Demonstruesit përleshen me policinë. Tension tek dera e kryeministrisë
UPDATE- Tension dhe kaos para kryeministrise. Pas nje qetesimi qe ka zgjatur fare pak, situata eshte perkeqesuar ne maksimum.
Eshte rikthyer perleshja mes demonstruesve dhe policise, e cila ka reaguar serish ndaj tyre. Dera e kryeministrise eshte e hapur, nderkohe qe demonstruesit jane drejtuar drejt godines.
Degjohen te shtena te shumta, qe flitet se jane me plumba gome, nderkohe qe protestuesit vazhdojne te qellojne me gur drejt kryeministrise.
Pak pas nisjes se protestes, deklaruar se do te ishte krejt paqesore, radha e pare e protestuesve ka qelluar me parrulla, gure, fruta e cadra forcat e policise, te cilat kane reaguar duke perdorur gaz lotsjelles dhe granata tymuese.
Pasi situata eshte acaruar, policia ka reaguar duke vene ne perdorim makinat qe bejne shperndarjen me uje te protestuesve.
Sipas te dhenave paraprake raportohet per te lenduar mes demonstruesve dhe efektiveve te policise, se paku deri ne 15 vete, qe jane transporttuar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.
Demonstruesit, pasi jane shperndare nga policia kane permbysur, e shkaterruar disa makina perreth piramides, te cilave me pas i kane vene flaken.
Re tymi kane mbuluar gjithe zonen, ca nga gazi lotsjelles e ca nga zjarri qe u eshte vene automjeteve nga ana e protestuesve.
Nis demonstrata
Te ardhur nga rrethe te ndryshme dhe nga kryeqyteti, ata u grumbulluan fillimisht ne pikat e percaktuara ne rruget e Tiranes, e me tej vazhduan rrugetimin drejt bulevardit kryesor dhe kryeministrise.
Me parrulla ne duar "Qeveria juaj ka rëne", "O Sali, o hajdut", "Zhduku, qeveri e korrupsionit", e te tjere dhe shoqeruar me thirrje kunder qeverise, demonstruesit kane nisur marshimin e tyre per t'u stacionuar para godines se qeverise.
Nderkohe qe pak orë para nisjes së demonstrates se opozitës, forca të shumta policia janë angazhuar përreth selise se kryeministrise.
Rreth ores 11.30 kordone me efektive te policise te pajisur me mjetet mbrojtese jane vendosur ne bulevardin para hyrjes se kryeministrise dhe ne pjesen e piramides.
Organizatorët njoftuan se demonstrata që synon largimin e qeverisë së Berishës dhe jo marrjen e pushtetit me dhunë, por me votë, nis në të gjitha rrugët e Tiranës për t’u mbledhur më pas të gjithë bashkë në qendër.
Itinerari ishte stacioni i Trenit-bulevardi “Zogu i parë”, Zogu i Zi-rruga e “Durrësit”, 21 dhjetori-rruga e “Kavajës”, pallati me shigjeta-Unazë dhe filologjiku-rruga e “Elbasanit”.
Më pas të gjithë bashkë u grumbulluan në qendër. Vetë kreu i PS-së ka njoftuar se nuk do të jetë një demonstratë me fjalime, kështu që nuk pritet të ketë as podium e as foni, ndonëse nuk përjashtohen thirrjet kundër qeverisë dhe mesazhe të tjera përmes megafonit nga demonstruesit.
Ndërkaq policia ka njoftuar marrjen e masave, angazhim të shumtë të forcave policore, rreth 3 mije efektive, për garantimin e një demonstrate të qetë dhe apelon për zbatimin e ligjit. Eshte njoftuar gjithashtu se shume prej rrugeve do te jene te bllokuara ne kohen e demonstrates, nderkohe qe policia ka montuar sistem kamerash per te bere monitorimin e situates. Vetë ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, një ditë më parë theksoi se kush shkel ligjin do të përballet me të.
Panorama
Krijoni Kontakt