Kodit Zgjedhor, regjistrimi i partive politike duhet tė kryhet, maksimalisht deri 60 ditė para ditės sė zgjedhjeve. Tė parat nga koalicioni opozitar janė regjistruar PDK e Nard Ndokės dhe PDS e Milos. Kreu i KQZ-sė, Arben Ristani i kishte kėrkuar dje administratės qė tė qėndronte nė punė deri nė orėn 00.00 tė sė martės, pėr tė pritur protokollimin e dokumentacionit tė PS-sė pėr ti kaluar nė mbledhjen e planifikuar pėr datėn 9 mars. Edhe pse PS-ja ėshtė regjistruar si subjekt ajo nuk ka zėnė vendet e komisionerėve nė KZAZ. Pritet qė edhe kėtė detyrim ajo ta plotėsojė nė ditėt nė vijim, duke kėrkuar shkarkimin e tė gjithė personave qė janė kontraktuar nga KQZ pėr zėvendėsimin e 66 vendeve qė nuk u plotėsuan mė parė nga PS-ja e PBDNJ-ja. Nga ana tjetėr, PS do tė vazhdojė tė mungojė edhe nė mbledhjet e KQZ-sė. PS do tė vazhdojė bojkotin e KQZ-sė, duke akuzuar kryetarin e kėtij institucioni pėr shkelje tė ligjit.
Opozita
Ndėrkohė me tė kryer kėtė detyrim ligjor, partitė e koalicionit opozitar do tė mblidhen pėr tė diskutuar nė lidhje me ndarjen e zonave. Burimet nga partitė e opozitės bėnė tė ditur dje, se brenda kėsaj jave pritet njė takim i kreut tė PS-sė, Edi Rama dhe drejtuesve tė partive aleate tė Opozitės sė Bashkuar. I pyetur pėr kėtė, kreu i PDK-sė, Nard Ndoka tha se Opozita e Bashkuar do tė pėrzgjedhė kandidatėt e pėrbashkėt tė koalicionit, pavarėsisht se cilės parti do ti pėrkasin, mjafton qė ata tė jenė kandidatė fitues. Negociatat kanė vijuar mes partive aleate dhe kreut tė PS-sė, edhe pse ska pasur takime zyrtare. Por ende nuk janė finalizuar zonat ku aleatėt do tė mbėshtesin PS-nė dhe PS do tė mbėshtesė secilin kandidat tė partive aleate.
G.SH
Krijoni Kontakt