Close
Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 191
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Citim Postuar mė parė nga VOLSIV Lexo Postimin
    Po si ndodhi kjo...dhe si shpjegohet?!
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  2. #42
    Eshte nje fenomen qe njihet si sink hole. Ka ndodhur dhe me pare por jo e ketij dimensioni dhe thellesie. Jane 'xhepa' boshlleku ne toke te cilat krijohen nga faktore te ndryshem gjeologjik, rruge te vjetra llave vullkanike, dhoma gazi nentokesor, liqene apo lumenj te nendheshem etj.

  3. #43
    Ku perfundojne keto vrima qe hapen kshu papritur? Pse jane ne forme cilindrike me baze rrethore? SA te thella jane? Hapen ne moment, ne fraksione sekondash, minutash, apo kerkojne kohe qe te krijohen? Disa pyetje qe si kam gjetur pergjigje.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  4. #44
    Jane depresione ne koren e tokes. E shpjegova njehere. Arsyeja pse eshte rrethore ka te beje me ujin qe mblidhet ne ate depresion. Sa me shume uje te mbledhe, ky i fundit kullon drejt tokes duke gerryer shtratin e gurte. Jo te gjitha jane kaq simetrike po ne rastin konkret ka qene uji i mbledhur aty qe i ka dhene formen qe ka. Ne momentin qe uji zbrazet ne brendesi te tokes ne menyre vertikale, krijon sinkhole qe shohim. Ja nje foto qe e shpjegon me mire


  5. #45

    Cfare po ndodh me Token

    Po e hap kete teme per te raportuar e grumbulluar cdo lajm (te cilet fatkeqesisht po behen jo ditor por me ore) mbi ndryshimet esenciale dhe te pazakonta qe po ndodhin ne globin tone. E titullova Toka E Brishte me arsyen e vetme per te treguar efektin qe keto ndryshime sjellin ne jeten tone te perditshme dhe menyren sesi mund te ndikoje ne te ardhmen e njerezimit. Tema nuk ka aspak qellimi te ngjalle panik por thjesht nje pasqyrim te fenomeneve natyrore te cilat cuditerisht jane shtuar shume kohet e fundit dhe me nje intensitet te papare ndonjehere ne historine e rregjistruar.

    Disa dite me pare hapa nje tjeter teme per te raportuar ngordhje masive te zogjve, peshqeve e krijesave te tjera ne gjithe globin. Por cdo dite qe kalon lajmet jane te mbushura me katastrofa te tjera natyrore, shperthime vullkanike, termete, permbytje, shkarje dheu, hapje misterioze te tokes, sjellje e pazakonte e kafsheve, prania e kafsheve migratore ne zona ku nuk duhet te jene, corientime te tyre, furtuna e stuhi debore e akulli ne pjese ku dimri ska qene kurre i tille etj. Jo cdo gje raportohet neper mediat zyrtare por aq sa publikohet mjafton per te mbushur faqe te tera me informacion. Natyrisht qe une i vetem kete teme nuk mund ta mbush dot pasi sic e thashe lajmet jane te shumta por sebashku mund ta furnizojme rregullisht duke dhene nje pasqyre te ngjarjeve qe po ndodhin dhe duke qendruar me te informuar.

    Le te bejme nje pasqyre te shkurter te ngjarjeve te diteve te fundit.

    Pervec ngordhjes masive te zogjve e peshqeve neper gjithe boten kemi permbytje te pazakonte te Australi ku cunami i brendeshem sic quhet, ne Brisbane ka shkaktuar nje katastrofe te vertete, me pare ishte nje tjeter permbytje e pazakonte ne Panama per te cilen media nuk ka raportuar, permbytje e madhe ne Rio De Janeiro, Brazil, permbytje te medha qe po shkakojne fundosje te tokes nen uje ne brigjet lindore te Malajzise, brigjet lindore te Sumatres Veriore, Sri Lanka dhe Filipine ku sipas raporteve uji ka mbuluar zona te tera (edhe kjo nuk gjehet ne mediat zyrtare) aktivizime te vullkaneve ne te njejten kohe ne te gjithe globin (para disa ditesh eshte raportuar shperthimi ne Krakatoa, Indonezi vullkan i cili vetem 100 vjet me pare desh shkaktoi pergjysmimin e jetes ne planet), ndersa sot raportohet shperthimi i Etnes ne Itali, carje misterioze te tokes ne Michigan, Usa kur eshte raportuar prania e nje nxehtesie te pashpjegueshme, anomali te pazakonta magnetike qe detyruan njerin nga aeroportet e Tampas, Florida te mbyllte njeren nga pistat kryesore per te ridizajnuar shenjat pasi nuk perputheshin me me koordinatat e meparshme, kjo per shkak te ndryshimeve elektromagnetike te tokes, gjemime te pazakonte neper qiejt e shtetit te Washington, lindja e diellit qe i jep fund nates polare dy me pare sesa duhej te lindte ne qiejt e Groenlandes, kthimi ne ngjyre te gjelbert i ujit te lumit Viktoria ne British Columbia, Canada etj . Lajmet jane te shume, jo te gjitha raportohen nga media por konsensusi eshte i njejte, toka po kalon ne nje faze ndryshimesh te cilat nuk jane pare ndonjehere ne historine e shkruar. Lajmi me i rendesishem eshte ai i spostimit te poleve magnetike te tokes. Sipas lajmeve poli magnetik po leviz me nje shpejtesi prej 80 km ne dite drejt Rusise etj. Vazhdimisht neper bote ka patur fatkeqesi natyrore por kurre te nje intensiteti te tille e shperndarje gjeografike kaq te ndryshme. Tashme nuk eshte karakteristike e nje zone te caktuar por e gjithe globit.

    Me poshte do ilustroj me foto, lidhje interneti e video cdo lajm qe kam paraqitur ne kete teme.

  6. #46
    Permbytja ne Panama

    Ndodhi ne daten 8 Dhjetor 2010 dhe sic e thashe nuk eshte raportuar nga mediat. Sipas lajmeve nga vete vendi, Kanali i Panamase i mbyll per here te pare ne 21 vitet e fundit per shkak te permbytjeve te papara ndonjehere, permbytje te cilat shkaktuan vdekje e shkaterrim.





    Lajmin mund ta lexoni me te plote ne anglisht ketu: Unprecedented Flooding Not Reported By Media

    Vazhdojme me permbytjen e madhe ne Australi ku ne 75 % te territorit te shtetit te Queensland eshte deklaruar zone e fatkeqesise natyrore. Mbas shirave e permbytjeve masive ndodhi dhe nje fenomen i pazakonte i quajtur cunami i brendeshem. Qeveria australiane eshte perpjekur ti qendroje ne koke situates e cila nga momenti ne moment mund te dale komplet nga kontrolli. Queensland Government.




  7. #47
    Shira te pafund kane shkaktuar permbytje masive ne Rio De Janeiro duke sjelle dhe shkarje te tokes dhe vdekje te qindra njerezve. Me ne fund lajmi eshte shpallur zyrtarisht

    Death Toll Mounts In Brazilian Floods




    Permbytje te medha qe po shkakojne fundosje te tokes nen uje ne brigjet lindore te Malajzise, brigjet lindore te Sumatres Veriore, Sri Lanka dhe Filipine ku sipas raporteve uji ka mbuluar zona te tera. Asia is sinking

  8. #48
    Aktivizime te vullkaneve ne te njejten kohe ne te gjithe globin (para disa ditesh eshte raportuar shperthimi ne Krakatoa, Indonezi vullkan i cili vetem 100 vjet me pare desh shkaktoi pergjysmimin e jetes ne planet), ndersa sot raportohet shperthimi i Etnes.

    Shperthimi i Krakatoas ose Krakatau sic njihet ne gjuhen lokale paraqet nje problem serioz per ambjentin me efektet qe mund te kete. Ne vitin 1883 shperthimi i ketij vullkani krijoi nje ulje drastike te temperaturave globale dhe reja vullkanike e shperndare ne gjithe globin nese do kishte vazhduar me shume mund te kishte rrezikuar jeten e gjithe planetit.



    Fotoja e mepshtme eshte marre nga nje live cam nga mali Merapi ne ishullin e Javas qe shikon direkt Krakatoan.



    Lajmin mund ta lexoni me te zgjeruar ketu: Renewed activity prompts evacuations around Anak Krakatau

    Ndersa sot vjen lajmi se dhe Etna ka filluar aktivitetin e saj me shperthime sporadike. Fatmiresisht nga Instituti Vullkanologjik i Catanias ne Siciline lindore nuk jane raportuar viktima ne njerez. Italy's Mount Etna stirs with brief eruption


  9. #49
    Ndersa ne Birch Creek, Michigan, Usa ka ndodhur dicka shume e cuditshme. Sipas lajmeve ne 4 tetor toka u ca krejt papritur ne nje zone qe nuk njihet si tektonike apo vullkanike megjithe afersine relative qe ka me Yellowstone, por ditet e fundit nga kjo carje ka filluar te dale nje nxehtesi e pazakonte qe po shkrin deboren perreth dhe po shkakton panik. Pyetja e madhe eshte: Cfare po e shkakton daljen e nxehtesise nga kjo carje?

    http://www.youtube.com/watch?v=rn3Zm...yer_embedded#!

    Po ashtu e pazakonte eshte ajo qe ndodhi me aeroportin e Tampas ne Florida ku njera nga pistat kryesore u mbyll per te ribere shenjat e trafikut. Shkaku, ndryshimet magnetike te tokes.

    Shift of Earth's Magnetic North Pole Impacts Tampa Airport


  10. #50
    Gjemime te pazakonte neper qiejt e shtetit te Washingtonit dhe Canadase Perendimore kane rritur panikun dhe friken ne rradhet e banoreve. Sipas raportimeve jane ndjere vibracione te dhunshme ne Vancouver dhe Calgary, Canada si dhe shtetin e Washingtonit ne Usa. Ky fenomen ka me shume se nje muaj qe ndodh parreshtur. Zhurma vjen nga poshte tokes dhe aplifikohet ne qiell.



    Ja njera nga lidhjet qe flet per kete lajm: In Newport, subterranean vibration blues

    Si rezultat ka ndodhur dhe nje rreshkitje e madhe toke ne nje segment te autostrades 410, nje nga me te medhat te ndodhura ndonjehere dhe arsyet ende jane te pashpjegueshme



    Lajmi: Massive landslide baffles state officials

Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •