Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Ejani në shpëtim!



    "Falenderojm All-llahun Fuqiplotë për të gjitha të mirat që na ka dhënë. E falenderojmë që na ka bërë pasues së fesë së vetme të pranuar tek Ai dhe të pejgamberit të tij të fundit Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. "

    Prej dhuntive më të mëdhaja të All-llahut, subhanehu ve teala, është se ai na ka obliguar me namaz, me anë të së cilit na i fal mëkatet, na largon nga veprat e liga, na i shton shpërblimet dhe na ngritë gradat në xhennet.

    Ebu Bekr Ibën Abdullah el Muzani ka thënë:

    "Kush është si ti, o bir i Ademit? Kurdo që dëshiron, e përdor ujin për të marë abdes, shkon te vendi për adhurim, fillon namazin pa përkthyes në mes teje dhe Zotit tënd!" (El Bidaje ven-Nihaje 9/256).


    Vlera jashtëzakonisht e madhe e namazit


    Padyshim se namazi ka vlerë shumë të madhe, ai është shenjë e besimtarëve, rrugë e pejgamberëve dhe besimtarët në ditën e gjykimit do të dallohen nga ajo se pjesët ku kanë marrë abdes do t’u ndriçojnë. All-llahu, subhanehu ve teala, në shumë ajete na urdhëron në mënyrë të prerë që ta falim namazin.

    Ai, subhanehu ve teala, thotë:

    "Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata që falen." [Bekare: 43].

    "Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)." [Bekare: 45].

    "Kryeni faljen (namazin) dhe jepeni zeqatin, e çfarëdo të mirë që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni tek All-llahu. S'ka dyshim se All-llahu përcjell çdo veprim tuajin." [Bekare: 110].

    "Vazhdoni rregullisht namazet, e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues." [Bekare: 238]

    "Robërve të Mi, të cilët besuan thuaju: "Ta falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në te nuk ka as kompensim as miqësi". [Ibrahim: 31].

    "Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet." [Nur: 37]

    "Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç'punoni ju." [Ankebut: 45].


    Nuk ka arsyetim për lënien e namazit përveçse nëse çmendesh ose nëse të ka zënë gjumi (themi nëse të ka zënë gjumi, e jo nëse ke ra me flet) dhe të ka kaluar një namaz, në këtë rast posa të ngritesh prej gjumi duhet ta falish namazin që të ka kaluar.

    Sipas Ligjit Islamik (sheriatit) të sëmurit duhet thënë:

    "Pastrohu si dhe sa të mundesh. Ulu qysh të mundesh, por mos e lësho namazin. Pastrohu me ujë, e nëse nuk ke ujë merr tejemmum, me dhè të pastër. Falu në këmbë, nëse kështu nuk mundesh, falu ulur, nëse nuk mundesh as kështu, falu i mbështetur në anën e djathtë apo i shtrirë në shpinë, e nëse as kështu nuk mundesh, atëherë lëvize kokën ose vetëm sytë, në kuptim të fjalëve të All-llahut:

    "Andaj, sa te keni mundësi ruajuni prej dënimit të All-llahut!" [Tegabun 16].

    Poashtu edhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në shumë hadithe të tija na ka treguar vlerën e madhe që e ka namazi dhe dobitë e shumta që i fiton ai që e fal namazin.

    Nga Ibën Umeri, radijAll-llahu anhuma, transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë:

    "Islami është ngritur mbi pesë (shtylla): dëshminë se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i All-llahut, kryerjen e namazit, dhënien e zekatit, vizitën Ka'bes dhe agjërimin e Ramazanit". (Buhariu dhe Muslimi)

    Transmetohet nga Abdull-llah ibn Mes'ud, radijAll-llahu anhu, se ka thënë:

    "E kam pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Cila punë është më e dashur tek All-llahu i Madhëruar?" Tha: "Namazi në kohën e vet". I thashë: "Pastaj cila?" Tha: "Bamirësia ndaj prindërve". I thashë: "Pastaj cila?" Tha: "Xhihadi (lufta) në rrugë të All-llahut". (Buhariu dhe Muslimi)

    Ebu Hurejre, radijAll-llahu anhu, thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:

    "Çka mendoni, sikur të ishte një lumë para derës së njërit prej jush, në të cilin do të lahej për çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të ndytësi?" Të pranishmit thanë: "Nuk do të mbetej kurrfarë ndytësie". Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, atëherë tha: "Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mëkatet". (Buhariu)

    Poashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka mësuar që ti urdhërojmë fëmijët tanë që ta falin namazin.

    Transmetohet nga Amr ibn Shuajb, ky nga babai i tij, e ai nga babai i vet, radijAll-llahu anhu, se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    "Urdhëroni fëmijët tuaj për (të falë) namaz kur t'i kenë shtatë vjet, kurse detyroni me forcë kur t'i bëjnë dhjetë vjet…". (Hadith hasen, transmeton Ebu Davudi).

    Andaj çdo prind duhet së pari ta fal namazin vet rregullisht, e pastaj ti mëson edhe fëmijët e vet që ta falin namazin dhe ta ndëgjojnë Krijuesin e tyre, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

    "O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët…" [Tahrim: 6].

    Muadh Ibën Xhebeli e këshilloi djalin e tij:

    "Djali im! Fale namazin sikur të jetë i fundit dhe paramendo se nuk do të mund të falesh edhe njëherë. Dije se besimtari vdes në mes dy veprave të mira, njërën të cilën e ka bërë dhe atë që ka pasur për qëllim ta bënë më vonë." (Sifetus-Safveh 1/496).

    Kërcënimi ndaj atij që e lenë namazin

    Vëlla i dashur musliman, pasi që e kuptove vlerën dhe rëndësinë e madhe që ka namazi për ne si musliman, atëherë dije se All-llahu, subhanehu ve teala, poashtu është kërcënuar me dënim të ashpër për atë që e lenë namazin.

    Ibën Umeri, radijAll-llahu anhuma, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    "Mua më është urdhëruar që t'i luftoj njerëzit, derisa të dëshmojnë se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij, dhe derisa të falin namazin dhe të japin zekatin. E kur e bëjnë këtë, atëherë e kanë të mbrojtur prej meje gjakun dhe pasurinë e tyre, pos nëse i kanë hyrë në hak Islamit, e llogaria e tyre është te All-llahu". (Buhariu, Muslimi)

    All-llahu [subhanehu ve teala] na tregon se synimi i shejtanit është që ta largon njeriun nga namazi. Ai thotë:

    "Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi…" [Maide: 91].

    All-llahu [subhanehu ve teala] na tregon se hipokritët (munafikët) e falin namazin me pritesë, veni re: "e falin namazin", pra, cilësi e munafikëve është se e falin namazin me përtaci, e a thua çka mund të themi për atë që e lenë namazin tërësisht, e as nuk i kujtohet të falet?

    All-llahu [subhanehu ve teala] na tregon se në ditën e gjykimit banorët e xhennetit do ti pyesin banorët e xhehnemit se pse kanë hyrë në xhehnem, e ata do të përgjigjën:

    "Ne nuk e falnim namazin..".

    Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    "Kush rregullisht e kryen namazin do t’i jetë dritë, shpëtim dhe dëshmi në ditën e Gjykimit, e kush nuk e kryen rregullisht atë, nuk do të ketë dritë, shpëtim e as dëshmi dhe në ditën e Gjykimit do të jetë me shoqërinë e Karunit, faraonit, Hamanit dhe Ubejj b. Halefit." [Imam Ahmedi].

    Ibën Kajjimi, rahimehull-llah, duke e komentuar këtë hadith thotë:

    "Atë që nga falja e largon dëshira për pushtet, do të jetë i ringjallur pranë Faraonit; ai që e ka lënë namazin nga dëshira për pasuri do të ringjallet pranë Karunit; atë që kryelartësia dhe pozita e kanë penguar nga falja do të ringjallet në shoqëri të Hamanit, ndërsa nëse është në pyetje tregtia, atëherë do të ringjallet pranë Ubej b. Halefit."

    Poashtu All-llahu, subhanehu ve teala, dhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na tërhjekin vërejtjen se lënia e namazit është vepër e kufrit.

    All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

    "(përqëndrohuni në atë fé) Të kthyer sinqerish tek Ai, kini frikë prej Atij dhe faleni namazin e mos u bëni nga idhujtarët." [Rum: 31].

    Xhabiri, radijAll-llahu anhu, thotë:

    "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: "Në mes njeriut, shirkut dhe kufrit është lënia e namazit". (Muslimi)

    Burejde, radijAll-llahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    "Zotimi i cili na ndan neve dhe ata është namazi, andaj ai që e lë atë ka bërë kufr". (Tirmidhiu thotë: hadith hasen).

    Shekik Ibn Abdull-llah, i cili ishte prej tabiinëve dhe ishte i njohur për devotshmëri, thotë:

    "Shokët e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk e konsideronin lënien e asnjë pune për kufr, përveç lënies së namazit." [sahih, transmeton Tirmidhiu].

    Njëri nga selefët ka thënë:

    "O bir i Ademit! Ti ke nevojë për pjesën tënde në këtë botë, mirpo ti ke nevojë edhe më shumë për pjesën tënde në ahiret. Nëse kujdesesh për pjesën tënde në këtë jetë, atëherë ti do ta humbësh pjesën tënde në botën tjetër dhe së shpejti do ta humbësh pjesën tënde në këtë jetë gjithashtu. Nëse kujdesesh për pjesën tënde në ahiret, ti gjithashtu do ta fitosh pjesën tënde në këtë jetë me lehtësi." (Fedailudh-Dhikr f.19).

    Vëllezer dhe motra te nderuar"a ! A nuk janë të mjaftueshme këto fakte që i paraqitëm që të vendosësh një herë e përgjithmonë se nuk do të lësh asnjë namaz pa falur, a nuk është kjo e mjaftueshme që të pendohesh te All-llahu për gabimet që i ke bërë dhe të kthehesh me të gjitha forcat kah Ai? Nxito dhe pendohu para se të jetë vonë, kthehu te Zoti yt me pendim të sinqertë...


    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!

  2. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2010
    Postime
    210
    besimi duhet te jet i lir o shoku ramazan dhe jo ti besh presion miletit se po nuk u fale nuk ke bereqet a nuk ke kte a nuk ke ate...sipash jush vetem ata qe besojn ne fen muslimane dhe ata qe falen do kene jet te lumtur dhe do jen te bukur e te famshem...e verteta esht e kunderta;e gjith bota muslimane esht ne luft te perjetshme ne varferi te tejskajshme ne injoranc te paimagjinueshme...problemi kryesor i fese muslimane esht mungea e emancipimit...shekulli XXI me principe te shekullit X nuk ka kuptim ...

  3. #13
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga Drit7 Lexo Postimin
    besimi duhet te jet i lir o shoku ramazan dhe jo ti besh presion miletit se po nuk u fale nuk ke bereqet a nuk ke kte a nuk ke ate...sipash jush vetem ata qe besojn ne fen muslimane dhe ata qe falen do kene jet te lumtur dhe do jen te bukur e te famshem...e verteta esht e kunderta;e gjith bota muslimane esht ne luft te perjetshme ne varferi te tejskajshme ne injoranc te paimagjinueshme...problemi kryesor i fese muslimane esht mungea e emancipimit...shekulli XXI me principe te shekullit X nuk ka kuptim ...
    Drit7, po më thuaj se kush të ka bërë ty presion, mbasi the që unë po bëj presion? Ku e she atë presion? Edhe në ratsëse ti të duket siu presion, po pse nuk e mer për këshillë dhe ndoshta që të zbutet zemra dhe mesiguri nuk ka për tu duk si presion, por si këshillë.

    Unë këshilloj, për shkak se dua të jem i këshilluar.

    Pik së pari me këshillat që i bëj, këshilloj veten time dhe pastaj të tjerët.

    Këshilloj për mirë, se kjo më duket se do ma shton imanin.

    Ti Drit7, në ke diçka kundër shkrimit, ose kam bërë ndonji gabim diku, ma sjell dhe jo të thuesh se kam bërë presion. Jam musliman dhe e di se kujt më takon me i bë presion!

    Sa për shekullin që ke përmendur, shihet qartë se urren ata që këshillojnë nga e mbara dhe ndalojnë nga e keqja.

    Po na kallzo pak diçka të hajrit ti Drit7, se çka din ti që je në këtë shekull, a mos je më i ditur se ata të shekullit X????

    Jo nuk mundesh me qenë, as ma i ditur dhe as më i fuqishëm se ata!

    Për këtë ta argumentoj me fjalën e Krijuesit:


    " Ju hipokritë jeni si ata para jush, që ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e fëmijë, që përjetuan atë që u takoi, sikurse që përjetuat edhe ju pjesën tuaj, madje edhe ju u zhytët (në të këqija) siç u zhytën ata. Të tillët asgjësuan veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër, dhe të tillët janë plotësisht të dëshpëruar." ( 9- 69 )

    " A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që ishin para tyre, ndonëse ata ishin edhe më të fuqishëm. All-llahu nuk është i tillë që ndonjë send në qiej e as në tokë të mund ta bëjë të paaftë Atë; Ai është i dijshëm, i fuqishëm." ( 35-44 )

    " A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më të fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë në tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk pat ndonjë që t'i mbrojë prej dënimit të All-llahut." ( 40-21 )

    Pra, ata kanë qenë më të fuqishëm se na edhe pasuri kanë pasur më tepër dhe çka ju ndodhi, atë ta tregjnë ajetet e mësipërme, a je prej atyre që kupton Drit7?

    Kalofsh mirë.

  4. #14
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Ejani për në Namaz


    Falënderimet i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botërave, salavatet, përshëndetjet dhe bekimet qofshin mbi zotëriun e të parëve dhe të mbramëve, vula e pejgamberëve, profeti ynë Muhamedi salallahu alejhi ue selem, mbi familjen dhe shokët e tij, e më pas:

    Namazi në Islam gëzon një pozitë të lartë dhe një rëndësi të veçantë, është si koka në lidhje me trupin. Pra siç nuk mund të paramendohet trupi pa kokë, ashtu nuk mund të paramendohet Islami pa namaz.

    - Mirësitë dhe dobitë e namazit:

    [1] Namazi është bërë obligim mbi shtatë qiejt pa ndërmjetës kur ishte Profeti salallahu alejhi ue selem natën e Miraxhit, ndërsa të gjitha ibadetet e tjera janë bërë obligim kur Profeti salallahu alejhi ue selem ishte në tokë, nëpërmjet Xhibrilit alejhi selam, gjë e cila tregon për shenjtërinë dhe rëndësinë e namazit.

    [2] Namazi është kushti i vetëm i cili përsëritet çdo ditë pesë herë dhe nuk bie ky obligim në asnjëlloj gjëndje: luftë apo paqe, frikë apo siguri, sëmundje apo shëndet, udhëtim apo qëndrim, i lirë apo rob, me punë apo papunë, përveç femrave që janë me hajd ose nifas.

    [3] Tregon për rëndësinë e namazit fakti që për të janë ngritur xhamitë, është ligjëruar thirrja për namaz [ezani], është bërë detyrë përgatitja për namaz me pastrim [gusl ose abdes], me veshjen e përshtatshme, me drejtim nga kibleja, me lënien pas të dunjasë. Gjithashtu në namaz angazhohen të gjitha pjesët e trupit duke filluar nga zemra, mendja, gjuha e të gjitha gjymtyrët.

    [4] Namazi është shtylla më e rëndësishme pas shehadetit, e nëqoftëse bie kjo shtyllë bie ajo që është ndërtuar mbi të. Namazi është kënaqësia e muuehidinëve.

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:


    "Islami është ngritur mbi pesë shtyllaëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe haxhi." [Transmeton Buhari dhe Muslim]

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

    "Kreu i çështjes është Islami, shtylla e tij është namazi, ndërsa kulminacioni i tij është xhihadi në rrugë të Allahut." [Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Ibn Maxheh dhe e saktësoi Albani]

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

    "Më është bërë e dashur nga dunjaja juaj gratë dhe era e mirë, dhe më është bërë kënaqësia ime në namaz." [Transmeton Ahmedi, Nesai, e saktësoi Albani]

    [5] Namazi është puna më e mirë, vepra më e pëlqyeshme, ibadeti më i vlefshëm.

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:
    ''Vepra më e mirë është namazi në kohë të vet." [Muttefekun alejhi]

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:
    ''Dijeni se vepra më e mirë e juaja është namazi dhe nuk kujdeset për abdesin veçse besimtari." [Transmeton Ahmedi, Hakimi, e saktësoi Albani]

    [6] Namazi është argument për Islamin e robit, shenjë e besimit, mbrojtës i gjakut të njeriut.

    Thotë Allahu i Lartësuar:

    ''Nëqoftëse pendohen, e falin namazin, e japin zekatin, atëherë janë vëllezërit tuaj ne fe." [Teube 11]

    I tha një person Profetit salallahu alejhi ue selem kur ai po ndante plaçkat e luftës:

    "O i dërguari i Allahut, ki frikë Allahun!" Tha Profeti salallahu alejhi ue selem:"Mjerë ti, a nuk jam njeriu më i sinqertë [më i drejtë] që të kem frikë Allahun?!" Tha Halid bin Uelid:"A t'ia këpus kokën, o i dërguari i Allahut? Tha:"Jo, sepse ndoshta ai falet." [Muttefekun alejhi]

    [7] Namazi është tregues i sinqeritetit [vërtetësisë] dhe pastrim prej nifakut.

    Thotë Allahu i Lartësuar:

    "Por ai nuk vërtetoi atë që duhej e as nuk u fal." [Kijame 31]

    Dhe thotë:

    "Dhe erdhën pas tyre pasardhës që e lanë namazin dhe pasuan epshet. Ata do të hidhen në çdo të keqe [Gaja]." [Merjem 59]

    Dhe thotë:

    "Me të vërtetë munafikët përpiqen ta mashtrojnë Allahun, por Allahu i mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci sa për tu dukur tek njerëzit dhe fare pak e përmendin Allahun." [Nisa 142]

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

    'Kush falet 40 ditë në xhemat për hir të Allahut duke e arritur tekbirin fillestar, i shkruhen atij dy pastrime: pastrim [shpëtim] nga zjarri dhe pastrim nga nifaku." [Transmeton Ahmedi, e saktësoi Albani]

    [8] Namazi është urdhër i Mëshiruesit, Sunduesit Fisnik.

    Thotë Allahu i Lartësuar:

    "Dhe faleni namazin dhe jepeni zekatin dhe faluni me ata që falen." [Bekare 43]

    Dhe thotë:

    "Ruani namazet dhe namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues [në namaze]." [Bekare 238]

    Dhe thotë:

    "Dhe fale namazin që të më përkujtosh Mua." [Ta-Ha 14]

    Dhe thotë:

    "Dhe falu për Zotin tënd dhe prej kurban." [Keuther 2]

    Dhe thote:

    "Lexoje atë që po të shpallet nga Libri dhe fale namazin." [Ankebut 45]

    Dhe thotë:

    "Dhe i frymëzuam ata [pejgamberët] që të bëjnë punë të mira dhe ta falin namazin." [Enbija 73].

    Ky urdhër për faljen e namazit u është drejtuar profetëve më parë, po ashtu Profetit salallahu alejhi ue selem, pasuesve të tij si dhe t'i urdhërojnë familjet e tyre për namaz siç thotë Allahu i Lartësuar:

    "Dhe urdhëro familjen tënde që të falin namazin dhe bëj durim në faljen e tij." [Ta-Ha 132]

    I tha Lukmani djalit të tij duke e porositur:

    "O biri im, fale namazin, urdhëro për të mira, ndalo nga të këqijat dhe bëj durim ndaj çfarë të godet. Me të vërtetë kjo është nga punët më të mira [më të zgjedhura]."
    [Lukman 17]

    Dhe thotë:

    "Përkujto në Libër Ismailin, ai ishte që i përmbushte premtimet, ishte i dërguar, profet. E urdhëronte familjen e tij me namaz dhe zekat. Zoti i tij ishte i kënaqur me të." [Merjem 54-55].

    Thote Profeti salallahu alejhi ue selem:

    "Urdhëroni fëmijët tuaj që të falen kur t'i mbushin 7 vjet, goditini nëse nuk falen kur t'i mbushin 10 vjet dhe ndani mes tyre në krevate [mos i lini të flenë bashkë në këtë moshë]." [Transmeton Ebu Daudi, Ahmedi, e saktësoi Albani]

    [9] Namazi është porosia e fundit e Profetit salallahu alejhi ue selem kur po ndahej nga kjo botë, megjithë vuajtjet e mëdha që po përjetonte në ato çaste ku thotë:

    "Namazin, namazin! Dhe kini frikë Allahun në lidhje me çfarë keni nën posedim." [Transmeton Ahmedi, e saktësoi Albani]

    [10] Gjëja e parë për të cilën do jepet llogari është namazi.

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

    "Gjëja e parë për të cilën do merret në llogari robi Ditën e Gjykimit është namazi; nese atë e ka mirë do i ketë mire të gjitha punët e tjera, e nëse atë nuk e ka mirë nuk do i ketë mirë punët e tjera."

    Ndërsa në një transmetim tjetër:

    ''Do shikohet namazi i tij, nëse e ka të mirë ka shpëtuar dhe kaluar, nëse nuk e ka të mirë ka humbur dhe ka dështuar." [Transmeton Taberani, tha Albani:hadithi është sahih me rrugët e transmetimit që ka. Allahu ealem]

    [11] Namazi është cilësi e popullit të shpëtuar, formulë e fitores dhe ndihmës.

    Thotë Allahu i Lartësuar:

    ''Kanë shpëtuar besimtarët; ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit." [Muminun 1-2]

    Dhe thotë më poshtë:

    "Dhe ata të cilët i ruajnë kohët e namazit, këta janë trashëgimtarët të cilët trashëgojnë xhenetin Firdeus, aty do të jenë përgjithmonë." [Muminun 9-11]

    Thotë Allahu:

    "Me të vërtetë njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm. Kur e godet ndonjë e keqe ankohet së tepërmi, ndërsa kur e gjen ndonjë e mirë bëhet tepër koprrac, përveç atyre që falen, të cilët janë të vazhdueshëm në faljen e namazit." [Mearixh 19-23]

    Pastaj më poshtë thotë:

    "Dhe ata të cilët i ruajnë kohët e namazeve, këta janë në xhenete dhe janë të nderuar." [Mearixh 34-35]

    Thotë Allahu i Lartësuar:

    ''Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz." [Bekare 45]

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

    "Me të vërtetë Allahu e ndihmon këtë Umet me të dobëtit e tyre - me du'anë [lutjen], namazin dhe sinqeritetin e tyre." [Transmeton Ebu Daudi, e bëri hasen Albani]

    [12] Namazi është përgatitja për udhëtim, rehatia e shpirtit, qetësimi i gjymtyrëve, drita e zemrës, pastrim dhe çiltërsi e nefsit, argument i shpëtimit.

    Thotë Allahu i Lartësuar:

    "Muhamedi është i dërguar i Allahut. E ata që janë me të janë të ashpër me pabesimtarët dhe të mëshirshëm me njëri-tjetrin. I sheh të përkulur [në ruku] dhe në sexhde, kërkojnë prej Allahut mirësi dhe kënaqësinë e Tij. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes." [Fet'h 29]

    Thoshte Profeti salallahu alejhi ue selem:

    "O Bilal, thirre ikametin, na qetëso me namaz." [Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, e saktësoi Albani] dhe thotë:"Namazi është dritë." [Transmeton Muslimi]

    Dhe thotë:

    "Kush kujdeset për namazin do ketë dritë, argument dhe shpëtim ditën e gjykimit. Ndërsa kush nuk kujdeset për namazin nuk do të ketë as dritë as argument, e as shpëtim ditën e gjykimit, dhe do të jetë me Karunin, Faraonin, Hamanin dhe Ubejje bin Halef." [Transmeton Ahmedi me zinxhir të mirë siç thotë Mundhiri]

    [13] Namazi është zemërim për shejtanin dhe keqardhje për kafirat, të cilët duan t'i largojnë njerëzit nga ky adhurim.

    Thotë Allahu i Lartësuar:

    ''Me të vërtetë shejtani do që nëpërmjet alkoolit dhe bixhozit të fusë mes jush armiqësi dhe urrejtje e t'u largojë nga përmendja e Allahut dhe falja e namazit. Pra, a po i jepni fund." [Maide 91]

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

    "Kur lexon biri i Ademit ajet-sexhde dhe bie në sexhde, largohet shejtani duke qarë dhe thotë:"Mjerë unë, u urdhërua biri i Ademit të bëjë sexhde dhe bëri sexhde, prandaj i takon xheneti ndërsa u urdhërova unë dhe refuzova, prandaj më takon zjarri," [Transmeton Muslim]

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

    "Dy gjërat për të cilat jua kanë zili Jehudët më shumë se për çdo gjë tjetër janë: selami dhe bërja Amin [me zë, në namaz]." [Transmeton Ahmedi, e saktësoi Albani]

    [14] Namazi është mjet për shpëtimin nga epshet, ndalon nga punët e këqija dhe veset e ndyra, largon sëmundjet e shpirtit dhe trupit.

    Thotë Allahu i Lartësuar:

    "Me të vërtetë namazi ndalon nga punët e shëmtuara dhe të ndyra." [Ankebut 45]

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

    "Ruajeni namazin e natës sepse ai është morali i njerëzve të mirë para jush, është afrim tek Allahu, ndalon nga gjynahet, i shlyen të këqijat, i largon sëmundjet nga trupi." [Transmeton Ahmedi,Tirmidhi, e saktësoi Albani]

    [15] Namazi është sigurim prej zjarrit, mbrojtës nga fatkeqësitë, e arrin me të xhenetin, t'i ngre gradat, t'i fshin mëkatet.

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

    "Nuk hyn në zjarr ai person që është falur para lindjes së diellit [namazi i sabahut] dhe para perëndimit të tij [namazi i ikindisë]." [Transmeton Muslimi]

    Dhe thotë salallahu alejhi ue selem:

    "Kush e fal sabahun është nën mbrojtjen e Allahut." [Transmeton Muslimi]

    Dhe thotë:

    "Kush i fal dy 'të ftohtat' hyn në xhenet." [Transmeton Muslimi] Dy të ftohtat janë: namazi i sabahut dhe ikindisë.

    I tha Profeti salallahu alejhi ue selem Theubanit:

    ''Bëj shumë sexhde për Allahun sepse për çdo sexhde që ti bën, Allahu ta ngre një gradë dhe ta shlyen një gjynah." [Transmeton Muslimi]

    Dhe thotë:

    "Ç'mendoni sikur tek dera e ndonjërit prej jush të ishte një lumë i rrjedhshëm në të cilin lahet pesë herë në ditë, a do ngelte në të papastërti?" Thanë:"Jo." Tha:"Kështu është shembulli i pesë namazeve me të cilat Allahu i fshin gjynahet." [Muttefekun alejhi]

    Dhe thotë:

    ''Nuk ka musliman që kur i vjen namazi farz merr abdes mirë, përgatitet me frikë-respekt, e kryen mirë rukunë veçse do t'i falen gjynahet e mëparshme që i ka bërë për sa kohë që nuk bën gjynah të madh. Kjo vlen për gjatë gjithë kohës."Transmeton Muslimi]

    Dhe thotë:

    "Nuk ka musliman që e plotëson abdesin dhe fal namaz me të veçse do t'ia falë Allahu gjynahet mes këtij namazi dhe atij që vjen." [Transmeton Muslimi]

    Dhe thotë:

    "Kush shkon në xhami ditën ose natën, i përgatit Allahu atij banesë në xhenet sa herë që shkon në xhami ditën ose natën." [Transmeton Muslimi]

    Dhe thotë:

    "Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma, Ramazani deri në Ramazan i shlyejnë gjynahet mes tyre nese u largohet gjynaheve të mëdha." [Transmeton Muslimi]

    Dhe thotë:

    ''Përgëzoji ata që ecin në errësirë për të shkuar në xhami se do të kenë dritë të plotë ditën e gjykimit." [Transmeton Ebu Daudi,Tirmidhi, e saktësoi Albani]

    [16] Namazi është gjëja e fundit që humbet nga kjo fe.

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

    "Gjëja e parë që humbet nga njerëzit është amaneti [besa] dhe gjëja e fundit që ngelet është namazi." [Transmeton Taberani, Tirmidhi, e ka përmendur Albani në Sahihul Xhami dhe e ka bërë hasen]

    - Këshillë nga thellësia e zemrës për lënësin e namazit:

    O lënës i namazit, çfarë të ngelet ty nga Islami kur ti ke lënë namazin?
    O lënës i namazit, të gjitha krijesat i bien në sexhde Allahut vetëm ti jo!
    Thotë Allahu i Lartësuar:
    ''A nuk e di se Allahut i bën sexhde kush është në qiej e në tokë, edhe dielli, hëna, yjet, kodrat, bimët, kafshët dhe shumë njerëz. Po shumë janë që e meritojnë dënimin." [Haxh 18] Nëse nuk falesh do jesh prej atyre që e meritojnë dënimin.

    O lënës i namazit, a nuk e di se lënia e namazit është kufr dhe shirk? Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

    ''Mes njeriut, shirkut dhe kufrit është lënia e namazit." [Transmeton Muslimi] Dhe thotë:"Besa [marrëveshja] mes nesh dhe atyre është namazi, kush e lë atë ka bërë kufr." [Transmeton Ahmedi,Tirmidhi, e saktësoi Albani]

    A nuk e di se lënia e namazit dhe mospërfillja e tij është nifak [hipokrizi]?

    Thotë Allahu i Lartësuar:

    "Munafikët përpiqen ta mashtrojnë Allahun por Ai i mbizotëron dinakëritë e tyre. Dhe kur ngrihen për t'u falur, ngrihen me përtaci sa për t'u dukur tek njerëzit dhe nuk e përmendin Allahun veçse pak." [Nisa 142]

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

    ''Namazi më i rëndë për munafikët është namazi i jacisë dhe i sabahut, e sikur ta dinin se çfarë ka në këto dyja do vinin qoftë dhe zvarrë." [Muttefekun alejhi]

    A nuk e di se lënia e namazit është shkujdesje dhe ngurtësim i zemrës?

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

    "Le t'i japin fund [mosfaljes] ata të cilët nuk i falin namazet e xhumasë ose do t'ua vulosë Allahu zemrat, e pastaj do jenë prej të shkujdesurve." [Transmeton Muslimi]

    A nuk e di se lënia e namazit është humbje dhe fatkeqësi?

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

    ''Kush e lë namazin e ikindisë i ka humbur puna e tij." [Transmeton Buhari]

    Dhe thotë:

    "Kujt i humb namazi i ikindisë është sikur t'i kishte humbur familja dhe pasuria e tij." [Transmeton Buhari]

    A nuk e di se lënia e namazit është shkak për dënimin me zjarr?

    Thotë Allahu i Lartësuar duke treguar për banorët e zjarrit kur ata pyeten:

    "Çfarë ju futi juve në zjarr? Thanë: Ne nuk ishim prej atyre që faleshin." [Mudethir 42-43]

    A nuk e di se lënia e namazit është stres, ngushtim i gjoksit dhe jetë e vështirë?

    Thotë Allahu i Lartësuar:

    "E kush largohet nga përkujtimi Im, do të ketë një jetë të vështirë dhe në ditën e gjykimit do ta ringjallim të verbër. [E ai] Do të thotë: O Zoti im, pse më ringjalle të verbër kur unë isha me sy? Thotë: Ashtu siç ti i harrove argumentet Tona kur ato të erdhën ty, ashtu je i harruar sot." [Ta-Ha 125-126]

    Pra mos e vono pendimin tënd, falu me ata që falen, bashkohu me safin e muslimanëve, largohu prej ushtrisë së shejtanit, bëhu nga të dashurit e Rrahmanit [Allahut].

    - Disa këshilla të cilat ndihmojnë në ruajtjen e namazit dhe kryerjen e tij sipas formës së kërkuar, gjë e cila e bën namazin më të pranueshëm dhe më të vlefshëm, pasi thotë Profeti salallahu alejhi ue selem :

    "Me të vërtetë robi falet por nuk merr nga namazi i tij veçse një të dhjetën, ose një të nëntën, ose një të tetën, ose një të shtatën, ose një të gjashtën, ose një të pestën, ose një të katërtën, ose një të tretën, ose gjysmën."[Transmeton Ebu Daudi, Ahmedi, e bëri hasen Albani]

    1. Merre abdesin në formën më të mirë dhe dil me abdes nga shtëpia.

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

    "Nuk ka musliman që e plotëson abdesin, pastaj i fal dy rekate duke u përqendruar me fytyrën dhe zemrën e tij veçse i bëhet obligim atij xheneti." [Transmeton Muslimi]

    Dhe thotë:

    "Kush del nga shtëpia e tij me abdes për të falur një namaz farz, do ketë shpërblimin e një haxhiu." [Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, e bëri hasen Albani]

    2. Kujdesu që të falësh namazin në filim të kohës së tij, kujdesu ta falësh me xhemat dhe ta zësh me tekbirin fillestar.

    Ka lajmëruar Profeti salallahu alejhi ue selem se vepra më e mirë është namazi në kohën e vet, siç transmetohet në Buhari dhe Muslim. Dhe thotë:

    "Namazi me xhemat është më i mirë se namazi vetëm për 27 gradë." [Muttefekun alejhi]

    3. Lidhe zemrën tënde me shtëpitë e Allahut, shtoji hapat për atje, ec në këmbë dhe prite namazin pas namazit.

    Ka përmendur Profeti salallahu alejhi ue selem 7 kategori njerëzish që do jenë nën hijen e Allahut ditën e gjykimit, prej tyre:

    "Dhe një person që zemra e tij është e lidhur me xhamitë." [Muttefekun alejhi]

    Dhe thotë:

    ''A t'ju tregoj se me çfarë jua shlyen Allahu mëkatet dhe jua ngre gradat: Plotësimi i abdesit në kohë të vështira, hapat e shumtë për në xhami dhe pritja e namazit pas namazit; kjo është fortifikatë, kjo është fortifikatë." [Transmeton Muslimi]

    Dhe thotë:

    ''Përgëzoji ata që ecin në errësirë për në xhami se do të kenë dritë të plotë ditën e gjykimit.'' [Transmeton Ebu Daudi,Tirmidhi, e saktësoi Albani]

    4. Mësoji rregullat e namazit, ruknet, vaxhibatet, sunetet, si falej Profeti në namaz.

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

    "Faluni ashtu siç me keni parë mua duke u falur." Dhe thotë:"Me të vërtetë Allahu e pëlqen nga robi i Tij që kur ai ta kryejë një vepër ta përsosë atë."

    Është e pëlqyeshme të lexohen ato libra që flasin rreth namazit dhe rregullave të tij duke e shoqëruar çdo gjë me hadithin përkatës.Tani për tani në shqip është i përkthyer libri mjaft i mirë [ndoshta nuk gabojmë po të themi që është më i miri] i dijetarit dhe muhadithit të njohur, Muhamed Nasirudin Albanit [Allahu e mëshiroftë] me titull:''Forma e Namazit të Profetit.''

    5. Kujdesu për faljen e suneteve para dhe pas namazeve, sepse sunetet të përqendrojnë në farz dhe janë plotësuese të mangësive që kemi lënë në farz.

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

    "Kush i fal 12 rekate në ditë [sunete] i ndërtohet atij një shtëpi në xhenet."

    Dhe thotë:

    ''Gjëja e parë për të cilën do merret në llogari robi është namazi, nëse e ka të plotë do i shkruhet i plotë, e nëse ka lënë diçka mangut i thotë Allahu engjëjve: Shikoni a ka robi Im nafile, që me të t'ia plotësoni farzin." [Transmeton Ebu Daudi, Ibn Maxheh, Ahmedi, e saktësoi Albani]

    6. Largohu nga çdo shkak i cili të bëhet pengesë për namazin, qoftë qëndrimi zgjuar natën vonë - gjë që të pengon nga falja e sabahut me xhemat - ushqimi i tepërt në darkë, të qeshurit e tepërt e cila e bën të shkujdesur zemrën, përzierja e tepërt me njerëz sidomos me gjynahqarët apo ata që nuk falen.

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

    "Njeriu është ne fenë e shokut te tij."

    7. Përdor mjetet dhe rrugët që të ndihmojnë për namaz, qoftë ajo zile e kurdisur, ndenja me njerëz të mirë [të ibadetit], t'i lutesh Allahut të të bëjë nga ata që i ruajnë namazet, t'i kërkosh dikujt të të zgjojë për namaz, duke zbatuar kështu fjalën e të Lartësuarit:

    ''Bashkëpunoni në të mira dhe mbarësi dhe mos bashkëpunoni në mëkate dhe armiqësi." [Maide 2]

    8. Të medituarit në ajetet që i lexon ti në namaz apo që i lexon imami dhe thellimi në kuptimet e tyre.

    9. Ki parasysh madhështinë e Allahut para dhe gjatë namazit, përkujto cilësitë dhe emrat e Tij, përkujto xhenetin dhe zjarrin, etj.

    Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

    "Kur të ngrihet ndonjëri prej jush në namaz po i lutet Zoti të tij, prandaj shikoni se si i luteni Atij." [Transmeton Hakimi,e saktësoi Albani.] Gjithashtu ndihmon në këtë njohja e gjendjes së Profetit salallahu alejhi ue selem në namaz, e sahabëve, e selefëve, leximi i historive të tyre në lidhje me namazin.

    10. Kujdesu për dhikret pas namazit dhe mos u ngut të dalësh nga xhamia pa i kryer, sepse ato e zbukurojnë namazin dhe e shtojnë shpërblimin.

    Kjo ishte diçka që na u bë e mundur rreth kësaj teme, çfarë ka qenë e saktë është prej Allahut dhe çfarë ka qenë gabim është prej nesh dhe shejtanit. Ue salallahu ue seleme ala abdihi nebijjina Muhamed ue alihi ue sahbihi exhmein.

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

  5. #15
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Ajetet kuranore mbi faljen e namazit

    Këtu janë përmbledhur tëgjitha ajetet Kur'anore në të cilët flitet mbi namazin dhe faljen e tijë.

    Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! - është shprehja më të cilën fillojnë çdo veprim muslimanët, gjithashtu dhe faljen e namazit fillojnë me këtë shprehje.


    Sura Bekare

    Ajeti 3. - Të cilët e besojnë të fshehtën , e kryejnë faljen dhe prej asaj që Ne i kemi furnizuar, japin .
    - Ajeti 43. - Falni namazin dhe jepni zeqatin, dhe përuluni (në ruku’ ) me ata që përulen.

    - Ajeti 45. - Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtetë, ajo është e madhe (e vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).

    - Ajeti 83. - (përkujtoni) Kur Ne morëm zotimin e bijve të Israilit; mos adhuroni tjetërkë, përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmëve, ndaj jetimëve, ndaj miskinëve (të varfërve) dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; faleni namazin dhe jepeni zekatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit.

    - Ajeti 110. - Kryeni faljen (namazin) dhe jepne Zeqatin, e çfardo të mirë që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni te All-llahu. S’ka dyshim All-llahu përcjell çdo veprim tuajin.

    - Ajeti 125. - Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthim dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë) Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranonie për vendfalje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrone shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.

    - Ajeti 153. - O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë All-llahu është me durimtarët.

    - Ajeti 177. - Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, lajmëtarëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të vërfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.

    - Ajeti 238. - Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm , dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze).

    Ajeti 239. - E nëse këni frikë (nga armiku), atëherë fauni duke ecur ose duke kaloruar , por kur të jeni të siguruar, përkujtoni (me namaz) All-llahun ashtu si u mësoi Ai për atë që ju nuk dinit.

    Ajeti 277. - S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, falën namazin dhe dhanë zekatin i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje.


    Sura Imran

    Ajeti - 39. E duke u falur ai në faltore engjëjt e thërrasin: “All-llahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga All-llahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit!”

    Ajeti - 43. Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen!


    Sura Nisa

    Ajeti - 43. O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, deristë dini se ç’flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisaaa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyne dheun dhe fërkoni me duart (tejemmum). All-llahu shlyen e falë mëkatet.

    Ajeti - 101. Kur tëjeni nëudhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frigoheni se jobesimtarët dot’ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesmtarët janë armiq tuaj të hapët.

    Ajeti - 102. Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje),ekur të bien në sexhde (të kryejnë një reqatë),këta le të të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur , e të falet me ty dhe le t’i bartin armët dhe të jenë në gjendje gadishmërie. Ata që nuk besojnë, e dëshirojnë moskujdesin tuaj ndaj armëve e mjeteve që t’iu vërsulen njëherë me të gjitha fuqitë. Nëse jeni të lodhur nga ndonjë shi ose jeni të sëmurë, nuk është mëkat të mos ibartni armët, por mbani gadishmërinë tuaj. All-llahu ka përgaditë dënim nënqmues për jobesimarët.

    Ajeti - 103. Kur të kryeni namazin (e frikës) përmendeni All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.

    Ajeti - 142. Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.

    Ajeti - 162. Por ata, prej tyre që kanë thesar të diturisë, dhe besimtarët, besojnë atë që tu shpallty dhe atë që u shpall para teje, besojnë edhe ata që e falin namazin dhe japin zeqatim



    Sura Maide

    Ajeti - 6. O ju që besuat! Kur doni të ngriteni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjt. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim,ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyne (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) t’iu sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastroj të mirën e Tij ndaj jush e që t’i falënderoheni.

    Ajeti - 12. në të vërtet All-llahu pat marrë zotimin e beni israilve. Dhe prej tyre dërguam (caktuam) dymbëdhjetë prijës. All-llahu tha: “Unë jamë (mbrojtës) me ju!” Në qoftë se falni namazin, e jepni zeqatin, u besoni të dërguarve të Mi dhe u ndihmoni atyre, huazoni për hirë të All-llahut hua rë mirë, Ai patjetër do t’ju shlyejmëkatet tuaja dhe do t’ju shtie në zhenete nën të cilët rrjedhin lumenj. E kush kundërshton pas këtij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugën e drejtë.

    Ajeti - 55. Mik (i afërt) juaji është vetëm All-llahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe jalin zeqatin duke bërë rukuë (duke qenë respektues).

    Ajeti - 58. Edhe thirrjen (ezanin) tuaj për namaz ata e marrin për tallje e lojë. Me këtë vërtetojnë se janë popull që nuk kupton.

    Ajeti - 91. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotit dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?

    Ajeti - 106. O ju që besuat, dëshmimi me rastin e atij që lë testament (vasijjet) kur i është afruar ndonjërit prej jush vdekja, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, ose nga dy të tjerë pos jush, nëse jeni në udhëtim (në rrugë e s’keni të afërm) dhe ju gjen telashja e vdekjes. E nëse dyshoni (në dëshminë e tyre) i ndalni ata të dy pas namazit (të iqindisë) dhe ata betohen në All-llahun: “Ne nuk e japim betimin në All-llahun për asgjë edhe sikur të jetë (ai për të cilin betohemi) i afërm dhe nuk e fshehim dëshminë e (porositur prej) All-llahut, pse atëherë ne do të jemi mëkatarë!”



    Sura Enam

    Ajeti - 72. (Na është thënë) Dhe falne nmazin dhe kini frikë prej Tij, se Ai është te i cili do të tubohemi.

    Ajeti - 92. Edhe ky (Kur’an) është libër që e zbritëm; është i bekuar, vërtetues i të mëparshmes, e që t’i tërheqesh vërejtjen nënës së fshatrave (të banorëve mekas) dhe atyre përrreth saj (mbarë botës). Ata që e besojnë Ahiretin, besojnë në të (Kur’anin), ata edhe e falin namazin rregullisht.

    Ajeti - 162. Thuaj: “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.


    Sura Araf

    Ajeti - 29. Thuaj: “All-llahu më urdhëroi mua drejtësinë dhe në tërësi kthejuni Atij në çdo namaz (lutje) dhe adhuronie Atë duke qenë të sinqertë në lutje vetëm për të. Ashtu sikur ju filloi (krijoi) sëpari do të ktheheni te Ai.

    Ajeti - 31. O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), han dhe pini e mos teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).

    Ajeti - 170. Po atyre që i përmbahen librit dhe falin namazn, Ne nuk u humbin shpërblimin të të mirëve.



    Sura Enfal

    Ajeti - 3. Dhe, të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin.


    Sura Teube

    Ajeti - 5. E kur të kalojnë muajtë e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t’i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshrues.

    Ajeti - 11. Po, nëse ata pendohen,e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe. Ne sqarojmë agumentet për ata njerëz që kuptojnë.

    Ajeti - 18. E drjtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).

    Ajeti - 54. Mospranimin e dhënieve të tyre nuk e pengoi tjetër gjë vetëm pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe namazin e falin vetëm me përtaci, e lëmoshën nuk e japin ndryshe pos duke urrejtur.

    Ajeti - 71. Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhnjyes, i urtë.

    Ajeti - 84. Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazës) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje e vizitë), pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe vdiqën kryeneçë.

    Ajeti - 107. (Nga hipokritët më të shëmtuarit janë) Edhe ata që ndërtuan xhami sherri, mosbesimi e përçarjeje mes besimtarëve dhe ftuan në pritje (solemne) atë që më parë kishte luftuar kundër All-llahut dhe të dërguarit të Tij. Ata do të betohen: “Ne nuk kemi pasur tjetër qëllim, vetëm për të mirë!” Po All-llahu dëshmoi se ata vërtet janë rrenacakë.

    Ajeti - 108. Ti mos u fal aty kurrë! Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar në respekt ndaj All-llahut (pa hile), është më e drejtë të falesh në të, aty ka burra që dëshir të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit.



    Sura Junus

    Ajeti - 87. Ne i thamë Musait dhe vëllait të tij t’i bëni vend në Egjipt popullit tuaj, shtëpitë tuaja t’i bëni faltore e ta falni namazin rregullisht. Ti (Musa) përgëzoi besimtarët!


    Sura Hud

    Ajeti - 87. Ata thanë: “O shuajb, a namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që adhuruan prindërit tanë, ose (po të urdhëron) për të punuar në pasurinë tonë ashtu si të dëshirojmë? Vërtet, ti qenke i butë e i mençur”. (Kjo ishte tallje e tyre).

    Ajeti - 114. Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e aërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se vepra e mira i shlyejnë ato të këqiat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.



    Sura Rrad

    Ajeti - 22. Edhe ata që patën durim (ndaj të këqiave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.


    Suretu Ibrahim

    Ajeti - 31. Robëve të Mi, të cilët besuan thuaju: “Të falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në të nuk ka as kompensim as miqësi”.

    Ajeti - 37. Zoti ynë! unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që të falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoj ata me fruta.

    Ajeti - 40. O Zoti im! më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mijë dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!


    [/COLOR]
    Suretu El-Hixhr


    Ajeti - 87. Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur’anin e madhërueshëm.


    Suretu El Israë

    Ajeti - 78. Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur.
    Ajeti - 79. Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur’anin - namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrisë ty në një vend të lavdishëm.
    Ajeti - 110. Thuaj: “Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me të cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos e ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, e mes kësaj kërkoje njërrugë mesatare”.



    Suretu Merjeme

    Ajeti - 11. Dhe ai doli prej faltores para popullit të vet dhe u dha shenjë adhuroni (All-llahun) mëngjes e mbrëmje.

    Ajeti - 31. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jemë gjallë!

    Ajeti - 55. Ai urdhëronte familjen e vet me faljen e namazit dhe me zeqatë, dhe ishte dhumë i pranishëm te Zoti i tij.

    Ajeti - 59. E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo gjë të keqe (ose në Gaja).


    Suretu Ta Ha

    Ajeti - 14. Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje,pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.

    Ajeti - 130. Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e matës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjejsh kënaqësi (me shpërblim).

    Ajeti - 132. Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase zne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të frnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet.


    Suretu El Enbija

    Ajeti - 73. Dhe ata i bëmë shembëlltyrë që udhëzonin sipas urdhërit Tonë, i orientuam në punë të mira, në falljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë.


    Suretu El Haxhxh

    Ajeti - 26. Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabës): të mos më përshkruaj Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf) që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde.

    Ajeti - 35. Të cilët, kur përmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, të cilët janë të durueshëm ndaj asaj që i godet, të cilët rregullisht e falin namazin dhe të cilët japin për qëllime të dobishme nga ajo me çka furnizuam Ne.

    Ajeti - 41, (Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.

    Ajeti - 77. O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhuronie. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.

    Ajeti - 78. Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e TIj) dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur’ani) ju quajti myslimanë, për të qenë i dërguari ëshmitarë juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është.


    Suretu El Mu`minunë

    Ajeti - 2. ata të cilët janë të përulur dhe janë të kujdesshëm gjatë faljes së namazit,

    Ajeti - 9. dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.


    Suretu En Nurë

    Ajeti - 37. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregëtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.

    Ajeti - 56. Falni rregulisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.

    Ajeti - 58. O ju të cilët besuat, ata të cilët i keni në pronësinë tuaj (shërbëtorët) dhe ata që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush (për të hyrë te ju në tri kohë: para namazit të sabahut, në kohën e drekës kur i hiqni rrobat tuaja (për të pushuar) dhe pas namazit të jacisë, që të tria këto kohë janë kur ju jeni të veshur. Pos atyre tri kohëve nuk është mëkat as për ju as për ata, të vizitoni njëri-tjerin. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet e veta. All-llahu është i dijshëmi i urti.



    Suretu El Furkanë

    Ajeti - 64. Dhe që për hirë të Zotit të tyre natën e alojnë duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).


    Suretu Esh Shuaraë

    Ajeti - 219. (E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.


    Suretu En Neml

    Ajeti - 3. Që falin namazin dhe e japin zeqatin dhe mu ata janë të bindur ndaj botës tjetër.


    Suretu El Ankebutë

    Ajeti - 45. Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); Allhu e di çpunoni ju.


    Suretu Er Rrum

    Ajeti - 31. (Përqëndrohu në atë fe) Të kthyer sinqerish te Ai, kini frikë prej Atij dhe falnie namazin e mos u bëni nga idhujtarët,


    Suretu Llukman

    Ajeti - 4. Të cilët rregullisht e falin namazin dhe japin zeqatin dhe ata, e mu ata janë të plotbindur për botën tjetër (Ahiretin).

    Ajeti - 17. O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqiat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara.


    Suretu El Ahzabë

    Ajeti - 33. Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, falnie namazin , lepnie zeqatin dhe respektonie All-llahun dhe të dërguarin e Tij. All-llahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (se Pejgamberit) të largojë ndytësinë e mëkateve dhe t’ju pastrojë deri në skaj.


    Suretu Fatir

    Ajeti - 18. dhe asnjë mëkatar nuk do të bartë mëkatin e tjetërit, po edhe nëse mëkatarin thërret ndonjë për t’ia bartur atë, ajo nuk do t’i bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij. Ti mund t’ua tërhequr vërejtjen vetëm atyre që i kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk shohin dhe që e falin namazin. E kush pastron veten, ai ka bërë pastrimin për të mirën e vet, se vetëm te All-llahu është e ardhmja.

    Ajeti - 29. Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet.


    Suretu Esh Shura

    Ajeti - 38. Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne ua japim ata e shpërndajnë,


    Suretu Kaf

    Ajeti - 39. Po ti (Mumahed) me përballo atë që ata të thonë, para lindjes së diellit dhe para përendimit madhëro e falënderim Zotin tënd.

    Ajeti - 40. Falu për të Tij edhe në një pjesë të natës edhe pas sexhdes (pas namazit farz).


    Suretu El Muxhadele


    Ajeti - 13. A u frikësuat (varfërisë) të jepni lëmoshë në prag të bisedës suaj? E kur ju nuk e bëtë dhe All-llahu ju fali, atëherë pra, falnie namazin, jepnie zeqatin, respekonie All-llahun dhe të dërguarin e Tij, All-llahu është i njohur me punën tuaj.


    Suretu El Xhumua

    Ajeti - 9. O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.

    Ajeti - 10. E, kur të kryhet namazi, atëherë shërndanu në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.


    Suretu El Mearixh

    Ajeti - 22. Përveç atyre që falen,
    Ajeti - 23. të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.
    Ajeti - 34. Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre.


    Suretu El Muzzemmil

    Ajeti - 20. Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj a një të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do mund t’i përmbaheni asaj, andaj u lehtësoi juve, pra falnu duke lexuar Kur’an sa t’ju vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerët që gjallërojnë nëpër tokë dke kërkuar nga begatitë e All-llahut, e dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e All-llahut, pra falnu dhe lexoni sa të jetë më lehtë për tij dhe kryene me rregull faljen, jepne zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues!


    Suretu El Muddeththir


    Ajeti -43.(42. “çka u solli juve në Sekar?”) Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin ( që bënin namaz);


    Suretu El Insan

    Ajeti - 26. Dhe falu për hirë të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë.


    Suretu El A`ëla

    Ajeti - 15. (14. Ka shpëtuar ai që është pastruar.) Që e përkujton emrin e Zotit të vet dhe falet.


    Suretu El Alak

    Ajeti -10. (9. A më tregon atë që pengon,) një rob kur ai falet?
    Ajeti - 19. Jo, Jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.


    Suretu El Bejjine


    [B][SIZE="4"][SIZE="3"][COLOR="#000080"]Ajeti - 5. E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.

    Ajeti - 4. Pra shkatërrim është për ata që falen, (5. të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.)
    Ajeti - 6. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe). (7. Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).)



    Suretu El Kevther


    Ajeti - 2. Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd!


    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

  6. #16
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    O JU BESIMTARË DIJA NAMAZIT TËND VLERËN DHE KRENOHU ME TË!



    Shpesh dëgjojmë ankesa rreth çështjes së namazit. Shpesh hasim pyetje rreth këtij obligimi, si: pse nuk po mundem të koncentrohem në namazin tim? Si të arrij që të kem rehati dhe kënaqësi në namazin tim?, e pyetje tjera të ngjashme. Tema të shumta janë publikuar në web faqet islame rreth çështjes së namazit dhe pyetjeve të shumta u janë dhënë përgjigje për këtë shtyllë të fesë.

    Për nxitjen e faljes së namazit me rregull dhe kujdes gjenden ajetet e Kur’anit famëlartë, hadithet e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe këshillat e panumërta të dijetarëve duke filluar prej shokëve të Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahu qofshin mbi të-as’habëve-, Allahu qoftë i kënaqur me ta, pastaj tabi’inëve, tebei tabi’inëve dhe dijetarëve tjerë pas tyre që kanë ardhur duke përfshirë edhe dijetarët e kohëve të fundit që i njeh Islami.
    Qëllimi i im me këtë temë është të paraqes një kënd tjetër të temës që lidhet me namazin
    dhe nuk dua të përsëris atë që e gjejmë të shkruar rreth namazit nëpër shumë shkrime.

    Vëlla dhe motër në Islam!

    Çështja e namazit është e rëndësishme për vet faktin dhe mënyrën si u pranua nga ana e Allahut të Madhërishëm. Derisa obligimet dhe urdhrat e tjera të Allahut kanë zbritur dhe janë shpallur në tokë, urdhri për faljen e pesë kohëve të namazit në ditë nuk u shpall në këtë mënyrë. Këtë herë të dërguarit Muhamed, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, iu desh që të ngrihet mbi shtatë qiejt në natën e
    Israsë, së bashku me Xhibrilin, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili zakonisht ia kumtonte urdhrat në tokë prej Allahut të Madhëruar. Kjo u bë për shkak të rëndësisë së lartë që ka namazi.

    Pra, Allahu i Madhëruar bëri që Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ngrihet mbi lartësitë qiellore dhe vetëm atëherë t’ia shpallë urdhrin për faljen e pesë namazeve ditore.

    Keni kujdes dhe dijani vlerën namazit tuaj o besimtare, që e keni pranuar këtë urdhër me dëshirë dhe vetëdije! Dijeni se namazi ka peshë të rëndë në Ditën e Gjykimit, ndërsa peshorja do të jetë e lehtë nëse nuk keni falur namaz, ose nuk keni pasur kujdes gjatë kryerjes së tij!

    I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në një hadith ka thënë: “Gjëja e parë për të cilën robi do të jep llogari është namazi i tij; nëse namazi është në rregull dhe si duhet, të gjitha veprat e tjera do të jenë në rregull, por nëse namazi i tij nuk është në rregull atëherë të gjitha punët e
    tjera nuk do të jenë në rregull.”

    O ju që faleni, dijeni se çështja e namazit kërkon kujdes të madh, forcë dhe përballje, qëndrueshmëri dhe sinqeritet! Nëse Allahu të ka zgjedhur të jesh prej namazlinjëve dhe e praktikon këtë urdhër, atëherë me siguri që tek ti Ai ka parë forcë, qëndrueshmëri, përballje e sinqeritet.

    Fale namazin me këto cilësi dhe veçori që i ke,dhe bëhu këmbëngulëse për zbatimin e kohëve të namazit me përkujtim të sinqertë! Dije se çdo punë dhe vepër tjetër në kohët e namazit është e kotë dhe e pavlerë derisa nuk e kryen namazin! Mos lejo që punët dhe angazhimet tua ta dobësojnë moralin dhe qëndrueshmërinë për namaz!

    Namazi është obligim, që sot fatkeqësisht, shumë pak njerëz e praktikojnë. Allahu zgjedh në mesin e robërve të vet se kë ta udhëzojë në namaz, e padyshim ne kemi nevojë të madhe për të. Nëse Allahu ta ka bërë të njohur rëndësinë dhe vlerën e namazit, kjo do të thotë se Ai të ka zgjedhur dhe do që të mëshirojë dhe të pastrojë ty me të. Çështja mbetet tek ti se a dëshiron ta pranosh këtë zgjedhje që po ta bën Allahu apo jo.
    Nëse ti fillon të tërhiqesh dhe të dobësohesh në fillet e para të praktikimit të tij, atëherë edhe kjo dhuratë shumë lehtë do të rrëshqasë nga duart. Zoti na ruajtë!







    Dija namazit tënd vlerën dhe krenohu me të! Mos lakmo në ata që nuk e falin atë fare dhe nëse ti ke ato probleme që i ceka në fillim të temës, bëhu këmbëngulës dhe forco xhihadin tënd me veten dhe djallin e mallkuar derisa ti të triumfosh dhe derisa ta gjesh kënaqësinë dhe rehatinë në namaz që ty po të mungon!

    Mos thuaj se nuk kam mundësi, jam i dobët dhe nuk po mundem më! Mos u bë humbës i vetes, sepse këtë e dëshiron shejtani tek ti!

    Vehb Ibën Munebi ka transmetuar: “Vërtet, kur njeriut i vdes zemra ose kur i ngurtësohet ajo, kur t’i shuhet mendja apo të devijojë dhe kur të dështojë në betejën me djallin, i shtohet e keqja në shpirtin e tij, sepse djalli qarkullon në trupin e tij siç qarkullon gjaku në damar.”Njeriut kur t’i thyhet rezistenca dhe qëndrueshmëria shpirtërore, djalli bëhet shoqërues i tij.

    Mbështetu tek Allahu i Madhëruar dhe lutu që Ai të ndihmojë në xhihadin tënd! Detyro shpirtin tënd në çdo gjendje dhe kohë me përkujtim të sinqertë dhe me ngulm vazhdo në këtë gjë! Lufto, derisa ta ndiesh fitoren e sigurt!

    Allahu i Madhëruar në Kur’an thotë:
    ”E ata të cilët luftuan për hatrin tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për tek Ne.” (Ankebut, 63)

    Motër, ky ajet ka zbritur në Mekë atëherë kur ende nuk ishte dhënë urdhri për luftë dhe disa komentuesë të Kur’anit e kanë komentuar si luftën me veten. Po ashtu, transmetohet se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Luftëtar në rrugën e Allahut, muxhahid, është ai i cili lufton me vetveten e tij për hir të Allahut të Madhëruar.” (Transmeton Tirmidhiu)

    Ndërsa shejh Nablusi ka thënë: “Xhihad i nefsit është adhurimi. Nuk arrihet ndryshe veçse nëpërmjet dijes dhe kjo është farz për çdo person.”

    Është e vërtetë që bota është mbushur me aktivitete dhe kënaqësi të ndryshme gjë që njeriut ia ka ënda të lakmojë dhe të vrapojë pas tyre, por jeta është edhe sprova edhe vuajtje dhe kur këto çështje janë në mendjen e njeriut atëherë edhe zemra kaplohet me to në namaz. Me gjithë këto gjëra, njerëzit nga racat dhe kombet e ndryshme po e pranojnë sot fenë islame dhe besimin e drejtë në Allahun dhe po e pranojnë flamurin e kësaj feje, por kur po vije deri tek çështja e namazit këtu po ngelen dhe lufta për ta përsosur atë po bëhet më e vështirë sesa hyrja në fillim në fe. Prandaj them se luftën duhet ta forcojmë, imanin ta shtojmë edhe më tepër, sepse edhe lufta nuk do të jetë e lehtë sidomos nëse mungon gatishmëria në
    bindje dhe sinqeritet të plotë për ta arritur qëllimin e dëshiruar.Kur mungon kjo dhe kur të dobësohen këto cilësi njeriu mund të përfundojë me largim dhe dështim total nga feja dhe besimi në Allahun. Zoti na ruajttë!

    Ibnul Kajimi ka thënë:

    ”Sinqeriteti është arma që lufton shejtanin për t’i shpëtuar vesveseve të tij.”

    Vëllezër dhe motra të nderuara, për përmirësimin e namazit u këshilloj që ta lexoni librin e Ibnul Kajim “Rruga e udhëzimit”, sidomos kapitujt III, IV, VI, VII, VIII dhe IX.

    Në fund, Allahu na bëftë prej atyre që e falin namazin me rregull dhe namazi ynë u bëftë dritë dhe shpëtim në Ditën e Gjykimit! Amin!




    Mos u bë humbës i vetes, sepse këtë e dëshiron shejtani tek ti!


    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Konstantin
    Anëtarësuar
    11-12-2010
    Postime
    447
    Paqja dhe meshira e Zotit qofte mbi ju!
    Thuaje edhe shqip mor ramazon se me mir ndikon qoft te ato qe besojn qofte te ata qe sbesojn, Un ta siguroj!

  8. #18
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Namazi



    Eksiztojnë shumë Ajete dhe Hadithe ku flitet për Namazin , unë po i cek vetëm disa prej tyre :

    Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç’punoni ju. (45/El-Ankebut)

    Thuaj: “All-llahu ma urdhëroi mua drejtësinë dhe në tërësi kthejuni Atij në çdo namaz (lutje) dhe adhurojeni Atë duke qenë të sinqertë në lutje vetëm për të. Ashtu sikur që ju filloi (krijoi) së pari, do të ktheheni te Ai. (29/El-Araf)

    (Na është thënë) Dhe faleni namazin dhe kini frikë prej Tij, se Ai është te i cili do të tubohemi. (72/El-En'am)

    Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët; ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit (1-2/El-Muminun)

    Dhe disa prej Haditheve të Pejgamberit Muhammedit S.A.V.S në lidhje me Namazin :

    1.Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:


    "Kush shkon në xhami për namaz në mëngjes ose në mbrëmje, All-llahu për këtë do t'i përgatisë atij gosti (në Xhennet) në mëngjes ose në mbrëmje".

    2.Ebu Hurejre r.a. transmeton se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

    "Kush merr abdest bukur e mirë, pastaj shkon në namaz të xhumasë, atje hesht dhe dëgjon (hutben), i falen mëkatet e bëra në mes të dy xhumave dhe tri ditë më tepër. Kush argëtohet në xhami me rërë (dhe gjëra të tjera), e ka zhvlerësuar dobinë e xhumasë".

    3.Ebu Hurejre r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., ka thënë:

    "Pesë namazet - prej njërit deri te tjetri, namazi i xhumasë - prej njërit deri te tjetri dhe prej një ramazani gjer në ramazanin tjetër, janë pastrues të mëkateve në mes tyre - nëse ruheni prej mëkateve të mëdha".

    4.Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Mes'ud r.a. se ka thënë:

    "E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s.: "Cila punë është më e dashur tek All-llahu i madhëruar?" Tha: "Namazi në kohën e vet". I thashë: "Pastaj cila?" Tha: "Bamirësia ndaj prindërve".I thashë: "Pastaj cila?" Tha: "Xhihadi (lufta)

    5.Transmetohet nga Ebu Ejjub Halid ibn Zejd el-Ensarij r.a. se një njeri ka thënë:

    "O i Dërguari i All-llahut, më trego për një punë që do të më shpie në Xhennet dhe do të më largojë nga Xhehennemi?" Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Ta adhurosh All-llahun dhe të mos i shoqërosh asgjë, ta falësh namazin, ta ndash zekatin dhe t'i mbash lidhjet farefisnore".

    6.Ebu Hurejre r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

    "A dëshironi t'ju tregoj se me çka All-llahu i shlyen mëkatet e juaja dhe me çka i lartëson gradat tuaja?" Të pranishmit i thanë: "Po, o i Dërguari i All-llahut!" Pejgamberi s.a.v.s. u tha: "Marrja e abdestit edhe atëherë kur është vështirë, shkuarja e shpeshtë në xhami dhe pritja e namazit pas namazit. Kjo është fortifikatë, kjo është fortifikatë".

    Namazi është shtylla e Islamit , dhe ajo duhet rrespektuar gjithsesi sepse është kusht themel për të qenë besimtar Musliman , dhe është e vetmja mundësi që të fitosh Xhennetin.Xhenneti njerëzisë i është premtuar vetëm nëse falin namazin , përkujtojnë All-llahun , japin Zeqatin , agjërojnë ramazanin etj., pa këto kushte nuk mund të fitohet Xhenneti.

    Gjitha mëkatet e vogla të bëra gjatë ditës fshihen me namaz , çdo gabim yni i vogël fshihet me namaz .Vendi ku jemi më afër Krijuesit të Gjithësisë dhe gjithë Njerëzisë dhe çdo gjëje që shohim me sy jemi gjatë namazit , sepse gjatë namazit është e përkushtuar e gjith mendja dhe i gjith trupi mbi përkujtimin dhe adhurimin e All-llahut Xh.Sh.

    Namazi është ajo që na bën ndryshe prej feve të tjera që na dallon nga fetë e tjera. Namazet që nuk duhet lënë pas dore asesi janë Sabahu dhe Jacia , këtë gjë na ka porositur Muhammedi S.A.V.S., në shumë hadithe por fatkeqësisht kohëve të fundit nuk falet dhe aq shumë namazi i sabahut , arsyet janë ato nga më të thjeshtat , por arsyet pse duhet falur këtë namaz janë shumë më shumë të vlefshme , siq tregon Muhammedi S.A.V.S., në një hadith ku thirren besimtarët musliman që të falin namazin e sabahut :


    Ebu Hurejre r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:


    "Sikur ta dinin se ç'vlerë kanë namazi i jacisë dhe i sabahut, ata do të vinin në xhami rrëshqanas (zhagaz)".

    Ndërsa në dy hadithe të tjera tregon vlerën e namazit të Sabahut :

    Aisheja r.anha thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

    "Dy rekatet e namazit të sabahut janë më të dobishme se kjo botë dhe çdo gjë që ka në të".

    Transmetohet nga Xhundub ibn Abdull-llah r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

    "Kush e fal namazin e sabahut, ai është nën mbrojtjen e All-llahut, andaj mos t'i kundërvihet askush kësaj (mbrojtjeje) me diçka, sepse kush i kundërvihet kësaj (mbrojtjes së All-llahut), do ta arrijë atë All-llahu, dhe pastaj do ta gjuajë me fytyrë në zjarr të Xhehennemit".

    Ne si Musliman jemi të obliguar të kryejmë (të falim) namazin , pasiqë me namaz përkujtojmë , madhërojmë All-llahun Xh.Sh , Xhamia është vendi ku madhërohet All-llahu dhe vendi i njerëzve besimtarë , njerëzve të urtë , e të devotshëm.
    Të ju përkujtojmë gjith atyre që nuk falin namaz (që nuk e praktikon Islamin) që : Pyetja e parë e parashtruar në Ditën e Gjykimit është : A keni Falur Namaz ?!...E Çfarë do i themi ne Krijuesit , si do të dalim para All-llahut Xh.Sh., pa namaz , si do të arsyetohemi etj. Pra namazi është shpëtim , nëse dëshironi të shpëtoni nga zjarri i Xhehenemit dhe të shkoni në bukuritë e Xhennetit duhet falur namaz. Poashtu duhet përkujtuar të gjithëve që arsyet më të shumta pse njerëzit hyjnë në Xhehenem janë se nuk falin namaz , këtë fjalë që e thash i shoqëroi me dy ajete Kur'anore :


    “Cka u solli juve në Sekar (Zjarr,Xhehenem)?”

    Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz) (42-43/El-Mudethirr)

    All-llahu Xh.Sh dhe pejgamberi Muhammedi S.A.V.S për çdo këshillë që dhanë , e dhanë për të udhëzuar dhe për të shpëtuar gjith njerëzinë , pra nëse All-llahu Xh.Sh dhe Muhammedi S.A.V.S na kanë rekomanduar, këshilluar , sugjeruar Namazin duhet ditur se e kanë bërë për të na udhëzuar dhe shpëtuar ne (njerëzinë e devijuar).

    Ne jemi të obliguar që të iu tregojmë edhe të tjerëve për dobitë që sjell falja e namazit ose për dënimin që është përgaditur për ata që nuk falin namaz.Të marrësh mundin që të thërrasësh dhe të tjerët në Islam do të thotë të mundohesh ti shpëtosh edhe të tjerët nga dënimi (i padurueshëm).E ne si prindër kemi shumë dëshirë që fëmijët tanë të mos devijohen dhe të shkojnë drejt rrugëve të këqia (larg parimeve Islame) , poashtu edhe ne si fëmijë kemi dëshirë që prindërit tanë të mos devijohen e të mos dënohen , pra nëse prindërit poashtu dhe fëmijët duan ta realizojnë këtë dëshirë atëherë duhet treguar njëri-tjetrit rrugën e drejtë (atë Islame) , sepse kështu na porosit edhe Pejgamberi Muhammedi S.A.V.S., në dy hadithe (për fëmijët Musliman dhe për prindërit Musliman) :

    Ebu Sulejman Malik ibni El-Huvejrith r.a. thotë:

    "Shkuam te i Dërguari i All-llahut dhe të gjithë ne ishim të ri dhe të një mosheje. Te ai qëndruam njëzet netë, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. ishte i mëshirshëm dhe i dashur. Ai mendoi se na ka marrë malli për familjet tona, andaj na pyeti kë kemi prej familjes e ne i treguam, pastaj ai tha: "Kthehuni te familjet tuaja dhe rrini me ta, mësoni dhe urdhëroni ata (në të mira) dhe faleni këtë namaz në këtë kohë dhe namazin tjetër në kohën tjetër. E kur të vijë koha e namazit, njëri prej jush le ta thërrasë ezanin e më i moshuari nga ju le të dalë imam".

    Transmetohet nga Amr ibn Shuajb, ky nga babai i tij, e ai nga babai i vet r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

    "Urdhëroni fëmijët tuaj për (të falë) namaz kur t'i kenë shtatë vjet".

    Përderisa e udhëzoni njëri-tjetrin në rrugën Islame , atëherë mos harroni se edhe All-llahu do të përgaditë diqka për ju në Xhennet , përderisa e udhëzoni njëri-tjetrin në rrugën Islame do shikoni që do të rritet dashuria ndërmjet jush , poashtu do të shikoni që do të largoheni nga rrugët e kqia dhe do të shkoni tek ato të mira , të cilat na i ka caktuar All-llahu Xh.Sh. Me të vërtetë nuk ka gjë më të bukur që të shohësh dy persona tek shkojnë mirë njëri me tjetrin , e të dytë të jenë të udhëzuar në rrugën e drejtë (Islamin) , dhe nuk ka gjë më të mirë që të udhëzosh të tjerët në rrugën e drejtë e në namaz sepse nga kjo kemi shumë të mira siq na thotë edhe pejgamberi S.A.V.S., në një hadith :

    Kush thërret në udhëzim ka shpërblim (për këtë) dhe shpërblimin e atyre që veprojnë me këtë udhëzim, duke mos u pakësuar ky shpërblim''. (Transmetoi Muslimi dhe të tjerët)

    E sa bukur e ka paraqitu Muhammedi S.A.V.S., në një hadith ku thotë :

    Ebu Hurejre r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:


    "Çka mendoni, sikur të ishte një lumë para derës së njërit prej jush, në të cilin do të lahej për çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të ndytësi?" Të pranishmit thanë: "Nuk do të mbetej kurrfarë ndytësie". Pejgamberi s.a.v.s. atëherë tha: "Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mëkatet".

    E me të vërtetë kështu është sepse një njëri i cili fal namaz është i pastër edhe moralisht poashtu edhe fizikisht , një njëri që fal Namaz shihet shumë qartë që adhuron atë që e krijoi dhe e falëndëron për furnizimin që ia japi (All-llahu Xh.Sh) , e falëndëron për familjen që ia dhuroi All-llahu Xh.Sh.

    Namazi është gjë e cila shton të mirat dhe largon të kqiat , shton dashurinë (ndaj Krijuesit,Muhammedit S.A.V.S dhe Muslimanëve) , shton lumturinë , largon frikën , të largon nga epshet që sjellin në devijim dhe mëkate , të jep një orar ditor shumë më të mirë (më të arsyeshëm) se ai që kisha para se të ishe Musliman dhe mbi të gjitha me namaz falen mëkatet dhe duke falë namaz jemi në gradën e të Sinqertëve dhe Shehidëve.


    “Namazi të mundëson Xhennetin , dhe Namazi është ai i cili të bënë prej robërve falëndërues , me namaz jemi të shpëtuar dhe mirënjohës”.



    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

  9. #19
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    O FAMILJA IME, FALUNI, FALUNI!

    Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij.

    Nga Thabiti transmetohet se Pejagamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur e godiste skamja familjen e tij u drejtohej me fjalët: “O familja ime, faluni, faluni!”

    Ibn Muflihu thotë se ky hadith është mursel (mungon sahabiu në zinxhirin e transmetuesve), por me zinxhir transmetuesish të mirë, ndërsa për kuptimin e tij dëshmon edhe hadithi në kapitullin të Buhariu dhe Muslimi.

    Allahu i Lartësuar thotë:

    “Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz! Vërtet, ajo është e madhe (e vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).” (Bekare, 45)

    Allahu i Lartësuar thotë:

    “O ju që keni besuar! Kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë Allahu është me durimtarët.” (Bekare, 153)

    Allahu i Lartësuar i urdhëroi robërit e Tij të ndihmohen me të falur për çdo çështje të kësaj bote dhe botës tjetër, duke mos përjashtuar nga kjo asgjë. Ai tha: “Kërkoni ndihmë me durim e me të falur!” (Bekare,153)

    Allahu i Madhëruar filloi me durimin para namazit, pasi besimi dhe të gjitha namazet obligative apo vullnetare nuk kryhen pa durim. Allahu ka thënë: “Kërkoni ndihmë në të gjitha ështjet me durim dhe me namaz! Vërtet ajo është e vështirë, por jo edhe për ata që janë të përulur.” e ata janë që zemrat e tyre janë përulur nga madhështia e Allahut dhe frikërespekti ndaj Tij. Për atë dëshmoi se atij që i vjen kryerja e namazit e lehtë është prej të përulurve. Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur e mundonte ndonjë çështje falej. D.m.th: kur i vështirësohej ndonjë çështje, brengosej, mërzitej, apo i ndodhte ndonjë fatkeqësi ngrihej të falej, sepse namazi të ndihmon t’i tejkalosh të gjitha fatkeqësitë, me ndihmën e Allahut të Lartësuar. Namazin e kryen për t’u afruar dhe për t’u kthyer tek Allahu. E ai që i kthehet Allahut do t’i mjaftojë atij, pasi ai ka anashkaluar çdo gjë përveç tij dhe ka synuar Allahun e Lartësuar. Allahu i Lartësuar nuk do ta zhgënjejë atë që shpreson tek Ai.

    Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur familjes së tij i ndodhte ndonjë brengë, i urdhëronte të faleshin, pastaj lexonte:

    “Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, sepse ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata).” (Taha, 132)

    Kjo do të thotë se nëse e fal namazin do të vij furnizimi nga se mendon, siç thotë Allahu i Lartësuar:

    “E kush i përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare.” (Talak, 2-3)

    Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë:

    “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër gjë përveç që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim dhe as kërkoj të më ushqejnë ata. Allahu është Furnizues i madh. Ai është Fuqiforti.” (Dharijat, 56-58)

    Në hadithin kudsij, Allahu i Lartësuar thotë:

    “O robi im! Përkushtohu në adhurimin tim dhe do ta pasuroj zemrën tënde e do ta shmang nga t’i varfërinë.”

    Namazi largon nga ai që falet shqetësimin, ashtu që nuk është i merakosur, lakmitar, koprrac, i zhurmshëm, ankohet së tepërmi, i nxituar dhe me pak durim. “Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm. Kur e godet ndonjë e keqe ai ankohet së tepërmi. Ndërkaq, kur e gjen e mira ai bëhet së tepërmi koprac, përveç atyre që falen. Të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.”

    Namazi është strehim për besimtarët për çdo çështje të rëndësishme të kësaj bote dhe tjetrës.

    Thabiti shprehet se pejgamberët (Paqja e Allahu qoftë mbi ta!) kur i godiste ndonjë brengë shpejtonin të faleshin. Kështu vepronte Ademi (alejhi selam) dhe pejgamberët e tjerë.

    E si të mos ngushëllohen muslimanët me namazin kur ai është shtyllë e fesë, ashtu siç është përmendur në hadith.

    Merueziu ka thënë: “Allahu i Lartësuar i urdhëroi të gjithë robërit të pasonin Pejgamberin, ndërsa Pejgamberi i urdhëroi që nëse shohin shenja nga të cilat frikësohen se mos janë dërguar si dënim të shpejtojnë në namaz dhe për këtë ka thënë: ‘Vërtet, dielli dhe hëna janë dy shenja nga shenjat e Allahut e kur të ndodhë eklipsi, shpejtoni në namaz!’ Gjithashtu edhe ai vet shpejtonte të falej.”

    Nuk dimë ndonjë adhurim që Allahu e largon me të dënimin, sikurse namazi. Faljes gjatë eklipsit i shtohet pak në ruku, sexhde dhe përulje e plotë.

    Umu Kulthum (Bint Ukbe) ishte prej emigrueseve të para. Njëherë burri i saj Abdurrahman bin Aufi u alivanos dhe njerëzit menduan se ka vdekur. Umu Kulthumi me këtë rast doli në xhami të ndihmohej me atë që është urdhëruar prej namazit dhe durimit.

    Kanë përmendur se Ibn Abasi është ngushëlluar për vëllain e tij Kuthmin, derisa ishte në udhëtim, e ai tha: “Inna lil-lahi ue inna ilejhi raxhiun” (Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi) Pastaj, u largua pak nga rruga, i fali dy rekate dhe në to e zgjati pak më tepër uljen. Pastaj u ngrit dhe shkoi tek deveja e tij duke thënë:

    “Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).” (Bekare, 45)

    Ibn Kajimi thotë: “Përsa i përket namazit dhe ndikimit që ai e ka në zemër duke e gëzuar, përforcuar, hapur, të ndjejë kënaqësi, vërtet ka ndikim të madh. Në namaz lidhet zemra dhe shpirti me Allahun, i afrohet Atij, i përkujton begatitë e tij, i gëzohet bisedës me të dhe qëndrimit para Tij. Në namaz shfrytëzon tërë trupin, forcën dhe gjymtyrët e tij në adhurimin ndaj Allahut duke mos e kursyer asnjë gjymtyrë prej kësaj dhe kështu largon varësinë ndaj krijesave, ndenjën apo diskutimin me ta. Në namaz mbledh forcën e zemrës dhe trupit të tij drejt Zotit apo Krijuesit. Qetësia që e përjeton nga armiku i tij gjatë namazit bëhet nga ilaçet, argëtimet dhe ushqimet të cilat nuk i përshtaten vetëm se zemrave të shëndosha.”

    Namazi është ndihmëtari më i mirë për t’i arritur të mirat e kësaj bote apo tjetrës, dhe shmangien e të ligave të kësaj bote dhe tjetrës. Namazi të largon prej mëkatit, largon sëmundjet e zemrës, të trupit, ndriçon zemrën, e bardhëson fytyrën, aktivizon gjymtyrët dhe shpirtin, sjell rrizkun, shmang zullumin, i ndihmon të dëmtuarit, i largon epshet e ndryshme dhe është i dobishëm për shumë nga sëmundjet e barkut.

    Në përgjithësi ajo ndikon në ruajtjen e shëndetit të trupit, zemrës dhe përqëndrimin e tyre, si dhe largon lëndët e këqija nga këto dyja. E nuk janë sprovuar dy njerëz me sprova, sëmundje, të meta apo sfida e që të mos jetë ai që falet prej tyre më së paku që goditet prej tyre dhe përfundimi për të është më i mirë.

    Namazi ka ndikim të veçantë në largimin e të këqijave të kësaj bote, sidomos kur kryhet dhe plotësohet ashtu siç duhet. Nuk janë larguar të ligat e kësaj bote dhe të tjetrës e as nuk janë sjellë të mirat e saj me diçka tjetër si me namazin.

    E fshehtësia e kësaj është se namazi është lidhje mes robit dhe Zotit të tij. Dhe sa më e theksuar të jetë kjo lidhje, aq më tepër do t’i hapen atij dyert e begative dhe do t’ju shmanget shkaqeve që sjellin të ligat, do të rrjedhin sukseset prej anës së Zotit të tij, shëndeti dhe mirëqenia, qetësia dhe begatia, gëzimet e argëtimet; të gjitha këto do t’i vihen në dizpozicion dhe do të shpejtojnë drejt tij.

    E lus Allahun të na furnizojë me sinqeritet në fjalë dhe vepër dhe paqja e shpëtimi qofshin për Pejgamberin, familjen dhe shokët e tij.



    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    Dënimet e atij që nuk e fal Namazin


    "Kush nuk e fal namazin pa pasur ndonjë arsye, All-llahu i jep atij pesëmbëdhjetë ndëshkime. Gjashtë prej tyre në dynja, tri në kohën e vdekjes, tri në varr, tri kur të ngrihet nga varri".

    Gjashtë ndëshkime që jetojnë në dynja janë:

    1. Ai që nuk fal namaz gjatë jetës nuk ka bereqet.

    2. Në fytyrë të tij nuk mbetet dashamirësia, bukuria që gjendet në fytyrat e atyre që i do All-llahu.

    3. Asnjë bamirësi e tij nuk merr sevap.

    4. Nuk i pranohen duatë.

    5. Atë nuk e do askush.

    6. Lutjet e mira të myslimanëve këtij nuk i sjellin dobi.

    Dënimet që do t'i vuajë gjatë vdekjes:

    1. Jep shpirt i keq, i shëmtuar, i poshtëruar.

    2. Vdes i uritur.

    3. Edhe pse pi shumë ujë, vdes me dhimbjet e etjes.

    Dënimet që do t'i jetojë në varr:

    1. Varri atë e shtrëngon. Eshtrat i ndrydhen me njëra- tjetrën.

    2. Varri i mbushet me zjarr dhe natë e ditë e djeg atë.

    3. All-llahu në varrin e tij dërgon një gjarpër të madh, që nuk u përngjet gjarpërinjëve të dynjasë. Çdo ditë, në çdo kohë të namazit, e kafshon atë. Nuk e lë rehat për asnjë çast.

    Dënimet që do t'i vuajë në Kiamet:

    1. Engjëjt(e dënimit) nuk i largohen atij që do të dënohet në xhehnnem.

    2. Zoti e pret atë i hidhëruar.

    3. Llogarinë e ka të vështirë dhe hidhet në Xhehennem.



    Esselamun alejkum.

    Pse zoti kerkon qe ne te falemi pese here ne dite? Cfar dobie ka ai nga lutjet tona?
    Cfar dobie ka ai nga demini yne? Apo ndoshta kenaqet duke shikuar njerzit duke vuajtur? A eshte zoti juaj sadist? Nese po, atehere ai nuk meriton aspak respekt e lere me t'i falesh pese here ne dite.



Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •