Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    Citim Postuar më parë nga Nete Lexo Postimin
    Me terhjeku titulli i temes,por nuk qenka ne favor te mire..
    Nuk eshte as per mire e as per keq, se ky nuk eshte shqiptar. Titulli i temes eshte gabim.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Nuk jane Kinostudio e Enverit ata. Nuk bejne filma per demaskime
    tregojne historine e nje kontrabandisti qe shkel ligjin,vjedhe para te taksapaguesve dhe ka gisht ne vrasjet e gerdecit

    qa do ti demaskojne me zoterote kur ti tregojne gjithe botes

    enveri u tregonte komunistave dhe naj fshatari pa shkolle

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga Konstantin Lexo Postimin
    Rrëfimi i kontrabandistit të armëve, Efraim Diveroli, i përfshirë në rastin e shpërthimit në Gërdec të Shqipërisë, në maj të vitit 2009, do të pasqyrohet në film nga një prej produksioneve më të famshme amerikane. “Paramount Pictures” tashmë ka nënshkruar marrëveshjen me aktorin e njohur hollivudian Will Smith dhe ekipin e Brett Ratner, për të realizuar dramën, e cila titullohet “Wheeler Dealers”. Sipas ueb faqes kinematografike amerikane “ogoly.com”, skenari i këtij filmi i është besuar Michael Lernerit, gazetar i pavarur, i cili për një kohë ka punuar edhe si korrespodent për “Newsweek”.

    Sipas “ogoly.com”, filmi pasqyron një ngjarje të vërtetë në të cilën “një grup i njëzetecavjeçarëve ka nënshkruar një kontratë 300-milionëdollarëshe me Pentagonin për të blerë armatim të vjetër kinez që do t’i dërgoheshin për furnizim ushtrisë afgane”.
    Në artikullin e shkruar nga Anna Breslaw, përmendet edhe emri i kontrabandistit Diveroli, rrëfimi i të cilit është baza e filmit.
    “Një film i bazuar në një skandal në Capitol Hill tingëllon mbresëlënës. Në jetën e vërtetë kur kthehemi prapa në vitin 2007, kontrabandisti aktual Efraim Diveroli, (atëherë 21-vjeçar) ka shkuar në burg për katër vjet për shkak të kontrabandës me armë”, shkruan ogoly.com.

    Efraim Diveroli, udhëheqës i kompanisë “AEY”, është duke vuajtur dënimin me burg pasi kishte hartuar dokumentacion të pavërtetë lidhur me furnizimin e forcave afgane të sigurisë për llogari të Pentagonit. Ai kishte pranuar se kishte bërë deklarata të rreme para Qeverisë amerikane lidhur me tenderin 300-milionëdollarësh, duke pohuar se kishte blerë municion për të furnizuar forcat afgane të sigurisë. Armë kishte blerë edhe nga shteti shqiptar.
    Lidhur me rastin e Gërdecit, mediet në vitin 2009 kishin raportuar edhe për përfshirjen e familjes së kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Dëshmitari i shpërthimit në Gërdec, Kosta Trebicka, u kishte dorëzuar gazetarëve amerikanë regjistrimet e dhjetë telefonatave mes tij dhe biznesmenit amerikan Efraim Diveroli. Në ato incizime dëgjohej zëri i Diverolit, i cili për të justifikuar vendimin e ndërprerjes së bashkëpunimit me Trebickën (i cili deri atëherë kishte ambalazhuar fishekë që përmes AEY-së i janë dërguar ushtrisë afgane për llogari të Pentagonit), thoshte se nuk kishte zgjidhje tjetër. “Kjo është mafie më e madhe se unë, në mes është djali i kryeministrit”, kishte thënë ai, transmeton portali Koha.
    Pse s'thu ti me ? Po shkoj te regjistrohem se valle me pranojne edhe si figurant me qe jam nga Shqipria ! Po me dhane ndonje rol te rendesishem do te me shifni te gjithe ne Cinema pastaj ! Apo s' jam i prere per mafioz une !

    U ca shonsi !

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga landi45 Lexo Postimin
    tregojne historine e nje kontrabandisti qe shkel ligjin,vjedhe para te taksapaguesve dhe ka gisht ne vrasjet e gerdecit

    qa do ti demaskojne me zoterote kur ti tregojne gjithe botes

    enveri u tregonte komunistave dhe naj fshatari pa shkolle
    Qellimi i filmit eshte fitimi. Po doli me fitim filmi, atehere do quhet sukses. S'ka shume rendesi ne thone "turp Diveroli" njerezit ne fund te filmit. Le njer qe se ka njeri idene se kush eshte Diveroli fare e as pas filmit s'do e marrin vesh.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •