Close
Faqja 89 prej 220 FillimFillim ... 3979878889909199139189 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 881 deri 890 prej 2192
  1. #881
    Edi Rama, unė ju sfidoj .

    E shtunė, 22 Janar 2011

    Nga:AMIK KASORUHO

    Nuk mendoja tė jetoja kaq gjatė, sa tė shihja turpin e dhunės nė bulevardin “Dėshmorėt e kombit”. Tė shikoja qė po pėrtėrihet ajo qė ju e keni pėrmendur vetė nė 1991 me fjalėt- zoologjizėm ideologjik. Por ende ka vend pėr njė kėshillė pėr ju, kėshillė qė mė ka mėsuar jeta ime. Dhuna nuk ėshtė ēelėsi qė i hap tė gjitha portat e pushtetit, por ėshtė prangė pėr demokracinė dhe tė ardhmen e njė vendi qė ka vuajtur kaq gjatė sa ne e qė nuk po gjen ende qetėsi, pėr sa kohė qė ka njerėz qė nuk kanė respekt pėr ligjin, liritė dhe tė drejtat e njeriut. Mendoni se do mbeteni nė histori si Herostrati qė e dogji tempullin vetėm qė tė mbahej mend emri i tij? Nuk besoj se do jem vetėm unė ai qė nuk do t’ju kujtojė. Patėt kurajėn djallėzore tė organizonit kėtė protestė, por nuk guxuat tė dilnit e tė qetėsonit turmėn tuaj aq tė dashur e tė pėrfolur kėto ditė. Mendoja se ju kishte vlejtur mėsimi qė morėt nga protestat dhe greva e urisė, kur e shtytė Partinė tuaj nė njė shfaqje tė stėrzgjatur e me efekte negative. Mendoja se kishit aftėsinė pėr tė reflektuar dhe pėr tė menduar si intelektual, si artist dhe si njeri i prirur ndaj sė mirės dhe tė bukurės. Paskam gabuar. Ju mė keni fyer. Keni fyer edhe tė tėrė ata shqiptarė qė ndoshta kanė besim nė forcėn e partisė qė ju mendoni se po i dilni zot. Sepse me demonstratėn qė ideuat, ju pėrfundimisht keni firmosur mbi shkopinjtė e dhunės sė ushtruar kundėr shtetit dhe njerėzve tė rendit; i vutė firmėn e pėrdhosjes Partisė Socialiste me aktin e shkuljes sė tullave nga bulevardi “Dėshmorėt e Kombit”; me bojėn e hedhur mbi shtirjen si i plagosur tė njė demonstruesi. Ju firmosėt pėrfundimisht atė pjesė tė ėndrrės suaj tė marrė pėr pushtet, qė ju ēoi nė atė lloj haremi tė peshkaqenėve tė kuq, siē keni shkruar dikur me pasion. Nuk na zverdhėt si kinezė, nuk na skuqėt si rusė, por na nxitė pėrpara vetes sonė, pėrpara miqve tanė (ju kujtohen kėto fjalė tuajat?) - kėshtu i hodhėt poshtė dhe i shkelėt me kėmbė ėndrrat europiane tė shqiptarėve.
    Fakti qė nuk ndėrhynė krerėt e opozitės ėshtė qėllimisht i studiuar nė tavolinat e dėshirave tuaja pėr pushtet. Ju keni mėsuar tė hidhni gurin e tė fshihni dorėn.z.Rama dhe unė ju injoroj duke ju nxjerrė jashtė vėmendjes sime, pėr tė cilėn mė vjen edhe keq, sepse hera herės jam tėrhequr nga profili juaj qė po krijohej nė fillim tė demokracisė. Ndoshta ishte hija e bashkėvuajtėsit tonė, Trebeshina qė ju mbulonte kėtė lloj personaliteti tė mėdyshtė, sa herė qė shfaqeshit bashkė me tė nėpėr podiume. Sot njoha qartė dy llojet e personalitetit tuaj.
    Nė emėr tė gjakut tė babait tim, unė ju sfidoj dhe injoroj dhunėn qė u mėsuat njerėzve duke luajtur me demokracinė dhe duke injoruar rregullat mė elementare tė saj.
    Unė ju sfidoj nė emėr tė vuajtjes sė qindra njerėzve gjatė diktaturės qė u mbajt me dhunėn tė cilėn e pashė pėrpara syve edhe sot nė demonstratėn tuaj, sepse nuk ka gjė mė tė lehtė sesa tė acarosh turmėn. Kėtė e dimė shumė mirė nga sjelljet e turmave tė narkotizuara nga njė ideologji perverse e qė i shtynte tė ngriheshin kundėr vlerave tė rrėnjosura historikisht nė jetėn tonė. Sot nuk pashė dhunė kundėr kishave, xhamive, kundėr pronės, kundėr mendimit ė lirė, por pashė dhunė kundėr njė shteti demokratik dhe institucioneve tė tij tė ligjshme.
    Publicistikėn tuaj tė viteve ’90 e lexoj ndryshe sot. Ajo mė tregoi rrėnjėt e sė ligės dhe tė dhunės qė ju frymėzuat qė ta pėrdorin njerėzit nė demonstratėn qė ėndėrruat dhe dėshiruat aq shumė.
    Aq sa ishin pasojė e dhunės sė diktaturės komuniste plumbi, gjaku, torturat dhe varret e pagjetura ende tė njerėzve tanė, aq edhe tullat e shkulura tė bulevardit, shkopinjtė e dėrrmuar mbi policėt dhe kundėr ligjit janė pasojė e delirit qė ju shtyu tė sfidoni ēdo normė qytetarie dhe demokracie.
    Protesta e dhunshme ėshtė e sojit tuaj dhe ekstremistėve tė majtė; ėshtė pasojė e indoktrinimit tė gjatė qė nuk ka lidhje me mendimin qė kisha dikur pėr njė djalė me emrin Edi Rama, nė fillim tė vitete ’90, kur merrte pėrkrahu Kasem Trebeshinėn dhe e nxirrte nė tribunat, nė ditėt e pėrpjekjeve kundėr diktaturės, nė emėr tė lirisė dhe tė tė drejtave tė njeriut.
    Nuk ju kam vlerėsuar aq shumė mė parė, sidomos kisha injoruar aftėsinė tuaj profetike, kur parashikuat se gjendja do dalė jashtė kontrollit e mund tė kishte akte dhune. Por ju nuk mendonit se forcat e rendit do ju jepnin njė mėsim qytetarie tė vetėdijshme dhe zbatimi tė pėrsosur tė ligjit.
    Kujtoj fjalėt tuaja “se ndėrgjegjes sonė kombėtare kėto veprime i lėnė peshėn e mėkatit qė vėllai ngriti dorėn kundėr vėllait”. Mė vjen keq qė jetova tė shihja njė pamje tė tillė sot nė rrugėt e qytetit tim, e Tirana nuk ėshtė Bastija ku tė mund tė gjejė shfrim dhuna, si nė kohėn e revolucionit jakobin. Nuk jam rehat si qytetar, derisa t’ju dėgjoj pa lojėra fjalėsh t’i kėrkoni ndjesė Tiranės pėr kėtė qė sajuat.
    Fund

    p.s shkrim prekes,nga nje persone i rralle me kultur njerzore,qe per fat te keq kemi shume pak si kombe.

    kadare rri e rri e po ben shurdhin,ne keso momentesh dramatike,nje fjale e tije vlen sa njeqind romane nganjehera ti shkruash me mbrapa...sydhelpera.

  2. #882
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22
    Ka mundesi te mos beni me komente po te sillni vetem lajme te konfirmuara?

    Albo

  3. #883
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Tėrbimi i Hadit

    21 janar, 2011-tė
    Hadi(1) qė pa gdhirė ulet nė fron
    Ujrat e Akerontit(2) rrjedhin qetė
    Qetė dremit dhe plaku Haron(3).

    Hadi shikon orėn dhe jep sinjalin
    Zotrat mbitokės nisėn me rrėmbim
    Turmės vėrtiten, tė vdesin tė gjallin
    Hadit t’ja ēojnė pastaj pėr gjykim.

    Hadi tėrbohet nga plani i prishur
    Turma e gjorė ka mbetur pa Zot
    Hyjneshat Keret* vrasjen kanė nisur
    Punėn ka nisur dhe plaku Haron.

    Ja dhe Empuza*, nė njė udhėkryq
    Turmėn tmerron me sulmin e saj
    Shpirti qė del nga i vrari nė trup
    Hipėn nė varkėn e Haronit plak.

    Ja dhe Lamia*, i nėnave tmerr
    Rend ēakėrdisur errėsirės sė ditės
    Jetėn e njė biri pa mėshirė e merr
    Dhe nėnėn e vesh me rroben e zisė.

    Mė pas Eriniet(4) vėrtiten mbi turmė
    Turma e mallkimit tė ēmendur vrapon
    Hadi nė fron tėrbohet mė shumė
    Ku t’i degdisė tė vrarėt e gjor’?

    Urdhėr i jep Haronit plak
    Falas t’ju shėrbejė me varkėn e tij
    Shpirtrave tė marė, vrarė pa faj
    Qė shtojnė e shtojnė, tė vdekjes mbretėri.

    22 janar 2011


    1-Hadi-perėndia e nėntokės.
    2-Akeronti-lumė pėr nė botėn e Hadit.
    3-Haroni-plaku me varkė, qė ēon shpirtrat para Hadit(ēdo shpirt duhej ta paguante)
    4-Eriniet-hyjnitė e hakmarrjes e mallkimit.
    *-Keret, Empuza, Lamia, etj, hyjnitė e Hadit, qė vrasin e marrin shpirtrat e tė gjallėve.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  4. #884
    Kėrkohet qetėsi dhe maturi - Reagime ndėrkombėtare pas ngjarjeve nė Tiranė

    Ngjarjet e djeshme nė Tiranė me pasojė humbjen e jetėve tė tre personave dhe dhjetėra tė plagosurve kanė shkaktuar reagimin e ndėrkombėtarėve.

    Edhe Berlini zyrtar ka reaguar.

    Opinioni ndėrkombėtar shprehet i shokuar pėr ngjarjet e djeshme nė Tiranė dhe bėn thirrje pėr qetėsi e maturi. Nė njė deklaratė pėr Deutsche Wellen zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme gjermane, tha se ne shprehim keqardhje pėr viktimat e djeshme nė Shqipėri. Ne ju bėjmė thirrje tė gjitha palėve politike qė tė evitojnė eskalimin e mėtejshėm tė situatės, paralajmėron Berlini.

    Edhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dėnuan dhunėn nė kryeqytetin shqiptar. Zėdhėnėsi i Departamentit Amerikan tė Shtetit, Philip Crowley tha para mediave se "shprehim keqardhjen qė demonstrata nė Tiranė nuk ishte paqėsore dhe se thirrjet e mėparshme pėr pėrmbajtje nuk u dėgjuan. Shprehim gjithashtu keqardhje pėr jetėt e humbura dhe dhjetėra tė plagosur", ka thėnė zėdhėnėsi amerikan. Pėrdorimi i retorikės provokuese dhe ēdo lloj forme dhune nuk ėshtė nė tė mirėn e popullit shqiptar. Ata meritojnė diēka mė tė mirė, ėshtė shprehur Crowley.

    Opozita nė protestė nė Tiranė

    Ngjarjet nė Tiranė kanė shokuar edhe Brukselin. Mė njė deklaratė tė BE-sė shprehet keqardhja pėr jetėt e humbura dhe bėhet thirrje pėr maturi dhe qetėsi. Shqipėria ėshtė njė vend demokratik dhe aspirante pėr nė Bashkimin Evropian. Prandaj riforcojmė thirrjen tonė pėr njė dialog konstruktiv dhe kompromis pėr tė gjetur zgjidhje pėr problemet politike, apelon BE.

    Pėrmes njė komunikate pėr shtyp edhe eurodeputetja Tanja Fajon bėn thirrje pėr ndaljen e lėndimit tė njerėzve tė pafajshėm dhe kėrkon qė politikanėt e pėrgjegjshėm tė fillojnė tė dėgjojnė zėrin e qytetarėve tė tyre. Fajon shprehet nė deklaratėn e saj se qytetarėt shqiptarė kanė vuajtur mjaft nė kėto vite, prandaj ata meritojnė meritojnė njė vend qė funksionon nė mėnyrė tė drejtė e me ndershmėri, nė paqe e stabilitet.


    Ndėrkohė Amnesty International i ka bėrė thirrje autoriteteve shqiptare tė hetojnė rastet e vdekjes sė tre personave gjatė protestave antiqeveritare nė Tiranė. Andrea Huber, zėvendėsdrejtore e Amnesty International pėr Evropėn dhe Azinė, ėshtė shprehur se "policia ka tė drejtė tė ruajė rendin dhe mbrojė publikun, por nuk duhet tė pėrdorė forcė ekscesive kundėr atyre qė kanė ushtruar tė drejtėn e tyre pėr tė protestuar."

    Autor: dpa/afp//Cama/Arapi

    Redaktoi: Esat Ahmeti

    DW

  5. #885
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    Dhe ambasadori amerikan e tha ne intervisten qe dha tek news 24 qe ishte nje turm njerzish qe kryen dhune kunder policis

  6. #886
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22
    Unė dje isha polic

    Nga:ILIR KULLA

    Unė dje isha polic, ose mė mirė e vura veten nė vend tė njė polici qė ishte nė punėn e vet, nė mbrojtje tė institucionit tek Kryeministria. Kam qenė aty edhe vjet nė pranverė, gjatė protestave dhe grevės sė urisė sė opozitės. Kam qenė polic qė nė kohėn e protestave tė fillimit tė viteve nėntėdhjetė kur protestat ishin shumė mė tė mėdha se ato tė djeshmet. Kam qenė nė punė edhe nė atė qoftėlargun vit 97’, kur m’u vranė shumė kolegė. Kam qenė kėtu tek Kryeministria edhe nė 14 shtator tė ‘98, kur ata qė sulmonin ishin kėta qė dje ishin brenda nė zyrat e Kryeministrisė, e ata qė mbroheshin ishin kėta qė dje sulmonin nga kullat pėrballė qeverisė. Nė tė gjitha herėt palėt donin pushtetin, ashtu edhe dje. Unė si gjithnjė doja tė ruaja vendin e punės, herė duke bėrė si demokrat e herė si socialist, si gjithnjė pėr tė ēuar njė kafshatė bukė nė shtėpi, nė katund, tek nėna, gruaja e papunė dhe fėmijėt.
    * * *
    Unė pėr Vit tė Ri nuk mora as shpėrblim dhe s’bėra dot as njė dhuratė pėr kalamajtė, e shyqyr qė gjelin e detit e rrisim vetė nė katund. Unė rrogėn e kam treqind mijė lekė tė vjetra, se i marr edhe nga vjetėrsia. Nė darkė, pėr t’u kthyer nė shtėpi dal te Zogu i Zi deri vonė, e pėr tė kapur ndonjė furgon apo makinė rasti, lodhem po aq sa jam lodhur nė punė. Herė kam punuar me rendin, e dikur me krimet e pastaj me objektet, e gjithnjė duke hapur sytė se bėn vaki e larg qoftė tė kap edhe ndonjė plumb qorr a ndonjė thikė, apo ndonjė gur kokės. Kėshtu ishte dhe dje kur ika nga shtėpia pėr nė punė dhe nėna mė tha ruaj kokėn o bir. E m’u kujtua nėna kur vajta nė komisariat e mė thanė tė merrja pajimet speciale vetjake tė mbrojtjes personale, se pritej njė demonstratė.
    * * *
    Unė dje kam ngrėnė dajak nga turma, kam ngrėnė gurė, e pastaj tė shara pa fund nga ca njerėz qė nuk i njihja, pashė edhe ca deputetė nė mes tyre, edhe ca deputetė qė dilnin dhe i thoshin turmės tė mos shtynin dhe mos gjuanin kundėr policisė. Por ata tė turmės nuk donin t’ia dinin fare as pėr ta, se me kė komunikonin, me dikė qė ishte diku aty lart, tek ato dy kullat e bukura para Kryeministrisė. Unė dhe kolegėt e mi, kur shefi u lodh dhe na urdhėroi ta shpėrndanim turmėn, u sulėm qė t’i shpėrndanim, e unė sidomos u sula kundėr njėrit nga ata qė mė gjuante me dru nė skafandėr nė kokė dhe qė mė shau nga njerėzit e shtėpisė. I shtymė dhe u tėrhoqėm prapė pas tek gardhi i Kryeministrisė duke u ruajtur. Kaloi pak dhe njė Benz 240, nga ata tė vjetrit, u sul te dera e jashtme e Kryeministrisė dhe e shpėrtheu atė. Aty nuk u mor vesh gjė mė. Filluan tė shtėnat, shpėrthimet dhe zjarre aty afėr. U hutuam. Nga brenda Garda e nga jashtė kėta tė tjerėt erdhi dhe FNSH. Pas pak mė ra diēka nė kokė, m’u morėn mendtė e u rrėzova, rashė pa ndjenja.
    * * *
    U pėrmenda nė njė ambulancė e nuk po merrja vesh ē’po ndodhte aty, po e kuptova mė mirė nė Spital Ushtarak; isha plagosur. Mė morėn mjekėt. Kisha kokėn e ēarė dhe isha i gjakosur. Dhimbja ishte e madhe dhe nė krevatet ngjitur ishte njė kolegu im i plagosur, po ashtu dhe njė tjetėr qė i kishin gjuajtur me njė pllakė bulevardi nė kokė. Aty jashtė dhomės kishte rrėmujė e njerėzit bėrtisnin, ca nga dhimbjet e disa tė tjerė kush e di pse. Mė mjekuan dhe mė bėnė njė qetėsues, por dhimbja s’mė ikte. Kėrkova mjekun dhe mė tha qė me mua kishte mbaruar, por kishte ca urgjenca tė tjera dhe tre tė vdekur, kėshtu qė mund tė ikja nė shtėpi e tė pushoja bashkė me mjekimet. U ēova dhe kėrkova njė koleg duke i thėnė tė mė ēonin nė shtėpi, se ishte errėsuar tashmė dhe isha i plagosur. Mė ndihmuan me furgonin e policisė kolegėt e mė ēuan deri nė katund. Kur mbėrrita nė shtėpi, kalamajtė, gruaja dhe nėna po qanin. Nėna kur mė pa tha: “Uuuu t’keqen nona, do boj hallvė sonte, se m’paske shpėtu kokėn, duke mė prekur plagėn e duke qarė. Mos shko n’punė nesėr, rri n’shpi e ruj kalamojt, o t’keqen nona”, - mė tha nėna ime e shkretė.
    * * *
    Unė pėr njė javė nuk do shkoj nė punė se jam plagosur nė kokė. Unė nuk dua tė bėhem as kryeministėr e as kryetar bashkie, as deputet e as drejtor, as shef komisariati e as kryetar komune, unė nuk jam as i djathtė e as i majtė. Unė jam polic dhe fshatar me treqind mijė lekė nė muaj pėr tė mbajtur njė shtėpi. Ishallah do Zoti, do jem mė mirė e na japin prapė ndonjė shpėrblim kėta kėtej nga puna, se punėn nuk e lė dot, se s’kam ē’bėj mė tjetėr zanat nė kėtė jetė.

    Panorama

  7. #887
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Po ata njerez te papune qe dolen per te protestuar kunder korrupsionit te qeveritareve qe marrin rryshfet me qindra mijera e miliona euro kur ata jane te detyruar te marrin buke me liste, cfare shperblimi dha Berisha per ata njerez qe u vrane dhe u plagosen. Plumbat?
    Ka mundesi te mos komentosh e spekullosh ne kete teme por te sjellesh vetem lajme qe informojne publikun?

    Nuk kane ngelur vrasjet qe te zbardhen ne forum. Ka prokurori e polici qe i heton vrasjet, ka eksperte qe po hetojne e do dalin per te na thene se kush i ka vrare e si jane vrare. Ashtu si te gjitha armet e fisheket e forcave te armatosura te Shqiperise jane te regjistruara.

    Prandaj lerini spekullimet e fjalet e kota e lexoni ne heshtje rrjedhen e ngjarjeve.

    Albo

  8. #888
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-12-2010
    Vendndodhja
    Dynja
    Postime
    3
    Citim Postuar mė parė nga morrison Lexo Postimin
    Kreu socialist Edi Rama I bėri thirrje Drejtorit tė Policisė sė Shtetit qė tė zbatojė urdhėrin e dhėnė nga Prokuroria,, pėr arrestimin e gjashtė drejtuesve tė Gardės dhe jo urdhėrin e njė ekzekutori, dhe urdhėrat e njė pushteti qė ka humbur ēdo legjitmitet.


    Nė njė konferencė pėr shtyp kreu socialist akuzoi pushtetin si vrasės tė demonstruesve.
    "Nuk do tė lodhem sė pėrsėrituri, pėr shqiptarėt e ndėrkombėtaret, se demonstruesit e botės ku duam tė integrohemi, nuk qėllohen me plumba"- tha Rama


    Sipas Ramės, Saliu lajmėroi antimitungun pėr tė protestuar kundėr dhunės, por kundėr cilės dhunė do tė protestojė ai, tha Rama, kundėr dhunės sė Gardės apo ministrit tė tij.
    "Do tė vazhdojmė rrugėn tonė, nuk zbrapsemi, sepse ky ėshtė njė udhėkryq ku ndahen dy botė. Ne do vazhdojmė demonstratat, tona pa dhunė paqėsisht, me fuqinė e pandalshme tė rezistencės qytetare."-tha ai.

    Shekulli.
    I VETMI NJERI QE NUK DUHET TE MAR PUSHTETIN NE SHQIPRI ESHTE RAMA , PO SI MUND TI BESOSH SHQIPERIN NJE SKIZOFRENI , PU PU PU PU LARG NGA SHQIPERIA RAMA

  9. #889
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ka mundesi te mos komentosh e spekullosh ne kete teme por te sjellesh vetem lajme qe informojne publikun?

    Nuk kane ngelur vrasjet qe te zbardhen ne forum. Ka prokurori e polici qe i heton vrasjet, ka eksperte qe po hetojne e do dalin per te na thene se kush i ka vrare e si jane vrare. Ashtu si te gjitha armet e fisheket e forcave te armatosura te Shqiperise jane te regjistruara.

    Prandaj lerini spekullimet e fjalet e kota e lexoni ne heshtje rrjedhen e ngjarjeve.

    Albo
    Dakort e kuptuam. Une nuk kam c'te bej per emrin qe i vendosen videove sepse i ka vendosur tjeter kush, thjesht po jap video nga protesta e djeshme per publikun te shikoje.

    Gjithashtu temat hapen jo vetem per lajme, por edhe per debat se perndryshe mbajeni te mbyllur temen dhe vendosni vetem lajme.

    Keto jane dy video nga dje.



  10. #890
    Maska e *Babygirl*
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ka mundesi te mos komentosh e spekullosh ne kete teme por te sjellesh vetem lajme qe informojne publikun?

    Nuk kane ngelur vrasjet qe te zbardhen ne forum. Ka prokurori e polici qe i heton vrasjet, ka eksperte qe po hetojne e do dalin per te na thene se kush i ka vrare e si jane vrare. Ashtu si te gjitha armet e fisheket e forcave te armatosura te Shqiperise jane te regjistruara.

    Prandaj lerini spekullimet e fjalet e kota e lexoni ne heshtje rrjedhen e ngjarjeve.

    Albo
    Njeher shifi keta militantet tu dhe te Sales duke spekullojne dhe oefenduar me lart, pastaj thuaj ketij, qe eshte thene te verteten. Aty ku s'te peqejne postimet terhijek verejten ose fshi.

    Ketu jemi edhe per te dhene mendimet tona, une i kam lexuar neper sajte tjera nuk ka nevoj me i lexua ketu ne forum.


    Berisha: Protestuesit u vranė, sepse shkelėn ligjin
    Mos jeto pa buzėqeshur...sepse dikush nė kėtė botė jeton nga buzėqeshja jote ...!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •