Close
Faqja 6 prej 29 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 289
  1. #51
    VV: “Populli sot në Shqipëri ishte pa parti”
    Publikuar: Sot, më 21 janar 2011

    Komunikatë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi ngjarjet e sotme në Tiranë
    21 JANAR 2011 - E Premte 16:04Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh keqardhje për ngjarjet tragjike në Tiranë ku tre qytetarë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën ose u lënduan. Me këtë rast, iu shprehim ngushëllimet tona familjeve të të vrarëve dhe ndajmë dhembjen me ta. Të plagosurve e të lënduarve iu dëshirojmë shërim të shpejtë.

    Shqiptarët kudo që janë në Ballkan, përfshirë këtu edhe Republikën e Shqipërisë, kanë pafund arsye që të protestojnë e demonstrojnë për shkak të jetesës së mjerë që bëjnë, nëpërkëmbjes së dinjitetit kombëtar dhe mungesës së perspektivës si qytetarë. Kombi shqiptar është më i varfëri dhe me papunësinë me të lartë në Evropë. Politikanët shqiptarë janë më të pasur se gjithë kolegët e tyre në Evropë krahasuar me buxhetin e shteteve përkatëse.

    Në institucionet e shtetit shqiptar zakonisht i shohim partitë pa popull kurse sot e pamë popullin pa parti, të zemëruar me pozitën dhe të braktisur nga opozita. Kjo demonstratë tregoi hendekun midis qytetarëve të pakënaqur dhe qeveritarëve të vetëkënaqur, por edhe konfirmoi hendekun tjetër midis popullit dhe opozitës.

    Shqiptarët e pakënaqur, kudo që janë, duhet të organizohen për ta shprehur pakënaqësinë e tyre me gjuhën e vullnetit dhe interesit të tyre. Përndryshe, pa organizim politik ka veçse përfitime partiake e humbje kombëtare.


    Prishtinë, 21 janar 2011
    Lëvizja VETËVENDOSJE!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #52
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Rama: Berisha vrau!

    Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama doli në një konferencë për shtyp pas mesnatës ku akuzoi kryeministrin Berisha për vrasjen e 3 demonstruesve gjatë protestave të ditës së djeshme.
    Rama, duke iu referuar videove në qarkullim në media tha se doli me zë e figurë tmerri i ditës së premte dhe akuzoi Berishën se nëpërmjet Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha preu jetën e tre të pafajshmëve.

    “Tmerri i ditës doli me zë e figurë, njësoj si llumi i matrapazllëkut të ditëve më parë. Dora e Saliut përmes Lulit të tij preu jetë të pafajshme. Sali, ku i ke provat që nxorre për opozitën e për mua personalisht?”, tha Rama.

    Më tej kreu socialist i bëri apel kryeprokurores, Ina Rama që të hetojë pamjet.

    “Zonja Ina Rama i pe pamjet e vrasjeve të shqiparëve që në mesnatë lemerisën gjithë Shqipërinë e në mëngjes do lemerisin gjithë botën? I pe pamjet ku vriten si kuajt në mesjetë qytetarët e pafajshëm? Unë akuzoj Sali Berishën si organizuesin e kësaj kasaphane, akuzoj Lulzim Bashën për shpërdorim detyre dhe si njeriun që duhet të përgjigjet për vrasjen e 3 të pafajshmëve”, shtoi më tej Rama.

    Në përfundim të deklaratës së tij të shkurtër për mediat, Rama ftoi shqiptarët të nderojnë viktimat e ditës së djeshme.
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kontingjenti kriminal i nxitur nga Rama, dhunë ndaj Policisë së Shtetit dhe goditje me mjete të forta ndaj institucioneve


    Dështon grushti i shtetit


    Sikundër u përgatit për rreth një javë, strategjia e demonstratës së organizuar nga Partia Socialiste nisi që në orët e para të ditës së djeshme në rrethet e vendit, ku eksponentët e degëve të kësaj partie paguan njerëz për t'i sjellë në kryeqytet. Edhe pse e deklaruar në media se do të ishte një demonstratë e kërkuar nga populli, njerëz të Partisë Socialiste mobilizuan dhe ndërtuan strategjinë, të cilët ishin ata që e dirigjuan deri në fundin e saj, ku u shkatërruan, dogjën, plagosën deri në humbjen e 4 jetëve njerëzore. Për të evituar bojkotin e vazhdueshëm të kryeqytetasve që është vënë re në protestat e mëparshme të organizuara prej PS-së, degët e kësaj partie në rrethe, duke paguar me lekë në dorë qytetarët, nisën drejt Tiranës me qindra automjete të cilët u përqendruan në pikat strategjike, të urdhëruara nga drejtuesit e lartë të PS-së. Pjesëmarrësit në demonstratë u nisën drejt Kryeministrisë nga disa pika hyrëse të Tiranës. Të ndërgjegjësuar se kryesocialisti Rama po i çonte drejt një fundi tragjik, rrugët e Tiranës kanë patur më pak njerëz se në ditët e zakonshme. Autobusat e rretheve zbarkuan në rrugët e përcaktuara, si Zogu i zi, Stacioni i trenit, Rruga e Kavajës dhe Rruga e Elbasanit. Grumbujt e pjesëmarrësve nuk i kalonin as 200 vetat për pika, çka tregoi fare qartë bojkotin që qytetarët i bënë organizimit të demonstratës së Partisë Socialiste, e thirrur në emër të popullit. Demonstrata nisi të devijonte në akte dhune që në nisjen e saj, ku rrugës drejt pikës së takimit të përcaktuar nga opozita demonstruesit, nën shoqërimin e deputetëve socialistë, mblidhnin sende të rënda për t'i përdorur përpara godinës së Kryeministrisë. Zmbrapsja e qytetarëve, të cilët nga rrethet nuk ishin të shumtë në numër sa ishte edhe pritshmëria e Partisë Socialiste, ndodhi për shkak të reagimit të ndërkombëtarëve, ku nëpërmjet një deklarate për shtyp ambasada amerikane pasi u njoh me strategjinë e PS-së për demonstratën dënoi gjuhën e përdorur nga kryesocialisti Rama, për retorikë provokuese dhe sugjerimi i ndonjë forme dhune, e cila sipas tyre ishte në dëm të popullit të Shqipërisë. "Respektimi i institucioneve, sundimit të ligjit dhe të drejtave të të tjerëve duhet të zbatohen gjatë të gjitha tubimeve e demonstratave. Ditët e fundit, retorika dhe gjuha e disa udhëheqësve politikë kanë marrë një ton që sugjeron mbështetje për akte çrregulluese dhe të dëmshme e sjellje të papërshtatshme. Kjo gjuhë është e papranueshme. Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonjë forme dhune është në dëm të popullit të Shqipërisë", shprehej SHBA dy ditë më parë. I të njëjtit qëndrim ka qenë edhe eurodeputetja Doris Pack, e cila përsëriti kritikat e saj kundër vendimeve politike të Partisë Socialiste, që sipas saj nxit në mënyrë të panevojshme demonstrata në rrugë, ndërkohë që refuzon të bashkëpunojë për konsolidimin e reformave drejt integrimit evropian. Në një intervistë për Radio Deutche Velle, eurodeputetja Pack, theksoi se qëndrimet që po mban Partia Socialiste nuk janë politike dhe demonstratat e shpallura prej saj janë dëshmi e një loje që PS po bën në kurriz të popullit shqiptar. Ajo e cilësoi politikën e ndjekur nga opozita si një kokëfortësi të saj. Këto kanë qenë thirrjet e drejtpërdrejta që ndërkombëtarët i kanë bërë kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, për të parandaluar në kohë aktet vandale të organizuar prej saj. Edhe pse Partia Socialiste nuk i dëgjoi këto thirrje, qytetarët shqiptarë u solidarizuan me ndërkombëtarët, fakt të cilin e vërtetoi numri i vogël i demonstruesve.


    Parapërgatitja për nxehjen e situatës


    Strategjia e demonstratës së organizuar nga Partia Socialiste, me një fund të hidhur për tre qytetarë shqiptarë, u nxit për më shumë se një javë nga krerët e opozitës, të cilët nën drejtimin e Edi Ramës ftonin në daljet publike qytetarët shqiptarë në një demonstratë, ku qëllimi ishte rrëzimi i pushtetit me të gjitha mënyrat. Edi Rama, Spartak Ngjela, Skënder Gjinushi ishin krerët e partive opozitare, të cilët deklaronin se ky do të ishte shansi për të rrëzuar një qeveri legjitime dhe kjo do të vinte nëpërmjet popullit. Për një javë Rama i mëshonte faktit se demonstrata edhe pse e mirëplanifikuar nga opozita do të lihej në dorën e popullit. Arritja e pushtetit i shprehur edhe nga kryesocialisti Rama në deklaratat e tij për shtyp të datës 18 janar, nuk do të jenë më zgjedhjet, por demonstratat, taktika e njëjtë e ndjekur edhe në vitin 1997, ku bëhej thirrje për demonstrata dhe rrëmbim armësh. Në mënyrë të vazhdueshme prej shumë ditësh, Rama po nxit shqiptarët për demonstrata, për rrëzimin nëpërmjet tyre të qeverisë të ardhur në pushtet nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009, të çertifikuara nga OSBE-OHDIR si zgjedhjet më të lira të realizuara ndonjëherë. "I ashtuquajturi Kryeministër po ribën llogarinë e gabuar, që bëri kur u kap në flagrancë me Suden, duke mos zgjedhur rrugën e zgjidhjes politike, por rrugën e provokimit të popullit. Ishte në të vërtetë thirrja më e fortë, më e thellë, më jehuese për popullin në demonstratë, jo për të mbështetur PS apo sjellë opozitën në pushtet me demonstrata", shprehej Rama. Në të njëjtën vijë politike ishte edhe Spartak Ngjela, i cili kërcënonte se në 21 janar shqiptarët do të djegin Tiranën nëse kjo qeveri nuk do të largohej. Fjala u doli të dy krerëve të opozitës, si Edi Ramës dhe Spartak Ngjelës, ku nëpërmjet mercenarëve të paguar, jo vetëm dogjën çfarë gjetën para, por edhe shkaktuan vdekjen e 3 qytetarëve.


    Kronologjia e skenarit puçist të Ramës


    Ora 13:20

    Shumica e demonstruesve të njohur si kontigjent kriminal u mblodhën përpara selisë së Partisë Socialiste, ku morën udhëzimet përkatëse nga drejtuesit e saj. Në selinë e Partisë Socialiste u shpërndanë me sasi të madhe vezë, portokalle.


    Ora 13:45

    Demonstruesit që ishin grumbulluar përpara selisë së Partisë Socialiste u zhvendosën përballë Ministrisë së Ekonomisë. Për disa minuta protestuesit kanë përdorur një gjuhë rrugacërore dhe agresive. Demonstruesit kanë detyruar të gjithë automjetet që të largohen nga rruga, duke kërcënuar çdo qytetar që nuk i bindej urdhrit të tyre.


    Ora 14:05

    Turma e demonstruesve të drejtuar vëshuan drejt bulevandit "Dëshmorët e Kombit". Gjatë rrugëtimit drejt selisë së Kryeministrisë demonstruesit kanë shkatërruar gjithçka, përfshirë edhe tabelat treguese të rrugëve. Trotuarëve të bulevardit "Dëshmorët e Kombit" u hiqen pllakat, duke iu shpërndarë protestuesve në mënytë të barabartë. Gjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" disa njerëz të drejtuar nga Olta Xhaçka, shpërndanin gurë e shkopinj.


    Ora 14:20

    Demonstruesit mbërrijnë përpara Kryeministrisë me thirrje vulgare, gurë dhe shkopinj në duar. Drejtuesit e protestës urdhëruan goditjen e forcave të policisë me çadra, gurë dhe sende të forta.


    Ora 14:25

    Turma e dalë jashtë kontrollit u urdhërua të sulmonte gazetarët që ishin në krye të detyrës. Në këtë moment disa kriminelë përmbysën dhe dogjën makinën e xhirimit të televizionit KLAN. Disa demonstrues nxorën me dhunë shoferin, duke i vënë flakë makinës së përmbysur.


    Ora 14:30

    Turna po nxitej për akte guerrile, nën moton qeveria ra. Drejtuesit e opozitës urdhëruan të hiqen pllakat e bulevardit "Dëshmorët e Kombit" për t'i përdorur kundër Policisë së Shtetit. Turma e nxitur nga eksponentë të Partisë Socialiste u shty drejt policisë, duke i goditur me sende të forta.


    Ora 14:35

    Policia ndërhyri duke zbrapsur protestuesit me gaz lotsjellës dhe makina uji. Të shpërndarë nga policia demonstruesit u riorganizuan mbrapa kullave binjake, ku u nxit sulmi ndaj makinave të policisë, si dhe djegia e tyre.


    Ora 14:40

    Demonstruesit urdhërohen të digjen të gjitha makinat që ishin parkuar rreth Piramidës. Me urdhër të Edi Ramës, i cili ndiqte protestën nga restoranti i Fidel Yllit që ndodhet përballë Kryeministrisë, protestuesit filluan të godisnin forcat e rendit që ndodheshin përbri Kryeministrisë.


    Ora 14:45

    Protestuesit filluan të godisnin forcat e rendit me shkopinj të mëdhenj druri. Grupime të caktuara të protestuesve hoqën telat me gjemba më të cilat ishte rrethuar selia e Këshillit të Ministrave. Pas heqjes së gardhit me tela me gjemba protestuesit të nxitur nga kriminelë ordinerë, që Rama ishte kujdesur t'i përzgjidhte në krye të turmës, thyen xhama. Policia hedh sërish gaz lotsjellës, teksa makinave të parkuara pranë ndërtesës së Kryeministrisë iu është vënë flaka. Duket se situata po shkon drejt tensionimit, ndërkohë që opozita si organizatore nuk po bën thirrje për qetësi.


    Ora 14: 48

    Situata nuk po shkon drejt përmirësimit, ndërsa grupet kolektive të grumbulluara rishtazi po tentojnë me çdo kusht të përkeqësojnë gjendjen. Të paktën 8 policë dhe 3 civilë kanë marrë ndihmën mjekësore, pasi janë dëmtuar në demonstratën e inicuar nga opozita, që vijon të zhvillohet në këto momente në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para Kryeministrisë. Të plagosurit kanë marrë ndihmën në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" dhe në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi janë dëmtuar me plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.





    Mijëra qytetarë nga të katër anët, të gatshëm për të ardhur në mbrojtje të institucioneve


    Berisha: Skenari i dhunës nuk do të tolerohet


    Kryeministri Berisha dënoi ashpër dje, aktin e rëndë e të papranueshëm të Kreut të PS, Edi Rama, i cili nxiti segmente të caktuara kriminale të ushtronin dhunë deri në humbjen e jetës së tre qytetarëve në demonstratën e organizuar prej tij. Përmes një konference për shtyp, Kryeministri Berisha theksoi se të gjithë shqiptarët me këtë akt të rëndë kriminal njohën fytyrën e vërtetë të kreut të PS, Edi Rama, si dhe bashkëpunëtorëve të tij, ish-ministrave të Enver Hoxhës, Gramoz Ruçit dhe Skënder Gjinushit, të cilët inskenuan një grusht shteti për të marrë pushtetin me dhunë. Ai garantoi se autorët e akteve monstruoze të protestave të djeshme do të marrin përgjigjen e merituar ligjore. "Ju dhe mbarë miqtë e vërtetë të Shqipërisë kudo në botë, patë fytyrën e vërtetë, shëmtinë morale të Edvin Kristaq Ramës, ish-ministrit të Sigurimit të Shtetit të diktaturës, kryeautorit të masakrës së Shkodrës, Gramoz Ruçi, ish-ministrit të Enver Hoxhës, Skënder Gjinushi, projektuesit e një akti kriminal për të marrë pushtetin me dhunë, duke angazhuar bashibuzukë, banditë, kriminelë, trafikantë të paguar. Bastardët e benalive shqiptarë imagjinuan për ju qytetarë të Shqipërisë, skenarin tunizian, të cilin e anonçuan disa ditë me radhë", tha Berisha. Kryeministri theksoi se Rama, i cili drejtonte protestën nga zyra e Fidel Yllit kishte mobilizuar rreth 300 persona, me precedent penal, grupe trafikantësh dhe terroristë tentuan në mënyrë më të turpshme të merrnin Kryeministrinë përmes dhunës, e përpos kësaj edhe institucionet e tjera, Parlamentin, ministritë e me radhë. Ai theksoi se edhe gjatë ditës së djeshme, të gjitha institucionet e vendit kanë qenë në funksion të plotë dhe duke zbatuar detyrën e tyre. "Ka qëndruar dhe është në detyrë, Kryetarja e Parlamentit, kanë qëndruar dhe janë në detyrë ministrat; i Ekonomisë, i Financave dhe të gjithë ministrat e tjerë, ministri i Brendshëm, sigurisht që ka qenë në terren dhe në detyrë në mënyrë të vazhdueshme, ministri i Mbrojtjes gjithashtu ka qenë në detyrë. Pra, në këtë ditë dhune dhe terrori të kuq të bllokmenëve, përfaqësuesit tuaj kanë qenë në krye të detyrës, të vendosur të mbrojnë, të drejtojnë dhe të mbrojnë çdo metër katror të institucioneve ku ata qeverisin". Kryeministri Berisha shprehu dje, ngushëllimet dhe solidaritetin ndaj familjeve të tre qytetarëve që humbën jetën për shkak të përleshjeve të dhunshme. Duke theksuar se, përgjegjësia e plotë dhe totale mbi këtë tragjedi bie mbi organizatorët e protestës, dhe konkretisht Edi Ramës, Kryeministri theksoi se, sipas të dhënave paraprake, tre qytetarët që kanë humbur jetën janë qëlluar nga afër me pistoleta të lehta, armë, të cilat nuk bëjnë pjesë as në armatën e Policisë së Shtetit dhe as në atë të Gardës së Republikës. Berisha, i bëri apel Prokurorisë që të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e jetëve të humbura. "Në këto përleshje kanë humbur jetën 3 qytetarë, janë plagosur dhjetra policë dhe demonstrues. Përgjegjësia e plotë totale për të gjitha këto bie mbi organizatorët e skenarit tunizian, mbi pinjollët e benalive shqiptarë. Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta, familjarëve të viktimave, theksoj se të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar, nga afër me armë pistoleta të lehta, të cilat nuk gjenden në armatimin e Policisë së Shtetit dhe as të Gardës së Republikës. Duke theksuar këtë i kërkoj Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e këtyre jetëve të humbura", tha Berisha. Gjithashtu, Kryeministri vlerësoi edhe qëndrimin e një prej familjarëve të viktimave, i cili ka refuzuar vizitën e një prej drejtuesve të PS në Spitalin Ushtarak, ndërsa i ka akuzuar se ata i vranë vëllanë. "Përshëndes, ndonëse në fatkeqësi, familjarin e njërit prej këtyre viktimave, i cili do t'i thoshte në Spitalin Ushtarak, njërit prej këtyre drejtuesve kryesorë të kësaj dhune: "Largohu kriminel na vrave vëllanë dhe kjo është e vërteta", në prani të personelit dhe do ta nxirrte jashtë nga dhoma. Motra e shkretë, megjithëse kishte në gjendje shumë të rëndë vëllain, por nuk kishte humbur arsyen i dha atë që meritonte, këtij shoku", tha ndër të tjera Kryeministri.


    RD

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220




    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    ;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    ja edhe video


    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Kronologjia
    2011-01-22Tragjedi njerëzore tek “Dëshmorët e Kombit”, të dëmtuar policë dhe protestues
    Kronologjia
    Demonstruesit përleshen me policinë, digjen makina para Kryeministrisë
    11.30
    Kur duheshin 3 orë të niste demonstrata e paralajmëruar nga opozita, kordonë policie kanë rrethuar nga të katër anët selinë e Kryeministrisë. Një orë para fillimit të demonstratës, disa ushtarë të Gardës rrethuan Kryeministrinë me tela me gjemba.

    13.54
    Demonstruesit, të ardhur nga 4 kryqëzimet e Tiranës, kanë nisur marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u vendosur para Kryeministrisë. Gjashtë kordonë të policisë janë vendosur para Kryeministrisë, ndërsa brenda godinës shumë të armatosur.

    14.10
    Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të PS-së i janë bashkuar turmës së protestuesve për t’u ndaluar më vonë në Kryeministri. Demonstruesit qëllojnë një makinë policie me gurë. Përdorimi i gazit lotsjellës ka bërë që protestuesit të tërhiqen pak metra.

    14.21
    Protestuesit kanë nisur të hedhin objekte si shishe uji, shkopinj dhe çadra në drejtim të policëve, të cilët kanë krijuar kordon para Kryeministrisë. Në një moment policia kundërpërgjigjet me shkopinj gome duke dhunuar protestuesit. Situata, e tensionuar.

    14.42
    Demonstruesit qëllojnë me gurë në drejtim të policisë. Makina zjarrfikëse për të shpërndarë protestuesit me ujë. Dëgjohen të shtënat e para, policia qëllon me plumba manovër. Protestuesit vendosen pranë kullave binjake dhe godasin me gurë nga distanca.

    14.55
    Policia qëllon me shkopinj gome demonstruesit. Hidhet shumë gaz lotsjellës dhe ujë nga makina të blinduara. Hidhen gurë në drejtim të Kryeministrisë. Një makinë e policisë në flakë. Protestuesit mblidhen përpara Kryeministrisë.

    15.45
    Tymi dhe sendet e forta kanë përfshirë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pranë selisë së Kryeministrisë. Disa të plagosur lehtë dhe disa me probleme shëndetësore largohen nga protesta. Policia, herë pas here sulmon protestuesit. Nuk ka përfaqësues politikë.

    16.00
    Policia kundërpërgjigjet me shkopinj gome dhe armë. Disa persona, të mbuluar me gjak, shtrihen në tokë. Një i plagosur transportohet për në ambulancë. Shënohet personi i parë i pajetë. Ai merret në krahë nga protestuesit, të cilët thërrasin se Berisha e vrau.

    16.05
    Një tjetër person i gjakosur merret në krahë nga protestuesit. Ai nuk jep shenja jete. Në një moment duket qartë se ka dy të shtëna arme në gjoks. Niset me urgjencë për në spital, ndërsa protestuesit intensifikojnë sulmet ndaj Gardës dhe policisë.

    16.10
    Hapet një derë e hekurt e Kryeministrisë. Edhe pas të shtënave në ajër nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, turma nuk është tërhequr, por ka vijuar mësymjen drejt selisë së Kryeministrisë. Fuqia e turmës ka hapur një prej dyerve me kangjella.

    16.55
    Demonstrata ka shënuar tre persona të vdekur. Shefi i urgjencës së Spitalit Ushtarak, Sami Koçeku, njoftoi se dy persona kanë mbërritur të pajetë në spital. Një i tretë ka mbërritur në spital i plagosur rëndë, por ka ndryshuar jetë pak minuta më vonë.

    17.20
    Policia e ndërhyrjes së shpejtë ka shpërndarë protestuesit, duke thyer dhe dëmtuar katet e para të dy kullave binjake. Vihet re se turma nuk është shpërndarë ende, edhe pse errësira ka rënë. Vijojnë përleshjet mes demonstruesve dhe të gjitha forcave policore.

    17.25
    Policia tenton të shpërndajë demonstruesit me dhunë. Të gjitha forcat janë shpërndarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kanë dhunuar jo vetëm protestuesit, por edhe deputetët. Pre e dhunës kanë rënë edhe gazetarët, fotografët e kameramanët.

    19.30
    Kryeministri Berisha del në konferencë për shtyp, duke fajësuar kryetarin e opozitës për viktimat e protestës. Ai akuzon se të vrarët u qëlluan nga faktorë të caktuar dhe jo nga policia. Madje, tregon edhe kalibrin e pistoletave për krimin e kryer.

    20.15
    Policia e Shtetit jep një deklaratë, ku shpjegon se janë vrarë tre persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Policia deklaron se po hetohet për vrasjen e tyre, por jo që nga kush janë qëlluar, duke mos fajësuar as demonstruesit dhe as policët.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Kontingjenti kriminal i nxitur nga Rama, dhunë ndaj Policisë së Shtetit dhe goditje me mjete të forta ndaj institucioneve

    Dështon grushti i shtetit


    Sikundër u përgatit për rreth një javë, strategjia e demonstratës së organizuar nga Partia Socialiste nisi që në orët e para të ditës së djeshme në rrethet e vendit, ku eksponentët e degëve të kësaj partie paguan njerëz për t'i sjellë në kryeqytet. Edhe pse e deklaruar në media se do të ishte një demonstratë e kërkuar nga populli, njerëz të Partisë Socialiste mobilizuan dhe ndërtuan strategjinë, të cilët ishin ata që e dirigjuan deri në fundin e saj, ku u shkatërruan, dogjën, plagosën deri në humbjen e 4 jetëve njerëzore. Për të evituar bojkotin e vazhdueshëm të kryeqytetasve që është vënë re në protestat e mëparshme të organizuara prej PS-së, degët e kësaj partie në rrethe, duke paguar me lekë në dorë qytetarët, nisën drejt Tiranës me qindra automjete të cilët u përqendruan në pikat strategjike, të urdhëruara nga drejtuesit e lartë të PS-së. Pjesëmarrësit në demonstratë u nisën drejt Kryeministrisë nga disa pika hyrëse të Tiranës. Të ndërgjegjësuar se kryesocialisti Rama po i çonte drejt një fundi tragjik, rrugët e Tiranës kanë patur më pak njerëz se në ditët e zakonshme. Autobusat e rretheve zbarkuan në rrugët e përcaktuara, si Zogu i zi, Stacioni i trenit, Rruga e Kavajës dhe Rruga e Elbasanit. Grumbujt e pjesëmarrësve nuk i kalonin as 200 vetat për pika, çka tregoi fare qartë bojkotin që qytetarët i bënë organizimit të demonstratës së Partisë Socialiste, e thirrur në emër të popullit. Demonstrata nisi të devijonte në akte dhune që në nisjen e saj, ku rrugës drejt pikës së takimit të përcaktuar nga opozita demonstruesit, nën shoqërimin e deputetëve socialistë, mblidhnin sende të rënda për t'i përdorur përpara godinës së Kryeministrisë. Zmbrapsja e qytetarëve, të cilët nga rrethet nuk ishin të shumtë në numër sa ishte edhe pritshmëria e Partisë Socialiste, ndodhi për shkak të reagimit të ndërkombëtarëve, ku nëpërmjet një deklarate për shtyp ambasada amerikane pasi u njoh me strategjinë e PS-së për demonstratën dënoi gjuhën e përdorur nga kryesocialisti Rama, për retorikë provokuese dhe sugjerimi i ndonjë forme dhune, e cila sipas tyre ishte në dëm të popullit të Shqipërisë. "Respektimi i institucioneve, sundimit të ligjit dhe të drejtave të të tjerëve duhet të zbatohen gjatë të gjitha tubimeve e demonstratave. Ditët e fundit, retorika dhe gjuha e disa udhëheqësve politikë kanë marrë një ton që sugjeron mbështetje për akte çrregulluese dhe të dëmshme e sjellje të papërshtatshme. Kjo gjuhë është e papranueshme. Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonjë forme dhune është në dëm të popullit të Shqipërisë", shprehej SHBA dy ditë më parë. I të njëjtit qëndrim ka qenë edhe eurodeputetja Doris Pack, e cila përsëriti kritikat e saj kundër vendimeve politike të Partisë Socialiste, që sipas saj nxit në mënyrë të panevojshme demonstrata në rrugë, ndërkohë që refuzon të bashkëpunojë për konsolidimin e reformave drejt integrimit evropian. Në një intervistë për Radio Deutche Velle, eurodeputetja Pack, theksoi se qëndrimet që po mban Partia Socialiste nuk janë politike dhe demonstratat e shpallura prej saj janë dëshmi e një loje që PS po bën në kurriz të popullit shqiptar. Ajo e cilësoi politikën e ndjekur nga opozita si një kokëfortësi të saj. Këto kanë qenë thirrjet e drejtpërdrejta që ndërkombëtarët i kanë bërë kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, për të parandaluar në kohë aktet vandale të organizuar prej saj. Edhe pse Partia Socialiste nuk i dëgjoi këto thirrje, qytetarët shqiptarë u solidarizuan me ndërkombëtarët, fakt të cilin e vërtetoi numri i vogël i demonstruesve.

    Parapërgatitja për nxehjen e situatës

    Strategjia e demonstratës së organizuar nga Partia Socialiste, me një fund të hidhur për tre qytetarë shqiptarë, u nxit për më shumë se një javë nga krerët e opozitës, të cilët nën drejtimin e Edi Ramës ftonin në daljet publike qytetarët shqiptarë në një demonstratë, ku qëllimi ishte rrëzimi i pushtetit me të gjitha mënyrat. Edi Rama, Spartak Ngjela, Skënder Gjinushi ishin krerët e partive opozitare, të cilët deklaronin se ky do të ishte shansi për të rrëzuar një qeveri legjitime dhe kjo do të vinte nëpërmjet popullit. Për një javë Rama i mëshonte faktit se demonstrata edhe pse e mirëplanifikuar nga opozita do të lihej në dorën e popullit. Arritja e pushtetit i shprehur edhe nga kryesocialisti Rama në deklaratat e tij për shtyp të datës 18 janar, nuk do të jenë më zgjedhjet, por demonstratat, taktika e njëjtë e ndjekur edhe në vitin 1997, ku bëhej thirrje për demonstrata dhe rrëmbim armësh. Në mënyrë të vazhdueshme prej shumë ditësh, Rama po nxit shqiptarët për demonstrata, për rrëzimin nëpërmjet tyre të qeverisë të ardhur në pushtet nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009, të çertifikuara nga OSBE-OHDIR si zgjedhjet më të lira të realizuara ndonjëherë. "I ashtuquajturi Kryeministër po ribën llogarinë e gabuar, që bëri kur u kap në flagrancë me Suden, duke mos zgjedhur rrugën e zgjidhjes politike, por rrugën e provokimit të popullit. Ishte në të vërtetë thirrja më e fortë, më e thellë, më jehuese për popullin në demonstratë, jo për të mbështetur PS apo sjellë opozitën në pushtet me demonstrata", shprehej Rama. Në të njëjtën vijë politike ishte edhe Spartak Ngjela, i cili kërcënonte se në 21 janar shqiptarët do të djegin Tiranën nëse kjo qeveri nuk do të largohej. Fjala u doli të dy krerëve të opozitës, si Edi Ramës dhe Spartak Ngjelës, ku nëpërmjet mercenarëve të paguar, jo vetëm dogjën çfarë gjetën para, por edhe shkaktuan vdekjen e 3 qytetarëve.

    Kronologjia e skenarit puçist të Ramës

    Ora 13:20

    Shumica e demonstruesve të njohur si kontigjent kriminal u mblodhën përpara selisë së Partisë Socialiste, ku morën udhëzimet përkatëse nga drejtuesit e saj. Në selinë e Partisë Socialiste u shpërndanë me sasi të madhe vezë, portokalle.

    Ora 13:45

    Demonstruesit që ishin grumbulluar përpara selisë së Partisë Socialiste u zhvendosën përballë Ministrisë së Ekonomisë. Për disa minuta protestuesit kanë përdorur një gjuhë rrugacërore dhe agresive. Demonstruesit kanë detyruar të gjithë automjetet që të largohen nga rruga, duke kërcënuar çdo qytetar që nuk i bindej urdhrit të tyre.

    Ora 14:05

    Turma e demonstruesve të drejtuar vëshuan drejt bulevandit "Dëshmorët e Kombit". Gjatë rrugëtimit drejt selisë së Kryeministrisë demonstruesit kanë shkatërruar gjithçka, përfshirë edhe tabelat treguese të rrugëve. Trotuarëve të bulevardit "Dëshmorët e Kombit" u hiqen pllakat, duke iu shpërndarë protestuesve në mënytë të barabartë. Gjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" disa njerëz të drejtuar nga Olta Xhaçka, shpërndanin gurë e shkopinj.

    Ora 14:20

    Demonstruesit mbërrijnë përpara Kryeministrisë me thirrje vulgare, gurë dhe shkopinj në duar. Drejtuesit e protestës urdhëruan goditjen e forcave të policisë me çadra, gurë dhe sende të forta.

    Ora 14:25

    Turma e dalë jashtë kontrollit u urdhërua të sulmonte gazetarët që ishin në krye të detyrës. Në këtë moment disa kriminelë përmbysën dhe dogjën makinën e xhirimit të televizionit KLAN. Disa demonstrues nxorën me dhunë shoferin, duke i vënë flakë makinës së përmbysur.

    Ora 14:30

    Turna po nxitej për akte guerrile, nën moton qeveria ra. Drejtuesit e opozitës urdhëruan të hiqen pllakat e bulevardit "Dëshmorët e Kombit" për t'i përdorur kundër Policisë së Shtetit. Turma e nxitur nga eksponentë të Partisë Socialiste u shty drejt policisë, duke i goditur me sende të forta.

    Ora 14:35

    Policia ndërhyri duke zbrapsur protestuesit me gaz lotsjellës dhe makina uji. Të shpërndarë nga policia demonstruesit u riorganizuan mbrapa kullave binjake, ku u nxit sulmi ndaj makinave të policisë, si dhe djegia e tyre.

    Ora 14:40

    Demonstruesit urdhërohen të digjen të gjitha makinat që ishin parkuar rreth Piramidës. Me urdhër të Edi Ramës, i cili ndiqte protestën nga restoranti i Fidel Yllit që ndodhet përballë Kryeministrisë, protestuesit filluan të godisnin forcat e rendit që ndodheshin përbri Kryeministrisë.

    Ora 14:45

    Protestuesit filluan të godisnin forcat e rendit me shkopinj të mëdhenj druri. Grupime të caktuara të protestuesve hoqën telat me gjemba më të cilat ishte rrethuar selia e Këshillit të Ministrave. Pas heqjes së gardhit me tela me gjemba protestuesit të nxitur nga kriminelë ordinerë, që Rama ishte kujdesur t'i përzgjidhte në krye të turmës, thyen xhama. Policia hedh sërish gaz lotsjellës, teksa makinave të parkuara pranë ndërtesës së Kryeministrisë iu është vënë flaka. Duket se situata po shkon drejt tensionimit, ndërkohë që opozita si organizatore nuk po bën thirrje për qetësi.

    Ora 14: 48

    Situata nuk po shkon drejt përmirësimit, ndërsa grupet kolektive të grumbulluara rishtazi po tentojnë me çdo kusht të përkeqësojnë gjendjen. Të paktën 8 policë dhe 3 civilë kanë marrë ndihmën mjekësore, pasi janë dëmtuar në demonstratën e inicuar nga opozita, që vijon të zhvillohet në këto momente në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para Kryeministrisë. Të plagosurit kanë marrë ndihmën në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" dhe në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi janë dëmtuar me plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.





    Mijëra qytetarë nga të katër anët, të gatshëm për të ardhur në mbrojtje të institucioneve

    Berisha: Skenari i dhunës nuk do të tolerohet


    Kryeministri Berisha dënoi ashpër dje, aktin e rëndë e të papranueshëm të Kreut të PS, Edi Rama, i cili nxiti segmente të caktuara kriminale të ushtronin dhunë deri në humbjen e jetës së tre qytetarëve në demonstratën e organizuar prej tij. Përmes një konference për shtyp, Kryeministri Berisha theksoi se të gjithë shqiptarët me këtë akt të rëndë kriminal njohën fytyrën e vërtetë të kreut të PS, Edi Rama, si dhe bashkëpunëtorëve të tij, ish-ministrave të Enver Hoxhës, Gramoz Ruçit dhe Skënder Gjinushit, të cilët inskenuan një grusht shteti për të marrë pushtetin me dhunë. Ai garantoi se autorët e akteve monstruoze të protestave të djeshme do të marrin përgjigjen e merituar ligjore. "Ju dhe mbarë miqtë e vërtetë të Shqipërisë kudo në botë, patë fytyrën e vërtetë, shëmtinë morale të Edvin Kristaq Ramës, ish-ministrit të Sigurimit të Shtetit të diktaturës, kryeautorit të masakrës së Shkodrës, Gramoz Ruçi, ish-ministrit të Enver Hoxhës, Skënder Gjinushi, projektuesit e një akti kriminal për të marrë pushtetin me dhunë, duke angazhuar bashibuzukë, banditë, kriminelë, trafikantë të paguar. Bastardët e benalive shqiptarë imagjinuan për ju qytetarë të Shqipërisë, skenarin tunizian, të cilin e anonçuan disa ditë me radhë", tha Berisha. Kryeministri theksoi se Rama, i cili drejtonte protestën nga zyra e Fidel Yllit kishte mobilizuar rreth 300 persona, me precedent penal, grupe trafikantësh dhe terroristë tentuan në mënyrë më të turpshme të merrnin Kryeministrinë përmes dhunës, e përpos kësaj edhe institucionet e tjera, Parlamentin, ministritë e me radhë. Ai theksoi se edhe gjatë ditës së djeshme, të gjitha institucionet e vendit kanë qenë në funksion të plotë dhe duke zbatuar detyrën e tyre. "Ka qëndruar dhe është në detyrë, Kryetarja e Parlamentit, kanë qëndruar dhe janë në detyrë ministrat; i Ekonomisë, i Financave dhe të gjithë ministrat e tjerë, ministri i Brendshëm, sigurisht që ka qenë në terren dhe në detyrë në mënyrë të vazhdueshme, ministri i Mbrojtjes gjithashtu ka qenë në detyrë. Pra, në këtë ditë dhune dhe terrori të kuq të bllokmenëve, përfaqësuesit tuaj kanë qenë në krye të detyrës, të vendosur të mbrojnë, të drejtojnë dhe të mbrojnë çdo metër katror të institucioneve ku ata qeverisin". Kryeministri Berisha shprehu dje, ngushëllimet dhe solidaritetin ndaj familjeve të tre qytetarëve që humbën jetën për shkak të përleshjeve të dhunshme. Duke theksuar se, përgjegjësia e plotë dhe totale mbi këtë tragjedi bie mbi organizatorët e protestës, dhe konkretisht Edi Ramës, Kryeministri theksoi se, sipas të dhënave paraprake, tre qytetarët që kanë humbur jetën janë qëlluar nga afër me pistoleta të lehta, armë, të cilat nuk bëjnë pjesë as në armatën e Policisë së Shtetit dhe as në atë të Gardës së Republikës. Berisha, i bëri apel Prokurorisë që të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e jetëve të humbura. "Në këto përleshje kanë humbur jetën 3 qytetarë, janë plagosur dhjetra policë dhe demonstrues. Përgjegjësia e plotë totale për të gjitha këto bie mbi organizatorët e skenarit tunizian, mbi pinjollët e benalive shqiptarë. Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta, familjarëve të viktimave, theksoj se të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar, nga afër me armë pistoleta të lehta, të cilat nuk gjenden në armatimin e Policisë së Shtetit dhe as të Gardës së Republikës. Duke theksuar këtë i kërkoj Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e këtyre jetëve të humbura", tha Berisha. Gjithashtu, Kryeministri vlerësoi edhe qëndrimin e një prej familjarëve të viktimave, i cili ka refuzuar vizitën e një prej drejtuesve të PS në Spitalin Ushtarak, ndërsa i ka akuzuar se ata i vranë vëllanë. "Përshëndes, ndonëse në fatkeqësi, familjarin e njërit prej këtyre viktimave, i cili do t'i thoshte në Spitalin Ushtarak, njërit prej këtyre drejtuesve kryesorë të kësaj dhune: "Largohu kriminel na vrave vëllanë dhe kjo është e vërteta", në prani të personelit dhe do ta nxirrte jashtë nga dhoma. Motra e shkretë, megjithëse kishte në gjendje shumë të rëndë vëllain, por nuk kishte humbur arsyen i dha atë që meritonte, këtij shoku", tha ndër të tjera Kryeministri.

    Rama po garanton daljen e tij përfundimtare nga politika

    Synimi i marrjes së pushtetit me dhunë nga ana e Edi Ramës, duke cenuar institucionet kushtetuese të vendit si dhe shkaktuar humbje të jetëve njerëzore nuk bën gjë tjetër veçse garanton daljen e tij përfundimtare nga skena politike. "Unë dua të paralajmëroj banditët, bashibuzukët, trafikantët: mos synoni të sulmoni institucionet se ju garantoj, se, unë Sali Berisha dhe gjithë punonjësit e këtyre institucioneve do t'u rezervojnë ju atë që nuk do të jeni në gjendje kurrë më të mendoni për t'i sulmuar". Me këto fjalë, Kryeministri Berisha theksoi se përtej të gjitha bindjeve partiake, nuk do të tolerohet asnjë akt që cënon jetën e qytetarëve si dhe rendin publik. Në mënyrë të veçantë, Kryeministri falënderoi të gjithë faktorët ndërkombëtarë për thirrjet e vazhdueshme në mbështetje të rendit publik dhe protestave paqësore. "Nuk mbrojmë këtu veten tonë, këtu mbrojmë ne vullnetin e të gjithë qytetarëve shqiptarë, pavarësisht nga bindjet partiake, të cilët i besojnë demokracisë dhe vlerave të saj. Dua të falenderoj faktorin ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë një falenderim të përzemërt, qeverisë së SHBA, të cilët nëpërmjet përfaqësuesve të saj ka shprehur qëndrimet e veta në favor të rregullit, të rendit demokratik; përfaqësuesin e OSBE-së, përfaqësuesin e Bashkimit Evropian", tha ai. Berisha shprehu garancinë e plotë, se skenarë të tillë do të ndëshkohen në mënyrë më të merituar me forcën e ligjit. Kryeministri vlerësoi se, institucionet u treguan në lartësinë maksimale të institucioneve të një vendi të lirë dhe demokratik. "Por dua t'i garantoj se skenarë të tillë nuk do të pranohen, do t'i garantoj se skenarë të tillë do të ndëshkohen. Unë jam njeri i detyrës dhe të mos gabojë kush, e kam provuar këtë unë, jam njeri i detyrës, por shpreh kënaqësinë se të njëjtin qëndrim ndajnë edhe bashkëpunëtorët e mi. Dy fjalë për qytetarët! Sigurisht që me këto akte, trojka e bllokut të vjetër, ministrave të Enver Hoxhës, synon me çdo kusht të dëmtojë imazhin e Shqipërisë, synon me çdo kusht t'ju paraqesë ju dhe Shqipërinë, ashtu si kundër ju dhe Shqipëria nuk është. Por nga ana tjetër, ju patë se institucionet që ju keni ndërtuar u treguan në lartësinë maksimale të institucioneve të një vendi të lirë dhe demokratik. Nga ana tjetër, dua të theksoj këtu, se në rast se trojka e bllokut mendon se në këtë mënyrë do të realizojë një qëllim, unë i jap fjalën se në këtë mënyrë do të realizojë veçse daljen e vet përfundimtare nga skena politike e këtij vendi".

    Kreu i PS drejtonte protestën nga kullat e Fidelit

    "Për orë të tëra nën drejtimin direkt të Edvin Kristaq Ramës, i vendosur në ndërtesë në kullat karshi Kryeministrisë, në lokalin e Fidel Yllit, falangat e krimit, grupe banditësh, trafikantësh dhe terroristë, jo më shumë se në tërësinë e tyre, 200-300 vetë, sepse këtu në asnjë rrethanë nuk konfondoj ata qytetarë, të cilët u përmbajtën nga dhuna, nuk e lejuan veten të implikohen në dhunë. Pra, për orë të tëra tentuan të pushtojnë, Kryeministrinë e vendit, t'i vënë asaj zjarrin dhe të vendosin këtu pushtetin e dhunës. Skenari i tyre ishte, duhej me çdo kusht të merrej Kryeministria, duhej me çdo kusht të merrej Parlamenti, duhej me çdo kusht të merreshin ministritë" u shpreh Kryeministri.

    Skenari i trojkës Rama-Ruçi-Gjinushi dështoi falë profesionalizmit të policisë

    Policia e Shtetit u përball me protestuesit me shkallën më të lartë të profesionalizmit, të trimërisë, të përgjegjësisë, të guximit, të gjakftohtësisë, e cila bëri që të dështojë skenari puçist i trojkës Rama-Ruçi-Gjinushi. "Me profesionalizmin, guximin, kurajon dhe përgjegjësinë e tyre, anëtarët e forcave të rendit dëshmuan para shqiptarëve dhe mbarë botës, se në këtë vend, ligji dhe shteti ligjor, institucionet tuaja demokratike, të dala nga zgjedhjet e lira, janë më të forta se çdo bandë, se çdo bandit, se çdo falangë në këtë vend. Një falenderim dhe mirënjohje të veçantë dua t'u bëj qytetarëve të Tiranës, të cilët braktisën aventurën e trojkës Rama-Ruçi-Gjinushi, nuk u bashkuan në këtë aventurë dhe me qëndrimin e tyre bënë, që ajo të marrë dështimin e merituar", vlerësoi Kryeministri. Gjithashtu, ai falenderoi të gjithë qytetarët për mesazhet që i kanë dërguar kundër dhunës së nxitur nga opozita. "Sot nga ju, unë kam marrë me mijëra mesazhe dënimi të ligjshëm, të këtyre akteve banditeske, të 200-300 personave të paguar, mercenarë, bashibuzukë, anëtarë të klaneve të drogës, të cilët kërkonin t'u vinin zjarrin institucioneve tuaja. Dua t'ju falenderoj për gatishmërinë tuaj të madhe, që shprehët për t'u nisur nga të katër anët e Shqipërisë, për të mbrojtur institucionet, sepse ju e kuptuat se në zjarr nuk ishin godinat, në zjarr ishin liritë, të drejtat, pasuritë, vota, e ardhmja juaj", tha Kryeministri. Nga ana tjetër, ai bëri të ditur se gjatë gjithë kohës së protestës, të gjitha institucionet e vendit kanë qenë në punë dhe të gjithë ministrat, Kryetarja e Parlamentit si dhe ai vetë kanë qenë në detyrë. "Unë dua t'ju informoj ju, se duke mirëkuptuar tronditjen tuaj, institucionet e këtij vendi kurrë nuk ka bandë as bandit, puç as puçist që do të mund t'i marrë ato. Kryeministri juaj ka qëndruar nga ora 2:30, pasi u ktheva nga një drekë që kisha me ambasadorin e një vendi mik dhe deri në këtë minutë, në zyrën dhe detyrën e tij. Kanë qëndruar në Kryeministri i gjithë stafi dhe punonjësit e kësaj Kryeministrie, por dua të theksoj se, kanë qëndruar në krye të detyrës dhe në zyrat e tyre të gjithë drejtuesit, në mënyrë të veçantë drejtuesit e atyre institucioneve, të cilat skenaristët kishin parashikuar t'i pushtonin" vijoi kryeministri.

    Kreshnik Mersinllari





    Makina e tipit Benz u fut në mes të turmës pa u penguar nga askush dhe nga asnjë person që ishte në demonstratë

    Automjeti tek Kryeministria i mbushur me eksploziv, akt i pastër terrorizmi


    Edi Rama ka urdhëruar dje elementët kriminalë që drejtuan demonstratën e dhunshme, që të shpërthejnë një makinë me eksploziv në dyert e selisë së Kryeministrisë. Ministri Sokol Olldashi gjatë një interviste televizive u shpreh se në makinën që tentoi të hynte në oborrin e Kryeministrisë mund të kishte lëndë eksplozive, por që gjithçka do të verifikohej. Makina Benz u fut në mes të turmës pa u penguar nga askush, nga asnjë person që ishte në demonstratë. Pasi ndaloi para derës së Kryeministrisë, shoferi i bërri thirrje protestuesve ta ndiqnin makinën drejt oborrit të Kryeministrisë. Disa individë me të ndaluar makina filluan t'i vënë zjarrin disa dërrasave që kishin hedhur protestuesit. Në rast se makina me ekspoziv do të shpërthente, atëherë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" do të shkaktohej një katastrofë e vërtetë. Kur pjesa kulmore e protestës kishte mbaruar, një grup protestuesisht me një skenar të qartë shembën derën e murit rrethues të Këshillit të Ministrave. Rreth orës 17:00 një makinë Benz 240, ka hyrë brenda Kryeministrisë, duke shpërthyer derën. Pas këtij akti disa protestues me kapuç kanë tentuar t'i vënë flakën në pjesën e pasme të makinës dhe janë larguar me vrap. Demonstruesit kanë lajmëruar njerëzit të largohen pasi makina të merrte flakë, se mund të kishte një shpërthim të fuqishëm. Kjo thënie ka alarmuar forcat e rendit që morën masa që makina të largohej në një vend që mund të evitohej shpërthimi. Makina është sjellë në bulevard nga elementë kriminalë, duke përfituar nga përqendrimi i policisë tek protesta. Burime pranë protestuesve bënë me dije se të gjithë demonstruesit duhet t'i hapin rrugë një makine, e cila do të udhëhiqte turmën drejt oborrit të Kryeministrisë.

    Degjenerimi i protestës, 15 makina të qytetarëve të djegura

    Vandalët e Edi Ramës kanë djegur pasditen e djeshme 15 makina të qytetarëve kryeqytetas. Pas djegieve të makinave kriminelët ordinerë të Edi Ramës kanë dhunuar dyqane dhe lokale afër zonës së protestës. Demonstrata paralizoi jetën ekonomike të kryeqytetit, pasi pa shkuar ende ora 15:00 shumica e dyqaneve në rrugët kryesore të Tiranës i kishin ulur grilat. Eksponentë të politikës së krimit të organizuar dhe trafikut të drogës shkaktuan një kaos të paprecedent në dyqanet dhe bizneset përgjatë bulevardit qendror të qytetit. Elementë të krimit dhunuan djersën dhe punën e qytetarëve të Tiranës, duke shënuar një shkelje të rëndë të ligjit dhe cenim të rendit dhe qetësisë publike. Bizneset prej kohësh kishin punuar të qetë, sepse u mendua se protesta do të ishte paqësore, një element kushtëzues ky në një vend demokratik dhe me stabilitet të konsoliduar, turma e urdhëruar prej Ramës grabiti dyqanet e Tiranës. Vandalët e Edi Ramës shkaktuan gjithandej një gjendje frike dhe ankthi, duke sulmuar qytetarë dhe kalimtarë të rastit. Disa qytetarë janë rrahur dhe dhunuar nga persona me precedentë penalë, duke përfituar nga rasti që e gjithë vëmendja e strukturave të shtetit ka qenë tek demonstrata e djeshme. Vandalët e Edi Ramës kanë kryer një sërë grabitjesh me dhunë, duke sjellë tek qytetarët e Tiranës panik. Çdo qytetar i Tiranës ka mbështetur Policinë e Shtetit në prangosjen e elementëve kriminalë, që ishin thirrur nga Rama për të kryer një grusht shteti. Në orët e pasdites ishte e vështirë të gjeje edhe farmaci hapur, teksa rrugëve lëviznin shumë pak njerëz, sikur të kishin braktisur qytetin. Tirana i ngjan një qyteti të hutuar, teksa Partia Socialiste vendosi të përsëriste mëkatet e saj të së shkuarës. Askush nuk dëshiron dhunë, askush nuk dëshiron viktima dhe askush nuk dëshiron të shohë se si Partia Socialiste për teka të kryetarit të saj ndërmerr veprime të dhunshme. Kjo është një ditë e zezë për vendin tonë dhe përgjegjësitë për këtë bien mbi Edi Ramën, i cili është autori i kësaj ngjarjeje të rëndë. Në dy dalje publike Rama nuk i ka bërë thirrje kriminelëve të tij që të mos trazojnë jetën dhe biznesin e qytetarëve kryeqytetas. Sikur të mos ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës Rama nuk ka inspektuar asnjë nga dëmet që vandalët i shkaktuan bizneseve në kryeqytet. Asnjë përfaqësues i Partisë Socialiste nuk ka dënuar aktet e dhunës që po shkaktonin kriminelët e drejtuar dhe dirigjuar nga deputetët socialistë.

    Ngjela: Nuk do të pyesim ndërkombëtarët

    Ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka dënuar dhunën e ekponentëve kriminalë në demonstratën e djeshme, kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi tha gjatë një interviste televizive se, "nuk do të pyesim ndërkombëtarët". Kjo deklaratë e Ngjelës, njeriut më të afërt të Edi Ramës, tregon qartë se ajo çka ndodhi në demonstratën e djeshme ishte e mirorganizuar. Ngjela shprehu irritimin e tij ndaj qëndrimit të ndërkombëtarëve për të dënuar ashpër demonstratën e dhunshme. Me këtë deklaratë Ngjela faktoi para qytetarëve shqiptarë se opozita e bashkuar nuk i merr seriozisht paralajmërimet e ndërkombëtarëve. Faktorët ndërkombëtarë shprehën keqardhje të thellë që demonstrata e djeshme në Tiranë nuk ishte paqësore. Ndërkombëtarët e konsideruan dhunën e demonstruesve si të papranueshme.

    Doda: Rama kërkoi marrjen e pushtetit me falangat e krimit

    Deputetja e PD, Mesila Doda, theksoi dje se regjisori, krijuesi dhe ndjellësi i protestave të dhunshme është Edi Rama, i cili frymëzon falangat e krimit ordiner për të vënë dorë mbi institucionet. Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, duke reaguar ndaj demonstratës së djeshme të opozitës, akuzoi Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, se po, "tenton të bëjë një grusht shteti". Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD-së, tha se, demonstrata e djeshme është shembulli më i keq që mund të jepte opozita dhe se me këtë akt, vërtetohet ajo që Rama i trembej më shumë, humbjes së pushtetit. Sipas saj, mes këtij grupi protestuesish kishte elementë të grupeve kriminale, të cilët prej fillimit të demonstratës ushtruan akte dhune ndaj forcave të rendit, të cilat vepruan me maturi. Është rikthyer tensioni mes protestuesve, të cilët nuk po lejojnë as automjetet e zjarrfikësve që të veprojnë për të shuar vatrat e zjarrit nga makinat e djegura nga protestuesit. Këta elementë provokativë iu kundërvunë forcave të policisë me mjete të forta. Është një grup njerëzish të mbledhur përpara selisë së qeverisë, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", që provokon forcat e policisë, duke hedhur në drejtim të tyre gurë të hequr nga trotuaret e bulevardit, shkopinj dhe mjete të tjera të forta. Policia është përpjekur të ruajë qetësinë duke mos ndërhyrë, ndërsa kanë mbërritur autobote me ujë për të shpërndarë demonstruesit, si dhe kanë hedhur gaz lotsjellës për të siguruar rendin. Protestuesit janë mbledhur sërish para selisë së Kryeministrisë pas një tërheqje të përkohshme të forcave të rendit, që ishin vendosur para këtij institucioni. Në vendngjarje grupe të veçuara protestuesish kanë tentuar të hynë në selinë e Kryeministrisë nga disa anë të tjera, por janë ndalur nga forcat e rendit. Ndërkohë vazhdon djegia e disa automjeteve në ambientet e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, të cilave iu vu zjarri pak momente më parë nga ana e demonstruesve. Kjo demonstratë me gjithë deklaratën e ambasadës së SHBA dhe të delegacionit të BE në Tiranë, që të zhvillohej në mënyrë paqësore degjeneroi në akte vandalizmi.

    Elis KUÇI





    Vrasjet e qytetarëve të kryera sipas një skenari të Sigurimit të Shtetit, Rama, përgjegjës

    Institucionet do të mbrohen me çdo kusht


    "Cilido që do të guxojë të shkelë ligjin do të përballet me pasojat e tij direkte". Kryeministri Berisha garantoi dje se kushdo që do të tentojë të provokojë popullin duke nxitur dhunë, shkaktuar humbje jetësh njerëzore apo prishje të rendit publik do të përballet me ligjin dhe pasojat e tij. "E ftoj zotin Rama, të mos provokojë popullin shqiptar, të mos provokojë shoqërinë shqiptare, të mos provokojë ata të cilët kanë votuar të lirë, se do të gjejnë vështirësi të mëdha. Kurse unë, nuk kam përgjigje tjetër, përveçse ligjit, ligjit dhe vetëm ligjit" u shpreh Berisha. Duke iu përgjigjur interesit të medias lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri tha se zgjedhjet do të zhvillohen sipas afatit të përcaktuar në vitin 2013. Berisha theksoi se ai që mendon se mund të vijë në pushtet me dhunë, mund të marrë çdo gjë tjetër përveç pushtetit. Kryeministri theksoi se opozita organizoi një skenar puçist, e paralajmëroi atë, organizoi skenarin tunizian. Gjithashtu ai tha se përgjigje opozitës i dhanë familjarët e njërit prej viktimave, i nxorën jashtë ata: "Dil jashtë kriminel, na vrave vëllanë". Edhe njëherë, kryeministri vuri në dukje se të dhënat paraprake të ekspertëve dhe të mjekëve të reanimacionit janë se ata janë gjuajtur nga afër me armë të lehta. "Por kjo do të faktohet shumë thjesht, sepse në të gjitha rastet plumbi nxirret, ka qenë aq i dobët sa nuk ka përshkruar dot shtresat. Madje thuhet, po t'i shohim se janë me silenciator. Këto janë të dhënat e deri tanishme që akuzojnë direkt skenaristët, por megjithatë, këtu do të ketë një hetim, një ekspertizë mjeko-ligjore serioze, që do të nxjerrë të gjithë të vërtetën" vijoi kryeministri ndërsa kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    -Zoti Berisha, pak minuta më parë në një konferencë të dytë për shtyp, Kryetari i Partisë Socialiste la të kuptonte se protesta e popullit opozitar do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme. Në rast se gjendeni përballë kësaj situate që u përball sot Tirana, cili do të jetë qëndrimi i qeverisë suaj?

    Ligji, ligji dhe vetëm ligji. Cilido që do të guxojë të shkelë ligjin do të përballet me pasojat e tij direkte. Ky është absolutisht qëndrimi i vetëm. E ftoj zotin Rama, të mos provokojë popullin shqiptar, të mos provokojë shoqërinë shqiptare, të mos provokojë ata të cilët kanë votuar të lirë, se do të gjejnë vështirësi të mëdha. Kurse unë, nuk kam përgjigje tjetër, përveçse ligjit, ligjit dhe vetëm ligjit.

    - Ju thoni se nuk është kjo mënyra që opozita duhet të realizojë qëllimin e saj dhe qëllimi i saj janë zgjedhjet e parakohshme. Pyetja e parë, është cila është mënyra e duhur?

    Zgjedhjet ky vend do t'i ketë në vitin 2013. Ai që mendon se mund të vijë në pushtet me dhunë, mund të marrë çdo gjë tjetër përveç pushtetit. Pushtetin me dhunë nuk mund ta marrë kurrë askush në këtë vend, një vend anëtar i NATO-s, një vend i lirë, një vend me institucione demokratike. Nuk ka forcë në botë, që të mund të okupojë vullnetin e lirë të shqiptarëve.

    - Shtetet e Bashkuara thonë në deklaratën e tyre se, kërkojnë dialog konstruktiv dhe kompromis për të zgjidhur mosmarrëveshjet politiko ekzistuese. Ju nga ana juaj çfarë do të bëni nesër?

    Çdo gjë në përputhje me Kushtetutën, me shtetin ligjor dhe ligjet e vendit. Unë kam qenë dhe jam gjithnjë i këtyre qëndrimeve të prera. Nuk kam ndjekur dhe nuk ndjek politika konfrontuese, por e vërteta është se jam i vendosur t'i përgjigjem me të gjithë forcën e ligjit cilitdo.

    - Për vrasjen e 3 anëtarëve që morën pjesë në protestë, ju thoni me siguri që policia nuk ka të tilla mjete që shkaktojnë plagë të tilla. Opozita thotë se janë vrarë me snajper a e konfirmoni këtë?

    Opozita organizoi një skenar puçist, e paralajmëroi atë, organizoi skenarin tunizian. Përgjigje opozitës i dhanë familjarët e njërit prej viktimave, i nxorën jashtë ata: "Dil jashtë kriminel, na vrave vëllanë". Të dhënat paraprake të ekspertëve dhe të mjekëve të reanimacionit janë se ata janë gjuajtur nga afër me armë të lehta. Por kjo do të faktohet shumë thjesht, sepse në të gjitha rastet plumbi nxirret, ka qenë aq i dobët sa nuk ka përshkruar dot shtresat. Madje thuhet, po t'i shohim se janë me silenciator. Këto janë të dhënat e deri tanishme që akuzojnë direkt skenaristët, por megjithatë, këtu do të ketë një hetim, një ekspertizë mjeko-ligjore serioze, që do të nxjerrë të gjithë të vërtetën. Edhe njëherë plumbat janë në vend dhe është shumë e thjeshtë të gjendet, pasi armët janë të regjistruara të gjitha. Është shumë e thjeshtë të gjendet se është siç thotë opozita, apo është e kundërta e saj. Policia nuk mban snajper, janë të ndara detyrat. Nuk mohoj se ka pasur snajper, institucionet do të mbrohen me çdo kusht. Kurrë këto institucione nuk do të mund t'i dhunojë njëri, mjerë ai që gabon. Mjerë ai që kujton se, mund të verë këmbën brenda tyre. Urdhri është i prerë dhe përfundimtar që institucionet nuk mund të preken kurrë.

    - Zoti Rama deklaroi pak më parë se ka qenë policia ajo që ka provokuar protestuesit, pasi protesta do të ishte e qetë sipas tij?

    Nuk tha se ishte policia që ju dha hunj protestuesve? Zoti Rama do të mbajë të gjithë përgjegjësinë për këtë që ka ndodhur dhe unë e garantoj se do mbajë përgjegjësi të plotë për këtë që ka ndodhur, jap garanci të plotë, për këtë dhe përgjegjësi shumëplanëshe. Për ne, rëndësi të jashtëzakonshme kishte fakti që braktisi Tiranën, por Tiranën nuk mund ta bëjnë kurrë zap banda dhe banditë, hiqeni nga mendja, Tirana është kryeqyteti i vendit.

    - Ndërkohë, janë paralajmëruar sërish protesta ditën e nesërme, nga anëtarë të opozitës, Zoti Berisha, do të merren masa për t'i parandaluar ato, apo sërish do të pritet me idenë se këto protesta do të jenë, jo të dhunshme?

    I nderuar zotëri, ligji, ligji dhe vetëm ligji, kjo është motoja jonë. Ne jemi të hekurt në vendosmërinë tonë për të mbrojtur ligjin dhe shtetin ligjor.

    - Zoti Kryeministër, pamë një situatë që në fakt nuk mendohej se do të arrinte deri në këtë pikë, por ne që e ndoqëm nga afër e përjetuam më ndryshe, jemi dëshmitarë, sa e dëmton imazhin e Shqipërisë kjo situatë?

    Në fakt vetëm ky është qëllimi i saj. Shqipëria u shpall destinacion turistik kryesor në botë. Shqipëria është vendi i investimeve më të mëdha në rajon. Shqipëria është në një proces integrimi, këta përdorin dhunën për të ndërprerë këtë kurs, por kjo është shumë dritëshkurtër.

    - Sa është i përgatitur shteti shqiptar dhe Policia e Shtetit për të përballuar, jo vetëm nesër, por mbase edhe në ditët në vijim protesta të tilla edhe në qytete të tjera?

    E garantoj Policinë e Shtetit se do të kenë mbështetje të plotë dhe ju garantoj ju, se qytetarët shqiptarë nuk do ta tolerojnë kurrë një gjë të tillë. Harrojeni se shqiptarët do të pranojnë një gjë të tillë. Qytetarët shqiptarë nuk do të pranojnë një gjë të tillë, nëse duan ta provojnë, le ta provojnë.

    -Duke parë gjithë këtë situatë kaotike, a ju shkoi ndonjëherë ndërmend, qoftë dhe për një moment dorëheqja për të shmangur gjithë këtë situatë?

    Absolutisht as edhe një sekondë. Kam qenë në zyrën time dhe po ndiqja situatën me vendosmëri totale, absolute për të bërë ligjin dhe për asgjë tjetër.

    -A do të lejojë nesër policia grumbullime?

    Policia po bën gjithë analizën e saj. Shqipëria nuk është në gjendje të jashtëzakonshme dhe nuk do të kalojë në gjendje të jashtëzakonshme, këtë ta heqë çdo kush nga mendja. Por të jeni të sigurtë, se skenari i dhunës nuk do të tolerohet gjatë dhe për këtë duhet t'ju garantoj.

    -A keni marrë mesazhe nga ndërkombëtarët rreth asaj që ndodhi sot në Tiranë?

    Kam marrë mesazhe, sigurisht që kanë bërë shumë përpjekje që të ndikojnë kundër përdorimit të dhunës, por skenaristët nuk mund të tërhiqeshin nga vepra e tyre kriminale.

    -A ndjeni njëfarë përgjegjësie ju për viktimat e ditës së sotme?

    Ndjej keqardhje për çdo viktimë, mua viktimat me ngjallin gjithnjë keqardhje, por të jesh e sigurt se përgjegjësia direkte e plotë dhe totale qëndron mbi atë që organizoi skenarin. Mund t'ju bëj një pyetje: ju që ishit në të katër anët e kësaj situate me kamerat tuaja, pse nuk arritët të filmonit njërin prej tyre. Si nuk arritët ju të filmoni qoftë dhe njërin prej tyre. Çfarë ndodhi me kamaret tuaja? Ju i keni dhënë të gjitha, madje unë dëgjova një telekronist tuajin që tha se, më ka marrë plumbi, pastaj doli se nuk e kishte marrë plumbi. Ndjeva keqardhje, por fatmirësisht doli se nuk e kishte marrë plumbi dhe tha se më shtynë.

    -A ka pasur një komunikim mes jush dhe zotit Rama gjatë ditës së sotme dhe sa shanse ka për një zgjidhje politike?

    Ai që mendon se do të arrijë zgjidhje me forcë, absolutisht do të arrijë në zgjidhje me forcë, vetëm kur të shohë veshët e tij pa pasqyrë, kurrë!





    Ashton: Distancim nga provokimet për dhunë

    Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Catherine Ashton, i ka bërë thirrje forcave politike të distancohen nga provokimet. Baronesha Ashton shprehu keqardhje të madhe për humbjen e jetëve njerëzore në demonstratat e zhvilluara në Shqipëri. "Demonstratat janë instrumente të lirisë së shprehjes dhe grumbullime paqësore të qytetarëve. Shprehim keqardhje që ngjarjet e sotme përfunduan në dhunë. Urgjentisht u bëjmë apel forcave politike të bëjnë thirrje për qetësi dhe të distancohen nga provokimet. Me qëllim që Shqipëria të avancojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, ne i kërkojmë sërish politikanëve shqiptarë të angazhohen në një dialog politik konstruktiv për të zgjidhur pa vonesë ngërçin politik të tejzgjatur dhe të mobilizojnë të gjitha energjitë e vendit për t'i dhënë fund këtij ngërçi", thuhet në deklaratë. Edhe bashkësia ndërkombëtare ka dënuar dhunën e ushtruar nga demonstruesit e Partisë Socialiste, nën dirigjimin e kryesocialistit Edi Rama.





    Demonstrata nuk ishte paqësore dhe nuk u morën parasysh thirrjet për qetësi dhe ruajtjen e rendit publik

    SHBA: Protesta jo paqësore, dhuna të mos tolerohet


    Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi dje pas demonstratës së organizuar nga Partia Socialiste duke lëshuar kritika të ashpra ndaj përdorimit të retorikës për dhunë si pasojë e të cilës humbën jetën 3 persona. Sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, P.J. Crouling, në mënyrë të drejtpërdrejtë dënoi ashpër sugjerimet për provokim të dhunës. Sipas tij, përdorimi i retorikës provokuese nga politika nuk i bën mirë popullit shqiptar. "Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo toleranca e çdo lloj dhune i shkakton një dëm të madh popullit të Shqipërisë, cili meriton më shumë se kaq", tha Crouley në konferencën për shtyp .Gjithashtu Sekretari për marrëdhëniet me jashtë i DASH shprehu keqardhjen për humbjen e jetëve, duke nënvizuar se nuk u morën parasysh thirrjet për qetësi. "Demonstrata nuk ishte paqësore dhe nuk u morën parasysh thirrjet për qetësi para demonstratës. U mësua me keqardhje për personat e vdekur dhe të plagosurit", theksoi ai. Një ditë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Kreun e PS, Edi Rama, për të zhvilluar demonstratë paqësore duke evituar çdo lloj provokimi, akt dhune apo çrregullsi të rendit publik. Përmes një njoftimi për shtyp, të cituar për "shpërndarje të menjëhershme", ambasada e SHBA në Tiranë ka vënë theksin se të gjitha tubimet e demonstratave duhet të zhvillohen në frymën e zbatimit të ligjit dhe moscenimit të rendit publik. Shtetet e Bashkuara theksojnë se përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonjë forme dhune është në dëm të popullit të Shqipërisë, i cili, citohej në njoftimin për shtyp, meriton më shumë se kaq. Populli shqiptar meriton më mirë se kaq. Ambasada e SHBA vlerëson se Shqipëria ka punuar me seriozitet dhe durim drejt përmbushjes së reformave për të cilat ka nevojë urgjente dhe përparimin në përmbushjen e aspiratave demokratike. "Ditët e fundit, retorika dhe gjuha e disa udhëheqësve politikë kanë marrë një ton që sugjeron mbështetje për akte çrregulluese dhe të dëmshme e sjellje të papërshtatshme. Kjo gjuhë është e papranueshme. Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonjë forme dhune është në dëm të popullit të Shqipërisë. Populli shqiptar meriton më mirë se kaq. Ai ka punuar me seriozitet dhe durim drejt përmbushjes së reformave, për të cilat ka nevojë urgjente dhe përparimin e vendit të tyre në përmbushjen e aspiratave të tyre demokratike", nënvizon ambasada e Shteteve të Bashkuara.





    BE: Nxitja e protestuesve për dhunë, e papranueshme

    "Protestat e dhunshme dhe jo paqësore, janë të papranueshme". Me këto fjalë, ambasadori i ri i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, apeloi dje që pjesëmarrësit, ashtu edhe Partia Socialiste, duhet të tregojnë pjekurinë e tyre gjatë protestës së organizuar nga opozita, e cila për shkak të akteve të dhunës çoi në tre numrin e viktimave. Gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës hungareze të BE-së për 6 muajt në vazhdim, Sequi deklaroi se, "e drejta për t'u mbledhur është një e drejtë e popullit dhe e partive politike. Për këtë arsye besoj që si pjesëmarrësit në këtë protestë, edhe forcat politike do të tregojnë pjekurinë e tyre", nënvizoi ambasadori. Ai ka shprehur vlerësimin se forcat e Policisë së Shtetit kanë aftësitë e duhura profesionale për të përballuar situatën. Gjithashtu, Seqiu theksoi se, "unë nuk kam asnjë problem me protesta të paqshme, por nuk jam dakord me ato jopaqësore. Kam besim dhe e di që policia shqiptare ka aftësitë e duhura profesionale dhe urtësinë apo njohuritë e duhura që të merren me këtë situatë me mënyrën e duhur", përfundoi ambasadori i ri i BE-së, Ettore Sequi. Ndërsa ambasadori i Hungarisë, Sendor Molnari, i vendit që kryeson Bashkimin Evropian këtë gjashtë mujor thekson se, deritani ideja e zgjedhjeve të parakohshme është thjesht një pretendim i opozitës, pa iu nënshtruar një dialogu. "Gjetja e zgjidhjes për këtë ngërc politik në Shqipëri arrihet vetëm me anë të dialogut politik. Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është bota e demokracisë. Jam i bindur që zgjedhjet do të bëhen sipas kohës dhe vendit të programuar. Përsa i përket zgjedhjeve të parakohshme është një çështje për të cilën duhet rënë dakord. Me aq sa shoh unë kjo është një kërkesë e njëanshme e opozitës dhe nuk shoh të ketë nisur dialog mbi këtë çështje", u shpreh ambasadori i Hungarisë në Tiranë. Sequi, që sapo ka marrë detyrën e re në Tiranë, si shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ai kërkoi nga klasa politike në vend që të punojnë së bashku me realizimin e reformave për t'u përafruar drejt integrimit në BE. "Besoj se klasa politike shqiptare do të bëjë një reflektim serioz mbi 12 prioritetet kyçe. Kam besim se Shqipëria do të mobilizojë energjitë e saj për t'iu bashkuar BE-së. Ka sfida të mëdha, si reforma zgjedhore dhe konsensusi për reformat e tjera që nevojiten aq shumë", ka deklaruar Sequi. Ai ishte i pranishëm dje në një seminar ku ka paraqitur prioritetet e presidencës së BE-së, nga ku ka theksuar se unioni është i interesuar për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.





    SHBA, BE, OSBE-Ramës: Dhuna nuk justifikohet

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, si dhe Prezenca e OSBE kanë dënuar me tone të ashpra nxitjen e protestuesve për dhunë e prishje të rendit publik në demonstratën e djeshme të organizuar nga Partia Socialiste, situatë që degjeneroi deri në humbjen e tre jetëve njerëzore. "Dhuna dhe përdorimi i tepërt i forcës nuk mund të justifikohen dhe duhen shmangur". Përmes një reagimi të përbashkët, ambasada e SHBA, kreu i delegacionit të BE, si dhe kreu i Prezencës së OSBE kanë bërë një thirrje urgjente për qetësi dhe për distancimin e menjëhershëm nga provokimet që shkaktojnë tensione dhe akte të dhunshme. Gjithashtu, tre institucionet ndërkombëtare më të larta në Tiranë, kanë theksuar se Shqipëria është një vend demokratik që aspiron të anëtarësohet në strukturat evropiane, si dhe një vend me institucione të nevojshme demokratike. SHBA, BE, si dhe OSBE kanë përsëritur apelin e tyre për dialog konstruktiv dhe kompromis për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike ekzistuese. "Shprehim keqardhje të thellë që demonstrata e sotme në Tiranë nuk ishte paqësore dhe çoi në disa viktima. Dhuna dhe përdorimi i tepërt i forcës nuk mund të justifikohen dhe duhen shmangur. Bëjmë thirrje urgjente për qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët dhe qëndrimin e tyre larg provokimeve. Shqipëria është një vend demokratik, aspiron për anëtarësim dhe i ka institucionet e nevojshme demokratike. Për rrjedhojë, ripërsërisim thirrjen tonë për dialog konstruktiv dhe kompromis për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike ekzistuese", thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA, kreut të delegacionit të BE, si dhe Prezencës së OSBE në Tiranë.





    Italia: PS duhet të distancohej nga dhuna

    Ministria e Jashtme e Italisë ka bërë një apel të qartë ndaj Partisë Socialiste për t'u distancuar nga aktet e dhunshme në protestën e organizuar dje, ndërsa ka kërkuar që situata politike duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe kompromisit politik. "Një apel për qetësi, distancim nga dhuna dhe modernizim të sjelljes", është shprehur dje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme italiane, Maurizio Massari, lidhur me situatën e krijuar nga protestat e dhunshme të opozitës, një ditë më parë në kryeqytet. "I ftojmë të gjithë forcat politike të zgjidhin përmes dialogut dhe dialektikës normale politike në Parlament çështjet e mbetura pezull, sepse aktet dhe veprimet e dhunshme janë të papranueshme", theksoi Massari.





    Kreu i OSBE: T'i jepet fund dhunës

    Kryetari i radhës i OSBE-së, ministri i Jashtëm i Lituanisë, Audronius Azubalis, u bëri thirrje dje të gjithëve në Shqipëri të përmbahen nga përdorimi i dhunës, pas përleshjeve që shkaktuan disa të vdekur dhe shumë të plagosur. "E drejta për të demonstruar vjen së bashku me përgjegjësinë për ta bërë këtë në mënyrë paqësore", tha Azubalis. "Dialogu dhe bashkëpunimi mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve me të cilat po përballet Shqipëria. Dhuna dhe deklaratat provokative vetëm sa e përkeqësojnë situatën". Ai theksoi se OSBE-ja dhe Prezenca e saj në Shqipëri do të vazhdojnë të punojnë së bashku dhe të mbështesin përpjekjet e autoriteteve, institucioneve dhe aktorëve të shoqërisë civile të Shqipërisë për të konsoliduar demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës.





    Këshilli i Evropës dënon dhunën e protestave të opozitës

    Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland shprehu dje shqetësimin e tij rreth dhunës së ndodhur në demonstratën e organizuar nga opozita në Tiranë dhe duke shprehur dënimin për dhunën, kërkoi dialog konstruktiv mes forcave politike. "Jam shume i shqetësuar për shpërthimin e dhunës dhe për viktimat që solli demonstrata në rrugët e Tiranës ditën e premte, ka deklaruar Jagland. Sipas një njoftimi zyrtar, ai theksoi se "dënoj të gjitha llojet e dhunës dhe i bej thirrje të gjitha forcave politike të angazhohen në dialogun konstruktiv, brenda institucioneve demokratike ekzistuese në Shqipëri". "Shpresoj se do të njoftohem më tej rreth këtij incidenti fatkeq gjatë vizites së Kryeministrit Sali Berisha në Këshillin e Evropës, të enjten tjetër", përfundon reagimi i sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës.





    Deputetët e PS, Saimir Tahiri dhe Taulant Balla nxisnin për akte dhune turmat drejt Kryeministrisë

    Rama fshihet dhe lë protestuesit vetëm


    Dita e djeshme shënoi një tragjedi të vërtetë nën dirigjimin e Kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, ku humbën jetën tre qytetarë të pafajshëm. Duke injoruar çdo thirrje nga ndërkombëtarët për të zhvilluar një protestë paqësore, Rama urdhëroi eksponentë kriminalë që të dhunojnë rendin publik. E thirrur si një demonstratë imediate për popullin ajo u mirorganizua nga drejtuesit e Partisë Socialiste, të cilët pasi drejtuan turmën e pajisur me shkopinj e gurë përpara godinës së Kryeministrisë liderët e opozitës ia lanë stafetën një grumbulli më pak se 100 vetësh, të cilët ishin urdhëruar të provokonin vazhdimisht dhunë ndaj forcave të policisë. Duke urdhëruar demonstruesit për dhunë, kryesocialisti Rama dëshiroi ta ndiqte vazhdimin e demonstratës nga ambientet e kullave binjake, pronë e deputetit socialist Fidel Ylli. Nga kafja e Fidelit Rama shikonte në gjakftohtësi përleshjen e qytetarëve me forca të rendit publik. Urdhrat e tij ishin për shtim të tensionit, pasi mendonte se qytetarët do të mësynin drejt Kryeministrisë dhe do të realizohej ëndrra e tij për këtë post. Pas përkeqësimit të vazhdueshëm të situatës dhe daljes jashtë kontrollit të mercenarëve, përgjegjësi kryesor i kësaj demonstrate doli dje disa herë në media duke nxitur turmat që të vazhdonin protestat e dhunshme. Kur pritej që kryesocialisti Rama dhe drejtuesit e opozitës të ndërgjegjësonin mercenarët, pasi situata përkeqësoi me vdekjen e tre personave, deklaratat e tyre të njëpasnjëshme larg vendit të tensionuar nxitnin qytetarët për shtim dhune. Demonstrata që në fillimin e saj ishte organizuar me një skenar ogurzi të thurur me kujdes nga vetë Rama. Një pjesë rreth 100 vetash e demonstruesve të paguar nga paratë e lejeve të ndërtimit kishin rekrutuar grupe adoleshentësh, të cilët ishin urdhëruar të godisnin me mjete të forta Policinë e Shtetit. Elementët kriminalë të kësaj demonstrate kishin vënë në kokë këpuçë, në mënyrë që t'i shpëtonin vëzhgimit të rreptë të kamerave. Në skenarin ogurzi të përgatitur nga Rama demonstruesit ishin urdhëruar të gjuanin drejt forcave të rendit me portokalle dhe vezë. Ndërsa elementë të njohur si kontigjentë kriminalë ishin urdhëruar nga Rama të qëllonin me gurë dhe sende të forta. Për t'ia arritur qëllimit shumë demonstrues përdorën pllakat e bulevardit "Dëshmorët e Kombit", si dhe shishe qelqi. Elementët kriminalë në protestë qëndronin në mes turmës, për të vështirësuar identifikimin. Simpatizantët e PS-së iu përgjigjën urdhrave të Ramës për të ushtruar dhunë ndaj forcave të policisë në detyrë, të vendosura para Kryeministrisë, pa asnjë shkak, duke i qëlluar me mjete të forta e madje edhe me lëndë plasëse. Rama i kishte përgatitur demonstruesit për akte të tilla, duke i vënë atyre në dispozicion shkopinj, gurë, tulla, pllaka betoni e mjete të tjera të forta, me të cilat qëlluan forcat e rendit. Pas urdhrit të Ramës demonstruesit tejkaluan çdo parashikim, duke goditur pa mëshirë çdo punonjës policie. Rama ka nxitur turmën të shkojë drejt policisë, duke sjellë një konfrontim të pashmangshëm. Ky ka qenë episodi kulminant i demonstradës, të cilën, kryetari i Partisë Socialiste, e lajmëroi si paqësore, duke thënë se nuk do të ketë akte dhune.

    Saimir Tahiri dhe Taulant Balla nxitje turmave drejt Kryeministrisë

    Partia Socialiste prej shumë ditësh distancohej nga drejtimi dhe organizimi i demonstratës së djeshme, por dirigjentët e vërtetë të saj ishin deputetët e Partisë Socialiste. Emra deputetësh të lakuar si pjestarë të organizatave kriminale, vjedhës lekësh së taksapaguesve ishin deputetët, të cilët drejtonin turmën e mercenarëve të cilët dogjën dhe shkaktuan vdekjen e tre personave. Taulant Balla dhe Sajmir Tahiri ishin dy deputetët socialistë të cilët dirigjonin turmën e demonstruesve pranë godinës së Kryeministrisë. Nën urdhrin e Ballës dhe Tahirit një grumbull prej 30 demonstruesish dogjën makinat e forcave të rendit, të cilat ishin pozicionuar në sheshin mes Piramidës dhe godinës së qeverisë. "Mos u dorëzoni" ishin thirrjet e tyre për të irrituar turmën dhe për ta vërsulur atë drejt hapjes së portës së hekurt të Kryeministrisë. Menjëherë pas reagimit të policisë duke hedhur lëndë gazsjellëse për shpërndarjen e turmës dhe kur u mendua se protesta do të vazhdonte paqësisht, turma e urdhëruar prej dy deputetëve qëlloi me gurë dhe mjete të forta drejt forcave të rendit. E parapërgatitur prej më shumë se një javësh deputetët e Partisë Socialiste ishin udhëzuar për të mos ulur trysninë tek demonstruesit, por të nxisnin tek ata adrenalinën e dhunës dhe përleshjes me mjete të forta përballë forcave të policisë. Ndërkohë kryesocialisti Rama në mënyrë të turpshme u justifikua për dhunën e atyre që thirri në protestë, madje tregoi dhe keqardhje, duke harruar se nga dirigjimi i kësaj demonstrate nëpërmjet deputetëve të vet humbën jetën 3 qytetarë të pafajshëm dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve. Gjithashtu në deklaratat e tij mediatike ku nxiste qytetarët për dhunë pasi u cilësua nga familjarët e personave të humbur nga kjo demonstratë, shpalli ditë zie ditën e sotme.





    Greqia: Aktet e dhunës, të turpshme, goditje ndaj demokracisë

    Greqia zyrtare i konsideroi aktet e dhunës së djeshme gjatë demonstratës së organizuar nga Partia Socialiste një goditje kundër demokracisë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Grigoris Delavekuras, dha dje një reagim mbi ngjarjet e ndodhura në Shqipëri, ku të paktën tre persona gjetën vdekjen dhe rreth 100 të tjerë u plagosën në një demonstratë të përgjakshme të opozitës. "Aktet e dhunshme të ditës së sotme në Shqipëri, nuk sollën vetëm vdekjen tragjike të tre njerëzve dhe plagosjen e shumë të tjerëve, por ishin edhe një goditje kundër demokracisë", u shpreh zyrtari grek. Gjithashtu Delavekuras u bëri thirrje të gjitha forcave politike dhe shoqërore të vendit që të tregojnë vetëpërmbajtje. Mënyra e vetme për të dalë nga ngërçi. "Shqipëria në këtë moment nuk duhet të rrëshqasë në dukuri dhune, nga kudo që vijnë ato. Përkundrazi, është përgjegjësi historike e të gjitha forcave politike dhe shoqërore të vendit që të tregojnë vetëpërmbajtje. Mënyra e vetme për të dalë nga ngërçi që pengon modernizimin dhe minon ecurinë normale të vendit drejt BE është zhvillimi i dialogut konstruktiv, në frymë pajtimi, brenda kuadrit të Kushtetutës dhe të ligjeve. Greqia do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet dhe të mbështesë këtë përpjekje", përfundon deklarata e diplomacisë greke.





    Islami: Dhuna e protestave, përgjegjësia i mbetet PS

    Deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, deklaroi dje se përgjegjësitë për aktet e dhunës mbeten tek opozita, në rast se Partia Socialiste nuk distancohet. Përmes një interviste televizive deputeti Islami theksoi se Rama kishte paralajmëruar një skenar tunizian. Islami i risolli në vëmendje të gjithë paralajmërimet e bëra nga partnerët evropianë, që të parandalohej dhuna, por Rama nuk i dëgjoi. Ai kërkoi që Prokuroria të zbardhë ngjarjen e djeshme. "Kjo nuk është thjesht një ngjarje sporadike. Unë s'kam parë asnjëherë të sillen militantët socialistë të tillë, si ato të sotmet. Socialistët e vërtetë nuk bëjnë akte dhune", tha Islami. Ndërsa përshëndeti deklaratën e ambasadës amerikane për distancim ndaj dhunës. "Në të njëjtën kohë duhet një distancim nga ana e PS, pasi përgjegjësitë mbeten tek PS", tha Islami. Duke theksuar se e gjithë kjo situatë kaotike çon në dëmtim të imazhit të vendit, Islami tha më tej se mospjesëmarrja e tij në demonstratë kishte të bënte me kaosin e krijuar. Deputeti Islami u shpreh se e gjithë demonstrata do të nisej si një protestë paqësore për të shprehur të gjitha hallet e problemet më imediate. Ai tha se është hera e parë që në PS krijohet një situatë e tillë. Duke shtuar se Rama duhet të distancohej nga kjo situatë. Islami i bëri thirrje socialistëve të distancohen nga çdo lloj dhune. "Ata që bënë dhunën nuk kanë lidhje me kodin gjenetik të Partisë Socialiste", u shpreh Islami.





    Institucionet e drejtësisë të veprojnë në përputhje me ligjet për të vënë para ligjit autorët

    Topalli: Dhuna ka një emër, Edi Rama

    Demonstrata ishte goditje kundër institucioneve kushtetuese të vendit, dhe një sulm ndaj Shqipërisë dhe shqiptareve. Kështu është shprehur Kryetarja e Kuvendit, pas akteve të dhunës të demonstruar nga elementë kriminalë të orkestruar nga Edi Rama. Kryeparlamentarja Topalli theksoi se, dhuna e përdorur kundër institucioneve demokratike të vendit nga demonstruesit ishte e papranueshme. "Demonstrata e thirrur nga zoti Rama ishte e dhunshme, ishte goditje kundër institucioneve kushtetuese të vendit, ishte sulm ndaj shtetit, ndaj vendit, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Njerëz të inkriminuar qëlluan, goditën policinë, institucionet dhe shtetin ligjor", tha Topalli. Ndërsa theksoi se, demonstrata e dhunshme e paralajmëruar ka një emër dhe ai është Edi Rama. Demonstrata e dhunshme e thirrur nga Rama, çoi në viktima tha më tej Topalli, duke theksuar se policët ishin heronj. "Mirënjohje e falënderim për Policinë e Shtetit. Shqipëria është një vend demokratik. Pushteti nuk merret me dhunë. Te gjithë ata që inspiruan, organizuan dhe zbatuan dhunën dhe sulmet ndaj institucioneve demokratike do të përgjigjen para ligjit", theksoi Topalli. Ndërsa ftoj institucionet e drejtësisë që të veprojnë shpejt e në përputhje me ligjet dhe detyrimet kushtetuese, për të vënë para ligjit, banditët që donin t'i vinin flakën Shqipërisë dhe organizatorët, inspiruesit dhe drejtuesit e tyre. Kryetarja e Kuvendit falënderoj qytetarët që braktisën Ramën e banditët, që kërkonin të digjnin Shqipërinë.





    Persona në demonstratë jo socialistë, por të paguar nga Kreu i PS për të sulmuar institucionet e shtetit

    Olldashi: Rama përgjegjësi për humbjen e jetëve njerëzore

    Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, deklaroi dje se demonstrata e organizuar nga Partia Socialiste ishte një grusht i pastër shteti, ndërsa akuzoi publikisht Edi Ramën, Kreun e PS-së si përgjegjësin, autorin dhe shkaktarin e tre viktimave të protestës së djeshme. Ai tha se, "personat pjesëmarrës në demonstratë nuk ishin socialistë, por rrugaçë të paguar nga Edi Rama për të sulmuar institucionet e shtetit, për të hyrë brenda". Ministri Olldashi falenderoi qytetarët, të cilët nuk morën pjesë në një protestë, të paralajmëruar si të dhunshme. Sipas tij, policia u qëllua me mjete të forta dhe sulmi ndaj policisë dhe institucioneve, janë elementë të një grushti të pastër shteti i mbetur në tentativë. Ministri falënderoi uniformat blu për sjellje profesionale. "Falënderoj Policinë e Shtetit, për mënyrën dinjitoze që përballoi një evoluim gjakrash", deklaroi Olldashi. Ministri i Transporteve tha se, "sinjalet për një situatë të tillë kanë qenë publike nga ana e opozitës, pasi Rama ka shpërndarë në të gjithë vendin derë më derë thirrjet për të qenë pjesëmarrës në këtë demonstratë, ndërsa në momentin e fundit u tërhoq, duke deklaruar se nuk mbante përgjegjësi për veprimet e turmës, duke u akomoduar në kullat e Fidel Yllit, veprime këto të një burracaku e jo lideri". Në këtë drejtim, Olldashi u shpreh se, "kjo është edhe arsyeja se pse turma nuk u përmbajt, sepse nuk kishte një lider". Dhe këtë e konsideroi si, "filozofinë e politikës së Ramës dhe pinjollëve të regjimit komunist, që nuk dinë të respektojnë votën e popullit, por kërkojnë të marrin pushtetin me dhunë". Ministri Olldashi theksoi se nisur nga ekspertiza e mjekëve ligjorë konstatohet se goditja me pistoletë është bërë nga afër dhe kjo do të thotë se ata janë vrarë brenda turmës. Olldashi theksoi se institucionet publike duhet të ndjekin penalisht Ramën për vrasje me paramendim, pasi është përgjegjës për humbjen e jetëve njerëzore. "Duke patur parasysh ekspertizën e mjekëve ligjorë për tre viktimat, kemi të bëjmë me qitje nga afër, që do të thotë se ata janë vrarë nga brenda turmës dhe nesër, institucionet publike duhet të ndjekin penalisht Ramën për vrasje me paramendim, pasi ai është përgjegjësi për të vrarët brenda turmë", deklaroi Olldashi. Duke iu referuar edhe deklaratës së ambasadorëve të SHBA-së, OSBE-së dhe BE në Tiranë, Olldashi tha se, reagimi i faktorit ndërkombëtar është një element i rëndësishëm, i cili konstatoi se protesta e opozitës nuk ishte paqësore. Ai tha se faktori ndërkombëtar është koshient për faktin se kjo nuk ishte një demonstratë paqësore. Gjithashtu, Olldashi theksoi se dhuna që erdhi për shkak të përgatitjes që i bëri opozita kësaj demonstrate, e cila që në fillim u përgatit si e dhunshme. "Qëndrimi unik i faktorit ndërkombëtar është element i rëndësishëm, nëpërmjet të cilit është konstatuar se protesta nuk ishte paqësore. Faktori ndërkombëtar është koshient për faktin se kjo nuk ishte një demonstratë paqësore. Dhuna që erdhi për shkak të përgatitjes që i bëri opozita kësaj demonstrate, e cila që në fillim u përgatit si e dhunshme" ministri tha Olldashi. Sipas tij, Rama ka bërë përpjekje konstante që nga viti 2005 për të prishur debatin parlamentar dhe për ta zhvendosur atë në rrugë. Ministri Olldashi theksoi se, policia ka bërë një tolerancë të madhe ndaj protestuesve. Përmes kësaj proteste, Rama ka ezauruar të gjitha mjetet demokratike, sepse ka dhunuar institucionet tha Olldashi. Ndërsa theksoi se, Rama është përgjegjësi kryesor për shkaktimin e trazirave në demonstratën e djeshme.





    Topi: Të rikthehet urgjent rendi publik

    Demonstrata e opozitës e zhvilluar dje në mesditë në Tiranë degjeneroi në akte dhune, kur një grup protestuesish të nxitur nga deputetë të PS, qëlloi me gurë dhe mjete të tjera të forta forcat e rendit dhe i vunë flakën disa autoveturave. Protestuesit tentuan të hynin në selinë e Kryeministrisë, por ndërhyrja e policisë duke qëlluar në ajër shpërndau turmën. Presidenti Bamir Topi ka ndjekur me shqetësim të jashtëzakonshëm situatën e krijuar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ndërsa ka theksuar se autorët e akteve të dhunshme gjatë protestës së opozitës duket të mbajnë përgjegjësi për situatën e rëndë. "Presidenti i Republikës bën thirrje për qetësi dhe maturi! U bën thirrje të gjithë faktorëve politikë që të qetësojnë demonstruesit dhe të garantojnë sa më shpejt të jetë e mundur rikthimin e rendit publik dhe mbështetjen e forcave të policisë, që të garantojnë ruajtjen e rendit, të institucioneve shtetërore dhe në mënyrë të veçantë, qetësinë dhe sigurinë e jetës së qytetarëve. Presidenti Topi u bën thirrje faktorëve politikë t'i rikthehen urgjentisht dialogut dhe të marrin përgjegjësitë politike për ruajtjen e stabilitetit të vendit. Shqipëria ka nevojë të shërojë plagët, jo të hapë plagë të reja!".





    Haxhinasto: Aktet terroriste, shkelje

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, disa orë përpara nisjes së demonstratës e cilësoi tejkalimin e protestës paqësore në dhunë kalim të standardeve demokratike. Pas një takimi me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, kryediplomati shqiptar iu përgjigj interesit ët medieve insistoi në respektim të ligjeve të vendit."Qëndrimi i Bashkimit Evropian është bërë i qartë nga zëdhënësja e komisionit dhe është shprehur edhe sot nga ambasadori i Bashkimit Evropian në prezantimin e politikave të Bashkimit Evropian gjatë presidencës hungareze. Ai ka të bëjë me faktin se opozita është e lirë të demonstrojë. Demonstrimet paqësore janë pjesë e sistemit demokratik, por është krejtësisht i papranueshëm çdo përdorim i dhunës dhe çdo kalim i standardeve demokratike. Mazhoranca ka qenë gjithmonë për dialog politik brenda institucioneve, brenda ligjeve të shtetit, brenda asaj hapësire që ofron Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Duke respektuar ligjet, kualifikohemi më shpejt për të qenë vend anëtar i Bashkimit Evropian" u shpreh Haxhinasto. Gjatë takimit me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë Sequi, u diskutua për prioritetet e Shqipërisë në drejtim të procesit të integrimit dhe të marrjes së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Ndërkohë Haxhinasto e informoi kreun e BE-së në Tiranë për punën që po bëhet nga qeveria në hartimin e planit të punës për realizimin e 12 prioriteteve. Sipas kryediplomatit është e rëndësishme të theksohet se këto 12 prioritete, në pjesën më të madhe të tyre, janë angazhime dhe performancë politike, prandaj është e domosdoshme që angazhimi dhe përkushtimi të jetë jo vetëm brenda ekzekutivit, por edhe jashtë tij. Gjithashtu prioriteti integrimit Evropian sipas Haxhinastos duhet të të jetë angazhim i të gjithë faktorëve politikë dhe veçanërisht, i opozitës, pasi procesi i integrimit është një proces gjithëpërfshirës i forcave politike dhe jo vetëm i maxhorancës. Gjatë takimit u diskutua edhe për çështje të tjera të rëndësishme, siç është procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku dhe reforma zgjedhore që sipas Haxhinastos është një nga ato çështje ku kërkohet angazhim, performancë e shpejtë dhe mbi të gjitha, kontribut i pastër nga ana e opozitës.





    Kryeministri takon Drejtorin për Evropën në IRI

    Kryeministri Berisha priti dje në një takim Drejtorin për Europën e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) Jan Erik Surotchak. Kryeministri Berisha falënderoi Surotchak për projektet e Institutit në Shqipëri dhe kontributin që ky Institut ka dhënë ndër vite në proceset demokratizuese në vend. Më tej, Kryeministri Berisha paraqiti zhvillimet dhe arritjet më të mëdha të Shqipërisë vitet e fundit. Zoti Surotchak u shpreh se ndjehej i impresionuar me progresin që ka bërë Shqipëria nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, si dhe i shprehu Kryeministrit përgëzimet për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë në hapësirën e zonës Shengen, duke e cilësuar atë një arritje vërtet madhore. Surotchak i paraqiti më pas shkurtimisht Kryeministrit projektet që Instituti ka në Shqipëri dhe u shpreh se IRI do të vazhdojë bashkëpunimin e suksesshëm me Partinë Demokratike dhe në vazhdimin e projekteve.





    Ministri i Brendshëm garanton se Policia e Shtetit do të jetë në gatishmëri për të ruajtur rendin dhe sigurinë në vend

    Basha: Në demonstratën e opozitës, elementë kriminalë të identifikuar

    Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha deklaroi dje në mbrëmje, se "Policia e Shtetit do të vazhdojë të qendrojë në mbrojtje të rendit, qetësisë publike, institucioneve dhe shtetit ligjor". Deklarata e ministrit Basha u bë pas vizitës që bëri në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ndodhen nën trajtimin mjekësor efektivat e Policisë së Shtetit të plagosur gjatë zhvillimit të protestës, të organizuar dje nga opozita, e cila u shoqërua me akte të shumta dhune nga protestuesit. "Ishte një organizim i turpshëm i marrjes së institucioneve me dhunë", u shpreh Basha për mediat. Për mbajtjen nën kontroll të situatës gjatë zhvillimit të protestës, Basha vlerësoi profesionalizmin, që efektivat e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, që sikurse tha ministri, "treguan gjatë përballjes me kontigjente të mirëpërgatitura të krimit, të cilat, u drejtuan dhe organizuan nga drejtuesit dhe organizuesit e protestës". Basha siguroi familjarët e efektivave të Policisë të plagosur gjatë protestës, se do të bëhet gjithçka për shërimin e tyre sa më të shpejtë. Basha shprehu gjithashtu keqardhje për humbjen e jetës së tre protestuesve, në kushte dhe rrethana ende të pazbardhura, ndërsa bëri të ditur se, "grupi i ekspertëve po heton rrethanat dhe autorët e vrasjes së tyre". "I siguroj ata dhe gjithë qytetarët shqiptarët se, Policia e Shetit do të bëjë çdo gjë për të zbardhur shkaqet dhe autorët e ngjarjeve kriminale dhe për t'i çuar ata para ligjit", tha ministri i Brendshëm, Basha.

    Duke garantuar qytetarët se, Policia e Shtetit do të jetë në gatishmëri për të ruajtur rendin dhe sigurinë në vend, ministri i Brendshëm, Basha, reagoi ashpër ndaj organizatorëve dhe ushtruesve të akteve të dhunës gjatë demonstratës së djeshme të opozitës.

    Basha theksoi më tej se, në këtë demostratë kanë qenë elementë kriminalë, të cilët organizuan këtë akt të turpshëm të marrjes së institucionit me dhunë. Ndërsa, ky tubim duhej të ishte paqësor, sipas ministrit të Brëndshëm, kjo ishte për të ardhur keq, ndërsa ngulmoi duke theksuar se pas humbjes së jetëve të tre shtetasve, do të jetë drejtësia, ajo e cila do t'i vejë vulën përfundimtare.

    Ministri i Brendshëm vlerësoi qëndrimin konform ligjit të forcave të rendit dhe paralajmëroi goditjen dhe vënien para drejtësisë të gjithë elementëve të inkriminuar. Basha dënoi qëndrimin e krerëve të partive opozitare në mbështetje dhe inkurajim të demonstratave të dhunshme. Ai tha se, drejtësia do të veprojë me forcën ligjit, jo vetëm ndaj ushtruesve të akteve të dhunës, por edhe ndaj nxitësve e inkurajuesve të tyre.

    Përgatiti:

    Halil RAMA





    Drejtuesit e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dënojnë sulmet e opozitës ndaj policisë dhe institucioneve

    Imami: Opozita të distancohet nga demontratat e dhunshme

    "Demonstrata dështoi tërësisht, pasi degjeneroi në përfshirje jo vetëm dhune dhe krimi, por kjo që ndodhi sot, është një krim politik i madh, një atentat që ne do ta vuajmë për vitet në vazhdim", deklaroi dje ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Gjatë një interviste në një nga mediat vizive, Imami tha se, "demonstrata e sotme ishte një film që e kishte skenarin të lexuar". "Ajo që ndodhi në demonstratën e sotme të organizuar nga opozita nuk ishte gjë tjetër, veçse kronika e një ngjarje të paralajmëruar", deklaroi Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, gjatë një interviste televizive. Por përveç kësaj, ai tha se kjo ka qenë shumë e fëlliqur, sepse organizatorët nuk patën guximin që të japin një axhendë dhe organizuan banda që sulmonin policinë dhe shkaktuan anarki. "Eshtë më i ndershëm edhe një puç ushtarak, sesa qindra bashkëkombasit tanë që endeshin në bulevard pa asnjë axhendë. Ne nuk kemi asnjë interes dhe të gjithë ndihemi të paturpëruar, e kjo ka qenë e panevojshme, pasi nuk ka as kauzë", tha më tej Imami. Sipas tij fakti që tre vrasje janë bërë jashtë syrit të medias, do të thotë që janë bërë aty, ku nuk ka patur polici, ato janë improvizuar. Ministri përgëzoi dhe punonjësit e Policisë për profesionalizmin dhe humanizmin, që dëshmuan sot përballë protestuesve, duke mbrojtur rendin kushtetues dhe institucionet. "Pas kësaj situate, Shqipëria ka nevojë për stabilitet", u shpreh Imami, duke theksuar se, "vendi ynë ka stabilitet, pasi ka një shumicë parlametare të dalë nga zgjedhje të legjitimuara dhe të aprovuara nga të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe qeveritë e vendeve mike".

    Sipas tij, Partia Socialiste duhet t'i kthehet dialogut fillimisht, duke hequr dorë nga këto lloj protestash të dhunshme dhe të dënojë haptazi këtë veprim që ka kryer sot.

    Të mbajnë përgjegjësinë penale ata, që e kanë organizuar këtë veprim të dhunshëm. Dialog jashtë institucioneve nuk ka", përfundoi ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

    Strategjia e demontratave të dhunshme është dënuar ashpër dje edhe nga zv/ministri i Mbrojtjes, Arian Starova, njëherësh kryetar i Bashkimit Liberal Demokrat. Gjatë një takimi me drejtues të kësaj partie në nivel qarqesh, Starova tha se, insistimi i opozitës për të provokuar zgjedhje të parakohshme nëpërmjet protestave të dhunshme është e dështuar. "Skenarë si ai i sotmi, duke sulmuar forcat e rendit e duke tentuar marrjen e pushtetit me dhunë, dëshmon para së gjithash mentalitetin kriminal të kësaj opozite destruktive", tha Starova. Më tej i bëri thirrje lidershipit opozitar për maturi dhe qëndrime në përputhje me ligjin. Sipas zv/ministrit të Mbrojtjes, shteti ligjor do të veprojë me forcën e duhur ndaj kujtdo që ngre krye kundër rendit juridik dhe institucioneve.





    Godo: Rama donte të rrëzonte Berishën, por rrëzoi veten

    Kryetari i Asamblesë së Partisë Republikane, Sabri Godo, ka komentuar situatën e krijuar nga protesta e djeshme e dhunshme para Kryeministrisë. Gjatë një interviste televizive, Godo ka hedhur poshtë pretendimin e Ramës, që ka qenë policia ajo që provokoi turmën. "Ishte e dukshme që nuk qe policia që e provokoi. Turma kishte njerëz dhe kontigjente kriminalë, që krijuan këtë situatë", ka thënë Godo. Por, ai nënvizoi se e gjithë kjo që ndodhi është dirigjuar nga Rama, por që në fakt gjithçka iu kthye kundër. "Rama donte të rrëzonte Berishën, por rrëzoi veten", ka deklaruar Godo. Të gjithë duhet ta dinë se, qytetarët nuk duan trazira tha Godo. Ai nënvizoi se, Rama ka dështuar dhe duhet të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste dhe të bëhet riorganizimi i opozitës. Politikani i urtë Godo tha se, ata që organizuan këtë ngjarje synon marrjen e pushtetit. Nga ana tjetër, ai tha se dëmi dhe kosto e këtyre ngjarjeve duhet të bien vetëm mbi PS-në. "Me ngjarjen e sotme, dëmtohet imazhi i Shqipërisë. Dëmton ekonominë, frenon investimet", ka deklaruar Godo. Duke folur për Policinë e Shteti dhe deklaroi se, Policia ka duruar mbi 4 orë gjuajtjet me gurë. "Policia jonë ka duruar më shumë se çdo polici në vende të tjera në raste të tilla. Duhet përshëndetur veprimi i Policisë", tha Godo. Ai tha se, protesta u bë me tendencë për të thyer policinë. Lidhur me deklaratën e Ramës se do të vijojë protestat, Godo tha se, Rama duhet të kthejë kokën për të parë se çfarë ka bërë. Godo propozoi që opozita të riorganizohet dhe të jetë më serioze dhe të punojë më mirë.





    LDK beson se Shqipëria do të ruajë e avancojë demokracinë

    Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi ka ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e sotme në Tiranë, deklaroi se dënon veprimet e dhunshme, duke besuar thellë se të gjitha çëshjet duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut politik. "Ngjarja e sotme në Tiranë dëmton rëndë demokracinë në Shqipëri, dëmton imazhin e saj dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian", theksohet në deklaratën e djeshme të LDK-së. Lidhja Demokratike e Kosovës bën thirrje që palët të zgjidhin çëshjet me anën e dialogut politik dhe të distancohen nga veprimet e dhunshme. Në deklaratë theksohet se, "Lidhja Demokratike e Kosovës beson thellë në vullnetin e forcave politike në Shqipëri, që vendi të ruajë e të avancojë demokracinë". Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh keqardhjen më të thellë për jetët e humbura sot dhe bën thirrje për qetësi.





    PDU: Opozita t'i kthehet rrugës së arsyes

    PDU shpreh keqardhjen e thellë që demonstrata e sotme e opozitës përfundoi në viktima të pafajshme. "Autoritetet përgjegjëse për rendin publik, duhet patjetër të gjejnë përgjegjësit për shkallëzimin e dhunës në nivele të tilla. Ne shprehim dhimbjen familjeve të viktimave në këtë moment të rëndë. Shqipëria në kushtet e sotme nuk ka nevojë për konfliktualitet politik, që të arrijë në këto nivele, duke dalë jashtë institucioneve. Shoqëria jonë, klasa politike në shekullin e 21-të e ka potencialin për zgjidhjen paqësore të konflikteve politike. Kombit tonë, shtetit shqiptar nuk i duhet një konfliktualitet i tillë, që të reflektojë negativisht në imazhin tonë, në proceset tona integruese.

    Ne i bëjmë thirrje palëve që në emër të respektit ndaj viktimave, të ruajtjes së imazhit tonë kombëtar, të ruajtjes së ritmeve të integrimit, të përparimit tonë si shoqëri, si shtet, që t'i kthehen rrugës së arsyes. Ne i vlerësojmë thirrjet e Departamentit të Shtetit, BE, Presidentit të Republikës për qetësi, dhe nga cilado palë që të vijnë ato", thuhet në deklaratën për shtyp të PDU.

  10. #60
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    Demonstrata, 4 ore dhune, shkaterrime dhe viktima

    Protestuesit e mbledhur ne Tirane, te thirrur nga opozita, kane sulmuar dhunshem policine qe kishte rrethuar kryeministrine, rreth ores 13:35. Grumbullimi me pankarta e thirrje te hedhura nisi nga sheshi "Skenderbej" dhe me tej ne bulevard, qe ne oren 13:00. Pas mesymjes se pare dhe shkembimit me tabela shkopinj dhe gure, ka ardhur pergjigjja e policise, FNSH-te, qe kane reaguar me shkopinj gome. Ka pasur te lenduar nga te dy palet, por shfaqja e nje njeriu me koken e gjakosur ka shkaktuar rritim te metejshem. Duke kuptuar egersine e demonstruesve, kreret e policise kane marre urdher terheqjeje rreth ores 14:00, ndersa disa efektive u goditen me gure. Jane perdorur vetem tymse gazlotsjelles dhe makina te blinduara me uje ne presion. Por kjo nuk ka shpetuar dy makina policie dhe nje private qe te digjen, kurse nje "lume guresh" ka vershuar ndaj policeve ne largim. Por megjithese efektivet u terhoqen, turma nuk ka mesyre ne kryeministri, edhe pse rruga ishte e lire rreth ores 14:15. Kane qene te pakten 30 persona te caktuar per monitorimin e demonstruesve, per t'i kontrolluar te mos tejkalojne dhunen, por vetem te perdorin gure dhe shkopinj. Prania e disa deputeteve, si Eduart Shalsi dhe Sajmir Tahiri, i ka ndryshuar rrjedhen protestes, duke bere qe edhe demonstruesit me paqesore te mblidheshin para Kryeministrise me thirrje kunder qeverise dhe kryeministrit Sali Berisha. Por as keta deputete nuk e kane kontrolluar dot turmen rreth ores 14:30, megjithese nuk eshte kaluar gardhi i institucionit, i monitoruar nga forcat speciale te policise. Per nje moment u duk sikur demonstruesit u larguan, por i kane rene perqark institucionit, nga pjesa e pasme, ndersa vazhdonin te kthenin permbys makinat dhe t'u vinin flaken. Ka qene nje autoveture luksoze tip "Audi", nje veture e vogel dhe nje fuoristrade me ngjyre te bardhe me targa "Policia". Vazhdimisht jane hedhur gure e thirrje per grumbullim para kryeministrise per 10 minuta. Nga ora 15:00 ka pasur nje terheqje te perkohshme dhe turma eshte perqendruar para kryeministrise. Por hera pas here persona te ndryshem tentonin te kalonin gardhin dhe hidhnin thirrje te ndryshme. Me tej eshte djegur nje tjeter makine para Piramides, ngjitur me kryeministrine. Jane hedhur vazhdimisht gure dhe ka pasur disa te lenduar. Para kryeministrise protestuesit pak nga pak kane rritur shkallen e sulmit, ndersa kane djegur palmen dhe nje nga lulet dekorative. Po keshtu flaka u eshte vene makinave afer kangjellave te kryeministrise. Policia ka nderhyre per te vendosur rendin dhe qetesine nga ora 15:30, por serish turma eshte tensionuar duke sulmuar po dhunshem. Rreth ores 16:00 ka shperthyer dera e kryeministrise dhe jane shkembyer te shtena te ndryshme. Disa te plagosur jane nxjerre nga bulevardi te plagosur dhe transportuar per ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Disa prej tyre dukeshin ne gjendje te rende, kurse nga krahu tjeter deklaroheshin edhe police te plagosur rende. Pas ores 16:00 situata eshte tensionuar me tej, megjithese protestuesit nuk e kalonin gardhin e policise, kane qene forcat e Gardes qe siguruan rrethimin e institucionit. Por gjithcka ka dale jashte kontrollit rreth ores 16:20, kur ka pasur edhe deklarata publike per te vrare. Ka qene kreu i deges se PS-se se Tiranes, ish-Zevendesdrejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit dhe drejtori i policise se kryeqytetit, qe ka deklaruar ashper se qeveria dhe forcat e policise e Gardes kishin vrare njerez. Sipas tij te pakten 3 persona kishin mbetur te vdekur dhe u derguan ne spital, ndersa e quajti te paprecedente situaten, duke i hedhur pergjegjesine qeverise. Pas kesaj deklarate turmat jane shtuar me sulmet e tyre duke u afruar te dera kryesore. Nje makine eshte perdorur per t'u vendosur te dera kryesore si barikade. Kurse sulmet me gure nuk jane nderprere per asnje moment. Rreth ores 16:35 ka dale ne nje deklarate publike per mediat kreu i Partise Socialiste Edi Rama, qe ka akuzuar "pushtetin per kete situate". Ne momentin qe Rama fliste per shtypin, nga ana tjeter demonstruesit nuk pushonin se leshuari gure drejt kryeministrise dhe forcave policore. Ne oren 16:40 ka pasur grumbullim te turmes para deres kryesore te institucionit, ku qendronin forca te shumta policie ne gardh. Ne keto momente ka pushuar vershimi i gureve dhe ka pasur thirrje paqesore mes paleve. Pese minuta me vone turma terhiqet nga dera kryesore per disa metra. Rreth ores 16:50 konfirmohet viktima e pare ne Spitalin Ushtarak, i qelluar nga pas, por nuk u be e ditur nese ishte qelluar me mjete te forta apo arme. Pese minuta me vone, Edi Rama perfundon komunikimin me mediat, duke bere thirrjen e fundit per qetesi. Ne oren 16:55 Presidenca reagon me deklaraten e Presidentit te Republikes, Bamir Topi, qe bente thirrje per qetesi, siguri per jeten dhe stabilitet. Pas 15 minutash situata eshte qetesuar perfundimisht dhe forcat gardh te policise qendronin 10 metra perballe demonstruesve. Po ne kete moment, nga Spitali Ushtarak, shefi i urgjences, Sajmir Koceku konfirmoi dy viktima. Identifikoi nje prej tyre, Ziver Veizaj, 60-vjec, nga Gjirokastra, ndersa nje tjeter i paidentifikuar. Behet me dije se kane pasur plage me mjete te forta ne koke dhe arme zjarri. Por kur mendohej se gjithcka u qetesua, ne 17:15 situata tensionohet serish, shkembehen gure dhe shkopinj gome. Policia pastron Bulevardin para kryeministrise dhe ndalon disa nga te dyshuarit. Ne oren 17:25 Ministria e Brendshme deklaron se 10 police u plagosen rende dhe mbi 100 te tjere u lenduan nga demonstrata. Per 15 minuta forcat e rendit kane vepruar ne Bulevard duke kryer arrestime te shumta te demonstruesve. Rreth ores 17:30 kane dale blindat e forcave speciale ne bulevard, te shoqeruara dhe nga mjete te tjera. Me ne fund situata mund te thuhet se eshte qetesuar plotesisht, turmat jane larguar perfundimisht, kurse policia ka marre ne dore kontrollin. Rreth ores 17:41 konfirmohet edhe vdekja e personit te trete ne demonstrate. Nuk konfirmohet shkaku i vdekjeve te tyre, nese jane sulmuar me sende te forta apo arme. Flitet dhe per 3 te tjere te plagosur rende. Pese minuta me pas shfaqen deputetet e Partise Socialiste dhe perfaqesues te partive opozitare ne bulevard. Prezenca e tyre vihet re ne zonen e dy kullave, pak metra larg kryeministrise. Ne oren 17:50 ne bulevard levizin vetem forca policie dhe persona qe levizin me bicikleta dhe pak kembesore. Nuk lejohen mjete te tjera motorike. Shoqerime te shumta te personave te dyshuar nga ana e policise. Rreth ores 18:00 pothuajse te gjitha mediat nderkombetare prestigjioze i kane kushtuar vend demonstrates ne Tirane, duke dhene pasojat dhe viktimat. Ora 18:00, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama del per here te dyte ne konference per mediat, ku konfirmon vdekjen e tre demonstruesve, qe ai i cilesoi te vrare nga forcat e policise. Ora 18:10, eksperte te prokurorise mberrijne ne Spitalin Ushtarak per te nisur hetimet e para per viktimat e demonstrates. Ne spital edhe disa deputete socialiste. Ora 18:15, ambasadat e huaja dalin me deklarate te perbashket per shtyp, protesta cilesohet jo paqesore. Ne 18:30 bulevardi patrullohet i gjithi me efektive, largohen perfundimisht protestuesit. Lajmerohet dalja e kryeministrit ne konference me 19:30 te mbremjes.

    KJ

Faqja 6 prej 29 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •