Konferenca Islamike e Këshillit Qëndror Islamik e mbajtur në Biel të Zvicrës (Shqipëria jonë është anëtare e kësaj Konference) lëshon një valë të nxehtë deklaratash!. Sipas gazetës «Tages-Anzeiger», një nga folësit e Konferencës është edhe imami Shefqet Krasniqi, drejtues i komunitetit mysliman fondamentalist të Kosovës.
Në 2009 ky imam ka thënë se: 'Nënë Tereza duhet të digjet në ferr, sepse ajo nuk ishte muslimane'. Sipas zëdhëndësit për shtyp të Konferencës, Qazim Illi : ''Krasniqi përfaqëson figurën e integrimit për kosovarët dhe si i tillë është shumë i dashur për kosovarët e Zvicrës. Ajo që ai ka thënë më parë, nuk është domethënëse.''
Zëdhëndësja për shtyp e Partisë Kristiano-Demokrate të Zvicrës, shprehet se: «Të ftuar, që tregojnë idotësira dhe madje, as nuk janë të aftë të shprehen në gjuhën e vendit ku mirëpriten, as kanë çfarë kërkojnë këtu.»
Edhe përfaqësuesi i Këshillit Nacional të partisë së liberalëve FDP-së, Christian Wasserfallen thotë: « Një ngjarje e tillë është për komunitetin musliman të Zvicrës kontraproduktive.Muslimanët liberalë të islamit europian duhet të çohen e ti tregojnë kësaj konference se ku janë caqet!»
http://www.20min.ch/news/kreuz_und_quer/story/24473219
Rroftë wehabizmi!
Krijoni Kontakt