
Postuar më parë nga
toni77_toni
Ky është një mendim bindje e jotja, edhe dëshirë, nuk ndërhyjë sepse ashtu ke vendosur, por unë ndaj mendimin me ty. Mendimin për ty dhe mendimin për Nënë Tereza, qe do të thotë, Nënë Tereza ka marrë shumë çmime nderkombëtare sa ishte ne këtë botë, ekziston Historia e sajë, tash ajo është e lumtur dhe pritet të shpallet shenjt, kjo është një e vërtetë, Gjyqi i takon Zotit. Ndërsa për ty, ajo qe shoh është se me këto lloj gjykimesh dhe mendimesh, shihet një ferr ne ty ne ketë botë, ndërsa për boten tjetër mbetet qe Zoti të gjykoj - nuk pretendoj të ndërhyjë në kompetencat e Zotit.
Gjithsesi e përsëris se, ai “zot” qe është kundër atij personi qe ne emër të Zotit i kushton tërë jeten njeriut dhe humanizmit, ai "zot" qe është kunder humanizmit, dashurisë, përkujdesjes ndaj jetimeve, ndaj të varfërve, ndaj grave veja, ndaj të shtypurve, ndaj të sëmurëve, ndaj atyre qe kanë uri, ndaj pleqve dhe plakave...., nëse është kundër këtyre vlerave, ai “zot” është “zot” rrenacak dhe shumë idiot dhe kurrë mos shkoftë asnjë njeri te ai idiot, ai është kundër vlerave qe do të thotë - është anti vlerë, apo ma thjeshtë, ai “zot” nuk ka vlerë fare - ai është rrugë djalli dhe errësire.
ja një lutje nga Nëna Tereze per ata qe duan ta qojnë në ferr:
"O Zot, hapna sytë tanë, që të mund të shohim Ty"!
‘Hapna sytë tanë, o Zot!”
O Zot, hapna sytë tanë, që të mund të shohim Ty
në vëllezërit e motrat tona.
Hapna veshët tanë, që t’i dëgjojmë thirrjet
e atij që ka uri, që ka të ftohtë e frikë,
të atij që është i shtypur dhe i përbuzur.
Hapna zemrën tonë, o Zot, që të mund të mësojmë
ta duam njëri-tjetrin
ashtu si na do Ti.
Përtërije vazhdimisht në ne, Shpirtin tënd, o Zot,
që të jemi të lirë e të bashkuar në emrin Tënd të shenjtë. Amen
Krijoni Kontakt