http://www.zeri.info/fotot/23382/mai...ida-tirane.jpg

Busti i Azem Hajdarit para parlamentit tė ri
17-03-2011 12:56 CET

Parlamenti i ri i Shqipėrisė do tė ketė pėrpara sheshit bustin e Heroit tė Demokracisė, Azem Hajdari. Nė mbledhjen e djeshme qeveria mori vendimin qė nė krah tė kompleksit tė ri parlamentar tė vendoset busti i Heroit tė Demokracisė. Njė propozim i tillė ėshtė bėrė nga ministri i Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj, shkruan sot e pėrditshmja, Gazeta Shqiptare.

“Kėshilli i Ministrave vendosi: Ngritjen e monumentit tė Heroit tė Demokracisė dhe Pluralizmit, Azem Hajdari nė parkun midis godinės sė Kryeministrisė dhe lumit Lana, me shikim nga bulevardi ‘Dėshmorėt e Kombit’, pranė ndėrtesės sė parlamentit tė ri”, thuhet nė kėtė vendim.

Gjithashtu ėshtė vendosur qė efektet financiare qė rrjedhin nga zbatimi i kėtij vendimi tė pėrballohen nga buxheti i shtetit pėr vitin 2011, miratuar pėr Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.

Kuvendi i Shqipėrisė prej ditėsh ka shpallur 12 projektet pėr ndėrtimin e kompleksit tė ri parlamentar, por se nė tė nuk ėshtė parashikuar ndėrtimi i ndonjė monumenti apo memoriali. Kompleksi i ri parlamentar do tė ndėrtohej nė krah tė selisė sė Kryeministrisė, aty ku ndodhet aktualisht “Piramida”.

Qeveria ka vendosur qė ta shembė kėtė godinė, me qėllim ndėrtimin e kėsaj ndėrtese parlamentare. Ndėrtimi i saj parashikohet tė bėhet pėrpara 28 nėntorit 2012. Qeveria ka parashikuar qė nė festėn pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė nė Shqipėri tė inaugurohet njė parlament i ri.

Nė sheshin pėrpara “Taivan”-it, qeveria pretendonte se e kishte brenda tė gjitha rregullave vendosjen e njė monumenti tė tillė, porse Bashkia e Tiranės i cilėsonte jo tė rregullta procedurat, pasi leja pėr vendosjen e njė objekti tė tillė merret nga kėshilli bashkiak. Edhe pse busti i Heroit tė Demokracisė ėshtė gati prej dy vitesh, memoriali nuk ėshtė vendosur nė sheshin e Parkut Rinia.

Qeveria siē duket, pėr t’u dhėnė fund pėrplasjeve me Bashkinė e Tiranės, ka vendosur qė ky monument tė vendoset nė territorin e ri tė parlamentit shqiptar. /GSH/BW/