Close
Faqja 45 prej 110 FillimFillim ... 3543444546475595 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 450 prej 1094
  1. #441
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anėtarėsuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar mė parė nga beni33 Lexo Postimin
    bash aty e kam degjuar dhe shum i kjarti ishte fatmir limaj aj nuk e perkrah pacovin per president ashtu tha
    Cka ke ndegju bre....Fatmir Lima ke shume i kjarte i hapune edhe i drejte perdrejte.
    E ceke ''une i perkrahi mendimin e shumices edhe Kreministri ka me shum pergjegjsi per keto qe vendosenn'' Cdo kush munde mu kane jo dakorte per ndonje vendim edhe vota eshte individuale,po ky eshte prap PDK-e.

    KLM
    2011*Pse tė pėshtyjmė rrugės, kur ka njerėz qė e meritojnė fytyrės ...

  2. #442
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Limaj: AKR-sė nuk i ka takuar posti i Presidentit
    Fatmir Limaj, nėnkryetar aktual i PDK-sė dhe ministėr i deritashėm nė largim i Transportit ka thėnė se AKR-sė nuk i ka takuar nė asnjė mėnyrė posti i Presidentit, duke u shprehur haptazi kundėr koalicionit tė arritur nga partia e tij me AKR-nė e Behgjet Pacollit.

    E marte 22 Shkurt 2011 9:28



    Nė emisionin Zona e Debatit, nė Klan Kosova, Limaj ka theksuar se PDK-ja ėshtė dashur ta ketė kėtė post, PDK-ja ka mundur ta ketė kėtė post, madje PDK-ja ka luftuar pėr te. Ndėrsa Behgjet Pacolli, sipas tij, as qė ėshtė dashur, bile as tė guxojė tė pretendojė dhe tė kėrkojė kėtė post me vetėm 2 pėr qind tė votave.

    Sipas Limajt, nė kėtė moment nė tė cilin po kalon Kosova, pėr shkak tė imazhit tė saj dhe pėr shumė arsye tė tjera Pacolli nuk ėshtė dashur madje as tė kandidohet. Pacolli, tha Limaj, ende nuk ėshtė dėshmuar se e do vėrtet Kosovėn, nuk e ka treguar veten pėr Kosovėn. Ka pasur rastin nė Qeveri, ku iu ka ofruar shumė mė shumė se sa i ka takuar, por ai e ka dashur postin e presidentit.

    “Unė e respektoj vullnetin e partisė, por unė kam mendimin ndryshe”, ka thėnė Limaj nė Klan Kosova, transmeton Koha. Ai ka thėnė se Jakup Krasniqi ėshtė dashur tė jetė president. “I kemi thėnė Pacollit qė posti i presidentit ėshtė politik dhe nuk zbatohet programi i juaj ekonomik. Kemi qenė fleksibil, i kemi ofruar ministri, tre, katėr, deri nė gjashtė”, ka thėnė ai.

    Limaj ka thėnė se Muhamet Mustafa ka tė drejtė qė ka thėnė sot se nuk ka hapėsirė nė kėtė qeveri. PDK sipas tij ka mundur ta ketė presidentin dhe njė koalicion mė tė qėndrueshėm. Tėrė pėrgjegjėsinė e qėndrueshmėrisė sė qeverisė, Limaj ia lė Thaēit.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  3. #443
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-07-2009
    Postime
    79
    Citim Postuar mė parė nga G-2 Lexo Postimin
    llap ti me kete ftyre nuk po e pelqen baben e rezistences shqiptare !
    ndersa me ato tjerat shprehesh ndryshe !

    ty nuk ta ndien per atdhetaret ti kah te shkon hashim pandla andej edhe i nderron ftyrat!
    ju kamelonet e politikes ditore te 'nenes' serbi e treguat veten!
    G2,endra ebothcullakeve si je ti dhe cullakeve tjer te partve ldkal,aak,dhe ....,ne gjdo votim ju bothcullakeve do te pesoni fijasko ,humbje edhe me te medha, sepse jeni ata qe shkatruat identitetin morral te shqiptareve te kosoves,qysh para lufte dhe vazhdoni me te njejtin avaz,dhe me te njejtin tren
    ,por stopohen para vullnetit te popullit qe votuan dhe do te votojn me te miret ,e ju bothcullakat enderoni ndonje film erotik.
    SHqiprija etnike.

  4. #444
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Studentėt protestojnė kundėr Pacollit President
    Njė organizatė studentore ka paralajmėruar njė protestė kundėr zgjedhjes sė Pacollit pėr president shteti.

    E marte 22 Shkurt 2011 11:45



    Atėherė kur Pacolli dhe 120 deputetėt pritet t’i drejtohen Kuvendit tė Kosovės pėr nė seancėn qė mund ta konfirmojė kreun e AKR-sė pėr president, njė organizatė studentore ka paralajmėruar njė protestė, pikėrisht kundėr kėsaj zgjedhjeje.

    Nė njė njoftim me katėr rreshta dhe me rreth 20 gabime drejtshkrimore dhe pa asnjė (ė), organizata studentore "Lista Studentore Reforma" ka paralajmėruar pėr sot njė protestė kundėr zgjedhjes sė Pacollit pėr president shteti.

    “Ju njoftojme se Organizata Studentore "Lista Studentore Reforma" organizon nje aktivitet Proteste per mes se ciles do te shpreh shqetsimet e studenteve per zgjedhjen e presidentit te Republikes se Kosoves z. Bexhet Pacolli. Ky shqetesim i studenteve vjen per shkak te deklaratve kontraverse te z. Pacolli.

    Ky aktivitet do te mbahet ne oren 14:30 para nderteses se Kuvendit te Republikes se Kosoves”, thuhet nė njoftimin origjinal tė kėsaj organizate tė studentėve tė Universitetit tė Prishtinės. /Indeksonline/
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  5. #445
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    A keni ndonje link per ta percjellur LIVE ?

  6. #446
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anėtarėsuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171

  7. #447
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Arsyet pse nuk do ta votojmė Behgjet Pacollin - fjala e Visar Ymerit nė Kuvendin e Kosovės
    nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! mė 2011-02-22 nė orėn 4:14.MD

    Ne nuk do ta votojmė Behgjet Pacollin pėr kryetar tė Republikės. Konsiderojmė qė ai ėshtė i papėrshtatshėm edhe politikisht edhe personalisht pėr tė shėrbyer si president i vendit.



    Behgjet Pacolli, si kryetar i AKR-sė dhe njėkohėsisht deputet i Kuvendit tė Kosovės nė legjislaturėn e kaluar, ka qenė i pranishėm, sė bashku me shumė tė tjerė, nė tė gjitha ato momente kur ky Kuvend miratonte ligje tė Planit tė Ahtisaarit, pa debat e nė mėnyrė tė pėrshpejtuar jodemokratike, dhe aprovonte flamuj shkombėtarizues e himne pa tekst. Gjatė tėrė kėsaj kohe as Pacolli, e as partia e tij, nuk e kanė bėrė as kundėrshtimin mė tė vogėl ndaj kėsaj mėnyre absolutisht jopolitike dhe jodemokratike tė funksionimit tė Kuvendit. Ky moskundėrshtim e bėn Pacollin dhe tė tjerėt si ai, njė njeri joparimor, qė nuk e ēanė kokėn fare pėr zhvillimin politik tė vendit. Pra, qė e ēan kokėn vetėm pėr interesat e ngushta personale.



    Behgjet Pacolli, dhe AKR-ja e tij, gjatė tėrė legjislaturės sė kaluar kanė funksionuar mė shumė si shėrbim i Hashim Thaēit dhe i qėllimeve tė tij politike, se sa si opozitė ēfarė formalisht ishte. Tėrė qenia politike e Behgjet Pacollit nė institucionet e Kosovės na ėshtė paraqitur si vazhdimėsi e mendėsisė dhe praktikės politike tė Hashim Thaēit. Pacolli e ndihmonte politikisht Thaēin, e Thaēi e shpėrblente Pacollin me tendere (p.sh. Pacolli i mori nga Thaēi 15 milionė euro pėr renovimin e Pallatit tė Shtypit). Ishte ky Pacolli ai qė ia mundėsoi Hashim Thaēit zgjedhjet e jashtėzakonshme nė njė mot tė keq, zgjedhje kėto tė pėrshpejtuara dhe tė organizuara si mos mė keq, nė momentin kur Thaēi, i dėshironte kėso zgjedhjesh por nuk dėshironte qė t’i shkaktonte ato vet. Kjo ndodhi me 2 nėntor tė vitit tė kaluar. Thaēit i nevojitej njė Pacoll dhe njė AKR qė e inskenojnė mocionin e mosbesimit nė mėnyrė qė ai tė arsyetohej se rrėzimin e qeverisė po e bėn Kuvendi e jo ai vet. E tash Thaēi po ia shpėrblen kėtė ndihmė Pacollit me kandidimin e tij pėr Kryetar vendi.



    Ky duet politik Thaēi-Pacolli janė tė pėrkyer pėr njėri tjetrin. Njėri e pėrdor politikėn pėr t’u pasuruar, ndėrkohė qė tjetri e pėrdor pasurinė pėr t’u bėrė politikan. Meqenėse asnjėri prej tyre nuk janė nė politikė pėr tė mirėn e Kosovės, kėta tė dy sė bashku janė e keqja e Kosovės nė rrafshin politik e ekonomik. Ky koalicion i arritur tash sė fundi, ku pjesa mė e rėndėsishme e pazarit ėshtė posti i kryetarit tė vendit, ėshtė koalicion i negociatave me Serbinė dhe koalicion i vazhdimit tė privatizimit shumė tė dėmshėm tė ndėrmarrjeve publike dhe keqpėrdorimit tė parasė publike. Dikush mund tė thotė se kėtė duhet ta shohim nė vazhdim, mirėpo pėrvoja qė e kemi pasur me kėta dy persona dhe deklarimet e tyre publike na tregojnė qartė se asgjė nuk ka ndryshuar. Negociatat me Serbinė janė tė padrejta pėr Kosovėn, tė dėmshme pėr tė tashmen e saj, tė rrezikshme pėr tė ardhmen e saj dhe gjithsesi tė pabarabarta. Ato do ta thellojnė edhe mė tutje ndarjen e brendshme tė Kosovės nė vija etnike, duke e avansuar dhe forcuar pėrmes legalizimit ndėrhyrjen e Serbisė nė Kosovė, ndėrkohė qė privatizimi e projektet tjera kapitale tė qeverisė sė kaluar e tė kėtij koalicioni qė po na paraqitet kėtu, do ta vazhdojė stėrkeqjen dhe mjerimin ekonomik e social ku na kanė katandisur. Dhe pėr tė gjitha kėto do tė jenė pėrgjegjės Thaēi e Pacolli, dhe tė gjithė tė tjerėt si ata.



    Behgjet Pacolli publikisht e ka deklaruar se shikon kah Serbia dhe qėndron me shpinė kah Shqipėria. Pra, ėshtė saktėsisht e kundėrta e vullnetit politik tė popullit tė Kosovės dhe e programit tė VETĖVENDOSJE!-s. Por ėshtė e njėjta anė e sė njėjtės medale qė quhet Hashim Thaēi. Edhe ky ka treguar njė vullnet tė pashoq qė tė negociojė me Serbinė ndėrkohė qė me politikėn dhe projektet e tij gjatė qevrisjes ka mėtuar tė na shkombėtarizojė dhe tė na largojė sa mė shumė nga Shqipėria. Kėta tė dy janė nė anėn e kundėrt tė asaj se ēka synon populli ynė dhe pėr ēka ėshtė pėrpjekur ai.



    Pacolli sukesin mė tė madh afarist e ka arritur nė marrėdhėniet e tij me Rusinė. Pacolli ėshtė pasuruar nė Rusi, ndėrkohė qė e njėjta Rusi synon ta fuqizojė Serbinė. Serbia si shtet ia ka borxh tėrė ekzistencėn e saj politike Rusisė, e Rusia ėshtė kundėrshtari mė i madh aktual e historik i sė drejtės sė shqiptarėve pėr vetėvendosje.



    Pacolli ėshtė biznesmen. Prandaj marrėveshja e tij pėr koalicion ėshtė vetėm pazar, dhe nuk ka asgjė politike nė tė. Nė kėtė drejtim Pacolli e ka blerė postin e Kryetarit. Si biznesmen qė ėshtė ai tregoi gadishmėri qė t’i hyjė kėsaj marrėveshje transakcioni pavarėsisht koston. Pėr tė posti i Kryetarit duket tė jetė njė investim i rėndėsishėm nga i cili pret kthime tė mira. Por biznismen ėshtė edhe Thaēi. Ai e bleu Pacollin dhe AKR-nė nė mėnyrė qė ta sigurojė edhe pėr ca kohė postin e kryeministrit. Edhe ky kėtė e pa si investim dhe edhe ky pret kthime nga ky investim. Ne jemi tė vetėdijshėm se ēfarėdo qoftė pazari dhe pavarėsisht sa do tė fitojnė kėta dy persona nga ky pazar, e tėrė kjo marrėveshje afariste nė fund do t’i faturohet qytetarit tė Kosovės. Do t’i faturohet si humbje e njė pjese tė territorit nė tė cilėn Serbia po e konsolidon pushtetin e saj; do t’i faturohet si humbje e pasurisė kombėtare tė cilat po tjetėrsohen pėrmes privatizimit; do t’i faturohet si tatim i paguar kot pėr shkak se paraja publike do tė keqpėrdoret nga nėnshkruesit e kėsaj marrėveshje; do t’i faturohet si stėrkeqje politike pėr shkak se do tė sulmohet rėndė mundėsia e zhvillimit tė demokracisė nė Kosovė.



    Ne jemi tė vetėdijshėm pėr rėndėsinė qė kanė institucionet, dhe pėr momentin nė tė cilin gjendemi. Por jemi po ashtu tė vetėdijshėm qė kėtė gjendje e kanė sjellur Thaēi e Pacolli. Sanimi i gjendjes nuk mund tė vie pėrmes shkaktarit tė saj. Shkaku e kushtėzon gjendjen. E garantimi i jetėgjatėsisė sė shkakut ėshtė garantim i jetėgjatėsisė sė pasojės sė tij tė cilėn e jetojnė qytetarėt pėrditė. Ne jemi kundėr kėsaj gjendje tė rėndė dhe kundėr synimeve tė Thaēit e Pacollit pėr ta rėnduar atė. Prandaj nuk do ta votojmė Pacollin.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  8. #448
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Votimi i par nuk dhezi
    vetem 54 vota pro 11 kunder 3 te pa vlefshme
    Tani po behet votimi i dyt,nuk kuptoi perse duhet te votohet dy her,qfar burri apo grua eshte ai apo ajo qe ndryshon voten!!!!!
    Dhendrri rus me sa duket nuk do ti buzqesh fati,por nuk i dihet kopilhane u ban.
    Nje jam i sigurt keta politikaj kosoven e kan fut ne qorr sokak

  9. #449
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Humbi Pacolli,nuk u zgjedh President.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  10. #450
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anėtarėsuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Votimi i par nuk dhezi
    vetem 54 vota pro 11 kunder 3 te pa vlefshme
    Tani po behet votimi i dyt,nuk kuptoi perse duhet te votohet dy her,qfar burri apo grua eshte ai apo ajo qe ndryshon voten!!!!!
    Dhendrri rus me sa duket nuk do ti buzqesh fati,por nuk i dihet kopilhane u ban.
    Nje jam i sigurt keta politikaj kosoven e kan fut ne qorr sokak
    eeeee bre drenicak,kjo eshte nje katastrof,cfar presidenti na kan afru,nji "shqiptaro"ruso arab

Faqja 45 prej 110 FillimFillim ... 3543444546475595 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •