
Postuar mė parė nga
Albo
Cili eshte qendrimi qe Berisha ka mbajtur, qe eshte ne kundravajtje me ligjin apo kompetencat e tij kushtetuese qe ia njeh kushtetuta si kryeminister i vendit? Na ndrico pak edhe ne te tjeret pasi i leshoni fjalet por nuk kini faktet.
Edhe ne ate qe ndodhi ne 21 janar, ishte Berisha ai qe i beri thirrje i pari Kryeprokurorise te hetoje, ishte po ai dhe njerezit e Gardes qe i vune ne disponim hetuesve te prokurorise gjithe materialet qe kerkuan dhe dispononin. Ashtu sic i shpune ne prokurori e ne gjykate te 113 personat e arrestuar ate dite per dhunen qe ushtruan ndaj policeve dhe institucionit.
A ke degjuar ndonje Edvin Rama, ndonje Tom Doshi apo ndonje nga ata minjte e tjere qe u fshehen ate dite, edhe pse ishte "demostrata e tyre", qe te dalin para publikut e te thone se jemi gati te hetohemi e shkojme ne prokurori vullnetarisht? Jo.
Dhe kur dy nga institucionet kryesore ne vend, Kryeprokuroria/Gjykata dhe Sherbimi Informativ Shqiptar, ndermarrin hapa konkrete per te minuar institucionet dhe mbrojtjen e tyre, atehere ceshtja nuk eshte me "demostrata e socialisteve", apo "rrugacet e rruges", ceshtja eshte SHKELJA E KUSHTETUTES SE VENDIT dhe dyshohet per implikim direkt te dy institucioneve me te medha ne vend ne ate qe ndodhi. Pra skenari i pucit te shtetit nuk perfshin vetem njerezit ne rruge para kryeministrise, por edhe njerez brenda administrates shteterore, ne krye te institucioneve demokratike te atij vendi.
Por edhe ne kete rastin e dyte, Berisha nuk e humbi gjakftohtesine. Shume mire mund te shpallte gjendjen e jashtezakonshme ne vend, shume mire mund te ushtronte presion mbi presidentin e vendit qe te kerkoje doreheqjen e te dyve, por nuk e beri kete gje. Zgjodhi ate rrugen tjeter, qe ndjekin gjithe demokracite e botes, rrugen e transparences me publikun per ate qe ndodhi nepermjet nje komisioni hetimor ne Kuvend, qe nuk do te hetoje vetem huliganet ne rruge, do te hetoje nese eshte shkelur me vetedije apo pa vetedije kushtetuta e atij vendi.
Gjithe sherbimet sekrete te botes, ne 21 janar, i kerkuan SHISH informacion per ate qe po ndodhte ne Tirane e ne Shqiperi. SHISH dhe ata 1000 punonjesit e vete "nuk kish asnje informacion per protestat", kur sherbimi informativ i ushtrise kish raportuar e njoftuar shtetin per ate qe po pergatitej nga socialistet qe nje dite me pare. Vertet nuk kish SHISH, detyra e te cilit eshte te ruaje rendin kushtetues ne vend nga forcat e huaja e te brendshme, informacion per ate qe po pergatitej, apo kreu i ketij institucioni zgjodhi qe te mos ua serviri kete informacion shtetit dhe sherbimeve te huaja sekrete?! Kete presim ta mesojme nga komisioni hetimor i parlamentit, te cilin opozita po e bojkoton.
Gjeja tjeter qe do te mesojme nga komisioni hetimor i parlamentit eshte: Cili ishte ai prokuror qe preu fletearrestin per gjithe komandantet e gardes, dhe ne cfare baze/provash e beri kete gje, 10 ore pas demostrates? A eshte e ligjshme per prokurorine qe te presi nje fletearrest per kreret e nje institucioni shteteror, kur nuk i ka thirrur keta krere ne prokurori per te marre me pare deshmite e tyre per ate qe ndodhi ate dite para kryeministrise? Do te mesojme edhe kush ishte ai gjykates, qe liroi njerezit e ndaluar nga policia, ku gjithe shqiptaret i pane ne televizion duke mbajtur arme ne brez e duke dhunuar policet e institucionet?
Dhe te mos kini asnje dyshim qe te gjitha keto do te zbardhen e shqiptaret do te mesojne te verteten per ate qe ndodhi ne 21 janar. Jo vetem kaq, por nese dyshimet e Berishes per Kryeprokuroren dhe kreun e SHISH, vertetohen nga hetimi i parlamentit, keta te dy jo vetem qe do te humbin vendin e punes, do te ulen ne banken e te akuzuarve per puc shteti.
Dhe jam i bindur qe sherbimet e huaja sekrete kane vershuar tashme ne Shqiperi me agjentet e vete, per te hetuar te gjitha keto dhe per te dokumentuar implikimin dhe rolin e njeriut qe drejton SHISH, qe deri dje keta e quanin "partner" dhe sot ia ka ngrene gjuhen macia. Ashtu si kjo demostrata e socialisteve, vetem sa ka rritur kuriozitetetin e te huajve per te infiltruar e asgjesuar klanet mafioze kriminale qe veprojne ne Shqiperi, e qe arriten deri aty sa te sulmojne qeverine legjitime te ketij vendi. Per ta, ky nuk eshte nje kercenim vetem per Shqiperine, eshte nje kercenim per Evropen e mbare boten.
Albo
Krijoni Kontakt