Shpendi nga Prishtina ėshtė njėri nga banorėt e shumtė tė kryeqytetit qė pėr gati tre muaj sa edhe kishin zgjatur bombardimet kishte qėndruar nė banesėn e tij me shumė familjarė. Natėn e parė kur kanė filluar bombardimet nė banesėn time kemi qenė diku rreth 24 veta prej tė cilėve 11 kanė qenė fėmijė. Nė momentin kur kanė nisur bombardimet te banesa jonė nė Dardani kanė ardhur katėr pizgauerė me policė, tė cilėt u shpėrndanė nėpėr banesa disa prej tė cilėve hynė te hyrja jonė, mirėpo nuk e dinim sigurt se nga do tė shkojnė tutje. Ne pritshim qė do tė hyjnė nė banesėn tonė pėr me na vra, por ata vetėm kishin vendosur bomba nė disa lokale aty afėr dhe kanė kaluar vetėm disa minuta dhe bombat kanė pėlcitur. Dy fėmijėt e mi nga frika e shpėrthimit tė bombave mė janė afruar afėr dhe i kam ndier dridhjet e tyre. Kėtė moment nuk do ta harroj kurrė, sepse e disha se nuk kam si tu ndihmoj, tregon Shpendi. Edhe ky thotė se ka besuar qė bombardimet do tė zgjasin disa ditė, por kujton se me hyrjen e forcave tė NATO-s dhe largimin e ushtrisė dhe policisė jugosllave e kishte pasur momentin mė tė lumtur nė atė kohė.
Kam pritur se do tė pėrfundojnė brenda njė jave, mirėpo u deshtė tė kalonin shumė ditė qė serbėt tė dorėzoheshin. E mbaj mend kur kanė hy forcat e NATO-s, gėzim mė tė madh nuk kam pasur, edhe kur janė larguar policėt dhe ushtarėt serbė, tė cilėt u larguan pa u penguar nga askush, kujton Shpendi.
Bombardimet e NATO-s i gėzuar i kishte pritur edhe Nexhmedini nga Prizreni. Ai tregon se vetėm disa ditė pas fillimit tė tyre ishte dashur tė largohej nga Prizreni pėr nė Prishtinė ku kishte qėndruar gjatė gjithė kohės.
Kam qenė nė Prizren kur kanė filluar bombardimet. Si sot mė kujtohen kur ėshtė bombarduar largpėrēuesi i Televizionit tė Prishtinės te kalaja. Nuk di si ta pėrshkruaj atė ndjenjė thjesht ka qenė njė moment qė mė ka bėrė tė mendoj se dikush po na mbron mė nė fund edhe neve kosovarėve. Por i kam parė nga afėr kalljen e shtėpive tona nga serbėt si dhe gjuajtjet e tyre tė njėpasnjėshme, kujton ai . Ndėrsa thotė se mė pas ishte detyruar tė largohej nga atje dhe kishte ardhur nė Prishtinė pėr tiu bashkuar familjes sė tij.
Krijoni Kontakt