Keta student duhet shpall persona te vitit,dhe jam i bindur qe keshtu do te ndodh mos harroni qfar po ju them
Keta student duhet shpall persona te vitit,dhe jam i bindur qe keshtu do te ndodh mos harroni qfar po ju them
Po cfare te denumi, cka je t'u thane.. ai eshte ba simbol i rezistences dhe eshte shume i nderuar te populli i tij.
Ku je tu rrnu bre jaran qe s'po din sen..?
ha ha.. foret e ashimit
Kjo qe kam thene me heret,
Titulli i temes eshte rren sahi, ka rrejt rektori, nuk ka shku ne gjermani per sherim. Sot ka konfirmu rektorati. Veq shpifje sa mi qite hije te keqe VV...
tregon se rektori eshte rrenc e dallavergji(sikur ai qe e ka emeru, ashimi).
Studentet e pakorruptuar e dine mire kete, e njohin, ky vetem po e konfirmon.
UP e kane pas qite ne dy guj sa ka qene ne dore te rugovistave, keta te ashimit ne vend qe ta rimekembin e ti dhane dinjitetin qe e meriton i kane hyp edhe per mi, e kane uzurpu si shume sene tjera. Ky eshte univerzitet i pdk-se, i mjere si cdo gje tjeter qe prek ashimi..
Mundemi lirisht me thane "ku prek hashimi nuk del ma bari", si per turqit njefar kohe..
Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!
Universiteti ėshtė i studentėve, e jo i rektorit!
Vlorian Molliqaj
Thonė se protestat paqėsore shprehin demokraci dhe ndodhin nė vendet mė demokratike tė botės. Kėtė madje e thonė nganjėherė edhe politikanėt tanė, edhe pse fare nuk iu pėlqejnė ato. Do tė ishte mirė sikurse tė ishte kėshtu edhe nė realitet. Por, pėr ta kuptuar qė nė realitetin tonė puna qėndron ndryshe, ndihmojnė reagimet e politikanėve apo “viktimave” pas ēdo aksioni protestues. Shumė shpesh tek ne, pas protestave tė ndryshme janė dėnuar nė forma tė ndryshme autorėt e protestave apo aksioneve simbolike. Kjo vetėm pėr njė qėllim tė qartė: qė nė vendin tonė tė instalohet kultura e frikės pėr tė reaguar ndaj padrejtėsive. E, duke e ditur qė nė vendin tonė padrejtėsitė janė tė shumta, dhe ēdo ditė nė rritje, ėshtė e kuptueshme, madje e nevojshme qė tė ndodhin reagime nė forma tė ndryshme si demonstrata, protesta dhe aksione simbolike. Secila kategori e njerėzve nė Kosovė ka arsye pėr tė protestuar, duke filluar nga studentėt e deri tek pensionistėt.
Kushtet e mjerueshme nė Universitetin e Prishtinės si mungesa e literaturės pėr studim, mungesa e profesorėve nė ligjėrata, pėrsėritja disa herė e tendencave pėr rritjen e pagesės pėr semestėr, shkurtimi i bursave, mungesa e kushteve elementare nė konvikte, mungesa e laboratorėve dhe kabineteve, e shumė e shumė arsye tjera, bėnė qė studentėt tė bashkohen dhe tė fillojnė tė organizohen pėr t’i luftuar kėto padrejtėsi.
Politikanėt tanė e kanė shndėrruar Universitetin e Prishtinės nė njė “qendėr rehabilitimi”. Numri i studentėve nė universitet e tejkalon numrin qė universiteti ka kapacitet t’i mbajė, dhe kjo ėshtė njė ndėr arsyet pse mėsimi nuk ka cilėsi tė lartė, sepse kapacitetet e universitetit nuk e pėrballojnė dot kėtė numėr tė madh tė studentėve. Por, politikanėve tanė nuk iu intereson cilėsia e mėsimit. Ata duan qė studentėt tė angazhohen nė studime, nė mėnyrė qė tė zvogėlohet numri i tė pakėnaqurve nė njė afat tė shkurtėr, sepse nėse kėtyre tė rinjve do t“iu mohohej edhe e drejta pėr studime, kėta tė fundit, pa pasur mundėsi as shkollimi e as punėsimi, shumė mė shpejt do tė revoltoheshin kundėr pushtetit.
Nė 41 vjetorin e themelimit tė Universitetit tė Prishtinės, nė ceremoninė qė kishte organizuar rektorati i Thaēit (e quaj kėshtu ngase rektorati ndėrrohet sa herė qė ndėrrohet pushteti) disa studentė, aktivistė tė qendrės STUDIM KRITIKĖ VEPRIM qė ėshtė qendėr e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė Universitetin e Prishtinės, gjatė njė aksioni simbolik, ngjyrosėn me ngjyrė tė kuqe rektorin e UP-sė. Arsyeja ishte shumė e shkurtėr dhe e qartė – “pasi ai nuk po skuqet vet pėr gjendjen qė e ka sjellė universitetin, do ta skuqim ne – studentėt”. Tė nesėrmen, rektori Mujė Rugova, nė njė deklaratė pėr njė medium e ka dėnuar kėtė akt tė studentėve dhe i ka fyer rėndė studentėt duke thėnė qė ata janė “gjak i prishtė dhe kopilė“, madje nuk ėshtė ndalur me kaq, por ka shkuar aq larg sa ua ka fyer edhe gjyshėrit duke thėnė qė ata kanė „elemente sllave“.
Pak ditė pas, nga rektorati doli fjala se studentėt pjesėmarrės nė aksion do tė pėrjashtohen pėrjetėsisht nga Universiteti i Prishtinės pėr shkak se sipas tyre aksioni ndaj rektorit ka qenė sulm dhe jo shprehje e demokracisė. Nuk e di se ēfarė nėnkuptojnė kėta zotėrinjtė me demokraci ku nė fakt pikėrisht aksione tė kėtij lloji shprehin demokracinė e vėrtetė tė njė vendi. Shembuj tė aksioneve tė tilla protestuese ka pėrplot anembanė botės, madje mė sė shumti nė vendet demokratike, por reagime tė tilla sikur ky i rektorit nuk mė kanė rėnė nė vesh deri me tani.
Gjuha qė pėrdori rektori dhe vendimi qė kėta studentė tė pėrjashtohen nga UP-ja, tregon qė rektori ėshtė nė panik tė madhe pasi qė po e sheh se studentėve iu ėshtė mbushur kupa pėrplot me padrejtėsi dhe tani po iu kundėrvihen atyre. Ai, dhe ata qė e vunė atė nė pozitėn e rektorit janė nė hall tė madh se si ta ndalin zėrin kundėrshtues tė studentėve. Kėtė e dėshmon fakti qė nė vend se pas atij aksioni protestues rektori tė orvatej t’i pėrmbushte kėrkesat e studentėve, ai pėrkundrazi po angazhohet me ēdo kusht qė ata studentė qė e ngjyrosėn t’i dėnoj duke ua pamundėsuar shkollimin nė Universitetin e Prishtinės. Kėtė e bėjnė, sepse mendojnė qė me dėnime tė tilla e ndalin hovin e studentėve i cili veē ka nisur pėr t’i kundėrshtuar ata, por ata harrojnė qė studentėt e kėtij universiteti janė dėnuar edhe gjatė regjimit serb, madje jo vetėm me pėrjashtime nga universiteti, por edhe me rrahje e me burgosje, dhe kurrė nuk janė ndalur sė kėrkuari tė drejtat e tyre.
Kėtij rektori shumė mirė i kujtohen demonstratat studentore masive tė viteve “97, “98 e “99 kundėr regjimit serb. Nė ato demonstrata ėshtė parė shumė qartė fuqia e studentėve pėr ndryshime. Nėse rektori nuk ka dėshirė qė njė fuqi e tillė tė ngrihet tani kundėr tij, ashtu si atėherė ndaj regjimit serb, ai duhet qė tė ndryshoj qėndrimet e tij kundrejt studentėve dhe menjėherė duhet qė tė filloj me plotėsimin e kėrkesave tė tyre, e nė qoftė se nuk ėshtė i aftė t’i plotėsoj ato, atėherė le tė jap dorėheqje, por assesi mos tė mundohet t’i shtyp studentėt se njė gjė e tillė nuk do tė lejohet kurrė. Universiteti nuk ėshtė i rektorit. Universiteti ka qenė, ėshtė, dhe do tė mbetet i studentėve.
(Autori ėshtė student nė Universitetin e Prishtinės)
"Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri
Eshte akt shume i lart patriotik,kurse ju qe derdheni lot krokodili per rektorin e dhuneshme te pdk mos qani se nuk ka kris kjameti pse e kan skuq pak,kur nuk skuqesh vet te skuqin te tjeret,sidomos ateher kur behesh vegel e politikes
Atdheu eshte si familja; Vleren ia njohim vetem kur e humbim.
u denuan me burg. po c'rendesi ka kjo?
edhe djemte e vetevendosjes e kishin marre parasysh rrezikun. Rendesi ka gjesti ka protesta, rebelimi kunder korrupsionit, injonarances qe na ka kapur per gryke ne si komb, dhe qe qendron e paskuqur nga turpi ne kolltuke institucionesh.
E perseris se nje kove te tille ne surrat e ka te nevojshme dhe te domosdoshme edhe Sali Berisha, Hashim Thaci, Edi Rama etj...
Liebe -die schwankungen in mir wenn ich deine Schritte höre
Arsyet pse nuk do ta votojmė Behgjet Pacollin - fjala e Visar Ymerit nė Kuvendin e Kosovės
Ne nuk do ta votojmė Behgjet Pacollin pėr kryetar tė Republikės. Konsiderojmė qė ai ėshtė i papėrshtatshėm edhe politikisht edhe personalisht pėr tė shėrbyer si president i vendit.
Behgjet Pacolli, si kryetar i AKR-sė dhe njėkohėsisht deputet i Kuvendit tė Kosovės nė legjislaturėn e kaluar, ka qenė i pranishėm, sė bashku me shumė tė tjerė, nė tė gjitha ato momente kur ky Kuvend miratonte ligje tė Planit tė Ahtisaarit, pa debat e nė mėnyrė tė pėrshpejtuar jodemokratike, dhe aprovonte flamuj shkombėtarizues e himne pa tekst. Gjatė tėrė kėsaj kohe as Pacolli, e as partia e tij, nuk e kanė bėrė as kundėrshtimin mė tė vogėl ndaj kėsaj mėnyre absolutisht jopolitike dhe jodemokratike tė funksionimit tė Kuvendit. Ky moskundėrshtim e bėn Pacollin dhe tė tjerėt si ai, njė njeri joparimor, qė nuk e ēanė kokėn fare pėr zhvillimin politik tė vendit. Pra, qė e ēan kokėn vetėm pėr interesat e ngushta personale.
Behgjet Pacolli, dhe AKR-ja e tij, gjatė tėrė legjislaturės sė kaluar kanė funksionuar mė shumė si shėrbim i Hashim Thaēit dhe i qėllimeve tė tij politike, se sa si opozitė ēfarė formalisht ishte. Tėrė qenia politike e Behgjet Pacollit nė institucionet e Kosovės na ėshtė paraqitur si vazhdimėsi e mendėsisė dhe praktikės politike tė Hashim Thaēit. Pacolli e ndihmonte politikisht Thaēin, e Thaēi e shpėrblente Pacollin me tendere (p.sh. Pacolli i mori nga Thaēi 15 milionė euro pėr renovimin e Pallatit tė Shtypit). Ishte ky Pacolli ai qė ia mundėsoi Hashim Thaēit zgjedhjet e jashtėzakonshme nė njė mot tė keq, zgjedhje kėto tė pėrshpejtuara dhe tė organizuara si mos mė keq, nė momentin kur Thaēi, i dėshironte kėso zgjedhjesh por nuk dėshironte qė t’i shkaktonte ato vet. Kjo ndodhi me 2 nėntor tė vitit tė kaluar. Thaēit i nevojitej njė Pacoll dhe njė AKR qė e inskenojnė mocionin e mosbesimit nė mėnyrė qė ai tė arsyetohej se rrėzimin e qeverisė po e bėn Kuvendi e jo ai vet. E tash Thaēi po ia shpėrblen kėtė ndihmė Pacollit me kandidimin e tij pėr Kryetar vendi.
Ky duet politik Thaēi-Pacolli janė tė pėrkyer pėr njėri tjetrin. Njėri e pėrdor politikėn pėr t’u pasuruar, ndėrkohė qė tjetri e pėrdor pasurinė pėr t’u bėrė politikan. Meqenėse asnjėri prej tyre nuk janė nė politikė pėr tė mirėn e Kosovės, kėta tė dy sė bashku janė e keqja e Kosovės nė rrafshin politik e ekonomik. Ky koalicion i arritur tash sė fundi, ku pjesa mė e rėndėsishme e pazarit ėshtė posti i kryetarit tė vendit, ėshtė koalicion i negociatave me Serbinė dhe koalicion i vazhdimit tė privatizimit shumė tė dėmshėm tė ndėrmarrjeve publike dhe keqpėrdorimit tė parasė publike. Dikush mund tė thotė se kėtė duhet ta shohim nė vazhdim, mirėpo pėrvoja qė e kemi pasur me kėta dy persona dhe deklarimet e tyre publike na tregojnė qartė se asgjė nuk ka ndryshuar. Negociatat me Serbinė janė tė padrejta pėr Kosovėn, tė dėmshme pėr tė tashmen e saj, tė rrezikshme pėr tė ardhmen e saj dhe gjithsesi tė pabarabarta. Ato do ta thellojnė edhe mė tutje ndarjen e brendshme tė Kosovės nė vija etnike, duke e avansuar dhe forcuar pėrmes legalizimit ndėrhyrjen e Serbisė nė Kosovė, ndėrkohė qė privatizimi e projektet tjera kapitale tė qeverisė sė kaluar e tė kėtij koalicioni qė po na paraqitet kėtu, do ta vazhdojė stėrkeqjen dhe mjerimin ekonomik e social ku na kanė katandisur. Dhe pėr tė gjitha kėto do tė jenė pėrgjegjės Thaēi e Pacolli, dhe tė gjithė tė tjerėt si ata.
Behgjet Pacolli publikisht e ka deklaruar se shikon kah Serbia dhe qėndron me shpinė kah Shqipėria. Pra, ėshtė saktėsisht e kundėrta e vullnetit politik tė popullit tė Kosovės dhe e programit tė VETĖVENDOSJE!-s. Por ėshtė e njėjta anė e sė njėjtės medale qė quhet Hashim Thaēi. Edhe ky ka treguar njė vullnet tė pashoq qė tė negociojė me Serbinė ndėrkohė qė me politikėn dhe projektet e tij gjatė qevrisjes ka mėtuar tė na shkombėtarizojė dhe tė na largojė sa mė shumė nga Shqipėria. Kėta tė dy janė nė anėn e kundėrt tė asaj se ēka synon populli ynė dhe pėr ēka ėshtė pėrpjekur ai.
Pacolli sukesin mė tė madh afarist e ka arritur nė marrėdhėniet e tij me Rusinė. Pacolli ėshtė pasuruar nė Rusi, ndėrkohė qė e njėjta Rusi synon ta fuqizojė Serbinė. Serbia si shtet ia ka borxh tėrė ekzistencėn e saj politike Rusisė, e Rusia ėshtė kundėrshtari mė i madh aktual e historik i sė drejtės sė shqiptarėve pėr vetėvendosje.
Pacolli ėshtė biznesmen. Prandaj marrėveshja e tij pėr koalicion ėshtė vetėm pazar, dhe nuk ka asgjė politike nė tė. Nė kėtė drejtim Pacolli e ka blerė postin e Kryetarit. Si biznesmen qė ėshtė ai tregoi gadishmėri qė t’i hyjė kėsaj marrėveshje transakcioni pavarėsisht koston. Pėr tė posti i Kryetarit duket tė jetė njė investim i rėndėsishėm nga i cili pret kthime tė mira. Por biznismen ėshtė edhe Thaēi. Ai e bleu Pacollin dhe AKR-nė nė mėnyrė qė ta sigurojė edhe pėr ca kohė postin e kryeministrit. Edhe ky kėtė e pa si investim dhe edhe ky pret kthime nga ky investim. Ne jemi tė vetėdijshėm se ēfarėdo qoftė pazari dhe pavarėsisht sa do tė fitojnė kėta dy persona nga ky pazar, e tėrė kjo marrėveshje afariste nė fund do t’i faturohet qytetarit tė Kosovės. Do t’i faturohet si humbje e njė pjese tė territorit nė tė cilėn Serbia po e konsolidon pushtetin e saj; do t’i faturohet si humbje e pasurisė kombėtare tė cilat po tjetėrsohen pėrmes privatizimit; do t’i faturohet si tatim i paguar kot pėr shkak se paraja publike do tė keqpėrdoret nga nėnshkruesit e kėsaj marrėveshje; do t’i faturohet si stėrkeqje politike pėr shkak se do tė sulmohet rėndė mundėsia e zhvillimit tė demokracisė nė Kosovė.
Ne jemi tė vetėdijshėm pėr rėndėsinė qė kanė institucionet, dhe pėr momentin nė tė cilin gjendemi. Por jemi po ashtu tė vetėdijshėm qė kėtė gjendje e kanė sjellur Thaēi e Pacolli. Sanimi i gjendjes nuk mund tė vie pėrmes shkaktarit tė saj. Shkaku e kushtėzon gjendjen. E garantimi i jetėgjatėsisė sė shkakut ėshtė garantim i jetėgjatėsisė sė pasojės sė tij tė cilėn e jetojnė qytetarėt pėrditė. Ne jemi kundėr kėsaj gjendje tė rėndė dhe kundėr synimeve tė Thaēit e Pacollit pėr ta rėnduar atė. Prandaj nuk do ta votojmė Pacollin.
Levizja Vetevendosje.
Bomba e Vetevendosjes,fjalimi ma bombastike deri me tani ne Kuvendin e Kosoves.
1000 zogj pula,kunder nje LUANI.
Krijoni Kontakt