doppel post !!!sorry
doppel post !!!sorry
Ndryshuar për herë të fundit nga Nuh Musa : 15-02-2011 më 04:57
albanish by nature
....kur njeriu te pershendet me "selam aleykum", kthimi i pershendetjes deshmon "kulturen perzonale" te te pershendeturit !!!, pra, nese e sheh vetveten njeri te civilizuar, atehere duhet nje muslimani tja kthesh pershendetjen me "aleykum selam"....pamare parasysh se ne cilen gjuhe debatohet apo cilit komb i takojn diskutanten !!!, pershendetja islame eshte univerzale.....dhe kur te kerkoj si "musliman" respektin, duhet edhe te pergjigjesh !!!, e njejta vlen edhe anasjelltas natyrisht !!!
Krahasimet jane te pavend !!!, skan te bejn me gjendjen e shqiptareve !!!, popujt nativ amerikan ose jane faruar, ose jane asimiluar !!!, te krishteret shqiptare e deshmojn te kunderten (sa i perket cfarimit), muslimanet shqiptare e deshmojn te kunderten (sa i perket assimilimit).....faktori i vetem qe i bashkon eshte ai, se kane pasuar "ndryshime" ne shoqeri.....kjo ndodh dita dites dhe kudo !!!, ta sterhollojm shembullin qe na ka sjell iliria e para ne temen tjeter, dhe ndoshta mund te te dale i "drejt" krahasimi !!!, nuk mund te krahasosh nje "masakrim" per shkaqe fetare, me nje "masakrim" per shkaqe politike apo ekonomike.....egjiptasit nuk i ka vendos islami ne pranga, por Mubaraku dhe sistemi i tij.
Perndryshe, fjala "pranoj", nuk nenkupton "detyrim"....nuk ka gjuhe ne bote qe ja mvesh kete attribut kesaj fjale, kurse perqafoj nenkupton ne nje forme "dashuri"....pranimi i islamit nuk ka te beje me dashuri, por eshte bindje e plote qe vjen nga BRENDIA e njeriut, pra, ka te beje me "dije", me "respekt", me "bindje" dhe me "deshire".......kur keto faktore harmonizohen, atehere je i gatshem "te pranosh" ate qe te ofrohet !!!, prandaj fjala "pranoj" ne kuptimin ne sens eshte tamam ajo fjale perkatese qe pershkruan gjendjen e nje muslimani !!!
Sa per armenet, cka na hyjn neve ne pune ata ???, nuk me eshte i qarte harku argumentues qe e ke cit ketu !!!; mund te na sqarosh pak ???
...a te kujtohen replikat e pare me teje ???, aty te kam "sqaruar" se edhe UNE, NUH MUSA, edukimin e kame mare ne nje cfare "Zosimea"........edhe UNE jam edukuar ne nje institut jomusliman !!!
...vet fjala ATDHE te tregon se "ku e mer dashurine" per vendin tend !!!, une jam i lindur dhe disa vite i ritur ne DHEUN e te ATIT tim.......ate fjale qe deshe me thene ajo quhet "PATRIOTIZEM"...........Samiu nuk ka qen patriot, ai ka qen njeri pragmatik, dijetare, mendimtare !!!, ai ka qen "drite"....kurse ndjekesit e "drites" mund te jene PATRIOT.........ate me shume e respekton turqia se shqiptaria !!!, Shamsaddin Sami eshte emri i tij me te cilin njihet ne kulturen "turke", dhe eshte baba i literatures moderne te turqise !!!
........qe nga mesi i shekullit 19 sistemi otoman peson ndryshime strukturale si rrjedhoje e trazirave politike pas rev. francez dhe fillimit te industrializimit.........keto ndryshime kane qene gjysmake dhe per kete edhe Samiu e quan "te kalbur"......ndeshja e kuptimit te "qyteterimit" europjan me ate islam e ka hutu parine otomane pasiqe nuk ka dijtur si te miret me keto ndryshime.....paraqitja e "turqve te rri", ne krye te cileve kane qendruar edhe shqiptare, e ka tronditur sistemin "arkaik" dhe ka formuar bazat e reja te shtetit modern turk, fillimin e "nacionalizmit" turk..........pas kesaj ne krye ka qendruar nacionalizmi, ku ne vijim nuk kish me "musliman" (ummet) por "shqiptare", "turq", "boshnjak", "grek" etj.......kulminacionin e nacionalizmit turk e ke patur ne formimin e shtetit modern nen furken e Ataturkut !!!........Samiu me kohe i ka verejtur problemet qe do te vijonin per arsye te ndryshimeve te "botekuptimeve", dhe ato probleme erdhen, shteti gjigand osman u shua, muslimanet e ballkanit gati ne terresi u debuan, poashtu u ushtrua edhe gjenocid mbi ta...........Samiu me gjith largpamesine e tij, e ka patur synim SHPETIMIN e shtetit osman, e jo shkateremin e tij.....ai ate e ka pare se po vjen me hapa te shpejta.........
Te "reduktosh" gjenialitetin e Samiut vetem ne "ceshtjen shqiptare" eshte "fukarallek" shoku jarigas....i ben padrejtesi nje njeriu gjigand (jo vetem per shqiptaret) per shkaqe te uleta !!!
Sidoqoft, ne mund ta "romantizojm" ceshtjen deri ne kulm, por fakt mbetet nje gje, gjith rilindasit ishin PRO shtetit OSMAN, pasiqe ne ate e kishin garancionin e vetem te "ekzistences" si KOMB (jo si musliman) pasiqe kanosejn nga rreziku i pansllavizmit......Samiu natyrisht si i njohur me situaten ka nxjere perfundimet e qarta, shqiptaret kane qene te presekutuar, te mposhtur dhe te shtypur nga sistemi......kjo dukuri ka qen prezente ne gjith perandorine osmane (arabet nuk "kendojn" me bukur mbi shtetin osman)........me kete shpjegohen edhe kryengritjtet e plota te asaj kohe, me kete shpjegohen edhe shtetformimet e serbiese, greqise, rumanise etj.....
flm
albanish by nature
Nuk mendoj se shteti nene terezes i ben nder ne kuptimin sic ja u ben "deshmoreve" dhe "herojnve".........aman natyrisht se ajo eshte figure "kombetare"....kete nuk mund tja mohojm ne muslimanet !!!, sepse ajo eshte nen perzonalitetet e para te fese vet, qe mund ti numerosh ne nje dore per 100 vitet e fundit, dhe e lindur dhe rritur shqiptare.
Sa i perket "rrendesise" se saj si shqiptare ne saje te joshqiptareve duhet me thene se eEdhe vet bota, por sidomos ajo e krishtere nuk e njeh si "shqiptare".....ate e njohin si "shenjtore" te fese se krishtere.
Shqiptaret e krishtere ja rrezojn reputacionin (karshi shqiptareve musliman) kur e "madherojn" ne aspekte kombetare (qe nuk e ka), shqiptaret musliman ja shtojn reputacionin (karshi te krishtereve, e martirizojn njekohesisht) kur e "poshtersojn" ne aspekte "fetare" (qe nuk i ka).........keshtuqe sa e sa te zgjat debati, situata mbetet ne nje cfare pat-gjendjeje.....dhe mund deri ne diten e kijametit te vazhdoje pa asnje cfare rezulltati....
Nene Tereza duhet te respektohet per ate punen e vet qe ka bere (bile edhe muslimanet duhet tja dijne per te mire, sepse ka ndihmuar ne shuarjen e politeizmit !!!!), kurse te krishteret duhet te kujdesen kur mundohen asaj ti mveshin epitete qe nuk i shkojn, dhe qe nuk ka gjasa edhe ti mbeten. Te perqendrohemi ne fakte, do te kemi me shume dobi nga ajo, nese mendon dikush, se mund te kemi dobi....
flm
albanish by nature
Gaboni kur thoni se edhe vet bota, sidomos ajo e Krishtere, nuk e njeh si shqiptare. Bota nuk vuan nga ndonje kompleks ne lidhje me nene Terezen, e njeh sic ajo ishte, nga ana e kombesise e njeh per shqiptare, jo per indiane apo tjetersoj.
E dyta, nuk jane Shqiptaret e Krishtere qe po ia rrezojne apo shtojne reputacionin Nene Terezes. Nene Terezen si figure kombetare e nderon gjith kombi, te krishtere e muslimane bashke. Ky eshte fakt.
Normalisht, ka njerez qe e mendojne ndryshe dhe nuk ka asnje problem, secili ka liri mendimi e shprehje, ndonese dihet qe jane nje pakice e vogel kundrejt atyre qe e respektojne dhe duan Nene Terezen.
Ato mund ti parashtrojne kundershtimet e tyre me argumenta dhe mbetet ne dore te njerzve nese duhet kushtuar vemendje ketyre argumentave apo jo. Personalisht, mendoj qe eshte nje humbje kohe kot.
Everyday is a gift, that's why they call it the present
Si shqiptare e njeh nje pjese e vogel e interesuar, per pjesen dermuese ajo intuitivisht nderlidhet me punen e vet. Ajo ka qen puna humanitare dhe qendron si synonym per "miresi" dhe "ndihme" ndaj fukarave ose atyre te lenurve pas dore. Ketu e kisha qellimin. Natyrisht se cdo i interesuar per perzonin e saj e din edhe ciles kombesi i perket. Por nese del ne ndonje shesh europjan dhe pyet kembesoret jam i bindur se ndoshta me pak se 10 % e dijn se cfare kombesie ka patur !!!, bile edhe me pak e dijn se ka lind ne shkup.
Kurse sa i perket reputacionit te saj, ate ja rrezojn apo ngrejn shqiptaret vetvetiu duke u pallavrit andej e kendej pa lidhje....per imazhin e saj rrezik me te madh perbejn vet shqiptaret e krishtere, pasiqe i mveshin epitete kombetare te te njejtes shkalle si me ato fetare, gje qe ka prapashtese politike, dhe qe pjesa dermuese e shqiptareve musliman kurre nuk do ta pranoj, kjo duhet te ju jet e qarte !!!, prandaj perpos qasjes objektive, cdo debat i ciles kahje qoft, eshte si the e dhe vet i kot.
tung
albanish by nature
Ketu nuk biem dakord, pjesa derrmuese e kombit shqiptar, duke perfshire dhe muslimanet, e nderojne Nene Terezen si figure kombetare per ato vlera qe jane thene e sterthene ketu, dhe asnje njeri nuk i mvesh asaj, as te krishteret, epitete politike.
Shih me poshte ndermarresit e vendimeve/aktiviteteve per nderimin e Nene Terezes dhe mundohu tua percaktosh cfare feje i perkasin:
100 vjetori i Nënë Terezës: Nesër në treg pulla e përbashkët Shqipëri-Kosovë-Maqedoni
Tiranë, 25 gusht, NOA Nesër, kur mbushen plot 100 vjet nga lindja e Nënë Terezës, humanistes shqiptare që i dha aq shumë dashuri njerëzimit, hidhet në treg e para pullë e përbashkët mes Shqipërisë-Kosovës e Maqedonisë. Prezantimi i kësaj pulle vjen pas marrëveshjes paraprake mes tri administratave postare Shqipëri-Kosovë Maqedoni, për të emetuar një pullë të përbashkët mes tri shteteve me rastin e 100-vjetorit të lindjes së humanistes së madhe shqiptare.
Tre drejtorët e postave kombëtare gjegjëse prezantuan para mediave në kryeqytet pullën dhe zarfin, që do të hidhet nesër në treg ditëlindjen e 100-ë të Nënë Terezës.
Drejtori i Postës shqiptare, Arqile Gorea në këtë prezantim të pullës unike bëri publike iniciativën e parë të bashkëpunimit mes tre shteteve, qytetarët e të cilëve do të kenë mundësi të kryejnë shërbime postare me pullën e Nënë Terezës, ndërsa filatelistët të blejnë serinë e pullës së përbashkët.
Sipas zotit Gorea, kjo iniciativë duhej të realizohej në këtë ditë të shënuar, duke pasur parasysh se shenjtorja e madhe shqiptare dhe jo vetëm shqiptarela pas një vepër të ndritur, që i dha shpresë tërë njerëzve nga çdo skaj i globit, atje ku ndodhën tragjeditë më të mëdha njerëzore, ku njerëzit kishin nevojë për ushqim, rroba, ilaçe, por mbi të gjitha shpërndau në çdo skaj të botës dashurinë njërëzore atë për të cilën ka nevojë kaq shumë shoqëria jonë.
E veçanta e këtij evenimenti është kjo që; së bashku, tri administratat postare po dalim me një pullë të përbashkët. Ajo që na bashkon është respekti ndaj veprës së ndritur të kësaj shenjtoreje të madhe shqiptare, tha zoti Gorea.
Ndërsa Drejtori i Postës së Kosovës Blerim Krasniqi theksoi se
Nënë Tereza sërish na bashkoi dhe kësaj here në fushën e bashkëpunimit të administratave tona postare Kosovë-Shqipëri dhe Maqedoni, pasi shëmbëlltyra e saj është ambasadori më i mirë i popullit shqiptar. Prandaj është e natyrishme që në 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës ambasadori ynë kulturore siç është pulla postare të mbajë portretin e kësaj nobelisteje, nënvizoi drejtori i Postës së Kosovës.
Parfaqësuesi i Postës së Maqedonisë, kreu i postës së Ohrit, Rahim Bajrami
Nënë tereza simbolizon më së miri bashkëpunimin mes nesh. Së pari ajo paraqet një element shtesë, që na afron të gjithë neve si shqiptarë. Dua të theksoj, që lëshimi i kësaj pulle nga tri administratat tona postare nuk është aspak i rastësishëm. Ky është vetëm një nga frytet e bashkëpunimit të ngushtë disa vjeçar mes tri postave tona, tha zoti Bajrami.
Më tej ai theksoi se Marrëveshja e bashkëpunimit parashikon që tri postat të punonjnë së bashku në projekte rajonale dhe europiane që kanë për qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve tona që është e nevojshme në rrugën tonë drejt BE. Duke filluar nga java e kaluar Posta e Maqedonisë dhe Posta Shqiptare do të marrin pjesë së bashku në projektin e UPU-së, shtoi kreu i Postës së Ohrit.'Rruga e Paqes', rrugë në Tiranë në nderim të kujtimit të Nënë Terezës
TIRANË- Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, President i Republikës Bamir Topi, priti në një takim anëtarë të Unionit Italian të Paqes si dhe së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama prezantuan projektin "Rruga e Paqes"
Në fjalën e tij Presidenti Topi tha se Nënë Terezë është fuqia morale më e spikatur në të gjithë botën. Ajo ishtë zëri i mijërave fëmijëve, dhe të varfërvë dhe u ktheu dinjitetin mliona njerëzve.
"Njerëzit janë të mrekulluar nga puna e saj", theksoi Topi
Ndërkaq në fjalën e tij, përfaqësuesi i "Unionit Italian të Paqes" Gianfranco Costa tha se të gjithë kombet janë të bashkuar sot, pasi Nënë Tereza është symbol i bashkimit.
"Bota shikon Tiranën si kryeqytet të shpresës", tha Costa
I pranishëm në takim ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama i cili pasi vlerësoi figurën e Nënë Terezës u shpreh krenar për inagurimin e një rruge në nder të Nënë Terezës
"Nuk jemi ketu vetëm për të kremtuar, por edhe për të shprehur gjithë kënaqësinë dhe për tu ndjerë të privilegjuar, për një projekt sa modeste po aq simbolike, t'i japim jete një hapësire, në parkun e kryeqytetit, ku të gjithë njerëzit të mund të përshkrojnë një rrugë dedikuar Nënë Terezës", tha Rama
Kjo rrugë vazhdoi më tej Rama do të shërbejë për të mos e kujtuar Nënë Terezën vetëm një ditë në vit, por cdo momentNuk po merrem me ate se kujt feje i perket ai qe mori vendimin te emeroje aeroportin e Rinasit me emrin Nene Tereza, apo sheshit ne Tirane etj.Fotografi, kronika, botime
Ekspozita që hapet nesër në hollin e Muzeut Historik Kombëtar dhe qëndron deri në mesin e muajit shtator, përveç objekteve personale të nobelistes Nënë Tereza përmban fotografi, materiale filmike dhe botime.
Ekspozita fotografike ndjek rrjedhën kronologjike të jetës dhe veprimtarisë bamirëse të Nënë Terezës.
Ajo nis me fotografi të familjes së saj në Prizren dhe vijon me shpërnguljen në Shkup, vendi ku lindi Gonxhe Bojaxhi më 26 gusht të vitit 1910. Në këtë pjesë të seksionit fotografik shihen fragmente nga fëmijëria e saj, jeta e shkollës, nga koha ku mori mësimet e para kishtare, deri sa merr thirrjen e parë, lë Shqipërinë dhe largohet për në Dublin. Numri më i madh i fotografive të ekspozitës i kushtohet veprimtarisë së saj në Kalkutë, në shërbim të të sëmurëve, të plagosurve, të dhunuarve, lebrozëve. Krah tyre rrinë foto të Nënë Terezës me personalitete të huaja, foto të takimeve me shqiptarët e diasporës, foto nga çasti i lumturimit të saj në Vatikan, marrja e çmimit Nobel më 1979 etj.
Për fotografitë janë shfrytëzuar burimet: Agjencia e lajmeve (ATSH), botime, albume të bibliografit Dom Lush Gjergji dhe fonde private të njerëzve që e kanë njohur Nënë Terezën. Sipër fotove mbishkruhen thënie, mesazhe, lutje, poezi. Ekspozitat fotografike të hapura kohët e fundit në kryeqytet me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës i përngjajnë shumë njëra-tjetrës dhe prezantojnë fotografi të njohura dhe të publikuara më parë. Muzeologu Enver Kushi, që merret në veçanti me përmbajtjen e kësaj ekspozite, shpjegon do të ketë edhe disa imazhe të papublikuara më parë.
"Ka disa fotografi të reja, që na i dhuroi Mon Sinjor Rrok Mirdita. Aty shihet Nënë Tereza në takimet e herë pas hershme që bënte në Nju-Jork me shqiptarët e Amerikës. Bëhet fjalë për vizitën që ka bërë në Amerikë në vitet '80-të, në kulmin e veprimtarisë së saj bamirëse". Fotografitë do të veshin faqet e disa kubave të mëdhenj të ndriçuar me neone. Këtë ide ka pasur piktori Fatmir Boshnjaku, që është kujdesur për anën grafike të ekspozitës. Pjesë e këtij prezantimi janë edhe disa pulla poste origjinale me imazhin e Nënë Terezës të emetuara nga Posta Shqiptare. Ato i janë dhuruar Muzeut pas vdekjes së Nënë Terezës nga Presidenti i Shqipërisë në atë kohë, Rexhep Mejdani.
Një kënd më vete i ekspozitës i është lënë kinemasë 20-vendëshe, që instalohet enkas për këtë rast.
Në një ekran mesatar shfaqen një film kronikal për ceremoninë e lumturimit të Nënë Terezës në Vatikan, filmi ky që u shfaq dy ditë më parë në Arkivin Qendror të Filmit; një film dokumentar për figurën e shenjtores, realizuar këtë vit nga regjisori Kujtim Gjonaj; një film kronikë 35 minuta i përgatitur nga Kreshnik Hashorva, i cili ka shfrytëzuar Arkivin e Radio-Televizionit Shqiptar. Nga Hashorva kemi edhe një material filmik përgatitur për kardinal Koliqin.
Në një ekran tjetër mendohet të shfaqen imazhe të tjera fotografike dhe filmike. Poezi të shkruara nga Nënë Tereza interpretohen nga aktoret Tinka Kurti, Roza Anagnosti dhe Margarita Xhepa. Seksioni i fundit i ekspozitës i takon botimeve. Aty prezantohen dy libra "të shkruar" më 1997, dëshmi të dhimbjes për humbjen e Nënë Terezës. Është libri i homazheve i hapur nga Ambasada Shqiptare në Selinë e Shenjtë në Vatikan me rastin e vdekjes së humanistes dhe libri i homazheve të qeverisë shqiptare.
Një botim i ri, i ideuar nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, prezantohet për herë të parë nesër në hollin e Muzeut Historik Kombëtar. Njerëz të politikës dhe të klerit katolik në Shqipëri rrëfejnë aty kujtime nga vizita e Nënë Terezës në Shqipëri. Ka kujtime të vetë drejtorit të MHK-së, kujtime të Liri Berishës, presidente e fondacionit "Nënë Tereza", të mjekes Adelina Mazreku, arqipeshkvit Monsinjor Rrok Mirdita, ish-ambasadorit tonë në Poloni Enver Faja dhe një kujtim nga Pjetër Arbnori.
Libri ka 140 faqe dhe shoqërohet me një CD, ku mund të dëgjohen lutje dhe poezi të Nënë Terezës, të interpretuara nga aktoret që u përmendën më sipër. Janë të rralla ato kujtime që serviren për Nënë Tereza, nga njerëz të thjeshtë që e kanë njohur dhe i kanë qëndruar pranë. Këtu përfundon udhëtimi në jetën e "Shenjtores së dhimbjes". Punonjësit e Muzeut Kombëtar shpjegojnë se kjo ekspozitë, ndryshe nga ato në raste të tjera përvjetorësh, vjen më e plotë dhe më e pasur
Pra, ne qendrimin e kombit shqiptar ndaj Nene Terezes nuk ka patur dhe nuk do te kete dallime per shkak te fese se njerit apo tjetrit, per shkak se ajo respektohet si humaniste, jo thjesht si katolike.
Everyday is a gift, that's why they call it the present
Te verteten e ke than o Shefqet, pamar parasysh se qka thojn disa pakica , e verteta asht e vertet.
hoxha e ka then si eshte ,e sa i vjen dikuj mire apo jo kjo eshte pune tjeter.pershendetje
Si e permbush fjalen pakic ti?
Ne paqe deshir ta gjesh formulen e sakt per matjen e pakices dhe shumices bej keshtut , dil ne Prishtine, dhe shiko rreth teje sa jan si ti me mjekerr e me pantoll te shkurter!!!!!
Po ka ksi si ti me shumic(qe mezi i sheh 2-3) jeni shumic qe jo athere palohu dikun dhe mbaje me krenari vendin si pakice ne krye me Shefqet Dudin![]()
Praises due to the most high, Allah
Praises due to the most fly, Prada
Baby, I'm magic, ta-dah
Nuk do te thote se nuk ka mjeker dhe nuk eshte musliman ,une per vete nuk kam mjeker po fali 5 kohe namaz ,te qarte tani ,
Krijoni Kontakt