BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Gjer me tani egjiptasit kan dhen shhembull te mire edhe per disa evropjan ,pa dhune ,se cka doo te sjelle e ardhmja nuk mund te predikojme ngase nuk ka ndonje opozite te profiluar,sidoqoft i deshiroj ndrrime per te mire
Dy milion protestues në Kajro. Ultimatum Mubarakut: Largohu deri të premten
Ultimatum Mubarakut: Largohu deri të premten
E marte 1 Shkurt 2011 14:09
16:00 Ultimatum Mubarakut: Largohu deri të premten
Aktorët kryesor opozitar, si: Lëvizja e 6 Prillit, Vëllezërit Musliman dhe Muhammed Baradei, i kanë dhënë ultimatum Mubarakut që deri të premten të largohet nga vendi.
Masa e protestuesve ende vazhdon të qëndrojë në sheshin Tahrir dhe deri më tani nuk është vendosur nesë do të lëvizin në drejtim të Pallatit Presidencial, për arsye të vështirësisë së lëvizjes së numrit jashtëzakonisht të madh të protestuesve si dhe të mos lirimit të sheshit Tahrir si një pikë strategjike e protestave.
Ushtria në ndërkohë ka rrethuar Pallatin Presidencial me tela gjemborë.
15:00 Shpërbëhet qeveria në Jordani
“Efekti i Dominos” nuk po ndalet në vendet e Lindjes së Mesme. Mbreti i Jordanisë, Abdullah, ka shpërbërë sot qeverinë e vendit, pas protestave të opozitës, të udhëhequra nga Vëllezërit Musliman.
Mbreti Abdullah ka shkarkuar kryeministrin Samir Rifai ndërsa mandatin për ta formuar qeverinë e re ia ka besuar ish këshilltarit të tij ushtarak Maruf Baki. Vëllezërit Musliman nuk pajtohen me propozimin e Mbretit Abdullah.
14:40 Dy milion protestues në Kajro
Numri i protestuesve, që janë duke kërkuar largimin e presidentit Mubarak, në sheshin Tahrir (Sheshi i Çlirimit) të Kajros por raportohet se ka kaluar shifrën mbi dy milion.
Edhe përkundër thirrjeve të qeverisë egjiptiane që të mos dilet në protesta si dhe të ndalimit të qarkullimit të transportit lokal dhe atë ndër-urban, populli egjiptian po vazhdon në masë të madhe ta mbush sheshin Tahrir dhe rrugët përreth. Protestuesit po pritet që të marshojnë drejtë shtëpisë së presidentit.
Forcat ushtarake ashtu edhe siç njoftuan dje, nuk janë duke përdorur forcë kundër protestuesve.
Edhe në protestën e organizuar në Aleksandri mediat e huaja janë duke njoftuar se numri i protestuesve ka kaluar mbi një milion.
13.00 Qindra mijëra protestues në sheshin Tahrir të Kajros
Qindra mijëra protestues janë tubuar në sheshin Tahrir të Kajros në atë që kanë quajtur “Marshimi prej 1 milionësh”, për të protestuar kundër presidentit Hosni Mubarak.
Udhëheqësi i opozitës, Mohamed Elbaradei, i bëri thirrje Mubarakut të largohet nga vendi, në mënyrë që të shmangë gjakdredhjen.
Elbaradei theksoi nevojën e një dialogu gjithëpërfshirës për të diskutuar aranzhimet “pas ikjes së tij”.
Një marshim i madh është planifikuar edhe në Aleksandri, ndërsa protestat kanë hyrë në ditën e tetë të tyre.
Ka raporte që thonë se demonstratat nga mbështetësit e Mubarakut mund të çojnë në konfrontime të dhunshme.
Kjo eshte protest apo me mir te them Revulicion.
Ju lumte...
1000 zogj pula,kunder nje LUANI.
Netanjahu mbështet protestuesit në Egjipt
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka shprehur mbështetje për protestuesit pro demokracisë në Egjipt, por i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të sigurojë se çdo regjim i ri do ta respektojë marrëveshjen e paqes me Izraelin.
Netanjahu tha se nëse “një regjim radikal do ta zëvendësonte presidentin Hosni Muabark, siç ka ndodhur në Iran dhe gjetiu, rezultati mund të jetë një goditje e paqes dhe e demokracisë”.
Ditë më parë, Netanjahu ka shprehur shqetësimin se Egjipti mund të shkojë në rrugën e Iranit, qeveria e të cilit është përmbysur me revolucionin islamik në vitin 1979.
Përleshen mbështetësit dhe kundërshtarët e Mubarakut
Në sheshin Tahrir të Kajros janë përleshur mbështetësit e presidentit Hosni Mubarak dhe protestuesit që kërkojnë t'i jepet fund sundimit 30-vjeçar të tij.
Përleshjet shpërthyen pasi ithtarët e Mubarakurt marshuan në shesh, ku mijëra protestues janë duke demonstruar me ditë të tëra, duke kërkuar largimin e Mubarakut.
Dy palët hodhën gurë ndaj njëra-tjetrës. Raportohet se disa persona janë plagosur.
Sot ushtria u bëri thirrje protestuesve që t'u japin fund demonstratave, duke thënë se e kanë përcjellë mesazhin e tyre dhe se kërkesat e tyre janë dëgjuar.
* * * * *
Protestuesit janë tubuar në sheshin Tahrir në Kajro për të nëntën ditë me radhë, derisa ata po përpiqen t’i bëjnë presion presidentit Mubarak dhe regjimit të tij për të dhënë dorëheqje.
Por, për dallim nga dita e martë, kur në rrugët e Kajros u tubuan më se një milion njerëz, ndërsa qindra-mijëra të tjerë në protestat anti-qeveritare në qytetet e tjera, armata e fuqishme e Egjiptit u ka bërë thirrje protestuesve që të kthehn në shtëpitë e tyre.
Zëdhënësi ushtarak, Ismail Etman, në televizion e paraqiti këtë porosi:
“Mesazhi juaj është marrë dhe kërkesat e juaja janë të njohura. Ne po punojmë intensivisht për ta ruajtur sigurinë e vendit për ju, popullin e Egjiptit. Ne duhet të përgjigjemi ndaj ftesës së vendit tonë me punë të madhe dhe frytdhënëse”.
Televizioni shtetëror po ashtu kishte transmetuar vërejtje për mundësi të dhunës në rrugë, derisa tubimet në mbështetje të Mubarakut po i tërheqin mijëra përkrahës të tij.
Në qytetin tjetër, Aleksandri, mbështetësit e Mubarakut u përleshën me demonstruesit anti-qeveritarë, që po përpiqen të ndërtojnë kampe gjatë natës. Kjo ka ndikuar që ushtria në këtë qytet-port të qëllojë në ajër, në shenjë të vërejtjes.
Por, demonstruesit kundër presidentit Mubarak në Egjipt janë inkurajuar edhe nga lajmet se protesta të ngjashme anti-qeveritare po zhvillohen edhe në disa pjesë të botës arabe dhe se ato po kanë ndikim.
Mijëra demonstrues, të martën vonë, me anë të ekraneve të mëdha televizive në sheshin Tahrir, e ndoqën fjalimin e presidentit Mubarak, në të cilin ai premtoi se nuk do të kandidohet edhe për një mandat tjetër në zgjedhjet e parapara për shtator të këtij viti.
“Përgjegjësia ime e parë tash është që ta kthej sigurinë dhe stabilitetin në vend, për të prodhuar tranzicion paqësor të pushtetit, në një atmosferë që e mbron Egjiptin dhe egjiptianët, duke ia lënë autoritetin kujdoqoftë që zgjidhet nga populli në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”.
“E them sinqerisht - pavarësisht nga zhvillimet e tashme - unë nuk kam qëllim të garoj edhe për një mandat tjetër presidencial. Një pjesë të madhe të jetës sime e kam kaluar në shërbim të Egjiptit dhe popullit të tij, por tash jam shumë i përkushtuar, që për të mirën e vendit, ta përfundoj mandatin tim”, tha presidenti 82-vjeçar.
Por, përgjigjja e turmës në sheshin Tahrir ndaj fjalimit të Mubarakut, ishte brohoritja: “Largohu, largohu”.
Liderët opozitarë menjëherë e kanë hedhur poshtë propozimin e Mubarakut.
Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Muhamed ElBaradei, njëherësh ish-drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, që u kthye në Kajro javën e kaluar, duke u shndërruar në personalitet të unifikimit të opozitës, fjalimin e Mubarakut, e vlerësoi si “mashtrim”.
Ai theksoi se “si gjithnjë, Mubarak nuk e dëgjon popullin e tij”.
Njëherësh, grupi më i madh opozitar, Vëllazëria Myslimane, tha se oferta e Mubarakut për ta kryer mandatin e tij, nuk e plotëson asnjë kërkesë nga populli i Egjiptit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, që foli me telefon me zotin Mubarak pas fjalimit të tij në televizion, tha se Mubaraku “e kupton se status kuoja nuk është e qëndrueshme” dhe se ndryshimi duhet të ndodhë.
Në atë që është parë si tërheqje efektive e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara nga aleati më i afërt në botën arabe, Barak Obama tha se i ka thënë Mubarakut se ndryshimi duhet të fillojë menjëherë në Egjipt.
“Ajo që është e qartë dhe ajo që unë e indikova sonte te presidenti Mubarak, është besimi im se një tranzicion i rregullt duhet të jetë kuptimplotë, duhet të jetë paqësor dhe duhet të fillojë tash”, tha Barak Obama.
Por, në rrugët e Kajros disa demonstrues duket se ishin të kënaqur me ofertën e Mubarakut për ta kryer mandatin e tij të presidentit.
Organizatorët e protestës kanë premtuar se do të vazhdojnë ta okupojnë sheshin Tahrir në Kajro, derisa Mubaraku të tërhiqet.(rel)
Senatorët amerikanë flasin për Egjiptin
Edhe para njoftimit të Presidentit egjiptian Hosni Mubarak se nuk do të garonte për rizgjedhje, senatorët amerikanë po flisnin sikur largimi i tij nga pushteti ishte gjë e sigurt. Senatorët nga të dy partitë e mëdha politike thanë të martën se ndihma amerikane për Egjiptin ka qenë ndihmë e qëlluar. Ata nuk shfaqën ndonjë synim për të ndryshuar ose ndërprerë ndihmën – të paktën në këtë kohë.
Disa orë para shpalljes së zotit Mubarak, kryetari i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Xhon Keri, tha se egjiptianët “janë përpara” presidentit të tyre. Demokrati nga Masaçusets tha se udhëheqësi egjiptian duhet të bëjë më shumë se vetëm të mos kandidohet për zgjedhjet e ardhshme.
“Duhet shkuar edhe më tej, të formohet një qeveri e përkohshme gjatë muajve të ardhshëm, në mënyrë që të shmanget dhuna dhe të ndihmohet kalimi i Egjiptit drejt së ardhmes që e kërkon dhe e meriton populli”.
Senatori republikan, Llindsi Graham i Karolinës së Jugut, iu bashkëngjit thirrjeve për një qeveri të përkohshme dhe mbështeti vazhdimin e bashkëpunimit amerikan me Egjiptin.
“Mendoj se do të ishte e udhës që Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë në këtë kalim e të mos rrinë anash”.
Administrata e Presidentit Obama i ka mirëpritur thirrjet për ndryshime në Egjipt, por thotë se egjiptianët duhet të vendosin për të ardhmen e vendit të tyre. Për dhjetëra vjet, Egjipti ka qenë një prej përfituesve më të mëdhenj të ndihmës amerikane, duke kaluar shumën 1,5 miliard dollarë në vit gjatë dekadës së fundit.
Senatori demokrat nga Kënetikat, Xhozef Liberman, thotë se paratë ishin shpenzuar me vend.
“Me to u mbështet një qeveri që, për vite, ka qenë shumë e vyeshme për të ruajtur stabilitetin në Lindjen e Mesme. Së dyti, shumë nga këto para i shkojnë ushtrisë egjiptiane. Dhe kujtoj edhe në këtë çast krize, po e shohim se ushtria po luan rol tejet të rëndësishëm për unitetin e vendit”.
Liberman thotë se tani nuk është koha që të kërcënohen egjiptianët ose ushtria e tyre me ndërprerjen e ndihmës amerikane. Me këtë pajtohet edhe senatori republikan nga Indiana, Riçard Llugër.
Një tjetër senatore republikane, Suzën Kollins e shtetit Mejnë, shton se ndihma amerikane për Egjiptin ka qenë konstruktive si për vendin ashtu edhe për rajonin e Lindjes së Mesme në tërësi. Por ajo ngurron të thotë nëse do të garantonte në të ardhmen asistencën amerikane ndaj Egjiptit.
“Kujtoj se është herët të arrihet në atë përfundim. Për shembull, nëse Vëllazëria Myslimane merr kontrollin e vendit disi, atëherë është e qartë se nuk do t’i jepnim kurrfarë ndihme Egjiptit”.
Vëllazëria Myslimane është një lëvizje islamiste e ndaluar në Egjipt. Senatori Liberman thotë që nuk pandeh se udhëheqja e re e Egjiptit do të jetë armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Por shton se Presidenti Mubarak mund të ndihmojë për të siguruar rezultatin më të mirë.
Senatorët amerikanë po mbështesin publikisht ndryshimet dhe në përgjithësi duken optimistë por të matur rreth asaj që do të mund të sillnin ndryshimet.
Praises due to the most high, Allah
Praises due to the most fly, Prada
Baby, I'm magic, ta-dah
Ka filluar ti vjene era edhe Netanjahut edhe Mubarkut, ama nje ere e qelbet si era m.ut
Erdogani : " Mubarek po te keshilloj dhe te terheq verejtjen degjo ate qe te thote populli yt hiq dore , te gjithe do te vdesim e do i leme pas e te gjithe do te pyetemi per cfare po leme pas . Mos u ndje keq per ate qe po le se te gjithe do perfundojme ne nje grope 2 meter kub . Viziten time do e shtyj per shkak te situates "
Te lumte.......
1000 zogj pula,kunder nje LUANI.
Egjipti dote behet Irani i dyte![]()
S’çarmatosem sa t’jetë jeta!
Krijoni Kontakt