Myftiu Tërnava kërkoj formalizimin e njohjes së Kosovës
Me ftesë të ministrit të vakfeve, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, qëndroj për vizitë në Kuvajt, ku pati një sërë takimesh me personalitetet më të larta të këtij vendi.
Në takimin që pati me kryeministrin e Kuvajtit, Shejh Nasri Muhamad Ahmad al-Sabah, Myftiu e falenderoj për ndihmën dhe përkrahjen që ka dhënë populli dhe qeveria e Kuvajtit për Kosovën. Myftiu Tërnava, kryeministrin e Kuvajti Al-Sabah e njohu edhe me arritjet në procesin e shtetndërtimit që ka shënuar Kosova që nga pavarësia e këndej. Myftiu kërkoi nga kryeministri që sa më parë Kuvajti ta formalizojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kryeministri i Kuvajtit sheiku Al Sabah, tha se qeveria e tij ndjek me vëmendje ngjarjet në dhe përreth Kosovës. Qeveria e Kuvajtit edhe në të ardhem do jetë pran popullit dhe qeverisë së Kosovës u shpreh kryeministri Al Sabah. Ndërsa sa i përket njohjes ai tha së është çështje procedurash në institucionet e Kuvajtit.
Në takim me zëvendsministrin e Vakëfit, Adil Falah, Myftiu e njohu atë me oraganizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e posaçërisht u ndal tek gjendja e vakëfeve në Kosovë, ku theksin e vuri tek uzurpimeve e tjetërsimeve që u janë është bërë vakëfeve nga ish–sistemet dhe regjimet që sunduan Kosovën.
Myftiu gjithashtu e njohu zëvendësministrin e vakëfeve edhe me arritje që janë bërë në këtë fushë që nga përfundimi i luftës e këndej. zëvendësministri i vakëfeve të Kuvajtit dhe Myftiu i Kosovës u dakorduan që në të ardhmen të shihet mundësi për krijimin e vakëfeve të reja si burim i përheshëm për mbarëvajtjen e institucioneve fetare.
Gjatë qëndrimit në Kuvajt, Myftiu Tërnava u takua edhe me zëvendskryeministrin, Shejh Ahamd Fahd al Fahd al–Sabah, i cili njëherësh është edhe minsitër më çështje ekonomike dhe zhvillim, si dhe me përgjegjësin shtetëror për dekorime e mirënjohje, Shejh Dari Faht al-Ahmad al-Sabah.
Vizitës së Myftiut mediat e Kuvajtit i kushtuan një vëmendje të posaçëme, në dy TV (TV Kuvjet 1 dhe TV Sabah) myftiu qe mysafir ku foli për arritje e Kosovës. /BIK/
Krijoni Kontakt