Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Konstantin
    Anëtarësuar
    11-12-2010
    Postime
    447

    Hollywoodi bën film për “bossin 21 vjeçar ” të Gërdecit

    Rrëfimi i kontrabandistit të armëve, Efraim Diveroli, i përfshirë në rastin e shpërthimit në Gërdec të Shqipërisë, në maj të vitit 2009, do të pasqyrohet në film nga një prej produksioneve më të famshme amerikane. “Paramount Pictures” tashmë ka nënshkruar marrëveshjen me aktorin e njohur hollivudian Will Smith dhe ekipin e Brett Ratner, për të realizuar dramën, e cila titullohet “Wheeler Dealers”. Sipas ueb faqes kinematografike amerikane “ogoly.com”, skenari i këtij filmi i është besuar Michael Lernerit, gazetar i pavarur, i cili për një kohë ka punuar edhe si korrespodent për “Newsweek”.

    Sipas “ogoly.com”, filmi pasqyron një ngjarje të vërtetë në të cilën “një grup i njëzetecavjeçarëve ka nënshkruar një kontratë 300-milionëdollarëshe me Pentagonin për të blerë armatim të vjetër kinez që do t’i dërgoheshin për furnizim ushtrisë afgane”.
    Në artikullin e shkruar nga Anna Breslaw, përmendet edhe emri i kontrabandistit Diveroli, rrëfimi i të cilit është baza e filmit.
    “Një film i bazuar në një skandal në Capitol Hill tingëllon mbresëlënës. Në jetën e vërtetë kur kthehemi prapa në vitin 2007, kontrabandisti aktual Efraim Diveroli, (atëherë 21-vjeçar) ka shkuar në burg për katër vjet për shkak të kontrabandës me armë”, shkruan ogoly.com.

    Efraim Diveroli, udhëheqës i kompanisë “AEY”, është duke vuajtur dënimin me burg pasi kishte hartuar dokumentacion të pavërtetë lidhur me furnizimin e forcave afgane të sigurisë për llogari të Pentagonit. Ai kishte pranuar se kishte bërë deklarata të rreme para Qeverisë amerikane lidhur me tenderin 300-milionëdollarësh, duke pohuar se kishte blerë municion për të furnizuar forcat afgane të sigurisë. Armë kishte blerë edhe nga shteti shqiptar.
    Lidhur me rastin e Gërdecit, mediet në vitin 2009 kishin raportuar edhe për përfshirjen e familjes së kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Dëshmitari i shpërthimit në Gërdec, Kosta Trebicka, u kishte dorëzuar gazetarëve amerikanë regjistrimet e dhjetë telefonatave mes tij dhe biznesmenit amerikan Efraim Diveroli. Në ato incizime dëgjohej zëri i Diverolit, i cili për të justifikuar vendimin e ndërprerjes së bashkëpunimit me Trebickën (i cili deri atëherë kishte ambalazhuar fishekë që përmes AEY-së i janë dërguar ushtrisë afgane për llogari të Pentagonit), thoshte se nuk kishte zgjidhje tjetër. “Kjo është mafie më e madhe se unë, në mes është djali i kryeministrit”, kishte thënë ai, transmeton portali Koha.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Wtf!!!!!!!

  3. #3
    Ky esht edhe nje tregus me teper se ky Hollywoodi esht shenderruar ne nje tempull i cili mbledh rreth tije dhe ja servon botes te gjithe Penat Pedofilat Klloshart Ksenofobat Putnatat Psikopatat Kerkushat manjakt geit Homoseksuallcat etj, Me nje fjal nje vend takim i fantazive si ajo Prralla me Tupan.

    Une pervete ka 10 vite qe nuk shikoje ma asnje Film per faktin se nuk mundem ta perballoj ma ket injorancen e Hollywoodit i cili Homoseksuallcat i paraqet si Supermena e Gejt si Kaskadera dhe te kunderten varsisht nga interesi.

  4. #4
    Turp te kene qe do pasqyrojne dicka qe ka ndodhur me verte

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar më parë nga Konstantin Lexo Postimin
    Rrëfimi i kontrabandistit të armëve, Efraim Diveroli, i përfshirë në rastin e shpërthimit në Gërdec të Shqipërisë, në maj të vitit 2009, do të pasqyrohet në film nga një prej produksioneve më të famshme amerikane. “Paramount Pictures” tashmë ka nënshkruar marrëveshjen me aktorin e njohur hollivudian Will Smith dhe ekipin e Brett Ratner, për të realizuar dramën, e cila titullohet “Wheeler Dealers”. Sipas ueb faqes kinematografike amerikane “ogoly.com”, skenari i këtij filmi i është besuar Michael Lernerit, gazetar i pavarur, i cili për një kohë ka punuar edhe si korrespodent për “Newsweek”.

    Sipas “ogoly.com”, filmi pasqyron një ngjarje të vërtetë në të cilën “një grup i njëzetecavjeçarëve ka nënshkruar një kontratë 300-milionëdollarëshe me Pentagonin për të blerë armatim të vjetër kinez që do t’i dërgoheshin për furnizim ushtrisë afgane”.
    Në artikullin e shkruar nga Anna Breslaw, përmendet edhe emri i kontrabandistit Diveroli, rrëfimi i të cilit është baza e filmit.
    “Një film i bazuar në një skandal në Capitol Hill tingëllon mbresëlënës. Në jetën e vërtetë kur kthehemi prapa në vitin 2007, kontrabandisti aktual Efraim Diveroli, (atëherë 21-vjeçar) ka shkuar në burg për katër vjet për shkak të kontrabandës me armë”, shkruan ogoly.com.

    Efraim Diveroli, udhëheqës i kompanisë “AEY”, është duke vuajtur dënimin me burg pasi kishte hartuar dokumentacion të pavërtetë lidhur me furnizimin e forcave afgane të sigurisë për llogari të Pentagonit. Ai kishte pranuar se kishte bërë deklarata të rreme para Qeverisë amerikane lidhur me tenderin 300-milionëdollarësh, duke pohuar se kishte blerë municion për të furnizuar forcat afgane të sigurisë. Armë kishte blerë edhe nga shteti shqiptar.
    Lidhur me rastin e Gërdecit, mediet në vitin 2009 kishin raportuar edhe për përfshirjen e familjes së kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Dëshmitari i shpërthimit në Gërdec, Kosta Trebicka, u kishte dorëzuar gazetarëve amerikanë regjistrimet e dhjetë telefonatave mes tij dhe biznesmenit amerikan Efraim Diveroli. Në ato incizime dëgjohej zëri i Diverolit, i cili për të justifikuar vendimin e ndërprerjes së bashkëpunimit me Trebickën (i cili deri atëherë kishte ambalazhuar fishekë që përmes AEY-së i janë dërguar ushtrisë afgane për llogari të Pentagonit), thoshte se nuk kishte zgjidhje tjetër. “Kjo është mafie më e madhe se unë, në mes është djali i kryeministrit”, kishte thënë ai, transmeton portali Koha.

    sikur ke dhene informacion jo te sakt me duket.Diverol qendron ne burg se ka blere arme kineze nepermjet shqiperise.gje qe eshte ne kundershtim me ligjin amerikan.Ata sikur i kishin ven nje kusht qe te mos blej arme nga kina...Gjithesesi filmat ngelen filma.Mund ti transformojne si te duan regjisoret.
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  6. #6
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Diveroli nuk eshte shqiptar.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga Elonaa Lexo Postimin
    sikur ke dhene informacion jo te sakt me duket.Diverol qendron ne burg se ka blere arme kineze nepermjet shqiperise.gje qe eshte ne kundershtim me ligjin amerikan.Ata sikur i kishin ven nje kusht qe te mos blej arme nga kina...Gjithesesi filmat ngelen filma.Mund ti transformojne si te duan regjisoret.
    Eshte fjala per municione me prodhim kinez, por qe u eksortuan atehere ne mbare globin, si te ne. te blinte nga kina e sotme do ishte e plaigjshme, pro jo nga vendet e treta, ish-aleate kineze.

  8. #8
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Edhe ky film eshte prodhim i thashethemeve te mediumeve tona, sikur qe ishin filmi per Skenderbeun sa qe mediumet tona spekulative e gjeten edhe rolin kryesor Mel Gibsonin, tani ai filmi per UCKn etj etj.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar më parë nga Zoti Basha Lexo Postimin
    Eshte fjala per municione me prodhim kinez, por qe u eksortuan atehere ne mbare globin, si te ne. te blinte nga kina e sotme do ishte e plaigjshme, pro jo nga vendet e treta, ish-aleate kineze.

    Une e di qe cdo lloj arme qe ishte prodhim ose model kines e cdo lloj viti.Dhe pikerisht ai ate beri .Mblodhi armet e vjetera kineze qe ishin te lira dhe diferencen e cmimeve e mbante ne xhep.Buxheti i tij ishte llogaritur te blinte arme moderne.Prandaj dhe qendron ne burg.Tani kte ide kam une shume thelle nuk i kam hyre ksaj ceshtje....Kte lloj korupsioni ai e beri me shtete si shqiperia.pasuroi vehten edhe shqiptaret.Po e pesoi keq...
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Zoti Basha Lexo Postimin
    Eshte fjala per municione me prodhim kinez, por qe u eksortuan atehere ne mbare globin, si te ne. te blinte nga kina e sotme do ishte e plaigjshme, pro jo nga vendet e treta, ish-aleate kineze.
    Nuk lejohej prodhimi kinez, prandaj u fut ne burg. S'ka rendesi nga vinte. Kishte genjyer sikur ishin plumba te prodhuar ne Shqiperi, do i ken ven stampa Made in Gerdec, Albania.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •