Close

Rezultati i Sondazhit: SIPAS JUSH CILJA DRAFTE REZOLUTE ESHTE NE TE MIREN E KOSOVES DHE POPULLIT TE SAJ?

Votues
15. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • PDK-SE

    5 33.33%
  • VETEVENDOSJES

    10 66.67%
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #-9

    Cilja Drafte Rezolute Eshte Ne Te Miren E Kosoves ?

    SIPAS JUSH CILJA DRAFTE REZOLUTE ESHTE NE TE MIREN E KOSOVES DHE POPULLIT TE SAJ:


    PDK APO VETEVENDOSJES


    DRAFTE REZULUTA E PDK-SE !

    Draftrezoluta e PDK’sė

    I propozojmė Kuvendit qė tė miratojė kėtė draftrezolutė pėr dialogun mes Kosovės dhe Serbisė.

    1. Kuvendi i Kosovės mbėshtet dialogun nė mes tė dy shteteve tė pavarura dhe sovrane pėr ēėshtje praktike me interes tė pėrmirėsimit tė jetės sė qytetarėve dhe tė avancimit tė agjendės europiane pėr tė dyja vendet dhe rajonit.

    2. Kuvendi i Kosovės kėrkon qė dialogu mes dy palėve tė lehtėsohet nga bashkėsia europiane dhe SHBA’ja.

    3. Dialogu mes Kosovės dhe Serbisė duhet tė jetė i pėrgatitur mirė, me agjendė tė qartė dhe tė pėrcaktuar paraprakisht nė marrėveshje me palėt dialoguese duke pėrfshirė edhe lehtėsuesin e dialogut.

    4. Agjenda e dialogut duhet tė pėrfshijė vetėm ēėshtje teknike tė interesit tė pėrbashkėt, pa prekur nė asnjė rast sovranitetin e Kosovės, integritetin territorial tė saj dhe rregullimin e brendshėm kushtetues tė Kosovės.

    5. Zėvendėskryeministrja pėrgjegjėse pėr dialogun do ta informojė nė baza tė rregullta Komisionin pėr Politikė tė Jashtme tė Kuvendit dhe do tė raportojė nė seancė plenare tė Kuvendit.

    6. Kuvendi i Kosovės shpreh vullnetin e Kosovės dhe qytetarėve tė saj pėr tė vendosur marrėdhėnie tė mira fqinjėsore me Serbinė nė tė mirė tė dy vendeve tona fqinje, popujve tanė pėr integrime europiane.

    7. Kuvendi i Kosovės e afirmon qėndrimin se bashkėpunimi rajonal, marrėdhėniet e mira fqinjėsore dhe dialogu janė kontribut dhe stabilitet i vendeve tona dhe tė rajonit nė pėrgjithėsi, si dhe pėrshpejtimin e integrimeve nė strukturat euroatlantike.

    Grupi Parlamentar i PDK’sė ėshtė i gatshėm t’i dėgjojė edhe sugjerimet e grupeve tė tjera parlamentare, mendimet dhe qėndrimet, dhe t’i harmonizojmė para se tė paraqitet kjo draftrezolutė pėr miratim.






    DRAFTE REZULUTA E VETVENDOSJES !

    Draftrezoluta e Vetėvendosjes

    Duke e pasur parasysh vullnetin politik tė popullit tė Kosovės, tė deklaruar historikisht pėrmes mėnyrave tė ndryshme, qė pėrfshijnė, por qė nuk kufizohen nė: demonstratat popullore tė viteve 1968, 1981, 1989-1990, 1997-1998, 2004 e 2007; referendumi i vitit 1991 dhe Kushtetuta e Republikės sė Kosovės e shpallur mė 7 shtator tė vitit 1991; lufta ēlirimtare e udhėhequr nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės 1997-1999, pėr ēlirim dhe shkėputje nga Serbia,

    Duke e marrė parasysh rolin tejet tė rėndėsishėm tė Kuvendit nė rregullimin republikan tė shtetit, si pėrfaqėsues i vullnetit tė popullit dhe mbrojtės i interesave tė tij,

    Duke u nisur nga neni 1.1 i Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, i cili e pėrkufizon Republikėn e Kosovės si shtet tė pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe tė pandashėm; si dhe duke u nisur nga neni 2.1 i cili e definon popullin si burim tė sovranitetit dhe ia njeh atij tė drejtėn e demokracisė sė drejtpėrdrejtė pėrmes referendumit,

    Duke i pasur parasysh kompetencat e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės tė pėrkufizuara nė nenin 65.1 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės,

    Duke e pasur parasysh mandatin e Deputetit si pėrfaqėsues i popullit, i cili, sipas nenit 70.1 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, nuk i nėnshtrohet asnjė mandati tjetėr detyrues,

    Deputetėt e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės nxjerrin kėtė

    R E Z O L U T Ė

    1.Subjektiviteti politik, e as pandashmėria territoriale e Kosovės nuk mund tė jenė objekt negociatash me asnjė shtet a organizatė mbikombėtare.

    2.Ēfarėdo procesi bisedimesh me cilindo shtet duhet tė paraprihet nga marrėveshja politike.

    3.Bisedimet me Serbinė nuk duhet tė ndodhin pa u plotėsuar 4 parakushte kryesore:

    a.Njohja dhe respektimi politik e faktik i pavarėsisė sė Kosovės – Serbia duhet ta njohė Republikėn e Kosovės, duhet ta ndryshojė Kushtetutėn e vet qė e konsideron Kosovėn si pjesė tė pandashme tė integritetit territorial dhe sovranitetit politik e juridik tė Serbisė, si dhe duhet ta tėrheqė pėrkrahjen politike dhe financiare pėr strukturat e saj ilegale qė e cenojnė drejtpėrdrejt sovranitetin dhe integritetin territorial tė Kosovės si dhe jetėn dhe pronėn e qytetarėve tė Kosovės,
    b.Vėnia nė vend e drejtėsisė pėr viktimat – Serbia duhet tė kėrkojė falje pėr tė gjitha krimet e kryera nė Kosovė pėrgjatė viteve sa e ka mbajtur nėn okupim vendin tonė, si dhe duhet t’i kthejė pa kurrfarė kushti dhe pa vonesė rreth 1800 trupat e pajetė tė shqiptarėve tė Kosovės, tė vrarė gjatė luftės sė fundit, t’i dorėzojė kriminelėt e luftės pėr t’iu nėnshtruar procesit gjyqėsor nė Kosovė si dhe ta nisė procesin e dėnimit tė kriminelėve tė luftės, tė cilėt janė tė lirė nė Serbi,
    c.Reparacionet dhe dėmshpėrblimi pėr shkatėrrimet materiale tė pronės – Serbia duhet t’i paguajė dėmet e luftės dhe okupimit, ta kthejė fondin e grabitur pensional, depozitat bankare tė qytetarėve tė Kosovės, librat kadastralė dhe mbi 1200 eksponateve kulturore,
    d.Tė drejtat reciproke – Serbia duhet ta ndėrpresė shtypjen e shqiptarėve autoktonė nė Luginėn e Preshevės dhe shkeljen e tė drejtave tė tyre njerėzore dhe kombėtare, por edhe ndaj shqiptarėve tė tjerė qė jetojnė nė Serbi. Serbia duhet tė garantojė pėr shqiptarėt me kushtetutė tė drejta dhe liri tė nivelit tė njėjtė me ato tė serbėve nė Kosovė.

    4.Edhe pas plotėsimit tė kėtyre kushteve Kosova, nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė negociojė me Serbinė rregullimin e brendshėm territorial dhe institucional tė vendit.

    5.Kuvendi i Republikės sė Kosovės kėrkon nga Ekzekutivi dhe institucionet e tjera pėrkatėse ndėrprerjen e bisedimeve tė pėrgatitura qė tė fillojnė mė 8 mars 2011 dhe t’i nisė pėrgatitjet pėr grumbullimin dhe hartimin e dokumenteve dhe materialit tjetėr tė nevojshėm pėr argumentimin e kushteve tė sipėrpėrmendura.


    Komentet e Juaja ne lidhje me kete.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #-8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    jo more kjo e vetfundosjes qe eshte e perpilueme prej qaqiqi eshte ma e mira haaaaaaaaa
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #-7
    Citim Postuar mė parė nga Fara11 Lexo Postimin
    jo more kjo e vetfundosjes qe eshte e perpilueme prej qaqiqi eshte ma e mira haaaaaaaaa
    He Fara11 alias Llapi-Hard e Loti99 !!!!!

    A cdo herash duhesh te nderhysh me keto propaganda tuaja ore i gjore nga mendja e shkrete qe ke !!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ARIANI_TB : 08-03-2011 mė 11:29
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #-6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2010
    Postime
    98
    Rezoluta e VEtevengosjes eshte e mire dhe e pranueshme per tere shqiptaret.por ne kete moment e pa realizueshme ,sepse shteti i Kosoves ne keto momente nuk ka mundesi me realizuar dhe me shtij ne veorim kete rezolute te VV.Shkak eshte se ne Kosovw qe nga perzenja e ushtrise e policise serbe ne Kosove eshte KFOR-i .UNMIK-u dhe rani EULEX-i,qe dmth ata jane mbi ligjin dhe kushtetuten e Kosoves.Prandaj edhe VV duhet ti kuptoj keto fakte dhe te veproj ne keto rrethana.Deri sa komuniteti nderkombetare te ekzistoi ne Kosove,ata do jene mbi ligjin dhe kushtetuten.prandaj nuk duhet par per te madhe qeverise ne keto momente sepse nukmund te bejne asgje me shume.

  5. #-5
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Kjo e V.V eshte qesharaka me shume, po mendoj ne materie ..
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  6. #-4
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anėtarėsuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    Citim Postuar mė parė nga Gogi Lexo Postimin
    Kjo e V.V eshte qesharaka me shume, po mendoj ne materie ..
    he bre gogel shpresojm qe materja jote te jete me e qart ne mendjen tuaje se deri me tashe ka qen mu si goglat kur hapen qe dalin te krimbura.

  7. #-3
    FT: Nė bisedime, Kosova humb, Serbia fiton09-03-2011 11:47 CET Kanė filluar bisedimet e para tė drejtpėrdrejta nė mes tė Kosovės dhe Serbisė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia para tri vjetėsh, shkruan gazeta prestigjioze londineze “The Financial Times” (FT), raporton QIK.

    Pasi jep prononcime tė tė dy kryenegociatorėve, Edita Tahirit dhe Borko Stefanoviqit, FT pėrkujton dėshtimin e bisedave tė viteve 2006-2007, me ndėrmjetėsimin e Marti Ahtisaarit, emisarit special tė OKB-sė, qė “shtyri SHBA-tė dhe shumicėn e vendeve anėtare tė BE-sė tė mbėshtesin aspiratat shtet-formuese tė shqiptarėve tė Kosovės”.

    “Kėsaj radhe, Kosova ka mė shumė ē’tė humbė, ndėrsa Serbia ē’tė fitojė nė rrafshin politik”, shkruan korrespondenti i FT-sė nga Beogradi, duke konstatuar se tė dyja palėt duan tė sigurojnė investitorėt e huaj dhe tė bashkėpunojnė me Perėndimin.

    Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė (GJND) shpalli nė korrikun e vitit tė kaluar se deklarata e pavarėsisė e Kosovės nuk ka shkelur tė drejtėn ndėrkombėtare, pėrkujton FT, ndėrsa thekson se Serbia ka fituar simpati tė BE-sė me miratimin e rezolutės sė pėrbashkėt nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė nė shtator qė bėn thirrje pėr “dialog...pėr tė pėrmirėsuar jetėn e njerėzve”.

    Duke ilustruar mospajtimet qė do tė diskutohen, FT thotė se Serbia refuzon tė pranojė vulat doganore me emėrtimin “Republikė e Kosovės”, duke insistuar nė referencėn “UNMIK”. Pėr pasojė, prodhuesit e Kosovės nuk mund tė transportojnė mallrat e veta nėpėr Serbi. Tė dyja shtetet janė pa dalje nė det, por Serbia kufizohet me BE-nė, shkruan FT.

    Sipas gazetės, “vula me emėrtimin ‘Kosovė’ mund tė jetė e pranueshme nga tė dyja palėt”, ka thėnė njė diplomat kosovar, qė nuk pėrmendet me emėr. Duke dhėnė njė ilustrim tjetėr tė llojit tė kompromisit qė mund tė gjejnė Kosova dhe Serbia nė bisedime, FT thotė se Kosova ka kryesinė e CEFTA-sė, njė grupi tė shteteve tė Evropės juglindore qė synojnė anėtarėsimin nė BE.

    “Zyrtarėve tė vendeve tė CEFTA-s mund t’u duhet tė mbajnė thjesht shenja me emrat e tyre personalė, pa tituj apo emra tė shteteve”, konstaton gazeta londineze.

    Ndėr temat pėr diskutim pėrfshihen telefonia mobile, aviacioni dhe targat e automjeteve – “fusha ku pritet tė ngrihet ēėshtja e vėshtirė e sovranitetit”, pėrfundon FT.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #-2
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Citim Postuar mė parė nga SKIFTERI&12.05 Lexo Postimin
    he bre gogel shpresojm qe materja jote te jete me e qart ne mendjen tuaje se deri me tashe ka qen mu si goglat kur hapen qe dalin te krimbura.
    U pa ne zgjedhjet e fundit ...
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •