Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292

    Nuk ka “grusht shteti”, kur nuk ka shtet

    Ky nuk ishte “grusht shteti”, por sulm popullor ndaj “shpellës së hajdutëve”
    Nga Kledian Lula

    Kryeministri Sali Berisha dhe “birbot” e tij të paskrupullt, që ka në “borderotë” dhe “bllokun” e aferave të pushtetit të tij, vazhdojnë ta quajnë “grusht shteti” revoltën popullore të 21 janarit 2011. Shqiptarët, ata që qeveria Berisha-Meta nuk i ka në “defterin” e qeverisjes dhe që me gjuhë rrugaçësh i quan “qelbanikë e kokëpalarë” nuk u ngritën pa shkak kundër bandës financiare, që ka kapur për “fyti” qeverisjen e vendit. Përkundrazi, ky shpërthim masiv ishte zemërim ndaj qeveritarëve anti-shqiptarë e hajdutë. Shqiptarët, në ato 5 orë manifestuan një ballafaqim të vonuar me “juntën” e komanduar prej Sali Berishës. Ata derdhën urrejtjen mbi “bunkerin” e korrupsionit e të anti-shqiptarizmit, duke shkarkuar ndëshkimin moral e publik ndaj një kryeministri zuzar e kusar, që ka tjetërsuar postin e tij në “mbretëri”. Revolta e përgjakur e 21 janarit nuk ishte “grusht shteti”, por grusht kundër një kryeministri që ka tjetërsuar kabinetin qeveritar në “kombinat miliardash”, që e ka tjetërsuar Shqipërinë në “plantacion privat”. Revolta e gjakosur e 21 janarit, ishte një kujtesë popullore për një kryeministër dallaveraxhi, që e ka tjetërsuar firmën e tij, në “vulë” për të pasuruar familjen, ministrat, deputetët, trafikantët e trojeve, të licencave e ndërtimeve strategjike, të tenderave gjigand etj.

    Nuk ka “grusht shteti”, kur nuk ka shtet

    Nuk po rreshtin përpjekjet e kryeministrit Sali Berisha, i cili në datën 21 janar 2011 “u zu me dru” nga populli, për ta konsideruar “grusht shteti” dajakun që “hëngri” nga populli. Ata që e kanë parë Sali Berishën edhe më parë në situata të tilla në ’97-ën e ’98-ën, nuk është e vështirë të kuptojnë përpëlitjet e tij mjerane, për të “larë” duart e gjakosura nga krimi i radhës me vrasjen e tre demonstruesve. Pas mohimit të krimit, me dogmën e tij të dalë boje për “grusht shteti”, Sali Berisha dhe “regjimenti” i deputeteve e ministrave të korruptuar e të nënshtruar, po përpiqet të përligj inkriminimin si kryeministër i degraduar në pozicionin si krye-qeverisës. Por dhe për të shpëtuar nga largimi prej kupolës qeverisëse, të cilën e ka kthyer në një “grup familjesh mafioze”, që po grabit gjithçka, deri edhe ujin e detit.

    Si mund të quhet “grusht shteti”, një revoltë popullore me motiv bukën?! Si mund të quhet “grusht shteti”, vërshimi me parulla kartoni e ristela druri, i një populli të mashtruar e të masakruar ekonomikisht?! Si mund të quhet “grusht shteti”, kjo shkëndijë e luftës popullore anti-korrupsion qeveritar?! Si mund të quhet “grusht shteti” ndaj qeverisë, revolta me çadra shiu, me shkopinj druri, me gurë e shuplaka, kur në fakt, në Shqipëri nuk ka shtet?! Dhe kur nuk ka shtet, nuk ka se kundër kujt të bëhet “grushti i shtetit”! Këtu është dallimi midis “grushtit të shtetit” dhe shuplakës e grushtit popullor, që i dhanë shqiptarët qeverisë së tyre të molepsur në krime ekonomike e njerëzore. Si mund të konsiderohet Selia e Kryeministrisë: shtet, apo “shpellë Hajdutësh” ku bëhen pazaret e krimit ekonomik, ku ndahen pasuritë e grabitura?! Pse, shtet mund të quhet ministria e Ekonomisë, kur në zyrën e ministrit bëhen pazare ryshfetesh, anulohen tendera në mënyrë mafioze, punësohen banditë të penalizuar nga drejtësia në zyrat e larta të shtetit dhe e paketohen thasë me dollarë e euro? Pse, shtet mund të quhet zyra e zv/kryeministrit, kur mbi tavolinën e tij nuk qëndron as programi qeverisës e as ligji, por qëndron “programi ditor” i vjedhjeve të pasurive e financave publike, qëndrojnë “blloqet” e aferave korruptive? Pse, shtet, mund të quhet ministria e Mjedisit, kur në kryekolltukun e të cilës qëndron kapobanda i super-aferës korruptive të municioneve, që vrau 26 njerëz në Gërdec? Pse, shtet mund të quhet ministria e Brendshme, kur në kryekolltukun e saj qëndron një ministër me “dosje të zezë” ekonomike e me një dosje në prokurori, për një tender korruptiv gjigant? Pse, shtet mund të quhet ministria e Bujqësisë, kur në krye ka një “farë” Genc Ruli të famshëm të super aferave financiare, ose siç e quajnë në botën e biznesit, “aligatorin” e korrupsionit shqiptar? Pse, shtet mund të quhet Parlamenti, që ka si ligjvënës deputetë koncensionistë hidrocentralesh? Jo, Saliu e ka lënë qëllimisht Shqipërinë pa shtet, por jo pa hajdutë e pa kriminelë në krye të zyrave të shtetit.

    Edhe sikur këta “ujqër” me poste qeveritare, me mandate e imunitete, që kanë shqyer pasuritë e këtij vendi e të këtij populli, të ishin “varur për gjuhe”, ky nuk mund të quhej “grusht shteti”, sepse ata nuk mund të quhen “shteti”, por një bandë që e kanë kthyer selinë e kryeministrisë dhe të ministrive, në “shpella hajdutësh”

    Sipas traditës, pushtuesi pëzihet me armë, hajdutët përzihen “me dru”

    Gjithë këtë traumë e shkaktoi qeverisja hajdute dhe anti-shqiptare, që drejton Sali Berisha. Ajo masë popullore që shkoi e u ndesh me qeverinë mbante në duar vetëm një tekst parulle: “Qeveri Hajdute, largohu”. Populli shkoi me këtë parullë, sepse qeveria u kap me “presh në duar”, sepse zëvendësi i Sali Berishës, edhe pse u kap me “bllok” në dorë, me zë e me figurë në video duke bëra pazare hajduti, u mbrojt prej krye-hajdutit Sali Berisha. Qeveria nuk ia njeh vetes hajdutërinë, përkundrazi po vazhdon të vjedhë. Kryeministri vazhdon e mbron ministrat që vjedhin, anëtarët e “shpellës së hajdutëve”, të cilët kanë mbushur llogaritë bankare, kanë hipotekuar pasuri prej sheikësh, kanë siguruar jetën për 300 breza. Ndërsa shqiptarët, vazhdojnë të vuajnë për kafshatën e bukës.

    SALI BEJ! Janë 800 mijë shqiptarë të papunë, që përgjërohen ditë e natë për bukën e gojës. Janë 161 mijë familje, pa asnjë qindarkë të ardhur financiare, që “shpella e hajdutëve” ku ti je “kryehajdut”, i paguan me 1 euro ndihmë ekonomike në ditë. Janë afro 15 mijë familje të divorcuara për shkak të varfërisë ekstreme. Janë 350 adoleshente në burgje, sepse kanë vjedhur rrugëve e autobusëve nga varfëria. Janë 45 mijë femra, nëna e motra shqiptare, që kanë marrë rrugën e prostitucionit për shkak të varfërisë dhe mizerjes ekonomike. Janë 16 mijë fëmijë nga 1 deri 16 vjeç, që lypin rrugëve sepse prindërit nuk u sigurojnë dot ushqimin. Janë afro 140 të vetëvrarë nga depresioni për bukën e gojës. Dhe qeveria jote SALI BEJ, e ngujuar në “shpellën e hajdutëve”, jeton në luks. Madje kur i populli del në demonstratë e kërkon bukë dhe punë, ju e rrihni, e burgosni, e plagosni e i merrni jetën! Kështu bëjnë ata që pasurohen në mënyrë kriminale, hajdutçe. Si të tillë ju gjykoi e ju sulmoi populli në 21 janar. SALI BEJ! Ka një rregull që thotë: Kush vjedh, ndëshkohet! Kur të ndëshkon ligji, të fut në burg. Ama, kur të dënon populli, të fut në “vrimën e miut”, të nxjerr prej andej e të hedh tutje si “kërmë” dhe ti SALI BEJ e ke provuar këtë gjë.

    Këtë “leksion” paralajmërimi i dhanë shqiptarët në datën 21 janar, kryehajdutit Sali Berisha dhe hajdutëve të tij ministra e deputetë. Kryeministri po ulërin, se populli iu vërsul me drunj e me hunj? Po me çfarë t’i vërsulej, me armë?! JO! Sipas traditës shqiptare, pushtuesi përzihet me armë, ndërsa hajduti përzihet “me dru”. Këtë bëri dhe populli, u ngrit dhe i vuri “drunë” qeverisë hajdute…


    M'KA IK ZARI

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Na impresionove fare.Na cudite me kete artikull...Nuk e di ca mendon "ministri i kultures" Zogaj apo ai i drejtesise Ngjala?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    mos u bej si sala e enveri .....mundohu te kuptosh qe pervec mendimit tend ka edhe mendim tjeter .....vetem keshtu do ecim perpara si komb


    M'KA IK ZARI

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ardita04
    Anëtarësuar
    01-12-2008
    Postime
    146
    ky nuk eshte shtet por diktature nje shtet qe nuk mbron dhe respekton shtetasit e tij por i shtyp dhe i vjedh dhe me e fundit i vret

  5. #5
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga genti1972 Lexo Postimin
    mos u bej si sala e enveri .....mundohu te kuptosh qe pervec mendimit tend ka edhe mendim tjeter .....vetem keshtu do ecim perpara si komb

    Ooo Genti, une ndoshta me shume se nje here ne vit nuk shkoj/vi ne Shqiperi, mirepo ne kater vitet e fundit aty gjithnje e me shume vie era shtet. E mira e gjithe kesaj eshte sepse nese ndodh qe ne zgjedhjet e ardhmshme fiton partia socilaiste nuk do te humbet kontiniuiteti i shtetit.

    Ju mund te thoni sa te doni se Shqiperia "nuk eshte shtet", mirepo nje jo-shtet nuk mund te behet antar i Natos dhe i BE-se.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    Citim Postuar më parë nga ardita04 Lexo Postimin
    ky nuk eshte shtet por diktature nje shtet qe nuk mbron dhe respekton shtetasit e tij por i shtyp dhe i vjedh dhe me e fundit i vret

    ky eshte ndryshimi midis saliut edhe politikaneve te tjere .....koha ka vertetuar qe te gjithe kete qe merren me politike ....fatosi ,iliri ,bashkim fino , edi etj ..te gjithe vjedhin por te pakten nuk vrasin ......dhe mendja ime e varfer me thote qe midis shume te keqijave te zgjedh te keqen me te vogel .....


    M'KA IK ZARI

  7. #7
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Interesant shkrimi i nje militanti te deshperuar, me histerizem te thelle dhe urrejtje patologjike. E vetmja menyre per tu shfryre eshte te flasin brockulla dhe te bejne dhune kunder shtetit

    Po te mos kishte shtet Shqiperia nuk do ishte ne Nato dhe as nuk do merrte liberalizmin e vizave para nje muaj
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Ooo Genti, une ndoshta me shume se nje here ne vit nuk shkoj/vi ne Shqiperi, mirepo ne kater vitet e fundit aty gjithnje e me shume vie era shtet. E mira e gjithe kesaj eshte sepse nese ndodh qe ne zgjedhjet e ardhmshme fiton partia socilaiste nuk do te humbet kontiniuiteti i shtetit.

    Ju mund te thoni sa te doni se Shqiperia "nuk eshte shtet", mirepo nje jo-shtet nuk mund te behet antar i Natos dhe i BE-se.

    varet sec kupton ti me fjalen ESHTE SHTET ....... qe je ne nato ( DMTH mbas teje ka mbet vetem gjeorgjia )..... ka te bej pozita jote natyrore ....kur u futen me kuc e me mac ne evrope ti ske hyre akoma ....je i vetmi shtet qe ndertove demokracin qe ne viten 91 e dje tu liberalizuan vizat ( EDHE SERBIA HYRA PARA TEJE ) ....

    me nje fjale personalisht vleresoj shume gjithcka qe eshte arritur por si njeri qe nk ngopem me pak kerkoj akoma e me shume ....per mua personalisht nqs nk do ishte berisha ne jeten shqiptare do ishim shum me perpara po te marresh parasysh 97 ...qe u dogj gjith shqiperia sepse aleksander meksi nuk jepte dorheqjen ( e ku eshte aleksandri sot ?????...AS NENA E TIJ NUK E DI KU NDODHET ) ....TI MUND TE JESH NGA KOSOVA E SHQIPERIA TE TE DUKET LULE .... por per mua e per nje pjese te madhe te ketij kombi shqiperia eshte shume me mbrapa se dueht te ishte .....duke filluar qe nga toleranca politike


    M'KA IK ZARI

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gent i epokes se 1972.. ku e gjete kte traktin e ketij kllodovikut te epokes se enver-stalin 1952 ?

    duhet thene burimi..

    thx qe e solle kte trakt sepse aty cfaqet demagogjia e mafies e cila me te tilla mashtrime e realizoj grushtin e shtetit..
    me te tilla genjeshtra mafia khmer rruzhe.. ja shplau trute qindra e mijra vezirve e farukve e gjinve dhe i solli me otobus.. te dera kryeministrise e u tha.. bjeruni cte dale para se ne biroja po presim te fideli lart sa ta rrafshoni ju policine e ta varni te ndonji deg palme saliun e ne te hyjme triumfator.. e te sundojme nja dizet vjet..

    mjafton nje fakt dhe.. khmer rruzhi klodian lula.. bie ne hale..

    levizja e lire..

    kjo e drejte ju dha shqiptarve o klodian jo se nuku kishim shtet.. por perkundrazi se po dukej qarte per Europen se kemi shtet se po beheshim shtet i mire e shtet serioz..

    ka te beje ki dobic mo gentush me te ngratin Anastas Lula?

    revolucionari Anastas Lula u vra ne vitet dyzet e tre a dicka e tille nga po ata qe u vrane keta tre katundaret.. ne 21 janar..

    vetem se ka ndryshim anastasi nga keta..

    anastasi ishte nje djal me principe dhe per ato bindje e vrane ata qe qe ahere po konturonin diktaturen e ardhshme 50 vjecare..

    njesitet guerile te kapo enver dushanit e vrane anastas lulen o klod lula i ed rucit..

    e ajo mafi..
    me dat njezet e nji
    ishte si bllok kelysh- bllokqeneri..
    atje ne bordell-fideli..
    ku hodhi me barbari..
    njesitet kanibale guerile mbi te shtetit polici..
    e pastaj nga e pashuara babezi..
    i ran cerrit.. tri tri tri..
    e shoku klos.. me perpikmeri..
    hapi skemen.. e urdheroj.. nje dy tri..
    mi qerroni se ashtu na duhet nashti..
    ata bedelet.. qe i kemi sjelle kope-ushtri..
    qe ti qajme.. pastaj hi hi hi..
    qepe kemi plot ti vëm ne si..
    si enveri ne malsi..
    qe tregon pecin-Llambi..
    mikut tij Yllo Popi..


    pra..thx o gentush polpotush
    qe e solle traktin khme rruzh..

    qe don te na thote..
    hapni syte se masakra ska mbaruar..se ju jini te vendosur te derdhni gjak..

    pra te ruhemi..se vjen vala tjater e kanibalizmes..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-01-2011 më 12:17

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Interesant shkrimi i nje militanti te deshperuar, me histerizem te thelle dhe urrejtje patologjike. E vetmja menyre per tu shfryre eshte te flasin brockulla dhe te bejne dhune kunder shtetit

    Po te mos kishte shtet Shqiperia nuk do ishte ne Nato dhe as nuk do merrte liberalizmin e vizave para nje muaj

    pergjigjen e ke me lart ......mesohu te degjosh edhe dicka tjeter nga ato qe di e beson ti ..... une dicka di nga jeta ime ......qe jemi vendi i fundit nqs ti je i kenaqur mbaje permbrenda nuk ka pse te ngel edhe une prapa se ti kenaqesh te jesh i fundit


    M'KA IK ZARI

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •