Close
Faqja 19 prej 19 FillimFillim ... 9171819
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 187 prej 187
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    E perjashtuan sa per te ber pak publicitet,por keta student shume shpejt mbrenda 10 dite do kethehen aty ku e kan vendin sepse jan te nderuar,por jo per rektor te dhunshem

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anėtarėsuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Me kalimin e kohes po vertetohet se me gjestin e ulet qe bene keta rrugaq vetem sa ulen dinjitetin e Universitetit te Prishtines asgje tjeter nuk arriten te bejne.
    Por nuk eshte per tu quditur pse ndodhine keto gjera ne Kosove duke pasur parasysh qe gjate pushtimit serbe mbi Kosove kishte edhe shume kolabracionist qe punonin per Serbine,ne ate kohe ishin serbet dhe fallangat e tyre ata qe skuqnin kete Universitet me gjakun e studenteve dhe profesoreve tone,ndersa sote eshte pjella e ketyre kolabracionisteve qe skuqe kete Universitet.
    Atdheu eshte si familja; Vleren ia njohim vetem kur e humbim.

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a u denuan me burg ata lahperat?

    ne se nuk denohen athere u ndizet drita jeshile lahperave tjere dhe krejt kta lahpera me ne krye erion leart veli albinin e gjinush rexh selim- edvinin..nuk dihet cka bejne..

  4. #184

    Lightbulb I flladitė kushėrinjtė !!!!

    Mujė Rugova ėshtė pėrkujdesur qė nė mesin e 24 studentėve tė UP’sė qė do t’i kalojnė pushimet verore nė Turqi, tė jenė edhe dy kushėrinj tė tij. Kjo ka shkaktuar indinjatė nė mesin e studentėve tė universitetit publik. Por, Rektori nuk brengoset pėr kėtė. Ai thotė se Kosova ėshtė e vogėl dhe tė gjithė janė familjarė me njėri-tjetrin.

    Nga Lirita Halili mė 26 qershor 2011 nė ora 08:41
    Dy studentė tė Universitetit te Prishtinės ia kanė parė hairin Rektorit Mujė Rugova.
    Fal lidhjeve farefisnore, kėta studentė do tė shkojnė nė Turqi pėr pushime, dy javė tė plota. E bashkė me kushėrinjtė e Rektorit, nė bregdetin turk do tė flladiten edhe 22 studentė tė tjerė, pėrzgjedhja e tė cilėve, sipas Rektoratit, ėshtė bėrė nė bazė tė suksesit qė ata kanė.

    Por kjo pėrzgjedhje nuk ėshtė se i ka gėzuar tė gjithė studentėt qė qėndrojnė mirė me notėn mesatare, e tė cilėt kanė shpresuar shumė qė do t’i bashkohen grupit.
    Kjo pasi shumė prej tyre as nuk e kanė pas fatin tė aplikojnė pėr kėtė udhėtim. Jo pse nuk kanė dashur, por pėrzgjedhja e grupit pėr Turqi ėshtė bėrė nė mėnyrė private.
    Tė paktėn kėshtu thonė studentėt, qė nuk e kanė fatin e njėjtė si kolegėt e tyre.
    Sipas njė studenteje qė e vijon vitin e dytė nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Universitetin e Prishtinės, e qė nota e saj mesatare ėshtė 9.6, pėrzgjedhjen e studentėve e ka bėrė vetė Rektori.

    Ajo thotė se Rektori personalisht i ka telefonuar prindėrit e studentėve pėr t’ua dhėnė lajmin se fėmijėt e tyre janė fituesit fatlumė tė udhėtimit nė Turqi.
    Sipas kėsaj studenteje, dy studentė nga grupi i pėrzgjedhur pėr udhėtim janė kushėrinjtė e Rektorit.

    “Ata janė Granit e Hana Cukaj, familjarė tė ngushtė dhe qė vijnė nga i njėjti fshat prej nga ėshtė Rektorit”, tregon kjo studente pėr Express, nė kushte anonimiteti.

    Ajo rrėfen se si Rektori Muja personalisht e ka telefonuar babain e Hanės pėr t’i kumtuar lajmin se vajza e tij ėshtė njėra ndėr studentėt e caktuara pėr tė bėrė kėtė udhėtim.

    E pėrveē kėtij fakti, kjo studente e cila preferon qė emri mos t’i publikohet nė gazetė, sqaron se studentėt pėr tė cilėt ka vendosur Rektori nuk janė studentėt mė tė mirė.
    “Ka pas edhe shumė studentė tjerė qė kanė notėn mesatare 10, e qė as nuk kanė qenė tė njoftuar pėr kėtė udhėtim”, vlerėson ajo.

    Fakt tjetėr, sipas saj, qė tė lė pėr tė dyshuar rreth pėrzgjedhjes sė studentėve ėshtė edhe mėnyra se si dhe kush ėshtė vendosur tė shkojė nė udhėtim.

    “Mė habit fakti se si tė paktėn njė konkurs nuk ėshtė hapur, nė mėnyrė qė tė gjithė studentėt tė jenė tė informuar pėr kriteret”, pohon kjo studente.

    “Pastaj do tė ishte shumė mė e logjikshme tė thuhet se pėrzgjedhja ėshtė bėrė kinse nė bazė tė suksesit”, tha ajo.

    Por, Rektori Mujė Rugova arsyetohet se deri vonė nuk ka pas ide se ēka po bėhet me kėta studentė. Kjo pasi ai thotė se informacionin pėr udhėtimin e studentėve kosovarė nė Turqi e ka kuptuar shumė vonė. Madje, sipas tij, po tė mos ishte Ambasadorja e Turqisė pėr vizitė tė premten, ai nuk do ta kuptonte fare se kėta studentė do ta vizitojnė shtetin turk.

    “Pėrzgjedhjen e studentėve e ka bėrė Zyra pėr Marrėdhėnie me Jashtė dhe Zėvendėsrektori pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare. Ai ka marrė kėtė ftesė prej Ambasadės turke”, tregon Rugova, pėr Express.

    Sipas tij, kjo zyrė ėshtė kujdesur pėr kriteret tė cilat janė pėrcaktuar nga Ambasada, kurse ai personalisht i ka kushtuar rėndėsi vetėm njė detaji.
    “Unė jam kujdesur vetėm pėr raportin e gjinive tė kėtyre studentėve. Pasi mė interesonte nėse janė pėrfaqėsuar edhe gjinia femėrore, sepse nė kėso raste zakonisht triumfojnė meshkujt”, pohon Rektori Rugova.

    Kurse rreth ēėshtjes sė dy tė afėrmve tė tij, pėr tė cilėt studentja e mjekėsisė ėshtė e bindur se vet Rektori i ka fut nė listė, Rugovės nuk i duket e ēuditshme.
    Sipas tij, i gjithė populli i Kosovės janė kushėrinj mes vete.

    “Kosova ėshtė e vogėl dhe ėshtė e pamundur qė mos tė kemi lidhje familjare me dikė. Ndoshta kjo ėshtė njė koincidencė”, tregon Rugova, pėr Express.

    Por edhe pėrkundėr qė Rektori thotė se nuk ėshtė i informuar rreth formės sė pėrzgjedhjes sė kėtyre studentėve, ai i di shumė mirė kriteret tė cilat Ambasada turke i ka pėrcaktuar pėr studentėt e UP’sė.

    Ai thotė se kriteri i vetėm pėr udhėtim ka qenė mosha dhe suksesi i studentit.
    “Studentėt e pėrzgjedhur ėshtė dashur tė jenė deri nė moshėn 24 vjeēare dhe tė kenė sukses tė mirė. Tė pėrzgjedhurit janė kryesisht studentė nė vitin e parė dhe tė dytin”, sqaron Rektori.

    “Kurse pėr tė gjitha gjerat e tjera, indekset dhe faktografitė e studentėve ėshtė kujdesur Zyra pėr Marrėdhėnie me jashtė pranė Rektoratit”, tregon Mujė Rugova.


    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,56698
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #185

    Njė realitet i hidhur

    Nga Valmir KRASNIQ,(Bota Sot, 21.11.2011)



    "Na doli kjo makinė e na fiku " pat thėnė si nė shaka profesori i jonė i ndjerė, akademiku Muharrem Berisha para pak vitesh . Ai e kishte fjalėn pėr internetin si mjet komunikimi dhe informimi global . Profesori e vlerėsonte si tė tillė internetin kur e kishte fjalėn pėr informimin nga ai nė tė arriturat shkencore tė ligjėruesve tonė dhe punėtorėve shkencorė qė punojnė nė UP , duke filluar nga rektorati e teposhtė . Pėr t'u bindur thellėsisht nė fjalėn e profesor Muharrem Berishės , jam interesuar disa herė dhe kam kėrkuar nė GOOGLE emrat e ligjėruesve tonė dhe tė shumė prej punėtorėve shkencorė tė UP , e te shumica ka dalė se nuk iu figuron emri nė asnjė revistė , kurse tė disave qė mbajnė titullin e profesorit ordinar , iu figuron emri vetėm nė njė ose dy punime ( tė cilat kanė fituar shumė herė vlerėsim negativ nga reviuja e bėrė nga ndonjė personalitet shkencor )
    Pėr ta shtuar edhe mė shumė dėshpėrimin tim nė ketė drejtim , mė ndodhi ta kam fatin qė kėtyre ditėve tė fitojė njė qasje nė Scoups nė afat prej 30 ditėsh nga shtėpia botuese me prestigj ELSIVIER ( http : www . elsevier . com ) , nga ku mėsova shumė gjėra rrėqethėse . Nė Scoups , e cila indekson revistat mė tė mira shkencore nė ēdo lėmi , ėshtė trishtues fakti se nė emrin e Universitetit tė Prishtinės gjendėn vetėm 194 dokumente shkencore tė 186 autorėve nga Kosova . Ėshtė pėr te tė ardhur inati , por ėshtė njė realitet se nė emrin e Universitetit tė Beogradit , sipas Scoups , gjendėn 14917 dokumente shkencore tė 6682 autorėve .
    Logjikisht mund tė parashtrojmė njė pyetje se ēfarė kontributi mund tė japin njerėzit nė ngritjen e cilėsisė sė studimit dhe nė avancimin e njė institucioni akademik siē ėshtė UP , e vet pėr veti nuk dijnė ēka ėshtė shkenca . Me fjalė tjera , mund tė themi edhe mė ēartė , si mund tė kontribuojė njė njeri nė shkencė kur vet nuk merret me shkencė . Mirėpo , praktika ėshtė ajo qė nuk na lejon tė fshehim realitetin , e kjo po shihet ēartė nga gjendja e krijuar nė UP, nga ku dalin kuadro tė fushave tė ndryshme me njė pėrgatitje shumė tė dobėt nė aspektin profesional dhe shkencorė . Njė thėnie e urtė thotė : " Realiteti ėshtė mjaft i hidhur , por ėshtė realitet " , e realiteti nė tė cilin gjendet UP ėshtė mjaft brengosės dhe ėshtė njė thikė e ngulur nė shpinė pėr krejt popullin e Kosovės . Nė emėr tė reformimit tė UP , klane tė caktuara e kanė sjellė atė nė njė humnerė , nga e cila duhet mund i madh pėr tė dalė . Ėshtė poshtėrim pėr njė institucion siē ėshtė UP , tė udhėhiqet nga njerėzit , siē janė :
    Prof. Dr . Mujė Rugova , rektor
    Prof. As . Basri Ēapriēi , kryetar
    Prof . Dr . Abdullah Aliu
    Prof . As . Ilire Vinca
    Prof . As . Marian Dema
    Prof . Dr . Nijazi Ibrahimi
    Prof . As. Agim Zogaj
    Prof . As . Gani Dragusha
    Prof . As . Milazim Krasniqi
    Prof . As . Nuri Bexheti
    nga tė cilėt nė Scoups kishte vetėm dy dokumente shkencore , dhe ato i takonin rektorit Mujė Rugova , ndėrsa tė tjerėt ishin pa asnjė artikull shkencor nė Scoups .
    Siē duket kėta njerėz nuk kanė kohė tė merren me shkencė dhe ēėshtje profesionale , sepse ata tė vetmin problem e kanė karrikėn pėr ta fituar nė rektorat , e atė duke manipuluar me vota tė keqpėrdorura nga njerėz tė Unionit tė Studentėve si dhe OJQ – ve tė ndryshme qė veprojnė brenda UP . Shkelja e Statutit tė UP shihet ēartė nga kėta njerėz , pasi qė iu lejohen tituj shkencorė njerėzve qė nuk kanė numėr tė mjaftueshėm punimesh nė revista me recension ndėrkombėtar ashtu siē parashihet nė Statut .
    Gjendjen e mjerė tė Kėshillit Drejtues tė UP e kam parė edhe nė vendimin me shkrim qė mė kanė lėshuar ( Ref . nr 2 / 769 ) ku mė refuzohet kėrkesa pėr pėrkrahje financiare pėr kontributin e madh shkencor qė kam dhėnė nė fushėn e matematikės me publikimin e shumė punimeve nė revista me prestigj ndėrkombėtar si dhe me qėllim tė realizimit tė planeve shkencore qė i kam pėr tė ardhmen . Nga pėrmbajtja e kėtij vendimi ēartė vėrehet se kėta njerėz i luftojnė haptazi njerėzit e shkencės e i pėrkrahin vetėm ata tė cilėt janė tė njėjtė sikurse lloji i tyre . Pėrfundimisht mund tė them se njerėzit e tillė ēfarė e udhėheqin momentalisht UP janė kancer pėr ketė institucion i cili ėshtė arterie kryesore e zhvillimit intelektual tė popullit tonė . Fundja , mua tė vetmen gjė qė mund tė ma bėjnė kėta njerėz ėshtė tė mė refuzojnė kėrkesėn pėr ndihmė financiare , ashtu siē kanė bėrė , sepse bashkėpunimin me kolos tė shkencės si dhe pjesėmarrjen nė konferenca shkencore ( siē ishte ajo para njė muaji nė Sofje tė Bullgarisė ) , kėta nuk mund tė ma ndalin . Por , po mė dhimbset populli i Kosovės tė cilin kėta e lėnė nė terr tė plotė intelektual ,si dhe po mė dhimbset UP tė cilin kėta njerėz po e poshtėrojnė si nė vend ashtu edhe nė nivel ndėrkombėtar .

    Autori ėshtė menagjer editorial nė institutin ndėrkombėtar pėr publikime shkencore ILIRIAS

    http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=20&id=144780

  6. #186
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-11-2011
    Postime
    15

    VIDEO - Muje Rugova kunderpergjigjet

    Muje Rugova - Rektor i UP-se ishte mysafir ne emisionin Interaktiv te gazetarit te mirenjohur Xhemajl Rexha ne Kohavision.

    Ai ne mes tjerash edhe e spjegoi se si ndodhi incidenti i dorezimit te titullit "Doctor Korrupsionis Causa" i cili ju dorezua nga disa aktiviste te Levizjes Vetevendosje.

    Muje Rugova - Rektor i UP-se ishte mysafir ne emisionin Interaktiv te gazetarit te mirenjohur Xhemajl Rexha ne Kohavision.

    Ai ne mes tjerash edhe e spjegoi se si ndodhi incidenti i dorezimit te titullit "Doctor Korrupsionis Causa" i cili ju dorezua nga disa aktiviste te Levizjes Vetevendosje.



    Muje Rugova - Rektor i UP-se ishte mysafir ne emisionin Interaktiv te gazetarit te mirenjohur Xhemajl Rexha ne Kohavision.

    Ai ne mes tjerash edhe e spjegoi se si ndodhi incidenti i dorezimit te titullit "Doctor Korrupsionis Causa" i cili ju dorezua nga disa aktiviste te Levizjes Vetevendosje.

    "Studentet e deges gjuhes shqipe e realizuan nje manifestim qe menaxhmentit te UP-se i ndane mirenjohje per futjen e gjuhes shqipe per permiresimin e cilesise se shprehjes. Nje grup studentesh ma la ne dore nje diplome qe une nuk e dija se cfare ishte. Pak me vone po te njejtit edhe ma moren nga dora. Nuk ma mori sigurimi ate diplome por ishin studente.

    Por une jam mesuar qe nga viti 1968 te kem pune me polici dhe persona ma edukate ... ajo eshte edukata e tyre ... universiteti shkollon por nuk edukon. Edukaten e ben familja.", theksoi rektori Rugova.

    Ai me tutje vijoi "Cka ti thome parlamentit studentor qe shperndau ato shperblime. Une i kam marredhenjet e mira me 99 % te studenteve tjere dhe nuk ka kurrfar stimulimi per studente" duke u pergjigjur ne pyetjen e gazetarit se a u jane paguar 20,000 euro parlamentit studentor si stimulim.

    Rugova shprehu mllefin per ate se UP organizoi nje univerziade gjithekombetare dhe askush nuk i jep publicitet asaj pune me gjithe se e pranoi se kan arritur qe te bejne shume pune te mira por ka edhe leshime ne UP.

    Nuk i pin uje te une as PDK-se e as LDK-se, AAK-se apo Vetevendosjes

    Ne pyetjen e gazetarit se ky ka qene me heret ne PDK, Rugova u pergjigj se "Une jam rrite me kete popull dhe e di cdo gure se si ka levize dhe kush cka ka be."

    Ai ne mes tjerash edhe e spjegoi se "Rroga e rektorit - Baza eshte 1000 euro. Pastaj pasojne shtesat te cilat jane psh. Prodekani ka 250 Euro ndersa ajo e rektorit eshte 500 euro ne muaj" dhe ka edhe shtesa tjera qe grumbullohen nga puna disa mujore. Asnje i punesuar ne UP nuk ka te drejte te marre dy rroga te plota ... por nje e gjysem. Mbinorma eshte se duhet te shkohet ne Gjilan e vende tjera ..."

    UP ka nevoje edhe per 1000 pedagog tjere

    Sipas rektorit Rugova egziston nje Rregullore e UP-se qe ka qene vendim i keshillit drejtues, e cila e lejon qe ne raste veqanta qe te lejohet mbinorma dhe per ate arsye arrijne rrogat edhe deri ne ato shifra qe u permenden ne shtyp.

    Pedagogu paguhet 70 cent nga cdo student

    Rektori Rugova e elaboroi edhe pjesen te cilen pedagoget e marrin nga cdo student ku theksoi se "nese jane 1000 student athere nga ta 700 Euro i merr pedagogu si bonus nga provimet, dhe nese jane dy afate athere pedagogu i merr edhe deri ne 1400 euro bonus. Keto mjete shtese grumbullohen nga provimet, aktivitetet etj ... "

    I pyetur per djalin e tij ai sqaroi se "Djali im eshte magjister dhe eshte para doktoratit ne Shqiperi dhe atje eshte regjistruar para 4-5 vitesh kur nuk kam qene rektor dhe poashtu shtoi se vajza e tij studion gjermanistiken"

    Kemi trasheguar rreth 2.4 milion euro borxhe nga menaxhmentet e kaluara.

    Rektori Rugova poashtu edhe e potencoi nje problem qe e kan pasur lidhur me z.Albert Rakipi te cilit UP i ka pasur borxh rreth 500,000 Euro per sherbim te perkthimeve. Rakipit deri tani i jan paguar 90,000 Euro por pjesa tjeter prej 410,000 euro eshte stopuar pasi qe sipas tij ka qene enorme kur nje faqe per tu perkthyer kushton mesatarisht 36 euro, ndersa UP-se i eshte fakturuar me shume"

    Poashtu rektori Rugova sqaroi se gjykata u ka marre nga xhirollogaria tash se fundmi 700,000 euro pasi qe kompania Graniti e ka fituar kontestin gjygjesor me ta. Kompania Graniti me heret ishte paguar edhe 300,000 euro me c'rast u permbyll i gjithe borxhi ndaj tyre qe kishte UP ne shume prej 1 milion euro.

    Te gjitha keto ishin borxhe te trasheguara dhe menaxhmenti i tanishem nuk ka hy ne borxhe te tilla theksoi rektori duke e potencuar se tani "ne nuk i kemi shtri kembet me shume se qe kemi jorgan" theksoi rektori Rugova

    Rektorit Rugova i skadon mandati edhe 10 muaj.

    Burimi: LajmeDitore.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-12-2011 mė 18:28

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    krietari i vevese.. albin kurt rama priti gjith dashuri kryetarin e korrupsionit ne shqiperi..edvin m,ut ramen e rucit te ledio altin orik shytit te arapit..
    pra ska ftyr veveja me fol kinse spo e don korrupsionin..
    ai qe nuk e don korrupsionin nuk e do as ne kosov as ne shqiperi.. pik..

    keshtu pra edvini e zbuloj kopilin e vet ne prishtin.. albin vevenė..
    megjithse ne ne forum e kemi thene heret kte..

    po hashimi cØpesoj qe ju servilos edvinit edhe se edvini i dha bajga ftyres..

    kaq frik e ka hashimi edvinin mo..

    .

Faqja 19 prej 19 FillimFillim ... 9171819

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •