SHBA, Ramės: Nxitja e dhunės, e papranueshme! Shqiptarėt nuk e meritojnė
Ambasada amerikane ka reaguar prerazi kundėr deklaratės sė dy ditėve mė parė tė kryetarit tė Partisė Socialiste Edi Rama se situata mund tė dalė jashtė kontrollit tė opozitės. Nė njė deklaratė pėr mediat, selia diplomatike nė rrugėn e Elbasanit shprehet se kjo gjuhė ėshtė e papranueshme. Deklarata ėshtė aq e qartė saqė nuk ka nevojė pėr koment. Deklarata e plotė vijon si mė poshtė:
Ambasada e SHBA Nxit Qė Demonstratat tė Jenė Paqėsore
Ambasada e Shteteve tė Bashkuara mbėshtet plotėsisht tė drejtėn pėr lirinė e shprehjes dhe grumbullimit pėr tė gjithė popullin e Shqipėrisė. Nė njė shoqėri demokratike si Shqipėria, ėshtė e rėndėsishme qė shprehje tė tilla tė jenė paqėsore dhe konstruktive. Respektimi i institucioneve, sundimit tė ligjit, dhe tė drejtave tė tė tjerėve duhet tė zbatohen gjatė tė gjitha tubimeve e demonstratave.
Ditėt e fundit, retorika dhe gjuha e disa udhėheqėsve politikė kanė marrė njė ton qė sugjeron mbėshtetje pėr akte ērregulluese dhe tė dėmshme e sjellje tė papėrshtatshme. Kjo gjuhė ėshtė e papranueshme.
Pėrdorimi i retorikės provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonjė forme dhune ėshtė nė dėm tė popullit tė Shqipėrisė. Populli shqiptar meriton mė mirė se kaq. Ai ka punuar me seriozitet dhe durim drejt pėrmbushjes sė reformave pėr tė cilat ka nevojė urgjente dhe pėrparimin e vendit tė tyre e pėrmbushjen e aspiratave tė tyre demokratike.
Vlerėsojmė sjelljen profesionale qė policia e shtetit ka ushtruar nė mėnyrė konseguente nė pėrmbushje tė pėrgjegjėsive tė tyre gjatė demonstratave tė kaluara. Presim qė i njėjti nivel profesionalizmi tė demonstrohet nė protestėn e planifikuar pėr ditėn e premte, mė 21 janar
http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=14697
Krijoni Kontakt