Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 49 prej 49
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga fatmir10 Lexo Postimin
    Ka indikacione shumë të qëndrueshme se njëri nga të shantazhuarit e Serbisë është edhe Albin Kurti që udhëheqë "vetëvendosjen"



    20.02.2007, 22:28:00

    Ka indikacione shumë të qëndrueshme se njëri nga të shantazhuarit e Serbisë është edhe Albin Kurti që udhëheqë "vetëvendosjen".Shkak i këtij shantazhimi është edhe i gjithë aktiviteti anti-Kosovë që po bënë Albin Kurti me lëvizjen e tij"

    Këto fjalë janë thënë publikisht para demonstratave të 10 shkurtit.Personi që ka deklaruar këtë nuk është ndonjë anonimus politik,përkundrazi është njeriu i cili qëndron në ballë të të gjitha proceseve pozitive të Kosovës.

    Unë qëmoti kam dyshuar në të gjitha aktivitetet "patriotike" të Albinit.Edhe para kësaj deklarate. Pse?

    Pikësëpari,vetëdorzimi i tij te serbët gjatë luftës ka qenë i dyshimtë.
    Ai ka pasur dy mundësi.Të ikën në Bllacë sikur shokët e tij që i ka përreth "Vetëvendosjes" ose të dal në mal.T'i bashkohet UÇK-së.
    Nuk e ka bërë as njërën as tjetren. Nejse punë e tij kjo.

    Po në burg pse i ka pasur të gjitha ato privilegje?!!
    Kur me mijëra shqiptarë,edhe ata të rrëmbyer sikurse Albini,vriteshin,masakroheshin e humbnin pa gjurmë nëpër burgjet serbe,Albinit jo që nuk i ka ndodhur asnjëra nga këto të këqija,por
    Albin Kurtit i është bërë privilegji më i madh i mundshëm që do të mund t'i bëhej një të burgosuri politik;
    Nga qelia e burgu të Pozharevacit i është dhënë mundësia që të organizoj konferencë me gazetarë të botës!!!

    Cilat kanë mundur të jenë qëllimet e shërbimit sekret serb,që ndërmorrën hapin më të paimagjinueshëm për një regjim diktatorial,organizimin e një konference për gazetarë për një të burgosur politik shqiptar?
    Sipas mendimit tim,dy kanë qenë qëllimet e këtij aksioni serb.

    E para,me këtë konferencë,kanë dashur t'i dërgojnë një mesazh të qartë botës se regjimi serb është shumë demokratik e që Albini sikur vërtetë të ishte nj patriot nuk do të duhej assesi që të kontribuonte në përmirsimin e imazhit të keq serb.

    Dhe qëllimi i dytë i shërbimit sekret serb ka qenë;Krijimi i një HEROI TË RI për kosovarë. Një zëvendësim të Ibrahim Rugovës.Pasi që Rugova llogaritej i vdekur politikisht,duke menduar se e kishin djegur autoritetin e tij gjatë bombardimeve të NATO-s.
    Rrethanë favorizese për serbët që edukimi i dobët i kosovarëve,papjekuria mentale dhe naiviteti i popullit të cilët jo që nuk e akuzuan për tradhti Rugovën,por për çudi të gjithë botës,e pritën si një hero kur u kthye në Kosovë!!!
    Dhe përderisa Rugova kishte autoritetin e madh në Kosovë,fitonte zgjedhjet e njëpasnjëshme.Serbia nuk kishte nevojë për xhokerët tjerë.
    Ata ishin "the slipers"-at e Sërbimit sekret serb.Ishin të përgjumurit të cilët do të ngriheshin,veç kur ta kërkonte nevoja.
    Të gjitha punët e ndyra,kundër Kosovës bëheshin në mënyre "institucionale" përmes Rugovës dhe bashkpunëtorëve të tij.

    p.sh të gjithë e pranojmë se dëmet më të mëdha vendit pas luftës i janë shkaktuar prej trazirave të marsit.Ku brenda 48 orësh,ndrroj imazhi i Kosovës dhe i shqiptarëve në përgjithësi. Ndryshoi imazhi i mrekullueshëm që kemi pasur për qindra vjet.Me qindra vjet shqiptarët kanë luftuar për lirinë e tyre edhe pse të vrarë,të djegur e dhunuar prej armiqëve të tyre,ne asnjëherë nuk kemi bërë krime kundër civilëve të pambrojtur e duarthatë.
    Këto krime denohen sot, me një koventë ndërkombtare të krijuar pas luftës së dyte botërore. Gadi asnjë ushtri nuk e përfillë këtë konventë.
    Ne e kemi pasur një kod të pashkruar që na i ka ndaluar krimet kundër popullsisë civile-KODIN MORAL,të cilin e ka qmuar e tërë bota.
    Dhe çfar bëmë ne?
    E shkërdhymë kodin tonë moral!
    Dhe kur?
    Në kohën më të papërshtashme për imazhin tonë. Sot kur të gjitha mediat botërore janë të vendosura në Kosovë.Gazetarë të radiove,televizioneve e mediave tjera të shkruara,kanë regjistruar pamjet më të tmerrshme që ka parë ndonjëherë spektatori botëror.
    Turma të pakontrolluara njerzish që vandalizojnë,djegin e shkatërrojnë çdo gjë që u del para.Vrasin një popull tjeter sepse flasin një tjetër gjuhë,u fusin flakën objekteve fetare të një feje tjetër etj,etj.
    Tash po e paguajmë haraqin,me dokumentin e Ahtisarit.

    Për publikun e thjesht botëror ne jemi ata të këqinjët,vandalët. Por kështu nuk mendojnë edhe diplomatët e tyre,njerzit që njohin shërbimin sekret serb.ata e dinë të gjithë se trazirat e 2004-s kanë qenë rezultat i një pune të mundimshme e të gjatë të shërbimit sekret serb. Të huajt edhe e dinë se cilët janë ata bashkpunëtorë të atij shërbimi.

    Sot cilindo ta pyetësh,se kush ka qenë organizator i atyre trazirave,nuk e dinë. I rrudhin krahet.Jo thonë nuk e dimë,besojmë se ishte një reagim i rastit.
    Po nëse "kthehemi" pak prapa dhe logjikojmë do të shohim dorën perfide të serbëve në këto ngjarje.

    Në natën e 11 marsit 2004,alarmohet policia në Prishtinë.Alarmi del i rrejshëm.Njerzit mendojnë; dihet kush qet bomba më 11 mars,aludojnë në ata që kanë bërë marsin e lavdishëm të 81-it.
    Situata veç fillon të ndizet.
    Disa orë më vonë,pra në mëngjesin e hershëm të 12 marsit 2004,bëhet një "tentimatentat" ndaj presidentit Rugova.I hudhet një bombë para shtëpisë së tij.Një truk shumë i thjesht,por që shitet leht te përkrahësit e presidentit.
    Simpatizuesit e tij alarmohen.Nervozohen,shajnë, shkumë u del prej goje.
    Rugova të nesermen lëshon kushtrimin;Ata deshën të më vrasin,ata që në mars kanë luftuar Serbinë,gjithmonë here me luftera e here me demonstrata.Kopeja rugoviste "e kupton" se ata janë kush tjetër pos UÇK-ja!!! Dhe e përkrahin presidentin e tyre i cili i fton në një demonstratë nën moton "Në mbojtje të presidentit".Demonstrata do të mbahet me 17 mars 2004!!! (Shihni arkivat e agjensive të lajmeve)

    Kjo është paraloja e atyre ngjarjeve të tmerrshme.Rugova edhe zyrtarisht duke ndezur masat fillon pjesën e vet të punës për shërbimin sekret serb. Kjo pra ishte detyra e Rugovës për luajtur rolin e viktimes,kjo do të mjaftonte që fteses së tij për një protestë"paqësore" me 17 mars 2004 t'i përgjegjeshin shumica e perkrahseve të tij.

    Detyren tij e kreu me sukses.Për të tjerat do të kujdesej vet shërbimi sekret serb.
    Brenda intervalit 12 mars kur "u bë atentati" mbi Rugovën dhe fillimit të trazirave me 17 mars,"krejt rastësisht" ndodhin edhe këto ngjarje;
    -Në Mitrovicë mbyten fëmijët në lumin Iber.Gazetaret raportojnë nga vendi i ngjarjes.Masat ndezen.Pritet shpërthim i situates.
    -Në Pejë vritet babai i ushtarit të UÇK-së,Avni Elezajt.Edhe Dukagjinin e pregadisin për diten e madhe.
    -Në Llapnasellë,"plagoset" një serb.Shkijet rebelohen,i bllokojnë rrugët që lidhin jugun e Kosovës.Pezmi e hidhërimi e rrëmben edhe këtë pjese të vendit.Kosova komplet është e pregaditur për diten D.Pritet veç një shkëdijë dhe ajo vie shpejt.Rugova e mbanë fjalën.Me 17 mars 2004 e nisë protestë paqesore në mes të Prishtinës.Me moton "ta mbrojmë presidentin".Turma të përkraseve të presidentit vijnë nga të gjitha anët e Kosovës.
    Turma të mjera pa ditur as vet se janë pjesë e një skenari djallzor të Rugovës në bashkpunim me shërbimin sekret serb!!!

    Dhe vazhdimin e atyre ngjarjeve e dimë. E dimë edhe përpjekjen titanike të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeministrit Bajram Rexhepi për qetësimin e masave të popullit.
    Por nuk e dimë as qe kemi dëgjuar asnjë prononcim të Rugovës dhe bashpunëtorëve tjerë të tij për të ndaluar këtë tragjedi.
    Dikush mund të thotë tamam puna që Rugova t'a kritikonte punën e vet.
    Rugova ska pase çare,pa bashkpunuar në këtë skenar të shërbimit serb,sepse ka qenë i shantazhuar.Një zot e di se sa e sa materialin komprimitues kanë serbët për të,që sikur të bëhej publik me siguri vet përkrahsit më të flaktë të tij do t'ia merrnin shpirtin,me dorë të tyne.
    Faji për këto trazira,bie mbi ata që kanë marrë pjesë.Mbi ata që shkuan gjoja të protestojnë për mbrojtje të presidentit nga UÇK-ja. Ata është dashur t'a dinë se po manipulohen!

    Tash besoj se sepaku bile po e dimë se kush paska organizuar 17-18 marsin 2004!


    Ky skenar është zbuluar menjëherë nga shërbimi i kundërzbulimit.Por ka qenë vonë,tepër vonë për të ndërmarrë diçka më shumë,përveç parandalimit të shkallëzimit të mëtutjeshëm të situatës.

    Nëse shprehemi me fjalor sportiv,kjo i bie se rezultati qe 1 me 0 për shërbimin sekret serb.

    Rugova vdiq,e hangër prroni. Tash duhet gjetë zëvendësimin.Pasi që në LDK,më nuk ka person tjeter me karizmen e Rugovës të cilit do t'i bindej populli,shërbimi sekret serb do të përdorë kartat tjera.ata që kanë një "background" pak më të pasur patriotik.

    Para do kohesh,serbët tentuan edhe njëherë t'a destabilizojnë vendin.
    U paraqiten maskat në rajonin e Dukagjinit me emblemat e AKSH-së!
    Ata kanë qenë shqiptar jo serb dhe qellimi i tyre sigurisht se ka qenë i mirë,kanë menduar që po bëjnë diçka për Kosovën. Problemi është se ata nuk e kanë ditur që shefi i tyre,është një i shantazhuar nga Serbia dhe po punon kunder shqiptarëve.
    Veç kësaj radhe,djemtë e Ushtrisë Çlirimtare nuk lejuan që t'i futet edhe njç gol Kosovës. Përmes Hashim Thaçit,ata publikisht deklaruan se e dinë nga kush organizohen këto aksione të maskave e dinë kush është i shantazhuari.Dhe prapaskena e krimit e kuptoj mesazhin.Uli bishtin dhe shpërndau ato forca paramilitare.

    Dhe derisa filluam të marrim frymë lirisht,duke i'u falenderuar Thaçit që mori një përgjegjësi qytetare dhe na hoqi një rrezik.
    Nuk shkoi shumë kohë,dhe prap filloi tentimi i shërbimit sekret serb për të shkatërruar procesin.
    Edhe kësaj radhe shërbimet e kundërzbulimit hetuan pregaditjen e atakut serb dhe reaguan që ta parandalonin. Menjëherë kur u bë publike data e organizimit të demonstratës së 10 shkurtit, Burrat që e çliruan Kosovën,prapë përmes Thaçit,lajmruan se; Duhet të kemi kujdes,mos ti bashkohemi lëvizjes"vetevendosje" sepse udhëheqësi i saj Albin Kurti është një bashkpunëtor i shërbimit sekret serb.është një i shantazhuar!

    Me gjithë organizimin perfekt të këtyre demonstratave shërbimi sekret i Sebisë e mori një kundërgoditje të ashpër,të shpresojmë se tentimet e ardhshme do të jenë edhe më të dobëta deri sa t'a zgjedhim statusin tonë.

    Dhe të jeni të bindur se sikur njerzit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së,mos të paralajmronin një gjë të tillë dita e 10 shkurtit do të ishte shumë më i përgjakshëm se marsi 2004 edhe shumë më shumë i dëmshëm për statusin tonë!

    Ky shërbim i shkijeve është sikur ata hakerat që mundohen ti sulmojnë sistemet kompjuterike dhe nuk ndalen hiq deri sa t'ia arrijnë qëllimit
    virusat që përdorin shkijet tash po i dimë,a po?
    veç sistemin antivirus Kosova e ka goxha t'mirë,e "ka ble" para do ditëve në israel:wink:...fleni dathë,popull
    kurgje te re propagande alla llapi nga kosova de!
    shpifje te vjetra 'autori' me nofken e re i shet gogla per dushk vetvetes!

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594

    A Do Te Behet Qeveria Pa Hashim Thacin?

    pasi kristofor dell i tha thacit se qeveria e ardhme duhet te jete me duar te pastra
    a nenkupton kjo se edhe thaci nuk mund te jete pjese e qeverise se ardhme!


    sipas dosjeve sekrete te intelegjences amerikane te kforit qenka i perlyer me shume se tjeret me kostimin kriminal dhe a do te jete nje qeveri prej tij qeveri me kredibilitet kombetar dhe nderkombetar!


    edhe peter feith tha se kosoves i duhet nje qeveri me duar te pastra!
    te gjithe ata qe jane nen hetime ose edhe te denuar per krime kunder njerzimit!

    nuk duhet te jene pjese e qeverise sepse kosova do te humb shum me njerz qe jane pjese e krimit mafiozo politik!

    ndaj te gjith te akuzuarve dhe te ish te denuarve per krime dhe ata qe jane nen
    hetime per korupsion duhet te largohen nga politika nese dojm qe kosova te jete
    ne binaret e partneritetit me amerikanet dhe europianet!

    ardhja ne qeveri e atyre qe vodhen votat dhe atyre qe jane nen hetime ,atyre
    qe ishin denuar per krime lufte i shkon pershtati vetem serbis!

    serbia ka rast ideal te perfitoi nga me te inkriminuarit sepse nga dosjet kriminale dhe akuzat e shumta te tillet jane te shantazhuar dhe jane ne gjendje ti japin serbise cka te doje serbia dhe si te doje!

    pra me kete kamp politik mafioz te kosoves qe me hajni po don me ardh ne pushtet kjo do ta drejtoi kosoven drejt nje humnere te thell !

    prandej thaci dhe te tjeret do te ishte me mire te kuptojne se amerika dhe europa ka nje plan me te tillet do humb kosova dhe do te fitoi serbia!

    kryeneqsia injorante primitive e mafiozve "politik" verehet kudo dhe kjo kryneqesi primitive do ti kushtoi kosoves sic i ka kushtuar deri me tani!

    pra "kyeqlirimtari" dhe te tjeret te akuzuar do te duhej te largoheshin nga skena politike sa ma pare per te miren e kosoves!

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2011
    Vendndodhja
    ne dalak komuna e vushtrrise
    Postime
    16
    Nuk ka qeveri pa Hashim Thaqin....Ish lideri politik i UCK dhe tani kryeminister ne dorheqje ka fitu numrin ma te madh te votave dhe ka te drejte kushtetuese ta formoj qeverine e ardhme te kosoves pa marr parasysh cka thon nderkomtaret.Lideri i PDK ka mandat te plote ta formoj qeverine se yerat qe e kundershtojn kete e kane burimin jashte kosove ose me shkurte prej serbise dhe aleateve te saj europian.Ne jemi ne fazen e shtetformimitprandaj nuk duhet te na shqetesojn deklaratat e tilla por duhet te punojm sa me shum ,te forcojm ekonomine ton,te forcojm besimin te aleatet tane ne europe dhe ne bote dhe te zhvillojm nje demokraci moderne bashekohore dhe me te drejta te avansuara per te gjithe qytetaret e kosoves.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    A Do Te Behet Qeveria Pa Hashim Thacin?
    Jo dhe pik edhe brienat nju dalshin edhe zemra le tu plas me gjith bark se vetem
    kan e ka dasht populli me voten e vet e kan e ka caktue partia fituese ka me qen Kryeminister e ky eshte
    HAshim Thaçi Komandant Gjarperi
    qe Amerikanet e thrrasin:George Washingtoni i Kosovës
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    pasi kristofor dell i tha thacit se qeveria e ardhme duhet te jete me duar te pastra
    a nenkupton kjo se edhe thaci nuk mund te jete pjese e qeverise se ardhme!


    sipas dosjeve sekrete te intelegjences amerikane te kforit qenka i perlyer me shume se tjeret me kostimin kriminal dhe a do te jete nje qeveri prej tij qeveri me kredibilitet kombetar dhe nderkombetar!


    edhe peter feith tha se kosoves i duhet nje qeveri me duar te pastra!
    te gjithe ata qe jane nen hetime ose edhe te denuar per krime kunder njerzimit!

    nuk duhet te jene pjese e qeverise sepse kosova do te humb shum me njerz qe jane pjese e krimit mafiozo politik!

    ndaj te gjith te akuzuarve dhe te ish te denuarve per krime dhe ata qe jane nen
    hetime per korupsion duhet te largohen nga politika nese dojm qe kosova te jete
    ne binaret e partneritetit me amerikanet dhe europianet!

    ardhja ne qeveri e atyre qe vodhen votat dhe atyre qe jane nen hetime ,atyre
    qe ishin denuar per krime lufte i shkon pershtati vetem serbis!

    serbia ka rast ideal te perfitoi nga me te inkriminuarit sepse nga dosjet kriminale dhe akuzat e shumta te tillet jane te shantazhuar dhe jane ne gjendje ti japin serbise cka te doje serbia dhe si te doje!

    pra me kete kamp politik mafioz te kosoves qe me hajni po don me ardh ne pushtet kjo do ta drejtoi kosoven drejt nje humnere te thell !

    prandej thaci dhe te tjeret do te ishte me mire te kuptojne se amerika dhe europa ka nje plan me te tillet do humb kosova dhe do te fitoi serbia!

    kryeneqsia injorante primitive e mafiozve "politik" verehet kudo dhe kjo kryneqesi primitive do ti kushtoi kosoves sic i ka kushtuar deri me tani!

    pra "kyeqlirimtari" dhe te tjeret te akuzuar do te duhej te largoheshin nga skena politike sa ma pare per te miren e kosoves!
    Ket e din ti mier por nuk po don te jet keshtu se
    burimin keto informata e kan nga LDK-ja qe i ka pregadit ti dergoi KFOR-it
    si perpara qe ja ka dergue serbis e ma von UNMIIK-ut e tash EULESHIT
    pra shpiunat qe jan mesue prej 45-tes te shpiunojn nuk ndalen leht jo balit
    e ti kot mundohesh te genjesh kinse intelegjenca e KFOR-it amerikan ka than keshtu e ashtu rren koft
    por kan than LDK-cat

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Erhard Buhler komandanti i KFOR-i

    Buhler: Raporti i botuar në ‘Le Mond’ nuk i ka burimet në KFOR

    I pyetur nga mediet në lidhje me një shkrim të gazetës “Le Monde”, e cila bazohet në një raport të inteligjencës së KFOR-it për vitin 2004, ku e ndërlidh anëtarin e kryesisë së PDK-së Xhavit Halitin me “aktivitete kriminale të pasluftës në Kosovë”, komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ka thënë se ai nuk është një raport që i ka burimet nga qarqet e KFOR-it. “Nuk është një raport që i ka burimet nga qarqet e KFOR-it, por është një raport që mund t’i drejtohet KFOR-it apo t’i jepet KFOR-it në dispozicion. Të gjitha këto unë i marr seriozisht dhe e kam krijuar një komision të përbashkët, i cili do të gjejë burimin e këtyre raporteve. Më mirë do të jepja një përgjigje kur t’i përmbyllë hulumtimet ky komision i sapokrijuar”, ka thënë Buhler.

    Për më tepër ai ka theksuar se është e vështirë të jepet një vlerësim kohor sa do të zgjasë punën ky komision, ndërsa ka shtuar se nuk ka asnjë lloj dëshmie nëse ky raport është i vërtetë dhe se për këtë duhet pritur përfundimin e punës së komisionit që do të gjejë burimin e raporteve.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Kuçi: PDK-ja nuk është në pozitë të shantazhohet

    Publikuar: Sot, më 01 shkurt 2011

    Prishtinë, 1 shkurt – Zëvendëskryeministri në largim, Hajredin Kuçi, gjatë një bisede sot në RTK u shpreh me ironi se partitë që mund të pritet të ftohen për t’u bërë pjesë e koalicionit qeverisës duan “dikush president, dikush kryeministër, e çfarë do t’i mbetet partisë fituese të këtyre zgjedhjeve?!”. Ai tha se PDK do të jetë partia që do të formojë qeverinë, se kjo parti tashmë ka nominuar për kryeministër Hashim Thaçin dhe strukturat udhëheqëse të saj nuk kanë lëvizur nga ky përcaktim. Natyrisht, u shpreh ai, është në vullnetin e individëve nëse duan a s’duan të ushtrojnë detyrën që u besohet. Ai tha po ashtu se po presin certifikimin e zgjedhjeve për t’u hyrë negociatave për koalicion me partitë e tjera. Por shtoi se për PDK-në nuk është kurrfarë problemi të ketë një shumicë rreth vetes – 61 a 75 deputetë, prandaj “askush mos të llogarisë se mund ta shantazhojë me kërkesa joreale për krijimin e qeverisë së ardhshme”. Ai tha se PDK-ja nuk ka vija të kuqe me asnjë parti dhe se është e hapur për bashkëqeverisje me cilindo që ka programe e synime të ngjashme.
    Për kërkesat ndërkombëtare e vendore për “Qeveri me duar të pastra”, ai tha se PDK-ja është në kontakt të vazhdueshëm me miqtë ndërkombëtarë dhe se nuk ka arsye as interes madhor që të krijojë kundërshtarë, përkundrazi po ndërton partneritet me ta. Por shtoi se drejtësia e ligji janë mbi të gjitha, duke e lënë të kuptohet se vetëm vendimet gjyqësore janë vendimtare.
    Ai mohoi të ketë çarje brenda partisë për shkak se ndokush nuk mori numrin e votave që mund të ketë pritur. “Të gjithë janë të lumtur që ka fituar partia e tyre”, u shpreh.
    Zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Hajredin Kuçi, është shfaqur i ashpër në deklaratat ndaj ICO-së. Rreth njoftimeve për mundësinë e anulimit të vendimit për pagat nga ICO, Kuçi ka thënë: “Le ta harrojë dikush që në Kosovë mund shfuqizohen vendimet e institucioneve legjitime të pavarura. Është folur se ICO do ta anulojë, por ajo nuk mund ta bëjë këtë. Kosova nuk është vend nën protektorat. Ajo është këtu për implementimin e Planit Ahtisaari”, ka thënë Kuçi në një intervistë për RTK.
    Më tej ai ka pranuar se presioni ndërkombëtar për anulimin e vendimit për pagat ka qenë i madh, por qeveria ka qenë e bindur për atë që ka bërë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    KFOR-i bazohet në të dhënat që i ka nxjerrë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.


    Prishtinë, 31 janar – Raporti sekret i Inteligjencës amerikane të KFOR-it i vitit 2004 flet se në Partinë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi e ka fjalën e fundit për gjithçka, shkruan sot “Koha Ditore”.
    Në këtë raport, një kopje të të cilit e ka gazeta, ku flitet për mënyrën se si funksionojnë mes vete Hashim Thaçi me Xhavit Halitin, KFOR-i bazohet në të dhënat që i ka nxjerrë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kurse aty përshkruhen edhe metodat se si krerët e PDK-së janë munduar të kamuflojnë para publikut në situata të ndryshme.
    “Haliti dhe Thaçi janë përpjekur që të mos krijojnë raporte të afërta me njëri-tjetrin, sidomos para medieve. Mirëpo ata kanë takime private dhe një komunikim shumë të afërt mes vete. LDK-ja beson se për momentin Xhavit Haliti është njeriu më i rrezikshëm për zhvillimin e Kosovës. Në PDK, Thaçi është njeriu më i fuqishëm, gjë për të cilën nuk ka mëdyshje. Në diskutime Thaçi e ka fjalën e fundit, por Haliti është ai që merret me çështje praktike”, thotë raporti. “Haliti nuk guxon ta anashkalojë Thaçin, sepse ai di shumë gjëra për të dhe Haliti e di këtë. Thaçi ka informacione për Halitin prej kohës kur ka qenë udhëheqës i UÇK-së dhe të gjitha informacionet koncentroheshin tek ai. Nëse Thaçi do t’ia drejtonte gishtin Halitit, Haliti e di se nuk do të ketë mundësi që ta mbrojë veten”, thuhet në këtë raport.
    Tutje raporti vë në pah se lidhjet e Halitit me SHIK-un dhe me njerëzit e politikës në Shqipëri ia garantojnë atij pozicionin politik në Kosovë dhe i japin pozitë me ndikim në PDK.
    Gazeta është përpjekur që të marrë një prononcim të dielën nga vetë Xhavit Haliti, por ai nuk është përgjigjur në telefon.
    Nënkryetari i PDK-së, Rrustem Mustafa, nuk ka pranuar të flasë në emër të partisë, por në emër të tij personal po. Ai ka thënë që të mos mundet ta bëjë një përshkrim të raporteve të Thaçit me Halitin.
    “Raporti është i vitit 2004, kurse unë në PDK kam hyrë në vitin 2006 dhe nuk mund të flas për raportet se si i kanë pasur ata në atë kohë”, ka thënë ai.
    Mustafa nuk ka pasur informacione që LDK-ja t’i ketë dhënë brumë KFOR-it për PDK-në, porse një mundësi të tillë ai e ka parë në kuadër të afrimeve të njerëzve me KFOR-in për interesa të tyre.
    “KFOR-i ka qenë instrument i besueshëm në vendin tonë dhe njerëzit e kanë parë se ai mund t’ua zgjidhë problemet dhe tani janë afruar rreth tyre dhe kanë folur krejt çka kanë mundur”, është shprehur ai.
    Ish-nënkryetari i LDK-së, tash anëtar i Kryesisë së kësaj partie, Lutfi Haziri, ka thënë që ai edhe teknikisht e ka pasur të pamundur të jetë në dijeni që partia e tij i ka ofruar të dhëna KFOR-it për PDK-në, ngase në atë kohë ka qenë kryetar i Komunës së Gjilanit. “Ky raport nuk ka të bëjë asgjë me mua, ngase në vitin 2004 unë kam qenë kryetar i Komunës së Gjilanit”, ka thënë Haziri.
    Për raportin e KFOR-it nuk ka dashur të flasë as ish-nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu.
    “Unë s’jam tash më nënkryetar i partisë. Sa kam qenë nënkryetar folsha”, ka thënë ai.
    Në anën tjetër, këtë të shtunë KFOR-i ka bërë të ditur se ka ngritur një komision hetimor, i cili do të verifikojë shkrimet e fundit të mediave të huaja, të cilat etiketojnë ish-udhëheqësit e UÇK-së si udhëheqës të krimit të organizuar, duke iu referuar dokumentit sekret të KFOR-it të vitit 2004.
    Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ka thënë se për dokumentin të cilit i referohen mediat e huaja, duhet të bëhen hetime dhe pas përfundimit të hetimeve do të mund të thuhet nëse vërtet ekziston një dokument i tillë.
    Më herët, me të dalë raporti, KFOR-i e pati lëshuar edhe një komunikatë për punën e raportit.
    “Mjetet e informimit kanë publikuar një dokument, i cili është përmendur si dokument i fshehtë i KFOR-it. Mjetet e informimit citojnë që dokumenti mund të jetë përpiluar në vitin 2004 ose edhe më herët. KFOR-i ka filluar një hetim të brendshëm lidhur me burimin e këtij dokumenti, si dhe pyetjeve të tjera që kanë të bëjnë me dokumentin”, qe thënë në komunikatë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #48
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    ALBINI DHE VETËVENDOSJE! DO TA BËJË SHQIPËRINË!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Thaçi, legjitim për Beogradin

    E more Dell!
    Në pydyky dhe minoritete qe po bojn qeverin , duhet me ju pre durt tonve , se ata te pastra asnjoni nuk i kanë!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  9. #49
    PDK-ja e sigurt vetëm me minoritete
    Publikuar: Sot, më 02 shkurt 2011

    Prishtinë, 2 shkurt- Hashim Thaçi aktualisht nuk i ka të sigurta më shumë se 54 vota për ta krijuar qeverinë e re. Kryesisht janë partitë minoritare, ndonëse jo të gjitha, ato që nuk kanë dilema nëse duhet futur ose jo në qeverisje me PDK-në. Thjesht, ato janë pro bashkëqeverisjes.
    Të gjitha partitë e tjera, që në fakt i përkasin shumicës shqiptare, ose kanë kushte që vështirë mund të plotësohen nga PDK-ja, ose refuzojnë në tërësi që të hyjnë në koalicion me këtë parti, shkruan sot “Koha Ditore”.
    Në grupin e parë bëjnë pjesë dy aleancat, ajo e Behgjet Pacollit dhe e Ramush Haradinjat, kurse në grupin e dytë janë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja “Vetëvendosje”.
    Aleanca Kosova e Re ka qëndrim të prerë për të mos hyrë në koalicion me PDK-në, në rast se presidenti i partisë nuk bëhet edhe president shteti, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e do Thaçin kryeministër. “Nëse presidenti Pacolli nuk bëhet president shteti, ne as që flasim për koalicion”, thotë nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli.
    “Me asnjë kusht nuk do bëjmë koalicion me Hashim Thaçin, dhe me struktura të kriminalizuara të SHIK-ut”, ka thënë në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani.
    Por, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se PDK-ja nuk është në aso pozite që të shantazhohet nga partitë më të vogla.
    “Për PDK-në nuk është kurrfarë problemi të ketë një shumicë rreth vetes 61 apo 75 deputetë, prandaj askush mos të llogarisë se mund ta shantazhojë me kërkesa joreale për krijimin e qeverisë së ardhshme”, është shprehur ai, duke mos specifikuar se me cilat parti do të siguroheshin këta numra.
    Një zyrtar i AKR-së e sheh si opsion të mundshëm që barra e krijimit të koalicionit qeverisës t’i mbetet LDK-së, si parti e dytë fituese në zgjedhje nacionale, nëse Thaçi nuk ia plotëson kushtin AKR-së. Ai është shprehur i bindur se nëse AKR-ja mbetet jashtë qeverisë, atëherë edhe AAK-ja nuk do të hynte në bashkëqeverisje me PDK-në.
    “Nëse ne refuzojmë, do të refuzojë edhe AAK-ja. ‘Vetëvendosja’, edhe ashtu dihet se nuk do të hyjë në qeveri, kështu që Thaçi nuk do të mund t’i sigurojë 61 vota për ta bërë qeverinë, dhe barra për ta kryer këtë punë mund t’i mbetet LDK-së”, ka thënë ai, duke parapëlqyer të mos i përmendet emri në gazetë.
    Mirëpo, Ramadani nuk dëshiron ta ndërlidhë qëndrimin e AAK-së me qëndrime të asnjë partie tjetër.
    “Ne nuk merremi me të tjerët. Qëndrimi ynë është që të mos bëjmë koalicion me njerëz të kriminalizuar që e kanë dëmtuar Kosovën qe tre vjet. Kjo nuk duhet kuptuar se në duam ta zhbëjmë PDK-në, sepse edhe në këtë parti ka kuadro dhe njerëz më të cilët mund të punohet”, ka thënë ai.
    LDK-ja ka arritur të fitojë 27 ulëse në Kuvendin e Kosovës, AAK-ja ka siguruar 12 ulëse, AKR-ja tetë dhe “Vetëvendosje” 14, kështu që të katrat së bashku kanë 61 vota, aq sa mund ta krijonin qeverinë e re.
    Në LDK deri tani nuk është vërejtur ndonjë gatishmëri qoftë për t’i organizuar partitë e tjera, qoftë për t’i ofertuar ato, për krijimin e një blloku, që do t’ia pamundësonte Thaçit ndërtimin e qeverisë së re.
    Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, e ka mbështetur më shumë idenë e krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse, e cila do të funksiononte në një periudhë jo të gjatë kalimtare, derisa të përfundonin reformat në sistemin zgjedhor, të kaloheshin telashet me buxhetin, si dhe të kryhej regjistrimi i popullsisë. Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka paralajmëruar se të mërkurën do të mblidhet Kryesia e LDK-së, dhe në atë mbledhje do të diskutohet edhe për çështjen e koalicioneve.
    Deri tani, Thaçi nuk e ka mbështetur formulën e qeverisë gjithëpërfshirëse. Ai është duke e proklamuar krijimin e një qeverie shumëpërfshirëse dhe multietnike.
    Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i sheh si legjitime qëndrimet dhe kërkesat që shfaqen nga partitë që kanë fituar ulëse në Kuvend, por thotë se ato duhet të bëhen në përputhje me fuqinë politike që kanë subjektet e veçanta.
    “Atë që është thënë deri më tani nga partitë e tjera ne e marrim vetëm si shfaqje të qëllimeve politike, të cilat janë legjitime, mirëpo, koalicionet qeverisëse ndërtohen në përputhje me fuqinë politike dhe vendet e fituara në Kuvend që kanë partitë, kështu që, nuk mundet që çdo kërkesë e cila vjen edhe të jetësohet si e tillë”, është shprehur Hoxhaj.
    Kurse nënkryetari tjetër i PDK-së, Hajredin Kuçi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që në bisedime për koalicion të ftohen edhe drejtuesit e LDK-së dhe ata të “Vetëvendosjes”, apo drejtuesit e dy partive që i kanë vënë vijë të kuqe PDK-së.
    Derisa zyrtarët e LDK-së nuk e hedhin poshtë mundësinë që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Thaçit, vetëm për të biseduar e jo edhe për t’u marrë vesh me të për bashkëqeverisje, ata të “Vetëvendosjes” as që e kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë.
    Aktivisti Glauk Konjfuca thotë se “Vetëvendosja” nuk pranon të hyjë në bisedime as me Thaçin e as me Isa Mustafën për punën e koalicioneve. “Qëndrimi ynë është i qartë. Ne nuk bëjmë koalicione me partitë që e kanë qeverisur vendin nga paslufta, sepse ato janë përgjegjëse për gjendjen aktuale në vend. Prandaj, pak rëndësi ka nëse na fton Thaçi apo Mustafa”, ka theksuar ai.
    Bisedat zyrtare rreth krijimit të koalicionit qeverisës pritet të zhvillohen tek pasi të jetë konstituuar Kuvendi i Kosovës, atëherë kur edhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ta ketë marrë mandatin nga presidenti për ta përmbushur këtë obligim kushtetues.

    Faleminderit për rekomandimin Faleminderit për rekomandimin
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •