Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 49
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Duart e pastra, sfidë për PDK-në



    Prishtinë, 16 janar - Kriteret që i ka shpallur ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell, për qeverinë e re mund t’i sjellin telashe Hashim Thaçit brenda partisë.
    Por, Dell nuk ka lënë asnjë dilemë duke thënë se të gjithë zyrtarët që janë dënuar ndonjë herë nga ndonjë gjykatë, që kanë aktakuzë ose që kanë përjetuar ndonjë aksion të EULEX-it, si bastisje ose marrje në pyetje, nuk duhet të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme, shkruan sot e përditshmja Express.
    Rasti i Fatmir Limajt, që është njeriu i dytë për nga votat në PDK dhe që është edhe nën hetime të EULEX-it, mund t’i shkaktojë më së shumti kokëçarje Thaçit dhe PDK-së.
    Sipas kritereve të ambasadorit Dell, Limaj që ka udhëhequr deri më tani Ministrinë e Transportit, nuk do duhej të ishte pjesë e qeverisë së re. Porosi të ngjashme ka çuar edhe shefi i ICO-së, Pieter Feith.
    Sipas analistëve politikë, “receta” e Dellit do të zbatohet kur të krijohet qeveria. Baton Haxhiu vlerëson se askush nuk do të provojë t’i kontestojë ose t’u rezistojë kushteve të Dellit. “Nuk mendoj se do të ketë kurrfarë rezistence në këtë drejtim. Këto janë kritere që i kanë vendosur BE dhe SHBA. Kriteri i parë është që qeveria të jetë e njohur nga SHBA-ja dhe BE-ja. Kriteri i dytë është që të mos ketë qeveri nën hetime, pra asnjëri prej anëtarëve të qeverisë të mos jetë nën hetime as të mos jetë i dënuar. Kriteri i tretë është që të ketë qeveri kredibile, profesionale dhe funksionale në raport me zhvillimin ekonomik dhe në raport me integrimet evropiane, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë”, ka thënë Haxhiu. Një kusht tjetër, sipas Haxhiut, është mandati i qeverisë së ardhshme. “Kriteri i katërt është që qeveria duhet të zgjasë më së paku 3 vjet, për shkak të zhvillimit ekonomik dhe për shkak të dialogut me Serbinë, që mund të zgjasë deri në 2 vjet dhe për shkak të privatizimit të kapaciteteve të rëndësishme”. Haxhiu nuk pret probleme as kur është fjala për Fatmir Limajn. “Fatmir Limaj është politikan i vetëdijshëm për shkak se kur bashkësia ndërkombëtare ka vendosur kritere të tilla, do të jetë ai që do të tërhiqet nga një qeveri e tillë, derisa të sqarohet në tërësi rasti i tij”, ka vlerësuar Haxhiu.
    Shkëlzen Maliqi, po ashtu, konsideron se partitë politike do t’i marrin parasysh kriteret e Dellit. “Nuk mund t’i anashkalojmë fuqitë e mëdha ose sugjerimet e tyre për shkak se Kosovës ende i duhet ndihma në këto procese të rëndësishme siç janë njohjet dhe dialogu me Serbinë”, ka thënë ai. Maliqi parashikon pak rezistencë. “Do të ketë ndoshta pak rezistencë ose probleme brenda partive, por besoj se në fund të ditës do të krijohet qeveria dhe megjithatë do të kemi një qeveri vërtet me duar të pastra, siç po thonë ata, me njerëz që nuk dyshohen ose nuk kanë qenë të dënuar”. Sipas Maliqit, kjo çështje mund të jetë objekt i negociatave. Ai konsideron se në qeveri do duhej të ishin njerëz me duar të pastra, pavarësisht problemeve që mund të shfaqen.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    PER LAPIN



    Ti po e kupto temen mir


    Tema : VRASJE , PDK, DELL,BLLACA

    Ma merr mendja kur del PDK neser kunder Bujes

    ,,Buja dor e zgjatur e serbis ,,

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Ambasadori DELL po del vet mbi ligjin,secili person qe zgjedhet deputet mund te zgjidhet,minister,kryeminister,kryetar,te jeshe i hetuar dhe i akuzuar nuk do te thote se je fajtore,a duhet te zgjedhen personat e akuzuar eshte ceshtje morale e jo politike,juridike.

    Ta konsiderosh te hetuarin madje edhe te akuzuarin fajtor me vendim politike eshte e pa pranueshme,ne kete menyre shkatrrohet shteti i se drejtes dhe vendoset shteti POLICOR e policia mund te keqperdoret nga politika per eleminimin e kundershtarve politike.

    Un mendoi se politikanet ndaj te cilve ngritet akuze nga gjykata duhet te japin doreheqje nga ekzekutivi derisa te perfundoi gjykimi.Per mua derisa nuk jan te akuzuar ata mund te kryejn funkcione ne ekzekutive,kjo qe po thot DELL eshte kthim ne kohen e te pa pershtatshmeve te kohes se lkj,ne kete menyre nderkombtaret eleminoin Limajn, R&D.Haradinajn,A.Kurtin e shume te tjere.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    llap nuk e ke sjell komplet artikullin se nuk te ka pelqyer




    Së pari Kosova, së dyti ministratJeton


    Llapashtica |Kërkesat e ambasadorëve ndërkombëtarë në Kosovë, që qeveria e ardhshme të përbëhet nga ministra që i kanë “duart e pastra” dhe që nuk janë nën hetime nga organet e drejtësisë, duket se i ka prekur në “tel” drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Kryetari i saj, Hashim Thaçi para vetes tani ka një sfidë shumë të vështirë për ta tejkaluar duke pasur parasysh se njerëz shumë të rëndësishëm të partisë së tij gjenden nën hetime.

    Por, zyrtarë të lartë të PDK-së thonë se ata do ta tejkalojnë edhe këtë situatë, sepse sipas tyre, së pari janë interesat shtetërore, e pastaj ato individuale.

    Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Ramë Buja, pajtohet plotësisht me deklaratën e ambasadorit Dell dhe shefit të ICO-së, Pieter Feith, që vendi duhet të qeveriset nga njerëz të ‘pastër’.

    Mision i vështirë, por jo i pamundur

    “Realisht atë që kërkon ambasadori ka shumë të drejtë dhe duhet të jetë kështu. Por, pyetja se a do ta ketë të vështirë PDK-ja ta realizojë një qeveri të tillë, gjithsesi që do ta ketë të vështirë, por jo të pamundur”, thotë Buja.

    Gjatë vitit të kaluar Ministria e Transporteve dhe ajo e Arsimit kanë qenë objekt i bastisjeve dhe hetimeve të prokurorisë ndërkombëtare të EULEX-it, ndërsa përveç ministrave të këtyre dikastereve, Fatmir Limaj dhe Enver Hoxhaj, në listën e PDK-së për deputetë janë futur edhe persona që kanë qenë nën hetime për raste të ndryshme, janë gjykuar ose kanë të hapur procese gjyqësore.

    Kandidatët e kësaj partie për deputetë, Rrustem Mustafa dhe Latif Gashi, të dënuar më herët për krime lufte, të cilët këto ditë do të marrin pjesë në seancën gjyqësore si pjesë e “Grupit të Llapit” dhe Azem Syla, i përfolur nga Nazim Bllaca si person që ka urdhëruar vrasje pas luftës në Kosovë, së bashku me Hoxhajn dhe Limajn cilësohen si persona “me peshë” në PDK, ndërsa radhiten si të parët për nga votat e fituara nga zgjedhjet e fundit.



    Por, pavarësisht nga votat e shumta që kanë marrë, Ramë Buja ua kujton atyre se ndërtimi i shtetit është më i rëndësishëm sesa individi.

    “Unë konsideroj se ata persona janë shumë të ndërgjegjshëm dhe e kuptojnë peshën e rëndësisë së tyre, por edhe peshën e veprimit politik që duhet bërë. Andaj, unë besoj se kjo do të jetë diçka që do të mund të tejkalohet, jo pa telashe, por do të tejkalohet”, thekson Buja.

    Krijimi i një qeverie me “duar të pastra” është njëra nga kërkesat dhe kushtet e Aleancës Kosova e Re (AKR), e cila tani për tani është përafruar më së shumti me PDK-në.

    “Është shumë e rëndësishme që qeveria e ardhshme e Kosovës të jetë e përbërë prej njerëzve profesionistë, kompetentë dhe me histori të pastër që nuk kanë qenë të infiltruar në afera të ndryshme”, thotë nënkryetarja e kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila, duke shtuar se kryeministri Thaçi duhet të tregojë se është i gatshëm t’i mbrojë deklaratat e tij se “dëshiron një qeveri kompetente”.

    Deklaratat e diplomatëve ndërkombëtarë për qeveri me duar pastra i ka “disponuar” edhe zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

    “Qeveria e ardhshme duhet të jetë qeveri që ka kredibilitet dhe funksion duke i pasur parasysh interesat e qytetarëve të Kosovës”, thotë nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi.

    Megjithatë, analisti politik Behxhet Shala, thotë se të gjithë duhet ta kenë të qartë se “asnjë person nuk mund të cilësohet i dënuar derisa këtë nuk e vërteton gjykata”. Në këtë kontekst, Shala thekson se është gabim nëse predikohet fati i dikujt dhe “dukja” e qeverisë së re.

    AAK-ja “ndryshon” qëndrim

    Derisa kanë filluar të përfliten emrat se kush bën e kush jo të hyjë ne qeveri, AAK-ja ka bërë një hap drejt koalicionit me PDK-në e Hashim Thaçit. Njëri nga nënkryetarët e partisë së Ramush Haradinajt, Naim Maloku në një intervistë për medie i ka thënë “po” koalicionit me partinë që deri së voni është cilësuar si e dëmshme për vendin.

    Por, nënkryetari tjetër i kësaj partie, Ahmet Isufi, thotë se ky nuk është qëndrim i partisë. “Naim Maloku ka theksuar se organet e partisë nuk kanë marrë qëndrim. Edhe më tutje AAK-ja e ka qëndrimin që e ka pasur, do të thotë nuk ka ndonjë qëndrim tjetër”, ka thënë Isufi, duke aluduar në të kundërtën e asaj që ka pohuar Maloku.

    Deklaratën e nënkryetarit të AAK-së e kanë mirëpritur zyrtarët e PDK-së, duke e quajtur si lajm të mirë.

    “Po më pëlqen kjo që është thënë nga Maloku, sepse unë jam ithtar i vazhdueshëm i asaj që të mos i mëshohet vijë të kuqe askujt në politikë dhe sinqerisht kjo është shenjë e mirë e Aleancës, që ajo megjithatë po ndryshon”, thotë Ramë Buja nga PDK.

    Ai thotë se fërkimet në politikë, të theksuara në veçanti mes AAK-së dhe PDK-së duhet të merren si të zakonshme dhe kurrsesi të mos përdoret termi “kurrë”.

    Çfarëdo koalicioni që ndodh mes PDK-së dhe ndonjë partie tjetër, për drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk është shqetësim. Drejtuesit e kësaj partie thonë se pushteti nuk është qëllim i domosdoshëm i tyre.

    “Ne e kemi pasur qëndrimin e qartë se në këtë periudhë duke pasur parasysh zgjedhjet çfarë ishin, duhet të bëhet një marrëveshje politike se si të dilet nga kjo krizë në të cilën gjendemi. LDK-ja nuk e ka prioritet që të jetë në pushtet, nuk e ka medoemos që të jetë në pushtet, ne ndihemi shumë komfor edhe në opozitë”, thotë nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatçiu.

    Analisti Behxhet Shala thotë se në qeverinë e ardhshme duhet të jetë edhe AAK-ja, por sipas tij, ekzekutivi duhet të përbëhet edhe nga parti tjera, jo vetëm nga PDK dhe AAK.

    “Mendoj se qeveria e ardhshme nëse ndërtohet sipas formulës PDK-AAK-Pakicat, do të jetë qeveri jostabile, e cila nuk ka jetë të gjatë dhe nuk garanton asnjë zgjidhje të problemit”, thotë ai, duke shtuar se qeveria më stabile do të ishte PDK-AAK dhe një numër i deputetëve të LDK-së, ish-ministra të qeverive të kaluara.


    Nga zgjedhjet e pista s’del qeveri e pastër

    Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatçia, thotë se pavarësisht nga ministrat me “duar të pastra” apo jo, problem për Kosovën është se do të ketë një qeveri që bazohet në zgjedhje të pista.

    “Duhet patjetër ta kemi parasysh se qeveria nëse formohet do të jetë qeveri e cila nuk mund të quhet qeveri nga zgjedhjet me duar të pastra. Kanë qenë zgjedhjet të cilat janë dëshmuar se kanë qenë duart e përlyera, të cilat i kanë mbushur kutitë me vota”, thotë Sahatçia, duke u shprehur skeptike se nga zgjedhjet e fundit në vend do të formohet qeveri me “duar të pastra”.

  5. #25
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Apsulutisht nuk do te jet problem per PDK-ne perzgjedhja e ministrave fare, ose ka PDK kuadro per ministra sa qe te gjitha partite se bashku nuk ju afrohen.

    Nuk behet kiameti nese ne perberje te qeverise nuk eshte Fatmir Lima, apo Azem Syla, edhe nese nuk do te jen keta te dyte do vazhdojne te kontribuojne per qeverine dhe PDK, ndersa beteja me drejtesine e eulex-it eshte krejt ndryshe dhe dicka qe nuk reflekton brenda partise.

    tung

  6. #26
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    PER LAPIN



    Ti po e kupto temen mir


    Tema : VRASJE , PDK, DELL,BLLACA

    Ma merr mendja kur del PDK neser kunder Bujes

    ,,Buja dor e zgjatur e serbis ,,
    Hhahahahhaa jo jo hic mos u merzit, nuk osht pdk sikur ldk. Duroni ( sic ka thene lideri juaj Rugova) dhe do shihni me cfar qendrimi pragmatik do del pdk, sa qe ju do beheni nervoz.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    valla be qeky ram buja u tregue trim ma ka ftof burri dheut se me dal kundra ktyne hajnav asht bukur ran se munesh me hanger dajak nga shik ose me shkue sikur qeni nrrush po ky burr edhe para lufte e ka tregue veten edhe ne uck u kan taman qysh i ka hije nje burri asht ky ama be na ka qellu ne parti te keqe hmm bile po muj me paramendu qysh ja kan vjedh votat ktina shokt e vet tpartis se kta jo qe jav kan vjedh votat partive tjera po edhe ner vete i kishin pas vjedh kjo pom qudit mas shumti ha

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Apsulutisht nuk do te jet problem per PDK-ne perzgjedhja e ministrave fare, ose ka PDK kuadro per ministra sa qe te gjitha partite se bashku nuk ju afrohen.

    Nuk behet kiameti nese ne perberje te qeverise nuk eshte Fatmir Lima, apo Azem Syla, edhe nese nuk do te jen keta te dyte do vazhdojne te kontribuojne per qeverine dhe PDK, ndersa beteja me drejtesine e eulex-it eshte krejt ndryshe dhe dicka qe nuk reflekton brenda partise.

    tung

    hahahah nuk' reflekton brenda partise 'thote gogi hahaha!
    behi qef vetes se ashtu emocionalisht nuk do te behet qeveria/shteti!

    ti po provon metodat e llapit veq je me i moderuar pak ne (para)gjykime te qellimshme!
    pdk-ja kuadro hahah kuadro hajdutesh kete po e sheh gjithe bota!

    prandaj amerika franca ,britania, gjermania italia etj e moren vesh se ne kosove udheqin hajnat (kupto hajnite qe ben me voten as vota nuk ka dallim nga hajnite qe i ben kosoves ish qeverija e hajnave!

    tash mileti e mori vesh se kush eshte hajdut dhe kush eshte kriminel!
    kariera politike e hajdutve dhe kriminelve te luftes do te behet neper brugje!

    shpresoi se gogi llapi hardi deqani 0009 me sheqera dhe sherbet ti vizitoni
    te burgosurit e pdk -se qe jo vetem vodhen kosoven por edhe partine e vet!

    keshtu eshte kur hajdutet behen psudo patriot dhe fshihen nen masken e propagandes pseudopatriotike ,iu cjerr maska hajdutve te pdk-se e tash le te bejn llogarite sesi do ti botojn memoaret nga burgjet ....!
    Ndryshuar për herë të fundit nga G-2 : 17-01-2011 më 05:48

  9. #29
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    G-ussssssss e shohim na e shohim kush eshte PDK-ja
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Ambasadori DELL po del vet mbi ligjin,secili person qe zgjedhet deputet mund te zgjidhet,minister,kryeminister,kryetar,te jeshe i hetuar dhe i akuzuar nuk do te thote se je fajtore,a duhet te zgjedhen personat e akuzuar eshte ceshtje morale e jo politike,juridike.

    Ta konsiderosh te hetuarin madje edhe te akuzuarin fajtor me vendim politike eshte e pa pranueshme,ne kete menyre shkatrrohet shteti i se drejtes dhe vendoset shteti POLICOR e policia mund te keqperdoret nga politika per eleminimin e kundershtarve politike.

    Un mendoi se politikanet ndaj te cilve ngritet akuze nga gjykata duhet te japin doreheqje nga ekzekutivi derisa te perfundoi gjykimi.Per mua derisa nuk jan te akuzuar ata mund te kryejn funkcione ne ekzekutive,kjo qe po thot DELL eshte kthim ne kohen e te pa pershtatshmeve te kohes se lkj,ne kete menyre nderkombtaret eleminoin Limajn, R&D.Haradinajn,A.Kurtin e shume te tjere.
    Nuk eshte ashtu hiq o lum drenica
    Qdo politikan qe etiketohet per korrupcion ne vendet normale ik nga politika deri sa te merret nje vendim nga drejtesia,e keta tanet ne krim deri ne fyt e po presin me shku me i lidh para femijve te vet marri

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •