Close
Faqja 20 prej 86 FillimFillim ... 1018192021223070 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 852
  1. #191
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin

    Konferenca Islamike e Këshillit Qëndror Islamik e mbajtur në Biel të Zvicrës (Shqipëria jonë është anëtare e kësaj Konference) lëshon një valë të nxehtë deklaratash!. Sipas gazetës «Tages-Anzeiger», një nga folësit e Konferencës është edhe imami Shefqet Krasniqi, drejtues i komunitetit mysliman fondamentalist të Kosovës.

    Në 2009 ky imam ka thënë se: 'Nënë Tereza duhet të digjet në ferr, sepse ajo nuk ishte muslimane'. Sipas zëdhëndësit për shtyp të Konferencës, Qazim Illi : ''Krasniqi përfaqëson figurën e integrimit për kosovarët dhe si i tillë është shumë i dashur për kosovarët e Zvicrës. Ajo që ai ka thënë më parë, nuk është domethënëse.''

    Zëdhëndësja për shtyp e Partisë Kristiano-Demokrate të Zvicrës, shprehet se: «Të ftuar, që tregojnë idotësira dhe madje, as nuk janë të aftë të shprehen në gjuhën e vendit ku mirëpriten, as kanë çfarë kërkojnë këtu.»
    Edhe përfaqësuesi i Këshillit Nacional të partisë së liberalëve FDP-së, Christian Wasserfallen thotë: « Një ngjarje e tillë është për komunitetin musliman të Zvicrës kontraproduktive.Muslimanët liberalë të islamit europian duhet të çohen e ti tregojnë kësaj konference se ku janë caqet!»

    http://www.20min.ch/news/kreuz_und_quer/story/24473219

    Rroftë wehabizmi!

    Po zvicerania kristian-demokrate pse bën si e revoltuar? A thua se zoti i saj abrahamik judeo-kristian, i çon në shtëpi pushimi vëllezërit ideologjikë, po shkretinorë por arabë. Thjesht ky budallai me feste është më pak i fshehur.
    Prektora

  2. #192
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin
    Po zvicerania kristian-demokrate pse bën si e revoltuar? A thua se zoti i saj abrahamik judeo-kristian, i çon në shtëpi pushimi vëllezërit ideologjikë, po shkretinorë por arabë. Thjesht ky budallai me feste është më pak i fshehur.
    Nuk eshte me rendesi cka thote Imam Krasniqi. Me rendesi eshte cka thote kristian demokratja. Pajtohem me ty

  3. #193
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Nuk eshte me rendesi cka thote Imam Krasniqi. Me rendesi eshte cka thote kristian demokratja. Pajtohem me ty
    Mendoj që ti ke përshtypjen (nq) - se kalvin është vetëm një emërtim për njësinë e matjes së temperaturës. S'besoj se ke idenë çfarë do të thotë kjo fjalë si emërtim personi historik.

    Zvicerania jote, e paska harruar, megjithëse e ka patur për shumë kohë në Gjenevë. Merrej me turra drush dhe çonte njerëzit me zor në kishë. Si thua, ta lëmë me kaq rreth mëshirës së krishterë?
    Prektora

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Jo ne nuk krahasojm Terezen me Personalitetin me te madhe te Universit,por ti je ka bene pytje palidhje.

    Tereza nuk ban mu krahasu as me nje qytetar me te thjeshtin,sepse duke bere kete krahasim kam frike mos pe fym qytetarin
    mbas kesaje duhet me thane se serbet jane ma te keq se turqit
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  5. #195
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin
    Mendoj që ti ke përshtypjen (nq) - se kalvin është vetëm një emërtim për njësinë e matjes së temperaturës. S'besoj se ke idenë çfarë do të thotë kjo fjalë si emërtim personi historik.

    Zvicerania jote, e paska harruar, megjithëse e ka patur për shumë kohë në Gjenevë. Merrej me turra drush dhe çonte njerëzit me zor në kishë. Si thua, ta lëmë me kaq rreth mëshirës së krishterë?
    Ah, kur një pasardhës i "xhaxhit" më flet mua për gjakderdhje!!!!

    Ja një shembull; 40 martirët e Kishës Shqiptare dëshmojnë se ishte nata e zezë e komunizmit-ateizmit, ata qe e perjashtuan Zotin dhe lirinë qe sollen tragjedi dhe gjakderdhje në trojet tona!

    Ti ore mos u largo shumë, as me kohë as me vend, mos shko në zvicer por ndalu në trojet tona, gjaku i atyre qe ju të PA-FE derdhët në trojet tona, nuk harrohet!!!

    Këta janë vetëm disa:

    Dom Anton Zogaj
    Ai lindi në Kthelle të Mirditës

    Imzot Frano Gjini:
    (Ipeshkëv - Abat i Mirditës, në Orosh)
    Lindi në Shkodër, më 20 Shkurt 1886

    Marije Tuci:
    Lindi në Ndërfushaz (Rrëshen-Mirditë), më 12 Mars 1928.

    Atë Giovanni Fausti S.I.
    Lindi në Broco të Breshës (Itali), më 19 Tetor 1899

    Dom Gjon Gazulli
    Lindi në Dajç të Zadrimës (Lezhë), më 26 Mars 1893

    Imzot Vincenc Prenushi OFM
    Arqipeshkëv i Durrësit. Lindi në Shkodër, më 4 Shtator 1885.

    Imzot Jul Bonati:
    Lindi në Shkodër, më 24 Maj 1874.

    Dom Alfons Tracki:
    Lindi më 2 Dhjetor 1896

    Atë Gjon Shllaku:
    Lindi në Shkodër, më 27 Korrik 1907

    Atë Karl Serreqi:
    Lindi në Shkodër, më 2 Shkurt 1911.

    Atë Mati Prendushi:
    Lindi në Shkodër, më 2 Tetor 1881.

    Dom Jozef Maksen:
    Lindi në Worringen (Gjermani), më 2 Gusht 1906.

    Dom Lazer Shantoja:
    Lindi në Shkodër, më 2 Shtator 1892.

    Dom Lekë Sirdani:
    Lindi në Gurës (Milot), më 1 Mars 1891

    Dom Luigj Prendushi:
    Lindi në Shkodër, më 24 Janar 1896.

    Atë Ciprian Nika:
    Lindi në Shkodër, më 19 Korrik 1900.

    Atë Serafin oda:
    Lindi në Janjevë (Kosovë), më 25 Prill 1893.

    Atë Gasper Suma:
    Lindi në Shkodër, më 23 Mars 1897.

    Dom Anton Muzaj:
    Lindi në Vrnavokolo (Kosovë), më 19 Mars 1921

    Dom Dede Maçaj:
    Lindi në Mal të Jushit (Shkodër), më 5 Shkurt 1920

    Dom Dede Malaj;
    Lindi në Mali Kolaj (Velipojë), më 16 Nëntor 1917.

    Mark Çuni, seminarist;
    Lindi në Rranxa të Bushatit (Shkodër), më 30 shtator 1919

    Atë Bernardin Palaj:
    Lindi në Shllak, famulli e Ipeshkvnisë së Shkodrës, më 2 Tetor 1894

    Atë Daniel Dajani;
    Lindi në Blinisht (Zadrimë), më 2 Dhjetor 1906.

    Gjelosh Lulashi (laik):
    Lindi në Shosh (Dukagjin), më 2 Shtator 1925.

    Dom Mikel Beltoja
    Lindi në Beltojë, më 9 Maj 1935.

    Dom Ndre Zadeja:
    Lindi në Shkodër, më 3 Nëntor 1892.

    Dom Mark Gjani:
    Lindi në Shën Gjergj (Pulaj), më 10korrik 1909

    Dom Dede Plani:
    Lindi në Shkodër, më 21 Janar 1891

    Dom Ejell Deda:
    Lindi në Shkodër, më 22 Shkurt 1917.

    Dom Jak Bushati:
    Lindi në Shkodër, më 7 Gusht 1890.

    Papa Josif Mihali:
    Lindi në Elbasan, më 23 Shtator 1912

    Dom Marin Shkurti:
    Lindi në Samrish, më 1 Tetor 1933.

    Dom Ndoc Suma:
    Lindi në Nënshat, më 31 korrik 1887.

    Dom Pjeter Cuni:
    Lindi në Shkodër, më 9 Korrik 1914

    Dom Shtjefen Kurti:
    Lindi në Ferizaj (Kosovë), më 25 Dhjetor 1898

    Fran Mirakaj (laik)
    Lindi në Iballë (Pukë), më 13 Gusht 1916

    Vëlla Gjon Pantalia:
    Lindi në Prizren (Kosovë), i afërm me Nënë Terezën, më 2 Qershor 1887

    Qerim Sadiku (laik):
    Lindi në Vuthaj (Shkodër), më 12 Shkurt 1919.

    Atë Luigj Paliq.
    Lindi në Janjevë, në Arqipeshkvninë Shkup- Prizren, më 21 Shkurt 1879

    KJO PLAGË QE SHKAKTUAT JU NUK HARROHET.

    NDERSA NËNEN TEREZA E VRATË PER SË GJALLI, JU TE PA FE DHE TE PA SHPIRT, KURR NUK JA BËTË TË MUNDSHME TA VIZITOJ SHQIPËRINË - ATDHEUN E VET!
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 10-02-2011 më 23:54
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #196
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22
    E bukura me muslimanet besimtare ne kete teme, eshte se nuk kuptojne qe imami eshte duke bere bllasfemi ndaj Allahut te tyre dhe ndaj besimit te tyre. Se kush shkon ne parajse dhe kush shkon ne ferr, nuk na e thote nje imam kokebosh nga Prishtina, por vete Allahu. Dhe nuk eshte detyra e asnje imami ne kete bote, apo prifti per ate pune, per te na thene se kush shkon ne ferr e kush shkon ne parajse, kete te drejte e ka vetem Perendia.

    Te gjithe ata muslimane qe me te vertete besojne se imami ka te drejte ne ate qe ka shprehur, le te shkojne e ta pyesin imamin: po une o imam, ku do te shkoj, ne ferr apo ne parajse?

    Albo

  7. #197
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Jam dakord me këtë të mësipërmen
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  8. #198
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    E bukura me muslimanet besimtare ne kete teme, eshte se nuk kuptojne qe imami eshte duke bere bllasfemi ndaj Allahut te tyre dhe ndaj besimit te tyre. Se kush shkon ne parajse dhe kush shkon ne ferr, nuk na e thote nje imam kokebosh nga Prishtina, por vete Allahu. Dhe nuk eshte detyra e asnje imami ne kete bote, apo prifti per ate pune, per te na thene se kush shkon ne ferr e kush shkon ne parajse, kete te drejte e ka vetem Perendia.

    Te gjithe ata muslimane qe me te vertete besojne se imami ka te drejte ne ate qe ka shprehur, le te shkojne e ta pyesin imamin: po une o imam, ku do te shkoj, ne ferr apo ne parajse?

    Albo
    Sipas islamit ajo asht e pa fe , pershkak se islami nuk e njeh at fe, nuk don me than mi malltretu pse e kan zgjedh ket fe, besimi asht nje send i lir.

    dhe te pa fet e kan vendin ne ferr , pos atyre qe ALLAHU i fal.

    ketu asht qellimi i hoxhes

    edhe un e kom ket qendrim, dhe asht mision i imi i jetes.

  9. #199
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Pikerisht. Pajtohem gjere e gjate.
    Por me lart desha te them se nuk eshte Nene Tereza ne pyetje. Ajo eshte vec nje faktor i zevendesueshem. Cdo njeri ne bote qe s'i rruhet per Allahun, do shkoje ne Ferr sipas Kuranit. Pra edhe ata njerez qe i nderon tere bota e qe i nderon edhe tere shqiptaria. Kete e thashe per te shprehur kritiken time ndaj Kuranit. Sepse ky liber nuk gjykon njerezit sipas te mirave apo te keqiave te tyre, por sipas perkatesise se tyre fetare. Paramendo cfare "Zoti" trullan, e denon njeriun e drejte pa asnje veti te keqe per shkak se nuk ka qene musliman. As lopa nuk do kishte shkruar keso libri, sepse do t'i viente turp. Lere me Zoti.

    Kurani meson, se FE, e vetme e pranuar te allahu eshte islami, asgje tjeter !!!, me kete te Allahu eshte e pranuar gjithcka, cka meson islami. Ne islam ka rryma te ndryshme, cila prej tyre nenkuptohet pra si FE e pranuar ???

    Njerezit do te "gjykohen" kryekeput sipas veprave te tyre, vlere abosulte ne islam ka QELLIMI (nijeti), ate te "fshehten" qe vetem Allahu e din !!!, pra, kjo nenkupton mu ate, te cilen ti e ke cek, e qe mendon se islami meson te kunderten !!!. Musliman eshte ai, i cili e ndjen vetveten te lidhur per Allahun. Doktrina islame nuk i sheh "musliman" vetem ithtaret e fese islame qe njihen zyrtarisht si "musliman"

    Ate qe ju beni turshi eshte "shteti" dhe "doktrina". Shteti si i tille ka "OBLIGIM" te mbroje qytetaret e vet. Ne shtetin islam, i cili bazohet ne kuran dhe sunet, ka shtetas, te cilet zyrtarisht jane MUSLIMAN, i tille behesh vetem duke i nxjere disa fjale nga goja para deshmitareve, jo me 5 kohe namaz, jo me ramazan, jo me agjerim, jo me zeqat, jo me haxh.....mjafton te deshmosh para njerezeve se e pranon islamin, dhe nga ai moment zyrtarisht je musliman (nje e "drejte" qe e kane shfrytezuar neper histori shume njerez, ne shqiperi njihen te tillet me emrin "laramanet"). Ti mund "antikrishti" ne perzon te jeshe, por nese e verteton zyrtarisht se je "musliman", shteti eshte i detyruar ta mare kete ne konsiderate !!!

    Nuk i takon njeriut te gjykoje kush ku e ka vendin ne boten e ardhshme !!!, po te kish patur islami nje doktrine te tille, se pari muslimanet zyrtare do te ishin presekutuar ne menyrat me mizore nga aparati shtetnore, i cili per te "shpetuar" muslimanin qe ai te futet DOEMOS ne "xhenet", do te kish ekzekutue denim edhe mbi thyerjen e riteve fetare, jo vetem mbi thyerjen e rrendeve shoqerore....islami njeh dallim te qarte mes botes "shpirterore" dhe asaj "trupore".....per te paren NUK KA LIGJ, ka vetem mesim dhe keshille.....

    tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nuh Musa : 11-02-2011 më 03:41
    albanish by nature

  10. #200
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga injejti Lexo Postimin
    Sipas islamit ajo asht e pa fe , pershkak se islami nuk e njeh at fe, nuk don me than mi malltretu pse e kan zgjedh ket fe, besimi asht nje send i lir.

    dhe te pa fet e kan vendin ne ferr , pos atyre qe ALLAHU i fal.

    ketu asht qellimi i hoxhes

    edhe un e kom ket qendrim, dhe asht mision i imi i jetes.
    Cfare thote Kurani, se kush i zgjedh njerezit qe shkojne ne ferr apo ne parajse, Zoti apo imami i Prishtines?

    Albo

Faqja 20 prej 86 FillimFillim ... 1018192021223070 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •