Krasniqi: Do tė formojmė Qeverinė nė kohė rekorde
Problemi mė i vogėl qė e ka Partia Demokratike e Kosovės ėshtė ti bėjė numrat nė Kuvendin e Kosovės pėr tė krijuar Qeverinė e re
Nga Express mė 10 janar 2011 nė ora 17:44
Zyrtarėt e Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), vlerėsuan tė hėnėn se procesi i rivotimit tė djeshėm nė disa komuna ka kaluar nė mėnyrė tė rregullt e demokratike dhe u ka bėrė tė qartė tė gjithė atyre qė kanė adresuar shqetėsimet e tyre, se PDK ėshtė parti fituese, e cila do tė qeverisė me vendin.
Anėtari i kryesisė sė PDK-sė, Memli Krasniqi gjatė njė konference pėr media ka thėnė se nga rivotimi nuk i mungojnė vota vetėm PDK-sė, por edhe partive tjera, madje nga 30 mijė vota, 17 mijė janė tė subjekteve tjera.
Nė komunat e Skėnderajt dhe Drenasit ka rreth 30 mijė votues mė pak dhe shumica e kėtyre votuesve janė vota tė munguara pėr partitė e tjera, si pėr LDK, pėr Vetėvendosjen, pėr LDD-nė, pėr AKR-nė e kėshtu me radhė. Nė procesin e rivotimit nga rezultatet preliminare qė i kemi dhe tani ju i keni nga KQZ-ja, mund tė ketė njė diferencė prej rreth 13 mijė votave mė pak nė kėtė radhė dhe qė ėshtė nė njė masė tė madhe edhe e kuptueshme, ka thėnė Kraniqi, siē transmeton Kosovapress.
Ai sqaron se nė Drenas e Skėnderaj tani PDK-ja ka marrė 53 mijė vota, kurse herėn e kaluar mė 12 dhjetor kishte marrė diku 66 mijė vota.
Krasniqi tha se procesi i rivotimit tė tėrėsishėm nė Skėnderaj, Drenas e Deēan dhe i pjesshėm nė Lipjan e Malishevė u ka bėrė tė qartė tė gjithė atyre qė kanė adresuar shqetėsimet e tyre, se PDK ėshtė parti fituese, e cila do tė qeverisė me vendin menjėherė pas certifikimit tė rezultateve.
Derisa vėzhguesit ndėrkombėtar kanė vlerėsuar se procesi i djeshėm zgjedhor nuk i ka plotėsuar standardet, Krasniqi thotė se tė gjitha shqetėsimet e nxjerra pėr procesin do tė merren seriozisht dhe se kjo pėr PDK-ne nuk do tė jetė problem tė formojė Qeverinė.
Ne do tė presim pėrfundimin e procesit, tani e dimė se do tė ketė njė rivotim edhe nė komunėn e Mitrovicės, padyshim se do tė presim edhe nė komunėn e Mitrovicės tė hiqen dyshimet dhe shqetėsimet qė mund ti ketė dikush, nė mėnyrė qė tė kemi rezultatet pėrfundimtar tė certifikuara dhe pastaj do tė binden tė gjithė qė do tė ketė njė qeveri tė re pėr njė kohė rekorde. Problemi mė i vogėl qė e ka Partia Demokratike e Kosovės ėshtė ti bėjė numrat nė Kuvendin e Kosovės pėr tė krijuar Qeverinė e re, ėshtė shprehur ai.
Krijoni Kontakt