Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 89
  1. #51
    Natyrisht qe ca qarqe nderkombetare - me ndihmen e Rusise dhe Serbise jo vetem qe dojne te na ndrojne me Komb, me Flamur e tani edhe me Hymne, kinse tani Hymni i Kosoves do kete tekstin e vet. Kjo nuk eshte asgje tjeter vecse nje mashtrim i rradhes nga ca qarqe nderkombetare per te vetmin qellim sepse tani po pergaditen per bisedimet me Serbine, ku natyrisht humbesi ma i madh i ketyre bisedime do jete vete Kosova dhe populli Shumice Shqiptar i saj.

    Keto bisedime do e mundosjne Serbine qe te jete me afer hyrjes se BE-se, ne keto bisedime Serbia do e forcoj edhe me shume poziten e saj ne veri te Kosoves, duke ua dhene status special minoritetit serb atje, pra pjesa veriore e Kosoves do jete nje mini shtet perbrenda Shtetit Jo funksional te Kosoves, ndersa pjeseve tjeta ku jane serbet do iu ipet me shume se sa ce kane te drejta me Pakon e Ahtisarit.

    Pra kjo kinse tani hymni i imponuar i Kosoves do jete po ashtu me nje tekst te imponuar do jete vetem nje loje e fliqur e ketyre nderkombetareve qe nje menyre apo tjeter tia c'rojetoj mendjen popullit, pra te le popullin te miret me flamur e me hymna te imponuar kurse keta nderkombetar se bashku me Rusine dhe Serbine tia nisin bisedimeve me Serbine per ndarjen e Kosoves perbrenda dhe per shitjen e pasurive shteterore te Saj.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #52
    Bisedimet e kėqija pėr Kosovėn
    Publikuar: Sot, mė 01 mars 2011


    Dhjetė arsye pse bisedimet me Serbinė tani janė tė dėmshme pėr Kosovėn



    Qeveria e Kosovės tashmė e ka hedhur hapin e parė drejt bisedimeve me Serbinė. Muaji mars pritet tė sjellė fillimin e kėtij procesi qė ėshtė paralajmėruar e trumbetuar kohė tė gjatė. Por, derisa vetė procesi i bisedimeve me Serbinė quhet teknik, esenca e tij ėshtė krejtėsisht politike, dhe gjasat janė se do tė prekė nė disa prej shtyllave mbi tė cilat ėshtė ndėrtuar shteti i pavarur i Kosovės, prej shmangieve nga Plani i Ahtisaarit, deri tek modifikimet qenėsore qė do tė pasojnė nė rendin kushtetues tė Kosovės.
    Do t’i numėroj vetėm dhjetė nga arsyet pse Kosova nuk do tė duhej tė hynte nė kėtė proces tani, dhe nė kėtė mėnyrė, me kėto institucione tė kontestuara, dhe me kėtė paqartėsi rreth agjendės.

    1. Agjenda. Ėshtė e papėrgjegjshme tė pranohet njė proces bisedimesh derisa nuk e dimė saktė se cila ėshtė agjenda e atij procesi. Prej temave e ēėshtjeve qė do tė bisedohen dhe kushteve tė dialogut, deri tek ritmi dhe pozicionet e palėve nė proces. Termi “bisedimet teknike”, me tė cilin mėtohet qė procesit t’i hiqet pesha politike, ėshtė mashtrues. Nuk ka probleme teknike mes Kosovės dhe Serbisė. Ēdo ēėshtje kontestuese mes Kosovės e Serbisė ėshtė skajshmėrisht politike dhe prek nė esencėn e konfliktit mes nesh. Dėshmia mė e madhe se kemi tė bėjmė me njė proces jashtėzakonisht politik ėshtė edhe vetė rėndėsia qė Bashkimi Evropian i jep dialogut, i cili, sipas burimeve nga Brukseli, ėshtė nė mesin e dy-tri top-prioriteteve tė baroneshės Ashton. Tė ishte kjo njė ēėshtje “teknike” (term ky qė ėshtė sajuar pėr tė lėnė pėrshtypjen se bėhet fjalė pėr njė ēėshtje dytėsore, tė njė rėndėsie tė vogėl) procesi do tė kishte filluar qė moti. Vetė pesha politike qė i jepet fillimit tė kėtij “dialogu” tregon qartė rėndėsinė e tij politike.

    2: Qėllimi. Ka njė mjegull qė e rrethon qėllimin e vėrtetė tė procesit. Derisa vazhdimisht flitet pėr nevojėn qė Kosova dhe Serbia tė normalizojnė raportet, qėllimi i madh i Brukselit nė kėtė proces – sė paku nė kėtė moment – ėshtė qė t’i hapė dyert e anėtarėsimit nė BE pėr Serbinė. Por, nė mungesė tė njė shenje edhe mė tė vogėl se i njėjti qėllim vlen edhe pėr Kosovėn – pra hapja e dyerve pėr anėtarėsim nė BE – konkludimi i vetėm logjik ėshtė se objektivi i procesit ėshtė qė Serbisė t’i lehtėsojė arritjen e statusit tė kandidatit pėr anėtarėsim nė BE, ndėrsa Kosova kėtu ėshtė personazh anėsor, apo edhe njė statist, qė shėrben pėr arritjen e objektivit.
    Kjo pėrbėn problem edhe praktik, meqė nuk ka asnjė garanci pėr sjelljen e moderuar tė Serbisė nėse ajo zė hapin para Kosovės nė afrimin me BE-nė, qė lė mundėsinė e bllokimit dhe shantazhimit tė Kosovės nga Beogradi nė fazat e mėvonshme tė procesit tė afrimit me Brukselin.

    3: Statusi. Shpeshherė ėshtė thėnė se nė bisdeimet me Serbinė pavarėsia e Kosovės nuk do tė diskutohet. Por, fakti i pakontestueshėm ėshtė se dialogu ėshtė mjet qė e vonon dhe shtyn legjitimimin e plotė evropian e ndėrkombėtar tė shtetėsisė sė Kosovės. Sepse procesi i dialogut u ofron edhe njė arsyetim vendeve qė nuk e njohin ende Kosovėn shtet qė tė presin mė shumė me njohjen e mundshme, sidomos brenda BE-sė, ku mosnjohja nga pesė vendet anėtare ka bėrė qė BE-ja tė ketė qėndrim “neutral” ndaj statusit tė Kosovės. Me vetė faktin se ka njė distancim nga vetė BE-ja ndaj statusit tė Kosovės, statusi, si i tillė, ėshtė i kontestueshėm edhe nga vetė Brukseli, andaj edhe askush nuk mund tė garantojė se statusi (apo modifikimi i tij) nuk mund tė rihapet, nė ndonjė fazė tė procesit.

    4: Ndėrmjetėsimi. Bashkimi Evropian shėrben si ndėrmjetėsues nė kėtė proces, dhe ky, nė vetvete, pėrbėn problem. Sė pari, BE-ja ėshtė “neutrale” ndaj statusit tė Kosovės (me ēka ėshtė neutrale edhe ndaj ēdo aspirate tė shtetit tė Kosovės, pėrfshirė edhe aspiratėn pėr anėtarėsim nė BE). Por BE-ja nuk ėshtė “neutrale” ndaj aspiratave tė Serbisė pėr t’u anėtarėsuar nė BE. Kjo prish balancėn qė njė ndėrmjetės duhet ta ketė pėr tė qenė nė distancė tė njėjtė nga tė dyja palėt e pėrfshira nė proces. Po ashtu, derisa njė prej qėllimeve kryesore tė procesit ėshtė qė BE-ja tė fitojė edhe njė shtet-anėtar – Serbinė – vetė BE-ja nuk ėshtė vetėm njė ndėrmjetės, por ėshtė palė e interesuar, pėr tė cilėn rezultati i procesit ėshtė me rėndėsi tė madhe. Andaj, dialogu do tė jetė negativ derisa nuk arrihet modaliteti qė e bėn edhe BE-nė tė jetė palė nė kėtė diskutim, me qėllime e pritje tė deklaruara qartė, qė do tė duhej tė pėrfshinin synimin qė procesi t’i sjellė tė dyja vendet – edhe Kosovėn, edhe Serbinė – si tė pavarura nė BE.

    5: Prioritetet. Kosova ėshtė vend i varfėr, me probleme enorme tė brendshme, me institucione tė brishta, qė tani kanė njė kredibilitet tė vėnė nė dyshim, dhe njė legjitimitet tė kontestuar fuqishėm. Prioriteti i Kosovės nuk do tė duhej tė ishte dialogu me Serbinė, por njė pėrpjekje masive pėr tė riparuar pjesėn e riparueshme tė dėmit qė i ėshtė shkaktuar vendit nga kriza e inskenuar politike e gjashtė muajve tė fundit. Prioritet i institucioneve tė Kosovės do tė duhej tė ishte reformimi urgjent i sistemit zgjedhor dhe ligjeve tė ndėrlidhura, meqė ėshtė parė qartė se ēfarė keqpėrdorimesh janė kryer gjatė zgjedhjeve parlamentare dhe votimit tė institucioneve tė reja tė vendit. Ky ėshtė prioritet mbi prioritete, nėse nuk duam qė zgjedhjet e ardhshme (qė mund po ashtu tė jenė tė parakohshme) tė na shndėrrohen nė pėrsėritje tė krizės sė fundit. Lista e prioriteteve tjera tė Kosovės, ku momentalisht nuk mund tė bėjė pjesė dialogu, vazhdon me ēėshtjen e situatės sė turpshme ekonomike e sociale, e cila po i godet shumicėn e qytetarėve tė Kosovės, ndėrsa Qeveria e kaluar, me po tė njėjtin kryeministėr, nuk ka bėrė asgjė pėr tė krijuar njė rrugėdalje pozitive. Kanalizimi i energjive nė drejtim tė dialogut do tė dėmtojė gjasat edhe ashtu tė vogla qė Qeveria e re tė mund tė adresojė problemet e qytetarėve, dhe njėkohėsisht tė riparojė imazhin e vet qė tani ėshtė katastrofal.

    6: Veriu. Kosova ka Thembrėn e vet tė Akilit nė veri, dhe ky nuk ėshtė lajm i ri. Por lajmi i ri mund tė jetė qė veriu do tė bėhet monedha kryesore pėr pazar nė dialogun e paralajmėruar me Serbinė. Njerėzit nuk do tė duhej tė mashtroheshin nga deklaratat politike e zyrtare se veriu nuk ėshtė pjesė e diskutimeve.
    Mėnyra e ndėrtimit tė procesit nga Brukseli mė ngjan me anekdotėn pėr bretkosėn qė vendoset nė ujė tė ftohtė, i cili ngrohet gradualisht deri nė vlim, ndėrsa bretkosa nuk e vėren deri nė fundin e saj, kur mbytet e pėrvėluar. Nė rastin tonė, Brukseli nis dialogun me ēėshtje tė imėta, “teknike”, ndėrsa Kosova, nė rolin e bretkosės, supozohet se nuk do tė vėrejė ngrohjen e procesit deri nė momentin kur do tė jetė vonė. Vlimi i ujit, nė kėtė rast, ėshtė hapja e diskutimit pėr veriun dhe modifikimi i Planit tė Ahtisaarit.
    Kėshtu, nė start tė bisedimeve nuk do tė bisedohet pėr veriun, por gradualisht, me njė tempo konstante, dialogu do tė zgjerohet pėr tė pėrfshirė ēdoherė e mė tepėr ēėshtje tė ndjeshme, dhe pėr tė arritur tek ēėshtjet e “rėnda” politike nga fundi i tij.
    Sigurisht, veriu dhe pozicioni i minoritetit serb nė Kosovė nuk do tė adresohet si njė ēėshtje, por pėrmes ringjalljes sė heshtur tė 6 pikave tė famshme tė Ban ki Moonit dhe integrimit tė tyre veē e veē nė agjendėn e bisedimeve, nė fund synohet tė arrihet njė zgjidhje komplekse qė do tė imponojė si tė pashmangshėm njė nivel tė ri tė autonomisė pėr serbėt nė veriun e Kosovės. Kjo mund tė mos quhet “autonomi” nė letėr, por nė realitet do tė jetė, para sė gjithash, legalizim i strukturave paralele serbe dhe ndėrhyrjes sė Beogradit atje.
    Parimi i njėjtė mbase do tė vlejė edhe pėr komunat me shumicė serbe nė pjesėn tjetėr tė Kosovės, por fakti qė veriu ėshtė territor kompakt i lidhur me Serbinė, pothuaj i shkėputur nga Kosova, do ta bėjė autonominė e veriut njė realitet tė painjorueshėm. Dialogu thjesht do tė legalizojė gjendjen e tanishme atje.

    7: Negociimi. Vetė procesi i bisedimit ėshtė i paqartė, i mjegulluar, ndėrsa nga ana e Kosovės kemi mungesė tė ēfarėdo agjende apo dokumenti bazė pėr tė hyrė nė kėtė proces. Vėrtet, Kosova tani ka emėruar Edita Tahirin nė pozicionin e shefes sė delegacionit pėr dialog, por ky emėrim nuk u pėrcoll me ndėrtimin e njė ekipi pėr kėto bisedime, ndėrsa nuk ka ende asnjė dokument qė do tė mund tė quhej “platformė pėr dialog me Serbinė”. Pėr mė tepėr, vetė emėrimi i znj. Tahiri duket se erdhi “aksidentalisht”, pasi ajo mė tepėr ishte e pėrfolur pėr postin e presidentes sė vendit, ndėrsa para emėrimit tė saj pozicioni u ishte ofruar disa figurave tjera politike qė e refuzuan.
    Nė rrethana tė tilla, ėshtė e qartė se nga pala kosovare bėhet fjalė pėr improvizim tė skajshėm, qė po aq qartė tregon edhe mungesėn e ēfarėdo strategjie apo vizioni se si dhe ēka duhet bėrė nė kėtė proces, nėse hyrja nė tė ėshtė e pashmangshme.
    Qeveria e kaluar e Hashim Thaēit e ka ditur prej verės sė kaluar se pritjet e BE-sė janė qė Kosova tė hyjė nė dialog me Serbinė, dhe, derisa asnjėherė nuk e ka refuzuar kėtė ide, ajo as nuk ka ndėrmarrė ndonjė hap pėr tė ndėrtuar pozicionin e Kosovės.
    Kėshtu, Kosova hyn nė dialog, nė bisedime apo edhe negociata – siē i quan kryetari Pacolli – pa njė pozicion tė ndėrtuar pėr ēka do tė diskutojė, ēka pret nga ky proces dhe cili duhet tė jetė pėrfitimi i Kosovės aty.
    Kryeministri dhe Qeveria e kaluar kanė lejuar qė procesi tė ndėrtohet si imponim, pa asnjė pėrfitim konkret tė Kosovės, madje as diēka qė tė gjithė tė tjerėt nė rajon tashmė e kanė – liberalizim tė vizave.

    8: Zbatimi. Nė situatėn e tanishme, me institucione qė morėn pushtetin nė Kosovė nė njė proces skajshmėrisht tė dėmtuar, jodemokratik e tė kontestuar, zbatimi i njė marrėveshjeje tė mundshme nga procesi i dialogut me Serbinė do tė shndėrrohet nė konfrontim tė brendshėm politik nė Kosovė. Sepse, para sė gjithash, spektri politik i Kosovės, ajo pjesė qė ka mbetur nė opozitė, por edhe njė pjesė nga radhėt e vet Partisė Demokratike nė pushtet, ėshtė pėr t’u pritur se do tė kontestojė ashpėr marrėveshjet dhe koncesionet e mundshme qė Kosova pritet t’i pranojė nė bisedime me Beogradin dhe BE-nė.

    9: Pacolli. Kryetari i kontestuar i Kosovės, Behgjet Pacolli, tashmė ėshtė e qartė se sjell edhe njė dimension negativ nė procesin problematik tė bisedimeve me Serbinė: ka legjitimitet tė kontestuar brenda Kosovės, dhe kredibilitet tė dėmtuar jashtė saj. E para, pėr shkak tė mėnyrės si erdhi nė krye tė shtetit, ndėrsa e dyta pėr shkak tė sė kaluarės sė tij prej biznesmeni qė pas vetes ka lėnė lidhje problematike me diktatorė.
    Bashkė me Thaēin, Pacolli pėrbėn pikėn e dobėt tė Kosovės, duke marrė parasysh se tė dy janė tė lėndueshėm edhe jashtė, edhe brenda Kosovės. Jashtė, pėr shkak tė imazhit, nė rastin e Pacollit tė njė biznesmeni me lidhje tė dyshimta prej Beogradit e Moskės, deri nė Astanė e Tripoli. Dhe brenda, pėr shkak tė mėnyrės sė ardhjes nė pushtet, nė njė proces skajshmėrisht tė kontestueshėm zgjedhor, dhe pėrmes njė pazari politik me kreun e Qeverisė, Hashim Thaēin.

    10: Thaēi. Edhe Kryeministri i Kosovės hyn nė proces i dėmtuar nga kredibiliteti edhe jashtė Kosovės, edhe brenda saj.
    Jashtė vendit, pėr shkak tė akuzave qė i janė bėrė muajve tė fundit nga Kėshilli i Evropės, e qė e kanė kufizuar tej mase fushėveprimin e tij, ndėrsa brenda vendit ėshtė dėmtuar skajshmėrisht sė pari nga procesi i keq zgjedhor nėpėr tė cilin e udhėhoqi Kosovėn, pastaj edhe nga koalicioni qeverisės qė ndėrtoi duke i falur Pacollit postin e presidentit tė vendit, me gjithė kundėrshtimet, madje edhe brenda radhėve tė partisė sė vet.
    Pėr mė tepėr, mėnyra e marrjes sė vendimeve pa konsulta e ka pėrkeqėsuar marrėdhėnien e tij skajshmėrisht edhe me fraksione brenda partisė sė vet, njė gjė qė do tė ishte problem edhe nėse Thaēi do tė kishte dy tė tretat e votave nė Kuvendin e Kosovės.
    Mė njė shumicė tė brishtė parlamentare, e cila mbase edhe nuk do tė mbetet shumicė pėr kohė tė gjatė, situata e tillė pėrbėn rrezik tė madh pėr stabilitetin e brendshėm politik, e nė kombinim me mungesėn e suksesit nė pėrballje me problemet sociale e ekonomike, ėshtė njė recetė pėr tensione dhe konflikt tė brendshėm.
    Nė kėtė kontekst, ēdo hap mė shumė nė procesin e dialogut me Serbinė qė do tė mund tė shihet si koncesion i Thaēit para Serbisė do t’i faturohet mė sė shumti atij, dhe kjo nuk ėshtė mė situatė nga koha e koalicionit tė madh, kur pushteti kishte luksin tė merrte vendime pa asnjė konsultė.
    Tani, nė bankėn opozitare janė ulur tri parti tė fuqishme, qė nė fakt mė shumė e pėrfaqėsojnė shumicėn e kėtij vendi se sa koalicioni qeverisės.
    Dhe ky do tė jetė problem i madh pėr tė gjithė. Me ose pa bisedime. Posaēėrisht me bisedime!

    agronb@kohaditore.com
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #53
    Dialogu me Serbinė garanton Qeverinė
    Publikuar: Sot, mė 01 mars 2011


    Tė martėn paradite, pėrderisa nė Kosovė parashikohej se si do tė shkojnė votimet nė Kuvend pėr zgjedhjen e presidentit tė Hashim Thaēit, si do tė veprojė kjo e si ajo parti opozitare, a do tė zbulohen apo jo ata qė do ta „shesin“ votėn e tyre, nė Bruksel disa zyrtarė tė BE-sė tashmė i kishin pėrgatitur valixhet dhe rezervuar biletat pėr t’u nisur nė Prishtinė. Ata zyrtarė kanė pritur tepėr, janė frustruar nga pritjet dhe nuk mund tė presin mė, sepse dialogu duhet medoemos tė nisė sa mė shpejt. Janė marrė vesh edhe me Beogradin, i kanė caktuar edhe temat dhe madje edhe kalendarin e ngjarjeve se ēfarė duhet tė ndodhė nė kėtė proces. Ka mbetur vetėm qė Hashim Thaēi ta emėrojė si shef tė delegacionit „Tė Prishtinės“ njė person shumė tė besuar tė tij. (Nga Brukseli dialogu quhet dialog „Beograd-Prishtinė“, sikur tė ishte njė dialog mes kryetarėve tė komunave, sepse Kosova nuk ėshtė shtet).
    Kuptohet nxitimi i Beogradit. Serbia ka prezantuar pėrgjigjet nė pyetėsorin pėr marrjen e statusit tė kandidatit nė BE. Komisioni Evropian ėshtė duke i shqyrtuar kėto pėrgjigje dhe nė fillim tė tetorit do tė dalė me mendimin e vet se a duhet dhėnė apo jo Serbisė statusin e kandidatit. Pastaj, nėse pėrgjigjja e Komisionit do tė ishte pozitive, nė dhjetorė vendet anėtare tė BE-sė do tė duhej ta shpallnin Serbinė edhe zyrtarisht vend me status kandidati. Njė raport i ekipit tė Robert Cooperit pėr „sjellje konstruktive“ tė Serbisė nė dialog me Prishtinėn, njė varg rezultatesh, do tė ishin kyēe qė BE-ja t’i japė Serbisė statusin e kandidatit. Marrjen e kėtij statusi presidenti i Serbisė, Tadiq, do ta shfrytėzonte nė fushatėn zgjedhore nė pranverėn e vitit qė vjen duke u prezantuar si sukses i madh nė integrimet e Serbisė drejt BE-sė dhe nė tė njėjtėn kohė duke ruajtur pozitėn e prerė kundėr pavarėsisė sė Kosovės.
    Kuptohet edhe nxitimi i Kėshillit tė BE-sė dhe ekipit rreth „konsullorit“ Robert Cooper, qė nė emėr tė BE-sė do tė „lehtėsojnė“ dialogun nė fjalė. Vetė shefja e tyre, Catherine Ashton, e pyetur nga “Koha Ditore” nė njė intervistė pėr numrin e vitit tė ri se cila ishte ngjarja kryesore nė vitin 2010 nė raportet e Kosovės me BE-nė, tha se kjo ka qenė „Rezoluta nė OKB“ pėr tė cilėn BE-ja ishte pajtuar me Serbinė. Kjo rezolutė tash e sa muaj konsiderohet nė Bruksel njė ndėr sukseset mė tė mėdha tė Zyrės sė baroneshes Ashton. Pėr njohėsit e mirė tė rrethanave ky ėshtė njė ekzagjerim, sepse gjasat janė se „kompromisin“ me Serbinė e kanė arritur tri vendet kryesore tė BE-sė, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, ndėrsa, pėr t’i ndihmuar presidentit tė Serbisė, Tadiq, i ishte thėnė qė kjo marrėveshje kinse tė zyrtarizohej mes Tadiqit dhe zonjės Ashton. Tash e sa muaj ekipi i Brukselit pret nisjen e dialogut nė mėnyrė qė suksesin e tyre tė shtatorit ta bėjnė sukses edhe mė tė madh. Vendosja e dialogut ėshtė njė pikė mė tepėr nė vlerėsimin e kėtij suksesi.
    Por nuk kuptohet nxitimi i Prishtinės. Ky nxitim nuk mund tė kuptohet ndryshe, pos si njė veprim dėshpėrues apo lėshim pe ndaj presioneve ndėrkombėtare.
    Me dialog mbrohen institucionet
    Insistimi i bashkėsisė ndėrkombėtare, posaēėrisht i Bashkimit Evropian, qė nė Kosovė tė ketė me ēdo kusht krijim sa mė tė shpejtė tė institucioneve, me stilin „mė mirė institucione tė dobėta kur s’ka alternativė sesa tė presim“, ka qenė kryesisht pėr shkak tė planeve pėr nisje tė shpejtė tė dialogut me Serbinė. Por edhe qeverisė Thaēi dhe presidentit tė tij, Behgjet Pacolli, do t’u shpėrblehet gatishmėria pėr nisje tė shpejtė tė dialogut me mbėshtetje pėr institucionet qė nuk kanė as mbėshtetjen e shumicės nė popull e as mbėshtetjen e shumicės sė votave shqiptare nė Kuvend. Paradoks ėshtė fakti se tash dialogu me Serbinė do tė jetė njė garanci pėr qeverinė. Qasja e Brukselit qė tėrė fatin e dialogut ta lidhė me njė person, Hashim Thaēin, mund tė japė rezultat ndoshta, por ėshtė njė kalkulim qė bart edhe rreziqe.
    Kur ekipi i Cooperit ( nė njė intervistė pėr “Kohėn Ditore” edhe ambasadori amerikan CD e kishte quajtur kėtė dialog si „dialogu i Cooperit) nė vjeshtė e kishte bėrė njė strategji, rrethanat ishin ndryshe nga ato qė janė sot. Hashim Thaēi vėrtet ishte i fortė. E kishte nė koalicion LDK-nė, “Vetėvendosja” nuk ishte nė Kuvend, ndėrkohė qė edhe gjasat qė Kosova tė pėrfitojė diēka nga BE-ja, pėrmes marrjes sė njė udhėrrėfyesi pėr liberalizim vizash dukeshin reale. Thaēi ishte shumė mė i popullarizuar nė popull sesa qė ėshtė sot. Prandaj nė atė kohė kishte kuptim thėnia e zyrtarėve tė lartė tė BE-sė se „me Thaēin e fortė nė Prishtinė dhe me Tadiqin e fortė nė Beograd mund tė bėjmė shumė nė dialog”. Kishte kuptim edhe pohimi se „kushdo qė tė prezantojė Kosovėn nė dialog duhet tė jetė ose person shumė i afėrt me Thaēin, ose person tė cilit Thaēi do t’i japė fuqi tė marrjes sė vendimeve aty pėr aty gjatė dialogut“. A i duket sot Thaēi dikujt si „person i fortė nė Prishtinė“ apo jo, ėshtė ēėshtje vlerėsimesh.
    Por tash nė Bruksel, krahas insistimit qė tė nisė dialogu sa mė shpejt, kanė edhe shqetėsime se pa njė mbėshtetje tė opozitės, pa njė kuptim tė opinionit se „dialogu do t’u sjellė shumė tė mira qytetarėve tė Kosovės“ do tė jetė e vėshtirė qė e dėrguara e posaēme e Hashim Thaēit, Edita Tahiri, nuk do ta ketė lehtė nė dialog. E aq mė vėshtirė do ta ketė Thaēi me tė zgjedhurit e tij t’ua shesė rezultatet e dialogut kosovarėve.
    Mos nxitoni pėr tė sulmuar mediat dhe opozitėn
    Ėshtė njė qasje e gabuar tash e bashkėsisė ndėrkombėtare qė pėr shkak tė dialogut t’u vėrsulet mediave dhe opozitės, duke i identifikuar si problem pėr dialogun. Tash pėr tash opsioni i suspendimit tė mediave tė lira dhe i suspendimit tė pėrkohshėm tė opozitės pėrderisa tė zgjasė dialogu nuk ekziston. Bashkėsia ndėrkombėtare nuk ka pritur as qė ministrat e caktuar tė ulen nė karriget e tyre dhe ka nisur sulmet ndaj opozitės. E ka bėrė kėtė edhe ambasadori amerikan Cristopher Dell, duke kritikuar Ramush Haradinajn e AAK-sė nė Hagė si „pėrgjegjės“ pėr faktin se Behgjet Pacolli ėshtė president i Kosovės. Pse Dell kėrkon „pėrgjegjės“ nėse pėr tė zgjedhja e institucioneve ishte e mirėpritur. Pra dikush duhet tė jetė „i merituar“ pse Thaēi arriti ta zgjedhė Pacollin president tė Kosovės e jo tė ketė „pėrgjegjės“.
    Kosova ndodhet nė njė moment ku pakkush ka mbetur racional. Nuk ėshtė fjala vetėm pėr liderėt kosovarė, por edhe pėr CD-nė (Cristopher Dellin), pa tė cilin as „ēėshtjet private“, siē ėshtė zgjedhja e presidentit tė Hashim Thaēit, nuk mund tė ndodhin.
    Nė njė komunikim mes Brukselit dhe Prishtinės, siē mėsohet nga disa „shkėmbime private tė mesazheve“ mediat dhe shoqėria civile janė identifikuar si „pengesė potenciale“ pėr dialogun mes Beogradit dhe Prishtinės. Ėshtė ky njė vlerėsim shumė iracional po ashtu, sepse pėr bashkėsinė ndėrkombėtare edhe pėr Qeverinė do tė ishte mė mirė tė bashkėpunojnė me shoqėrinė civile, tė jenė transparente nė dialog ndaj tyre, sesa tė mundohen qė pėr hir tė suksesit tė mbajnė „shumė diskrete“ dialogun. Apo ndoshta ka vėrtet diēka pėr t’u fshehur. Por opozita dhe mediat duhet ta kuptojnė njė gjė: porosia qė ua dėrgon bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė: “Po guxuat t’i ngacmoni institucionet e Thaēit, do tė keni punė me ne!”.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #54
    Citim Postuar mė parė nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Natyrisht qe ca qarqe nderkombetare - me ndihmen e Rusise dhe Serbise jo vetem qe dojne te na ndrojne me Komb, me Flamur e tani edhe me Hymne, kinse tani Hymni i Kosoves do kete tekstin e vet. Kjo nuk eshte asgje tjeter vecse nje mashtrim i rradhes nga ca qarqe nderkombetare per te vetmin qellim sepse tani po pergaditen per bisedimet me Serbine, ku natyrisht humbesi ma i madh i ketyre bisedime do jete vete Kosova dhe populli Shumice Shqiptar i saj.

    Keto bisedime do e mundosjne Serbine qe te jete me afer hyrjes se BE-se, ne keto bisedime Serbia do e forcoj edhe me shume poziten e saj ne veri te Kosoves, duke ua dhene status special minoritetit serb atje, pra pjesa veriore e Kosoves do jete nje mini shtet perbrenda Shtetit Jo funksional te Kosoves, ndersa pjeseve tjeta ku jane serbet do iu ipet me shume se sa ce kane te drejta me Pakon e Ahtisarit.

    Pra kjo kinse tani hymni i imponuar i Kosoves do jete po ashtu me nje tekst te imponuar do jete vetem nje loje e fliqur e ketyre nderkombetareve qe nje menyre apo tjeter tia c'rojetoj mendjen popullit, pra te le popullin te miret me flamur e me hymna te imponuar kurse keta nderkombetar se bashku me Rusine dhe Serbine tia nisin bisedimeve me Serbine per ndarjen e Kosoves perbrenda dhe per shitjen e pasurive shteterore te Saj.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #55
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anėtarėsuar
    21-11-2009
    Postime
    216
    e more tanjug e rtb po qna e lodhe by... me keto shkrime te mediave serbe breeee

  6. #56
    Citim Postuar mė parė nga Loti-99 Lexo Postimin
    e more tanjug e rtb po qna e lodhe by... me keto shkrime te mediave serbe breeee
    Ore Llapcevic ti je vete ai qe punon me direktivat e shefit te juaj Hasim Tacicit, e dihet se me cilat direktiva vepron George Hasim Tacic !!!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #57
    Citim Postuar mė parė nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Pershendetje Gimche,

    Kuptoj se per hater te nderkombetareve duhet te bejm ndonjehere sic thone ata, sepse natyrisht dihet se jane superfuqi. Mirepo ne nuk duhet asesi ta harrojme indentitetin tone kombetar dhe asesi nuk duhet pranuar asgje te imponuar pa referendumin e popullit.

    Ketu nuk eshte te kesh qare apo nuk te kesh qare. Ne disa ceshtje qe jane per interes kombetar duhet votuar pra duhet te kete referendum gjith popullur. Edhe ne vendet perendimore demokratike ka referendum gjith popullor per ceshtjet me vitale te atij vendi. E per fat te keq tek ne cdo gje qe behet asnjehere nuk ka Referendum Gjith Popullor.

    Pra Ky Flamur dhe Ky Hymn qe ka Kosova tani nuk eshte referendum i popullit, por eshte imponim i nderkombetareve.

    Mos te harojme se Republika Serpska ne Bosnie e Hercegovina e ka po te njejtin Flamur dhe Hymn sikurse qe e ka shteti Serb. Pra pse edhe Shqiptaret e Kosoves mos ta kene te Njejtin Flamur dhe Hymn sikurse Shteti Ame - SHQIPERIA.


    shembull i keq...republika serpska nuk eshte shtet siē eshte Republika e Kosoves tash. Sa kishte Kosova statusin si te republika srpskes kishte ato qe thua ti, tash eshte shtet dhe duhet t'i kete te vetat. Natyrisht se do ishte me mire te kishte me shume veti shqiptare qe do i pergjigjej me shume karakterit shqiptar te shtetit mirepo doemos eshte dashur te ishin te ndryshme ndaj shtetit ame. Sigurisht nese do te bashkohet me Shqipreine atehere eshte pune tjeter.
    Paramendoni sikur Kosova dhe Shqiperia ne gjendjen aktuale, si dy shtete te pavarura, te luajne futboll ne nje kampionat boteror ose europian ndermjet vete dhe tek te dyja te jete flamuri dhe hymni i njejte...
    Nėse dėshiron ta dish tė vėrtetėn duhet tė jesh i gatshėm ta pranosh.

  8. #58
    Citim Postuar mė parė nga optimus.prime Lexo Postimin
    [/COLOR]

    shembull i keq...republika serpska nuk eshte shtet siē eshte Republika e Kosoves tash. Sa kishte Kosova statusin si te republika srpskes kishte ato qe thua ti, tash eshte shtet dhe duhet t'i kete te vetat. Natyrisht se do ishte me mire te kishte me shume veti shqiptare qe do i pergjigjej me shume karakterit shqiptar te shtetit mirepo doemos eshte dashur te ishin te ndryshme ndaj shtetit ame. Sigurisht nese do te bashkohet me Shqipreine atehere eshte pune tjeter.
    Paramendoni sikur Kosova dhe Shqiperia ne gjendjen aktuale, si dy shtete te pavarura, te luajne futboll ne nje kampionat boteror ose europian ndermjet vete dhe tek te dyja te jete flamuri dhe hymni i njejte...
    Pershndetje Optimus, dhe respektoj kete mendimin tendin. Mirepo dua qe te sqaroj nje gje.

    Edhe pse Republika Serpska qe eshte pjese e Bosnjes dhe Hercegovines ka ma shume te drejta se sa vete Kosova e cila eshte shtet multietnik.
    Cdo ligj i cili meret ne kuvendin e Bosnjes e Hercegovines dhe e cili ligj eshte ne ineters te Bosnjes nuk mund te aprovohet pa PO-ne apo JO-ne e zyrtareve te Republika Serpskes e cila eshte pjese e Bosnjes vetem ne Leter por jo edhe ne praktike. Kurse ne Kosoves cdo ligj i cili do miret nga Kuvendi i Kosoves nuk mund te aprovohet pa PO-ne - apo Jo-ne e shumices se pakices Serbe ne Kosove sepse keshtu eshte me Pakon e Ahtisarit.

    Kosova asnjehere nuk e kishte status te njejte sikusre Republika Serpska qe ka ne Bosnje dhe Hercegovine.

    Ne ish Jugosllavi - Kosova kishte statusin si Krahine Socialiste Autonome e Federates se Jugosllavise pra thuajse ishte si Reupbike e 7 ne ate kohe ne ish Jugosllavi por vetem ne leter ishte si Krahine. E me pastaj Serbija me dhune sic e dini edhe ju ja hoci ate lloj autonomie qe ka pasur dhe e qujati krahine autonome e serbise.

    Ndersa ne ish Jugosllavi - Bosnja e Hercegovina ishte - mirepo Republika Serpska nuk egzistonte ne ate kohe. Republiak Sepska u formua pas luftes se Bonjes ne vitin 1995.

    Dhe nje gje mund te them se ma shtet eshte Repubika Serpska e cila edhe pse ende eshte ne kuader te Bosnjes dhe Hercegovines se sa Kosova qe ne lete eshte Shtet por ne praktike per fat te keq JO e kjo me se miri deshmohet se cdo gje qe ne interes te Repubika Serpskes ka Referendum Gjithe Popullor, ndersa ne Kosove edhe pse e quajne shtet sovran e multietnik kur dhe per asgje nuk ia varin popullit pra nuk ka Referendum Gjithe Popullor per Asgje !!!!

    Pra as per Flamur e as per Hymne nuka ka pasur Referendum - nuk eshte pyetur populli fare per kete gje !!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    hahahah tash kan fillu mu kfjell kta PDK-ASHAT tash na zbuluan edhe nje tekst per kit hymnin e pansllavizmit

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    hard

    Citim Postuar mė parė nga Hard Lexo Postimin
    .....so nice ...

    ja bona Like....
    si dote deklaroheni kur te behet regjistrimi i popullsis ne kosove mos e moho nacionalitetin jevg ose hashkali haahahaha kenio nje shanc ne jet

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •