
Postuar mė parė nga
albani1
Por per paqartesite mund te them kete qe nqs do te bejme edhe nje diskutim edhe me te mire mund te takohemi ne facebook nqs ke, adresa ime e facebook eshte emer mbiemer, Albani Manushi.
Kete ndryshim na e tregon bibla madje kemi tre perdorime te ndryshme te gjuheve.
1. eshte nje shenje e jashtme e dukshme e pagezimit me Frymen e Shenjte per here te pare , ku nuk eshte e nevojshme qe te kete interpretim. Mund te lexosh ne bibel raste te tilla si veprat 2:4/ veprat 8:15-19/ veprat 10:44-46/ veprat 19:6
por eshte edhe rati i Palit kur nulk thuhet se ka gjuhe te reja por ama vete Pali thote se Ai fliste ne gjuhera me shume se te gjithe - 1 kor 14:18-19
ne keto raste shikojme qe gjithmone ka nje shenje dhe ne te shumten per te mos thene ne te gjitha rastet shenja eshte gjuhe te reja.
2. eshte nje lutje ne kohet personale , edhe ketu nuk eshte e detyrueshme qe te kete interpretim por edhe nese ka eshte edhe me mire. Ketu behet fjale kur nje besimtar lutet personalisht vetem Zotit dhe duke u lutur dhe duke e adhuruar e adhuron ne Fryme dhe lutet edhe ne Fryme ku pjese e lutjes ne Fryme eshte edhe te luturit ne gjuhe te reja , Kjo eshte e dobishme sepse nderton veten. Le te shikojme disa pasazhe biblike. 1 kor 14:18-19
1 kor 14:4-5 , madje vargu 5 thote se te gjithe mund te flasin ne gjuhera.
3. Dhuntia e gjuheve, kjo eshte per ne kishe. Kur shkojme ne kishe ne nuk duhet vetem te flasim ne gjuhe por duhet te marre ndertim edhe kisha prandaj duhet te kerojme interpretimin por Pali thote qe te mund te profetizojme do te jete edhe me mire edhe pse nuk e hedh poshte dhuntine e gjuherave 1kor 14:4-5 plus vargu3.
Shiko edhe 1 kor 14:23-25 ku thuhet se dhuntia e gjuheve kerkon interpretim ne kishe ose ne publik sepse mund te kete edhe profane qe nuk kuptojne dhe nuk ka ndertim, Pali kujdeset per te humburit. Por kur ka profeci ka bindje ,pendese dhe shpetim por edhe interpretimi eshte njesoj si profecia. Mund te ndodhe qe edhe te gjithe ne kishe te kene kete dhunti sic thuhet tek 1 kor 14:27 por jo te gjithe duhet te flasin nqs nuk ka nje interpretim.
Por pereseri ka ndryshim sepse kur behet fjale per ne publik duhet interpretim. Sepse Perendia nuk eshte Perendi trazimi por paqtimi.
Ama persa i perket fjaleve jane gjuhe te reja nuk ka ndryshim per sa i perket fjaleve.
Per sherbesat frymerore kam tjeter gje per te thene sepse jane tjeter gje , kurse dhuntite frymerore jane tjeter gje. Tek 1 korintasve 12:1-11 ka vetem 9 dhunti frymerore as me pak e as me shume.
Kurse sherbesat frymerore jane 5 : apostuj , profetet, ungjilltaret, mesuesit, pastoret.
Cdo kush e di vete thirrjen qe ka marre nga Perendia, dhe nuk eshte e thene qe une duhet te di te gjithe se cfare thirrje kane ata. Une mund ti inkurajoj qe te kerkojne nga Zoti per te ditur se cthirrje kane por nuk mund ti percaktoj une por vetem Perendia sepse vetem Ai i therret. Dua te them me kete se ka edhe anetare qe akoma nuk e dine thirrjen e tyre dhe une nuk mund te di ate me mire se ata vete , Perendia do te therrase ata jo mua per ata.
por ata qe jane te dukshem dhe duket qe po e vene ne zbatim thirrjen e tyre per ata mund te flas , vetem se nuk e di me saktesi per shkak se per momentin jam duke sherbyer vete ne nje kishe degezim i kishes time ne nje qytet tjeter dhe kam nja 2 -3 vjet qe nuk takohem me cdo kend aty.
Por mund te themi se kemi shume ungjilltare, ata nuk ungjillizojne thjesht neper sheshe kjo nuk eshte e thene por ungjillizojne neper punet e tyre. Kemi shume mesues te cilet japin mesim fjalen e Zotit ne kishe por kemi edhe nga ata qe e japin mesim fjalen e Zotit jashte kishe. Kemi misionare te cilet jane ne maqedoni, kosove, amerike , emriatet e bashkuara arabe etj nuk kemi shume misionare te dukshem por Perendia po theret persona dite pas dite per mision dhe per kete vete te thirrurit duhet ti pergjigjen thirrjes se Perendise per jeten e tyre , keta nuk e di kush jane. Kemi nje Pastor ose bari pasi ne kishe ka vetem nje bari, ne fakt nje tufe ka nje bari jo disa por mund te ndodhe qe ka edhe disa une nuk e kam problem kete gje , ka kisha qe jane te organizuara ne kete menyre qe kane disa pleq dhe qe jane ne rangun e pastoreve, per mua kjo nuk eshte problem , e rendesishme eshte qe te kete pastor. Pastaj nuk eshte vetem pastori kryesor ka edhe pastor te rinjsh, pastor femijesh , pastor adoleshentesh, pastore grash, etj.
Sa per biblen ajo na meson se nje njeri i vetem mund te kete edhe me shume se nje sherbese frymerore. Apostujt kishin te 5 sherbesat frymerore ishin mbjelles kishash duhej . Timoteu ka qene ungjilltar, pastor, mesues njekohesisht.
Pali kishte te 5 sherbesat. Barnaba ishte ungjilltar, misionar, profet, mesues vetem pastor nuk e di se ne shkrim nuk e kam vene re kete gje edhe pse kishte nje cilesi te pastorit sic ishte ngushellues.
Kemi edhe dhjak se harrova por ky pozicion eshte pozicion i nje sherbese administrative praktike. Kemi diku tek 4 dhjak . Keta 4 dhjak qe kemi jane edhe pastore ne sherbesa te ndryshme brenda kishes dhe mesues ndonjeri prej tyre ka edhe dhunti te profecise edhe pse te gjithe ne kishe mund te profetizojne qe te inkurajohen te gjithe sic edhe thote Pali.
Sa per anetaret : Baptistet qe vijne aty jane anetare te kishes ata nuk e kane problem te vijne aty edhe une psh si pentakostal nuk e kam problem qe nje baptist te jete anetar ne kishen ku une jam. ne Shqiperi kemi kisha te shumta qe jane ne kete menyre. Psh kemi ne tirane nje kishe baptiste qe quhet Nxenesit e Jezusit por aty ka pentakostale si anetare sa te duash, ata nuk duan te largohen qe aty. Edhe kisha ime edhe pse pentakostale ka anetare qe jane baptist.
Jam duke te dhen kaq shume te dhena a ke me pyetje ?
Krijoni Kontakt