Rama: Dite zie dhe do t'i rikthehemi demonstratave
Qamil Xhani
Rreth tre ore pas nisjes se perplasjes mes demonstruesve dhe policise perballe kryeministrise, Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka bere apel per qetesi dhe vetepermbajte nga ana e demonstruesve. Ne tre deklaratat te dhena pasdite, Rama thene se demonstruesit ishin paqesore dhe se u provokua ne menyre te pashembullt nga ana e policise. "Nje koalicion turpi, qe lyen duart me gjak shqiptaresh te pafajshem", akuzoi Rama. Kreu i PS-se e shpalli diten e sotme dite zie dhe deklaroi se protestat do te vijojne. "Do ta vazhdojme betejen pa dhune, pa arme dhe pa skenar si ky i sotmi qe shkaktoi vdekjen e tre personave te pafajshem. Shqiperia eshte atdheu yne dhe ne kete atdhe ne pranojme te bashkejetojme me kedo, por refuzojme te trajtohemi si nje popull qe nuk ka liri dhe te drejta. Jo per ta marre pushtetin me dhune, por mos te lejojme qe dhuna e pushtetit ta zhyse vendin gjithnje e me keq". Duke shprehur solidaritetin dhe ngushellimet per humbjen e jetes se njerezve, Rama u shpreh se situata ka dale jashte kontrollit dhe se qytetaret jane me vendosur. "Jemi akoma me te vendosur dhe akoma me te bindur se zgjidhja eshte e qarte, o nje Shqiperi e lire per te gjithe, o nje popull i barbarizuar deri ne piken qe na demonstroi sot me sjelljen e vet", tha dje kryetari i PS-se, Edi Rama. Kreu i PS-se u shpreh se sjellja e policise ishte e pashembullt. Te njeren deklarate per vazhdimin e protestave, Rama e ka bere dhe gjate vizites ne Spitalin Ushtarak ku ka pare nga afer gjendjen e te plagosur. "Ose nje Shqiperi e dhunuar dhe e nenshtruar forcerisht nga kusare dhe matrapaze qe kerkojne te quhen qeveria e Shqiperise dhe nuk jane ne gjendje te perballen me asnje sfide dhe detyrim qe ka nje qeveri ne nje vend normal, ose nje Shqiperi e lire, ku cdo njeri i zakonshem ku cdo njeri te kete lirine dhe te drejten qe te degjohet", u shpreh kreu i PS-se, sipas tij mazhoranca "nuk ka asnje gjase qe ta nenshtroje kete popull dhe njerezit". Rama ka folur dhe per ate qe e cilesoi si provokim te protestuesve nga ana e policise dhe per humbjen e jetes se tre personave. "Me trishtimin e thelle per humbjen e jeteve teresisht te pafajshme, per shkak te nje pushteti teresisht te verbuar nga ethet per te qendruar teresisht ne kembe, Shqiperia mbare po e sheh sjelljen barbare te forcave policore", tha dje Rama. Ne deklaraten e tij, Rama ka theksuar se protestuesit jo vetem jane provokuar nga ana e policia, por kjo e fundit ka hyre edhe ne mjedise private. "Shqiperia mbare po e sheh sjelljen barbare te forcave policore qe pas perpjekjeve intensive te te gjitheve ne, per te qetesuar kedo qe mund te qetesonim, u leshuan mbi ata qe qetesisht po largoheshin dhe mbi qytetaret te pafajshem duke mesyre deri ne mjedise private perballe godines se atij qe quhet sot kryeminister i Shqiperise, dhe perfaqesuesi i nje koalicioni turpi qe lyen duart me gjak shqiptaresh te pafajshem", tha dje Rama. Ai tha se behej fjale per nje demonstrate paqesore me mbi 300 mije persona. "Menyra sesi u provokua nje demonstrate paqesore dhe sesi u goditen, pa zene ende vend ne bulevard demonstrues qe kishin pankarta ne dore, eshte menyra me te cilen Saliu, koalicioni i turpit, regjimi i kusarise dhe matrapazllekut na tregoi as me shume e as me pak, por drejtesine e rruges tone, drejtesine e perpjekjes tone dhe gjithe kesaj rruge qe sot kulmoi me nje demonstrate te kthyer ne tragjedi nga nje pushtet i rrezuar moralisht", tha dje Rama. Kreu i PS-se ka bere apel dhe per gjetjen e nje zgjidhje politike duke kerkuar qe t'i jap zgjidhje situates politike ne vend. "Thirrja ime per te ashtuquajturin kryeminister, eshte ai me shume se te tjeter te mos thellohet ne rrugen qorre, ku ka treguar gjate gjithe kesaj periudhe dhe e tregoi sot me shume se cdo dite tjeter se e ka futur vendin dhe shoqerine. Por te kuptoj se sot eshte dita per zgjidhje. Per zgjidhjen e domosdoshme per te miren e gjithe shqiptareve", tha dje Rama. Nderkohe qe Rama ka kerkuar hetim te plote. "E mirepres edhe ndjekjen penale, por nderkohe i bej apel Presidentit dhe Prokurores se Pergjithshme, qe te garantohen provat dhe te hetohet me pavaresi kushtetuese dhe imtesi profesionale cdo vrasje kriminale dhe te mos vonohen me hetimet per gjera, qe populli i ka pare dhe degjuar", tha ai.
KJ
Krijoni Kontakt