Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Gruaja që e deshti më tepër Krijuesin se sa burin e saj.

    Gruaja që e deshti më tepër Krijuesin se sa burin e saj.




    Cilësia më dalluese e gruas së faraonit, Asijes (r.a) është forca e besimit të saj. Në fakt Allahu e përdor gruan e faraonit si shembull për të gjithë besimtarët, pa dallim gjinie. Zoti thotë në Kur'an: "E atyre që besuan, Allahu u solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: 'O Zoti im, më ndërto një shtëpi në xhenet dhe më shpëto nga faraoni dhe veprat e tij si dhe më shpëto nga njerëzit mëkatarë." (Tahrim: 11)
    Për të kuptuar shkakun pse Allahu i Lartmadhërishëm merr Asien (r.a) si shembull universal te besimit për çdo kohë e për të gjithë njerëzit pa marrë parasysh gjininë, është e domosdoshme të njihemi më parë me bashkëshortin e saj, faraonin.

    Asija (r.a), gruaja e faraonit, ajo që e kishte birësuar Musain (a.s). Ajo ishte gruaja nr. 1 në të gjithë Egjiptin. Asija (r.a) do të deklaronte besimin e saj në Zotin e Vetëm dhe të Vërtetë.


    Për faraonin nuk kishte katastrofë dhe fatkeqësi më të madhe.

    Në shumë transmetime thuhet se faraoni e keqtrajton të shoqen dhe e torturon çnjerëzisht. Ai ia lidhte këmbët e duart dhe ia tërhiqte me forcë. Gjatë torturave Asija (r.a) lutej: "O Zoti im! Ndërtomë një shtëpi tek Ti në xhenet, më shpëto nga faraoni dhe veprat e tij dhe më shpëto nga populli keqbërës." (Tahrim: 11)
    Edhe pse vetë kishte jetuar në pallate luksoze, Asija nuk lutej që Zoti t'i japë një pallat në xhenet, por thjesht një shtëpi. Qëndrimi dhe durimi i saj përballë torturave, ia shtuan vlerat dhe e rradhitën ndër katër zonjat e përsosura.

    Thotë Profeti a.s në një hadith:"Nga gratë, nuk janë përsosur veçse katër: Merjeme bintu Imran, Asija bashkëshortja e Faraonit, Hadixhe bintu Huvejlid dhe Fatime bintu Muhamed."
    Madhështia e kësaj gruaja qëndron tek fakti se bukuritë e kësaj bote nuk e mashtruan. Ka shumë gra që e pëlqejnë fenë, duan t'i forcojnë lidhjet me Zotin, u pëlqen të falen, por moda, ndriçimi i rremë i kësaj bote ua errëson rrugën për tek Zoti.

    Asija (r.a) edhe pse ishte mbretëresha e Egjiptit jetonte në pallate luksoze dhe i shërbenin me qindra skllave, zgjodhi Zotin dhe refuzoi gjithçka tjetër. Ajo refuzoi pallatet e kësaj bote dhe i kërkonte Zotit një shtëpi në xhenet. Ajo nuk kërkonte vetëm një shtëpi, por e kërkonte atë pranë Zotit në Firdeusin e lartë.

    Asija (r.a) ishte e vetëdijshme për çmimin që do të paguante për vendosmërinë e saj, për besimin në Zot.

    Ishte e vetëdijshme që pasojat e këtij vendimi do ta shpijnë në humbjen e famës si dhe do të përjetonte torturat më të tmerrshme nga bashkëshorti. Por dashuria e saj për Zotin ishte e pamasë, ishte mahnitëse. Kur paraqitet kjo dashuri në zemër, çdo gjë tjetër është e parëndësishme.

    Çfarë të bëjë me jetën, fëmijët, familjen dhe shtëpinë? Eshtë i magjepsur e Ti i dhuron dy botët. I magjepsur me Ty çfarë të bëjë me dy botët?" Fuqia e besimit dhe dashuria për Allahun mund të jetë aq e madhe saqë nuk ekziston fuqi në botë që ta thyejë dhe nënshtrojë atë.

    Kur Asija (r.a) po torturohej dhe tha lutjen e saj, qielli u hap për të dhe ajo pa shtëpinë e saj në Parajsë dhe buzëqeshi. Rojat u habitën se si mund të buzëqeshte kur po torurohej.

    I tërbuar faraoni urdhëroi që të sillnin një gur shumë të madh që t'ia hidhnin përsipër që ta vrisnin. Por Allahu i Lartmadhërishëm ia mori shpirtin Asijes (r.a) përpara se të sillnin gurin dhe e bëri shembull për të gjithë besimtarët burra dhe gra deri në fund të kësaj bote.


    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

  2. #2
    Une e dua me shume gruan se krijuesin.

    Sepse ate qe ma jep gruaja, nuk ma jep krijuesi

    Po keshtu thote edhe gruaja ime
    Revolution 1848

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    Gruaja që e deshti më tepër Krijuesin se sa burin e saj.




    Cilësia më dalluese e gruas së faraonit, Asijes (r.a) është forca e besimit të saj. Në fakt Allahu e përdor gruan e faraonit si shembull për të gjithë besimtarët, pa dallim gjinie. Zoti thotë në Kur'an: "E atyre që besuan, Allahu u solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: 'O Zoti im, më ndërto një shtëpi në xhenet dhe më shpëto nga faraoni dhe veprat e tij si dhe më shpëto nga njerëzit mëkatarë." (Tahrim: 11)
    Për të kuptuar shkakun pse Allahu i Lartmadhërishëm merr Asien (r.a) si shembull universal te besimit për çdo kohë e për të gjithë njerëzit pa marrë parasysh gjininë, është e domosdoshme të njihemi më parë me bashkëshortin e saj, faraonin.

    Asija (r.a), gruaja e faraonit, ajo që e kishte birësuar Musain (a.s). Ajo ishte gruaja nr. 1 në të gjithë Egjiptin. Asija (r.a) do të deklaronte besimin e saj në Zotin e Vetëm dhe të Vërtetë.


    Për faraonin nuk kishte katastrofë dhe fatkeqësi më të madhe.

    Në shumë transmetime thuhet se faraoni e keqtrajton të shoqen dhe e torturon çnjerëzisht. Ai ia lidhte këmbët e duart dhe ia tërhiqte me forcë. Gjatë torturave Asija (r.a) lutej: "O Zoti im! Ndërtomë një shtëpi tek Ti në xhenet, më shpëto nga faraoni dhe veprat e tij dhe më shpëto nga populli keqbërës." (Tahrim: 11)
    Edhe pse vetë kishte jetuar në pallate luksoze, Asija nuk lutej që Zoti t'i japë një pallat në xhenet, por thjesht një shtëpi. Qëndrimi dhe durimi i saj përballë torturave, ia shtuan vlerat dhe e rradhitën ndër katër zonjat e përsosura.

    Thotë Profeti a.s në një hadith:"Nga gratë, nuk janë përsosur veçse katër: Merjeme bintu Imran, Asija bashkëshortja e Faraonit, Hadixhe bintu Huvejlid dhe Fatime bintu Muhamed."
    Madhështia e kësaj gruaja qëndron tek fakti se bukuritë e kësaj bote nuk e mashtruan. Ka shumë gra që e pëlqejnë fenë, duan t'i forcojnë lidhjet me Zotin, u pëlqen të falen, por moda, ndriçimi i rremë i kësaj bote ua errëson rrugën për tek Zoti.

    Asija (r.a) edhe pse ishte mbretëresha e Egjiptit jetonte në pallate luksoze dhe i shërbenin me qindra skllave, zgjodhi Zotin dhe refuzoi gjithçka tjetër. Ajo refuzoi pallatet e kësaj bote dhe i kërkonte Zotit një shtëpi në xhenet. Ajo nuk kërkonte vetëm një shtëpi, por e kërkonte atë pranë Zotit në Firdeusin e lartë.

    Asija (r.a) ishte e vetëdijshme për çmimin që do të paguante për vendosmërinë e saj, për besimin në Zot.

    Ishte e vetëdijshme që pasojat e këtij vendimi do ta shpijnë në humbjen e famës si dhe do të përjetonte torturat më të tmerrshme nga bashkëshorti. Por dashuria e saj për Zotin ishte e pamasë, ishte mahnitëse. Kur paraqitet kjo dashuri në zemër, çdo gjë tjetër është e parëndësishme.

    Çfarë të bëjë me jetën, fëmijët, familjen dhe shtëpinë? Eshtë i magjepsur e Ti i dhuron dy botët. I magjepsur me Ty çfarë të bëjë me dy botët?" Fuqia e besimit dhe dashuria për Allahun mund të jetë aq e madhe saqë nuk ekziston fuqi në botë që ta thyejë dhe nënshtrojë atë.

    Kur Asija (r.a) po torturohej dhe tha lutjen e saj, qielli u hap për të dhe ajo pa shtëpinë e saj në Parajsë dhe buzëqeshi. Rojat u habitën se si mund të buzëqeshte kur po torurohej.

    I tërbuar faraoni urdhëroi që të sillnin një gur shumë të madh që t'ia hidhnin përsipër që ta vrisnin. Por Allahu i Lartmadhërishëm ia mori shpirtin Asijes (r.a) përpara se të sillnin gurin dhe e bëri shembull për të gjithë besimtarët burra dhe gra deri në fund të kësaj bote.


    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.
    Me keto budalliqe ia merni mendjen femrave kamikaze. Dhe ato me mendjen tuaj, lene femijet, burrin, familjen dhe shkojne per lesh me tritol.
    Kuku nana per ju
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    A nuk mund te mos postoni ju tjeret,lereni ky ka sjell temen tek komuniteti musliman dhe le te shkruajn muslimanet per kete grua,ju skeni cka perzini qullna.
    Jetë e rëndë.......!!!

  5. #5
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Një besimtar nga familja e faraonit


    Ai do të jetë një egjiptian, qëndrimin e të cilit Zoti e ka përjetësuar në Kuranin famëlartë. Gjer në këtë çast, të gjithë egjiptianët ishin thjesht spektatorë dhe pasivë mbi debatin dhe konfliktin mes Musait a.s dhe faraonit. Menjëherë pas qëndrimit të magjistarëve, del në skenën e ngjarjeve edhe një person shumë i rëndësishëm. Nga ky çast, fillon të dalë në pah brumi origjinal i egjiptianëve, karakteristikë e të cilëve është se kur e pranojnë të vërtetën, sakrifikojnë gjithçka për të. Këtij personi Kurani nuk ia përmend emrin, por e quan "një burrë besimtar". Pra vetë Kurani dëshmon se ai kishte dy cilësi: Burrëri dhe besim. Unë u ula dhe studiova cilësitë dhe tiparet kryesore të këtij burri besimtar, të cilat ishin dhjetë syresh. Kur i shënova, fillova të ëndërroj dhe të shpresoj që këto cilësi të gjenden dhe tek të rinjtë myslimanë. Unë fillova të ëndërroj dhe të përfytyroj të rinj myslimanë që marrin vesh nga kjo botë dhe që askush nuk mund t'ua hedhë. Unë i përfytyroja ata të kulturuar dhe intelektualë, me horizont të gjerë.

    I përfytyroja njohës të mirë të historisë së vendit ku jetojnë dhe përfitues prej saj.

    I përfytyroja të zgjuar, plot urtësi dhe që çdo fjale i gjejnë vendin dhe kohën e duhur, kur të hedhin hapin para dhe kur të tërhiqen.

    I përfytyroja të ekuilibruar dhe jo emocionalë e as impulsivë, pozitivë dhe jo negativë.

    Unë i përfytyroja të rinjtë myslimanë si atdhetarë dhe shumë të lidhur me vatanin e tyre, jo si shumë të rinj fetarë që mendojnë se dashuria dhe pasioni janë vetëm për fenë dhe besimin.

    I përfytyroja të aftë për t'u prezantuar dhe për t'ua prezantuar të tjerëve idetë dhe mendimet e tyre, me metoda të ndryshme, racionale, emocionale, shfrytëzon pasuritë Kuranore dhe eksperiencat e të tjerëve.

    I përfytyroja trima dhe të guximshëm në çështje të drejta, pa u frikësuar dhe pa u trembur, por të shoqëruara me urtësi dhe logjikë.

    Dhe e fundit, i përfytyroja si besimtarë, zemërbutë, të lidhur me Zotin, dashamirës të besimit, me zemër që u pulson veç për Zotin. Shumë njerëz e konceptojnë besimin vetëm si adhurim dhe lidhje me Zotin, por në fakt tek besimi hyjnë të gjithë cilësitë e lartpërmendura. Kur Zoti e përshkruan "burrin besimtar" e përshkruan me të gjithë cilësitë që cekëm më lart. Ky burrë besimtar për të cilin bëhet fjalë, është djali i xhaxhait të faraonit. Ai është një ndër njerëzit më të afërt të faraonit dhe jo vetëm. Ai është një nga këshilltarët e tij. Besimin të cilin ai e kishte ruajtur të fshehtë, do e deklarojë sot.

    Me vrasjen e floktores, hallet nuk kanë të sosur për faraonin. Në fund të fundit, floktorja ishte një grua që i përkiste një shtrese të ulët të Egjiptit. Ishte dikush tjetër që besonte tek Musai a.s, dikush shumë e afërt me faraonin, dikush që gjer atëherë nuk e kishte deklaruar besimin. Ajo ishte Asija, gruaja e faraonit, ajo që e kishte birësuar Musain a.s, e kishte rritur dhe ishte kujdesur për të.

    Asija, ajo që ishte gruaja numër një në gjithë Egjiptin, sot do të deklarojë besimin e saj në Zotin e vetëm dhe të vërtetë. Për faraonin nuk kishte katastrofë dhe fatkeqësi më të madhe se kjo.Në shumë rrëfenja dhe transmetime thuhet se faraoni e keqtrajtoi të shoqen dhe e torturoi çnjerëzisht. Ai ia lidhte këmbët e duart dhe ia tërhiqte me forcë. Faraoni ishte xhindosur dhe e ndjente se situata po i del nga kontrolli.

    Gjatë torturave, Asija lutej:

    “O Zoti im! Ndërtomë një shtëpi tek Ti, në Xhenet; më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij dhe më shpëto nga populli keqbërës!” (Tahrim, 11).

    Edhe pse vetë kishte jetuar në pallate luksoze, Asija nuk lutej që Zoti t'i japë një pallat në xhenet, por thjesht një shtëpi. Qëndrimi dhe durimi i saj përballë torturave, ia shtuan vlerat asaj dhe e radhitën tek katër zonjat e xhenetit, të cilat janë: Merjeme a.s, Hadixheja, Fatimeja dhe Asija.

    Pas këtij rasti, emri i Asijes nuk përmendet më gjatë historisë së Musait a.s. Ndoshta, faraoni mund ta ketë vrarë, duke ia shkurtuar rrugën për në xhenet.Madhështia e kësaj gruaje qëndron tek fakti se bukuritë e kësaj bote nuk e mashtruan.

    Ka shumë gra që e pëlqejnë fenë, duan t'i forcojnë lidhjet me Zotin, u pëlqen hixhabi, u pëlqen të falen etj... por fama, ndriçimi, moda, makijazhi, makinat, stolitë etj... ua errësojnë rrugën për tek Zoti. Asija, edhe pse ishte mbretëresha e Egjiptit, jetonte në pallate luksoze dhe i shërbenin me qindra skllave, zgjodhi Zotin dhe refuzoi gjithçka tjetër. Ajo refuzoi pallatet e kësaj bote dhe i kërkonte Zotit një shtëpi në xhenet. "Zoti im! Ndërtomë një shtëpi tek Ti, në Xhenet; Ajo nuk kërkonte vetëm një shtëpi, por e kërkonte atë pranë Zotit, në Firdeusin e lartë. Më lini të vras Musanë. Pas vdekjes së floktores dhe Asijes, faraoni deklaron për herë të parë dëshirën për ta vrarë Musain a.s.

    "Faraoni tha: “Më lini ta vras Musain e ai le ta thërrasë në ndihmë Zotin e vet. Unë vërtet druhem mos ai do t’jua ndryshojë fenë tuaj ose do të shkaktojë trazira në Tokë”. (Gafir, 26)

    Fakti që ai u kërkonte ta lejojnë të vrasë Musain a.s, do të thotë se ai gjendej në pozita të vështira. Për të vrarë Musanë a.s, atij i duhej mbështetje. Musanë tashmë e donte dhe e respektonte i gjithë Egjipti. Të gjithë e shihnin si një lider dhe hero. Në këtë situatë kaq të ndezur, shfaqet "burri besimtar". Ai e kishte mbajtur besimin të fshehtë, pasi shfaqja e besimit në kohë të papërshtatshme veçse dëme do të sillte. Siç e thamë tek cilësitë të cilat i ëndërroja tek të rinjtë myslimanë, ata duhet të jenë të zgjuar dhe racionalë. Kur faraoni deklaroi dhe shprehu dëshirën për të vrarë Musain a.s, burri besimtar nuk qëndroi duarkryq. Ai nuk mund të qëndronte pasiv, ndërkohë që jeta e profetit të Zotit ishte në rrezik.

    Të fshihje besimin në një çast të tillë ishte shumë e dëmshme.

    "Por një njeri besimtar, nga të afërmit e Faraonit, i cili fshihte besimin e vet, tha: “Vallë, do të vrisni një njeri vetëm se thotë “Allahu është Zoti im”. (Gafir, 28).

    Jetëshkrimi i burrit besimtarAi ishte djali i xhaxhait të faraonit dhe një nga këshilltarët më të rëndësishëm të faraonit. Ai nuk kishte asnjë ngjashmëri me Hamanin, i cili ishte një punonjës i thjeshtë në pallat. Në sytë e faraonit, Hamani nuk ishte gjë tjetër veçse një rrogëtar. Ajo që i forconte pozitat e burrit besimtar në maksimum, ishte se ai nuk synonte asgjë nga të mirat e faraonit, nuk i kishte sytë tek florinjtë dhe paratë e tij, pasi këto nuk i mungonin. Ai ishte djali i xhaxhait të faraonit dhe ishte egjiptian. Po të ishte nga Benu Israilët nuk do kishte vlerë, pasi do e kishin kollaj ta eliminonin. Një status i tillë, i garantonte imunitet social. Ata nuk mund ta vrisnin siç bënë me magjistarët dhe nuk mund ta keqtrajtonin.

    E veçantë është se Kurani nuk ia përmend emrin, edhe pse në histori të ndryshme ka përmendur emra të shumë personaliteteve. Në këtë rast, Zoti nuk e ka përmendur emrin e tij, me qëllim që të jepemi më shumë pas gradës të tij sesa emrit. Gradat shkencore sot janë të shumta, si në Evropë ashtu dhe në vendet e tjera. Sot kemi doktorë, docentë, profesorë etj... Vallë cila është grada më e lartë për ty o vëlla dhe oj motër? A të pëlqen kur të thërrasin me emrin "besimtar"?


    Nëse dikush lodhet për dhjetë vite që të fitojë titullin doktor, ti ia vlen të lodhesh njëzet që të fitosh titullin dhe gradën besimtar.

    "Faraoni tha: “Më lini ta vras Musain e ai le ta thërrasë në ndihmë Zotin e vet. Unë vërtet druhem mos ai do t’jua ndryshojë fenë tuaj ose do të shkaktojë trazira në Tokë”. (Gafir, 26).

    Është e çuditshme se faraoni që ishte mbreti i gjithë Egjiptit, kishte ushtri dhe pushtet, frikësohej nga Musai dhe e akuzonte se po shkakton trazira në tokë. Mesa duket, faraoni kishte mbledhur të gjithë oborrtarët dhe këshilltarët e tij dhe u kërkonte ta mbështesin në planin që kishte për të eliminuar Musain a.s. Musai a.s, i vetëm dhe i pafuqishëm, lutej me përgjërim.

    "Musai tha: “Unë i lutem Zotit Tim dhe Zotit tuaj për të më mbrojtur prej çdo mendjemadhi, që nuk beson në Ditën e Llogarisë”! (Gafir, 27).

    Mesa duket vendimi final nga mbledhja ishte që Musai a.s të ekzekutohej. Pikërisht në këtë çast ndërhyn njeriu më i afërt dhe më i besueshëm i faraonit dhe përmbys gjithçka. Fjalët e tij janë regjistruar në Kuranin famë lartë, në suren Gafir. Kjo sure ndahet në katër pjesë, ku dy prej tyre janë pikërisht fjalimi që ai mbajti para faraonit dhe oborrtarëve të tjerë. Kjo nuk ka ndodhur rastësisht, por me qëllim që ti o vëlla dhe oj motër, të mësoni cilësitë e një besimtari dhe se dialogu është mekanizmi më i frytshëm në komunikimin me tjetrin.Surja Gafir, njihet edhe me një emër tjetër, surja e besimtarit. Këtë emër ia ka vënë pikërisht profeti Muhamed a.s, me qëllim që të tregojë cilësitë dhe tiparet e një besimtari. Një besimtar duhet të jetë guximtar, i qëndrueshëm në të drejtë, racional etj... Pasi u morr vendimi për ekzekutimin e Musait a.s dhe të pranishmit u bënë gati të ngrihen, ndodh ajo që faraoni nuk e priste.

    Thotë Zoti në Kuran:

    "Por një njeri besimtar, nga të afërmit e Faraonit, i cili fshihte besimin e vet, tha: “Vallë, do të vrisni një njeri vetëm se thotë “Allahu është Zoti im, ndërkohë që ai ju ka sjellë shenja të qarta prej Zotit tuaj?! Nëse është gënjeshtar, atij i përket dënimi i gënjeshtrës së vet e, nëse është i drejtë, atëherë juve do t’ju godasë diçka prej asaj me të cilën ju kërcënohet ai." (Gafir, 28).

    Ai e filloi fjalën e tij me gjëra racionale dhe logjike. Ai përdor gjashtë lloje dialogu me faraonin, me qëllim që fjala e tij të zërë vend. Ai përdor dialogun racional, më pas atë emocional, atdhetar, historik etj... Të gjithë këto gjenden në suren Gafir, të cilën u këshilloj ta lexoni menjëherë pas këtyre rreshtave.

    “Vallë, do të vrisni një njeri vetëm se thotë “Allahu është Zoti im" Imagjinojeni faraonin në ato çaste kur ka parë djalin e xhaxhait që ngrihet dhe thotë këto fjalë. Si meritoka të vritet dikush, vetëm se thotë se Allahu është Zoti im?! "që ai ju ka sjellë shenja të qarta prej Zotit tuaj?!" Ai pretendon se Zoti e ka dërguar me dy mrekulli, të cilat ju i konstatuat me sytë tuaj."Nëse është gënjeshtar, atij i përket dënimi i gënjeshtrës së vet" Në këtë rast, ju nuk humbisni asgjë.

    "...nëse është i drejtë, atëherë juve do t’ju godasë diçka prej asaj me të cilën ju kërcënohet ai."Por nëse ai thotë të vërtetën, nuk i lironi Benu Israilët dhe e vrisni atë vetë, mund të ndëshkoheni rëndë. "Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqija dhe është gënjeshtar." (Gafir, 28).

    Pra, nëse ai është i tillë që kërkon të shkaktojë trazira (e tepron me të këqija) dhe është gënjeshtar, Zoti do e dënojë dhe nuk do e udhëzojë drejt suksesit. Ndoshta, këto fjalë ai ia drejtonte direkt faraonit që pretendonte se është zot.Më poshtë, "burri besimtar" kalon në planin atdhetar, ku për të faktuar vërtetësinë e fjalëve të tij, u thoshte:

    "O populli im, sot juve ju përket pushteti i Tokës, por kush do të na mbrojë nga dënimi e Allahut, kur ai të na bjerë neve?” (Gafir, 29).

    Padyshim që këto fjalë duhet ta kenë lënë pa gojë faraonin, i cili po pësonte një goditje tjetër të fortë. Njeriu më i afërt i tij, fliste në favor të Musait a.s! Vallë çfarë po ndodhte kështu? çdo ditë dilte një person nga pallati, i cili deklaronte haptazi besimin e tij tek profeti Musa, si i dërguar i Allahut. Me fjalët e mësipërme, ai u thoshte: Sot ne jemi superfuqi dhe gjëja që shemb fronet mbretërore dhe i privon mbretërit nga pushteti i tyre më së shumti, është vrasja e njerëzve të pafajshëm. Unë kam frikë se kjo mund t'i ndodhë edhe Egjiptit.Shumë njerëz mendojnë se mes besimit dhe dashurisë për atdheun nuk ekziston asnjë lidhje. Sipas tyre, ose të jesh besimtar, ose atdhetar dhe nacionalist. Por jo. Unë si mysliman besimtar, jam në gjendje t'i mbaj të dyja këto përgjegjësi. Madje, besimi im ma forcon më shumë dashurinë ndaj atdheut.

    "Faraoni tha: “Unë ju tregoj vetëm atë që shoh dhe ju udhëzoj vetëm në rrugën e drejtë”. (Gafir, 29).

    Duke parë se të pranishmit po ndikoheshin nga fjalët e kushëririt të tij, faraoni ndërhyri me fjalët e mësipërme. Fillimisht ai u kërkonte mendim dhe mbështetje për të vrarë Musanë a.s, kurse tani u thoshte që vetëm mendimi i tij ishte i drejtë. Burri besimtar bëri sikur nuk i dëgjoi këto fjalë dhe vazhdoi fjalën e tij, duke përdorur anën emocionale në dialog.

    "Atëherë, ai që ishte besimtar tha: “O populli im, unë druaj që do t’ju arrijë dënimi si popujve të mëparshëm, ashtu siç ka qenë për popullin e Nuhut, për fiset Ad e Themud dhe për breznitë pas tyre. Allahu nuk synon padrejtësi për robërit e Vet." (Gafir, 30-31).

    Më pas, ai fillon me dialogun fetar, pasi egjiptianët besonin në Botën Tjetër.

    "O populli im, unë i druhem vërtet Ditës, kur do të thërrisni njëri-tjetrin, Ditës kur, nga frika do të ikni prapa, pa pasur askënd që t’ju mbrojë nga dënimi i Allahut. Atë që Allahu e shpie në humbje, nuk mund ta udhëzojë kush." (Gafir, 32-33).

    Dita e thirrjes, është Dita e Kiametit kur njerëzit do të thërrasin njëri-tjetrin për ndihmë, por që secili do të distancohet dhe do të shohë hallin e tij. Me këto fjalë, ai u drejtohej të pranishmëve dhe u thoshte: Do të vijë një ditë kur do e thërrisni faraonin që t'ju ndihmojë, por do distancohet prej jush, duke parë hallin e tij. E veçanta në këto fjalë, është se ai i thoshte me edukatë dhe etikë, jo me sharje, ofendime dhe ulërima, siç ndodh me shumë njerëz sot në televizione, media dhe internet. Më pas, Musai a.s fillon me dialogun historik, duke u kujtuar historinë e Jusufit a.s.

    "Shumë kohë më parë, juve ju pati ardhur Jusufi me prova të qarta, por ju vazhdimisht dyshonit në atë që ju kishte sjellë ai. E, kur ai vdiq, ju thatë:
    “Allahu nuk do të nisë më të dërguar pas tij!” Ja, kështu Allahu e shpie në humbje çdokënd që e kalon kufirin në të këqija dhe dyshon. Ata që i kundërshtojnë shpalljet e Allahut, pa pasur asnjë provë, janë të urryer në sytë e Allahut dhe në sytë e atyre që besojnë. Kështu, Allahu ia vulos zemrën çdo mendjemadhi e dhunuesi”. (Gafir, 34-35).

    Ai u kujtoi Jusufin a.s, të cilin egjiptianët e shihnin si hero, pasi kishte shpëtuar të gjithë Egjiptin nga zia e bukës dhe ushqimit. Mos harroni se Jusufi a.s është gjysh i largët i Musait, dhe Musai po thotë dhe përcjell të njëjtat fjalë si Jusufi a.s. Ashtu si Jusufi, edhe Musai po fton në besimin e një Zoti të vetëm dhe të vërtetë. Fjalën e tij e ndërpret sërish faraoni i cili e ndjente se situata po i del jashtë kontrollit. Me ato që thotë, ai thjesht donte ta hutojë kushëririn e tij.

    "Dhe Faraoni tha: “O Haman, ndërtoma një kullë që t’i arrij rrugët, rrugët e qiellit e të shoh Zotin e Musait, sepse jam i bindur se ai (Musai) gënjen.”
    (Gafir, 36-37).

    Ai e ndërpret besimtarin dhe, duke iu drejtuar Hamanit i thotë:

    "Më ndërto një kullë të lartë, që të ngjitem në qiell dhe të shoh Zotin që pretendon Musai."Por nuk ia arriti dot këtij qëllimi, pasi besimtari e kishte përcaktuar mirë objektivin e tij. Ai nuk u ndikua nga këto fjalë, por vazhdoi duke e deklaruar besimin e tij:"Ai që ishte besimtar tha: “O populli im, më pasoni, që unë t’ju udhëzoj në rrugën e drejtë!" (Gafir, 38).

    Nëse ju nuk i shkoni pas Musait a.s, atëherë më pasoni mua, pasi jam egjiptian si ju. Me këto që thotë, faraoni thjesht kërkon të humbasë kohën tonë, dashka një kullë që të shohë Zotin!

    "O populli im, në të vërtetë, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohshme, ndërsa jeta tjetër është Shtëpi e përhershme." (Gafir, 39).

    Edhe unë jam i pasur e i kamur siç jeni ju të gjithë, por pasuritë e kësaj bote nuk vlejnë gjë tek Zoti.A e kupton tani si duhet të jetë besimtari? Nëse i do cilësitë e besimtarit të vërtetë, lexo suren Gafir. Ai e deklaroi hapur besimin e tij:

    "Ata që bëjnë vepra të këqija, do të dënohen vetëm sipas veprave të bëra; ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, qofshin meshkuj apo femra, do të hyjnë në Xhenet. Aty do të begatohen pa kufizim. O populli im, ç’është kjo, unë ju thërras në shpëtim, ndërsa ju më thërrisni në zjarr?! Ju më thërrisni që të mohoj Allahun dhe t’i shoqëroj Atij (në adhurim) zota të tjerë, për të cilët nuk di asgjë, ndërsa unë ju bëj thirrje të adhuroni të Plotfuqishmin, Falësin e Madh. Pa dyshim, zotave drejt të cilëve më ftoni ju, nuk mund t’u lutesh, as në këtë botë, as në tjetrën; kthimi ynë është tek Allahu. Ata që e teprojnë me të këqija, do të jenë banorë të Zjarrit. Ju së shpejti do ta kujtoni atë që po ju them! Unë çështjen time ia lë Allahut, sepse Ai i sheh vërtet robërit e Vet”. (Gafir, 40-44).

    Ata donin ta vrisnin, por Zoti e mbrojti nga intrigat e tyre. Këtë e përmend Zoti një ajet më poshtë, ku thotë:

    "Dhe Allahu e ruajti atë prej të këqijave dhe kurtheve të tyre, ndërsa ithtarët e Faraonit i kaploi dënimi i vrazhdë." (Gafir, 45)

    Dikush mund të pyesë: Përse nuk u vra dhe besimtari, siç u vranë dhjetë mijë magjistarë, Asija dhe floktorja? Me këtë, sikur Zoti na thotë: Vetëm thoni të vërtetën, pastaj mbështetuni Zotit! Nëse vriteni, do të jeni në xhenet, nëse jetoni u ka shpëtuar Zoti. Nëse analizojmë arritjet e këtij besimtari me debatin që zhvilloi, themi se ai arriti:

    1 – Shpëtoi Musanë a.s nga ekzekutimi.

    2 – Ndikoi që të pranishmit në sallë ta shohin pozitivisht besimin e tij.

    Kurse lidhur me dështimet, ai humbi pozitën e tij tek faraoni. Që nga kjo ditë, ai do të kthehet në shtëpinë e tij, duke humbur të gjithë ofiqet. çdo gjë ka çmimin e tij në këtë botë, por e rëndësishme është që të radhitesh në krahun e të vërtetës dhe të drejtës.

    Nëse kërkon cilat janë cilësitë e një besimtari të vërtetë, lexo suren Gafir.


    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

  6. #6
    Mashalla çfarë tregimi rënqethës.Nji ndër kerametet [shenja mbinatyrore] e Asies ka qenë siç un kam kuptuar nga nji hadith se Asia gruaja e faraonit kurrë nuk ka pasë marëdhënie intime me burrin e saj,edhe pse faraoni ma shum e ka dashur atë por Allahu ja pamunëdsoj atij që të ketë marëdhënie me të.Ky është edhe nji prej shkaqeve të tjera se pse ai ka qen i frustruar.
    2043 :
    Me keto budalliqe ia merni mendjen femrave kamikaze. Dhe ato me mendjen tuaj, lene femijet, burrin, familjen dhe shkojne per lesh me tritol.
    Kuku nana per ju
    Shiqoni interesant faraonat modern e kan ndryshuar qimen por tabijatin jo,ja fjalët e faraonit të ngjashme me këtë faraonin tonë këtu :
    "Faraoni tha: “Më lini ta vras Musain e ai le ta thërrasë në ndihmë Zotin e vet. Unë vërtet druhem mos ai do t’jua ndryshojë fenë tuaj ose do të shkaktojë trazira në Tokë”. (Gafir, 26).
    Pra dallimi se faraoni i vërtetë ka pasur pushtet apsolut kurse ky ndihmësi dhe këshilltari i faraonit e mxitë atë ...
    Interesant tërë profetë erdhën me argumente [muxhize] të kjarta që ata i shikonin me syt etyre dhe përsëri nuk besonin,kurse këta faraonat tonë provokantë kërkojnë argumente të kjarta që ti shohin sepse atyre secilit duhet privat në nji qoshe tju tregohen argumentet..
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  7. #7
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Historia e lopës


    Urrejtja dhe racizmi mes fiseve hebreje

    Siç e kemi cekur dhe më parë, Profeti Musa a.s, e ndau popullin e tij në dymbëdhjetë fise. Urrejtja, smira dhe xhelozia ishte shumë e madhe mes tyre, gjë të cilën Musai a.s e kishte parasysh.

    Ndërkohë, myslimanët e parë dhe shokët e profetit Muhamed a.s, shquheshin për dashurinë dhe respektin e ndërsjelltë. Myslimanët e parë, edhe pse rridhnin nga fise dhe qytete të ndryshme, u integruan dhe u shkrinë me njëri-tjetrin. Sakaq hebrenjtë e Musait a.s, ishin të përçarë dhe të hallakatur. Po ne myslimanët e ditëve të sotme, kujt i ngjajmë më shumë? Mos u ngjajmë myslimanëve të parë, apo hebrenjve dhe popullit të Musait a.s?

    Secili fis kishte burimin e tij të ujit, renë që i bënte hije dhe ushqimin.

    Ndërkohë që Musai a.s ishte i angazhuar me integrimin dhe unitetin e popullit të tij, ndodh diçka e rëndë, ngjarje e cila mund ti kishte çuar përpjekjet dhe mundin e tij dëm.



    Historia e lopës

    Kjo ndodhi është përmendur në Kuranin fisnik dhe prej saj, ka marrë emrin sureja më e madhe e Kuranit, surja Bekare (lopës). Ngjarjet e kësaj historie zhvillohen diku pranë vendbanimeve të Petra-së në Jordani.

    Kjo ndodhi fillon me një familje të varfër, e cila përbëhej nga babai, nëna dhe fëmija i tyre. Kapitali më i madh i kësaj familjeje ishte lopa e tyre e veçantë. Ajo që e bënte të veçantë këtë lopë ishte ngjyra e saj e verdhë e ndezur. Veç kësaj, ngjyrën e verdhë të ndezur nuk e dëmtonte qoftë dhe një qime e bardhë apo e zezë. Një cilësi tjetër e kësaj lope, ishte dhe mosha e saj. Ajo ishte një lopë as e vjetër dhe as e re në moshë. Duke qenë se ishte kapitali më i madh i familjes, e gjithë familja përkujdesej për të. Ata nuk posedonin tokë që ta përdorin për të lëruar tokën, pra lopa nuk ishte e vrarë dhe e lodhur.

    Kur babai i mirë dhe i ndershëm ndjeu se po vdes, e mori të birin pranë dhe i tha:”Unë nuk të lashë pasuri tjetër përveç kësaj lope. Prandaj të këshilloj që të kujdesesh për të, mos e neglizhosh dhe të mos e shesësh, veçse pasi të jesh rritur dhe pjekur.”

    Shohim që historia e babait të mirë e të ndershëm, që u lë trashëgimi fëmijëve të tij diçka të shtrenjtë, përsëritet disa herë në Kuran. Herën e parë, e hasëm këtë gjë në historinë e Musait a.s me Hidrin. Tani e hasim në historinë e lopës. Nëse dëshiron që Zoti t’i ruajë dhe të kujdeset për fëmijët e tu, jeto me ndershmëri.

    Me vdekjen e babait, kushtet ekonomike të familjes u përkeqësuan. Nën presionin e këtyre kushteve, nëna vendosi ta shesin lopën, pasi edhe kërkesat dhe ofertat ishin të konsiderueshme. Por djali i ndërhyn dhe i thotë:”Si vallë e harrove porosinë dhe amanetin e babait?!”

    Një nga blerësit i ofroi djalit njëmijë dinarë floriri në këmbim të lopës, por ai refuzoi. Një tjetër i ofroi dhjetë mijë dinarë, por ai sërish refuzoi. Madje u tha:”Edhe nëse më jepni një lopë floriri në përmasat e kësaj, nuk ua jap.”

    Kjo ndodhi u drejtohet të gjithë atyre fëmijëve të cilët pas vdekjes së babait, i shesin aksionet e tij, ndërmarrjet, kompaninë, banesat, fabrikën etj…

    Në historinë tonë, gjer tani kemi një baba të ndershëm dhe të mirë, një fëmijë respektues dhe një familje besnike.



    Një ndodhi e kundërt


    Ndodhitë e historisë kalojnë në një familje tjetër, ku siç duket zhvillohen ngjarje krejtësisht të kundërta nga ato të mësipërmet. Dymbëdhjetë fiset e hebrenjve, ishin ndarë dhe banonin në fshatra të ndryshëm. Në një nga këto fshatra, në Petra, gjendet një djalë i ri krejtësisht i ndryshëm nga i riu për të cilin folëm më lart. Këtij të riu, i vdes i ati duke e lënë në mjerim dhe fukarallëk. Xhaxhai i tij ishte i pasur, i cili kishte vetëm një vajzë. Trashëgimtarët e vetëm të tij ishin vajza dhe vetë nipi i tij, protagonisti i kësaj ndodhie. Ishte xhaxhai ai që përkujdesej për këtë të ri, i cili, edhe kur i jepte ndonjë dyshkë, ia jepte si me pikatore. Këtë e bënte pasi dallonte tek i nipi një të ri të papërmbajtur, i nxituar dhe aspak i pjekur. Nëse do i jepte të holla pa kursim, kjo mund ta dëmtonte më shumë nipin.

    Nga ana tjetër, nipit nuk i pëlqente një sjellje e tillë. Përse t'i jepte aq pak të holla xhaxhia i tij? Në fund të fundit, a nuk ishte ai një nga trashëgimtarët më të afërt pas vajzës?



    Plani për vrasjen e xhaxhait

    Duke menduar lidhur me këtë çështje, atij i erdhi në mendje një ide, të martohej me kushërirën e tij dhe kështu të shtinte në dorë sa më shpejt pasuritë e xhaxhait të tij. Por për këtë, atij i duhej të bindë xhaxhanë, gjë të cilën e kishte të vështirë, për të mos thënë të pamundur. Kështu, ideja tjetër që i erdhi ndërmend ishte të vrasë xhaxhanë. Por këtu u tërhoq pak, pasi sipas ligjeve të musait a.s, vrasësi duhej ekzekutuar. E çfarë vlere do të kishte kjo nëse vritej?! Në këtë rast, i erdhi në ndihmë një ide tjetër, krimin t'ia ngjiste dikujt tjetër. ajo që do ia lehtësonte këtë mision, ishte vetë fakti se fiset hebreje e urrenin njëri-tjetrin dhe çdo shkëndijë do të mjaftonte për të shpërthyer një konflikt i nxehtë mes tyre. Kështu, ai synonte që të akuzojë fisin tjetër për vrasjen e xhaxhit të tij. Fisi i tij kishte gatishmërinë maksimale për ta besuar këtë akuzë. Kështu, ai jo vetëm që do të martohej me vajzën e xhaxhait dhe do të trashëgonte pasuritë e tij, por edhe mund të përfitonte nga shpagimi që fisi tjetër do të detyrohej t'ju paguajë për gjakun.

    Profeti musa a.s, i kishte ndarë hebrenjtë në dymbëdhjetë fise dhe i kishte larguar nga njëri-tjetri, me qëllim që të shmangë fërkimet dhe konfliktet mes tyre. Ndërkohë që ky djalosh i pacipë, po shkaktonte një konflikt dhe problem pasojat e të cilit ishin katastrofale për hebrenjtë.

    Vallë sa të rinj të tillë kemi në vendet tona? Sa të shumtë janë të rinjtë të cilët nuk kanë haber as nga feja dhe as nga e drejta? A nuk kemi dëgjuar dhe parë të rinj të tillë, të cilët nxisin konflite mes myslimanëve dhe të krishterëve, mes një shteti dhe një tjetri, mes një krahine dhe një tjetre? Më e keqja është se të rinj të tillë përdorin dhe fenë e besimin për të nxitur luftra e konflikte mes njerëzve.

    Sipas ligjeve të musait, nëse një i vdekur gjendej në një fis apo fshat dhe nuk gjendet vrasësi, vetë banorët ishin përgjegjës për këtë vrasje. Në një rast të tillë, mblidheshin pesëdhjetë burra nga paria e fisit të akuzuar dhe betoheshin në zot që nuk e kishin vrarë ata. Pas kësaj, akuza për vrasje binte, por fisi apo fshati i akuzuar, duhej të shpaguanin në vlerë monetare familjen e të vrarit.



    Zbatimi i planit

    Për ta vënë në jetë planin e tij dashakeq, i riu i tha xhaxhait: o xhaxhai im! Unë dua të filloj një tregëti me fisin që banon këtu pranë, por meqë jam i ri kam frikë se do më shohim me mosbesim. A është e mundur të më shoqërosh gjer tek vendbanimi i tyre, me qëllim që të sigurohen se jam nipi yt dhe i besës?!" xhaxhai i tij pranoi dhe të dy u nisën për tek fisi aty pranë. Kur u afruan dhe u sigurua se askush nuk e shihte, djali e vrau xhaxhanë e tij dhe menjëherë u kthye në shtëpi, sikur të mos kishte ndodhur gjë. Kur u përhap lajmi i vrasjes, djali filloi të çirrej dhe të ulërasë, duke kërkuar të vihej në vend drejtësia. Racizmi dhe urrejtja mes fiseve ishte aq e madhe saqë ishte gati të shpërthejë një konflikt i rrezikshëm. Shohim që hebrenjtë kanë vuajtur nga racizmi dhe urrejtja për tjetrin që nga historia e lashtë.



    Objektivi i kësaj ndodhie

    Kur panë se gjakrat e ndezën keq, disa të mençur kërkuan ndihmën e musait a.s për ta qetësuar situatën. Musai a.s nga ana e tij u përpoq të gjejë ndonjë dëshmi apo fakt mbi vrasësin por nuk mundi. Ai e ndjente rrezikun dhe konfliktin e mundshëm.

    Në një moment, xhibrili a.s e urdhëron musain a.s që të therrin një lopë nëse duan të zbulohet vrasësi. Po çfarë lidhje ka lopa me një ndodhi të tillë dhe përse duhej therrur ajo?!

    Xhibrili a.s i tha që me një pjesë të lopës së therrur ta godisnin trupin e të vrarit. Kjo do të bënte që atij t'i kthehej shpirti, të tregonte se kush e kishte vrarë dhe sërish do të vdiste.

    "Dhe, pasi vratë një njeri e u grindët me njëri-tjetrin në lidhje me të, Allahu e nxori në shesh atë që fshihnit ju. Ne ju thamë: “Prekeni të vrarin me një copë të lopës së flijuar!” Dhe kështu, Allahu do t’i ngjallë të vdekurit dhe do t’ju tregojë mrekullitë e veta, që ju të kuptoni." (bekare, 72-73)

    Përse i gjithë ky kalvar për të zbuluar vrasësin? Përse të mos ia tregonte xhibrili a.s dhe të mbyllej kjo çështje me kaq?!

    Përveç të metave që kemi cekur, hebrenjtë kishin dhe një të metë tjetër të madhe, nuk besonin në ringjalljen pas vdekjes. Besimi i tyre në ditën e ringjalljes ishte shumë i zbehtë dhe i cekët. Kjo për shkak të natyrës së tyre materialiste, e cila u kërkonte diçka të prekshme që t'i besojnë.

    Ndërkohë që tek myslimanët ndryshon, pasi ata besojnë në zotin, melekët e tij, librat dhe profetët, ditën e kiametit si dhe caktimin e zotit, i mirë apo i keq qoftë. Besimi në botën tjetër për myslimanët është nga çështjet e pranuara pa fije dyshimi.



    Edukimi nëpërmjet ndodhive

    Hebrenjtë kishin probleme me të gjithë shtyllat e besimit, për shkak të materializmit që i karakterizonte. Me qëllim që t'ua shtonte besimin në ringjalljen pas vdekjes, atyre u ndodh ngjarja e lopës, e cila në vetvete është një formë edukimi nëpërmjet ndodhive dhe historive. Meqë mes tyre ishte gjetur një person i vrarë dhe akuzohej një fis i tërë, ata kërkonin vrasësin me çdo mënyrë. Kjo shfrytëzohet me qëllim që ata të binden mbi një nga çështjet kryesore të fesë, besimi në ringjallje. Hebrenjtë e kishin të vështirë të besonin teorikisht, atyre u duhej t'i shohin ngjarjet dhe premtimet të konkretizuara dhe mishëruara në realitet. Meqë materializmi kishte pushtuar dhe zaptuar mendjet dhe zemrat e tyre, hebrenjtë urdhërohen që me mishin e një lope, të prekin kufomën dhe i vdekuri do të ringjallej duke u treguar vrasësin e vërtetë.

    Më parë, kemi përmendur se musai a.s me një të goditur shkëmbin me shkopin e tij, kishin shpërthyer dymbëdhjetë burime uji. Ndërkohë që hebrenjtë dhe vetë musai a.s e prisnin ujin nga qielli. Zoti i lartësuar bën të shpërthejë uji prej aty ku nuk pritej dhe këtë e bën me qëllim që njerëzve t'u shtohet besimi dhe siguria në zotin. Ai ngjall të vdekurin (të vrarin) me një të gjallë (lopën), bën të shpërthejnë burime uji nga shkëmbi i thatë dhe ndan detin në dy pjesë që të kalojë musai a.s me popullin e tij. Mesazhi i të gjithë këtyre mrekullive është: ndjejeni praktikisht ekzistencën dhe përkujdesjen e zotit tuaj.



    Përse kërkohej lopë dhe jo një kafshë tjetër?

    Kjo sepse në zemrat e benu israilëve ekzistonin akoma mbetje nga adhurimi i viçit. Ata nuk e shprehnin diçka të tillë, por zoti e dinte dhe prandaj e përmend në ajetin:

    "Dhe, pasi vratë një njeri e u grindët me njëri-tjetrin në lidhje me të, Allahu e nxori në shesh atë që fshihnit ju."

    Ata nuk e adhuronin më viçin, por në zemrat e tyre akoma qëndronte frika, autoriteti dhe shenjtëria e tij. Zoti kërkonte që zemrat e tyre të pastroheshin nga këto mbetje idhujtarie dhe paganizmi. Atyre u kërkohej që lopën ta therrnin me duart e tyre dhe me mishin e saj të preknin trupin e të vdekurit. Ndoshta, në një situatë tjetër benu israilët do e kishin të vështirë ta therrin lopën, por duke qenë se kërkohej krimineli i vërtetë, do të pranojnë ta therrin.

    Mos mendo o vëlla dhe oj motër se mund t'i mashtroni njerëzit përgjithmonë. Po, mund t'ia hidhni dikujt për një farë kohe, por shumë shpejt marifeti dhe hileja juaj do të dalë sheshit. Por nëse arrin t'i mashtrosh njerëzit, mos harro se këtë nuk mund ta bësh me zotin e njerëzve. Hilet dhe mashtrimi do të dalin sheshit jo me dëshirën tënde, por me vullnetin e zotit dhe me rrjedhën e ngjarjeve derisa të demaskohesh.



    A do të tallesh me ne?

    Kur musai a.s i urdhëroi benu israilët të therrin një lopë, ata reaguan negativisht.

    Kujto kur Musai i tha kombit të vet: “Allahu ju urdhëron të therni një lopë!” Ata thanë: “A do të tallesh me ne?” (bekare, 67)

    Këto fjalë ata ia drejtonin profetit musa a.s, i cili u kishte ndarë detin më dysh dhe u kishte nxjerrë ujë nga shkëmbi. Për këtë, zoti e komenton këtë sjellje të tyre në ajetin:

    " Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta." (bekare, 74)

    Zemrat e benu israilëve ishin të ngurta dhe të padobishme. Vetë guri, me gjithë ngurtësinë e tij shpesh herë bën që të mbijnë pemë dhe bimë mbi sipërfaqen e tij. Ka shkëmbinj dhe gurë prej të cilëve burojnë lumenj dhe ka syresh të tillë që e lartësojnë zotin dhe i frikësohen atij.

    "Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta. Në të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që çahen e nga të cilët rrjedh uji, madje ka edhe syresh që rrëzohen nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja." (bekare, 74)

    Po zemrat tona, vallë a janë të ngurta? çdo vit nga qielli zoti lëshon me miliarda pika shiu për ta lehtësuar jetën mbi tokë, kurse prej teje o besimtar pret vetëm një pikë loti që loton nga malli për zotin. Vallë sa herë të ka lotuar syri nga malli dhe dashuria që ke për zotin? Sa herë ke rënë në sexhde dhe nuk ke dashur të ngrihesh prej saj, për shkak të ëmbëlsisë që ndjeje? Sa herë të përkushtohet zemra dhe përhumbesh në meditim për zotin? A e di cila është cilësia dalluese e besimtarëve të vërtetë?

    "Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten." (Enfal, 2)

    Sa herë që përballej me vështirësi dhe probleme, profeti Muhamed a.s kujtonte profetin Musa a.s. Vuajtjet e tij dhe reagimi në raste problemesh sikur ia lehtësonin profetit Muhamed a.s misionin dhe përballjen me vështirësitë.

    Kur hebrenjtë dyshuan në kërkesën e Musait a.s dhe i thanë “A do të tallesh me ne?” Musai a.s u përgjigj:

    “Zoti më ruajt!” - tha Musai - “të bëhem unë nga të paditurit!” (Bekare, 67)

    Me këtë, ai u thoshte se jeni injorantë dhe xhahilë, por zgjodhi formën më të përshtatshme, me qëllim që të mos i lëndojë drejtpërdrejt. Prej myslimanit kërkohet që të bëjë kujdes në komunikimin me njerëzit. Sot, ka disa ftues të cilët i shajnë dhe ofendojnë njerëzit në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ata nuk lënë rast pa u humbur pa vënë në dukje të metat e njerëzve dhe të ftuesve të tjerë. Shpesh herë, ata shkëpusin pasazhe nga ligjërimet e ftuesve të tjerë, duke i nxjerrë jashtë kontekstit, dhe i përdorin si argument kundër tyre.

    Krahasojeni një sjellje të tillë me atë të Musait a.s, i cili edhe pse ndodhej para një populli injorant, kokëbosh dhe të pagdhendur, zgjidhte format më të përshtatshme për t’u treguar nivelin e tyre.



    Zvarritjet e Benu Israilëve

    Me të dëgjuar zgjidhjen e Musait a.s, Benu Israilët, si zakonisht, filluan ta zvarrisin çështjen. Menjëherë filluan të kërkojnë hollësi mbi lopën që duhej të therrnin, nëse ishte e re në moshë apo e vjetër, çfarë ngjyre duhej të kishte etj...

    Njerëzit u ndanë në katër kategori: Kategoria e parë ishin ata që nuk besonin në Jetën tjetër. Për ta, ishte e pamundur dhe e palogjikshme që me mishin e një lope të therrur, të ngjallej një i vdekur. Kategoria e dytë, ishin kopracët dhe zemërngushtët, të cilët refuzonin të bënin harxhime dhe të therrnin një lopë. Kategoria e tretë, ishin ata që ruanin në zemra shenjtërinë dhe hyjnizimin e lopës, për shkak të viçit të Samiriut më parë. Në kategorinë e katërt, bënin pjesë besimtarët dhe fetarët. Ata besonin në Jetën tjetër dhe nuk e shenjtëronin lopën. Problemi i tyre ishin mendimet ekstreme në çështjet fetare. Edhe pse urdhëri i Zotit për të therrur “një lopë” ishte i qartë, ata filluan ta zvarrisin çështjen, me pretendimin se urdhërat e Zotit duheshin zbatuar me përpikmërinë më të madhe.

    Duke qenë i ndërgjegjshëm mbi mundësinë e shfaqjes së një kategorie të tillë në umetin e tij, profeti Muhamed a.s na ka këshilluar që të ruhemi nga çdo lloj ekstremizmi në fe. Ai thotë:”Ju jeni përzgjedhur si lehtësues dhe jo vështirësues.”

    Këtyre katër kategorive, u shtohet dhe një e pestë, ku përfshiheshin të gjithë besimtarët, të cilët donin ta therrin lopën ashtu siç i urdhëroi Musai a.s.

    Ne nuk duhet të harrojmë se Benu Israilët nuk ishin të gjithë njëlloj. Prej tyre kishte edhe besimtarë të drejtë dhe të ndershëm, ashtu siç kishte gjynahqarë, mohues, kopracë dhe skeptikë. Ne nuk duhet të biem pre e paragjykimeve dhe përgjithësimit.



    Benu Israil dhe lopa e kërkuar

    Meqë Benu Israilët kërkuan sqarime mbi lopën që u duhej therrur, Zoti i ngarkoi më shumë, duke ua vështirësuar gjetjen e kësaj lope. Nëse do kishin therrur një lopë që në fillim, gjithçka do të kishte përfunduar me aq.

    “Kujto kur Musai i tha kombit të vet: “Allahu ju urdhëron të therni një lopë!” Ata thanë: “A do të tallesh me ne?” - “Zoti më ruajt!” - tha Musai - “të bëhem unë nga të paditurit!” Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë si duhet të jetë ajo!” Musai tha: “Ajo të jetë një lopë as plakë, as e re, por e mesme; pra, bëni atë që ju është urdhëruar!” (Bekare, 67-68)

    Një imam xhamie, sa herë që lexonte këtë pasazh nga Kurani, e vinte theksin tek fjala “një lopë”. Ajo që u kërkohej çifutëve ishte të therrnin një lopë, pa caktuar asnjë cilësi dhe tipar të saj, një lopë të çfarëdoshme.

    Sa më shumë sqarime kërkonin, aq më shumë u vështirësohej gjetja e një lope të tillë.

    “Ata thanë: “Lutju Zotit tënd që të na shpjegojë çfarë ngjyre të ketë ajo!” Musai tha: “Ai thotë se ajo duhet të jetë lopë me ngjyrë të verdhë të ndezur, të cilën e pëlqejnë shikuesit.” (Bekare, 69)

    Që këtu, duket që lopa e kërkuar që i plotëson kriteret është ajo e jetimit të lartpërmendur. Meqë ju kërkoni t’i vështirësoni gjërat, Zoti do ua vështirësojë akoma më tepër. Jo vetëm në cilësitë e rralla që duhet të plotësojë, por edhe në çmimin e majmë që pronarët e saj do të kërkojnë. Atyre do u duhet të paguajnë për këtë lopë, peshën e saj flori.

    “Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë çfarë lloji të jetë, sepse lopët të gjitha na duken njësoj e ne, në dashtë Zoti, do të udhëzohemi në rrugën e drejtë”. (Bekare, 70)

    Këto kritere, bashkë me skeptikët, i kërkonin dhe besimtarët ekstremistë. Mendime dhe ide të tilla i dëgjojmë shpesh herë edhe në kohët e sotme. Shumë prej tyre të thonë: Unë dua ta zbatoj fenë me të gjithë detajet e saj. E përse një shtrëngim i tillë, ndërkohë që Zoti ka krijuar hapësira të konsiderueshme?! Përse duhet ta shtrëngojmë fenë, aty ku e ka lehtësuar Zoti?!

    Është pikërisht ky sekreti që surja Bekare ka marrë këtë emër. Nëse kjo sure dhe sidomos kjo ndodhi, kuptohet siç duhet, umeti ynë do i kalonte kollaj shumë probleme dhe vështirësi.

    “Musai tha: “Ai thotë se lopa s’duhet të jetë e lodhur nga lërimi apo nga ujitja e tokës, por të jetë e shëndoshë dhe pa asnjë të metë”. Ata thanë: “Tani na the të vërtetën”. Kështu, ata e therën lopën, por desh e lanë pa flijuar.” (Bekare, 71)

    Kërkimet mbi këtë lopë, i çuan tek shtëpia e jetimit, i cili kishte trashëguar nga babai i ndershëm vetëm këtë lopë. Sado të vonojë, e drejta dhe e vërteta do të triumfojë. Kështu, jetimi i babait të ndershëm do ta shesë lopën sipas porosisë së atit, kurse jetimi vrasës do të ndëshkohet për aktin e tij të rëndë.

    Gafat e Benu Israilëve
    Ndodhia e malit.
    Zvarritja.
    Ekstremizmi në fe.
    Materializmi i skajshëm.
    Mosbesimi në Jetën tjetër.
    Paedukata me profetët.
    Mbetje të paganizmit.

    Pro lehtësimit dhe kundër vështirësimit

    Hebrenjtë nuk lanë vend pa kërkuar për lopën e përshkruar derisa e gjetën. Menjëherë i kërkuan djalit jetim që t’ua shesë atë, por ai u tha:”Nuk ua shes, veçse nëse më paguani peshën e lopës florinj.” Kjo kërkesë i hutoi fare dhe vajtën iu ankuan Musait a.s. Ai ua ktheu:”Ajo është lopa e tij dhe mund ta shesë sa të dojë.”

    Meqë ishit ju vetë ata që i vështirësuat dhe i koklavitët gjërat, tashmë duhet ta blini aq sa kërkon pronari i saj.

    Tradita e profetit Muhamed a.s ishte që sa herë që vihej mes dy alternativave, zgjidhte atë më të lehtën, nëse nuk ishte haram. Një ndër objektivat e Sheriatit islam është lehtësimi dhe jo koklavitja dhe vështirësimi. Imam Maliku pohon se një myfti i vërtetë, është ai që gjen zgjidhje dhe lehtësira për njerëzit me qëllim që të mos bien në haram. Ndonjëherë, një pesëpërqindsh që korrigjohet, e shndërron haramin në hallall. Një miku im është trainer i vaterpolo dhe një ditë erdhi tek unë dhe më tha:”Unë hoqa dorë nga stërvitja e skuadrës, pasi shumë dijetarë më thanë se rrobat e notit që veshin lojtarët janë shumë të ngushta dhe përshkruajnë auretin. Unë i thashë:”Po sikur që me të dalë nga pishina të mbulohen me peshqirë, a do të konsiderohej kjo haram?!” Ai u mendua pak dhe tha”Besoj se kjo është e mundur.”

    Unë i thashë:”Mos harro se duke u marrë me aktivitet sportiv, të rinjtë tanë imunizohen nga përdorimi i lëndëve narkotike dhe veseve të liga.”

    Ata që duhej të paguanin peshën e lopës flori, ishin dy fshatrat, pasi të dy e kishin zvarritur çështjen. Kështu u realizua dhe amaneti i babait të ndershëm, i cili e kishte këshilluar të birin që të kujdesej për lopën. Para se të vdesë, ai ishte lutur:”Ju lë në dorën e Zotit, tek i cili nuk shkon dëm asgjë.” Kjo lutje është në traditën profetike, ku besimtari para se të udhëtojë dhe ta lërë vetëm familjen, lutet me fjalët:”Ju lë në dorën e Zotit, tek i cili nuk shkon dëm asgjë.”



    I vdekuri flet

    “Ne ju thamë: “Prekeni të vrarin me një copë të lopës së flijuar!” (Bekare, 73)

    Në këtë rast, ata nuk kërkuan sqarime të tjera se cila duhej të ishte copa me të cilin duhej goditur i vdekuri. Është për të ardhur keq se në disa libra tefsiri të myslimanëve, shkruhen faqe të tëra lidhur me pjesën me të cilën goditën të vdekurin. Urdhëri ishte i qartë: Prekeni me një copë të lopës.

    Me ta prekur të vdekurin me copën e lopës së therrur, ai u ngjall dhe Musai a.s e pyeti:”Kush të ka vrarë?” Ai u përgjigj:”Më ka vrarë djali i vëllait tim, me qëllim që të marrë pasurinë time dhe të martohet me vajzën time.” Mandej, ai u shemb i vdekur siç ishte.

    Ndodhi të ngjashme, lidhur me ringjalljen e të vdekurve, në Kuran përsëriten disa herë. Një ngjarje e tillë është dhe ajo e banorëve të shpellës, Uzejri etj...

    Është për t’u çuditur por në çdo fe dhe kulturë, gjenden histori ku Zoti ka ringjallur njerëz të vdekur, si provë dhe argument për ekzistencën e jetës pas vdekjes.

    Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri

    Kjo ndodhi përmbyllet me ajetin:

    “Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta. Në të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që çahen e nga të cilët rrjedh uji, madje ka edhe syresh që rrëzohen nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja.” (Bekare, 74)

    Pas gjithë atyre mrekullive dhe fakteve të gjalla, hebrenjtë iu kthyen sërish zemrave të ngurta. Mos harrojmë se secili prej nesh përjeton fakte dhe argumente të qarta dhe sërish i kthehet skepticizmit dhe dyshimit.

    Historia e lopës, përmendet në Kuran dhe shërben si mesazh për umetin e Muhamedit a.s, me qëllim që të mos bien në të njëjtën vorbull. Zoti pret prej teje një pikë loti gjatë Ramazanit. Ai pret që ti t’i përulesh, të bësh sexhde si me gjymtyrë ashtu dhe me zemër. Ai pret që të largohemi dhe distancohemi nga gjynahet, të cilat kur akumulohen mbi zemër, e nxijnë atë dhe e ndryshkin. Ajo mund të pastrohet sërish me adhurim dhe përkushtim ndaj Zotit.


    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •