Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pritet shpërthimi i një ylli që do të shndrisë Tokën dy javë

    Toka së shpejti do të mund ta fitojë diellin e dytë, të paktën për një apo dy javë. Një prej yjeve më të shndritshme të qiellit tonë do të bëhet supernova (do të shpërthejë), ndërsa eksplodimi do të mund të mund të ndodhë qysh gjatë këtij viti, shkruan gazeta britanike Daily mail.

    Astrofizikanët pohojnë se ylli i madh Betelguese, që gjendet në galaktikën Orion, është ylli i nëntë më i shndritshëm në qiellin tonë dhe gjendet larg Tokës 640 vjet drite. Ky yll ka filluar të humbas masën, gjë që është shenjë e kolapsit të gravitacionit, transmeton Time.

    Brad Carter, fizikan i Universitetit Qweenslandi Jugor, thotë se eksplodimi që do të pasojë dhjetëra milionë herë më i shndritshëm se sa Dielli, që do të thotë se në Tokë do të kemi dritë diellore 24 orë. Gjatë dy javëve do të duket sikur t’i kemi dy diej. Pas kësaj, muajve të ardhshëm pas shpërthimit, drita nga ylli gjigant do të zbehet dhe në fund do të bëhet i pa vërejtur.
    Shpërthimi do të ndodhë, vetëm çështje kohe është se kur do të ndodhë. Kjo do të mund të ndodhë para fundit të vitit 2012, por edhe në periudhën pre disa miliona viteve të ardhshme, pohon Carter.

    Momentalisht në internet mund të hasë në shumë parashikime për fundin e shpejtë të botës sonë, lidhur me supernovën dhe profetizmin e civilizimit të lashtë Maja. Mirëpo, ekspertët pohojnë se shpërthimi i yllit do të ndodhë shumë larg Tokës për të na shkaktuar farë dëmi.

    “Pas shpërthimit, e para gjë që do të shohim është shiu i grimcave të imëta të quajtura nuetrinos”, sqaron Carter. “Ato do të bijnë edhe në Tokë dhe do të hyjnë edhe nëpër trupat tonë, mirëpo, prapë po theksoj, pa kurrfarë pasojash të dëmshme për shëndetin tonë”, përfundoi ai.

    Koha Ditore
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Interesante, dhe pak e frikshme.
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    Uauuu, shume interesante.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #4
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anëtarësuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    sa inetresante,zoti na ndihmoft se fillova me u frigu...
    por per vete se di pse si besoj keta gjera,ndoshta nga frika


    e duhet me mendu naj deshir ne ate cast se na plotesohet
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  5. #5
    TOMORROW NEVER DIES Maska e A.V.A.T.A.R
    Anëtarësuar
    28-01-2010
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    272
    mbasi te kemi drite diellore 24ore, per 2 jave sbesoj qe do ta ze gjumi ndonjeri !

  6. #6
    Me interesantja e ketij lajmi eshte qe Toka per nje periudhe kohore do kete dy "diej" pasi ndricimi i shperthimit te Betelguese do jete kaq i madh (dhjetra milion here me shume sesa drita e diellit tone) sa do duket per shume kohe ne qiejte e Tokes. Lajmi me i keq eshte qe ky shperthim mund te ndodhe dhe 1 milion vjet nga ky moment. Nese keni parasysh temen qe kam hapur mbi astronomine Sa Te Vegjel Jemi Ne Univers aty tregohet qarte madhesia e yllit Betelguese i cili eshte i dyti ne madhesi mbas Antares ne universin tone. Ne gjuhen arabe ylli Betelguese njihet si Yad Al Jauza qe do te thote Dora e Al-jauzas e cila i referohet nje gruaje misterioze qe kontrollon rendin e universit.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Me interesantja e ketij lajmi eshte qe Toka per nje periudhe kohore do kete dy "diej" pasi ndricimi i shperthimit te Betelguese do jete kaq i madh (dhjetra milion here me shume sesa drita e diellit tone) sa do duket per shume kohe ne qiejte e Tokes. Lajmi me i keq eshte qe ky shperthim mund te ndodhe dhe 1 milion vjet nga ky moment. Nese keni parasysh temen qe kam hapur mbi astronomine Sa Te Vegjel Jemi Ne Univers aty tregohet qarte madhesia e yllit Betelguese i cili eshte i dyti ne madhesi mbas Antares ne universin tone. Ne gjuhen arabe ylli Betelguese njihet si Yad Al Jauza qe do te thote Dora e Al-jauzas e cila i referohet nje gruaje misterioze qe kontrollon rendin e universit.
    Herave tjera te jesh me i shpejt ne pergjegje sepse kem tu vdek nga frika.

    I mooodh je Darius.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin

    Astrofizikanët pohojnë se ylli i madh Betelguese, që gjendet në galaktikën Orion, është ylli i nëntë më i shndritshëm në qiellin tonë dhe gjendet larg Tokës 640 vjet drite. Ky yll ka filluar të humbas masën, gjë që është shenjë e kolapsit të gravitacionit, transmeton Time.
    Gjithsesi edhe sikur neser te shperthente ky yll do te duhej 640 vjet qe drita te vinte tek ne. Me nje fjale kot qe flasim se s'do na bie dita per ta pare.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Gjithsesi edhe sikur neser te shperthente ky yll do te duhej 640 vjet qe drita te vinte tek ne. Me nje fjale kot qe flasim se s'do na bie dita per ta pare.
    Nqs Ky yll ka filluar të humbas masën , dhe ne e shohim tani do te thote qe e ka humbur para 640 vitesh dhe imazhi i tij vjen tani , me sa di une kshu funksionon !

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga ragazzo_di_mare Lexo Postimin
    Nqs Ky yll ka filluar të humbas masën , dhe ne e shohim tani do te thote qe e ka humbur para 640 vitesh dhe imazhi i tij vjen tani , me sa di une kshu funksionon !
    Ne tani mund te dallojme ndricimin e tij si ka qene para 640 vjetesh. Kur ky yll tja beje BAM, pas 640 vjetesh do shohim driten e tij te madhe. Ne fizike ky eshte ligji i shpejtesise se drites.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •