Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 49
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Apsulutisht nuk do te jet problem per PDK-ne perzgjedhja e ministrave fare, ose ka PDK kuadro per ministra sa qe te gjitha partite se bashku nuk ju afrohen.

    Nuk behet kiameti nese ne perberje te qeverise nuk eshte Fatmir Lima, apo Azem Syla, edhe nese nuk do te jen keta te dyte do vazhdojne te kontribuojne per qeverine dhe PDK, ndersa beteja me drejtesine e eulex-it eshte krejt ndryshe dhe dicka qe nuk reflekton brenda partise.

    tung
    Po qfar problemi kur nuk ki qare,as kjameti nuk bahet ,kjo po bahet per te mir te kosoves,e per drejtesin e eulexit ata vendosin vet,nuk besoi qe kan me mbet vetem me keta karamfilat e lartpermendur

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2009
    Postime
    220
    Fatmir limaj minister i drejtesis ne kete qeveri,e jo ma ne ministrin e transportit...
    dhe e di se shume njerezve kjo nuk ju pelqen as pak,,,,po amerikanet dhe thaqi zotin limaj e deshirojen ta udheheq nje ministri me peshe sot ne shtetin me te ri ne kosove....

    Ministeri i ekonomis dhe financave eshte tanima zoti Bdri Hamza ,minister i punve te mbrendeshme Behar selimi dhe keshtu me radhe Thaqi Kryminister edhe per 4 vitet e ardheshme ..............

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2009
    Postime
    220
    Thaqi Kryminister i Kosoves edhe per kater vite,,,Limaj Minister i Drejtesis,,,Minister i arsimit enver hoxha,,minister iu ekonomis Bedri Hamza,,kures ahmet shala Guvernator i Bankes qendrore te kosoves..
    President i kosoves sipas gjitha gjasave do te jete blerim shala nga aak.... dhe te tjeret kupa kry kuvendar edhe nja kater vite te kosoves

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Nuk eshte ashtu hiq o lum drenica
    Qdo politikan qe etiketohet per korrupcion ne vendet normale ik nga politika deri sa te merret nje vendim nga drejtesia,e keta tanet ne krim deri ne fyt e po presin me shku me i lidh para femijve te vet marri
    ne asnje vend normal politikanet nuk e etiketoin njeri tjetrin me hajn,kriminel etj ,pa vendim gjykate askush nuk mund te quhet kriminel.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Krasniqi: Dell nuk ka folur vetëm për PDK-në


    Nga Express më 17 janar 2011 në ora 16:07

    Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të vendit, Jakup Krasniqi ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeverisje me njerëz që kanë kapacitete intelektuale, njerëzore dhe që i kryejnë me përgjegjësi detyrat që i kanë marr nga qytetarët e vendit. Duke komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan, Christopher Dell, se në qeverisjen e ardhshme nuk duhet të jenë njerëzit, të cilët kanë qenë të dënuar, ose janë në pritje të vendimeve nga gjykata, Krasniqi ka thënë se Dell nuk ka folur vetëm për PDK-në.

    Ai këto komente i bëri të hënën pasi mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Drejtësisë në Kosovë.

    I pyetur nga mediat rreth deklaratave të ambasadorit amerikan Dell, Krasniqi ka thënë se vlerëson dhe çmon çdo njeri të politikës dhe të diplomacisë që jep kontribut në zhvillimin e proceseve në Kosovë dhe ka shtuar se Kosovës më shumë se kurrë i duhen institucione të përgjegjshme, institucione që kanë kapacitete politike, intelektuale dhe njerëzore për t’i kryer detyrat me përgjegjësi.

    “Nuk është mirë të bimë në emra, atë që e ka dhënë ambasadori Dell. Ambasadori Dell ka folur për gjithë politikën në Kosovë dhe Qeveria nuk do të jetë vetëm nga Partia Demokratike, por do të jetë edhe nga partitë e tjera të koalicionit. Megjithatë ne kemi parasysh se qeverisja, sidomos në kohën cilën jemi, kërkon edhe figura të reja, edhe figura që natyrisht ligji nuk e ka thënë fjalën e vet”, ka theksuar Krasniqi, siç transmeton Kosovapress.

    Për më tepër ai ka shtuar se qytetarët e vendit kërkojnë një qeveri të përgjegjshme, ndërsa në lidhje me njerëzit që kanë duar të pastra apo jo, Krasniqi ka shtuar se institucionet e tjera janë ato që i përcaktojnë se kush i ka duart e pastra.

    “Gjithë subjektet politike dhe qytetarët e Kosovës kërkojnë një qeveri të përgjegjshme. Natyrisht ne në politikë nuk mund t’i përcaktojmë duart e pastra, apo të papastra, janë institucionet tjera ato që përcaktojnë duart e pastra, apo papastra. Por Kosovës i duhet një qeverisje stabile dhe qeveri e përgjegjshme”, është shprehur ai.

    Ndërsa në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në seancën e Parlamentit të Evropës, diskutohet raporti i Dik Martit, Krasniqi ka thënë se delegacioni i Kosovës do të jetë prezent atje.

    “Presim që të dielën është dita e fundit që niveli më i lartë i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të merr vendim që të jetë prezent ose jo delegacioni i Kosovës, megjithatë ne do të jemi pa marr parasysh si zhvillohen këto bisedime, delegacioni i Kosovës do të jetë”, ka theksuar Krasniqi.

    Pritet që në këtë seancë të jenë prezent anëtarët e Kryesisë së Kuvendit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Dell e Thaçi darkuan së bashku
    18-01-2011 13:08 CET

    Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje më të mirë në prag të formimit të Qeverisë së re, kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi dhe ambasadori amerikan Christofer Dell kanë darkuar mbrëmë në një restorant, në periferi të Prishtinës.

    Siç raporton Klan Kosova, brenda në takim ishte edhe Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piether Feith, por ai nuk u pa nga kamera, raporton Telegrafi.

    Dell, ambasador i SHBA-së në Kosovë e cilësojë këtë si një darkë që tregon gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

    “Është hera e parë që kisha rastin ta takojë kryeministrin që nga ndërrimi i motmoteve. Kjo me qëllim të vazhdojmë bashkëpunimin që e kemi pasur më parë”, është shprehur Dell.

    Por, ai nuk dha përgjigje nëse është diskutuar edhe çështja se cilat personalitete nuk janë të përshtatshëm për tu bërë pjesë e qeverisë së ardhshme. “Në një darkë shoqërore nuk bëhen komente të tilla”, tha Dell.

    Për dallim nga Dell, Thaçi nuk shprehi interesim për të folur para kamerës.

    Ky është takimi i parë i dy zyrtarëve, pasi ambasadori amerikan porositi që qeveria e ardhshme të jetë me duar të pastra, pa njerëz që kanë dosje dhe janë nën hetime.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    A u formu qeveria apo ende nuk esht mush numri i minoritareve ?!

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    ne asnje vend normal politikanet nuk e etiketoin njeri tjetrin me hajn,kriminel etj ,pa vendim gjykate askush nuk mund te quhet kriminel.
    Sepse nuk jan hajna ne vendet normale,kurse ketu te ne mos me i than hajn i mbetet hatri,po ti kish vra ndergjegjeja qe po etiketohen ju kishin drejtu drejtesis per etiketime,por keta e dijn se qfare jan.
    Edhe perendimoret qe kerkoin nje qeveri te paster,nuk jan budallenje,sepse nuk ka shume rendesi ne politik je apo nuk fajtor,ne momentin qe etiketohesh,e aq me keq hetohesh kontrollohesh aty me nuk di qfar pret e nuk shkon vet ne dubrav e me kerku me ja hap deren me u fut mrena deri sa drejtesia ta thot fjalen evet.
    Juridikisht krimineli me i madhi nuk eshte fajtor deri sa gjygji ta jap verdiktin kete te gjith po e dijm,por edhe para ketij verdikti ka diqka qe quhet i dyshuar dhe si i dyshuar ndiqesh deri ne nje gjykim,por te jesh udheheqes i popullit dhe te kete akuza ketu nuk me qfar te diskutohet,sepse keta njerz nuk jan njerz qe e len kosoven keq,perkundrazi vetem e shliroin nga kjo katrahur qe e kan kriju

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Krasniqi: Dell nuk ka folur vetëm për PDK-në


    Nga Express më 17 janar 2011 në ora 16:07

    Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të vendit, Jakup Krasniqi ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeverisje me njerëz që kanë kapacitete intelektuale, njerëzore dhe që i kryejnë me përgjegjësi detyrat që i kanë marr nga qytetarët e vendit. Duke komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan, Christopher Dell, se në qeverisjen e ardhshme nuk duhet të jenë njerëzit, të cilët kanë qenë të dënuar, ose janë në pritje të vendimeve nga gjykata, Krasniqi ka thënë se Dell nuk ka folur vetëm për PDK-në.

    Ai këto komente i bëri të hënën pasi mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Drejtësisë në Kosovë.

    I pyetur nga mediat rreth deklaratave të ambasadorit amerikan Dell, Krasniqi ka thënë se vlerëson dhe çmon çdo njeri të politikës dhe të diplomacisë që jep kontribut në zhvillimin e proceseve në Kosovë dhe ka shtuar se Kosovës më shumë se kurrë i duhen institucione të përgjegjshme, institucione që kanë kapacitete politike, intelektuale dhe njerëzore për t’i kryer detyrat me përgjegjësi.

    “Nuk është mirë të bimë në emra, atë që e ka dhënë ambasadori Dell. Ambasadori Dell ka folur për gjithë politikën në Kosovë dhe Qeveria nuk do të jetë vetëm nga Partia Demokratike, por do të jetë edhe nga partitë e tjera të koalicionit. Megjithatë ne kemi parasysh se qeverisja, sidomos në kohën cilën jemi, kërkon edhe figura të reja, edhe figura që natyrisht ligji nuk e ka thënë fjalën e vet”, ka theksuar Krasniqi, siç transmeton Kosovapress.

    Për më tepër ai ka shtuar se qytetarët e vendit kërkojnë një qeveri të përgjegjshme, ndërsa në lidhje me njerëzit që kanë duar të pastra apo jo, Krasniqi ka shtuar se institucionet e tjera janë ato që i përcaktojnë se kush i ka duart e pastra.

    “Gjithë subjektet politike dhe qytetarët e Kosovës kërkojnë një qeveri të përgjegjshme. Natyrisht ne në politikë nuk mund t’i përcaktojmë duart e pastra, apo të papastra, janë institucionet tjera ato që përcaktojnë duart e pastra, apo papastra. Por Kosovës i duhet një qeverisje stabile dhe qeveri e përgjegjshme”, është shprehur ai.

    Ndërsa në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në seancën e Parlamentit të Evropës, diskutohet raporti i Dik Martit, Krasniqi ka thënë se delegacioni i Kosovës do të jetë prezent atje.

    “Presim që të dielën është dita e fundit që niveli më i lartë i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të merr vendim që të jetë prezent ose jo delegacioni i Kosovës, megjithatë ne do të jemi pa marr parasysh si zhvillohen këto bisedime, delegacioni i Kosovës do të jetë”, ka theksuar Krasniqi.

    Pritet që në këtë seancë të jenë prezent anëtarët e Kryesisë së Kuvendit.
    Jo per nanen e stanimirit ka fol,hajt se e din kupa mir po ai i shkreti po munohet me la *** me shurr po nuk behet kjo pune

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ka indikacione shumë të qëndrueshme se njëri nga të shantazhuarit e Serbisë është edhe Albin Kurti që udhëheqë "vetëvendosjen"



    20.02.2007, 22:28:00

    Ka indikacione shumë të qëndrueshme se njëri nga të shantazhuarit e Serbisë është edhe Albin Kurti që udhëheqë "vetëvendosjen".Shkak i këtij shantazhimi është edhe i gjithë aktiviteti anti-Kosovë që po bënë Albin Kurti me lëvizjen e tij"

    Këto fjalë janë thënë publikisht para demonstratave të 10 shkurtit.Personi që ka deklaruar këtë nuk është ndonjë anonimus politik,përkundrazi është njeriu i cili qëndron në ballë të të gjitha proceseve pozitive të Kosovës.

    Unë qëmoti kam dyshuar në të gjitha aktivitetet "patriotike" të Albinit.Edhe para kësaj deklarate. Pse?

    Pikësëpari,vetëdorzimi i tij te serbët gjatë luftës ka qenë i dyshimtë.
    Ai ka pasur dy mundësi.Të ikën në Bllacë sikur shokët e tij që i ka përreth "Vetëvendosjes" ose të dal në mal.T'i bashkohet UÇK-së.
    Nuk e ka bërë as njërën as tjetren. Nejse punë e tij kjo.

    Po në burg pse i ka pasur të gjitha ato privilegje?!!
    Kur me mijëra shqiptarë,edhe ata të rrëmbyer sikurse Albini,vriteshin,masakroheshin e humbnin pa gjurmë nëpër burgjet serbe,Albinit jo që nuk i ka ndodhur asnjëra nga këto të këqija,por
    Albin Kurtit i është bërë privilegji më i madh i mundshëm që do të mund t'i bëhej një të burgosuri politik;
    Nga qelia e burgu të Pozharevacit i është dhënë mundësia që të organizoj konferencë me gazetarë të botës!!!

    Cilat kanë mundur të jenë qëllimet e shërbimit sekret serb,që ndërmorrën hapin më të paimagjinueshëm për një regjim diktatorial,organizimin e një konference për gazetarë për një të burgosur politik shqiptar?
    Sipas mendimit tim,dy kanë qenë qëllimet e këtij aksioni serb.

    E para,me këtë konferencë,kanë dashur t'i dërgojnë një mesazh të qartë botës se regjimi serb është shumë demokratik e që Albini sikur vërtetë të ishte nj patriot nuk do të duhej assesi që të kontribuonte në përmirsimin e imazhit të keq serb.

    Dhe qëllimi i dytë i shërbimit sekret serb ka qenë;Krijimi i një HEROI TË RI për kosovarë. Një zëvendësim të Ibrahim Rugovës.Pasi që Rugova llogaritej i vdekur politikisht,duke menduar se e kishin djegur autoritetin e tij gjatë bombardimeve të NATO-s.
    Rrethanë favorizese për serbët që edukimi i dobët i kosovarëve,papjekuria mentale dhe naiviteti i popullit të cilët jo që nuk e akuzuan për tradhti Rugovën,por për çudi të gjithë botës,e pritën si një hero kur u kthye në Kosovë!!!
    Dhe përderisa Rugova kishte autoritetin e madh në Kosovë,fitonte zgjedhjet e njëpasnjëshme.Serbia nuk kishte nevojë për xhokerët tjerë.
    Ata ishin "the slipers"-at e Sërbimit sekret serb.Ishin të përgjumurit të cilët do të ngriheshin,veç kur ta kërkonte nevoja.
    Të gjitha punët e ndyra,kundër Kosovës bëheshin në mënyre "institucionale" përmes Rugovës dhe bashkpunëtorëve të tij.

    p.sh të gjithë e pranojmë se dëmet më të mëdha vendit pas luftës i janë shkaktuar prej trazirave të marsit.Ku brenda 48 orësh,ndrroj imazhi i Kosovës dhe i shqiptarëve në përgjithësi. Ndryshoi imazhi i mrekullueshëm që kemi pasur për qindra vjet.Me qindra vjet shqiptarët kanë luftuar për lirinë e tyre edhe pse të vrarë,të djegur e dhunuar prej armiqëve të tyre,ne asnjëherë nuk kemi bërë krime kundër civilëve të pambrojtur e duarthatë.
    Këto krime denohen sot, me një koventë ndërkombtare të krijuar pas luftës së dyte botërore. Gadi asnjë ushtri nuk e përfillë këtë konventë.
    Ne e kemi pasur një kod të pashkruar që na i ka ndaluar krimet kundër popullsisë civile-KODIN MORAL,të cilin e ka qmuar e tërë bota.
    Dhe çfar bëmë ne?
    E shkërdhymë kodin tonë moral!
    Dhe kur?
    Në kohën më të papërshtashme për imazhin tonë. Sot kur të gjitha mediat botërore janë të vendosura në Kosovë.Gazetarë të radiove,televizioneve e mediave tjera të shkruara,kanë regjistruar pamjet më të tmerrshme që ka parë ndonjëherë spektatori botëror.
    Turma të pakontrolluara njerzish që vandalizojnë,djegin e shkatërrojnë çdo gjë që u del para.Vrasin një popull tjeter sepse flasin një tjetër gjuhë,u fusin flakën objekteve fetare të një feje tjetër etj,etj.
    Tash po e paguajmë haraqin,me dokumentin e Ahtisarit.

    Për publikun e thjesht botëror ne jemi ata të këqinjët,vandalët. Por kështu nuk mendojnë edhe diplomatët e tyre,njerzit që njohin shërbimin sekret serb.ata e dinë të gjithë se trazirat e 2004-s kanë qenë rezultat i një pune të mundimshme e të gjatë të shërbimit sekret serb. Të huajt edhe e dinë se cilët janë ata bashkpunëtorë të atij shërbimi.

    Sot cilindo ta pyetësh,se kush ka qenë organizator i atyre trazirave,nuk e dinë. I rrudhin krahet.Jo thonë nuk e dimë,besojmë se ishte një reagim i rastit.
    Po nëse "kthehemi" pak prapa dhe logjikojmë do të shohim dorën perfide të serbëve në këto ngjarje.

    Në natën e 11 marsit 2004,alarmohet policia në Prishtinë.Alarmi del i rrejshëm.Njerzit mendojnë; dihet kush qet bomba më 11 mars,aludojnë në ata që kanë bërë marsin e lavdishëm të 81-it.
    Situata veç fillon të ndizet.
    Disa orë më vonë,pra në mëngjesin e hershëm të 12 marsit 2004,bëhet një "tentimatentat" ndaj presidentit Rugova.I hudhet një bombë para shtëpisë së tij.Një truk shumë i thjesht,por që shitet leht te përkrahësit e presidentit.
    Simpatizuesit e tij alarmohen.Nervozohen,shajnë, shkumë u del prej goje.
    Rugova të nesermen lëshon kushtrimin;Ata deshën të më vrasin,ata që në mars kanë luftuar Serbinë,gjithmonë here me luftera e here me demonstrata.Kopeja rugoviste "e kupton" se ata janë kush tjetër pos UÇK-ja!!! Dhe e përkrahin presidentin e tyre i cili i fton në një demonstratë nën moton "Në mbojtje të presidentit".Demonstrata do të mbahet me 17 mars 2004!!! (Shihni arkivat e agjensive të lajmeve)

    Kjo është paraloja e atyre ngjarjeve të tmerrshme.Rugova edhe zyrtarisht duke ndezur masat fillon pjesën e vet të punës për shërbimin sekret serb. Kjo pra ishte detyra e Rugovës për luajtur rolin e viktimes,kjo do të mjaftonte që fteses së tij për një protestë"paqësore" me 17 mars 2004 t'i përgjegjeshin shumica e perkrahseve të tij.

    Detyren tij e kreu me sukses.Për të tjerat do të kujdesej vet shërbimi sekret serb.
    Brenda intervalit 12 mars kur "u bë atentati" mbi Rugovën dhe fillimit të trazirave me 17 mars,"krejt rastësisht" ndodhin edhe këto ngjarje;
    -Në Mitrovicë mbyten fëmijët në lumin Iber.Gazetaret raportojnë nga vendi i ngjarjes.Masat ndezen.Pritet shpërthim i situates.
    -Në Pejë vritet babai i ushtarit të UÇK-së,Avni Elezajt.Edhe Dukagjinin e pregadisin për diten e madhe.
    -Në Llapnasellë,"plagoset" një serb.Shkijet rebelohen,i bllokojnë rrugët që lidhin jugun e Kosovës.Pezmi e hidhërimi e rrëmben edhe këtë pjese të vendit.Kosova komplet është e pregaditur për diten D.Pritet veç një shkëdijë dhe ajo vie shpejt.Rugova e mbanë fjalën.Me 17 mars 2004 e nisë protestë paqesore në mes të Prishtinës.Me moton "ta mbrojmë presidentin".Turma të përkraseve të presidentit vijnë nga të gjitha anët e Kosovës.
    Turma të mjera pa ditur as vet se janë pjesë e një skenari djallzor të Rugovës në bashkpunim me shërbimin sekret serb!!!

    Dhe vazhdimin e atyre ngjarjeve e dimë. E dimë edhe përpjekjen titanike të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeministrit Bajram Rexhepi për qetësimin e masave të popullit.
    Por nuk e dimë as qe kemi dëgjuar asnjë prononcim të Rugovës dhe bashpunëtorëve tjerë të tij për të ndaluar këtë tragjedi.
    Dikush mund të thotë tamam puna që Rugova t'a kritikonte punën e vet.
    Rugova ska pase çare,pa bashkpunuar në këtë skenar të shërbimit serb,sepse ka qenë i shantazhuar.Një zot e di se sa e sa materialin komprimitues kanë serbët për të,që sikur të bëhej publik me siguri vet përkrahsit më të flaktë të tij do t'ia merrnin shpirtin,me dorë të tyne.
    Faji për këto trazira,bie mbi ata që kanë marrë pjesë.Mbi ata që shkuan gjoja të protestojnë për mbrojtje të presidentit nga UÇK-ja. Ata është dashur t'a dinë se po manipulohen!

    Tash besoj se sepaku bile po e dimë se kush paska organizuar 17-18 marsin 2004!


    Ky skenar është zbuluar menjëherë nga shërbimi i kundërzbulimit.Por ka qenë vonë,tepër vonë për të ndërmarrë diçka më shumë,përveç parandalimit të shkallëzimit të mëtutjeshëm të situatës.

    Nëse shprehemi me fjalor sportiv,kjo i bie se rezultati qe 1 me 0 për shërbimin sekret serb.

    Rugova vdiq,e hangër prroni. Tash duhet gjetë zëvendësimin.Pasi që në LDK,më nuk ka person tjeter me karizmen e Rugovës të cilit do t'i bindej populli,shërbimi sekret serb do të përdorë kartat tjera.ata që kanë një "background" pak më të pasur patriotik.

    Para do kohesh,serbët tentuan edhe njëherë t'a destabilizojnë vendin.
    U paraqiten maskat në rajonin e Dukagjinit me emblemat e AKSH-së!
    Ata kanë qenë shqiptar jo serb dhe qellimi i tyre sigurisht se ka qenë i mirë,kanë menduar që po bëjnë diçka për Kosovën. Problemi është se ata nuk e kanë ditur që shefi i tyre,është një i shantazhuar nga Serbia dhe po punon kunder shqiptarëve.
    Veç kësaj radhe,djemtë e Ushtrisë Çlirimtare nuk lejuan që t'i futet edhe njç gol Kosovës. Përmes Hashim Thaçit,ata publikisht deklaruan se e dinë nga kush organizohen këto aksione të maskave e dinë kush është i shantazhuari.Dhe prapaskena e krimit e kuptoj mesazhin.Uli bishtin dhe shpërndau ato forca paramilitare.

    Dhe derisa filluam të marrim frymë lirisht,duke i'u falenderuar Thaçit që mori një përgjegjësi qytetare dhe na hoqi një rrezik.
    Nuk shkoi shumë kohë,dhe prap filloi tentimi i shërbimit sekret serb për të shkatërruar procesin.
    Edhe kësaj radhe shërbimet e kundërzbulimit hetuan pregaditjen e atakut serb dhe reaguan që ta parandalonin. Menjëherë kur u bë publike data e organizimit të demonstratës së 10 shkurtit, Burrat që e çliruan Kosovën,prapë përmes Thaçit,lajmruan se; Duhet të kemi kujdes,mos ti bashkohemi lëvizjes"vetevendosje" sepse udhëheqësi i saj Albin Kurti është një bashkpunëtor i shërbimit sekret serb.është një i shantazhuar!

    Me gjithë organizimin perfekt të këtyre demonstratave shërbimi sekret i Sebisë e mori një kundërgoditje të ashpër,të shpresojmë se tentimet e ardhshme do të jenë edhe më të dobëta deri sa t'a zgjedhim statusin tonë.

    Dhe të jeni të bindur se sikur njerzit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së,mos të paralajmronin një gjë të tillë dita e 10 shkurtit do të ishte shumë më i përgjakshëm se marsi 2004 edhe shumë më shumë i dëmshëm për statusin tonë!

    Ky shërbim i shkijeve është sikur ata hakerat që mundohen ti sulmojnë sistemet kompjuterike dhe nuk ndalen hiq deri sa t'ia arrijnë qëllimit
    virusat që përdorin shkijet tash po i dimë,a po?
    veç sistemin antivirus Kosova e ka goxha t'mirë,e "ka ble" para do ditëve në israel:wink:...fleni dathë,popull

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •