Close

Rezultati i Sondazhit: Çka mendoni për vrasjen e ushtarëve amerikanë nga Arid Uka?

Votues
47. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Krim terrorist islamik

    26 55.32%
  • Nuk ka lidhje me fenë e paqes

    13 27.66%
  • Nuk i prek shqiptarët dhe nuk më intereson

    8 17.02%
Faqja 0 prej 111 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1106
  1. #-9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Thumbs down Kosovari që vrau dy ushtarë amerikanë në Frankfurt: Arid Uka, burgim të përjetshëm

    Frankfurt, 2 mars - Dy persona kanë vdekur në Aeroportin e Frankfurtit, pasi që një kosovar ka shtënë në drejtim të një autobusi, që bartte ushtarë amerikanë, ka njoftuar policia gjermane. Dy persona të tjerë në autobus, që besohet se janë ushtarë, kanë marrë plagë serioze. Policia ka arrestuar një 21-vjeçar nga Kosova.
    Shoferi dhe një ushtar ka vdekur në sulm Nuk është e qartë nëse ky është një sulm terrorist.


    Koha.net

    -------------

    Për veten time shpresoj qe ky te jetë ndonjë i sëmurë psiqik,perndryshe nëse është sulm terrorist,atëhere mjerë për ne si shqiptarë,njerëz jofalenderues,bukepermbysur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-10-2011 më 15:08

  2. #-8
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Si duket e vertete qenka kjo.
    Edhe frankfurter allgemeine zeitung shkruan te njejten gje.

    http://www.faz.net/s/Rub77CAECAE94D7...~Scontent.html

  3. #-7
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga Silverwings Lexo Postimin
    Frankfurt, 2 mars - Dy persona kanë vdekur në Aeroportin e Frankfurtit, pasi që një kosovar ka shtënë në drejtim të një autobusi, që bartte ushtarë amerikanë, ka njoftuar policia gjermane. Dy persona të tjerë në autobus, që besohet se janë ushtarë, kanë marrë plagë serioze. Policia ka arrestuar një 21-vjeçar nga Kosova.
    Shoferi dhe një ushtar ka vdekur në sulm Nuk është e qartë nëse ky është një sulm terrorist.


    http://www.koha.net/index.php?cid=1,6,51189

    -------------

    Për veten time shpresoj qe ky te jetë ndonjë i sëmurë psiqik,perndryshe nëse është sulm terrorist,atëhere mjerë për ne si shqiptarë,njerëz jofalenderues,bukepermbysur.
    Me se pari mjer per ata qe ka sulmuar ushtaret sepse ai Kosovari ( sic po quhet e garant eshte Shqiptar nga Kosova) do kalbet ne burg per tan jeten. Ai nuk e perfaqeson Kosoven, ai perfaqeson veteveten, sepse ke edhe Amerikan terrorista te ndryshem, mirepo nuk e perfaqesojne Ameriken.

    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  4. #-6
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    nuk dihet ende kush ka shten (zeri i amerikes).



    nese eshte shqiptare te denohet me vdekje.

  5. #-5
    Gjera qe priten. Talibane te tille ke dhe ne forum. Nga ata qe urrejne cdo gje amerikane se me demek po ndrydhin myslimanet ne gjithe boten. Rrace e ndyre dhe barbare

  6. #-4
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga SKIFTERI&12.05 Lexo Postimin
    nuk dihet ende kush ka shten (zeri i amerikes).



    nese eshte shqiptare te denohet me vdekje.
    FAZ,qe eshte gazete prestigjioze,plus ka bazen ne vendin ku eshte kryer sulmi,pra Frankfurt,pohon se eshte ndaluar nje kosovar 21 vjeçar ne lidhje me sulmin.


  7. #-3
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Gjera qe priten. Talibane te tille ke dhe ne forum. Nga ata qe urrejne cdo gje amerikane se me demek po ndrydhin myslimanet ne gjithe boten. Rrace e ndyre dhe barbare
    Ja çfarë urrejtje ndjellin ata që thirren kinse e luftojnë përçarjen e kombit.

    A do t'iu kerkosh falje shqiptarëve të besimit islam nëse akti zbulohet se nuk ka prapavijë fetare?!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  8. #-2
    Jo, sepse i konsideroj dhe do vazhdoj ti konsideroj gjithmone si TALIBANE. Percarja e kombit nuk vjen nga evidentimi i nje fenomeni po nga ata qe e mbeshtesin dhe e ushqejne ate. Prapavije ose jo fetare, ekstremista te tille gjen dhe ne forum. Mos valle duhet te te jap citimet e postimeve te tyre?

  9. #-1
    Arif Uka nga Mitrovica. Bravo, ne krye te lajmeve te Yahoo-s

    http://news.yahoo.com/s/ap/20110302/...rport_shooting
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  10. #0
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Arif Uka dyshohet se vrau amerikanët

    Ministri Bajram Rexhepi tha se i dyshuari për vrasjen e ushtarëve amerikanë është Arif Uka, shtetas i Kosovës.
    Nga Jeton Musliu më 02 mars 2011 në ora 17:55

    (E plotësuar) Përderisa Policia Gjermane ende nuk ka komentuar rreth identitetit të dyshuarit që vrau dy ushtarët amerikanë në Aeroportin e Frankfurtit, portali “Spiegel.de” raporton se Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i ka thënë agjencisë amerikane të lajmeve “AP” se “Policia e ka arrestuar dhe identifikuar për këtë rast Arif Ukën, qytetar i Kosovës”.

    “Jemi duke u përpjekur që të konfirmojnë nëse sulmi është organizuar apo është sulm i ndonjë natyre tjetër”, ka thënë Rexhepi.

    Mirëpo në një prononcim për ExpressOnline, para pak çastesh, Ministri Rexhepi u shpreh i pasigurt nëse vërtetë bëhet fjalë për shtetasin Arif Uka nga qyteti i Mitrovicës, megjithëse deklarata e tij për “AP” tashmë është publikuar në të gjitha mediat botërore.

    Ndërkohë Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se Gjermania do të bëjë gjithçka është e mundur për zbardhjen e rastit.

    Ajo dënoi, siç e quajti incidentin e tmerrshëm, që ndodhi në Aeroportin e Frankfurtit.


    Kosovari vret dy ushtarë amerikanë

    Personat e vrarë dhe të plagosur, sipas një burimi të CNN-it, janë pjesëtarë të forcës ushtarake ajrore amerikane nga baza Lakenheath në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithëkëtë, sipas tij, këto janë vetëm informacione preliminare.

    Ata ishin forca të sigurisë dhe ndodheshin rrugës për në misionin e tyre, për t’u ndërruar, ka deklaruar burimi i CNN-it, pa mundur të tregojë në mënyrë specifike se ku kanë qenë duke shkruar.

    Sipas burimeve, ata fluturonin me një linjë civile fluturimi dhe jo me ndonjë aeroplan ushtarak.

    Besohet se policia gjermane ka ndaluar një të ri nga Kosova, dyshohet se ai është i nacionalitetit serb.

    Baza amerikane Ramstein në Gjermani rregullisht përdor fluturimet komerciale nga aeroporti i Frankfurtit.

    17:25:16

    Sipas mediave gjermane, të shtënat kanë ardhur nga brenda autobusit.

    Ndërkohë, Policia Gjermane ka deklaruar se dy persona kanë vdekur pasi një person i armatosur ka hapur zjarr në një autobus që bartte ushtarë amerikanë në Aeroportin e Frankfurtit.

    Vozitësi i autobusit dhe një ushtar amerikan raportohen se janë vrarë, kurse dy të tjerë janë plagosur rëndë.

    Një 21 vjeçar që dyshohet se është nga Kosova është arrestuar nga policia, nën dyshimet se ai ka qëlluar mbi amerikanët.

    Autobusi ndodhej përballë Terminalit 2 në Aeroportin e Frankfurtit që është i dyti për nga madhësia në Europë.

    Policia u ka deklaruar mediave gjermane se ende nuk është e qartë nëse kjo ka të bëjë me ndonjë akt terrorist.

    Zëdhënësi i Policisë Gjermane, Jurgen Linker i ka deklaruar gazetës "Die Welt" se dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda autobusit.

    Ndërkohë, korrespondenti i BBC'së në Berlin, Stephen Evans ka njoftuar se aerporti nuk është shumë larg nga baza ajrore Ramstein, ku ndodhet e vendosur selia kryesore e Forcave Ajrore Amerikane në Europë.

    17:07:16

    Dy ushtarë amerikanë janë qëlluar për vdekje sot në Aeroportin e Frankfurtit.

    Ndërkohë, burime të Sky News tregojnë se edhe dy persona të tjerë janë plagosur në këtë incident kurse policia ka arrestuar menjëherë një 21 vjeçar nga Kosova që dyshohet se e ka kryer aktin.

    Sipas raporteve, të shtënat mbi ushtarët kanë ndodhur në autobus ose afër tij.

    Ngjarja ka ndodhur përballë terminalit 2 të Aeroportit të Frankfurtit që është i dyti më i madh në Evropë, ka deklaruar zëdhënësi i Aeroportit.

    http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,15,48712

Faqja 0 prej 111 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •