Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    A duhet ndërruar emri i Kosovës?

    Te shumta dhe te zjarrta kanë qenë debatet ndër qytetarët e Kosovës për vetë emrin e kësaj të fundit. Sidomos, gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve të kaluar, kur Kosova filloi të dalë nga harresa e botës dhe të përmendet në qarqe ndërkombëtare. “O”-ja e famshme. “Përse të huajt po i thonë Kosovo dhe jo Kosova?!” Ngjasonte si një triumf i serbëve. “Ia kanë dalë t’i bindin këta të huajt se duhet t’i thonë si ata – Kosovo, dhe jo si ne ‘shqip’ – Kosovë!”
    Shpesh shqiptarë të ndryshëm kanë bërë përpjekje që, pavarësisht se në cilën gjuhë të huaj të flisnin, të kujdeseshin që emrin ta shqiptonin me një “a” sa më të theksuar. Orë e ditë të tëra përkthyesit kanë bërë përpjekje, zakonisht sizifiane, për t’ua ngulitur në kokë të huajve se duhet shqiptuar emrin me “a” dhe jo me “o”. Bile, një gjë e tillë ishte arritur t’i imponohej deri edhe atëbotë presidentit amerikan, Bill Clinton, i cili në prag të fillimit të fushatës ajrore të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë filloi të thoshte “Kosova”, natyrisht duke përçuar njëkohësisht me këtë përdorim edhe porosinë e tij politike. Dhe kjo, sigurisht, se ngazëlleu shumicën e shqipfolësve.
    Por, kryesisht këmbëngulja për “a”-në ka mbetur në suazat e tragjiko-komikes. E, siç dihet, lufta përfundimisht është humbur. Kjo është vulosur jo më larg se më 17 shkurt të para dy vjetëve, kur deputetët e Kuvendit të Kosovës e shpallën pavarësinë e vendit dhe nuk ndërruan asgjë nga emri në përdorim nga të huajt. Emri zyrtar “Kosova” mbeti vetëm në përdorimin institucional në shqipe, siç vazhdoi në anglishte dhe serbishte si “Kosovo”. A mund të bëhej më tepër? Ndoshta edhe - po. Por, a do t’ia vlente? Në këtë variant - nuk e besoj.

    Kotësia e debatit Kosova Vs Kosovo

    PERSONALISHT, GJITHNJË E KAM parë si të kotë dhe humbje kohe luftën e “a”-së dhe “o”-së dhe kjo për më shumë se një arsye. Por, jo edhe domosdoshmërisht të kotë, nëse do të ndërrohej krejtësisht emri i Kosovës.
    Argumentet për të parën dhe për të dytën do të renditen në vijim. Kryesorja, besoj është e vështirë t’iu imponohet të tjerëve se si do ta quajnë një vend, qoftë ai edhe vendi yt. Kemi shumë shembuj në botë që na e ilustrojnë këtë. Duke filluar nga vendi ynë vëlla – Shqipëria. Vetëm shqiptarët e quajnë më këtë emër, kurse gjithë të tjerët me versionin e tyre të emrit Albania. Por, nëse dikush do të thoshte se Shqipëria, duke qenë një vend i vogël, shpesh pa shumë përkrahje nga aleatë, ose me probleme të brendshme, nuk ka mundur të imponohet, atëherë si shembull mund ta marrim një vend që na shpërfaqet krejt i kundërt me këtë përkufizim – Gjermaninë. Vendi që më së tepërmi në historinë e re ka bërë përpjekje të dominojë e të imponohet, ka kaluar shumë më keq (nëse mund të përdoret një fjalë e këtillë për këtë situatë) sesa Shqipëria. Vetë gjermanët e quajnë vendin e tyre Deutschland, por të tjerët: Gjermani, Almanya, Tyskland, Németország, Saksa, Nemacka etj.etj. Shembuj të këtillë, ku edhe ne shqiptarët, pra edhe të tjerët, i quajmë vendet e tjera me emra të tjerë dhe vice versa, gjenden lehtë gjithandej.

    Rasti Burma/Myanmar dhe Bombay/Mumbai

    SIDO QË TË JETË, në të njëjtën kohë, ka edhe raste kur qeveri të ndryshme kanë ndërruar emrat e shteteve, ose të qyteteve të tyre, dhe kanë korrur sukses të konsiderueshëm në imponimin e tyre për të tjerët. Ndonëse kjo ka sjellë jo pak kokëçarje për institucionet e vendeve të tjera, si dhe mediat.
    Rastet më të fundit janë ato që kanë të bëjnë me Burma-n (Birmaninë) ose Myanmari-n dhe Bombay/Mumbai-n. Në të dyja rastet, partitë në pushtet të këtyre vendeve kanë marrë vendim për t’i ndryshuar emërtimet respektive për shkaqe politike.
    Në të parin, junta ushtarake që udhëheq vendin kishte vendosur që në vitin 1989 ta ndërronte emrin nga Burma “me ndikim kolonialist anglez” në Myanmar dhe kryeqytetin nga Rangoon në Yangon, me gjithë mospajtimet e opozitës prodemokratike në ekzil. Për shkak se junta në pushtet njihet si tiranike, qeveritë e SHBA-së dhe Britanisë vazhdojnë të refuzojnë ta njohin vendin me emrin e ri, por e kanë humbur betejën në krahasim me shumicën e qeverive dhe institucioneve të tjera të botës, përfshirë edhe OKB-në që e ka pranuar vendin si Myanmar. Edhe mediumet më të rëndësishme botërore, si Reuters, Associated Press, Agence France Presse e “The Herald Tribune” e kanë adoptuar emërtimin e ri, duke e imponuar në përdorimin e përgjithshëm botëror.
    Në rastin e dytë, indusët vendosën ta heqin toponiminë e kolonizatorëve portugezë e britanikë nga emri i kryeqytetit të tyre ekonomik e financiar.
    Në vend të Bombay, që besohet të rridhte nga përshëndetja portugeze “bom bahia” (version mirupafshim = “goodbay”), në Mumbai, që vjen nga indusët që flasin gjuhët marathi dhe gujarati. Emërtimi i ri, i zyrtarizuar më 1995, është pranuar nga shumica e përdoruesve anembanë globit, ndonëse edhe emri i vjetër vazhdon të jetë i pranishëm në masë më të vogël.
    Tash, se a kanë dalë të ndryshojnë diçka këto vendime për ndërrim emrash në mirëqenien e banorëve të këtyre vendeve, ose në sytë e të huajve, vështirë të thuhet. Burma/Myanmar-i vazhdon të jetë nën sanksione nga shtetet kryesore të botës, për shkak të pushtetit despotik, kurse Bombay/Mumbai ende gjallon mes kaosit politik e social, duke qenë edhe qyteti i dytë më i madh në botë.

    Prejardhja serbe e emërtimit Kosov-a/o?

    MËSIMET PËR KOSOVËN? Po, rasti i Kosovës mund të gjejë pika të përbashkëta, por edhe pika ndarëse me rastet e përmendura më lart. Në radhë të parë, përse çështja e “a”-së ose “o”-së në emrin Kosovë është jorelevante, rrjedh pikërisht nga fakti se vetë emri Kosovë, si i tillë, është problematik. Ndonëse, një çështje e mbajtur nën tepih nga shqiptarët, shumica e studiuesve të pavarur e kanë gjetur etimologjinë e emërtimit Kosovë nga fjala serbe “kos” – “mëllenjë” dhe prapashtesa “ovo”, tipike për gramatikën e serbishtes. Edhe Noel Malcolm - që çmohet edhe nga shqiptarët si studiuesi më i mirë i çështjes së Kosovës, por njësoj urrehet nga serbët për të njëjtën gjë – e njeh të njëjtën. Britaniku Malcolm shkruan se emri rrjedh nga Fusha e Kosovës, ku në vitin 1389 është zhvilluar Beteja e Kosovës e popujve të Ballkanit kundër otomanëve. Ai, po ashtu, thotë se fillimisht Fushë e Kosovës e kanë quajtur vetëm serbët, pasi që gjermanët iu janë referuar si “amselfeld”, ose latinët “campus merulae”.
    Këtë teori e hasim sot gjithandej nga studiues të Ballkanit, shqiptarëve ose Kosovës. Dhe nëse pajtohemi se Kosova ka qenë e shqiptarëve, atëherë logjikisht do të duhej të gjendej versioni shqiptar i emrit. Këtu mbase do të duhej kthyer në kohët para ekspansionit të Mbretërisë Mesjetare Serbe (viti 1196) e deri te ilirët. Kjo natyrisht se në masën më të madhe u mbetet në dorë historianëve. Dhe një kontribut të çmuar mund të japë edhe monografia e vonuar për Kosovën (më mirë vonë, se kurrë), të cilën po e përgatit Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, e cila, siç raportohet, po hartohet nga 58 autorë nga fusha e historisë, gjeografisë, shkencës, kulturës, ekonomisë e të tjera.

    A ia vlen?


    SË KËNDEJMI, PYETJET: A duhet vazhduar të çahet koka për “a”-ja e “o”-ja, apo duhet ndryshuar krejtësisht emërtimin e vendit?
    A duhet të kthehet si opsion sërish emërtimi nga kohët ilirike – Dardani?
    A mund të bëhet kjo në realitetin e sotëm kosovar, kur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre nuk mundën të vendosnin as për flamurin, himnin, stemat etj. etj.?
    A do t’i sillte të mira apo komplikime procesit të njohjes së Kosovës nga shtetet e veçanta, ose organizatat e institucionet ndërkombëtare? Ose: A ia vlen fare të merremi me emrin, i cili tek e fundit përfaqëson vetëm formalen dhe jo edhe përmbajtjesoren, që në këtë rast do t’i binte mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe përparimin e shtetit?

    SIDOQOFTË, NJË ËSHTË e sigurt: ka ardhur koha të debatohet kjo çështje.
    S’ka përse të mbetet tabu. Si thoni ju?

    Shkruan: Adriatik Kelmendi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Prejardhja serbe e emërtimit Kosov-a/o?

    MËSIMET PËR KOSOVËN? Po, rasti i Kosovës mund të gjejë pika të përbashkëta, por edhe pika ndarëse me rastet e përmendura më lart. Në radhë të parë, përse çështja e “a”-së ose “o”-së në emrin Kosovë është jorelevante, rrjedh pikërisht nga fakti se vetë emri Kosovë, si i tillë, është problematik. Ndonëse, një çështje e mbajtur nën tepih nga shqiptarët, shumica e studiuesve të pavarur e kanë gjetur etimologjinë e emërtimit Kosovë nga fjala serbe “kos” – “mëllenjë” dhe prapashtesa “ovo”, tipike për gramatikën e serbishtes. Edhe Noel Malcolm - që çmohet edhe nga shqiptarët si studiuesi më i mirë i çështjes së Kosovës, por njësoj urrehet nga serbët për të njëjtën gjë – e njeh të njëjtën. Britaniku Malcolm shkruan se emri rrjedh nga Fusha e Kosovës, ku në vitin 1389 është zhvilluar Beteja e Kosovës e popujve të Ballkanit kundër otomanëve. Ai, po ashtu, thotë se fillimisht Fushë e Kosovës e kanë quajtur vetëm serbët, pasi që gjermanët iu janë referuar si “amselfeld”, ose latinët “campus merulae”.
    Nese eshte vete fjala Kosove me prejardhje serbe (sllave),atehere mendimi im eshte se historianet bashke me Akademine e Shkencave dhe Arteve te Kosoves duhet bere nje studim dhe me nje referendum ose ne nje menyre tjeter ti kthehet emri ilir pra DARDANI.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    DARDANI


    eshte emri i vendit ku jetojne vellezerit tane
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-03-2010
    Postime
    9
    po vetem nesi yevendesohet me emrin dardani

  5. #5
    Heavy Metall Maska e trestenik
    Anëtarësuar
    18-10-2010
    Postime
    353
    A Ishte E Mundshme Se Dr.rugova Me Flamurin Dardan Deshironte Kosoven Ta Shendrroj Ne Dardani?
    High Voltage , Power Supply

  6. #6
    Dead and Gone Maska e Trolexi
    Anëtarësuar
    01-10-2010
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    35
    qka po ju duhen emra tjer kur e kem :Shqiperia

  7. #7
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    pse duhet te nderrohet emri!!!

    shume bukur qendron KOSOVA.

    Kosovo i thone te huajt, jo ne
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  8. #8
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga G.S.Vangjeli Lexo Postimin
    pse duhet te nderrohet emri!!!

    shume bukur qendron KOSOVA.

    Kosovo i thone te huajt, jo ne
    Tamam,
    Si i thojne te huajt Shqiperise, Albania.
    Edhe ne mendimin tim s'ka ndonje rendesi te madhe.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Shqiperi Etnike,asgje tjeter.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Fjala kose dhe kosë kan dy kuptime te ndryshme .Fjala Kosove e Metohi mund te ken emertime sllave por te gjith e din se ky truall esht trualli i lasht i shqiptarve.Kosova ka emrin Dardani por edhe kjo Dar sikur i bije sllavisht dhe kure shtohet dan qe mund ti jepet nji kutptim sllavisht dhurat dite.Kosoven Zoti jau dhuroi shqiptarve me lumej ,kodrina e fusha te gjera.
    Kosovë mos u mer me ate qe thon te huajt po mendo shkurt e shqip..kjo te mjafton ne ditet e sotme.
    Ko.evar emer shqip,e rendsishme esht kush jeto ne kto troje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 07-12-2010 më 17:49

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •