Close
Faqja 19 prej 86 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 852
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Nënë Tereza dhe pretendimet sllave për origjinën e saj

    Postuar: 17:14 / 1.09.2010

    Komente: 34

    Faton Mehmeti
    Faton Mehmeti

    Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup, të Shqipërisë së pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedonisë më 1 Janar 1918 ne baze te traktatit te Versajës. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë.

    Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 te ketij muajit po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkruajt dy tre rreshta per juve. Lamtumir,e dëshiroj qe Zoti t'ju jap gjithçka”. Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore.

    Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Saimir Lolja në studimin e tij për këtë shqiptare të madhe , shpejgon faktet se “Nënë Tereza haste vështirësi për të folur rrjedhshëm Shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi ne ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në Shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979 dhe lutja në Shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 Qershor 1978. Kur ishte e re jo vetëm ka folur, por ka shkruar edhe poezi në gjuhën Shqipe. Për shembull poezinë e mëposhtme e ka shkruar kur ishte 22 vjeçe gjate udhës për ne Indi. Në çastin e marrjes se Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

    Nënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tri letra. Ajo i kish dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Ja se si e shpjegon Lolja letrën e të madhes Nëna Terezë dërguar Presidentit të Republikës në vitin 1989, te cilit i theksonte se: “për 60 vjet kam vizituar shumë e shumë vende jashtë atdheut tim”, që është edhe një fakt se ajo e konsideronte Shqipërinë atdheun e saj. Me ne fund, e para pasaportë (për këtë rast ishte diplomatike) e dhënë për nënshtetas të huaj me origjinë shqiptare iu dha pikërisht Nënë Terezës, e cila vizitoi Shqipërinë me 1989. Nënë Tereza kishte gjithashtu pasaportë nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thanë për pasaportën Shqiptare ajo u përgjigj: “E pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam nënën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e unë do të jem vetë aty”. Kur mori çmimin Nobël në vitin 1979, amerikanët i ofruan nënshtetësinë amerikane dhe pasaportën, por ajo nuk pranoi.

    Nënë Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton ka thënë botërisht në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk i përket vetëm Shqipërisë, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve. Në vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave te quajtur Misionaret e Bamirësisë që i shërbejnë tërësisht të varfërve. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Vetëm sipas të dhënave të vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekonte 960 000 të sëmurë në 213 spitale, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve në 20 shtëpi pleqsh dhe kishte birësuar 160 fëmije jetimë.

    Nder titujt që i janë dhëne Nënë Terezës përmenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII për Paqe, të cilën ja dorëzoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mirë, në Boston; Shpërblimi Ndërkombëtar John Kennedy, në Uashington; Nëna e të Gjitha Nënave, Balzan; Çmimi Nobel për Paqen; Medalja e Lirisë, shpërblimi më i lartë amerikan; Medalja e Paqes, shpërblimi më i larte i Rusisë; etj.

    Me 5 shtator 1997 : bota mësoi se Nene Tereza ( Angel of Mersy) vdiq në moshën 87 vjeçare duke lënë pas dashuri.

    Ndërkohë në Maqedoni është botuar një monografi se Nënë Tereza është maqedonase!!! Një gjë të tillë dëgjova një ditë edhe Alsat për origjinën/dyshimet dhe spekulimet që i bëjnë të tjerët lidhur me origjinën e saj. Sipas gazetës Washington Post, 16 Tetor 2003, deklarohet qarte se Nënë Tereza ka lindur ne Shkup ne kohen kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi është qytet i perandorisë Otomane. Me tej rithuhet fjala e Nënë Terezës qe sipas gjakut ajo është Shqiptare. Gjithashtu, gazeta shkruan se verën që kaloi një skulptor sllavo-maqedonas krijoi një shtatore të Nënë Terezës, me mbishkrimin thjeshte si një bijë e Maqedonisë, për ta dërguar në Romë me rastin e saj te shenjtërimit. Por, zëri i bashkuar i Shqiptarëve në lidhje me origjinën kombëtare të Nënë Terezës bëri që ai skulptor ta harronte ëndrrën që pati.

    Para meje kam librin e Kathryn Spink i përkthyer në gjermanisht dhe biografia është e autorizuar nga Nene Tereza. Origjinali është në anglisht. Aty thuhet se babai i Nënë Terezës ishte një nacionalist shqiptar i cili angazhohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe, për këtë ai kishte shkuar në Beograd tok me konsullin italian. Kishte shkuar atje me një shëndet shume të mirë dhe u kthye prapa i shtrirë për vdekje. Ai i kishte 45 vjet kur vdiq. Mjeku dhe anëtarët e familjes ishin të bindur se Nikola ishte helmuar ne Beograd.

    Janë shkruar e shkruhen edhe sot e kësaj dite me qindra vepra për të madhën Nëna Terezë, por të gjitha flasin në të vërtetën se ajo ishte shqiptare, siç e ka deklaruar edhe vetë. Nëna Terezë vdiq më 12 shtator të vitit 1997, tani në vitin e 100 të lindjes së saj krenohemi për jetën dhe veprën e saj.

  2. #182
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Flet sepse mendon se nuk ekziston nje perendi me ato karakteristika qe ia jep Kurani. Pra nuk frikesohesh se 'allahu' do te te denoje, sic nuk i frikesohesh as nje perendie pagane p.sh. greke - Hadesit. Nuk ka asnje prove e argument se ky perendi ekziston apo ka ekzistuar, tjeter ku perpos ne mendjen e Muhamedit. Mendja e tij i ka dhene karakteristika te gabueshme per Zotin, dhe nje pjese e madhe e njerezimit eshte e mashtruar nga kendveshtrimi i ketij profeti te rreme. Ti nuk mendon si islami se mund te behesh skllav i Zotit. Ti nuk beson se kur te vdesesh nese beson Muhamedin si Profet, 'allahu' do te te martoje me hyrija. Ti dhe une kur lexojme ne Kuran premtimet per martesa nga 'allahu', e quan asgje tjeter perpos nje pacavure. Normal se kur t'i lexon keto per islamin, nuk do te behet vone per Muhamedin, Islamin, apo Kuranin e 'allahun'.
    Pikerisht. Pajtohem gjere e gjate.
    Por me lart desha te them se nuk eshte Nene Tereza ne pyetje. Ajo eshte vec nje faktor i zevendesueshem. Cdo njeri ne bote qe s'i rruhet per Allahun, do shkoje ne Ferr sipas Kuranit. Pra edhe ata njerez qe i nderon tere bota e qe i nderon edhe tere shqiptaria. Kete e thashe per te shprehur kritiken time ndaj Kuranit. Sepse ky liber nuk gjykon njerezit sipas te mirave apo te keqiave te tyre, por sipas perkatesise se tyre fetare. Paramendo cfare "Zoti" trullan, e denon njeriun e drejte pa asnje veti te keqe per shkak se nuk ka qene musliman. As lopa nuk do kishte shkruar keso libri, sepse do t'i viente turp. Lere me Zoti.

  3. #183
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Cte intereson ty se cka mendon imami per ty, nese ti nuk i beson atij dhe sic thua ste rruhet aspak. Nese ste rruhet ateher a ben mos te folesh per Islam aspak, nese je korrekt ndaj vetes , sepse gjith kohes e thua se ste rruhet.
    Ajo pyetja ishte vetem nje test per "teorine" qe thashe me lart (ne postimin paraprak).
    E kupton shqipen ti apo jo?

    Nuk eshte ashtu qe vetem besimtaret muslimane kane te drejte te flasin per Islamin. Sepse edhe Allahu ne cdo fjali "ju teshe" jobesimtareve. Edhe ai nuk eshte kaurr si une, por permanent ma "lodhe", kaurri eshte keshtu, kaurri eshte ashtu, blablabla. Tarrakop n'kateror, edhe sipas mendimit tend, apo jo? Sepse ti thua nuk duhet te flitet per gjerat, te cilat nuk i cmon.

  4. #184
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    ................................................ Ne islam thuhet se pavarsisht veprave te mira qe ke bë, nese nuk e ke bërë per Allahun por per dike tjeter, ateher gjith ato vepra jan = 0, bile edhe efektet anesore, pasi qe ke vepru per fame dhe per kete bote, je potencialisht edhe mekatar.
    .................................................. .............

    Mirpo pavarsisht parimeve te ndonje feje, Gjykimi Absolut i takon Zotit te te gjith krijesave se kush eshte per xhehennem e kush per Xhennet. Sepse nje nder atributet e Allahut jan edhe I Gjithmëshirshmi dhe Mëshirploti, keshtu qe nuk i dihet gjykimit te Allahut duke marr parasysh ato atribute qe cekem me lart.
    Vete Muhamedi kur e pyeten nese ai e kishte vendin ne ferr, nuk guxoi te shprehej, pasi gjykimi i takon vetem Zotit, ashtu siç del ne pah nga paragrafi i dyte!! Kush gjykon, eshte ne mekat!!
    Sipas kesaj, hoxhe Krasniçi e ka vendin ne ferr, pasi e ka vene veten siper Allahut!!
    Ndersa nga paragrafi i pare, del ne pah natyra kontradiktore e Islamit dhe e atyre qe e mbajne veten per "dijetare"!! Ne nje krah Allahu eshte Meshiremadh e nga krahu tjeter eshte si Muhamedi(nuk te fal per prerje duarsh e per gjykime te prera)!!
    Ne nje hadith tregohet se Muhamedi, duke iu referuar murgjve te krishtere, tha se ata ishin me te dashurit e Allahut, pasi ia kane dedikuar tere jeten atij!!
    Sipas hoxhe Krasniçit, Muhamedi ia ka futur kot!!(sipas gimches ky hoxha eshte patriot , sepse ka lene studimet ne Medine...)
    Ky eshte Islami!!!
    Jarigas

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga Aldi-Aldo Lexo Postimin
    cfare i ka sjell muhamedi shqiperise? As edhe nje gje
    Cfare ka bere muhamedi per Shqiperine? As edhe nje gje
    Cfare ka bere dhe i ka sjelle Nene Tereza Shqiperise? Shume here me teper se asgje



    ju krahasoni Nene Terezen me profetin tuaj me te larte?
    Atehere sipas Krishtereve Muhamedi arrin ne maje te ----- Jezusit.
    Jo ne nuk krahasojm Terezen me Personalitetin me te madhe te Universit,por ti je ka bene pytje palidhje.

    Tereza nuk ban mu krahasu as me nje qytetar me te thjeshtin,sepse duke bere kete krahasim kam frike mos pe fym qytetarin
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  6. #186
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Jo ne nuk krahasojm Terezen me Personalitetin me te madhe te Universit,por ti je ka bene pytje palidhje.

    Tereza nuk ban mu krahasu as me nje qytetar me te thjeshtin,sepse duke bere kete krahasim kam frike mos pe fym qytetarin
    te verteten e kethan , nuk krahasohet me as me mat voglin qytetar, pa mar parasysh se kush asht aj qytetar.

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    angelina 02

    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin


    Konferenca Islamike e Këshillit Qëndror Islamik e mbajtur në Biel të Zvicrës (Shqipëria jonë është anëtare e kësaj Konference) lëshon një valë të nxehtë deklaratash!. Sipas gazetës «Tages-Anzeiger», një nga folësit e Konferencës është edhe imami Shefqet Krasniqi, drejtues i komunitetit mysliman fondamentalist të Kosovës.

    Në 2009 ky imam ka thënë se: 'Nënë Tereza duhet të digjet në ferr, sepse ajo nuk ishte muslimane'. Sipas zëdhëndësit për shtyp të Konferencës, Qazim Illi : ''Krasniqi përfaqëson figurën e integrimit për kosovarët dhe si i tillë është shumë i dashur për kosovarët e Zvicrës. Ajo që ai ka thënë më parë, nuk është domethënëse.''

    Zëdhëndësja për shtyp e Partisë Kristiano-Demokrate të Zvicrës, shprehet se: «Të ftuar, që tregojnë idotësira dhe madje, as nuk janë të aftë të shprehen në gjuhën e vendit ku mirëpriten, as kanë çfarë kërkojnë këtu.»
    Edhe përfaqësuesi i Këshillit Nacional të partisë së liberalëve FDP-së, Christian Wasserfallen thotë: « Një ngjarje e tillë është për komunitetin musliman të Zvicrës kontraproduktive.Muslimanët liberalë të islamit europian duhet të çohen e ti tregojnë kësaj konference se ku janë caqet!»

    http://www.20min.ch/news/kreuz_und_quer/story/24473219

    Rroftë wehabizmi!
    veq shikoja facen tregon qe esht majmun ftyr talebani ky esht nje LOPPPP I MDH

  8. #188
    Prijashtuar
    Anëtarësuar
    26-03-2009
    Postime
    30
    nanë Tereza e ka vedin e sigurt ne Parajsë .

  9. #189
    Prijashtuar
    Anëtarësuar
    26-03-2009
    Postime
    30
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Jo ne nuk krahasojm Terezen me Personalitetin me te madhe te Universit,por ti je ka bene pytje palidhje.

    Tereza nuk ban mu krahasu as me nje qytetar me te thjeshtin,sepse duke bere kete krahasim kam frike mos pe fym qytetarin
    PO A ?? qfar mejtepi paske kry Disa efendi ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga mr.BIG : 10-02-2011 më 20:39

  10. #190
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga mr.BIG Lexo Postimin
    nanë Tereza e ka vedin e sigurt ne Parajsë .
    Nene Tereza eshte shembull i mire se cfare d.m.th. te behesh krishter duke e deshmuar veten me veper.

    Sipas llojit te ketij hoxhe Krasniqi Nene Tereza do te kishte me shume shanca te shkonte ne 'xhenet' po ta hudhte veten ne ere ne Irak kinse 'me mbrojt' fene islame, sepse qe i ka ndihmuar shume femije 'allahut' nuk i interson. Pyetja per ju eshte: A do te shkoje 'allahu' ne xhehenem? Edhe sipas logjikes se islamit po, ky se don as veten e le ma njerezit.

Faqja 19 prej 86 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •