
Postuar mė parė nga
Albo
Po te kesh lexuar fjalen e tij te plote, nuk do te nxirrje brockulla nga goja. Berisha nuk tha qe vrasjet jane bere nga turma, tha: "Sipas njoftimeve te para nga Spitali Ushtarak, vrasjet jane bere me arme te kalibrit te vogel, te cilat Garda e policia nuk i disponon.". Dhe kete e bazonte mbi ate qe mjeket e Spitalit Ushtarak thane per mediat, pas mjekimit te lenduarve e viktimave. E degjuan gjithe shqiptaret ne televizionet e tyre.
Dhe ne te njejtin fjalim, ai i ben thirrje prokurorise te hetoje e ndeshkoje me ligj dhunuesit e institucionit dhe ata qe e organizuan.
Po, dhe ka plot te drejte qe te thote kete gje, pasi nuk po shpik fakte por po dokumenton e fakton dyshimet e tij. Ai nuk i dergoi njerezit e gardes qe te mbanin ne arrest shtepie te dy kreret e ketyre institucioneve, por shkoni ne parlament para gjithe shqiptareve, dhe i kerkoi parlamentit te hetoje implikimin e krereve te institucioneve per akuzat e tij.
Sali Berisha do te jete deshmitar ne kete komision si kryeminister i vendit, ashtu sic do te jene Edvin Rama, Ina Rama, kreu i SHISH, kreret e Gardes, e gjithe njerezit e implikuar. Nuk po gjykon Berisha, po e le ne doren e deputeteve te hetojne, dhe deputetet e opozites kane 5 vende bosh ne ate komision, te cilin po e bojkotojne.
Kush po i ben bisht hetimit, Berisha po njerezit e opozites?
Dhe e dokumentoi kete qendrim, me nenet e Kodit Penal, qe komandantet e Gardes, nuk mund te lene detyren e tyre, dhe ne te tilla raste, urdher-arrestet nuk zbatohen. Asnje nga ata komandante te Gardes nuk e ka braktisur Kryeministrine dhe detyren qe nga 21 janari, dhe ky qendrim eshte konform ligjeve te atij vendi.
Ajo qe nuk eshte konform ligjeve dhe konform llogjikes minimale te nje njeriu me mendje te shendoshe, eshte arrestimi i gjithe krereve te Gardes, shkaterrimi i zinxhirit te komandes, carmatimi i gjithe njerezve te Gardes me nje flete urdher-arresti.
A e kupton se perse behet fjale? Kryeprokuroria ka prere fletearresti per gjithe kreret e Gardes, PA I MARRE ME PARE NE PYETJE, PA DEGJUAR DESHMINE E TYRE PER ATE QE NDODHI. Kreret e Gardes nuk jane thirrur ne Kryeprokurori per te dhene deshmite e tyre per ngjarjen, para se tu pritej fletearresti.
Dhe nje prokuror trim ne Tirane, doli e na cuditi se "e preme fletearrestin pasi viktimat jane vrare me plumb 9 mm, dhe keto plumba i perdor vetem garda". Kaq mjafton per nje kokebosh qe te presi fletearrestin per kreret e Gardes. Ne mbare boten e qyteteruar, ekspertet do te gjenin me pare armen qe shkrehu ate plumb, do te gjenin gardistin qe shkrehu armen, do te rindertonin skenen e vrasjeve, do te njiheshin me rregulloren qe Garda e Republikes perdor per mbrojtjen e institucioneve, dhe vetem pastaj do ti jepnin pergjigjen pyetjes nese Garda beri detyren apo shkeli ligjin dhe rregulloren e vete. Dhe me e bukura eshte qe Kryeprokuroria qe ka 3 vjet qe nuk zbardh dot Gerdecin, e zbardhi 21 janarin brenda 10 oresh.
Sot, Kryeprokuroria e trembur, fshihet pas ambasadorit amerikan, dhe "u kerkon ndihmen organeve kompetente amerikane qe te ndihmojne me hetimin". Nuk na thote, perse i duhet ndihma e amerikaneve, kur ajo i zgjidhi vrasjet brenda 10 oresh?
Albo
Krijoni Kontakt