SIPAS JUSH CILJA DRAFTE REZOLUTE ESHTE NE TE MIREN E KOSOVES DHE POPULLIT TE SAJ:
PDK APO VETEVENDOSJES
DRAFTE REZULUTA E PDK-SE !
Draftrezoluta e PDKsė
I propozojmė Kuvendit qė tė miratojė kėtė draftrezolutė pėr dialogun mes Kosovės dhe Serbisė.
1. Kuvendi i Kosovės mbėshtet dialogun nė mes tė dy shteteve tė pavarura dhe sovrane pėr ēėshtje praktike me interes tė pėrmirėsimit tė jetės sė qytetarėve dhe tė avancimit tė agjendės europiane pėr tė dyja vendet dhe rajonit.
2. Kuvendi i Kosovės kėrkon qė dialogu mes dy palėve tė lehtėsohet nga bashkėsia europiane dhe SHBAja.
3. Dialogu mes Kosovės dhe Serbisė duhet tė jetė i pėrgatitur mirė, me agjendė tė qartė dhe tė pėrcaktuar paraprakisht nė marrėveshje me palėt dialoguese duke pėrfshirė edhe lehtėsuesin e dialogut.
4. Agjenda e dialogut duhet tė pėrfshijė vetėm ēėshtje teknike tė interesit tė pėrbashkėt, pa prekur nė asnjė rast sovranitetin e Kosovės, integritetin territorial tė saj dhe rregullimin e brendshėm kushtetues tė Kosovės.
5. Zėvendėskryeministrja pėrgjegjėse pėr dialogun do ta informojė nė baza tė rregullta Komisionin pėr Politikė tė Jashtme tė Kuvendit dhe do tė raportojė nė seancė plenare tė Kuvendit.
6. Kuvendi i Kosovės shpreh vullnetin e Kosovės dhe qytetarėve tė saj pėr tė vendosur marrėdhėnie tė mira fqinjėsore me Serbinė nė tė mirė tė dy vendeve tona fqinje, popujve tanė pėr integrime europiane.
7. Kuvendi i Kosovės e afirmon qėndrimin se bashkėpunimi rajonal, marrėdhėniet e mira fqinjėsore dhe dialogu janė kontribut dhe stabilitet i vendeve tona dhe tė rajonit nė pėrgjithėsi, si dhe pėrshpejtimin e integrimeve nė strukturat euroatlantike.
Grupi Parlamentar i PDKsė ėshtė i gatshėm ti dėgjojė edhe sugjerimet e grupeve tė tjera parlamentare, mendimet dhe qėndrimet, dhe ti harmonizojmė para se tė paraqitet kjo draftrezolutė pėr miratim.
DRAFTE REZULUTA E VETVENDOSJES !
Draftrezoluta e Vetėvendosjes
Duke e pasur parasysh vullnetin politik tė popullit tė Kosovės, tė deklaruar historikisht pėrmes mėnyrave tė ndryshme, qė pėrfshijnė, por qė nuk kufizohen nė: demonstratat popullore tė viteve 1968, 1981, 1989-1990, 1997-1998, 2004 e 2007; referendumi i vitit 1991 dhe Kushtetuta e Republikės sė Kosovės e shpallur mė 7 shtator tė vitit 1991; lufta ēlirimtare e udhėhequr nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės 1997-1999, pėr ēlirim dhe shkėputje nga Serbia,
Duke e marrė parasysh rolin tejet tė rėndėsishėm tė Kuvendit nė rregullimin republikan tė shtetit, si pėrfaqėsues i vullnetit tė popullit dhe mbrojtės i interesave tė tij,
Duke u nisur nga neni 1.1 i Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, i cili e pėrkufizon Republikėn e Kosovės si shtet tė pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe tė pandashėm; si dhe duke u nisur nga neni 2.1 i cili e definon popullin si burim tė sovranitetit dhe ia njeh atij tė drejtėn e demokracisė sė drejtpėrdrejtė pėrmes referendumit,
Duke i pasur parasysh kompetencat e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės tė pėrkufizuara nė nenin 65.1 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės,
Duke e pasur parasysh mandatin e Deputetit si pėrfaqėsues i popullit, i cili, sipas nenit 70.1 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, nuk i nėnshtrohet asnjė mandati tjetėr detyrues,
Deputetėt e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės nxjerrin kėtė
R E Z O L U T Ė
1.Subjektiviteti politik, e as pandashmėria territoriale e Kosovės nuk mund tė jenė objekt negociatash me asnjė shtet a organizatė mbikombėtare.
2.Ēfarėdo procesi bisedimesh me cilindo shtet duhet tė paraprihet nga marrėveshja politike.
3.Bisedimet me Serbinė nuk duhet tė ndodhin pa u plotėsuar 4 parakushte kryesore:
a.Njohja dhe respektimi politik e faktik i pavarėsisė sė Kosovės Serbia duhet ta njohė Republikėn e Kosovės, duhet ta ndryshojė Kushtetutėn e vet qė e konsideron Kosovėn si pjesė tė pandashme tė integritetit territorial dhe sovranitetit politik e juridik tė Serbisė, si dhe duhet ta tėrheqė pėrkrahjen politike dhe financiare pėr strukturat e saj ilegale qė e cenojnė drejtpėrdrejt sovranitetin dhe integritetin territorial tė Kosovės si dhe jetėn dhe pronėn e qytetarėve tė Kosovės,
b.Vėnia nė vend e drejtėsisė pėr viktimat Serbia duhet tė kėrkojė falje pėr tė gjitha krimet e kryera nė Kosovė pėrgjatė viteve sa e ka mbajtur nėn okupim vendin tonė, si dhe duhet ti kthejė pa kurrfarė kushti dhe pa vonesė rreth 1800 trupat e pajetė tė shqiptarėve tė Kosovės, tė vrarė gjatė luftės sė fundit, ti dorėzojė kriminelėt e luftės pėr tiu nėnshtruar procesit gjyqėsor nė Kosovė si dhe ta nisė procesin e dėnimit tė kriminelėve tė luftės, tė cilėt janė tė lirė nė Serbi,
c.Reparacionet dhe dėmshpėrblimi pėr shkatėrrimet materiale tė pronės Serbia duhet ti paguajė dėmet e luftės dhe okupimit, ta kthejė fondin e grabitur pensional, depozitat bankare tė qytetarėve tė Kosovės, librat kadastralė dhe mbi 1200 eksponateve kulturore,
d.Tė drejtat reciproke Serbia duhet ta ndėrpresė shtypjen e shqiptarėve autoktonė nė Luginėn e Preshevės dhe shkeljen e tė drejtave tė tyre njerėzore dhe kombėtare, por edhe ndaj shqiptarėve tė tjerė qė jetojnė nė Serbi. Serbia duhet tė garantojė pėr shqiptarėt me kushtetutė tė drejta dhe liri tė nivelit tė njėjtė me ato tė serbėve nė Kosovė.
4.Edhe pas plotėsimit tė kėtyre kushteve Kosova, nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė negociojė me Serbinė rregullimin e brendshėm territorial dhe institucional tė vendit.
5.Kuvendi i Republikės sė Kosovės kėrkon nga Ekzekutivi dhe institucionet e tjera pėrkatėse ndėrprerjen e bisedimeve tė pėrgatitura qė tė fillojnė mė 8 mars 2011 dhe ti nisė pėrgatitjet pėr grumbullimin dhe hartimin e dokumenteve dhe materialit tjetėr tė nevojshėm pėr argumentimin e kushteve tė sipėrpėrmendura.
Komentet e Juaja ne lidhje me kete.
Krijoni Kontakt