I nderuari chino,
Nuk ka gjasa per nje diskutim te sinqert, perderisa meresh me paushallizime te uleta. Fatkeqsisht edhe nuk shoh ndonje kapacitet tek teje per te diskutuar ne menyre kritike dhe faktive. Te mendosh se "islami" nuk ka kapacitet per qasje intelektuale eshte thjesht per te qare, kur dihet se gjith fillozofia antike eshte sterholluar nga mendimtaret me te me medhenj te islamit dhe eshte kritikuar, kur dihet se jurisprudenca islame mbush vellime te tera, kur dihet se shkenca islame me se 8 shekuj ka rrotulluar boten.....keto avancime civilizimi duhet te kene motor, duke rri ne kok te shpines nuk shpiket e nuk zbulohet gje, qofte ajo edhe ne teori....motori ka qen ajo "meselja" qe erdhi nga shkreterirat e arabise....
Pra, sinqerisht, te sugjeroj nje fryme tjeter diskutimi, nese don te deshmosh kulture "perendimore", qe ndoshta e imagjinon, dhe mendon se e ke, por nuk e ke.
tung
albanish by nature
E vetma menyre e Chinos per te diskutuar eshte te shaje dhe te ofendoje , kjo eshte me lehte per te bere,por te dikutosh me argumente dhe ne menyre te kulturuar kete nuk e beni dot .
Nuh flm per shkrimet vertete e shtjelloni temen ,problemin ne menyre sic duhet
KA dy gabime trashanike ne kete "logjikim"!!
E para, ti nisesh nga nje pohim:"personi eshte hajdut", ndersa duhet perpara ta provosh nje gje te tille.
E dyta, ne piken e dyte, vetem nje "logjike" e palogjikshme mund te shohe prapa vjedhjes nje "prapavije politike"!(mund te jete thjesht per buken e gojes)
Per sa i perket zoteriut qe ishte ne fjale, ti perpara se te akuzosh dike per diçka, duhet te sjellesh provat per kete gje, perndryshe ti je gjitnje i denueshem per shpifje!
Ti anon mbi piken e gabuar, siç thashe edhe me lart!Une anoj me shume ne piken 2, pasiqe kam verejt nje ngecje ne diskutim........injoranca eshte aram numer 1 e tipave te tille....
E njoh shume mire kete fjale, por ti e kishe perdorur ne konteksin e gabuar..........kausal.........e shtyp gazin, automjeti mer shpejtesi.....vepra A sjell ne vepren B, dhe keshtu me rradhe....
Per t'u habitur se si nje mysliman qe ka marre si kornize te logjikes se vet nje liber, flet per "liri shpirterore"!!!....dmth. pak a shume, gjith natyra e "te menduarit" duhet te jete ne nje kornize, per te ardhe ne ato perfundime ne te cilat i nxjer nepermjet gjuhes ne pah.....kjo deshmon nje "ngushtesi" mendore, dhe nje "mvaresi" psikollogjike...........nje njeri me mendime te tilla NUK ESHT I LIRE !!!, a je ti "jarigas" njeri i LIRE ???, mendon se je i LIRE ???, shpirterisht a ndihesh i LIRE ???
Vete fjala "musliman" qe do te thote "rob ' Allahut" esht ene kundershtim te hapur me lirine qe pretendon ti ketu!!
Une jam aq i lire shpirterisht, saqe t'i kundervihem çdo lloj kufizimi te mendimit tim, ardhte ky kufizim edhe prej vete Zotit!!!
Pastaj, nese ti don te hapesh nje debat filozofik mbi domethenjen e fjales "liri", hap nje teme veças e me gjithe qejf debatojme!!
Mendova se nuke dije kuptimin pasi me kundershtove kur thashe se ISlami eshte fè dogmatike!! Duhet te besh me shume kujdes kur shkruan.....nuk je duke debatuar me gimchen apo ezelin, je duke debatuar me njerez qe ua dine kuptimin fjaleve shqipe!!...nese une e shkruaj "kuptimin", pse atehere mendon se nuk e dij se cka mendoj ????, natyrisht se eshte "dogme", dhe se ketu me verteton ate qe shkruaj me lart mbi zoteri chinon.............zoteria pret "prova" nga zoti, duke e dijtur (ose mos e dijtur), se nuk mund te ket nje prove te tille....
Nuk te dija kaq te ceket!!.....aftesite e te menduarit arrijn deri ne ate shkalle, qe te perfundojn, se NUK KA PROVA te kesaj natyre per ekzsistencen e Zotit dhe njekohesisht shfaqin "besimin" ne nje "fuqi" te panjohur.........kurse chino i kerkon ato.......dhe goja se i ka gjet, pasiqe ai edhe pse e "provokon" Zotin duke e share e ofenduar, Ai nuk e ndalon........ndoshta imagjinon "prezencen" e Zotit ne nje forme banale, si psh. ti bjer Zoti me shuplak, apo tja leshoj nga lartesia nje grumbull gurre, apo dicka ne kete sens.....
Chino, mendimi i te cilit siç thashe edhe me lart fluturon shume me lart se sorrat harape, nuk shan e provokon qenjen e perendise si entitet, por imazhin e "zotit" qe del ne pah nepermjet shkrimeve kuranore dhe sjelljes se perditshme te "dijetareve" islamike!! Ai i bie me shuplake, njesoj si une, pikerisht atij "zoti" qe pretendon roberi ne vend te dashurise!!
Ne thelb, ai nuk po shan Zotin, vetem se perqesh ate fare "idhulli" qe detyron idhujtaret e tij te sillen si shtaze!!
Po,pra , siç e kam shkruar me lart........e sheh qe i jep te drejte chinos dhe mua??!!...nuk ke te drejte.........chino nuk e MOHON ekzistencen e zotit, ai e mohon ekzistencen e ALLAHUT (sepse Ai nuk i nderpret kur ai ofendon) !!!, defekti qe akoma nuk e vereni....une nuk e mohoj ekzistencen e Zotit, cilin emer te kete Ai.....ketu hyn ne pyetje aftesia intelektuale e nje njeriu !!!, une nuk flas per "islamin" apo "krishterimin"....perkundrazi, une jam kausal ne mendimet....nuk bej hamendje, dhe nuk sillem ne rreth....dhe te kesh te garantuar, edhe po te sillesha ne rreth, kete do ta kishe verejteur e moti kohe do te isha drejtuar (nuk e shoh vetveten imun ndaj kesaj, sa per dijeni ).
Meqe ti je "kausal" ne mendime, çfare do te mendoje ti per nje fè qe meson te urresh(siç tha Iliriani) e bile te deshirosh djegien edhe te nenes tende nese te prek ne ate fè??!!(...e shume shembuj te tjere)
C'eshte kjo llomotitje pa lidhje??!!Njeriu ben autokritike kur eshte i vetedijshem qe ka gabuar, jo kur gabon kundershtari!! Ku eshte "defekti" ne kete logjike??!!.......kete kapital jeni duke e humbur.......e veren ???, nuk keni nxjer aspak dobi, edhe pse ne duar e keni patur ca kohe......ku eshte pra defekti per kete ???, ne doktrikne kishtare ndoshta ???
Ky nuk quhet "edukim", por "terrorizim"! Nese une e bej nje gje nga frika, nuk quhet "edukate" por roberim!! Falemnderit qe shpjegove me fjalet e tua thelbin e Islamit, fese se frikes!!......nje perparesi e ka islami per c'arsye nuk mund dot tjeter ideologji tja haje petllat.......e edukon nje shpirt ne "individualist" te persosur.........se i thot, O JAHU, une ta dij edhe te fshehten me te imet ne zemren tende, te miren dhe te keqen........dije, se me ke me afer se damarin e qafes....
E pra, per ta lidhur me ate pyetjen qe bere me lart rreth "lirise shpirterore", kush rron me frike, vdes perdite!!
Pikerisht NJE-ri e jo NJE-rob!!Pra, shqiptare jemi ca kohe..........por "NJEri" jemi pergjithmone....shih cfare imagjinate shfaqet ketu....edhe vet fjala shqipe te deshmon kete....jemi NJE....
Sa per te qenit shqiptar, une nuk mendoj se jemi vetem per ca kohe, por deri ne vdekje!! Kjo tregon me se miri "kausalitetin" e mendimeve te tua.....(nese nuk e kuptove, ma thuaj!)
Akoma me perifrazime pa rrugedalje!! Hajt na trego pakez se çfare do te thote te jesh i lire per nje "rob te Allahut" e deri ku shtrihet kjo "liri"!!......shprsoj se "mendimi" te eshte evoluuar permbi shkalles se "paragjykimit", per te debatuar "lire", duhet te jesh edhe i "lire"...
Kete e perdora si kunderargumentim per ate frazen e bujshme qe ti shkarravit poshte e perpjete se gjoja Islami eshte fè e "dijetareve", ne nje kohe qe themeluesi i saj ishte analfabet!!!Ka gje qe s'eshte e vertete ketu??!! Ketu nuk vihet aspak ne diskutim "gjenialiteti" i Muhamedit, po ashtu si nuk vihet ne diskutim ai i Hitlerit!!Perforcimi i "analfabetizmit" te pejgamberit te muslimaneve ne debate ka te beje me akuzat qe i behen atij kinse ka "kopjuar" dhe "adaptuar" islamin nga feja e krishtere......asnjehere ne rrethana tjera nuk eshte perdorur !!!, per kete te thash se "mendimi" yt nuk ka "force" argumenti.
Vetem se kur ti pohon diçka si te "vertete" dhe te padiskutueshme, me autorizon mua dhe çdo qenie tjeter qe ka paksa tru, te te pergjigjet sipas vendit!!!
Pra, veri gishtin kokes kur shkruan ketu e pesho mire çdo fraze qe shkruan, pasi siç te thashe edhe me siper, nuk po debaton me ndonje hajvan te tipit te "i njejti" apo me ndonje hoxhe te paditur si Krasniqi(fjalet e tua keto), por me persona qe perdorin lirine e mendimit ne sherbim te kombit dhe njerezimit!!
Tungjatjeta!!
Ndryshuar për herë të fundit nga jarigas : 22-02-2011 më 07:46
Jarigas
Nga te cilet? Cili nga ta njihet sot boterisht? Per cfare?
Te mbushesh vellime te jurisprudences nuk do te thote se ke kualitet. Edhe jurisprudenca e shoqerise se Milloshevicit ka qene e mbushur me vellime. Poashtu ajo e Hitlerit, Stalinit. Trego kontretisht, cila eshte arsyeja, perse Islami meriton intelektualisht respekt.kur dihet se jurisprudenca islame mbush vellime te tera,
Kur ashtu? Deshmo.kur dihet se shkenca islame me se 8 shekuj ka rrotulluar boten.....
E di si ia ben ti? Te tregoj une. Ia ben sikur te thoja une se eshte fakt se Allahu eshte homoseksual. Eshte fakt qe Allahu ka nje vella binjak, i cili intelektualisht eshte edhe me tutkun sesa Allahu.
Keshtu ia ben ti, e kupton biseden si gare per pellitje pa substance. Pra njejte si Kurani, blablabla, pa ofruar asnje deshmi, asnje argument. Ku i ke argumentet per vleresimet qe i nxjerr?
Cilat?keto avancime civilizimi duhet te kene motor, duke rri ne kok te shpines nuk shpiket e nuk zbulohet gje, qofte ajo edhe ne teori....motori ka qen ajo "meselja" qe erdhi nga shkreterirat e arabise....
Nuk dua te tregoj asgje te tille, as perendimore, as tjeter. Por thjesht kur flet gjepura, te them se eben kete. Ty, Allahut, gjithe botes.Pra, sinqerisht, te sugjeroj nje fryme tjeter diskutimi, nese don te deshmosh kulture "perendimore", qe ndoshta e imagjinon, dhe mendon se e ke, por nuk e ke.
tung
Kthehemi tek tema:
Nene Tereza ka merituar Ferrin apo jo?
Cili eshte mendimi yt personal?
Cili eshte mendimi yt kur e lexon Kuranin dhe e perdor per ta pergjegjur kete pyetje?
Nese mendimi yt apo i Kuranit eshte se ajo ka merituar Ferrin, si e shpjegon kete gje? Perse nuk eshte kjo gje nje krim? Nese eshte krim, si mund te pranosh se "Zoti" (Allahu) ben krime? Si? Ketu bie muzika ne kete teme!
Kand don ALLAHU e udhzon e kand nuk don e len ne lajdhitje
ajo qka ka lyp edhe e kagjet ka punu per fam , ZOTI ja ka dhan famen,
ne at bot ska qka lyp
Shefqeti e ka than te verteten me baz.
mu duk sikur dikush me lart deshi argumente mbi shkencen ne Kur'an. Me posht po i sjell vetem disa.
Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.
Hekuri është një nga elementet e përmendura në Kuran. Në suren El
Hadid, d.m.th. në suren e Hekurit thuhet:
”Ne e kemi zbritur hekurin, në të cilin ka forcë të
madhe dhe dobi për njerëzit...„
(El Hadid 25)
Fjala “zbritëm poshtë” e përdorur veçanërisht për hekurin në këtë ajet,mund të mendohet se ka një kuptim metaforik që do të thotë se hekuri është dhuruar për të mirën e njerëzimit. Por nëse ne do të merrnim në konsideratë kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, e cila është “i zbritur fizikisht nga qielli”, do të kuptojmë se në këtë ajet gjendet një mrekulli shkencore mjaft domethënëse. Në saje të kërkimeve astronomike është zbuluar se hekuri i gjendur në rruzullin tokësor ka ardhur prej yjeve gjigande të hapësirës. Metalet e rënda në univers janë krijuar në bërthamën e yjeve të mëdha. Gjithësesi, Sistemi ynë Diellor nuk zotëron një strukturë të përshtatshme që të prodhojë vetë hekur. Hekuri mund të prodhohet në yje shumë më të mëdhenj se Dielli, te të cilët temperatura arrin disa qindra miliona gradë. Kur sasia e hekurit në një yll tejkalon një nivel të caktuar, ylli nuk mund ta mbajë atë më gjatë dhe si rezultat ai shpërthen në një shpërthim të quajtur “nova” ose “supernova”. Si rezultat i këtij shpërthimi, meteorët që përmbajnë hekur shpërndahen nëpër univers dhe lëvizin nëpër hapësirë, derisa të tërhiqen prej forcës gravitacionale të ndonjë trupi qiellor. E gjithë kjo na bën të qartë se hekuri nuk është formuar në Tokë, por është mbartur nëpërmjet meteorëve pas shpërthimit të yjeve në hapësirë, pra, ai “ka zbritur në tokë” në të njëjtën mënyrë siç është shpallur në ajetin kuranor. Është e qartë se ky fakt nuk njihej shkencërisht në shekullin VII, në kohën e shpalljes së Kuranit.
Bletët prodhojnë më shumë mjaltë sesa kanë nevojë dhe e ruajnë atë në hoje. Struktura gjashtëkëndore e hojeve njihet nga të gjithë. A keni menduar ndonjëherë pse bletët ndërtojnë hoje gjashtëkëndore dhe jo pesëkëndore? Matematicienët duke kërkuar përgjigjen e kësaj pyetjeje arritën në një konkluzion interesant: "Forma gjashtëkëndore është forma më e përshtatshme gjeometrike për shfrytëzimin maksimal të hapësirës së dhënë." Një formë gjashtëkëndore kërkon një sasi minimale dylli për ndërtim dhe mban sasinë maksimale të mjaltit. Pra bletët përdorin formën më të përshtatshme. Metoda e përdorur në ndërtimin e hojeve është shumë interesante. Bletët e fillojnë ndërtimin e hojeve në dy-tre vende të ndryshme dhe endin hojet njëkohësisht në dy-tre rreshta. Megjithëse fillojnë nga vende të ndryshme bletët me numër mjaft të madh ndërtojnë gjashtëkëndësha identik dhe pastaj endin hojet duke i kombinuar ato bashkë dhe duke u
takuar në qendër. Pika e lidhjes së gjashtëkëndëshave rregullohet aq mirë, saqë nuk ka asnjë shenjë që të dallohet se pjesët e hojit janë kombinuar. Përballë këtij krijimi të përkryer ne sigurisht duhet të pranojmë ekzistencën e Zotit i Cili i ka krijuar dhe mësuar këto krijesa. Evolucionist ët duan të rrëshqasin dhe ta shpjegojnë këtë me konceptin e instiktit dhe përpiqen ta paraqesin atë thjesht si një karakteristikë të bletëve. Megjithatë, n.q.s. ka një instikt të tillë në punë, i cili vepron mbi bletët dhe siguron harmonizimin e punës së tyre, atëherë kjo do të thotë që ekziston një Urtësi e cila sundon mbi të gjitha këto krijesa të vogla. Për ta thënë më shkoqur, Allahu, Krijuesi i këtyre krijesave të vogla I mëson ato të bëjnë një gjë të tillë. Ky fakt është treguar në Kuran 14 shekuj më parë:
"Zoti yt i dha instikt bletës: "Ndërto shtëpi nëpër kodra, nëpër drunj
dhe në ato (koshere) që njerëzit ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha frutat
dhe futu nëpër rrugët që Zoti i ka lehtësuar për ty." Nga barku i
tyre del një lëng me ngjyra të ndryshme në të cilin ka shërim (ilaç)
për njerëzit. Me të vërtetë, në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë."
(Nahl: 68 : 69)
”Jo, Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim prej ballukeve.
Balluke gënjeshtare dhe mëkatare.”
(El Alek 15-16)
Fraza ”balluke gënjeshtare dhe mëkatare” në ajetin e mësipërm është mjaft interesante. Përse i quan Kurani flokët e pjesës së përparme të kokës gënjeshtare dhe mëkatare? A nuk është vetë njeriu gënjeshtar dhe mëkatar? Cila është lidhja që ekziston midis gënjeshtrës e mëkatit nga njëra anë dhe ballukeve (apo flokëve të pjesës së përparme të kokës) nga ana tjetër? Kërkimet e kryera kohët e fundit zbuluan se fusha ballore, e cila është përgjegjëse për drejtimin e të gjitha funksioneve specifike të trurit, ndodhet
në pjesën e përparme të kafkës. Vetëm në 60 vitet e fundit, shkencëtarët e zbuluan funksionin e kësaj zone, gjë të cilën Kurani e ka përmendur që 1400 vjet më parë. Nëse shohim brenda kafkës në pjesën e përparme të kokës, ne do të gjejmë fushën ballore të trurit. Në një libër me titull Bazat e Anatomisë dhe Psikologjisë, në të cilin përfshihen kërkimet më të fundit mbi efektet e kësaj fushe në tru, thuhet: Motivimi dhe parashikimi për të planifikuar dhe për të filluar lëvizjet ndodh në pjesën e përparme të lobit ballor, pikërisht në fushën ballore. Kjo është një zonë ku ndodh procesi informues... Libri gjithashtu thotë: Në lidhje me përfshirjen e saj në motivim, fusha ballore mendohet të jetë gjithashtu qendra funksionale e agresionit... Kështu, kjo zonë e trurit është përgjegjëse për planifikimin, motivimin dhe kryerjen e punëve të mira e të këqija, ashtu siç është përgjegjëse për thënien e gënjeshtrave dhe të vërtetave. Është më se e qartë se shpallja ”balluke gënjeshtare dhe mëkatare” përputhet tërësisht me shpjegimin e mësipërm. Ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan në 60 vitet e fundit, është shpallur nga Zoti në Kuran shumë shekuj më parë.
Në një ajet kuranor na bëhet e ditur se malet nuk janë të palëvizshëm, ashtu siç mund të na duket, por ato janë në lëvizje të vazhdueshme.
”Kur i sheh malet, mendon se ato janë të palëvizshëm,
ndërsa ato lëvizin si retë...” (En-Neml 88)
Kjo lëvizje e maleve ndodh si pasojë e lëvizjes së kores së Tokës, mbi të cilën ato janë vendosur. Korja e Tokës ‘noton’ mbi shtresën e mantelit, e cila është më e dendur. Ishte fillimi i shekullit XX kur, për herë të parë në histori, një shkencëtar gjerman me emrin Alfred Wegener deklaroi se kontinentet kanë qenë të bashkuara në kohën e krijimit të tokës, por më pas u zhvendosën në drejtime të ndryshme dhe u ndanë, duke u larguar shumë larg njëri-tjetrit. Gjeologët kuptuan se Wegener kishte të drejtë vetëm në vitin 1980, pra pesëdhjetë vjet pas vdekjes së tij. Sipas fjalës së Wegener në një artikull të
publikuar në vitin 1915, blloqet masive të tokës u bashkuan së bashku rreth 500 milionë vjet më parë, duke formuar Pangaean, e cila gjendej në Polin e Jugut. Afërsisht 180 milionë vjet më parë, Pangaea u nda në dy pjesë, të cilat u zhvendosën në drejtime të ndryshme. Një prej këtyre kontinenteve gjigande ishte Gondwana, e cila përfshinte Afrikën, Australinë, Antarktidën dhe Indinë. E dyta ishte Laurasia, e cila përfshinte Evropën, Amerikën e Veriut dhe Azinë përveç Indisë. Njëqind e pesëdhjetë milionë vjet pas kësaj ndarjeje, Gondwana dhe Laurasia u ndanë në pjesë më të vogla. Këto kontinente, të cilat u shfaqën pas ndarjes së Pangaeas, janë spostuar mbi sipërfaqen e Tokës disa centimetra çdo vit, duke shkaktuar ndryshime në përqindjen e tokës dhe detit.
Kjo lëvizje u zbulua si rezultat i kërkimeve gjeologjike të kryera në fillim të shekullit XX. Lëvizja e kores së Tokës është shpjeguar nga shkencëtarët si më poshtë: “Korja dhe pjesa e sipërme e mantelit, me një trashësi 100 km, janë të ndara në segmente të quajtura shtresa. Gjenden gjashtë shtresa të mëdha dhe disa shtresa të vogla. Sipas teorisë të quajtur “tektonika e shtresave”, këto shtresa lëvizin në Tokë, duke mbajtur me vete “dyshemenë” e kontinenteve dhe oqeaneve. Lëvizja e kontinenteve është llogaritur të jetë 1-5 cm në vit. Gjatë kohës që shtresat vazhdojnë të lëvizin, ato realizojnë një ndryshim të vogël në gjeografinë e Tokës. Për shembull, çdo vit Oqeani Atlantik bëhet pak më igjerë.” Në Kuran është përmendur “lëvizja e maleve”. Sot, shkencëtarët bashkëkohorë për këtë lëvizje përdorin termin “lëvizja kontinentale.” Është e padiskutueshme që kjo është një prej mrekullive të Kuranit, pasi ky argument shkencor u zbulua vetëm kohët e fundit nga shkencëtarët.
Shpresoj te mos merziteni duke lexuar.
Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.
S’çarmatosem sa t’jetë jeta!
Krijoni Kontakt