Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1

    Thumbs down Ilir Meta, në Kongresin zgjedhor të Partisë së Tadiqit

    Beograd, 18 dhjetor - Zv.kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në pjesën solemne të Kongresit Zgjedhor të Partisë Demokratike (DS) të Boris Tadiqit në Serbi, të shtunën.
    Gjatë ceremonisë së mbajtur në Beograd, Meta është ulur në radhën e parë, përkrah mysafirit tjetër, Milorad Dodik, kryetar i Republika Srpskas, një ulëse më larg nga kryetar i Serbisë dhe kryetar i DS-së, Boris Tadiq.
    Në Beograd Meta ka theksuar se Shqipëria dhe Serbia duhet të punojnë së bashku për ardhmëninë e të dy vendeve.
    Gjatë qëndrimit në Beograd, Meta është takuar edhe me kryeministrin serb Mirko Cvetkoviq.
    “Serbia pret hetime të hollësishme në lidhje me pohimet e raportuesit të Asamblesë arlamentare të Këshillit të Evropës Dick Marty”, ka thënë Cvetkoviq gjatë takimit me Metën.
    "Kur bëhet fjalë për Kosovën, kryetari i Qeverisë së Serbisë Mirko Cvetkoviq ka përsëritur se Qeveria e Serbisë vazhdon të mbetet pranë qëndrimit se dialogu është rruga e vetme për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit", thuhet në komunikatë të lëshuar nga qeveria e Serbisë.
    Nga ana e tij, zëvendëskryeministri shqiptar, Ilir Meta, ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë duhet të intensifikohet në domenin politik dhe atë ekonomik.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Tani George Hahsim Taci yt do e krijojne qeverine me Behgjet Putin Pacollin qe deri dje e ke shjate dhe i ke thane eshte Rus. Gjithashtu ky far George Hahsim Taci yt ne koalicion do i merr edhe minoritaret serb te partive si sheshelit, nikolicit e koshtunices vetem e vetem qe ky far George Hasim Tacic te jete ne pushtet.

    Pra keta Clirimtaret e ty paskan luftuar te bjene koalicion multietnik me Rus e Shkije - Koalicionin e Vllaznim - Bashkimit, dhe tani ky fare George Hasim Tacic do e beje Kosoven - Boshnjezimin e dyte sepse pas vetes i ka Ruset dhe Shkijet qe do e ndimojne.

    E Gezofsh kete Koalicion Multietnik PDK-AKR-Minoritaret Serb ore Llap, sepse ti ke punuar per kete gje ne kete forum per kete ti ke bere propaganda.
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 19-12-2010 më 12:36 Arsyeja: postimi i citura u fshi
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Meta takon Cvetkoviqin në Beograd
    18-12-2010 19:35 CET


    Gjatë takimit me kryeministrin e Serbisë, Mirko Cvetkoviq, zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, ka theksuar “se bashkëpunimi i Serbisë dhe Shqipërisë duhet të jetë edhe më intensiv, si në planin politik ashtu edhe në atë ekonomik”.

    Mëtutje, në njoftimin e qeverisë së Serbisë, theksohet se kryeministri Cvetkoviq, tha se “afirmimi i politikës së fqinjësisë së mirë dhe e forcimit të bashkëpunimit rajonal, mbeten prioritete kryesore të politikës së jashtme të Serbisë”.

    Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se “është e domosdoshme të bëhen përpjekje shtesë, që të përmirësohet bashkëpunimi ekonomik, ashtu që në mënyrë adekuate ta ndjekë ripërtritjen e dialogut politik”, thuhet, pos tjerash, në njoftimin e qeverisë së Serbisë, lidhur me takimin e sotëm Cvetkoviq – Meta, në Beograd. /rel/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Nje pyetje Ariani_TB

    Pse u çartifikute si L e vove vendore kure ky orgai eshte dalure nga pakoja e Ahtisarit dhe i derguat ankesat te organet qe kane rrjedhur nga kjo pako Me cilat ligje TB e kishit udheheçur Kosoven me ato te ligjet e Tadiqit qe se ka njoftur ket pako!! .Dhe jeni JU qe se keni njoftur ket pako te Ahtisarit me ket propagande ju i keni ndihmuar edhe Shkinis edhe Rusise.Mose sheno ketu kur je i dehur ose nene ndikimin e Narkomanise A e shef se si ke shenuar ma larte

    Nga kjo Pako eshte bere Shteti
    Sepse me Pakon e Ahtisarit popullit Shumice Shqiptar te Kosoves iu eshte vjedhur - manipuluar e drejta per vetvendosje, me pakon e Ahtisarit popullit shumice Shqiptare iu eshte vjedhur mohuar e drejta per ushtri te veten, me pakon e Ahtisarit popullit Shumice Shqiptar ne Kosove iu eshte mohuar e drejta per simbole per feste te Flamurit Kombetar. Ndersa tani ne keto zgjedhje u pa haptazi vjedhja dhe manipulimi i Votave te lira te qytetarve, pra qytetareve iu eshte vjedhe - manipuluar vota e tyre e drejte dhe per kete arse me plot mendimin e fjales e them qe kjo qeveri e cila do formohej tani nuk do jete qeveri e Shqiptareve por Qeveri Multietnike e perbere nga PDK-ja e Hsim Tacicit, nga AKR-ja e Behgjet Putin Pacollit dhe nga partite minoritare Serbe ne kete raste partite te indikuara nga Shesheli, Koshtunica e Nikolici.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Nga ana e tij, zëvendëskryeministri shqiptar, Ilir Meta, ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë duhet të intensifikohet në domenin politik dhe atë ekonomik.

    Hhhmmm

    Kjo eshte pergjigja me e mire qe qeveria shqiptare mund t'i japin serbise per shpifjet dhe fyerjet qe ajo i bene permes perfaqsuesit te saj Dick Marty dhe Carla Del Ponte.

    Cfar marrezie!

    Nuk e kuptoj se cfar deshmie i nevojitet shqiptareve per te vertetuar se kjo qeveri ne krye me kopilin Berisha, eshte duke shkaterruar Shqiperine. Nje here tentimi per t'i falur 355 km2 ujera te territorit tone greqise e tani bashkpunimi me serbet qe dite e nate mendojne dhe enderrojne per ta shkatrruar Shqiperine e shqiptaret.
    Amon hiqni keto mbeturina nga qeveria se na turperuat dhe na shkatrruat edhe ate pak Shqiperi qe ka mbetur.

  6. #6
    Bashkepunimi me Sebine eshte nje pashmangshmeri per t'u futur ne Europe per te dyja palet.
    Paqe!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Kush me bind mua qe hashimi nuk e ka lut ilirin te shkoi te tadiqi?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Sec me sjell ndermend kjo dashuri moderne e filluar qe kur Ilir Meta nuk kishte asnje funksion ne Partine Socialiste dhe perfundoi ne nje takim ''privat''ne Beograd,pastaj mu kujtua qe dikujt i ka ngjare ky politikan internacionalist me grua dibrane.........
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Mexhi Lexo Postimin

    Hhhmmm

    Kjo eshte pergjigja me e mire qe qeveria shqiptare mund t'i japin serbise per shpifjet dhe fyerjet qe ajo i bene permes perfaqsuesit te saj Dick Marty dhe Carla Del Ponte.

    Cfar marrezie!

    Nuk e kuptoj se cfar deshmie i nevojitet shqiptareve per te vertetuar se kjo qeveri ne krye me kopilin Berisha, eshte duke shkaterruar Shqiperine. Nje here tentimi per t'i falur 355 km2 ujera te territorit tone greqise e tani bashkpunimi me serbet qe dite e nate mendojne dhe enderrojne per ta shkatrruar Shqiperine e shqiptaret.
    Amon hiqni keto mbeturina nga qeveria se na turperuat dhe na shkatrruat edhe ate pak Shqiperi qe ka mbetur.
    Nese kerkoni nje Shqiperi te mbyllue e te izoluar sic e patem per gati 50 vjet, ju siguroj se nuk do ta gjeni me zoterinj.
    Mbyllja na beri armiq me te gjithe.
    Hapja do te jete shpetimi.
    Franca dhe Gjermania kane ushqyer po kaq armiqesi ndaj njera tjetres deri sa erdhi momenti i hapjes se Ervopes.
    Jetoni kohet qe po vijne zoterinj dhe mjaft pate endra me kucedra te cilat jane vetem ne shpirtin tuaj te mykur nga vitet qe lame pas.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Nese kerkoni nje Shqiperi te mbyllue e te izoluar sic e patem per gati 50 vjet, ju siguroj se nuk do ta gjeni me zoterinj.
    Mbyllja na beri armiq me te gjithe.
    Hapja do te jete shpetimi.
    Franca dhe Gjermania kane ushqyer po kaq armiqesi ndaj njera tjetres deri sa erdhi momenti i hapjes se Ervopes.
    Jetoni kohet qe po vijne zoterinj dhe mjaft pate endra me kucedra te cilat jane vetem ne shpirtin tuaj te mykur nga vitet qe lame pas.
    Asnje nuk e kerkon Shqiperi te mbyllur dhe te izoluar,mbylljen e beri Enver Hoxha dhe regjimi i tij i cmendur izolacionist.
    Nuk krahasohet rasti i Frances dhe Gjermanise me ate te Serbise dhe Shqiperise,hajde krahasim hajde..............
    Dija eshte injorance e mesuar.....

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •