
Postuar më parë nga
vajz
03 Mars 2011 - 11:14 | Kosova
Vrasja e 2 ushtarëve nga kosovari, dyshohet 'prapavija islamiste'
BERLIN-Prokurorët federalë në Gjermani që kanë marrë përsipër hetimet për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit.
Policia tha se hetuesit dyshojnë se sulmuesi është ekstremist islamist. "Kryeprokurori federal po drejton hetimin", tha zëdhënësi i policisë, Jyrgen Linker. Zyra e prokurëve federalë në Karlsruhe, Gjermani, është përgjegjëse për rastet "terroriste".
Dojce Vele thekson sot se sulmi ndaj një autobusi me ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani është e mundur të ketë pasur prapavijë islamiste, shkruan revista gjermane Spiegel në versionin e saj online.
Sipas faqes online të revistës gjermane 'Der Spiegel' organet gjermane dhe amerikane të sigurisë po hetojnë me intensitet të lartë për të zbuluar, nëse të shtënat në Aeroportin e Frankfurtit ishin një atentat i qëllimshëm terrorist kundër ushtrisë amerikane dhe nëse rrezikohen sulme të tjera ndaj ushtarëve amerikanë në Gjermani.
Duke iu referuar qarqeve gjermane të sigurisë dhe autoriteteve amerikane Spiegel Online shkruan, se ndërkohë ka tregues të qartë për lidhje të sulmuesit me qarqe islamiste në Gjermani. Madje në SHBA druajn, se i riu mund të jetë pjesë e një celule terroriste dhe se duhen pritur atentate të tjera ndaj caqeve amerikane në Gjermani.
SHBA-ja ka dërguar hetues në Gjermani. Pohimi se kemi të bëjmë me atentat terrorist, bazohet kryesisht në hetimet fillestare në lidhje me të dyshuarin. Spiegel Online thotë, se sipas familjes së tij, që jeton në Mitrovicë, atentatori është një besimtar mysliman, i cili ka punuar në Aeroportin e Frankfurtit.
Gjithnjë sipas Spiegel Online hetuesit gjermanë verifikuan një faqe facebook-u, e cila sipas të gjitha gjasave është përgatitur nga atentatori 21 vjeçar. I riu paraqet atje hapur brumosjen e tij islamiste. Sipas hetuesve faqja dëshmon një mendësi radikale të të riut.
Kurse gazeta "Die Welt" shkruan se i riu punonte në aeroportin e Franfkurtit dhe se ungji i tij ka thënë se ai është "besimtar mysliman". I ungji, që jeton në një fshat të Kosovës ka shpjeguar se i riu është rritur në Gjermani. Prindërit e tij kanë emigruar atje, 40 vjet më parë, shkruan Die Welt.
Murat Uka, i cili e identifikoi veten si ati i sulmuesit, tha se e vetmja gjë që dinte për djalin e tij ishte se nuk kishte shkuar në punë dje.
Aeroporti i Frankfurtit refuzoi të komentojë nëse i dyshuari punonte aty. Ky është aeroporti i dytë më i madh në Evropë pas atij të Parisit, i cili përdoret në mënyrë rutinore nga ushtarë amerikanë të vendosur në Gjermani, për ardhje dhe shkuarje.
Televizioni amerikan ABC News raportoi se sulmuesi me rastin e hapjes së zjarrit kishte thirrur “Allahu Ekber”. Ai thuhet se ka shtënë nëntë herë, para se të kapej nga policia.
Zëdhënësi i policisë së qytetit, Manfred Füllhardt, tha se në autobus kishte pilotë të Ekipit të Forcave të Sigurisë, që sapo kishin arritur nga baza Lakenheath në Angli. Autobusi ishte bërë gati të nisej për në bazën ushtarake amerikane në Ramstein, disa kilometra në jugperëndim të Aeroportit të Frankfurtit.
Të mërkurën, një sulmues i qëlloi për vdekje dy ushtarë amerikanë dhe i plagosi rëndë dy të tjerë, ndërsa autobusi i tyre priste që t'i transportojë nga aeroporti i Frankfurtit në bazën ajrore Ramstein, tha policia gjermane,.
Hetuesit në Shtetet e Bashkuara dhe në Gjermani thanë se ka indicje në rritje se sulmuesi 21 vjeçar Arid Uka me origjinë nga Kosova, ishte ekstremist islamik. Vrasja u denua nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti amerikan, Barak Obama si dhe nga personalitetet kosovare.
(d.b/BalkanWeb)
shpresoj qe ky lajm te hedhe drite mbi personin qe beri kete sulm nese ishte nje i degjeneruar apo nje i indoktrinuar. sido qe te jete, edhe pse eshte akt i nje individi, pasojat bien mbi gjithe shqiptaret, eshte koha tani qe tu vihet fre ekstremistave fetare ne Kosove, Shqiperi apo kudo ku ka shqiptare
Krijoni Kontakt