Close
Faqja 159 prej 220 FillimFillim ... 59109149157158159160161169209 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,581 deri 1,590 prej 2192
  1. #1581
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Nji her ishin ngatrruar dy burra rreth nji dreq bajge!.Ai i pari ngulte kemb se bajga esht e gomarit kurse i dyte kėmbngulte se bajga esht e kalit.
    (me falni per shprehjen)
    Zihen te shkretet ,jo e kalit jo e gomarit dhe dikur besa edhe rrafen fort mes vete deri ne pergjakje.
    Bashkohet kshilli i pajtimit ,e hajde bre burra te fort e meruni ngryk e pajtohuni i lutnin dy rrahesit .
    Ju binden pleqnis dhe u moren ngryk si burrat .
    Filluan te shkojn ne gzime e hidhrime ,por pas nji kohe takohen te ai vendi ku ishin kon rref mes vete para disa vjete ,e i dyti ja ba te parit (bashkudhtarit te tij) A e din bre budall kure u rrehem e u pergjakem per nji bagel te magarit ,ja pret i dyti shuplak per qfar bagle fol ti mer thi se ajo su kan e gomarit po e kalit ja kujtoj i dyti po rrahja zgjati ksaj rradhe ma pak se ishin plak dy budallinjet.
    Sish kan keq Saliun me Edin me i qit me u rreh ferr ..Qka ua mer mendja.

  2. #1582
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga DOR Lexo Postimin
    Ne qe jetojme ne Perendim kemi merak per Familjaret tone ne Shqiperi ashtu si edhe kemi nje kulture debati politik qe eshte me perendimor dhe me pak i ngecur ne Hakmarrjen e zakonshme te politikaneve Shqiptar, nga Zogu, me Fan Nolin, Enverin qe i vrau te gjith ashtu si edhe Salen me Fatosin 97 dhe Sala me Edin 11. Ata nuk do mbarojne kurr po si hoqem ne qe i kemi syt te hapura dhe nuk jemi pjese e sherit!
    Kjo pergjigje me pelqeu mik!Ka midis femijeve tane djem me shkolle,qe nuk i kane patur baballaret komunista dje ne diktature as edhe te korruptuar ne demokraci,por ka edhe djem te ish komunisteve qe jane njesoje me etrit e tyre,bile ngjajne si dy pika uji,ka nga ata qe studiojne apo kane mbaruar studimet me paret e pista te korrupsionit dhe keta jane me qindra,ka nga ata qe ndodhen ne perendim nga paret e fituara nga trafiqet e mishit te bardhe,nga trafiku i droges etj.Ju ku hyni ju lutem?Mendohuni mire pastaj jep pergjigje,sepse ndryshe nqase i perket ketyre kategorive,pervec te pares nuk je i pershtatshem.Dyshoje se kjo kategori djemsh e vajzash i duhen Shqiperise.Po te jap nje shembull konkret.Ai personi qe Ilir Meta i telefonoi nga zyra e D priftit quhet Agim Rrapaj nga Vlora.Ka punuar qe nga '91 ne qeverit post komuniste neper zyra e dikastere.Pra ja ka marre doren kuserive e allishverisheve.Gjer me 2005 ka qene drejtues i nje Projekti 2K.Financohej nga qeveria Japoneze.Nga verefikimet qe u bene dolli se ky 1/2 e financimeve i kishte vjedhur dhe u denua edhe me burg nga drejtesia.Sigurisht del se keto pare ky nuk i hante vetem,por bashke me ata qe e vendosen ne ate karrige.Nje nga keta ka qene edhe xhuxhi Meta.Qe ta dish ti mor mik nga keto pare te vjedhura me thase i biri i tij studion ne Brtanin e Madhe ne nje kolegj privat.Une e di se banoje ketu Po te them se te studiosh ne nje kolegj apo universitet privat minimumi eshte rreth 30 mije paund ne vit= me 50 milion leke shqiptare(te vjetra.Per te studiuar ne nje Universitet privat im bire pagoi 9000 mij paund per tre vjet,ndersa tani konservatoret e ngriten ne 9000 mije ne vit.(I pe demostratat e studenteve ne londer diten qe u miratua ligji)Pra kur i ngre tarifat shteti,merre me mend se c'mund te beje privati.T'i veme koke muhabetit.Neser ky djale i cili e di se me cfare pare eshte shkolluar dhe po te vije neser ne Shqiperi nje ekonomist apo jurist ky eshte i infektuar.Pra kjo kategori nuk jane te pershtatshem te vijne e te marrin fatet e vendit ne dore.Une qe i njohe nuk kam besim.Jane te paket femijet si djali im qe jane shkolluar ne perendim,sepse njerzit jane hallexhinj e femijet i cojne te punojne dhe as qe ju shkon mendja te merren me politike.Im bir per shembull ka gjetur nje pune te mire dhe me zotesine e tij paguhet mire e nuk mendon te vije ne vendin tone e te behet anetare i ndonje partie politike.ndersa Agim Rrapi,Ilir meta,Arta dade & Co i nxisin femijet e tyre te antarsohen ne ndonje parti,sepse ja dijne kimetin.Shiko bllokqenet qe ka mbledhur Edvini ne PS.Te gjithe jane femije te ishve.Edhe ata jashte vendit kane studiuar,por nuk jane te besueshem.Te shkrova gjat per nje fakt konkret,por ka raste me te tmerreshme.
    Kalofsh mire!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  3. #1583
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Tha qe vrasjet jane bere nga filani, pa u bere akoma hetimi.
    Po te kesh lexuar fjalen e tij te plote, nuk do te nxirrje brockulla nga goja. Berisha nuk tha qe vrasjet jane bere nga turma, tha: "Sipas njoftimeve te para nga Spitali Ushtarak, vrasjet jane bere me arme te kalibrit te vogel, te cilat Garda e policia nuk i disponon.". Dhe kete e bazonte mbi ate qe mjeket e Spitalit Ushtarak thane per mediat, pas mjekimit te lenduarve e viktimave. E degjuan gjithe shqiptaret ne televizionet e tyre.

    Dhe ne te njejtin fjalim, ai i ben thirrje prokurorise te hetoje e ndeshkoje me ligj dhunuesit e institucionit dhe ata qe e organizuan.


    Tha qe prokuroria eshte e lidhur me krimin, se donte te arrestonte gardistet.
    Po, dhe ka plot te drejte qe te thote kete gje, pasi nuk po shpik fakte por po dokumenton e fakton dyshimet e tij. Ai nuk i dergoi njerezit e gardes qe te mbanin ne arrest shtepie te dy kreret e ketyre institucioneve, por shkoni ne parlament para gjithe shqiptareve, dhe i kerkoi parlamentit te hetoje implikimin e krereve te institucioneve per akuzat e tij.

    Sali Berisha do te jete deshmitar ne kete komision si kryeminister i vendit, ashtu sic do te jene Edvin Rama, Ina Rama, kreu i SHISH, kreret e Gardes, e gjithe njerezit e implikuar. Nuk po gjykon Berisha, po e le ne doren e deputeteve te hetojne, dhe deputetet e opozites kane 5 vende bosh ne ate komision, te cilin po e bojkotojne.

    Kush po i ben bisht hetimit, Berisha po njerezit e opozites?


    Tha qe nuk do lejoj te arrestohen gardistet se po benin punen e tyre. Pra Prokuroria leshoi nje urdher arresti qe nuk zbatohet.
    Dhe e dokumentoi kete qendrim, me nenet e Kodit Penal, qe komandantet e Gardes, nuk mund te lene detyren e tyre, dhe ne te tilla raste, urdher-arrestet nuk zbatohen. Asnje nga ata komandante te Gardes nuk e ka braktisur Kryeministrine dhe detyren qe nga 21 janari, dhe ky qendrim eshte konform ligjeve te atij vendi.

    Ajo qe nuk eshte konform ligjeve dhe konform llogjikes minimale te nje njeriu me mendje te shendoshe, eshte arrestimi i gjithe krereve te Gardes, shkaterrimi i zinxhirit te komandes, carmatimi i gjithe njerezve te Gardes me nje flete urdher-arresti.


    Prokurori duhet te marri patjeter deshmine e personit ne fjale para se te leshoje urdher arresti per te? Domethene qe nese nuk do te arrestohesh, mos jep deshmi dhe nuk mund te zbatohet urdher-arresti.
    A e kupton se perse behet fjale? Kryeprokuroria ka prere fletearresti per gjithe kreret e Gardes, PA I MARRE ME PARE NE PYETJE, PA DEGJUAR DESHMINE E TYRE PER ATE QE NDODHI. Kreret e Gardes nuk jane thirrur ne Kryeprokurori per te dhene deshmite e tyre per ngjarjen, para se tu pritej fletearresti.

    Dhe nje prokuror trim ne Tirane, doli e na cuditi se "e preme fletearrestin pasi viktimat jane vrare me plumb 9 mm, dhe keto plumba i perdor vetem garda". Kaq mjafton per nje kokebosh qe te presi fletearrestin per kreret e Gardes. Ne mbare boten e qyteteruar, ekspertet do te gjenin me pare armen qe shkrehu ate plumb, do te gjenin gardistin qe shkrehu armen, do te rindertonin skenen e vrasjeve, do te njiheshin me rregulloren qe Garda e Republikes perdor per mbrojtjen e institucioneve, dhe vetem pastaj do ti jepnin pergjigjen pyetjes nese Garda beri detyren apo shkeli ligjin dhe rregulloren e vete. Dhe me e bukura eshte qe Kryeprokuroria qe ka 3 vjet qe nuk zbardh dot Gerdecin, e zbardhi 21 janarin brenda 10 oresh.

    Sot, Kryeprokuroria e trembur, fshihet pas ambasadorit amerikan, dhe "u kerkon ndihmen organeve kompetente amerikane qe te ndihmojne me hetimin". Nuk na thote, perse i duhet ndihma e amerikaneve, kur ajo i zgjidhi vrasjet brenda 10 oresh?

    Albo

  4. #1584
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    nestorp ke bere nje analize te perkryer...vetem se mungon gjysma tjeter e emrave qe nuk e kuptoj ca ndryshimi kane nga te paret sipas analizes suaj dhe pse nuk i ke permendur...
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  5. #1585
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anėtarėsuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Kush e degjoi Saliun kur flet Italisht.....



    mamma fa veramente paura, fermateloooooo

    fol shqip or ti, ben figure di merda tamam i jep nje ton arrogant dhe iritues.

    pale pale, ata qe ishin present ne demostrat thote , ishin te gjithe bandite dhe te droguar...
    Ka filluar po flet si Enveri
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  6. #1586
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-11-2009
    Postime
    160
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Nje nga fatkeqesite e rregjimit komunist per shoqerine shqiptare, ishte se politizoi shoqerine ne ate shkalle, sa edhe traktoristet merren me shume me politike e me pak me traktore. E kishim edhe shoqen Lenka, traktoriste te dalluar nga Lushnja, mu ne krye te Byrose politike.

    Pra me politiken e mendjendriturit Rama, ju po ia shtoni ditet Berishes ne politike.
    Uee Profesori nga Ameriqia, po ku e di ti qe merrem me traktore une ?? Ndoshta une kam diplome per politike dhe te leruarin me traktor e kam vetem per qejf = pra traktorist. Mbaje mendjen nen floke se do ftohesh.

    Po se je demokrat si Saliu pa e mbron.... ketu ne Forum mu si Salilush sillesh : "Topi eshte i imi, penalltine do ta gjuaj une..." luan gjithmone.

    Brari dikur i shkruajti nje Post krieqarit Albo, ku pasi i lepihej mire e mire i thoshte te hiqte nga forumi nje me emrin "Vdekja" a ku di une ...
    I shkruajta qe ky Profesori nga Amerika mu poshte postimit te Brarit kishte vene nje reklame(te pakten ketu ku e shikoj une) qe pyeste "llogarit diten e vdekjes tende" dhe me nje figure makabre te nje kafke qe dekompzohej ...
    Fale standarteve te larta te demokracise ne kete Forum postimi mu fshi ....

    Ti ate kryetar shteti meriton dhe prandaj tallesh e thua e hiqni me Vote (sepse e di mire qe me Votat fshin te pasmen Sala, ashtu si ti me postimet e atyre qe shkruajne midis te tjerave edhe nga deshira e paster per te shkruar Shqip).
    Ta thashe edhe me pare, e ke te pjekur ti Profesor, i keput nje reklame me shume dhe te ikin dhimbjet e zemres per Shqiperine ...


    p.s po je burre mos e fshi kete postim, kruaje me mendje po tu kruajt me traktoristin, ta leroj mire une

  7. #1587
    E gjen dot njėri atė videon ose kronikėn qė dhanė Televizionet sot (ABC News),pėr atė punėn e atij personit me Granatė nė dorė qė ja mori njė grua ?
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  8. #1588
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar mė parė nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    E gjen dot njėri atė videon ose kronikėn qė dhanė Televizionet sot (ABC News),pėr atė punėn e atij personit me Granatė nė dorė qė ja mori njė grua ?
    Po e kemi :-D



    jemi mesu me bumje nuk na bo pershtypje me
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  9. #1589
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    http://www.kohajone.com/

    shikoni filmime tek KLAN

  10. #1590
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Deklarata e Rames me daten 20 janar , ne nje pjese thote:... s'mund te kapercesh te vdekurit sic kapercehet pas nje beteje te renet



    Rama: Ēdo ndodhi e papėlqyeshme, faturė e qeverisė sė Saliut


    Sipas tij, nėse ndodh gjė, pėrgjegjėsia do tė jetė e qeverisė. Rama sheh si zgjidhje shpalljen e zgjedhjeve tė parakohshme.
    Ambasada amerikane kėrkon njė demonstrim paqėsor tė opozitės dhe flet me shqetėsim pėr gjuhėn e ashpėr tė disa politikanėve ditėt e fundit, qė kanė ndezur atmosferėn politike; kėrkon vetėpėrmbajtje tė politikės dhe inkurajon policinė nė punėn e saj. Cili ėshtė komenti juaj pėr kėtė deklaratė?
    Ambasada thotė se shqiptarėt meritojnė mė shumė se kaq. Duke ndarė shqetėsimin e deklaratės, dėshiroj tė kujtoj se sot ėshtė 50 vjetori i fjalimit historik tė njė amerikani tė madh, tė Presidentit Kenedi, kur tha se mos pyet se ē'ka bėrė atdheu yt pėr ty, por shiko se ē'mund tė bėsh ti pėr atdheun tėnd. Kėtė e them nė respekt tė thellė tė njė figure historike, qė ka luajtur njė rol tė veēantė nė formimin tim politik.
    Keni bėrė njė ndryshim nė fjalorin tuaj politik, nga protestė keni kaluar nė demonstratė. Cili ėshtė ndryshimi mes tyre?
    Unė kam shprehur njė shqetėsim qė e kam ndarė hapur, me zemėr nė dorė me opinionin publik, pasi besoj se Shqipėria sot pėrjeton njė moment shumė dramatik, ku tė gjitha institucionet kanė rėnė duke filluar tek zgjedhjet dhe duke mbaruar tek drejtėsia. Opozita ka mbetur e fundmja gjė qė ekziston midis njė regjimi kusarėsh dhe matrapazėsh dhe popullit. Jemi nė kufirin fundor tė mundėsive tė politikės pėr tė trajtuar dhe zgjidhur probleme, pasi tė gjitha ekuilibrat janė asgjėsuar nga kapja e shtetit dhe vėnia e tij nė funksion tė interesave private tė kėtij pushteti dhe kusarėve tė tij. Opozita mbetet mburoja e fundit qė qeveria ka pėrballė popullit.
    Ka pasur sugjerime pėr skenarė tunizianė zoti Ngjela, zoti Gjinushi?
    Unė jam kėtu pėr t'u pėrgjigjur si kreu i PS, partia mė e madhe nė vend dhe jo pėr tė komentuar qasje, apo batuta tė aleatėve qė ėshtė nė tė drejtėn e tij, nė njė front qė nuk ėshtė kazermė, por njė bashkim dhe fuqi e larmishme nga e majta nė tė djathtė, qė pėrfaqėson sot Shqipėrinė e zemėruar nė njė gjendje rreziku, qė i kanoset ēdo orė e mė shumė. Nuk bėhet fjalė nėse do tė ketė dhunė apo jo nga ana e opozitės, kjo ėshtė tėrėsisht e pėrjashtuar. Kėtu bėhet fjalė nėse do ta japė apo jo dorėheqjen qeveria, nėse do tė qėndrojė ose jo nė kėmbė koalicioni i turpit, i cili qelb pėrditė si njė kėrmė gjithė jetėn e vendit dhe a do tė ketė njė zgjidhje politike kjo krizė politike, qė s'mund tė zgjidhet veēse me mjete dhe rrugė politike, sipas kėndvėshtrimit tonė.
    Si mund tė rrėzohet qeveria kur ju i keni provuar nė mėnyrė tė pėrsėritur kėto mjete?
    Personalisht nuk shoh asgjė tė pėrbashkėt mes gjuhės sė pėrdorur prej meje dhe asaj tė kryeministrit. Ka dy gjuhė tė ndryshme; njė gjuhė qė mbart gjithė ngarkesėn shumė tė rėndė, qė mbart gjithė problematikėn qė ka shoqėria shqiptare, e cila ėshtė gjuha jonė dhe ka njė gjuhė qė mbart tė gjithė rrugaēėrinė e kėtij pushteti, qė sot nuk ėshtė i akuzuar prej nesh se ka vjedhur zgjedhjet pėr tė vjedhur Shqipėrinė, por ėshtė i akuzuar nga i tėrė opinioni publik me zė dhe figurė, atė ēka ne themi prej dy vjetėsh.
    Ēfarė do ndryshojė protesta e nesėrme?
    Dua tė pėrsėris se tė njėjtėn gjė kanė bėrė dhe popujt qė kanė rezistuar pėr vite e dekada ndaj regjimeve dhe juntave fashiste e regjimeve tė korruptuara. Kėshtu qė fakti qė ėshtė e njėjta protestė, ne nuk na heq asgjė nga kėrkesa jonė pėr drejtėsi, pėrkundrazi na nderon.
    Ku e shikoni ju juntėn, pasi kemi njė televizion qė pas publikimit tė njė kasete shkaktoi dorėheqjen e zv.kryeministrit, nuk kemi asnjė tė burgosur politik..?
    Fakti qė ne bėjmė tė njėjtėn gjė qė prej dy vjetėsh, nuk do tė thotė se ne kėmbėngulim nė njė tė drejtė, tė drejtėn e votės, pas sė cilės ke humbur tė gjithė tw drejtat e tjera demokratike. Kėta popuj qė kanė luftuar pėr dekada, nė fund tė pėrpjekjes sė tyre kanė fituar tw drejtėn e tyre. Dhe tek ne, zgjatja nė kohė e protestės sonė nuk tregon pafuqinė tonė, por se ne kemi vullnetin dhe kėmbėnguljen qė i qėndrojmė atyre parimeve dhe tė drejtave qė pėrfaqėsojmė pėr t'i bėrė ato pjesė tė kėsaj demokracie. Dhe nė protestat e tjera kėshtu kanė thėnė pėrfaqėsuesit e maxhorancės se opozita do tė pėrdorė dhunė etj. Madje kanė informuar dhe faktorin ndėrkombėtar se do tė ketė dhunė nga ana e opozitės.
    Ndryshe nga herėt e tjera, ju nuk po e kundėrshtoni mundėsinė e dhunės nė demonstratė, por po e lini tė lirė turmėn..
    Ne me zė dhe figurė e kemi refuzuar dhunėn si mjet dhe kemi nėnvizuar se nuk e promovojmė dhunėn si mjet tė zgjidhjes sė gjėrave nuk e kemi promovuar dhunėn. Nuk kemi nė pėrfytyrimin tonė dhunėn dhe marrjen e pushtetit me dhunė. Ne kemi shtruar njė problem qė ėshtė shumė i madh pėr vendin, qė kėtu nuk ka mbetur mė asgjė mes popullit dhe kėsaj qeverie kusarėsh dhe matrapazėsh qė janė zėnė me presh nė duar nė sytė dhe veshėt e opinionit publik. Qė do tė thotė se ky popull mund ta tejkalojė opozitėn, mund tė mos e dėgjojė opozitėn, populli mund tė bėjė atė qė bėn dhe kėtė e tregon e gjithė historia e jetės njerėzore gjatė pėrsosjes sė demokracisė dhe qė e ka vetėm populli si liri dhe tė drejtė kushtetuese dhe historike. Persa kohė ne jemi nė kėtė pikė dhe nė kėtė pozicion ne nuk shohim mundėsi qė tė ushtrohet dhunė, por njėkohėsisht ne ngrejmė njė shqetėsim gjithnjė e mė tė madh, qė popullin e provokon Saliu dhe qeveria. SHBA e larguan nga zyra njė president tė madh dhe burrė shteti nė njė moment dramatik, tė luftės sė ftohtė pse gėnjeu. Jo pse shtypi zbuloi njė skandal pėrgjimesh tė opozitės, por pse gėnjeu dhe yshti nė gėnjeshtėr disa bashkėpunėtorė tė tij. Po si e larguan? E larguan pėrmes institucioneve, pėrmes Kongresit dhe Senatit, sepse nė atė demokraci institucionet ishin funksionale. Sot mė thoni njė institucion qė nuk ėshtė i gjunjėzuar apo i rrėzuar? Kėtu tė gjithė institucionet shtetėrore janė tė rrėzuara. Parlamenti ka marrė fund, shfaqet nė pėrmasat mė tė turpshme dhe mė poshtėruese. Ėshtė ai kryeministėr qė provokon popullin qė mund tė dalė jashtė kontrollit dhe jo opozita.
    Ju thoni se demonstrata nuk ėshtė e juaja por e popullit, por nėse kjo demonstratė sjell rezultat, kush duhet t'i marrė frytet e kėsaj beteje?
    Nuk janė qėllimet tona politike qė na nxjerrin ne nė demonstratė. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr qėllime politike, qė mund tė realizohen pėrmes saj, ne nuk dalim pėr tė marrė pushtetin, si pasojė e zemėrimit tė atyre qė do dalin nė demonstratė apo dhe atyre qė nuk do tė dalin. Ne po dalim nė demonstratė si pjesė e njė shoqėrie qė s'mund tė vidhet nė votė dhe nė pasuri dhe nė fund fare tė tallet si tė ishte njė budalla, t'i thuhet qorr, shurdh, budalla, kjo qė sheh nuk ėshtė ajo qė she, kjo dėgjon nuk ėshtė ajo qė dėgjon, por ėshtė montazh. Kėtu nuk ėshtė mė raporti qeveri opozitė, por raporti qeveri popull.
    Nėse ėshtė kėshtu pėrse lajmėrohet populli tre ditė rresht?
    Ne sot dalim nė demonstratė si pjesė e popullit pėr tė qenė nė krah me popullin dhe jo si herėt e tjera qė kemi pasur kėrkesat tona pėr transparencė dhe qė Saliu i dogji ato qė duheshin pėr tė nxjerrė tė vėrtetėn. Frytet e tejkalimit tė opozitės nga populli nė radhė tė parė janė tė hidhura sepse kanė njė fatutė tė lartė pėr tė gjithė dhe njė faturė qė ky popull e ka parė. Qė tė mos pėrsėritet historia ne kėrkojmė njė zgjidhje politike. Ne kėrkojmė qė Saliu tė ulet nė tryezė tė japė njė zgjidhje tė re duke zhvilluar zgjedhje tė reja, pėr tė rifilluar aty ku ėshtė ndėrprerė filli i procesit demokratik dhe pėr t'i dhėnė fund njė koalicioni qė nuk rri dot nė kėmbė mė.
    Zoti Rama, ju jeni akuzuar nga maxhoranca si regjizori i kasetės. Cila ėshtė lidhja juaj me kėtė kasetė?
    Godina ėshtė e Saliut, ministrat janė tė Saliut dhe videon e kam bėrė unė. Kjo ėshtė ēmenduri.
    Prej sa kohėsh keni dijeni pėr kėtė kasetė?
    Dritan Prifti mė kėrkoi njė takim mua dhe kryetarin e grupit parlamentar, ku ai na informoi arsyet pse nuk e shihte mė veten nė kampin e qeverisė dhe njėkohėsisht pėr vullnetin qė tė nisė njė betejė pėr tė bėrė transparente ēka ai na tha se dispononte, pa na dhėnė detaje, por duke na vėnė nė dukje vendosmėrinė nė njė betejė qė, sipas tij, e konsideronte shumė tė rrezikshme pėr familjen dhe pėr sigurinė e jetės sė tij dhe familjes sė tij. Ne e kemi dėgjuar, e kemi inkurajuar duke i shprehur mbėshtetje pėr njė betejė tė tillė, nėse ato qė ai na thoshte ishin tė vėrteta dhe nėse ai do t'i ballafaqonte kėto tė vėrteta me opinionin publik.
    A do jetė nesėr zoti Prifti nė demonstratė?
    Kėtė pyetje duhet t'ia bėni zotit Prifti.
    A ka njė afrim tė tij drejt PS, pasi tė mos harrojmė, ai ka adresuar akuza tė rėnda ndaj jush. A meriton njė pėrgėzim zoti Prifti?
    As deklaratat e shkuara tėrėsisht politike, nė kuadrin e njė kulture tė caktuar politike, qė do ta quaja kultura e LSI-sė dhe nė kushtet e rreshtimit, siē ishte ai kur bėheshin ato deklarata, dhe as komplimentat e tij sot, nuk kanė pėr mua asnjė rėndėsi, ndėrkohė qė jemi para njė fakti dhe njė procesi tė iniciuar prej Dritan Priftit qė meriton pa asnjė rezervė pėrgėzim, sepse ėshtė njė proces i cili ndihmon shoqėrinė tė kuptojė shumėēka mund tė jetė mė e vėshtirė pėr tė kuptuar nė batakun ku e ka zhytur Saliu politikėn, ku bėhet njė luftė primitive rrugaēėrore pėr t'i bėrė tė gjithė njėlloj si tė korruptuar dhe kusarė.
    Ju po tėrhiqeni nga akuzat tuaja pėr pasurinė e zotit Prifti?
    Nuk fola pėr deklaratat tona nė raport me zotin Prifti si ministėr, pasi ne u jemi drejtuar organeve pėrkatėse. Folėm pėr deklaratat e zotit Prifti ndaj meje. Zoti Prifti nuk ėshtė mė ministėr dhe tani ėshtė i rreshtuar nė kampin opozitar. Pėr mua ka rėndėsi ajo qė zoti Prifti po bėn tani.
    Nė kėto kushte, a do tė kemi zgjedhje lokale?
    Do largojmė Saliun, ose Saliu do tė pranojė njė zgjidhje politike, sepse s'mund te kapercesh te vdekurit sic kapercehen pas nje beteje te renet,pas gjithė kėtyre zullumeve qė ka bėrė qeveria e tij ndaj njė populli tė tėrė.
    A keni ndonjė ofertė politike, nėse pala tjetėr pranon tė negociojė me ju? Ēfarė do tė ndodhė nė 22 janar?
    Sė pari, tė gjitha lėshimet tona kanė qenė nėn frymėn europiane qė ne mishėrojmė, tė njė politike qė kėrkon zgjidhje. Fakti qė Saliu nuk i pranoi kėrkesat tona, nuk tregon se ne jemi tė dobėt, por ėshtė se Saliu ka vjedhur zgjedhjet dhe nuk ka vullnet tė bėjė transparencė. Zgjidhja ėshtė e thjeshtė. Qeveria nė njė sistem si ky, largohet e detyruar nga pamundėsia pėr tė menaxhuar asgjė. Flasim pėr njė qeveri si kjo, qė nuk ėshtė qeveri, ėshtė njė bandė matrapazėsh. Ajo qė ne propozojmė ėshtė e thjeshtė. Saliu duhet tė hapė rrugė, pėr njė qeveri cilado. Tė gjitha opsionet ne jemi tė hapur t'i diskutojmė pėr mėnyrėn mė tė mirė. Zgjedhjet e reja duhet tė bashkojnė vullnetet e tė gjithė shqiptarėve. Pse ne duhet tė vrasim mendjen se ē'mund tė ndodhė dhe pse duhet tė ndodhė. Saliu, i cili ka pėrgjegjėsinė kryesore pėr gjithēka qė mund tė ndodhė, tė jemi tė qartė kėtu, vė nė dispozicion tė zgjidhjes vullnetin e tij, duke hapur rrugėn pėr njė qeveri ēfarėdo..
    Ai tha qė nuk hap rrugė...
    Unė po flas kėtu pėr forcėn e arsyes, se ku tė ēon arsyeja e forcės, Saliu kėtė e ka provuar dhe ēuditėrisht nuk ka mėsuar gjė mesa duket. E kapėn njėherė nė flagrancė me Suden, jo tha, s'ėshtė kėshtu dhe i ra nė drejtim tė kundėrt nga rruga e arsyes dhe e pa ku shkoi. Tani e kapėn nė flagrancė me Ilir Metėn dhe tė thotė 'jo, s'ėshtė kėshtu' dhe ka filluar tė shkojė nė rrugėn e kundėrt tė arsyes. Ne jemi shpresėplotė se shumė gjėra kanė ndryshuar dhe se jemi nė kushte tė tjera. Mbi tė gjitha, ne jemi kėtu tė tregojmė se kush ėshtė rruga e arsyes, e cila ėshtė njė zgjidhje e re dhe kėtu s'ka tė bėjė fare me burrėrira, kreshnikėrira, qė del dhe manifeston njė forcė qė nuk e ka. I tregon opozitės dhėmbėt nė njė kohė qė duhet t'i tregojė opozitės dhe popullit se ėshtė i pėrgjegjshėm para popullit. Qeveria ėshtė katandisur nė njė ēetė qė bėn vetėm punėt e bllokut dhe bėn emisione se si stėrviten qentė e forcave speciale. Pėrse? Njė qeveri tė katandisur nė kėtė derexhe, mund ta mbrojnė qentė e Lulit, aq sa mbrojtėn qentė e Ramizit monumentin e e Enverit.
    Pėrveē qenve, policia ka deklaruar se do tė filmojė tė gjithė demonstratėn me kamera para dhe pas saj. Cili ėshtė mesazhi juaj?
    Nuk ka polic nė Shqipėri qė t'i shėrbejė symbyllur Saliut, se nuk ka shqiptar qė nuk e ka kuptuar se mban nė kurriz njė zgjedhė kusarėsh. Rreziku vjen nga individė tė caktuar, nga drejtues tė policisė, tė cilėt kanė nė fakt disa ditė qė provojnė qytetarėt, opozitėn, kur flasin pėr ndėshkime. Puna e Saliut dhe e Lules qė ka nė xhep ėshtė tė garantojė nesėr gjithēka u duhet demonstruesve, ēdo ndodhi e papėlqyeshme nesėr ėshtė faturė e qeverisė dhe e Saliut nė veēanti. Unė u bėj thirrje qytetarėve tė dalin nė demonstratė nėse nuk pajtohen me sjelljen e kėtij pushteti, i cili i provokon, i tall, sepse nesėr do jetė tepėr vonė. Policisė sė Shtetit i them se nuk ka nevojė pėr asnjė masė tė jashtėzakonshme, nėse nuk ka infiltrime apo provokime nga ana e qeverisė.

    Panorama
    Me 21 janar vdiqen 3 persona
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 25-01-2011 mė 15:35
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •