
Postuar mė parė nga
G-2
Limaj: AKR-sė nuk i ka takuar posti i presidentit
21-02-2011 23:01 CET
Fatmir Limaj, nėnkryetar aktual i PDK-sė dhe ministėr i deritashėm nė largim i Transportit ka thėnė se AKR-sė nuk i ka takuar nė asnjė mėnyrė posti i presidentit, duke u shprehur haptazi kundėr koalicionit tė arritur nga partia e tij me AKR-nė e Behgjet Pacollit.
Nė emisionin Zona e Debatit, nė Klan Kosova, Limaj ka theksuar se PDK-ja ėshtė dashur ta ketė kėtė post, PDK-ja ka mundur ta ketė kėtė post, madje PDK-ja ka luftuar pėr te.
Ndėrsa Behgjet Pacolli, sipas tij, as qė ėshtė dashur, bile as tė guxojė tė pretendojė dhe tė kėrkojė kėtė post me vetėm 2 pėr qind tė votave.
Sipas Limajt, nė kėtė moment nė tė cilin po kalon Kosova, pėr shkak tė imazhit tė saj dhe pėr shumė arsye tė tjera Pacolli nuk ėshtė dashur madje as tė kandidohe
Pacolli, tha Limaj, ende nuk ėshtė dėshmuar se e do vėrtet Kosovėn, nuk e ka treguar veten pėr Kosovėn. Ka pasur rastin nė Qeveri, ku iu ka ofruar shumė mė shumė se sa i ka takuar, por ai e ka dashur postin e presidentit.
“Unė e respektoj vullnetin e partisė, por unė kam mendimin ndryshe”, ka thėnė Limaj nė Klan Kosova.
Ai ka thėnė se Jakup Krasniqi ėshtė dashur tė jetė president. “I kemi thėnė Pacollit qė posti i presidentit ėshtė politik dhe nuk zbatohet programi i juaj ekonomik. Kemi qenė fleksibil, i kemi ofruar ministri, tre, katėr, deri nė gjashtė”, ka thėnė ai, raporton Koha.
Limaj ka thėnė se Muhamet Mustafa ka tė drejtė qė ka thėnė sot se nuk ka hapėsirė nė kėtė qeveri. PDK sipas tij ka mundur ta ketė presidentin dhe njė koalicion mė tė qėndrueshėm.
Tėrė pėrgjegjėsinė e qėndrueshmėrisė sė qeverisė, Limaj ia lė Thaēit. Pacolli sipas tij ende nuk e ka treguar veten pėr Kosovėn.
p.s nuk ka me i shkua tash gjat fatmir limajt ka me t'ia rras thaci me banden e vet!
ai e ka zanat me i eliminua 'armiqte ' e brendshem!
Krijoni Kontakt