Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 59
  1. #31
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    valla spo ju shiten hiq CD msa te gani gecit haaaaa
    qe te dyjat e kan prejardhjen made in serbija
    geci mbet jasht parlamentit ket vit ju te vetfundosjes kullotne ket mandat e ne mandatin tjeter u pret fati i veton sorres e i gani gecit haaaaaa
    shitne naj CD bile bani pare me ble vez te prishta kur te mbeteni ne rrug
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    e kam pa balit ma heret ket
    shum kjart u pajke vula te cilen ju patriotat e kishi ba me shqiponje haaaaaaaaaaa
    a veshtir eshte me porosit nji vul per 5 euro a
    edhe shum mire u pajke kah votoin partin e minoritetit serb haaaaaaaaaa
    po kjo sdo koment more klyshqit e vegjel
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    Ani te "vetvendosjes" kishe po e mbrojm flamurin kuq e zi, ani kishe po bejm protesta me flamur kuq e zi, kishe me ju hyje ne qefe popullit, kishe na[vetvendosja] po do me bashkue shqiptarin, e krejt qyshe me i mare votat dhe me ardhe ne pushtet! PO jo More, po kushe eshte ma patriot dhe ma shume se qe e done shqiptarin dhe Flamurin Kuq e zi se hashim Thaqi me shoqerin, te vetvendosjes as te apongat[kepucet] nuk i afrohen!!!
    Kosova shtet i Ri, flamuri i Ri, kushtetuta e Re-Hashim Thaqi i RI!

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2009
    Postime
    220
    Vidio e prezentuar nga vv,,eshte e manipuluar dhe as gje me shume dhe me pak,dhe kjo eshte e inskenuar nga vete antaret e vv,,dhe shikoni se si vetem duarte i qet dhe asgje me shume kur inqizimi behet del edhe njeriu i cili eshte aj e jo vetem duarte po kjo eshte inskenim i vv se bashku me sherbimet sekret serb me florim krasniqin

  5. #35
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    Kjo video me duket shum e dyshimt, po flas nga ana e provave dhe jo nga kendi politik.

    Si ka mundesi qe nje vezhgues apo anetar i V.V te fut kaq afer kameren e tij dhe te gjiroj kete rast.

    Thjesht perseri po mbeshtetem ne prova dhe me leht mund te thojme se dikush nga keta qe e kan gjiru kete video ka mundur ta bejdhe askush tjeter.

    Tani tjetra, ne video shihet se vetem rubrika e deputeteve mbushet dhe jo rubrika e subjekteve politike, gje qe le te mos kuptohet se ciles parti ju mbushej ato fletvotime.

    Kam qen pjesmarres vete i ketyre zgjedhjeve, dhe ne vendvotimin ku kam marr pjes une, qoft edhe gjysem vote nuk eshte vjedhur, mirpo nuk e di cfar ka ndodhur diku tjeter.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Vidio e prezentuar nga vv,,eshte e manipuluar dhe as gje me shume dhe me pak,dhe kjo eshte e inskenuar nga vete antaret e vv,,dhe shikoni se si vetem duarte i qet dhe asgje me shume kur inqizimi behet del edhe njeriu i cili eshte aj e jo vetem duarte po kjo eshte inskenim i vv se bashku me sherbimet sekret serb me florim krasniqin
    Po po, konspiracion i Chavezit eshte ... haha

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    pdk anetaret .Murat Musliu ,Gani Koci Murat Musliu.......................etj dikush ka ftyre kure i preket interesi,he he historiku i PDK,spo munden me da TALLIN

  8. #38
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    O ximi vetem 20%te dilnin ne vota 19.5% do votonin PDK-n!
    Kta disa kan tradit per politik e liderllak .Edhe Dobruna e Terrnafci kan qen mendje te medha si Hashim Lopa.Ka pas edhe perpara dashni per magjup Kovaqin e Skenderajt sa kure ishte dikur i fuqishem Rankoviqi ky gjupi i pat prer me sopata e qokiq mbyt shum Skenderajas edhe pak para se te vdiste shetiste qytetit duke than ooo a ka ksajde naj Shiptar tja heq qafen ,pleqt e sillshin koken e rinia thonin esht rrallu para deke.Vdiq e u varros me nderime, kovaqi e kasap i njerzve e gjave .Pysni secili plak i Skenderajt din tua rrefej ket muhabet per veq Thaqit se ky esht kuler e veq Rejhanen e degjo se me Oda ska tradit.

    Ket e permenda veq te sherbej si rrefim historik se thash hajt ta ndrrojm pak temen .

  9. #39
    Leksioni që na dha Albini

    Qartësisht, fituesi i madh i zgjedhjeve të 12 dhjetorit në Kosovë është Albin Kurti dhe lëvizja e tij, Vetëvendosja. Vetëm me 2 muaj fushatë dhe me të gjithë faktorët institucionalë dhe politikë kundër, ka arritur të dalë forca e tretë përkrah LDK-së, që ka 20 vjet jetë politike, apo PDK-së, që ka dalë si forcë politike nga lufta para 11 vjetësh. Për të mos përmendur që ka lënë AAK-në pas, këtë forcë të konsoliduar prej dhjetë vjetësh, e AKR-në që në zgjedhjet e vitit 2007 ishte forca e tretë politike. Ndërkohë, Albini pati kundër të tërë aparatin politiko-burokratik të shtetit të ri, si dhe të gjitha zyrat vendore të ambasadave...

    të huaja në Prishtinë, UNMIK dhe EULEX. Megjithatë, në demokraci zgjedhjet janë fakti më i fortë dhe kokëfortë i mundshëm. Ndaj, sot mund të themi që Albin Kurti na ka dhënë një leksion shumë të madh politik të gjithëve, atyre të cilët orbitojnë brenda apo jashtë politikës; në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e më tej.
    * * *
    Albini na mësoi që të jesh konsekuent është investimi më i mirë i mundshëm në politikë. Ai ka qenë vazhdimisht kundër korrupsionit, krimit të organizuar, nënshtrimit politik dhe përdhunimit bajraktaresk në politikën shqiptare. E ka bërë këtë vazhdimisht me transparencë dhe me qëndresë që në vitet 90’, kur provoi burgun, protestat dhe rezistencën aktive për lirinë e Kosovës. Ai e ka bërë edhe gjatë tërë këtyre viteve të tranzicionit politik dhe shtetëror në Kosovë, duke artikuluar politikisht nevojën e pamëdyshme të definimit njëherë e përgjithmonë të çështjes së pavarësisë së Kosovës. Albini, nëpërmjet protestave qytetare dhe me mbështetjen e rinisë së Kosovës, fitoi respektin dhe mbështetjen e shumë qarqeve intelektuale dhe politike mbarëshqiptare. Në tërë këto vite ka qenë zëri i vetëm dhe në vazhdimësi, kundër apatisë së burokracisë ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë, kundër asaj burokracie, e cila ka marrë peng zhvillimin ekonomik të Kosovës, aq i rëndësishëm për t’i dhënë shpresë njerëzve që duan të jetojnë me dinjitet në shtetin e tyre të ri.
    * * *
    Albini, pikërisht me një ndër argumentet më të fortë elektoral, pati ardhmërinë. Ai u foli të rinjve, të cilët duan një vend pune dhe duan të kenë një të ardhme në Kosovë, e ardhme e cila nuk duhet të jetë edhe më tej emigrimi në Europë, si gjyshërit apo baballarët e tyre. Albini foli për bujqit, të cilët nuk e kanë parë ekonominë e tyre të rritet që nga 1999 e këtej. Ai foli për institucione transparente dhe kundër korrupsionit, i cili po ia vjedh shansin për rritje krijesës më të re në Europë, shtetit të Kosovës. Albini foli për ngecjen e njohjes ndërkombëtare të Pavarësisë së Kosovës dhe për dështimin në veriun e Kosovës. Albini u tregua një politikan ndryshe ndaj, dhe njerëzit e besuan.
    * * *
    Albini e nisi fushatën duke shitur shtëpinë e tij në Prishtinë për të paguar shpenzimet e zgjedhjeve të para, në të cilat ai merrte pjesë. Me këtë akt simbolik ai na kujtoi Ismail Qemal Bej Vlorën, vëllezërit Frashëri, Kristoforidhin e Bajram Currin, të cilët shkrinë pasuritë e tyre dhe të familjeve për të bërë shtet. Ndërkohë që politikanët e sotshëm andej dhe këtej kufirit shquhen më shumë për faktin se kanë shkrirë buxhetet e shtetit për të bërë shtëpitë e tyre, apo dhe të afërmve të tyre. Albini na tregoi të gjithëve se e di që rrugëtimi i tij i mëtejshëm politik do të kalojë jo nëpërmjet aferave dhe favoreve të tij personale, por nëpërmjet sakrificave dhe përkushtimit të tij personal e politik për qytetarët dhe atdheun e vet.
    * * *
    Albini, me guxim dhe transparencë të jashtëzakonshme politike i rrëfeu botës, se në fund të tunelit të rrugëtimit të tij politik, qëndron aspirata e vjetër kombëtare e shqiptarëve. Ajo aspiratë, e cila qëndron në Preambulën e Kushtetutës së shtetit shqiptar, Bashkimi Kombëtar. Natyrisht që Ai nuk e bëri këtë në mënyrë arkaike dhe folklorike, por me transparencë qytetari dhe në mënyrën më demokratike të mundshme. Pavarësisht se ai pati kundër të gjithë deskun lokal të ambasadave të pranishme në Prishtinë, i dëshmoi atyre, se tashmë shqiptarët janë të pjekur për të pasur një shtet konfederativ, të përbashkët, europian, paqësor, demokratik, i cili siguron ardhmëri dhe stabilitet në Ballkan. Ai nuk e bëri këtë rëndom, sikundër kolegët e tij në Shqipëri, duke u zvarritur apo duke u lëpirë nëpër ambasada, por me guxim dhe transparencë politike, duke u qëndruar përballë si një model demokratik për t’u respektuar.
    * * *
    Albini përbën një shembull politik, që më së shumti do të duhej të përsëritej në Shqipëri. Këtu ku njerëzit kanë nevojë të shohin një klasë politike, e cila ofron ardhmëri dhe besim për të ardhmen, punë dhe zhvillim, luftë kundër korrupsionit dhe dëlirësi në marrëdhënie më votuesin. Albini përbën shembullin më të mirë, sesi në Shqipëri do të mund të fillonte ndryshimi politik, të një politike vërtetë të re, e cila nuk fillon dhe mbaron te ish-Blloku, e cila nuk bëhet me përulje tek ambasadorët lokalë, e cila ka një projekt politik dhe për këtë projekt politik sakrifikon gjithçka. Për një politikë realisht kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve, për një shtet të vërtetë ligjor. Albini përbën një shembull, sesi një lëvizje politike ndërtohet dhe nuk vidhet, sesi politika bëhet me njerëzit dhe jo me reklama e televizione, sesi njerëzit e duan dhe e mbështesin një politikë, e cila u jep atyre rrugën për të besuar në një të ardhme më të mirë për ta dhe fëmijët e tyre.

    Ilir Kulla/Panorama
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir ka fol ky iliri

    --
    Leksioni që na dha Albini

    Qartësisht, fituesi i madh i zgjedhjeve të 12 dhjetorit në Kosovë është Albin Kurti dhe lëvizja e tij, Vetëvendosja. Vetëm me 2 muaj fushatë dhe me të gjithë faktorët institucionalë dhe politikë kundër, ka arritur të dalë forca e tretë përkrah LDK-së, që ka 20 vjet jetë politike, apo PDK-së, që ka dalë si forcë politike nga lufta para 11 vjetësh...etjetj..

    --


    krejt e sakte kjo cka po thojke ilir kulla..

    albini vertet qe theu rekord..
    ne 2 muaj beri shume..

    mirpo sic po del.. votat sic duket ska dit me i mbrojt mire..

    .

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •