Close
Faqja 13 prej 19 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 182
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Demokracia s'eshte kompatibel per muslimanet.
    E po shifi pa knaqesite e popullit ata nuk mundem te skrifikojne te jetojne sikur ne Mesjet ata done te jene sikur bota e civilizuar

    Nuk eshte e vertete se Demokracia s'eshte per musliman !!! Pse ne shqiperin ton po funkesionon demokracia pa kurfar problemi!!!!
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  2. #122
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Pse ne shqiperin ton po funkesionon demokracia pa kurfar problemi!!!!
    avash nje cike!!!
    normalisht demokraci nuk do te thote t'i vjellesh token dikujt e te besh shtepine aty.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  3. #123
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-01-2011
    Postime
    52
    Pa doreza ,nese nuk e ke ditur se Islami eshte mbi demokracine dhe ia tejkalon bile eshte shume me efikas, i elimonon ,pederat ,hajdutet,pedofilet ,prostitutet,dallaverexhijt,lezbiket.

    kurse demokracia ,vjen komshiu ta mer gruan nga shtrati te hudh ne gjyq dhe tga mer edhe shpine edhe pasurine te len pa lesh

    Neve nuk na duhet demokraci na duhet islam sistem jetese ,boll me me budallakia evropjane


    Ku e pe ti ate demokraci ne shqiperi, te vrasesh njerez per karike ?? aman demokraci hehehe

  4. #124
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Si do të reagojë ushtria egjiptiane ndaj demonstruesve

    Si do të reagojë ushtria egjiptiane ndaj demonstruesve

    Al Pessin | Zëri i Amerikës E mërkurë, 02 Shkurt 2011

    Lidhja e ngushtë mes ushtrisë amerikane dhe asaj egjiptiane mund të jetë e rëndësishme për të përcaktuar përfundimin e trazirave të tanishme. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Al Pessin njofton nga Pentagoni mbi rolin delikat por shumë të rëndësishëm që mund të luajë kjo marrëdhënie e gjatë.

    Kur demonstratat filluan javën e kaluar në Egjipt, oficeri i dytë më i lartë i ushtrisë egjiptiane ndodhej në Uashington për një javë takime me oficerë të lartë amerikanë. Leitnant gjenerali Sami Anan e ndërpreu vizitën e tij dhe u kthye në Egjipt të premten. Por jo shumë kohë pasi arriti në Egjipt, zoti Anan mori një telefonatë nga oficeri më i lartë ushtarak amerikan, Admirali Michael Mullen, i cili, sipas një zëdhënësi, kishte shprehur “vlerësimin e tij për profesionalizmin e vazhdueshëm të ushtrisë egjiptiane.” Zëdhënësi thotë se dy oficerët riafirmuan dëshirën për vazhdimin e partneritetit mes Shteteve të Bashkuar dhe Egjiptit dhe premtuan se do të mbeteshin në kontakt.

    Kjo mund të duket si lajm i zakonshëm, por po të vihet në kontekstin e demonstratave kundër qeverisë egjiptiane dhe praninë e ushtrisë në rrugët e vendit, analistët thonë se kjo ishte provë e një kanali të rëndësishëm komunikimi mesa Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit. Ky lloj komunikimi është shumë i njohur për Leitnant Gjeneralin e ushtrisë James Dubik, i cili është tani në pension dhe punon si ekspert në Institutin për Studimin e Luftës në Uashington.

    “Marrëdhëniet janë shpesh të rëndësishme në diskutimet dhe negociatat mes vendeve, ku marrëdhëniet zyrtare mund të mos ndihmojnë gjithmonë.”

    Gjenerali Dubik nuk është marrë shumë me oficerët egjiptianë gjatë karrierës së tij ushtarake, por ai ishte komandant i lartë i Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës në Ushtrinë Amerikane dhe më vonë shkoi në Bagdat për të udhëhequr përpjekjet amerikane për stërvitjen e ushtrisë së re irakiane. Ai thotë se stërvitja është e rëndësishme për gjëra si aftësitë e luftës dhe taktikat. Por ai thotë se kontaktet jozyrtare, në ambjente t[ tjera dhe në dreka dhe darka, ofrojnë një lloj tjetër stërvitjeje.

    “Përqendrohet tek fakti që ushtria është nën kontrollin civil. Diskutohen edhe përgjegjësitë e ushtrisë për mbrojtjen e qytetarëve të një vendi.”

    Ushtarëve egjiptianë mund t’u duhet të zgjedhin mes këtyre dy koncepteve gjatë ditëve të ardhshme, nëse qeveria fillon të shtypë demonstruesit.

    “Këto lloj vendimesh janë shumë të vështira. Nuk është pozitë e mirë, dhe është një pozitë që nuk ke përgjigje për të deri sa të përballesh me një situatë të tillë.”

    Kjo është dilemë e njohur, me të cilën përballen trupat në shumë vende gjatë viteve dhe rezultatet kane qenë të ndryshme. Mes tyre, revolucioni në Filipine në vitin 1986, ku trupat nuk hapën zjarr ndaj njerëzve, dhe shtypja e lëvizjes demokratike në Sheshin Tiananmen në Kinë në vitin 1989, ku trupat hapën zjarr.

    Në situatën e tanishme, komentuesi politik egjiptian në Uashington Tawfik Hamid në Institutin Potomac thotë se nëse ushtarët egjiptianë përballen me këtë dilemë ata do të zgjedhin të mos hapin zjarr kundër njerëzve por të sfidojnë udhëheqësin e tyre, presidentin Hosni Mobarak.

    “Nuk mendoj se do t’i kthejnë armët nga populli egjiptian. Mendoj se do të jetë më e lehtë të heqin Mubarakun si individ dhe të duken si heronj që e kanë rrëzura atë. Vrasja e dhjetëra mijëra njerëzve do të ishte një ferr i vërtetë po të ndodhte.”

    Hamid është fizikan që ka qenë dy vjet në ushtri kur ishte i ri dhe më vonë është kthyer në militant islamik për ca kohë. Ai thotë se egjiptianëve nuk u pëlqejnë forcat e tyre policore sepse ata i trajtojnë shumë rreptë çështjet lokale. Por ai thotë se njerëzit e repektojnë ushtrinë, e cila zakonisht nuk merret me egjiptianët direkt, dhe shihet si mbrojtësja e tyre nga kërcënimet e jashtme.

    Dr. Hamid thotë se udhëheqësit amerikanë nuk duhet të shqetësohen për ndryshimin e udhëheqjes në Egjipt. Ai thotë se ka shumë zyrtarë civilë dhe oficerë amerikanë që do të ishin të pranueshpm për demonstruesit dhe që do të mbështesnin politikat amerikane në Lindjen e Mesme. Por ai thotë se populli egjiptian do ta pranojë këtë vetëm nëse Shtetet e Bashkuara do të shihen si ndihmës në rrëzimin e Mubarakut, në vend që ta ndihmojnë atë.

    “Ushtria gjithmonë do ta dijë drejtimin e Uashingtonit. Ata e dinë se nuk mund të bëjnë gjë pa marrë ndonjë dritë të gjelbër. Nëse Shtetet e Bashkuara u dërgojnë atyre një mesazh përkrahjeje dhe se do ta mbështesin vendin nën kontrollin e tyre dhe të largojnë Hosni Mubarakun, kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e shpejtë të problemit.”

    Megjithëse sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton ka bërë thirrje për një tranzicion të qetë në Egjipt, ajo dhe zyrtarë të tjerë nuk e kanë kërkuar largimin e zotit Mubarak. Nuk ka ndonjë tregues që zyrtarët amerikanë të mbrojtjes ta kenë bërë këtë. Përveç telefonatës mes Admiralit Mullen dhe gjeneralit Anan, sekretari i mbrojtjes Robert Gates i telefonoi homologut të tij egjiptian gjatë fundjavës.

    Zyrtarët thonë se theksi gjatë bisedave private ka qenë tek përsëritja e thirrjeve publike për vetpërmbajtje, dhe se pavarësisht nga marrëdhëniet e ngushta dhe ndikimi i madh amerikan, rezultati i demonstratave dhe e ardhmja e e Egjiptit duhet të vendoset nga egjiptianët.

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga vizioni1 Lexo Postimin
    Pa doreza ,nese nuk e ke ditur se Islami eshte mbi demokracine dhe ia tejkalon bile eshte shume me efikas, i elimonon ,pederat ,hajdutet,pedofilet ,prostitutet,dallaverexhijt,lezbiket.

    Volumi 7, Libri 62, Numër 64
    profeti u martua me të kur ajo ishte gjashtë vjeç, dhe konsumoi martesën kur ajo ishte 9 vjeç, dhe ajo qëndroi me të për nëntë vjet (dmth deri në vdekjen e tij).


    kurse demokracia ,vjen komshiu ta mer gruan nga shtrati te hudh ne gjyq dhe tga mer edhe shpine edhe pasurine te len pa lesh
    Te ka ndodhur kjo qe ti po e citon

    Neve nuk na duhet demokraci na duhet islam sistem jetese ,boll me me budallakia evropjane

    per cilin Islam
    O ti Pejgamber, Ne të kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e Allahut hynë në posedimin tëned (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua e dajës tënd, bijat e tezeve tua (të janë lejuar, pos grave me nuqah dhe të afërtat), të cilat kanë migruar (kanë bërë hixhret)


    Ku e pe ti ate demokraci ne shqiperi, te vrasesh njerez per karike ?? aman demokraci hehehe
    Ne Avganistan
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  6. #126
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Ahhh tash keq punet per katoliket ne Egjipt se vishni ne forum u qyrrafshni jo e vrajten nje jo i vrajten 2.

    Athu pse jane çu ne protesta muslimanet ne Egjipt ??
    Athu shume te drejta i paskan dhene ?!?!

    Ps. Tash jav vrasin edhe ate perqindjen e vogel katolike.

  7. #127
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Citim Postuar më parë nga PrisHtiNa-Lee Lexo Postimin
    Ahhh tash keq punet per katoliket ne Egjipt se vishni ne forum u qyrrafshni jo e vrajten nje jo i vrajten 2.

    Athu pse jane çu ne protesta muslimanet ne Egjipt ??
    Athu shume te drejta i paskan dhene ?!?!

    Ps. Tash jav vrasin edhe ate perqindjen e vogel katolike.
    Te them un ? ja hajn specin e djegst


    A mund ta mposht kafsha njeriun dot?

    Aq edhe Arabofilet te tjeret.


    Ja edhe nje lajm tjeter per ty

    Jerusalem, 4 shkurt - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka premtuar se do të mbështesë rritjen ekonomike në zonat palestineze, duke bërë thirrje për rinisjen e bisedimeve paqësore ndërmjet dy palëve.

    Netanjahu i bëri këto komente gjatë takimit me përfaqësuesin e “katërshes” ndërkombëtare për Lindjen e Mesme, Tony Blair.

    Katërshja do të mblidhet të shtunën në Berlin për të diskutuar mënyrat për ringjalljen e negociatave paqësore.

    Ditët e fundit Izraeli ka shprehur shqetësim për ngjarjet në Egjipt dhe nuk i vjen aq mirë për kërkesat e demonstruesve në Kajro, ku sot u tubuan rreth një milion qytetarë me kërkesë për dorëheqjen e Hosni Mubarakut dhe shpalljen e zgjedhjeve të lira.


    Edhe ju keshin edhe ju ngjeshin:d.
    Ndryshuar për herë të fundit nga MafiaWarz : 05-02-2011 më 05:44
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  8. #128
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Tunizia u clirua! Egjipti, Jordania, Jemeni po ndjekin te njejtin shembull.
    Edhe Shqiperia nje dite ne jave imiton Tunizine (6 ditet e tjera shikon punen e vet).

    Kjo tregon qe populli po ndergjegjesohet, Qe kerkon me shume drejtesi e demokraci. Me shume liri e begati.....por qe akoma mbeti bageti!

    Mubaraku mund te jete vertet diktator, por protestat nuk duken aspak "spontane". Organizimi i cadrave dhe i sigurimit te ushqimit te protestuesve nuk tingellojne edhe aq "te vetorganizuara". Me shume ngjajne me Revolucionin Portokalli te Ukraines dhe ca si ajo greva e deshtuar e "urise" se PS-se.

    Shkurt muhabeti aty protestat nuk kane vetem perkrahje politike por edhe financiare.

    Prandaj eshte shume qesharake ideja e "demokracise ne Egjipt" kur kjo "demokraci" eshte nje farse edhe ne vendet perendimore e jo me ne shtetet vasale te vendeve perendimore.
    Heqja e Mubarakut eshte hiqja Lenes e futja Prenes.

    Aq sa sollen demokracine kater te vraret e 21 Janarit aq do sjellin demokraci ata 100-200 te vraret ne Egjipt.

    Popullit demokratik dhe liridashes te Egjiptit u coj pershendetjet me te zjarrta ne emer te protestave opozitare te Tiranes.

    Mbahu Ije, ne do te fitojme!
    -

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292

    EGJIPT video tronditese , vritet nje femij perpara kameres nga policia



    M'KA IK ZARI

  10. #130
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    ktu t'pakten e ka kap video amatore. Ndersa shteti jone te vret LIVE ne trasmetim.
    Against all odds..

Faqja 13 prej 19 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •